| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Pse ora ėshtė e ndarė nė 60 min dhe pse minutat janė tė ndarė nė 60 sek? Tė parėt qė e organizuan kohėn nė kėtė mėnyrė qė ėshtė dhe sot kanė qenė babilonasit. Falė tyre viti ishte ndarė nė 12 muaj sipas 12 fazave hėnore dhe ishte logjike qė dita dhe nata tė ndaheshin secila nė 12 orė duke korresponduar me tė 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanė qenė po babilonasit ata qė e kanė ndarė orėn nė 60 minuta dhe minutat nė 60 sekonda sepse 60 ishte numri mė i madh tė cilit babilonasit i kishin dhėnė njė emėr.(sistemi gjashtėdhjetor) Ora dhjetore. Nė 1793 u bė njė tentativė pėr tė pėrdorur sistemin dhjetor dhe pėr orėn dhe minutat. Kėshilli i Republikės francese vendosi qė ditnata tė ndahej nė 20 orė me nga dhjetė orė secila. Ēdo orė tė ndahej nė 100 minuta dhe ēdo minutė nė 100 sekonda. Ky sistem filloi nė pėrvjetorin e themelimit tė republikės. Viti ishte i pėrbėrė nga 12 muaj me nga 30 ditė dhe 5 ditė shtesė qė nuk bėnin pjesė tek asnjė muaj nė veēanti. Reforma ndikoi dhe nė organizimin e javės po nė favor tė dekadės, tre dekada (tre javė me nga dhjetė ditė secila) bėnin njė muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetėsh nė 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtė reformėn duke e kthyer gjithēka nė normalitet. Ora dhjetore u propozua pėrsėri nė 1998 nga Swatch qė e quajti Beat pėr tė matur kohėn nė internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar. Sa gjuhė fliten nė botė? Aktualisht rreth 6700 mė tė folurat janė: kinezēja mandarinė, anglishtja, hindishtja/urdu, spanjishtja, rusishtja, arabishtja, portugalishtja, indonezishtja, japonishtja. Pėrqėndrimi mė i madh i gjuhėve tė folura gjendet nė zonėn e Planetit ku ka ka larmi mė tė madhe kafshėsh, bimėsh dhe ambientesh. Nė pyjet tropikale qė zėnė rreth 7 pėr qind tė sipėrfaqes sė tokės ka 36 pėr qind tė grupeve etnolinguistike tė botės. Duke parė gjendjen e dhjetvjeēarėve tė fundit, brenda shekullit 21 mund tė shuhen 90 pėr qind e gjuhėve tė folura. Ėshtė e vėrtetė qė demi tėrbohet kur shikon mantelin e kuq? Demi nuk ėshtė i aftė qė tė dallojė ngjyrat sepse syve tė tij i mungojnė qelizat nervore tė retinės tė afta pėr tė dalluar ngjyrat nga njėra tjetra. Vrapon i tėrbuar drejt mantelit tė kuq tė toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lėvizjet e kundėrshtarit tė tij. Por egziston dhe njė rracė demash e quajtur Brava e cila gjendet vetėm nė Spanjė dhe ushtrohet pėr tė manifestuar forcė dhe agresivitet. Zotėsia e toreadorit qė paguhet 25 mijė euro pėr garė qėndron nė shpėrqėndrimin e kafshės qė peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lėvizje specifike. A provojnė kafshėt kėnaqėsi seksuale? Ashtu si tek qėniet njerėzore dhe tek kafshėt akti seksual provokon kėnaqėsi. Tė paktėn tek vertebrorėt meshkuj dhe femra. Kėnaqėsia ėshtė njė strategji e natyrės pėr tu siguruar qė do tė ndodhė riprodhimi. Nė tė vėrtetė ēiftėzimi kėrkon njė investim tė madh energjik (kėrkimin e njė femre, ardhjen rrotull saj dhe si pėrfundim kryerjen e aktit seksual). Sigurisht qė tek kafshėt nuk ka njė kėnaqėsi koshiente po vetėm njė kėnaqėsi instiktive tė pulsionit seksual. Tė dy sekset nė ēiftėzimin e tyre investojnė nė mėnyra tė ndryshme nga pikpamjet, mundėsitė dhe nga pėrfitimet e tyre. Mashkulli qė ka mė shumė spermatozoide ėshtė mė i ndjeshėm ndaj stimulimeve dhe nuk e ka tė fortė kriterin e pėrzgjedhjes, ndėrsa femra qė ka mė pak ovula i investon ato nė mėnyrė mė tė matur duke hedhur gjithēka nė pak ēiftėzime, por me meshkuj tė njė vlere tė sigurtė. Pėrse qarkullimi hekurudhor ėshtė nė anėn e majtė? Sepse hekurudha e parė lindi nė Angli ku pėr analogji u adaptua dhe pėr trenat qarkullimi nė anėn e majtė qė pėrdorej pėr trafikun rrugor. Hekurudha e parė e njohur i pėrket vitit 1801 ndėrsa lokomotiva e parė e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarė mes Stokolmit dhe Darlingtonit nė 1825. Gjermanėt kundėrshtuan. Shumė vende evropianė mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan pėr hekurudhat e tyre qarkullimin nė tė majtė dhe pse karrot dhe karrocat nė rrugė ecin nė anėn e djathtė. Nė fillim tė erės sė rrotullimit, e gjithė teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe nė Evropė deri tek distanca e ndėrmjet shinave tė trenit prej 1435 milimetrash. Vetėm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosėn qė ti lėnė trenat tė lėvizin nė anėn e djathtė. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Pėrse gjarpėrinjtė ndėrrojnė lėkurė? Substanca nga e cila ėshtė bėrė shtresa e sipėrme e epidermės sė lėkurės sė gjarpėrinjėve nuk ėshtė elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohės; kur gjarpėrinjtė rriten, lėkura e tyre bėhet si njė veshje e ngushtė pėr ta. Gjarpėrinjtė bėjnė njė ndėrrim tė plotė tė lėkurės nė periudha tė cilat variojnė nga 6 muaj nė njė vit sipas llojit tė tyre. Disa ditė para se tė ndėrrojnė lėkurė kėto kafshė humbin oreksin, bėhen gjaknxehtė dhe pėrpiqen tė qėndrojnė pranė ujit sepse duke ndėrruar lėkurė preferojnė dhe njė larje. Nėn lėkurėn e vjetėr formohet dhe njė shtresė tjetėr qė ėshtė lėkura e re dhe nė momentin e duhur gjarpėrinjtė e ēajnė lėkurėn e tyre tek koka dhe fillojnė ta shtyjnė pas duke u zvarritur pas tokės. Lėkura e butė rrėshket dhe duke mos patur kėmbėt si pengesė, arrin tė largohet e plotė nga trupi i gjarpėrit. Njė gjarpėr Indigo duke dalė nga lėkura e tij. Ėshtė njė nga gjarpėrinjtė mė tė gjatė tė kontinentit amerikan dhe mund ta kalojė gjatėsinė prej 2 metrash e gjysmė. Flokėt dhe thonjtė rriten mė shumė gjatė periudhave tė caktuara? Ritmet e rritjes sė flokėve janė shumė tė ndryshueshme nė periudha tė caktuara, ndėrsa me thonjtė nuk ndodh e njejta gjė. Nė ndryshim me sa ndodh tek kafshėt, qė humbasin shtresa tė lėkurės gjatė stinės sė ngrohtė duke mos qenė tė detyruar qė tė mbrohen nga i ftohti, tek njerėzit ėshtė vėnė re njė rritje mė e shpejtė e flokėve nė periudhėn e ngrohtė dhe nė veēanti nė periudhėn e korrikut. Ky fenomen nė pėrgjithėsi ėshtė mė i dukshėm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur tė zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet qė njė rol tė rėndėsishėm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes sė flokėve nga ana tjetėr janė tė influencuar nga shumė faktorė si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Nė kushte normale rreth 120 mijė fijet e flokut qė ka mesatarisht njė njeri nė kokė rriten rreth 1.2 cm nė muaj. Ndėrsa rritja e thonjėve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinėt. Thonjtė zgjaten mesatarisht 3 milimetra nė muaj. Pėr sa kohė mund tė jetohet pa fjetur? Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenė shumė intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanė qenė tė kundėrta. Ėshtė e qartė tashmė qė njė person mund tė vetėvritet duke refuzuar tė hajė dhe tė pijė por dhe personi mė stoik nuk ėshtė nė gjėndje qė tė rrijė pa fjetur pafundėsisht. Nevoja pėr gjumė shpejt a vonė do tė vijė me gjithė sforcot e individit pėr tė rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve tė bėra, njė numėr i madh individėsh qė kanė qenė tė detyruar tė qėndrojnė pa fjetur kanė patur shqetėsime tė mėdha tė personalitetit tė tyre. Zgjuar pėr 264 orė. Disa studime gjithnjė me bazė empirike nė tė kundėrt mbėshtesin se simptomat psikologjike qė vėrehen tek personat e pagjumė janė rezultat i stresit dhe jo i mngesės sė ndonjė funksioni thelbėsor tė zhvilluar nga gjumi. Njė provė ėshtė qė nė 1966 17 vjeēari Randy Gardner qėndroi zgjuar pėr 264 orė duke mos treguar asnjė simptomė psikotike. Pas kėsaj ai fjeti pėr 15 orė dhe kur u ngrit ndjehej mirė. Pėrse ndonjėherė kur jemi nė gjumė na duket se do tė biem? Ndjenja e rėnies mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme sipas fazave tė gjumit gjatė tė cilave pėrjetohet kjo ndjenjė. Nė qoftė se pėrjetohet nė fazėn e pėrgjumjes ėshtė njė eksperiencė e shkaktuar nga hedhja nė momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar nė atė tė gjumit, kur organizmi kryen njė proces gradual tė ndėrprerjes sė sinjaleve tė ndjeshmėrisė dhe tė funksionimit tė muskujve. Nė momentin qė percepton boshatisjen personi pėrjeton njė eksperiencė tė kaluar mė parė kur ka qenė zgjuar si rėnia nga njė shkallė, nga njė karrige apo nga njė lartėsi mė e madhe. Veē ndjenjės sė rėnies kjo mund tė shoqėrohet dhe me imazhe apo aluēinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund ti favorizojnė kėto ndjenja. Ndjenja e rėnies mund tė provohet dhe gjatė fazės REM kur personi ėshtė tėrėsisht nė njė gjumė tė thellė, kur trupi ėshtė tėrėsisht i palėvizėshėm dhe i paraziluar dhe ėndrrat janė mė tė gjalla. Nė kėtė rast domethėnia nuk ėshtė fiziologjike dhe pėr ta interpretuar duhet tė studiohet profili i plotė psikologjik i personit qė e pėrjeton kėtė ndjenjė. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Ekziston njė lidhje e drejtėpėrdrejtė mes stresit dhe toksikodipendencės. Kėto janė rezultatet e njė studimi nė USA tė realizuar nga njė neurofiziolog italian: ka arritur tė zbulojė mekanizin neurologjik qė shtyn ata qė ndihen nėn stres tė kėrkojnė lehtėsim tek alkooli dhe droga. MILANO Stresi mund tė ēojė nė toksikodipendencė, madje sipas njė studimi, egziston njė lidhje e drejtėpėrdrejtė midis tyre. Antonello Bonci, neurofiziolog dhe docent nė University of California tė San Francisco, ka arritur tė vėrtetojė nė sajė tė studimeve kėtė hipotezė. Dhe jo vetėm kjo por dhe mekanizmat tė cilėt janė pėrgjegjės pėr pamundėsinė e largimit dhe ndėrprerjes sė drogės apo alkoolit janė po tė ndikuara nga stresi. Stresi pėrdor njė lloj kalimi tė preferuar pėr tė stimuluar njė zonė tė veēantė tė trurit, aktiviteti i sė cilės ėshtė i lidhur me sjellje tė varura. Karakteristikat e kėsaj zone specifike ishin tė dituar por vetėm tani ėshtė bėrė i qartė aktivizimi i saj. Studimet, sipas Boncit, tregojnė qė Crf (i pranishėm nė sasi tė mėdha nė tė gjithė sistemin nervor qėndror, por me nivele tė ndryshueshme tek ata qė vuajnė nga depresioni dhe sėmundje si sikicofrenia apo sėmundja e Alzheimerit. Deri tani ėshtė menduar qė ėshtė Crf qė kishte njė rol kryesor nė pėrgjigjen kimike celebrale tė lidhur me stresin) ėshtė njė proteinė qė formon njė kompleksitet i cili stimulon receptorė tė caktuar tė qelizave nervore nė zonėn e caktuar me tė cilėn lidhet ky aktivitet i varėsisė nga alkooli, droga, bulimia dhe sėmundje apo varėsi tė tjera. Pas disa vjetėsh mund tė mendohet pėr njė grup tė ri medikamentesh tė cilat nuk do tė shėrbejnė vetėm pėr tė luftuar toksikodipendencėn. 19 gusht 1839 Tė pikturosh me dritėn Qė sot piktura ka vdekur deklaroi njė artist dhe ishin tė shumtė ata qė e menduan kur shkenctari dhe piktori frances Louis Jacques Mandé Daguerre prezantoi nė institutin e Francės teknikėn e tij pėr tė riprodhuar imazhin. Quhet dagherrotipia dhe ėshtė metoda e parė praktike e pėrdorur pėr tė realizuar njė fotografi. (fotografia e parė ėshtė realizuar nga Joseph-Nicéphore Niepce nė 1926-1927,por ishte e njė cilėsie shumė tė dobėt dhe kėrkonte rreth 8 orė ekspozimi). Zbulimi i Daguerre u bė nė mėnyrė tė rastėsishme. Shkenctari e kishte pėrftuar imashin me njė ekspozim tė shkurtėr nė dritė, por duhet tė gjente mėnyrėn pėr ta fiksuar tek lastrat me kripra argjendi. Njė mbrėmje i lodhur nga eksperimentet e tij shkoi tė flinte duke e vendosur lastrėn me imazhe akoma tė pafiksuara nė njė dollap ku mbante shishe tė vogla me substanca kimike tė ndryshme. Mėngjesin tjetėr mori lastrėn nga dollapi me bindjen se imazhi ishte zhdukur ndėrsa nė tė vėrtetė i ēuditur zbuloji se imazhi ishte fiksuar nė lastėr. Gjatė ditėve tė ardhėshme e pėrsėriti eksperimentin duke pėrdorur nė lastėr tė gjitha kimikatet qė kishte pasur nė dollap. Vetėm kėshtu arriti tė zbulojė se kishin qenė avujt e mėrkurit ato qė kishin fiksuar imazhin mbi lastėr. Planeti mė antik I zbuluar nga teleskopi spacial Hubble, planeti ka njė seri karakteristikash absolutisht tė jashtėzakonshme. Para sė gjithash ėshtė planeti mė antik i zbuluar deri mė sot. Duhet tė ketė tė paktėn 13 miliardė vjet dhe ka egzistuar shumė mė pėrpara se sa kanė menduar astronomėt. Kjo sepse drita qė vjen nga ky planet ka arritur pas 13 miliardė vjetėsh. Hipoteza qė duhet tė ribėhen. Si planeti ashtu dhe yjet janė nė brendėsi tė njė grupi globular tė quajtur M4; ashtu si dhe grupet e tjera ky ėshtė i varfėr me elemente, pėr kėtė astronomėt mendonin se nuk ishin tė mundura formacionet e planeteve. Planeti i sapozbuluar e pėrgėnjeshtron kėtė hipotezė, ashtu si dhe atė qė ishte e pamundur lindja e planeteve tė rinj nė nė miliardvjeēarėt e parė tė universit. Planeti ka njė masė 2 herė e gjysmė mė tė madhe se ajo e Jupiterit dhe ėshtė demostrimi qė lindja e trupave qiellorė rreth yjeve nuk ėshtė njė proēes aq i rrallė sa mendohej apo proces qė duhet tė ndodhė patjetėr nė zona tė pasura me elementė tė rėndė. Kėshtu rriten mundėsitė pėr tė qėnė mė i madh numri i planeteve nė tė gjithė universin nga ēkanė parashikuar deri tani astronomėt. Megjithatė numri i planeteve nė tė cilėt ėshtė e mundur lindja e jetės ėshtė gjithmonė i pakėt. Lentet e kontaktit kurative pėr tė shėruar miopinė. Duke u vendosur gjatė natės janė nė gjendje tė modifikojnė sipėrfaqen e korneas duke korrigjuar difektet e tė parit. Kėto lente janė eksperimentuar me sukses nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shumė shpejt pritet qė tė vijnė dhe nė Itali. MILANO Lajme tė mira pėr miopėt. Janė nė arrdhje lentet e kontaktit kurative. Duke u vendosur gjatė natės kur sytė janė tė mbyllur dhe flihet janė nė gjendje qė tė korrigjojnė difektet e tė parit duke modifikuar sipėrfaqen e korneas. Kufizimi i vetėm qė egziston pėr pėrdorimin e kėtyre lenteve ėshtė se mund tė vendosen vetėm nga ata qė vuajnė nga njė miopi e lehtė. Kjo arritje ėshtė konsideruar nga specialistėt okulistė si njė revolucion i vėrtetė pėr miliona persona qė vuajnė nga ky shqetėsim dhe qė janė tė detyruar qė tė mbajnė syze pėrgjatė gjithė jetės, lente kontakti apo tu nėnshtrohen dhe rrezeve lazer . Teknika nė tė cilėn janė bazuar lentet e reja, e quajtur ortokeratologji ėshtė aprovuar tashmė nė Shtetet e Bashkuara nga Food and Drug Administration dhe ėshtė pėrdorur nė mėnyrė sporadike nė disa vende evropiane si nė Hollandė dhe nė Britaninė e Madhe. Specialistet thonė se sistemi i ri duhet parė me besim pasi funksionon nė tė njejtėn mėnyrė si aparatet e dhėmbėve. Lentet janė tė rrumbullakta si lentet normale por qė vendosen nė sy me njė kėnd tė veēantė duke qenė se nė qendėr janė tė sheshta. Me kalimin e kohės, ashtu siē ndodh dhe me aparatet qė drejtojnė dhėmbėt dhe sipėrfaqja e korneas do tė modifikohet. Ndėrkohe lentet e kontaktit normale vetėm nė Itali pėrdoren nga 2 milionė persona qė janė pjesa mė e madhe tė rinj. Mė tė pėrdorurat janė ato me pėrdorim tė pėrditshėm ( rreth 90 pėr qind e konsumatorėve) mė pas vijnė lentet e pėrdorura pėr presbiopinė lentet bifokale dhe ato qė janė tėrėsisht pėr qėllime estetike si pėr tė ndryshuar ngjyrėn e syve. Por specialistėt kėshillojnė pėr njė kujdes shumė tė madh nė pėrdorimin e lenteve normale tė kontaktit pasi sipas statistikave njė pėrdorues i lenteve tė kontaktit ka riskun qė tė paktėn njė herė gjatė pėrdorimit tė tyre tė kėtė njė infeksion apo njė traumė tė syrit nė momentin e vėnies. Microsoft mbyll komunikimin me chat Duke filluar qė nga 14 tetori Msn do tė mbyllė tė gjitha dhomat e bashkėbisedimit nė Evropė. Specialistėt deklarojnė se janė bėrė terren pėr shpėrndarjen e spamming". MILANO Siti ėshtė Msn.it, nė linjėn internet tė Microsoft dhe lajmėrimi i vendosur nė tė padyshim qė do tė sjellė diskutime tė mėdha: Duke nisur nga 14 tetori do tė mbyllim tė gjitha dhomat e chatit Njė goditje e vėrtetė pėr ata qė e kanė pasion bisedėn nėpėrmjet kompiuterit. Specialistėt e Microsoftit janė shprehur se: Tashmė ėshtė vendosur qė mbyllja e kėtij komunikimi do tė jetė totale dhe definitive pėr Evropėn ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara, nė Japoni dhe nė Kanada kėtė lloj bisedimi me tė gjithė botėn mund ta pėrdorin vetėm ata qė janė tė abonuar me kartė krediti. Ky vendim i Microsoft, ėshtė marrė pėr motive sigurie dhe vigjilence mbi privacy e pėrdoruesve. Specialistėt shprehen se janė tė vetėdijėshėm pėr reagimet qė do tė pasojnė vendimin e tyre por sipas tyre : Ishte e vetmja rrugdalje duke marrė nė konsideratė qė dhe bilanci mbi kėtė shėrbim ishte negativ. Kryesisht kjo masė ėshtė marrė pėr tė garantuar sigurinė e pėrdoruesve. Linjat chat janė trasformuar nė njė terren tė pėrshtatėshėm gjuetarėsh tė siteve tė ndryshme pėr tė zėnė sa mė shumė klientė, pėr tė mos folur mė pas pėr manikaėt seksualė tė tė gjitha llojeve qė e pėrdorin seksin pėr pėrfitime matėriale. Nuk mund tė vazhdohej kėshtu pasi u bė e pamundur qė linjat chat tė monitoroheshin 24 orė: tashmė ato janė shndrruar nė njė terren tė minuar. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Pilula pėr meshkujt, pas njė viti do tė jetė nė farmaci. Tashmė dhe meshkujt do tė kenė pilulėn e tyre tė shtatzanisė. Kontraceptivi mashkullor ėshtė nė fazėn e tij tė fundit tė eksperimentimit. Mė shumė se 300 burra nė tė gjithė botėn do ta provojnė para se ti jepet rrugė e lirė. Studiuesit thonė se pilula funksionon dhe nuk ka efekte anėsore. Bolonja Do tė ketė formėn e njė ngjitėsi tė vogėl dhe tė butė i vendosur nė krah nėn lėkurė. Kjo ėshtė pilula kontraceptive mashkullore qė do tė jetė nė farmaci pas njė viti, koha e duhur pėr eksperimentimin pėrfundimtar nė tė cilėn pilula ka arritur me sukses pas fazave tė mėparshme. Pėr tė siguruar se kontraceptivi do tė ketė vetėm efektet e shpresuara dhe jo efekte anėsore, do tė provohet tek 330 meshkuj nė tė gjithė botėn. Meshkujt vullnetarė kanė njė moshė nga 20 deri nė 50 vjeē me njė shėndet tė mirė dhe me njė aftėsi normale riprodhuese. Medikamenti do tė eksperimentohet njėkohėsisht nė 14 qendra shėndetėsore nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara. Specialistėt shpjegojnė se pasi kjo fazė e fundit tė rezultojė e suksesshme duhet tė pritet pėr miratimin e kėsaj pilule nga ēdo vend qė dėshiron ta hedhė atė nė pėrdorim nė farmaci. Por si do tė funksionojė pilula mashkullore? Pilula do tė vendoset nė krahun e ēdo pėrdoruesi tė saj nėn lėkurė. Substancat qė ēlirohen nė mėnyrė progresive do tė absorbohen nga trupi pėr njė periudhė kohore prej njė viti. Pėr tė kompletuar terapinė janė tė nevojshme dhe inxheksione periodike testeroni qė pėrsėriten ēdo tre muaj. Dhe gjithēka ėshtė nė rregull. Megjithatė mjekėt thonė se gjatė 90 ditėve tė para egziston rreziku qė disa spermatozoidė tė mbeten nė qarkullim prandaj meshkujt duhet tė tregohen tė kujdesshėm gjatė kėsaj periudhe. Mjafton vetėm pak ujė dhe roboti-mjek shkon poshtė Nė Piza ėshtė vendosur nė funksionim mikrobisturia e parė nė gjendje qė tė lehtėsojė ndėrhyrjet kirurgjikale nė zorrėn e trashė. Pacienti e gėlltit me njė gotė ujė duke lehtėsuar ndėrhyrjen kirurgjikale. NAPOLI Mjafton njė gotė ujė dhe roboti-mjek rrėshket poshtė. Nė tė vėrtetė mikrobisturia dhe mikrokamera janė tė vendosura nė njė kapsulė tė vogėl e cila ėshtė realizuar nga studiuesit e universitetit tė Pizės. Ideja ka qenė e njė profesor ialian Paolo Dario, qė pas njė viti do tė zhvillojė eksperimentin e parė tek njė njeri. Ky ėshtė cilėsuar njė zbulim revolucionar qė nė tė gjitha efektet e tij ēon nė lindjen e nanokirurgjisė. Roboti ka vetėm njė objektiv: Tė lehtėsojė ndėrhyrjet nė zorrėn e trashė. Kremėrat solarė nuk mbrojnė nga tumoret e lėkurės. Sipas njė studimi tė publikuar tek Journal of Investigative Dermatology, kremėrat me efekt nxirės mbrojnė nga tė djegurit por jo nga dėmtimet e tjera tė shkaktuara nga rrezet Uva, ndėrmjet tyre dhe tumoret e lėkurės. Romė Bie kulti i krijuar. Rrezet diellore mund ta venė njė njė rrezik serioz lėkurėn dhe kur pėrdorim kremin solar. Dyshimi se egziston mundėsia nė rritje pėr kancerin e lėkurės dhe kur kemi pėrdorur kremin solar ėshtė objekt i njė studimi nė Mbretėrinė e Bashkuar i cili qysh tani i ka dhėnė rezultatet e tij tė para. E njejta revistė ka publikuar rezultatet e disa studimeve tė cilat kanė arritur nė pėrfundimin se kremėrat solarė qė janė nė qarkullim nuk garantojnė njė mbrojtje tė vėrtetė nga rrezet Uva. Kėshtu sudiuesit thonė se vetėm pėrdorimi i preparateve qė mbrojnė lekurėn nga djegjet diellore nuk ėshtė efikas pėr tė mbrojtur shtresat e tjera tė lėkurės nė tė cilėn rrezet depėrtojnė. Rezultati i arritur ėshtė qė produktet me efekt nxirės garantojnė njė mbrojtje nga djegjet por qė i lejojnė rrezet tė filtrojnė nė lėkurė. Kėshtu ata kanė arritur nė pėrfundimin se pėrdorimi ose jo i kremėrave solarė nuk ndikon nė mbrojtjen nga rreziku i kancereve tė lėkurės. Kėshilla e studiuesve ėshtė qė tė veprojmė sipas mėnyrave tradicionale duke e evituar diellin gjatė orėve mė tė nxehta tė tij dhe duke u mbrojtur me bluza dhe me kapele. Reziqet e sėmundjeve tė lėkurės nė tė vertetė rriten sepse rrezet Uva arrijnė qė tė depėrtojnė nė lėkurė duke pėrshpejtuar plakjen e saj. Dhe kjo ndikon nė mėnyrė tė drejtėėrdrejtė nė Dna me dėmtime qė nė rastet mė tė rėnda mund tė shkaktojnė dhe tumore tė lėkurės. Kėshtu duhet tė tregohet kujdesi mė i madh nė plazh pasi tė pėrdorėsh vetėm kremin nuk ėshtė njė mbrojtje efikase. Sipas studiuesve kjo pėrbėn njė problem pasi kur njerėzit i pėrdorin kėto produkte me idenė se janė plotėsisht tė mbrojtur dhe ekspozohen nė diell atėherė ata rrezikojnė mė shumė. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Tė meditosh ėshtė e leverdisėshme si nga ana fizike ashtu dhe nga ajo psikike. Sipas njė studimi tė zhvilluar tek 41 vullnetarė meditimi ka efekte tė shėndetėshme nė organizėm. Efekte psikologjike (shkatėrron stresin) dhe biokimike (rrit mbrojtjen imunitare). Pas tetė javėsh trajnimi nė meditim pjesmarrėsve u ėshtė matur aktiviteti elektrik nė zonėn ballore tė trurit. Duke patur mė pak stres ajo ka rezultuar mė aktive tek ata qė janė trajnuar dhe kanė medituar pėr tetė javė se sa tek specilistėt qė kontrrollonin eksperimentin. Po kėshtu ėshtė vėrtetuar se dhe prania e antitrupave ishte mė e madhe tek personat qė ishin ushtruar nė meditim. Shumė bark? Jetė shumė e shkurtėr Njė grup kėrkuesish nga Hollanda kanė publikuar rezultatet e njė studimi tė tyre tė cilat dėshmojnė mjaft qartė se rritja e mbipeshės shkurton vitet e jetės deri nė dhjetė vjet (numėr qė rritet deri nė 20 vjet pėr meshkujt me ngjyrė). Sipas studiuesve mbipesha ėshtė veēanėrisht e rrezikshme pėr meshkujt ndėrmjet 20 dhe 40 vjetėve: mbipesha nė kėtė moshė nė tė vėrtetė mund tė shkurtojė deri nė 13 vite jetė. Dhe shpenzon mė shumė Tė qenit mbipeshė ėshtė njė problem jo vetėm pėr shėndetin por dhe pėr portofolin. Nė njė studim tjetėr tė kryer nė lidhje me shpenzimet e njerėzve qė janė mbipeshė nė Miēigan rezulton se ata shpenzojnė 1500 dollarė mė shumė se sa njerėzit qė kanė njė peshė normale dhe tė gjitha kėto shpenzime ekstra i detyrohen shpenzimeve sanitare duke pėrfshirė kėtu dhe shpenzimet mjeksore. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Shkencėtarėt po pėrpiqen tė gjejnė njė mėnyrė pėr klonimin e gjėsė sė gjallė mė tė vjetėr nė tokė. Ėshtė fjalė pėr njė pemė qė vazhdon tė jetojė prej disa mijėra vjetėsh dhe mund tė vazhdojė tė jetojė pėr disa mijėra vjet tė tjera. Pėr mijėra vjet pisha e quajtur Methusela vazhdon qėndrojė kohės pėrballė erėrave tė ftohta malore diku rreth 250 kilometra nga La Vegasit. Nė vitet 50 shkencėtarėt zbuluan se kjo lloj peme ėshtė organizmi i gjallė mė i vjetėr qė ekziston nė botė, afro 4 mijė e 500 vjeēare. Shkencėtari Edmund Schuman arriti nė kėtė pėrfundim pasi analizoi mostra tė lėvozhgės sė pishės dhe pasi numėroi rathėt e trungut tė saj. Sipas pėrllogaritejve, thotė profesor Tom Harlan i universitetit tė Arizonės, filizi i kėsaj peme u shfaq rreth 8,700 mė parė dhe qė nga ajo kohė nuk ka pushuar sė rrituri nė lartėsi e diametėr. Leroy Johnson i shėrbimeve pyjore thotė se Methusela duket se ėshtė e pėrjetėshme dhe gjithmonė rritet. Asnjė e dhėnė nuk tregon tė kundėrtėn. Pema rritet, me ngadalė por rritet. Duket se rritja e ngadaltė po e vazhdueshme mund tė jetė njė nga tė fshehtat e jetėgjatėsisė sė saj, thotė Leroy Johnson. Vendndodhja e saktė e kėsaj peme ėshtė sekret dhe dihet vetėm nga zyrtarėt e shėrbimeve pyjore dhe shkencėtarėt. Njė pėrpjekje e kohėve tė fundit pėr klonimin e saj nuk pati sukses, por shkencėtarėt tė cilėt shpresojnė se njė ditė do ta zbulojnė sekretin e jetėgjatėsisė sė kėsaj pishe, do tė pėrpiqen pėrsėri pėr ta klonuar atė. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Babai i Cd-ve Nga shpikjet e mėdha dihet gjithēka. Por, ideatorėt e teknologjive qė pėrdorim pėrditė ngelėn nganjėherė nė hije. Qė sot nė mėngjes mund ta keni pėrdorur shumė herė pėr tė dėgjuar muzikė, pėr tė parė ndoshta njė film nė DVD ose mė thjesht fare pėr tė hedhur tė dhėna mbi tė! Bėhet fjalė pėr Cd-tė dhe ideatorin e tyre, James T.Rrussell. Ishte 1 tetor 1982 kur ai regjistroi dhe mori patentėn e kėtij produkti. Po si ėshtė e formuar njė Cd? I gjithė sekreti qėndron nė ''gropėzat'' dhe nė ''gungat'' e tij... Njė Cd ėshtė i formuar nga njė disk nė policarbonat (material plastik ky i ideuar nga kimiku gjerman Herman Schnell nė vitin 1953) i inēizuar nė gropėza mikroskopike tė quajtura pit qė janė tė dimensioneve 0,5 mikron (1/1000 e milimetrit) dhe formojnė njė rrugė, nėse mund tė quhet e tillė .....nė formė spiraleje! E gjithė kjo, mbas inēizimit mbulohet nga njė shtresė e hollė dhe reflektuese alumini pėr tė lehtėsuar leximin nga ana e lazerit. E gjitha kjo nė fund mbrohet nga njė riveshje qė i bėhet nė material akrilik....Pėr tė regjistruar muzikė nė tė, tingulli mė parė digitalizohet, d.m.th trasformohet nė sekuenca zero e njėsh, e memorizuar nėn formėn e spitit. Rrezja lazer lexon pitin (nė realitet lexon gungat pėrkatėse nė krahun e kundėrt tė diskut), sipas kėtij kodi: tranzitimi midis sipėrfaqes sė sheshtė e gungės korrispondon me njė njėsh, ndėrsa sipėrfaqja e sheshtė (qoftė nė bazėn e diskut, qoftė nė gungė), korrispondon me njė zero!! Pėr tė ēmuar kėtė variacion, rrezja lazer duhet tė ketė njė gjatėsi vale pėrafėrsisht 780 nanometėr (njė e miliarda pjesė e metrit), me njė sistem mekanik drejtimi jashtėzakonisht kompleks. Rrezja lazer duhet nė fakt tė ndjekė spiralen qė shkon nga qendra drejt anėve tė Cd-sė, d.m.th duhet tė ketė preēizionin e njė mikroni. Dhe jo vetėm kaq. Dorė mbas dore qė spiralja largohet, rrezja e shpejtėsisė lineare shtohet, motori i lexuesit duhet tė kompensojė atė qė reduktohet nė mėnyrė progresive dhe qė ėshtė numri i xhirove qė kryen, nė fillim me rreth 500 tė tilla, pėr tė kaluar mė vonė nė rreth 200 giro...E gjithė kjo, pėr tė na dhėnė cilėsinė e duhur, cilėsinė e zėrit, tė dhėnat etj, etj. Ja si ėshtė i ndėrtuar njė Cd-Rewritable (qė rishkruhet) Nėse nė njė Cd normal tė dhėnat janė tė fiksuara nė pit, inēizimet mikroskopike qė mbulojnė sipėrfaqen e reflektueshme tė tij, nė njė disk tė rishkrueshėm (Cd-R), sipėrfaqja nuk ėshtė e inēizuar, por e veshur nga njė shtresė e veēantė. Nė njė Cd, sipėrfaqja ėshtė me ngjyrė tė qartė dhe kur masterizohet, lazeri ngroh disa pika duke i bėrė pak tė qarta. Lazeri i leximit nė Cd njeh diferencėn midis dritės sė reflektuar, kėshtu mund tė lexojė tė dhėnat. Nė njė Cd-R shtrati ėshtė vetėm nė policarbonat, material ky qė mund tė ndėrrojė zotėsi nė varėsi tė temperaturės ushtruar nė tė. Nė njė farė temperature mbas ftohjes ai shndėrrohet nė trasparent, nė njė temperaturė tjetėr e zbehur. Duke ndryshuar kėto temperatura e duke modifikuar fuqinė e lazerit tė tė shkruajturit ,Cd-R herė pas here merr shkėlqime tė ndryshme nė sipėrfaqen e tij e kėshtu mund tė jetė sėrish i masterizuar. Ēthotė ngjyra e syve tė tu pėr ty Sytė e gėshtenjtė: Sytė e gėshtenjtė dėshmojnė se individi ėshtė zot i fjalės dhe se meriton ti zihet besė. Ndėrsa, sa mė e mbyllėt ėshtė ngjyra aq mė shumė rrezatojnė nga ta afshi dhe sensualiteti. Tė vetmen tė metė e kanė atė se flasin edhe pėr pak egoizėm. Sytė e kaltėr: Sytė e kaltėr kanė kthjelltėsinė e cila nėnkupton romantikėn dhe feminitetin sikundėr edhe integritetin, sinqeritetin dhe gjithė pikėpamjen ndaj botės. Ndoshta mu pėr kėtė shkak heronjtė dhe heroinat e imagjinuara nė film shpesh i paraqesin si njerėz sykaltėr. Sytė ngjyrėlajthie: Kombinimi i ngjyrės sė gėshtenjtė, tė blertė dhe tė pėrhinjur jep ngjyrėn e lajthisė. Nėn ndriēimin e dritave tė ndryshme sytė ngjyrėlajthie mund ti ndėrrojnė nyansat mu pėr shkak tė asaj pėrzierjeje tė ngjyrave. Sytė ekspresivė ngjyrė lajthie dėshmojnė pėr aftėsinė mbimesatare. Tekefundit, legjenda thotė se nė njerėzit syblertė fshihet diēka enigmatike. Pėrpos faktit se janė shumė tėrheqės, sytė e blertė janė ekzotikė dhe shprehin vetėbesim. Ekzibicion Parashutistėt kėrcejnė nga kullat binjake Petronas nė Kuala Lumpur, mė 5 janar 2004. Parashutistėt nga Azia, Evropa dhe SHBA kanė kėrcyer nga kati i 73-tė i kullave binjake dhe kanė bėrė ekzibicione rreth 5 sekonda para se ta hapin parashutėn dhe tė arrijnė nė cakun e duhur.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Kėmbė robotike Kjo paisje e re ėshtė projektuar pėr ti dhėnė njerit fuqi bionike. Teknikisht, paisja njihet me akronimin Bleeks, Berkly Kouer Ektremitis Eksoskeleton. Por nė gjuhen e thjeshtė ato mund tė quhen kėmbė bionike. Ato janė shpikje e punonjėsve tė laboratorit tė inxhinjerisė robotike dhe njerėzore nė universitetin e Kalifornisė nė Berkley. Kėmbėt robotike mund tu vijnė nė ndihmė ushtararėve, zjarrfikėsve por tė transportuar pesha tė rėnda nė distanca tė mėdha. Ato pėrbėhen nga njė palė pllakash mekanike tė pajisura me bateri. Ato vendosen nė ēizme ose kėpucė ushtarake dhe kanė lidhje me kėmbėt e pėrdoruesit. Mbi 40 ndjesorė dhe mekanizma hidraulikė qė funskionojnė si njė sistem nervor, llogarisisn nė mėnyrė konstante peshėn e mbajtur dhe krijon njė ngarkesė minimale pėr njeriun qė e mban. Shkencėtarėt vazhdojnė ende provat nė laborator. Ata mendojnė se njė ditė kjo shpikje do tė gjejė zbatim nė praktikė duke u ardhur nė ndihmė ekipeve tė shpėtimit gjatė operacioneve zjarrfikėse apo ushtarėve nė marshime ose nė fushė betejė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Plazma 3D Aparati ėshtė pėrdorur pėr tė prodhuar njė mizėri fluturash virtuale, falė njė lazeri japonez qė krijon imazhe tė ndezura nė ajėr. Teknologjia mund tė pėrdoret pėr reklama, sinjale pėr probleme urgjence apo edhe shenja tė pėrkohshme rrugore. Krijuesi i yjeve Njė lazer i ri gjigand, qė godet deri nė 90 km larg nė atmosferė ėshtė prodhuar pėr tė krijuar yje artificialė dhe ėshtė testuar pėr herė tė parė nga teleskopi shumė i madh nė Kili. Lazeri do pėrmirėsojė mjegullėn pėr imazhet e mara nga teleskopi. Gladiatorėt Njė analizė nė varrezave tė gladiatorėve nė Ephesus nė Turqi, tregon se gladiatorėt e vėrtetė kanė pasur rregulla strikte luftimi dhe nuk drejtoheshin nga dhuna e egėr dhe gjykimi tipik i fushave tė betejės sė kohės. Boja bombė Njė bojė printeri shumė e pazakontė ėshtė njė miksim i njė alumini shumė cilėsor, copėza oksidi bakri, llak dhe alkool. Boja ėshtė e lėngshme dhe printohet nė letėr tė zakonshme, por ajo shkakton shpėrthim fitilash sapo tė thahet. Seksi virtual Nė mė shumė se 2 500 studentė universitetesh dhe kolegjesh nė Kanada, 87 pėr qind e tyre kryejnė seks me msn, kamerat e webit apo telefonin, sipas rezultateve tė njė sondazhi kombėtar. Ky quhet pėr ta seks i shėndetshėm dhe pa rrezik. La Nina Temperaturat e ftohta nė Paqėsorin qendror dhe lindor tė bėjnė tė mendosh pėr fenomenin La Nina, thuhet nė Organizatėn Botėrore Meteorologjike. La Nina ėshtė njė fenomen qė ērregullon kohėn normale dhe provokon shira dhe thatėsira. Peshkaqeni i ri Biologėt nė Meksikė kanė zbuluar njė specie tė re peshkaqeni nė ujėrat e thella tė detit Kortez nė Meksikė, i pari i gjetur nė botėn e egėr pas 34 vjetėsh. Peshkaqenėt kishin lėkurė tė errėt, njolla tė bardha dhe gjatėsi 1.5 m. Uiski 184 vjeē Pas recetės sė shekullit XVII, njė nga tetė prodhuesit artizanalė tė uiskit nė Skoci do tė prodhojė pak fuēi tė njė uiski 184-vjeēar, qė pėrmban 92 pėr qind alkool. Nėse njė njeri pi mė shumė se dy lugė, rrezikon jetėn e tij.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Kirurgjia robotike Kohėt e fundit, mjekėt nė Nju Jork kanė filluar tė ofrojnė njė mėnyrė tė re operimi pėr kėtė lloj sėmundjeje. Operimi kryhet nėpėrmjet njė roboti pa ēarjen e barkut dhe ekspertėt pėrsėri debatojnė nėse kjo metodė robotike ėshtė mė e mirė sesa mėnyra tradicionale kur operacioni kryhet nga kirurgu. Mjekesia alternative Njė studim thotė se 62 pėr qind e amerikanėve pėrdorin terapi jo tė zakonshme, pėrfshi lutje e meditim, pėr tė parandaluar sėmundjen ose pėr tiu shmangur vizitės te mjeku. Por a ėshtė e efektshme njė terapi e tillė? Disa ekspertė thonė se deri tani nuk kanė parė ndonjė tė dhėnė, qė tė tregojė se meditimi ka nė pėrgjithėsi vlera shėruese. Pomada antidepresuese Pomada e parė pėr lėkurėn, e cila mund tė trajtojė shqetėsimet e mėdha depresive ėshtė aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaēeve nė SHBA. Pomada, qė aplikohet njė herė nė ditė ka avantazhin e lirimit tė pacientėve nga kufizimet e ushqimit, nėse pėrdorin disa nga ilaēet e mėparshme dhe pilulat antidepresion. Humori Yndyrat acide tė shėndetshme pėr zemrėn, omega-3, si ato qė gjenden te peshku, mund tė ndikojnė pozitivisht nė sjelljen, humorin dhe personalitetin, sipas njė studimi tė ri. Shkencėtarėt nė Universitetin e Pitsburgut kanė zbuluar se vullnetarėt me nivel tė ulėt nė gjak tė omega-3, ishin mė tė prirur pėr tė qenė impulsivė. Femrat evropiane Gratė evropiane janė mė tė arsimuara se burrat, por nuk kanė rroga mė tė larta ose pozitė. Tė domosdoshme janė masat pėr korrigjim tė disbalancimit gjinor nė shoqėri, deklaruan pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian. Studimet tregojnė se papunėsia e grave ėshtė mė e madhe se te burrat. 9,6 pėr qind me 7,6 pėr qind. Krater ne Sahara Shkencėtarėt e universitetit Boston kanė zbuluar mbetjet e kraterit mė tė madh nė Sahara. Krateri mund tė jetė krijuar nga pėrplasja e njė meteoriti dhjetėra miliona vjet mė parė, tha dr. Farouk El-Baz. El-Baz, i cili bėri zbulimin. Krateri me dy unaza ėshtė mesatarisht 19 milje nė diametėr.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#11
|