| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nga huadhėnia e 50 dollarėve deri nė shifrėn e 212 miliardė dollarė Rokfeler, historia e njė miliarderi Si u bė amerikani njujorkez njeriu mė i pasur i botės Emri i tij ėshtė njė mit, simbol i njeriut tė suksesshėm nė biznes. Xhon D. Rokfeler ėshtė shkruar pėrgjithmonė me gėrma tė arta nė librin e ekonomisė amerikane. I edukuar me zell pėr kursimin e parave, por edhe nga ndjenja fisnike e tė bėrit bamirėsi, Rokfeleri, falė kurajos, guximit dhe dėshirės pėr tė qenė i suksesshėm, arriti atė ēka shumė veta e ėndėrrojnė tė jenė nė fushėn e biznesit. Ishte vetėm 12 vjeē kur filloi tė njihte nė veten e tij cilėsi qė kishin pėr ta bėrė tė suksesshėm nė ekonominė amerikane. Largpamėsi, kurajo, vendosmėri, saktėsi, guxim, ishin kėto karakteristikat e njė njeriu qė vinte nga njė familje e thjshtė amerikane, por qė arriti ta shumėfishonte pasurinė e tij nė piedestalin e shifrave me shumė zero. Qė nga dita e sotme, gazeta "Panorama" do tė ketė rubrikėn e saj tė re, nė tė cilėn do tė njihen mė nga afėr tė gjithė miliarderėt mė tė famshėm nė botė. Si e nisėn rrugėn e biznesit, guximi dhe kurajua pėr tė arritur suksesin dhe arritjet e biznesmenėve mė tė mėdhenj, pasuritė e tė cilėve arrijnė nė miliarda dollarė. Xhon D. Rokfeler, 8 korrik 1839-23 maj 1937 Rinia Lindi mė 8 korrik 1839 nė Richford, Nju-Jork. Babai i tij, Uiliam Averi Rokfeler, ishte njė "doktor", i cili pretendonte se mund ta shėronte sėmundjen e kancerit me njė trajtim qė kushtonte vetėm 25 dollarė. Nėna e tij, Eliza Davison Rokfeler, ishte njė grua mjaft besimtare dhe e disiplinuar. Ajo e edukoi Xhonin tė punonte, tė kursente para dhe tė jepte bamirėsi. Nė moshėn 12-vjeēare Xhon D. Rokfeler kishte arritur tė kursente 50 dollarė, duke punuar me gjėra tė vogla pėr fqinjėt e tij. Me kėshillėn e nėnės sė tij, Rokfeleri e huazoi shumėn e tij tė 50 dollarėve te njė fermer vendas me interes prej 7 % nė vit. Nė vitin 1852, njė vit pasi familja e tij ishte shpėrngulur nė Owego, Nju-Jork, Rokfeleri ndoqi studimet nė Akademinė e Owegos, ku shkėlqeu jashtėzakonisht nė lėndėn e matematikės. Ai ishte nė gjendje qė me mendje tė zgjidhte shumė problema tė vėshtira matematikore. Njė talent i tillė i shėrbeu shumė Rokfelerit pėr tė pasur sukses nė rrugėn e biznesit. Nė vitin 1853, familja Rokfeler u transferua sėrish, kėsaj here nė Cleveland, Ohio, ku Xhoni ndoqi shkollėn e mesme, gjatė viteve 1853-'55. Rokfeleri dhe pėrpjekjet pėr punėsim Nė pranverėn e vitit 1855 Rokfeleri kaloi 10 javė nė Kolegjin Tregtar tė Folsomit, nė tė cilin ai mėsoi kontabilitetin, historinė e ekonomisė, sjelljet tregtare rreth bankave dhe kurseve tė shkėmbimit. Nga i jati i tij ai mėsoi si tė mbante shėnime e tė ruante letra tė ndryshme tė biznesit. I jati i tij ishte shumė i dhėnė pas fushės sė biznesit dhe besonte tmerrėsisht nė fuqinė e kontratave tė nėnshkruara. Nė gusht tė vitit 1855, tashmė nė moshėn 16-vjeēare, Rokfeleri filloi tė kėrkonte punė si llogaritar ose si nėpunės. Biznesi ishte nė nivele tė kėqija nė Cleveland, gjatė asaj kohe, dhe ai hasi shumė probleme pėr tė gjetur punė. Ai rrinte gjithmonė i veshur thjeshtė, me njė kostum tė errėt dhe kollare tė zezė. Cleveland nuk ishte qytet i madh nė vitin 1855, kėshtu qė Rokfeleri mund t'i vizitonte lehtėsisht qendrat e biznesit nė qytet, brenda javės. Ai shkonte tri herė nė javė te ēdo biznes i ndryshėm nė qytet. Mė nė fund, mė 26 shtator 1855, ai gjeti njė punė si ndihmėsllogaritar te firma "Hewitt & Tuttle", qė prodhonte artikuj tė ndryshėm veshjesh. Shumė shpejt, Rokfeleri i befasoi punėdhėnėsit e tij me seriozitetin dhe pėrkushtimin e tij nė punė. Ai ishte shumė i saktė dhe jashtėzakonisht i ndershėm nė punė. Pėr shembull, ai nuk e shkruante kurrė njė faturė tė falsifikuar, qė kishte tė bėnte me hyrje-daljet nė firmė, edhe pse i kishte tė shumta mundėsitė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Pėr njė kohė tė gjatė ai u pėrkushtua nė mbledhjen e borxheve, qė i detyroheshin debitorėt kompanisė sė tij. Ai ishte i sjellshėm, komunikues dhe mjaft i duruar, karakteristika kėto qė e ndihmonin pėr t'i mbledhur borxhet e kompanisė. Pėr gjithė kėtė punė qė ai bėnte, nuk paguhej edhe aq shumė, e mgjithatė, rroga e tij nuk ishte e keqe; ai gjithmonė kishte mundėsi pėr tė dhėnė bamirėsi nė kishė apo te njerėzit qė kishin nevojė. Nga viti 1858, Rokfeleri fitoi mė shumė pėrgjegjėsi nė kompaninė "Hewitt & Tuttle". Mė pas, ai filloi tė angazhohej edhe nė llogari tė biznesit tė tij. Kishte filluar t'i kuptonte aftėsinė e tij; shumė shpejt kishte pėr tė qenė i suksesshėm nė fushėn e biznesit. Pasi e kishte peshuar gjithēka me kujdes, ai do tė vepronte nė mėnyrė tė tillė qė t'i arrinte frutet e punės sė tij. Kishte nerva tė forta dhe mendje tė kthjellėt, ishte nė gjendje tė arrinte marrėveshje tė vėshtira, pa kurrfarė hezitimi. Kėto kombinime tė maturisė, kujdesit, saktėsisė dhe zgjidhjes sė situatave, shumė shpejt e vunė nė qendėr tė vėmendjes Rokfelerin, i cili, gjithashtu, fitoi respekt tė jashtėzakonshėm nė biznesin vendas tė Klevelandit. Shifrat
Tėrheqja nga biznesi dhe bamirėsitė Gjatė viteve 1891-'92 Rokfeleri pėsoi njė rėnie tė fortė morale, si pasojė e mbingarkesės nė punė. Ai humbi dėgjimin e shikimin dhe vuajti pėr njė kohė tė gjatė nga sėmundjet shėndetėsore deri nė fillimin e viteve 1890. Gjatė kėsaj kohe, pasuria e Rokfelerit ishte shtuar aq shumė sa qė nuk dihej se ēfarė do tė bėhej me tė, kush do ta manaxhonte. Ai e zgjidhi kėtė problem, duke afruar pranė vetes Frederick T. Gates, nė shtator tė vitit 1891, duke e bėrė atė manaxher tė plotfuqishėm tė gjithė pasurisė sė tij. Gjatė kėsaj kohe, Rokfeleri u pėrball me thirrje dhe apele tė shumta nga individė dhe organizata bamirėsie, pėr dhėnien e fondeve. Gates, jo vetėm qė e mėnjanoi kėtė ngarkesė, por, gjithashtu, i kufizoi tė gjitha investimet e jashtme tė Rokfelerit. Nė vitin 1896 Rokfeleri ndaloi sė shkuari ēdo ditė nė zyrėn e tij, dhe nė vitin 1897 u tėrhoq nga biznesi. Ishte nė moshėn 58-vjēare. Nė vitin 1912, pasuria e tij shėnonte shumėn e 900 milionė dollarė dhe gjatė kėsaj kohe ai dhuroi qindra milionė dollarė si bamirėsi. Nė vitin 1897, djali i tij, Xhon D. Rokfeler Junior, u bė administratori i pėrgjithshėm i pasurisė sė tij. Vetėm nė vitin 1932 familja Rokfeler dhuroi 75 milionė dollarė pėr ndėrtimin e Universitetit tė Ēikagos. Ai ngriti Institutin Rokfeler, pėr kėrkime mjekėsore, dhe dhurata e tij ishte 50 milionė dollarė nė vitin 1930. Krijoi Bordin e Edukimit tė Pėrgjithshėm (mė vonė u quajt Fondacioni Rokfeler), i cili do tė ndihmonte nė ngritjen e institucioneve arsimore, studimeve akademike, zhvillimin e shkencės etj., pėr tė cilin, nė vitin 1919 ai dhuroi shumėn e 50 milionė dollarėve. Kur Rokfeleri vdiq mė 23 maj 1937, pasuria e tij e mbetur ishte 26 410 837 USA. Ai e shpenzoi shumėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij pėr bamirėsi, pėr djalin e tij, si dhe pėr bashkėpunėtorėt e vet mė tė afėrt.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Historia e emigrantit tė varfėr, qė pati lindur me kėmishė dhe me ambicie tė mėdha pėr tė arritur te suksesi Rreth 3 miliardė USD ėshtė pasuria e miliarderit, qė falė "agresivitetit" u rendit nė sferat e larta tė ekonomisė Aristotel Onasis vlerėsohet si njė njeri i lindur me kėmishė dhe me ambicie tė mėdha pėr tė arritur te suksesi. Bir i njė familjeje tė varfėr, Onasis arriti tė ndėrtonte njė perandori ekonomike madhėshtore, tė bazuar nė aktivitete tregtare. I lindur nė Smirnė, nė vitin 1907, emigroi nė Argjentinė, mė 1923, ku arriti tė mbledhė njė pasuri marramendėse. Mė vitin 1928, nė moshėn 22-vjeēare bėhet konsulli i pėrgjithshėm i Greqisė dhe nė vitin 1932, kur ekonomia e botės ishte tronditur, arrin tė blejė me ēmim tė ulėt anije, tė cilat i shndėrron nė njė flotė detare me potencial tė fuqishėm ekonomik. Nė vitin 1957 themelon linjėn ajrore Olimpik Airlines dhe arrin tė bėhet njė nga njerėzit mė tė pasur tė botės. I martuar me Tina Livanosin, babai i dy fėmijėve, Aleksandrit dhe Kristinės, Onasis, falė guximit dhe ambicieve tė tij arriti tė ishte njė nga simbolet e ekonomisė botėrore. Nė fakt, jeta e tij ka qenė shumė e trazuar, si nė biznes, ashtu edhe nė ēėshtjet personale. Ai nė vitin 1951 u divorcua nga bashkėshortja e tij, pėr tu martuar me diven e muzikės klasike, Maria Kalas. Onasis bashkėjetoi pėr nėntė vjet me Kalasin, me tė cilėn lindi njė fėmijė, i cili vdiq disa muaj pas lindjes. Nė vitin 1968, Onasis i ēuditi tė gjithė me lidhjen e tij mė tė re tė dashurisė, kur u martua me vejushėn e presidentit amerikan Xhorxh Kenedi. Me Zhaklinėn ai kaloi njė nga periudhat mė tė bukura tė jetės sė tij. Zhaklina u konsiderua si femra mė me fat nė botė, teksa shpenzimet e Onasisit pėr i afroheshin supershifrės prej 20 milionė dollarėsh. Por Onasis pėsoi edhe njė goditje tė rėndė nė jetė, kur humbi djalin e tij tė vetėm, Aleksandrin, pas njė aksidenti ajror. Qė nga humbja djalit tė tij, Aristoteli e humbi tė gjithė entuziazmin dhe gėzimin e jetės. Ai vdiq mė 15 mars 1975 nė Francė pas njė sėmundjeje tė rėndė nė mushkėri. Trashėgimtarja e vetme e pasurisė ėshtė mbesa e tij Athinaja, i cili ka pėrfituar testamentin e gjyshit tė saj, qė kap shifrėn e rreth tre miliardė dollarėve. Jeta dhe karakteri Jeta dhe karakteri i Aristotel Onasisit nė shumė aspekte paraqet ngjashmėri tė shumta me Odiseun, njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė mitologjisė greke. Edhe pse nuk ishte njė lexues pasionant, Aristotelin e tėrhoqi shumė historia e Odiseut, udhėtimet dhe aventurat e tij pėr tė sjellė paqen nė vendin e tij tė lindjes. Karakteri i heroit tė mitologjisė greke e tėrhoqi shumė Onasisin. Aristoteli u rrit dhe u edukua nga principe rigoroze tė kishės ortodokse. Ai mendonte se kurrė nuk duhej tė hiqje dorė nga pėrpjekjet dhe se duhet tė konsumoje tė gjitha energjitė pėr tė arritur qėllimet qė i kishe vendour vetes. Performanca e tij e jashtėzakonshme si biznesmen i dedikohej pėrbėrėsve tė karakterit tė tij, agresivitetit tė njė njeriu qė ishte i gatshėm pėr tė fituar me ēfarėdo lloj ēmimi. Ai lindi nė Smirinė, qytet i cili mendohet se ka qenė origjina e shkrimtarit tė famshėm tė antikitetit, Homeri. Nė Buenos Ajres ai arriti sukseset e para nė biznes dhe arriti tė fitonte milionin e parė tė dollarėve. Ai arriti tė ishte i suksesshėm edhe pse shpesh herė iu desh tė pėrballej me rivalė nė biznes, gjithmonė duke zgjedhur rrugėn e duhur nė marrjen e vendimeve. Ai kishte njė personalitet qė i mahniste tė gjithė ata qė rrinin rreth tij. Ai gjithmonė e vendoste veten midis vijės ndarėse tė egoizmit dhe vullnetit. Ky kombinim unik formoi bėrthamėn e karakterit tė tij, nė qendėr tė tė cilit qėndronte etja pėr sukses. Ai ishte njė protagonist i botės financiare, por fati nuk do ta lejonte qė tė kishte vetėm lumturi nė jetė. Aventura argjentinase Gjyshja e tij, Getsemani, gjithmonė i thoshte njė fjalė tė urtė, qė kurrė nuk duhej ta harronte: Njeriu duhet ta ndėrtojė vetė fatin e tij Pas lirimit tė tė atit, Onasis pa se vendi i tij nuk i ofronte ndonjė perspektivė tė madhe pėr tė ardhmen e tij. Me 250 dollarė nė xhep dhe njė leje tė vlefshme pėr kolonitė e reja, Aristoteli u nis pėr nė Argjentinė. Ai e nisi jetėn e tij me njė biletė tė klasit tė tretė midis mijėra emigranėtėve nė kėrkim tė njė tė ardhmeje mė tė mirė. Por Onasis ishte shumė herė mė ndryshe nga bashkudhėtarėt e tij, nga njerėzit e dėshpėruar, tė cilėt kishin humbur tė ardhmen nė vendin e tyre. Diferenca kryesore midis tij dhe atyre ishte dėshira pėr tė fituar, qėllimi i tij dhe vendosmėria e pafund. Pasi kishte punuar pėr disa kohė si pjatalarės, ai gjeti punė si operator telefoni me ndihmėn e disa bashkatdhetarėve tė tij. Puna i dha stabilitet ekonomik si dhe njohuri mjaft tė nevojshme pėr rrugėn e biznesit. Pasi bleu njė garderobė tė re, ai nisi tė frekuentonte klubet e natės, tė cilat ishin tė njė mode tė re. Nė kėrkim tė perfeksionimit, Onasis arriti tė integrohej nė shumė aspekte tė jetės nė Argjentinė, sidomos nė fushėn e kulturės. Ndėrsa vazhdonte tė punonte si operator telefonash, atij i lindi njė tjetėr ide brilante. Ai mendoi tė tregtonte me shpejtėsi duhanin oriental nė Argjentinė dhe pėr kėtė i shkroi tė atit tė tij, duke i kėrkuar qė ta furnizonte me duhan turk. Ai prodhonte dy lloje paketash Osman dhe Primeros, dhe, pėr fat tė mirė, mijėrat e dollarėve filluan tė derdheshin nė xhepat e tij. Biznesi i anijeve Ari arriti nė kulmin e jetės sė tij. Fitimet qė ai kishte arritur me tregtinė e cigareve ishin tė pamjaftueshme pėr tė kėnaqur ambiciet e tij nė rrugėn e biznesit. Tė gjitha paratė filloi ti investonte pėr blerejet e anijeve dhe arriti tė ndėrtonte njė flotė tė fuqishme detare, e cila nga dita nė ditė i siguronte shuma tė mėdha dollarėsh, me anė tė tregtisė dhe transportit qė kryenin. Nė Kanada ai bleu disa anije tė cilat varionin nė 10 tonė. Bizneset e Arit, ato quheshin kėshtu nga amerikanėt asokohe, shumė shpejt arritėn tė zhvilloheshin. Nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore Ari nuk kishte humbur asnjė anije dhe asnjė marinar. Ai ishte mjaft krenar pėr kėtė rezultat, madje atij iu kthyen edhe 250 mijė dollarė nga ana e qeverisė amerikane, e cila kishte mobilizuar nė flotėn e saj tri nga anijet e tij. Gjithashtu, tri nga naftėmbajtėset e tij, tė cilat ishin sekuestruar nė Skandinavi, iu kthyen sėrish. Pėrpara fillimit tė luftės ai planifkoi tė ndėrtonte naftėmbajtėset mė tė mėdha nė botė, me njė kapacitet mė shumė se 9000 ton. Ai ia dha projektin njė firme norvegjeze, e cila ndėrtoi dy naftėmbajtėse, respektivisht Aristo dhe Aristofaneus me nga 15 ton secila. Por Onasis u ndėshkua shpesh herė me gjoba, pėr shkak tė gjuetisė sė paligjshme tė balenave nė Peru. Gjithsesi, flota e tij detare mbeti fuqiplotė dhe me anėn e saj ai arriti tė renditej ndėr njerėzit mė tė pasur tė botės. Nga deti nė qiell Onasis synonte dominimin edhe nė qiell. Ujėrat e oqeaneve ishin pushtuar nga guximi dhe biznesi i ballkanasit tė suksesshėm, por ambiciet e tij synonin tė pushtonin edhe qiejt. Ai kuptoi perspektivėn e udhėtimit ajror dhe, pėr kėtė, krijoi njė projekt, pėr tė zotėruar linjėn ajrore greke, tė cilėn shumė shpejt arriti ta bėjė tė tijėn. Kryeministri grek, Konstandin Karamanlis, anėtar i partisė sė djathtė tė Unionit Radikal, i cili kishte ardhur nė pushtet pas zgjedhjeve tė vitit 1957, kishte vendosur qė tė derivonte burimet e pasurisė, tė cilat nuk ishin shfrytėzuar deri atėherė. Onasis ishte nė krye tė listės dhe linja ajrore greke (TAE) qe biznesi i parė i ofruar. Nė kėtė mėnyrė, Onasis, ky zog shtegtar, drejtpeshoi veten nė tokėn greke dhe mori komandėn e 13 aeroplanėve, duke firmosur kontratėn mė 30 korrik 1956. 856 njerėz punonin te TAE-ja dhe tė gjithė ishin punėsuar nė Olympic Airėays me tė njėjtėn pagė dhe kushte pune. Duke e pagėzuar aeroplanin me emrin simbol tė fitoreve tė tij, Onasis tregoi se kjo do tė ishte njė mėnyrė pėr tė shtuar pasuritė e tij. Negociatat me qeverinė ishin tė pėrpikta dhe Onasis pati sukses nė krijimin e disa lidhjeve tė rėndėsishme. Qeveria ishte e interesuar tė bėnte qė biznesmenėt tė investonin pėr Greqinė, ndaj i dha Olympic Airėays privilegje speciale: monopolin e aviacionit grek pėr 20 vjet, rimbursimet nga qeveria pėr ēdo grevė tė paautorizuar, rimbursimet pėr humbjet nė mot tė keq, tė drejtėn pėr pėrfitimet e veta, ēlirimin nga taksat pėr tokėn etj. Fatkeqėsitė dhe vitet fundit tė jetės Nė realitet ekzistonte njė shoqėri e vogėl qė sillte pėrfitime dhe asnjė lloj humbjeje. Olimpik Aviation ishte nė gjendje ta bėnte kėtė nė ishuj, duke ofruar avionė me qira dhe avionė-taksi. Shoqėria udhėhiqej nga Aleksandėr Onasis, djali i parė i Onasisit tė madh, tė cilit Ari nuk kishte vendosur tia jepte komandėn e shoqėrisė. Pėr shkak tė miopisė sė tij, Aleksandri nuk mund tė arrinte tė bėhej pilot avioni, por u bė njė pilot komercial dhe drejtoi avionė-taksi. Nė magazinėn e mjeteve tė tij ishin 2 Piaggio qė Aleksandri donte ti zėvendėsonte me 2 helikopterė, sepse i quante shumė tė rrezikshėm. Piaggio pėrdorej gjithashtu pėr transportin personal tė Arit, dhe njėri qėndronte gjithmonė nė kuvertėn e jahtit tė tij Kristina. Pas njė viti kėmbėnguljeje, Aleksandri mė nė fund arriti tė mbledhė aq fonde sa tė zėvendėsonte helikopterėt. Ari donte qė jahti i tij tė dėrgohej nė Majemi bashkė me Piaggio- n pėr lėvizjen e tij dhe Aleksandrit i beson stėrvitjen e pilotit tė ri, Donald Mēusker, qė do tė zėvendėsonte Donald McGregor, pėr shkak tė dėmtimit tė njėrit sy. Kur ai filloi tė mėsojė pilotin e ri, McGregor u ul pas pėr kontrollin e fundit. Nė rreth 30 m nga toka, aeroplani sapo mori start nga nisja e aeroportit te Athinės, bėri njė lėvizje tė rrezikshme nė tė djathtė duke u rrėzuar nga rreth 500 metra. Kur arriti, Aleksandri u identifikua vetėm nga monogrami i shamisė sė tij. Ditėn tjetėr, mė 22 janar 1973, nė orėn 18.55, Aleksandri vdiq. Ai u varros nė Skorpios, nė ishullin privat qė Onasis e bleu nė vitin 1963, pėr tė formuar Itakėn e tij. Por faji i tė atit pėr tė refuzuar zėvendėsimin e Piaggio-ve akoma zgjaste. Ai nuk mund ta pranonte idenė dhe shpenzoi mjaft nė muajt e ardhshėm duke hetuar, i shtyrė nga dyshimi se ajo qė ngjau lidhej me ndonjė sabotim. Zbraztia e lėnė nga Aleksandri nuk do tia squllte Arit shpirtin luftarak qė e kishte shoqėruar gjithmonė. Ndjesia e rrezikut nė jetė nuk e ngacmonte mė atė. Nė fluturimin nga Akapulko nė Nju-Jork me gruan e tij tė tretė, Xheki Bouvier, e veja e Kenedit, ai hartoi testamentin e tij. Shkroi faqe pas faqesh me njė mundim tė madh nervor. Gjiganti ishte dorėzuar pėrballė ligjeve tė natyrės. Ai ishte i sėmurė dhe u diagnostikua me njė formė serioze miastenie qė do tia merrte jetėn nė mė pak se njė vit. Shkrimi procedoi me shpejtėsi dhe faqet u mblodhėn po ashtu. vajzės sime tė dashur ishin fjalėt qė fillonin testamentin e tij. Perandoria e tij do tė ndahej nė dy sektorė financiarė, alfa dhe beta. Alfa do tė mbante tė gjithė kapitalin e trashėguar dhe beta do tė kishte ndarjet e alfės. Kristina, trashėgimtarja e tij, mori tė gjithė trashėgiminė e shoqėrisė sė parė, kurse nėnndarja e parė e betės, 52 pėr qind, shkoi pėr Alexander Onassis Foundation. Fondacioni u krijua pėr tė pėrjetėsuar shpirtin e Onasisit nėpėrmjet veprimtarive bamirėse, ndihmės pėr zhvillimin e arteve dhe tė Greqisė nė pėrgjithėsi. Bija e tij, Kristina, e filloi aktivitetin e saj dhe tregoi ngjashmėri me tė atin. Mė 6 shkurt Onasis u shtrua nė spital pėr tė kryer njė operacion. Operacioni doli me sukses, por ai ishte shumė i pafuqishėm pas tij. Ai vdiq mė 15 mars 1975. U varros pranė tė birit. Shprehjet e Onasisit
Pashaporta Emri: Aristotel Sokrates Onasis Datėlindja: 15 janar 1906 Vendlindja: Smirna qytet nė afėrsi tė Izmrit tė sotėm Kombėsia: Greke Nėnshtetėsia: Pajiset me pasaportė argjentinase mė 1925 Gjendja civile: Mė 1946 martohet me Athina Mari Livanos (greke, me nėnsht etėsi amerikane), vajza e Stavro Livanosit. Mė 1961 martohet me sopranon e famshme Maria Kalas, me tė cilėn lind njė djalė qė jetoi vetėm disa muaj. Mė 22 tetor 1968 martohet me Zhak linė Kenedin, tė venė e presidentit tė vrarė amerikan, Xhon F. Kenedi. Fėmijėt: Aleksandėr Onasis, lindur mė 30 prill 1948, Kristina Onasis, lindur mė 11 dhjetor 1950. 15 mars 1975, vdes nė Francė pas njė sėmundjeje tė rėndė nė mushkėri Aristotel Onasis. Sipas amanetit tė lėnė, trupi i tij u dogj nė ishullin e Skorpiosit. Athina Onasis Mbesa e Aristotel Onasisit, adoleshentja miliardere Athina Onasis Roussel u bė 19 vjeē nė fund tė janarit, ajo trashėgoi mantelin e njėrės prej flotave mė tė famshme nė botė, flotės detare perandorake, tė themeluar nga gjyshi i saj Aristotel Onasis. Raportet e shtypit tregojnė se trashėgimia e Athinasė, u mbajt nė mirėbesim deri sa mamaja e saj Kristina vdiq nė 1988. Pasuria ėshtė mė shumė se 3 miliardė dollarė. Pasuria pėrfshinte anijet e Lojėrave Olimpike, shtėpitė e luksit nė Londėr, Paris dhe Rrugėn Moritz, si dhe ishullin e famshėm grek tė Skorpios, ku Aristoteli takoi Zhaklinė Kenedin nė vitin 1968. Pas vdekjes sė djalit tė Onasis, asetet e Arit u ndanė nė mėnyrė tė barabartė midis vajzės Kristina dhe Fondacionit tė Onasis. Kristina, e cila vdiq nė moshėn 37-vjeēare gjatė udhėtimit pėr nė Argjentinė, la pasurinė tek i vetmi fėmijė qė kishte, Athinaja, e cila ishte 3 vjeē pas vdekjes sė saj. Nė 1999, gjykata la nė dorė administrimin e pasurisė sė Athinas KPMG-sė, njė firmė kjo audituese zvicerane, e cila e ruante sekret pasurinė e klientėve tė saj. Asetete, flota tregtare dhe shoqėria ajėrore Flota e anijeve nėn emrin Onasis, dukej se ishte nė rėnie edhe para se tė vdiste Aristotel Onasis. Nė njė raport mbi jetėn e Onasis thuhej se ai kishte harxhuar mė shumė se 20 milionė dollarė, gjatė vitit tė parė tė martesės me Zhaklinėn. Kristina Onasis mori nė dorė Olimpikun pas vdekjes sė babait. Olimpiku i sotėm ėshtė njė flotė mesatare me rreth 15 anije, ndėrkohė qė nė kohėn e Aristotelit ajo ishte njė nga flotat mė tė mėdha nė botė. Vlera e tyre ėshtė rreth 300 milionė dollarė. Pėrsa i pėrket avionėve, Aristoteli kishte nė pronėsi 23 avione mallrash tė quajtur Olimpik Airėays. Por nė fillim tė viteve 70, kompania filloi tė vuante nga rėnia e udhėtimeve dhe rritja e kostove. Pėrveē kėsaj, Athinaja nuk mundi ta trashėgonte kėtė, pasi ai e shiti atė tek qeveria greke nė 1975-ėn, pėr 68 milionė dollarė. Ndoshta njė nga asetet mė me vlerė qė Athinaja ka trashėguar ėshtė Skorpios, streha e refugjatve tė Onasis nė Aegean. Sot ishulli ėshtė pothuajse pa asnjė banor. Ishulli mund tė vlejė 200 milionė dollarė. Athina duket se ėshtė e kėnaqur me pasuritė e saj. Brenda dy viteve, kur tė mbushė 21 vjeē, Athinaja do tė mund tė trashėgojė vendin e drejtuesit qė ėshtė i barabartė sa gjysma e pasurisė sė Onasis qė fondacioni trashėgoi. Ka mundėsi qė nė kėtė kohė ajo ti bashkohet listės sė miliarderėve. shifrat
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| pasurit |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Historia e librit tek arabėt | Sabahi | Teologjia | 0 | 23-05-2007 08:01 |
| Pse do tė qartsohet statusi i Kosovės dhe pse gabon Tim Judah. | saldusi | Gazeta Shqiptare ne UK | 0 | 02-05-2007 23:20 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |
| Proverba te ndryshme! | Administratori | Filozofia | 11 | 27-02-2005 08:55 |