| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Sarande: Zbulohet ne Butrint shtatorja e Minerves Arkeologet shqiptare zbuluan te Shtunen, me 24-08-2002, ne qytetin antik te Butrintit nje shtatore ne madhesi naturale te nje gruaje, e realizuar ne mermer, sipas nje teknike mjeshterore. Drejtori i sektorit arkologjik te Butrintit, Dhimiter Ēondi, i cili drejton kete ekspedite, tha se, "zbulimi i rendesishem ndodhi gjate germimeve te ekspedites, ne afersi te teatrit antik, ne te njejtin vend ku me pare (1991) arkeologet shqiptare kishin zbuluar Koken e Aleksandrit te Madh". Ēondi tha se, "mund te kemi te bejme me portretin ne mermer te Minerves". Akreologet thone se, "ky eshte zbulimi i pare i nje vepre te tille ne madhesi natyrale, qe pas zbulimeve ne kete qytet nga ekspedita e misionit arkeologjik italian, te kryesuar ne vitet 1926-28 nga arkeologu i shquar italian, Luigi Maria Ugolini". Zbulimi i fundit i arkeologeve ne zonen e Butrintit ishte nje gur shahu, i cili u gjet rreth dy muaj me pare, duke shkaktuar habine e opinionit shkencor ne bote per lashtesine dhe hipotezen e njohjes se lojes se shahut disa shekuj me pare nga datimi i njohur i saj. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Skulptura e zbuluar gjate germimeve te fundit ne qytetin antik te Butrintit, nuk eshte imazhi i perendeshes Minerva, por eshte figura e nje burri me veshjen e nje funksionari te larte te kohes, Beri te ditur te Enjten ne nje njoftim shtypi, Instituti Arkeologjik ne Tirane. Sipas analizes se bere nga nje grup arkeologesh dhe studiuesish, rezultoi se skulptura e zbuluar ditet e fundit ne Butrint, nuk paraqet imazhin e perendeshes Minerva, atributet e se ciles jane perkrenarja, mburoja, gjarperi si dhe lekura e dhise Amaltea, me koken e Gorgones Meduze. Skulptura e zbuluar eshte nje shtatore me dimensione me te medha se figura njerezore dhe ruhet pa koke, ne lartesite 198 centimetra. Ajo paraqet nje figure burri veshur me toge, qe njihet ne manualet e historise se artit, me emertimin "shtat togati". Pozicioni i qendrimit dhe gjurmet e toges se mbetur mbi siperfaqen e skulptures, "jane te dhena te mjaftueshme per te mbeshtetur idene se kemi te bejme me nje funksionar te larte romak" thuhet ne njoftim. Ne dobi te kesaj hipoteze jane edhe sandalet qe figura mban, gjurmet e se ciles ruhen mbi kemben e majte. Siperfaqja e mermerte eshte goditur intensivisht ne nje faze te dyte, nepermjet nje dalte me maje, mbi pothuaj gjithe siperfaqen. Kjo tregon se mbi shtatin e togatit eshte nisur procesi i shnderrimit ne nje skulpture tjeter ende te paperfunduar. Mbi ish-togatin ravijezohet nje bust, koka e te cilit ka filluar te gdhendet ne nivelin e supeve te njeriut me toge. Shtati i togatit dallohet ne Periudhen Republikane (gjysma e dyte e shekullit te pare para eres sone). Si element per datimin e tij sherben forma e toges, ndersa nderhyrja e dyte mbi shtatoren mund te jete kryer ne periudhen e Antikitetit te Vone, perfundon njoftimi per shtyp. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Nje zbulim i ri arkeologjik sapo ka nisur qe te dale ne drite ne qender te qytetit bregdetar te Durresit.Sipas drejtorit te muzeut arkeologjik te qytetit te Durresit, Afrim Hoti, gjate germimeve arkeologjike qe po behen ne qender te qytetit te Durresit ,prane bashkise se qytetit ,jane zbuluar gjurmet e nje kishe paleokristiane te shekullit 5-6 e cila eshte rindertuar ne Mesjeten e hershme, ne nje kohe qe ne shekujt 7-10 ne kete rindertim ka zene vend periferia e nje varreze mesjetare kristiane e cila mendohet qe te shoqerohet dhe me kapelen funerale.Arkeologet jane akoma ne dileme se cilat nga strukturat qe dalin i perkasin kapeles funerale.Po sipas doktor Afrim Hotit i cili po merret direkt me kete germim se bashku me nje grup arkeologesh, ky zbulim do t'i bashkohet dhe kompleksit te zbulimeve te tjera qe jane bere ne qendren administrative te sotme e cila korrespondon me qendren antiko-mesjetare. Ne kompleksin e ketyre zbulimeve vecohen,zbulimi i forumit rrethor ne vitin 1987,ku mendohet qe te jete dhe busti i perandorit bizantin Anastas me origjine nga Durresi ne vitet 491-518 era e re , ku deri tani kane dale ne drite pjedestali i perandorit, portiku rrethor me kolonate, hajati, mjediset tregtare etj.Po ne kete kompleks te qendres te qytetit evidentohen termat publike romake te shekullit 2 te eres tone,terma nga me te medhate dhe te bukurat ne rajon. Po ne qendren e qytetit ndodhet dhe katedralja e qytetit e cila u varros ne fund te viteve 90 te me ndertimin e godines se prefektures, bazilikata e zbuluar ne kohen e Zogut vitet 1925-1926, nga arkeologu Francez Leon Reui , e cila pozicionohet mes forumit dhe katedrales, duke datuar ne shekujt 5-6.Po sipas arkeologeve, krahas zbulimeve te reja ne qendren aktuale dhe historike te Durresit,e rendesishme eshte dhe mbrojtja e ketyre objekteve ndonje prej te cilave eshte i rrezikuar nga ndertimet pa leje. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Ne nje periferi jo te paster ne verilindje te Kajros, nje obelisk graniti ne ngjyre te kuqe qe ngre koken mbi shtepite e vjetra, eshte objekti me i dukshem i nje qyteti afro 7 000 vjeēar ku egjiptianet e lashte besonin se atje e kishte zanafillen jeta. Arkeologet shprehen se se shpejti pritet te zbulojne vepra te tjera artizanale dhe sekrete te qytetit 'On', qe i ngrinte kult Diellit, i varrosur atje ku ndodhet sot periferia Ain Shams, qe ne gjuhen arabe do te thote "syri i Diellit" dhe ne zonen Matariya qe kufizon kete lagje. "Eshte ēeshtje muajsh dhe Keshilli Suprem i Antikiteteve do te akordoje per misionin tone nje territor me toke bujqesore qe ka sherbyer si burg ne perendim te Ain Shams, ku ndodhen tempujt e On-it", tha Mohammed Abdel Geleel, inspektor i antikiteteve ne Kajro. Arkeologet shpresojne se 226 000 metra katrore -hapesira me e madhe e projektuar per germime ne kete zone- do te nxjerre ne siperfaqe rrenojat e tempujve dhe bibliotekave te filozofise, astronomise dhe matematikes qe mendohet se jane frekuentuar nga dijetare si Aristoteli, Plato dhe Pitagora. Sipas besimeve me te lashta egjiptiane, periferia me pluhur shtrihet ne territorin ku nisi zanafillen jeta. Historianet sugjerojne se vendi ku do te zhvillohen germimet daton 7 000 vjet perpara. "Tempujt do te na tregojne se cili ka qene roli e Heliopolis (qyteti i Diellit), i emeruar nga greket e lashte, pozicionin e tij gjate dinastive te ndryshme dhe mbreterit qe kane lene gjurme atje", tha Tarek Sayid Tawfik, ndihmes-lektor i arkelogjise ne universitetin e Kajros. Tawfik tha se tempujt qe egjiptiologet mendojne se jane varrosur nen toke ne Ain Shams, kane regjistruar koherat kur kane jetuar disa dinasti dhe japin nje tabllo te plote te On-it ne krahasim me varret e zbuluara ne lindje te Ain Shams dhe qe bejne fjale vetem per jeten e nje sundimtari te vetem. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Gjatė vitit 2002, nė Shqipėri janė kryer njė sėrė gėrmimesh arkeologjike. Rezultatet e gėrmimeve tė kryera gjatė 2002-shit nga specialistė shqiptarė tė Institutit Arkeologjik (IA), nga Qėndra Ndėrkombėtare e Arkeologjisė Shqiptare (QNASH), bėrthamat arkeologjike nėpėr rrethe dhe nė bashkėpunim me misione arkeologjike angleze, franceze, italiane, etj., u diskutuan gjatė muajit Dhjetor nė njė konferencė, nė mjediset e Akademisė sė Shkencave nė Tiranė. - 2002: Rezultate tė kėnaqshme... Gjatė vitit 2002, gėrmimet arkeologjike nė njė tumė prehistorike nė fshatin Kamenicė, pak kilometra larg Korēės, nė juglindje tė Shqipėrisė, mundėsuan zbulimin e Varrit Qėndror tė kėsaj tume. Gėrmimet e drejtuara nga arkeologu Lorenc Bejko, drejtues i projekteve tė arkeologjisė sė shpėtimit pranė Grupit Arkeologjik Shqiptar (GASH), arritėn nė rezultate mjaft interesante. U gėrmuan gjithsej mbi 375 varre (pjesa mė e madhe e tyre ishte zbuluar gjatė dy viteve tė para tė gėrmimit nė kėtė tumė). Aktualisht, specialistėt po punojnė qė kjo tumė tė kthehet nė njė qėndėr tė vizitueshme. Disa monumente e objekte arkeologjike shumė tė rėndėsishme qė i shėrbejnė nė tė njėjtėn kohė dhe zgjerimit tė kėrkimeve nga prehistoria deri nė mesjetė, janė zbuluar gjatė vitit 2002, nė kėrkimet arkeologjike tė ekspeditave tė ndėrmarra nė bashkėpunim me partnerė anglezė. Dr.Ilir Gjipali, bashkėdrejtor i "Projektit Butrinti 2000-2004" tha se, "midis projekteve tė pėrbashkėta me partnerė tė huaj, njė vend tė rėndėsishėm zė ky projekt, i cili zhvillohet nė bashkėpunim me grupin e arkeologėve tė Universitetit tė Norwich (Angli), i mbėshtetur nga fondacioni "Packard Humanities" dhe fondacioni "Butrinti". Ai pohon se, "kontributi mė i rėndėsishėm i palės angleze, drejtuar nga Prof. Richard Hodges kėto vitet e fundit, qėndron jo vetėm nė pėrfshirjen nė projekte kėrkimore-studimore arkeologjike me Institutin e Arkeologjisė, por edhe nė programe kualifikimi tė nivelit universitar e pasuniversitar". Ndėrkohė, ekspedita e kėtij viti "Butrint 2002" pati disa objekte kėrkimi si; vazhdimi i gėrmimeve nė Trikonkė, Diaporit (Butrint) dhe fillimi i gėrmimeve tė kontrollit nė Fushėn e Vrinės, tė cilat pėrveē realizimit tė objektivave shkencore do tė shėrbenin nė aspektin metodik pėr trajnimin e studentėve tė arkeologjisė nga Shqipėria dhe vende tė tjera me metodologjitė e teknikat bashkėkohore tė gėrmimit, duke e kthyer Butrintin nė shkollė pėr pėrgatitjen e specialistėve tė rinj. Nė Foinike (Finiq), njė qytet antik nė jug tė vendit, gėrmimet e drejtuara nga Instituti Arkeologjik, nė bashkėpunim me misionin arkeologjik tė Universitetit tė Bolonjės (Itali), zbuluan murin e jashtėm tė njė teatri, ndėrsa synojnė tė nxjerrin pėr herė tė parė nė dritė, orkestrėn dhe shkallėt e poshtme tė kėtij teatri. "Kompleksi arkitektonik ėshtė vėrtet mahnitės dhe tė bėn pėrshtypje pėr rėndėsinė, dimensionet dhe monumentet", mėsohet tė jetė shprehur prof. De Maria, i cili prej tre vjetėsh udhėheq misionin arkeologjik pėr palėn italiane. Nga pala shqiptare, drejtuese ėshtė arkeologja e njohur Shpresa Gjongecaj. Disa rrėnoja tė zbuluara gjatė gėrmimeve tė fundit arkeologjike nė qytetin antik tė Apollonisė, mund tė jenė pjesė e njė tempulli helenistik, bėri tė ditur, drejtuesi i palės shqiptare tė gėrmimeve, Bashkim Vreka. "Gėrmimet janė ende tė papėrfunduara dhe pėr tė qėnė mė tė saktė nė kėtė pėrfundim, duhen bėrė gėrmime tė mėtejshme", konfirmoi ai. Kėto gėrmime u kryen nė agora, qė ėshtė edhe 'bėrthama' e qytetit antik tė Apollonisė, ku ka kryer studimet njė nga perandorėt mė tė famshėm romak, Oktavian Augusti (Augustus). Sipas Vrekės, "aty u gjetėn disa mure qė dėshmojnė pėr ekzistencėn e njė monumenti antik mbi portikun", shėtitoren e apollonasve tė lashtė, "njė monument ky, i cili mund tė jetė njė tempull i periudhės helenistike". Vreka pėrmend edhe zbulimin e njė fragmenti rruge, tė shtruar me zaje mbi depozitėn e ujit, si dhe tė njė kanali me njė gjatėsi prej 40 metra, "i cili ka shėrbyer pėr kullimin e ujrave". - Projektet e tjera Pėrveē kėtyre projekteve, gjatė vitit 2002 janė zbatuar edhe njė sėrė projektesh te tjera arkeologjike. Pėrveē gėrmimeve pėrgjatė rrugės antike "Egnatia", gėrmimeve nė Sovjan tė Korēės, gėrmimeve nė Bylis, etj., arkeologė shqiptarė, nė bashkėpunim me arkeologė tė huaj, kanė gėrmuar edhe nė disa kodra pėrreth qytetit tė Durrėsit. Njė projekt i Qėndrės Ndėrkombėtare tė Arkeologjisė Shqiptare, i drejtuar nga Iris Pojani, u krye nė kodrėn e Spitallės nė Durrės. Atje u gėrmua nė disa ndėrtime arkaike , tė cilat do tė jenė pjesė edhe e gėrmimeve tė tjera. Pėrveē kėsaj, edhe kėtė vit ka vazhduar projekti i gėrmimeve arkeologjike nė Kosovė, i cili shėnoi gjatė 2002-shit vitin e dytė tė tij. Nė Nėntor tė kėtij viti, Ministria e Kulturės, Rinisė e Sportit dhe Ēėshtjeve jorezidente nė Kosovė, vendosi tė themelojė Institutin Arkeologjik, i cili do tė merret me organizimin dhe koordinimin e kėrkimeve arkeologjike nė Kosovė, ndėrsa do tė financohet nga buxheti i qeverisė sė Kosovės. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Disa kratere kaliks, disa enė tė tjera prej qeramike dhe njė furrė pėr pjekjen e qeramikės, ishin objektet pėr restaurim gjatė vitit 2002 nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė pranė Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė. Krahas tyre, njė flamur zyrtar i kohės sė princ Vidit, njė aristokrat austriak, ish-kreu i shtetit shqiptar nė vitin 1914, filloi tė restaurohet gjatė muajit Nėntor nė kėtė laborator. Prof.As. Dr. Frederik Stamati, shef i kėtij laboratori, i tha se, "ky flamur shumė i dėmtuar, mund tė jetė i vetmi i periudhės kur nė krye tė shtetit shqiptar ishte princ Vidi, i cili ka mbėrritur deri nė ditėt tona". -Tre kratere kaliks dhe historia e tyre Specialistėt e Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, i krijuar 45 vjet mė parė, kryen gjatė 2002-shit, njė sėrė proēedurash pėr restaurimin e tre kratereve kaliks (enė prej qeramike) tė zbuluar pranė Apollonisė, qytet antik nė afėrsi tė Fierit. Sipas Frederik Stamatit, shef i Laboratorit tė Konservimit, "njėri prej kratereve, i zbuluar nė fshatin Avaleas, pranė Apollonisė, u restaurua pėr herė tė dytė, pasi restaurimi i parė i tij vite mė parė (jo nga Laboratori i Konservimit) rezultoi i dėshtuar. I zbuluar rastėsisht nė vitin 1973, ky krater i datuar nė shek VI, ishte i copėtuar nė 100 pjesė tė vogla. Dy krateret e tjerė kaliks, mė tė vegjėl se i pari, janė zbuluar nė muajin Shkurt tė vitit 2002 nė fshatin Radostinė edhe ky nė afėrsi tė Apollonisė, qytetit antik tė themeluar si koloni greke nė shek VI p.e.s. Pėr herė tė fundit, nė Laboratorin e Konservimit, ishin restauruar dy fragmente tekstili tė shek VII dhe disa objekte tė tjera prej qeramike. Krateri kaliks, ėshtė njė enė prej qeramike, e cila shėrbente nė antikitet si njė enė pėr pėrzjerjen e lėngjeve tė ndryshme (kėshtu pėrkthehet edhe nga greqishtja). Mėsohet se nė vendin tonė, janė zbuluar deri mė sot, vetėm 7 objekte tė tilla, ndėrkohė qė historia e tyre ėshtė shumė e gjatė. Pas vdekjes sė Patroklit nė luftėn me Trojėn, miku i tij mė i ngushtė Akili, organizoi pėr nder tė tij disa Lojra Olimpike. Homeri shkruan tek 'Iliada', se "me kėtė rast ai (Akili), caktoi edhe njė ēmim tė V-tė, i cili do tė simbolizohej nga njė kupė e lartė me dy vegje (mbajtėse)"... Ky ishte krateri kaliks. - Njė flamur zyrtar drejt restaurimit... Njė flamur zyrtar i kohės sė princ Vidit, filloi tė restaurohet gjatė vitit 2002, nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė. Ky flamur shumė i dėmtuar, mund tė jetė i vetmi i periudhės kur nė krye tė shtetit shqiptar ishte princ Vidi, i cili ka mbėrritur deri nė ditėt tona". Nė mes tė shqiponjės me dy krerė, qė shfaqet nė flamurin me sfond tė kuq, paraqitet njė stemė (emblemė) perandorake. Stamati mendon se, "kjo stemė mund tė jetė e princ Vidit", gjė qė vėrtetohet nga njė shkrim i botuar nė 11 Janar 1914 nė "Pėrlindjen shqiptare", njė revistė e kohės. Nė tė (revistėn) shkruhet: "Nga kujdesjet mė tė para tė Princit Vid, ka pėr tė qėnė pėr tė ba (bėrė) formėn (stemėn) e shtetit tė ri. Kėto armė (shenja), do tė jenė Shqipja e Skėnderbegut me dy krena (krerė), qė do tė kenė nė parzėm (parzmore) armėt e Princit Vid, qė janė njė pavon (pallua) qė ka tė pėshtjellun bishtin, nė shtresėn e florinjtė...". Nė flamurin qė pret tė restaurohet, paraqitet nė mes tė emblemės sė tij pikėrisht njė pallua, (i cili pėrmendet nė shkrimin e mėsipėrm si shenjė e Princit Vid), nė ngjyrė blu me sfond tė verdhė. "Kush e ka pėrdorur?", ose "ėshtė vėrtet i vetmi flamur i kėsaj periudhe?", apo "ėshtė qėndisur nė Austri (vendi i Vidit), nė Shqipėri, apo diku tjetėr?", janė pyetje qė specialistėt e Laboratorit tė Konservimit nuk dinė ende t'u pėrgjigjen... "E vetmja gjė qė dimė me siguri ėshtė se flamuri ėshtė pėrdorur, pasi nė shumė pjesė tė tij kemi gjetur arnime apo modifikime tė ndryshme", shprehet Stamati. Ndėrsa momentalisht, konservuesit kanė marrė masat qė tė ndalojnė dekompozimin nga kalbja tė flamurit, e sė shpejti ai do tė restaurohet. Sipas Stamatit, nuk dihet kohėzgjatja e proēesit tė restaurimit. Flamuri i ėshtė dorėzuar Akademisė sė Shkencave, atėherė Instituti i Shkencave tė Shqipėrisė (ISHSH), nė vitin 1946 (nuk dihet nga kush) dhe mė vonė ka qėnė pjesė e fondit tė Institutit tė Kulturės Popullore (IKP). -Restaurimi i njė furre pėr pjekjen e qeramikės Gjatė kėtij viti (2002) pėrfunduan proēedurat mė kryesore tė restaurimit tė njė furre pėr pjekjen e qeramikės, qė i pėrket fundit tė Epokės sė Hekurit (shek. VI p.e.s.). Ajo ėshtė zbuluar rastėsisht nė fshatin Progėr (Devoll). "Kjo furrė, ka njė rėndėsi tė veēantė pėr njohjen e teknikave tė ndėrtimit tė objekteve prej qeramike nė atė kohė", tha Stamati. Pėrbėrja e furrės, mund tė tregojė nxehtėsinė maksimale qė mund tė arrinte ajo, e nė kėtė mėnyrė llojin e qeramikės qė mund tė prodhonte, pasi nxehtėsia i jep ngjyrėn fillestare dhe fortėsinė objektit prej qeramike. Njė furrė e ngjashme me atė qė u restaurua nė Laboratorin e Konservimit ndodhet e ekspozuar nė njė nga pavionet e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit, i pėruruar nė Mars tė kėtij viti. Bashkė me furrėn nė Laboratorin e Konservimit ka pėrfunduar restaurimi edhe i njė grupi enėsh prej qeramike, tė zbuluara nė qytetin antik tė Apollonisė. Krahas saj, specialistėt e Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, pėrfunduan restaurimin e njė grupi enėsh prej qeramike dhe metali, tė zbuluara para viteve '90-tė, por edhe gjatė viteve tė fundit, nė qytetin antik tė Apollonisė. - Laboratori 45 vjeēar... i Konservimit dhe Arkeometrisė: Eshtė krijuar nė vitin 1957, me ndihmėn e disa specialistėve nga Rusia qė nė ato kohė po kryenin gėrmime arkeologjike nė Apolloni. Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisė, i cili ndodhet nė katin e poshtėm (pothuajse i nėndheshėm) tė Qėndrės sė Studimeve Gjeografike buzė Kalasė sė Tiranės, ėshtė i vetmi i kėtij lloji nė Shqipėri. Ndonėse ekzistojnė edhe disa laboratorė tė tjerė mė tė vegjėl, qė arkeologėt i ngrejnė gjatė ekspeditave arkeologjike. Kėto tė fundit, janė shumė tė vegjėl, tė kufizuar nė objektet qė restaurojnė dhe tė pėrkohshėm. Nė kėtė laborator, janė restauruar edhe mė parė flamuj zyrtarė, krahas objekteve tė shumta arkeologjike, nė fillim disa qė i pėrkisnin periudhės sė viteve '30-tė e mė vonė flamurin zyrtar tė Bandės Kombėtare muzikore "Vatra". Laboratori ėshtė nėn varėsinė e Institutit tė Kulturės Popullore, ndėrsa prej kohėsh, nė Kryesinė e Akademisė sė Shkencave, diskutohet mendimi qė ky institucion tė fitojė statusin e njė organizmi tė veēantė, nėn varėsinė direkte tė kėsaj akademie. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Njė ndėr qendrat mė tė zhvilluara ilire qė njihet, ėshtė qyteza ilire e Gajtanit. Ajo shtrihet nė juglindje tė qytetit tė Shkodrės, nė mes fshatrave Guri Zi dhe Rrenc. Kalaja ilire e Gajtanit ishte ndėrtuar nė njė mjedis tė pėrshtatshėm, nė mėnyrė qė mbrojtja tė ishte sa mė e mirė. Sipėrfaqja mbi tė cilėn ka qėnė ngritur banimi formohet nga dy kurrize tė bashkuara nėpėrmjet tyre me njė lugth tė ngushtė e tė pjerrėt, qė zbret nga veriu nė drejtim tė jugpėrėndimit. Kjo pozitė gjeografike, veē tė tjerash, kishte rėndėsi ekonomike shoqėrore, sepse shėrbente si pikė nyje qė lidhte zonat e ulta me zonat malore. Tani nė kėtė qytezė, me pėrjashtim tė disa mureve rrethuese, nuk dallohet asgjė tjetėr. Nga gėrmimet qė janė bėrė, janė zbuluar katėr shtresa kulturore, qė i pėrkasin kėsaj qendre tė banuar nga fundi i periudhės sė bronxit e deri nė periudhėn e vonė antike. Nė kėto shtresa janė gjetur objekte tė ndryshme nė qeramikė, furra pėr pjekje qeramike, sende zbukurimi etj, qė tregojnė pėr zhvillimin ekonomik-shoqėror tė Gajtanit, qė arrin kulmin nė shekullin e III p.e.s. Ky zhvillim shfaqet nė shumė aspekte tė jetės, si nė perfeksionimin e ndėrtimeve dhe prodhimeve tė artizanatit, nė pasurimin e zhvillimin e kulturės etj. Njė dėshmi tjetėr e zhvillimit dhe jetės sė vendbanimit tė kėsaj qyteze janė dhe varret ilire tė zbulura nė Kodrėn e Lamit. Kėtu janė gjetur objekte tė ndryshme zbukurimi, funde enėsh, gjilpėra prej bronxi, objekte argjendi te fragmentuar etj. Nė disa gėrmime qė u bėnė nė thellėsi 1.5 m u gjetėn rrathė tė mbushur me gurė, me tė cilėt ilirėt pėrfytyronin diellin si pėrendi. U zbulua edhe njė varrezė, ku ishin kocka fėmijėsh tė vegjėl. Kjo sepse ilirėt kishin zakon, qė nė vijėn mbrojtėse tu kushtonin pėrendive flijime, qė muret rrethuese te kishin mbrojtjen e tyre. Ndėrprerja e jetės sė kėsaj qyteze u be siē duket nga njė djegie e madhe. Kjo gjė duket nga shtresa e trashe e hirit. Nė kėtė kohė ushtritė romake pushtuan Shkodrėn, e pas saj edhe kėtė vendbanim, duke djegur e shkatėrruar gjithshka. Me gėrmimet, qė janė bėrė nga arkeologėt tane, del se njohja e kėsaj qyteze, nxjerr nė pah karakterin unitar te kultures ilire, gjė qė dėshmon pėr autoktonine e hegjemonisė sė etnosit ilir. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Shkencėtarėt kanė zbuluar fragmente tė kafkės sė fosilizuar tė njė specie njerėzore qė ka jetuar 930 mijė vjet mė parė. Fosili qė u zbuluar nė njė rajon tė Kenias nė Afrikė, hedh njė dritė re mbi prejardhjen e njeriut. Shkencėtarėt shpresojnė se kjo do tė ndihmojė pėr tė sqaruar se cilat specie primitive janė pararadhės tė drejtpėrdrejtė tė njeriut modern. Prej kohėsh, shkencėtarėt kanė argumentuar se njė lloj specie e herėshme njerėzore, e njohur si Homo Erektus, ose njeriu i parė qė filloi tė ecte me dy kėmbė, u largua nga Afrika dhe u vendos nė Azi para se vendin e tij ta zinin specie tė tjera njerėzore. Por fosilet e species sė asaj periudhe janė tė ralla nė Afrikė dhe megjithėse kafka e fosilizuar ėshtė njėjtėsuar si Homo Erektus, vazhdon tė mbetet e paqartė se ēfarė lloj speciesh njerėzore primitive jetonin nė Afrikė 500 mijė deri nė 1 milionė vjet mė parė. Kafka e zbuluar rishtaz ėshtė mė e vogėl sesa ato tė njohura deri tani. Grupi i antropologėve, kryesuar nga shkencėtari amerikan Richard Potts, thotė se pranė vendit tė kafkės u gjetėn edhe vegla primitive pune. Ky zbulim ka rindezur debatin mes shkencėtarėve rreth ēėshtjes nėse gjatė periudhės sė ekzistencės sė Homo Erektusit kanė qėnė tė pranishme edhe specie tė tjera tė ngjashme me njeriun. Gjithashtu vazhdom tė ekzistojė pikėpyetja nėse Homo Erektusi ėshtė paraardhės i drejtpėrėrdrejt i homo sapientit, njeriut tė sotėm, apo ka vetėm lidhje tė largėta me tė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Perhapja E Islamit | Sabahi | Kurani dhe Jeta | 0 | 21-04-2007 17:01 |
| Histori Shkodrane : Krimet komuniste. | AlbShkodra | Historia | 21 | 16-12-2003 19:36 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |