| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ikonat njė tjetėr stinė shkatėrruese nė Muzeun Kombėtar Realizimi i mikroklimės ka mbetur vetėm nė projekte. Kėto ikona qė sot qėndrojnė mes muresh me lagėshtirė, dikur kanė qenė funksionale. Para tyre shumė besimtarė kanė kėrkuar falje pėr mėkatet e jetės. Sipas specialistėve tė IMK-sė, nė kohėn e diktaturės kėto ikona u mblodhėn nga kishat dhe u vendosėn nė depo tė ndryshme, ndėrsa nė vitet e tranzicionit nuk mund tė ktheheshin atje. Vjedhjet e shpeshta nėpėr kisha pėr qėllime pėrfitimi, ka qenė njė pėrvojė e keqe. Tashmė nėpėrmjet njė drite tė pakėt qė hyn nga njė dritare, brenda mureve tė lagėshta, nė kėto ikona sheh fytyra shenjtorėsh qė kushtet ua kanė zbehur ngjyrėn. Disa madje edhe janė ēarė e tė tjera kanė marrė pėrsipėr zhgarravitje tė shkujdesura. Mes tyre nuk ka sistem hierarkie. Janė vendosur ku ka pasur vend dhe si kanė mundur. Aty gjen edhe Krishtin e Shėn Mėrinė nė ikona origjinale. Njėsoj si tė tjerat i nėnshtrohen kapriēove klimaterike. Kėto ikona fillojnė qė nga shekulli i XII-XIII e nė vazhdim. E duke pasur parasysh papėrsėritshmėrinė e kėtyre objekteve tė ēmuar, jo pa tė drejtė specialistėt hedhin alarmin. Para disa muajsh, Mustafa Arapi, specialist i artit mesjetar nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės u shpreh pėr Milosaon, se gjendja e ikonave ishte alarmante dhe duhej ndėrhyrė menjėherė. Pas njė mungese tė gjatė ndėrhyrjeje, fundi i muajit janar tė 2006-ės shėnoi aksionin e parė pėr shpėtimin e kėtyre ikonave. Por ky proces nuk do tė zgjaste mė shumė se 1 muaj e gjysmė. Ndėrprerja e tij pėr mungesė kushtesh riktheu tė njėjtėn situatė. Ikonat do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė kushtet e depos sė Muzeut Kombėtar deri nė njė rifillim tė punės. Restaurimi Njė iniciativė bashkėpunimi e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe Muzeut Historik Kombėtar, do tė shėnonte pėrpjekjen e parė pėr restaurimin e ikonave qė ruhen nė kėtė tė fundit. Pėr mungesė ambientesh nė godinėn e re tė IMK-sė(nė Drejtorinė e Ujėrave), laboratori restaurues u ngrit nė katin e tretė tė Muzeut, ku ruheshin edhe 800 ikonat. Ndėrhyrja filloi mbi ikonat qė kishin shkallėn mė tė lartė tė dėmtimit. Ky proces u vlerėsua si njė mundėsi e mirė pėr tė mos humbur mė shumė kohė. Kishim shqetėsimin e ambienteve dhe u mendua qė tė bėhej restaurimi nė muze. Brenda mundėsive tona u liruan dy zyra dhe ramė dakord qė tė fillonte restaurimi pėr tė fituar kohė. Sigurisht qė nuk mendohej tė bėhej i gjithė restaurimi i ikonave, por tė ndėrhyhej tek mė alarmantet, - shprehet Beqir Meta, drejtor i Muzeut Kombėtar. Mungesa e njė fondi pėr krijimin e njė laboratori restaurues, i detyroi specialistėt qė tė kėrkonin hapėsirat nė Muzeun Kombėtar. Por pas njė muaji e gjysmė punė, procesi i restaurimit pėr ikonat u ndėrpre. Ndėrprerja Nė laboratorin restaurues tė improvizuar nė katin e tretė tė Muzeut Kombėtar, specialistėt e IMK-sė punuan vetėm 1 muaj e gjysmė. Gjatė kėsaj kohe realizuan ndėrhyrje nė dy ikona. Por ata u shprehėn se restaurimi i tyre nuk mund tė vazhdonte nė mungesė tė plotė tė kushteve. Procesi u ndėrpre dhe ikonat do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė depon e muzeut. Sipas Apollon Baēes, drejtor i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, restaurimi do tė rifillojė pėrsėri kur tė ngrihet njė laborator restaurues. Nė muajin shtator IMK-ja do tė zhvendoset nė njė godinė tė re nė Kinostudio. Kėtu do tė ngrihet njė laborator restaurues me tė gjitha kushtet. Atėherė procesi i restaurimit tė ikonave do tė fillojė sėrish, - ėshtė shprehur Baēe. Sipas tij, gjatė kėsaj kohe specialistėt e sektorit tė artit do tė punojnė pėr restaurimin e afreskeve tė kishave tė ndryshme nėpėr Shqipėri. Ndėrkohė qė aksioni i shpėtimit tė ikonave nuk mund tė rifillojė pėrpara shtatorit, shqetėsuese mbetet ruajtja e tyre nė kushtet e Muzeut Kombėtar. 800 ikonat edhe kėtė verė nuk do tė mund ti shpėtojnė tarracės pėrvėluese. Drejtori i MHK-sė, Beqir Meta shprehet se ėshtė gati njė projekt i detajuar pėr ndėrtimin e arkivit tė ikonave. Tashmė ėshtė bėrė gati njė projekt i detajuar dhe ėshtė pėrcaktuar vendi ku do tė ngrihet arkivi. Do tė mundohemi qė ēdo gjė tė mbarojė pėrpara verės, - ėshtė shprehur Meta. Por rezultatet konkrete janė vetėm projektet, ndėrsa koha e pėrfundimit mbetet relative. Udhėtimi Odiseja e ikonave nis rreth 30 vjet mė parė. Nė vitet '80 do tė kėrkoheshin nė tė gjitha kishat e Shqipėrisė, pėr t'u depozituar mė pas nė depo ēfarėdo. Pėr objektet e rėndėsishme tė kultit, do tė ishte fillimi i njė udhėtimi qė rrugės do t'ju kėrkonte haraēin. Berati, Gjirokastra e Korēa do tė bėheshin tė parat qėndra tė pėrqėndrimit tė tyre. Pėr kushte sigurie u tėrhoqėn nė Tiranė ku u vendosėn nė depot e Kinostudios dhe nė ndėrtesėn e vjetėr tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Pasojat e udhėtimit tė shpeshtė nuk do vononin tė dukeshin. Specialistėt herė pas here hidhnin alarmin pėr gjendjen e tyre. Tė vendosura pa rregull nė depo, ikonat i nėshtroheshin luhatjes sė dimrit dhe verės. Edhe pas kaq vjetėsh kjo gjendje vazhdon. 800 ikonat e rrezikuara qė prej 5 vjetėsh ndodhen nė Muzeun Kombėtar, presin sinjalet e restaurimit qė hapen e mbyllen. Jo rrallė herė edhe siguria e tyre ėshtė vėnė nė diskutim. Njė ēėshtje kjo qė luhatet ende midis Kishės Ortodokse qė i ka nė pronėsi dhe shtetit shqiptar qė i ruan si monumente kulture. Projekti Baēe: Restaurimi do tė rifillojė nė shtator Pritet ngritja e laboratorit nė Kinostudio Restaurimi i ikonave nga specialistėt e IMK-sė pranė Muzeut Kombėtar, ėshtė ndėrprerė. Kushtet e papėrshtatshme klimaterike, kanė detyruar ndėrprerjen e punės sė mėtejshme. Ndėrkohė 800 ikonat i janė kthyer odisesė sė shkatėrrimit tė tyre. Ky proces do tė rifillojė vetėm me ndėrtimin e laboratorit tė restaurimit. Sipas Apollon Baēes, drejtorit tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, ndėrtimi i tij do tė bėhet nė muajin shtator. Deri atėherė nuk do tė ketė asnjė ndėrhyrje tjetėr restauruese. Projekti i laboratorit restaurues ėshtė i varur nga udhėtimi i pėrsėritur i IMK-sė. Ambientet e reja nė Drejtorinė e Ujėrave, pas dorėzimit tė ndėrtesės sė mėparshme familjes mbretėrore, janė tė pamjaftueshme. Kėshtu, brenda pak kohėsh institucioni i ruajtjes sė trashėgimisė kulturore do tė ketė njė seli tė re nė Kinostudio. Kėtu do tė plotėsohet edhe kėrkesa e pėrsėritur pėr njė laborator restaurues. Nė shtator do tė hapet shkolla e restaurimit dhe sė bashku me tė do tė ketė njė shtojcė tė veēantė pėr laboratorin restaurues. Financimi i tij kap shifrėn e 500.000 euro dhe do tė realizohet nė bashkėpunim me specialistė italianė, - ka theksuar Baēe. Sipas tij, pajisjet e reja laboratorike do tė mbėrrijnė nė muajin shtator dhe funksionimi i kėtij laboratori do tė mbėshtetet nga UNESCO. Vetėm atėherė do tė flitet sėrish pėr restaurim tė ikonave. Flet drejtori i Muzeut Kombėtar, Beqir Meta Rreziku i njėjtė deri nė ndėrtimin e arkivit tė ikonave Prej pesė vjetėsh 800 ikona dėmtohen vazhdimisht nė Muzeun Kombėtar, jo pėr kushte sigurie. Nuk rrezikohen nga vjedhja, por nga kushtet e papėrshtatshme klimaterike. Ēdo ditė mė shumė nė depon e tij ka njė kosto tė madhe. Drejtori i Muzeut Kombėtar, Beqir Meta, shprehet se pas lėvrimit tė buxhetit tė 2006-ės pėr kėtė institucion, ka filluar puna pėr ngritjen e arkivit tė ikonave. Deri nė pėrfundim tė tij, ikonat do tė qėndrojnė nė vendin e mėparshėm, - thekson Meta, edhe pse e pranon se dėmtimi i tyre vazhdon mė tej. Pas ngritjes sė kėtij arkivi me tė gjitha standardet, do tė fillojė sistemimi i tė gjitha ikonave nė Muze. Por projekti ende ėshtė nė skica dhe vera ka filluar. Pas njė periudhe tė shkurtėr, procesi i restaurimit tė ikonave ėshtė ndėrprerė. Vazhdojnė tė qėndrojnė kėto objekte nė depon e mėparshme? Po. Ikonat dhe objektet e tjera kishtare vazhdojnė tė qėndrojnė nė ambientet e mėparshme, deri nė momentin e krijimit tė njė arkivi nė standardet e duhura. Pas lėvrimit nė muajin mars tė buxhetit prej 13 milion lekė tė reja, zėri i parė i konsumit tė tij ėshtė arkivi i ikonave, pasi pėrbėn edhe rastin mė flagrant. Nė ēfazė ėshtė ndėrtimi i tij dhe sa do tė zgjasė? Deri tani kemi marrė kontaktet me firmat pėr tė filluar punimet. Kemi pėrcaktuar vendin, sipėrfaqen, kushtet e temperaturave dhe lagėshtirėn. Skicat i kemi bėrė dhe jemi gati qė tė fillojmė punėn. Po pėrpiqemi tė dalim para verės. Sa do tė jetė financimi pėr kėtė projekt dhe a janė parashikuar tė gjitha standardet pėr ruajtjen optimale tė ikonave? Financimi do tė shkojė nė 2 milion lekė tė reja. Kemi vendosur qė arkivi do tė ndėrtohet nė katin e tretė, njė3 vend pak mė i spostuar nga ku janė ikonat sot. Do tė krijohet njė hapėsirė prej 60 metra katrorė, e cila do tė jetė e veshur me mure izolative gibsi dhe do tė ketė kondicionerė sipas fuqisė qė kėrkon ambienti dhe sipėrfaqja. Efekti i tarracės do tė zgjidhet me polisterol dhe janė marrė masat qė tė mos ndjehet ose tė minimizohet nė maksimum. Si do tė jetė organizuar arkivimi i tyre? Do tė krijohen dy nivele arkivi qė tė mund tė zgjerohet sipėrfaqja e arkivimit. Do tė kemi dy minikate, secili nga 2 metra e gjysmė. Nė secilin prej tyre do tė vendosen rafte metalike dhe secila ikonė do tė ketė folenė e saj. Sa do tė jetė numri i ikonave qė do tė ruhen nė kėtė arkiv? Do tė arkivohen tė gjitha ikonat, me pėrjashtim tė disave qė mund tė dalin skarco totale dhe nuk mund tė restaurohen. Specialistėt do tė bėjnė pėrzgjedhjen. Arkivi ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė nė tė ardhmen mund tė zgjerohet pa prishur kėtė qė kemi bėrė, nėse do tė kemi mundėsi tė mbledhim objekte tė tjera. Mė pas do tė fillojė restaurimi shkallė-shkallė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |