Studiuesi i orbites se Marsit i lancuar nga NASA,
filloi dje te orbitoje planetin e Kuq
Misioni i tij i vezhgimit do te zgjase dy vjet me qellim per te gjetur vende zbarkimi per udhetime te ardhshme dhe kerkimin e me shume provave, se uji dikur ka qene i pranishem ne siperfaqen e Marsit. Sonda iu dergoi nje sinjal kontrolluesve te laboratorit te "National Aeronautics and Space Administration" ne Pasadena, Kaliforni, dje ne oren 5:16 pasdite (me oren lokale). Kjo ishte shenja, qe sonda fiku motoret dhe u ul ne orbiten e planetit, ku ishte nen ndikimin e gravitetit te tij. Per rreth 30 dite, sonda do te filloje nje proces 6-mujor te njohur si "aerobraking" per te ndryshuar orbiten e tij ne nje forme me rrethore. Ky sistemim do te maksimizoje perdorimin e gjashte instrumenteve shkencore gjate misionit qe ka kushtuar 720 milione dollare. "Jam shume i lehtesuar", tha menaxheri i projektit, Jim Graf, ne nje interviste televizive nga NASA. "Ishte perfekte. Nuk do te mund ta pershkruanim me mire". Astrobiologet kane derguar sonda ne sistemin diellor qe ne vitin 1970 per te kerkuar trupat (planetet) per uje te lengshem per te ndihmuar shkencetaret te dalin ne perfundimin se si eshte formuar jeta ne Toke.
Ka shume kohe, qe shkencetaret kane hedhur teorine se kjo ka ekzistuar ne gjashte trupa: Toka, Marsi, hena e Jupiterit, Europa dhe hena e Saturnit, Enceladeus, ku sonda Cassini e NASA-s ka gjetur prova te ekzistences se nje oqeani te nendheshem. Agjencia per eksplorimin e Marsit, Rovers, e cila e ka vezhguar planetin prej me shume se dy vjetesh, ka gjetur prova te mineraleve te lena pas nga uji, qe dikur ka qene ne siperfaqen e Marsit dhe ne polet e planetit jane fotografuar njolla akulli. Sonda 2 177 kg, Mars Reconnaissance, eshte lancuar me 12 gusht dha ka pershkruar rreth 310 milione milje. Ai do te bashkohet me dy sonda te tjera qe po qarkullojne rreth Marsit dhe do te orbitoje ne polet e planetit ne rreth 200 milje. Sonda do te pershkruaje planetin ne detajet me te hollesishme, sidomos me kameren qe kushton 31 milione dollare, e ndertuar nga "Ball Corp", dhe Universiteti i Arizones qe do te jete e afte te fotografoje edhe objekte sa nje filxhan kafeje.
مواقع النشر (المفضلة)