| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Dy kobure misterioze me mbishkrimin "London" Frederik Stamati Nė vitin 1981 i ngacmuan kureshtjen Drejtorit tė Muzeut Kombėtar tė Edinburgut. Tė tilla kobure tė ngjashme nga realizimi shiten nė dyqanet e antikuareve tė Athinės, me ēmime mbi 1000 dollarė copa Ato janė dy dhe ruhen nė fondin etnografik tė Institutit tė Kulturės Popullore. E veēanta e tyre, qė i shquan ndėr dyqind armėt e zjarrit tė koleksionit dy-tre shekullor tė kėtij instituti, e qė tė tėrheq duke nxitur kuriozitetin ėshtė tyta e gjatė dhe e ruajtur mirė, nė kurrizin e sė cilės ėshtė shkruar me gėrma tė mėdha, e tė argjenta fjala London. Pyetja e natyrshme qė lind ėshtė: ku janė prodhuar kėto kobure? Hamendje mė e mundėshme ėshtė Londra. Po le ta shohim nė se ėshtė kėshtu. I pari qė u tėrhoq me kureshtje tė papėrmbajtur ishte Profesori Fenton nga Skocia drejtor i Muzeut Kombėtar tė Edinburgut dhe sekretar i Atllasit Etnografik Europian. Ai i pa nė vitin 1981 dhe duke mos mundur tė fshehė entuziazmin spontan, mori leje dhe i fotografoi menjėherė. Unė pata fatin e mirė pėr ti restauruar disa vjet mė vonė, gjė qė mė bėri ti shqyrtoj me shumė vėmendje. Karakteristika e tyre mė tėrheqėse ėshtė paftja prej argjendi, e zbukuruar me motive floreale, tė ngjashme me ato tė gdhendjeve qė vėmė re nėpėr ikonostase, gjithė pėrdredhje rrethore, si dredhėza, e me shpėrthime tė menjėhershme gjethesh, njė stil barok i pastėr, ku ndėrthuren lule ekzotike nga mė tėrheqėset, gonxhe dhe margarita dhe krijesa tė hijshme tė fantazisė floreale. Janė gjithė finesė, nga mė tė bukurat, aq tė bukura, aq tė fisme nėpėrmjet tė patinės sė zezė tė sulfurit tė argjendit, sa qė tė habisin me kontradiktėn mė tė ashpėr midis bukurisė dhe qėllimit pėr tė vrarė. Funksionojnė! Zbukurime tė shumta, edhe kėto floreale, por qė janė mė tepėr krijesė e fantazisė, e cila stilon lirshėm, zbukurojnė edhe ēarkun e ēeliktė. Nė sustėn kryesore tė ēarkut, qė ngjan si krrabė, ėshtė inēizuar (gėrvishur) njė shpend me kokė tė pėrkulur edhe ky disi i stilizuar, qė pėrfaqėson njė simbol. Kur erdhėn nė laborator ishin tė mbuluara nga ndryshku. Dikur armėt lubrifikoheshin e mirėmbaheshin duke i lyer me palcėn e kockave tė kėmbėve tė lopėve. Kaq dinin. Kjo lloj mirėmbajtjeje nuk kishte arritur ti mbronte. Deri sot ne nuk kemi tė trashėguar asnjė armė tė vjetėr, tė ruajtur nė gjendje tė mirė, nga e cila do tė kuptonim shkallėn e kujdesit pėr tė nė tė kaluarėn e largėt, qė nuk kujtohet mė. Megjithatė, duke u bazuar nė ndonjė shprehje tė tėrthortė tė Bajronit, pėr shembull nė vargun 516 tė kėngės sė dytė tek Ēajlld Harolld kur ai shkruan:Armėt e lara me flori, sa bukur!, mund tė krijojmė njė pėrfytyrim shkėlqimtar. Edhe Rrok Zojsi organizuesi i etnografisė shqiptare mė ka treguar njė histori interesante tė ndodhur midis dy miqve malėsore. Ata e kishin zakon qė kur shkonin pėr vizitė ti dorėzonin armėt tė zotit tė shtėpisė. Ky e kishte pėr detyrė qė ti ruante armėt me kujdes. Ja qė njė herė armėt i kanė varur nė ēardak. Natėn ka fryrė erė dhe ka rėnė shi. Armėt u mbuluan me pika ndryshku. Tė nesėrmen ka plasur sherri dhe ata janė vrarė. Kėto tė dhėna dhe tė tjera si kėto kanė qenė udhėrrėfyesi ynė gjatė restaurimit, ndėrsa traseja e rrugės njė kimi e mirėfilltė. Po kėtyre parimeve restauruese iu nėnshtrua edhe shkrimi London, dikur i nxirė, e tani fare i lexueshėm nė sfondin e zi tė tytės sė ēeliktė. Shkrimi ėshtė realizuar duke e gdhendur tytėn nė njė daltė tė hollė, e pastaj duke rrahur me ēekiē nė tė njė tel tė hollė prej argjendi tė skuqur, qė nė fund limohej. Kjo teknikė quhej tė shkruaje me argjend. Sot ndėr ne kjo teknikė ka humbur. Argjendari i fundit, njė kuksian, qė e njihte dhe e pėrdorte kėtė teknikė, ka vdekur ndonja tridhjetė vjet mė parė. Atėhere thuhej se kjo teknikė vazhdonte tė pėrdorej nė Prizren. Ngacmimi qė mė shkaktonte gjetja e origjinės sė kėtyre kobureve mė shtyu qė tė pėrpiqem pėr tė sqaruar diēka, aq sa ishte e mundur, lidhur me kėtė temė. Nė vitin 1991 pata rastin tė mėsoj rastėsisht nė Budapest se kėto tipe koburesh janė pėrdorur nga viti 1790-1812. Studiuesi Abedin Ēaushi ka botuar nė vitin 1962 nė Etnografia shqiptare nr.1 studimin e shkruar me pasion Dyfekēinjtė dhe armėt nė Elbasan nė shekullin e XIX-tė. Gjatė shkrimit ai e pėrmend edhe kėtė tip kobureje, duke e quajtur karbėreshė. Ishin kobure shumė tė kushtueshme, dhe kjo kuptohet po tė bazohemi nė vlerat e veēanta qė kanė, e mbaheshin vetėm nga pasanikėt, dy copė, qė vendoseshin nė silah (brezlėkure pėr mbajtjen e armėve nė trup), sė bashku me njė harbi, (si tė thuash thupra). Tjetėr, duke pėrmendur dekorin e tyre dhe nė kėtė rast me siguri qė e ka fjalėn pėr paftėn e argjendtė tė punuar shumė bukur, ai u atribon realizimin e pėrkryer argjendarėve tė Beratit. Ky model impresionant ėshtė huazuar mė vonė edhe nga mjeshtra tė vendeve tė tjera. Unė i lejoj vetes tė mos e besoj kėtė. Kam patur rastin tė ēfletoj literaturė hungareze, ku kam mėsuar se tė tilla kobure, tė ngjashme pėr nga realizimi, si dy pika uji, ka edhe nė muzeumet e Budapestit. Vite tė shkuara i kam parė tė shiten nė dyqanet e antikuareve tė Athinės, me ēmime qė tė binin kokės, mbi 1000 dollarė copa. I nisur nga shkrimi LONDON iu drejtova tė njohurve tė mi nė Victoria and Albert Museum nė Londėr. Ata mė rekomanduan Muzeun mbretėror tė armėve, nė kullėn e Londrės, fortesa Nelson. Shpejt erdhi pėrgjigja e kuratorit tė koleksionit tė armėve mbretėrore tė sulmit nga Jokshiri. Zoti Robert Smith e kundėrshton prerazi qė kėto armė tė jenė angleze. Ai mendon qė tė jenė me origjinė nga Europa Lindore. Por ekzistojnė edhe tė tjera mundėsi, p.sh. qė tė jenė prodhuar nė Angli nė njė stol tė huaj, pėr tregun europian, e pastaj tė jenė eksportuar, ose qė tytat tė jenė prodhuar si pjesė ndėrrimi , e tė jenė montuar nė pafta tė argjendėta krejt tė huaja pėr stilin anglez. Ose edhe pse jo, qė tė jenė fallsifikuar pėr tu shitur mė shtrenjtė. Nė fondin etnografik tė Institutit tė Kulturės Popullore ruhen ndonja 30 copė kobure tė tilla, tė njėjta, ose me stil tė pėrafėrt. Nė kėtė grup veē kėtyre me shkrimin London, tė ngjall kureshtjen edhe njė tjetėr, e mrekullueshme e larė me ar, qė shumė veta do tė kenė patur rastin ta shohin dy-tre vjet mė parė nė ekranin e RTSH; ajo ka mbishkrimin e argjendėtė e tė padeshifruar ILCII nė tytė, i realizuar me tė njėjtėn kaligrafi, si edhe nė rastin e shkrimit LONDON. Koburja mė e bukur e kėtij lloji ruhej dikur nė familjen Kodheli nė Shkodėr. Kujtesa familjare intigronte me pėrdorimin e saj edhe nga Mic Sokoli. Disi e dyshimtė kjo, sepse ka njė mospėrputhje llogjike midis kohės kur kėto kobure nuk janė prodhaur mė dhe kohės kur ka luftuar Mic Sokoli. Tani kjo kobure ruhet nė Tiranė nė familjen Stamati. Ndėrsa tė gjitha kėto kobure janė restauruar pas njė pune tė mundimshme dhe ruhen mirė nė fondet e Institutit tė Kulturės Popullore, origjina e tyre vazhdon tė mbetet e papėrcaktuar, duke intriguar me dėshirėn pėr tė patur tė drejtėn e posedimit absolut tė njė realizimi tė rrallė. Nė tė tashmen, shqip tarėt nuk mund ti kundrojnė kėto thesare tė mrekullueshme kulture. Kėtė fat e kemi vetėm ne, qė punojmė me to. Dyert e blinduara, qepenat antiplumb, kamerat vėzhguese tė lidhura me sisteme alarmi dhe policinė, rojet e pėrforcuara i mbrojnė ato pa ndėrprerje. As zogu nuk mund tė hyjė atje ku ruhen kėto thesare. Por si ēdo thesar kulture ato mbeten tė heshtura po nuk u ekspozuan nė muze pėr tė folur me gjuhėn e tyre. Mungesa e njė muzeu etnografik kombėtar, ku do tė ekspozoheshin kėto thesare ėshtė njė mungesė e rėndėsishme nė kulturėn tonė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|