| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Da Vinci i Xhokondes apo Maria Magdalenes? Nėse teza e historianit tė artit, italianit Karlo Pedreti do tė vėrtetohet, atėherė piktura e Maria Magdalenės do ta linte nė hije Xhokondėn, kryeveprėn e Leonardo Da Vinēit. Maria Magdalena shfaqet nė pikturė me gjoksin jashtė. Nė dorė mban njė rrobė tė kuqe ndėrsa tėrheq njė pėlhurė transparente mbi pjesėn e barkut. Piktura Maria Magdalena e ekspozuar sė fundmi nė Ankona, njė pikturė 58x45 ėshtė rikthyer sėrish nė vėmendjen e studiuesve. Sipas Karlo Pedretit, kjo Mari Magdalenė, qė tėrheq njė vello tė tejdukshme pėr tė mbuluar kraharorin e saj tė zhveshur ėshtė pikturuar nga Da Vinēi, katėr vjet para vdekjes sė tij. Deri mė tani ėshtė thėnė se kjo vepėr i pėrket nxėnėsit tė Da Vinēit.Piktura ka mbajtur deri tani firmėn e Xhanpietrinos dhe ka qenė e ekspozuar nė muzetė mė tė mėdhenj tė botės. Jam fort i bindur se duke parė cilėsinė e pikturės, dalloj mė shumė dorėn e mėsuesit se sa tė nxėnėsit, shprehet Karlo Pedreti, drejtori i qendrės Armand Hammer qė merret me studimin e veprės sė Da Vinēit nė universitetin e Los Anxhelosit. Pėr autorėsinė e veprės mė duhen edhe studime tė tjera, dhe kėtė jam gati ta provoj. Kjo tablo paraqet njė punim tė Xhanpietrinos, por cilėsia e kalon talentin e tij, thotė mė pas studiuesi. Karlo Pedreti dėshiron qė kjo pikturė t'i nėnshtrohet njė studimi specifik nė laborator pėr tė parė edhe etapat e ndryshme tė zhvillimit. Nėse do tė arrijmė tė zbulojmė edhe fazat pėrgatitore tė tablosė, kjo do tė ishte shumė e rėndėsishme, pasi Da Vinēi e ka shumė tė veēantė kėtė fazė, kėmbėngul studiuesi. Ai shton se ashtu si Xhokonda dhe Maria Magdalena ėshtė e pikturuar nė gjethe plepi. Piktura e Maria Magdalenės ėshtė zbuluar rreth njė shekull mė parė dhe deri tani ka qenė nė duart e koleksionistėve privatė. Tabloja ka qenė pėr pak kohė e ekspozuar nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1949 dhe sot ėshtė pronė e njė shoqėrie koleksionesh zvicerane. Nėse zbulohet se Maria Magdalena ėshtė vepėr e tij, atėherė tė konfiromohej si nudoja e dytė e piktorit, pas veprės Leda dhe mjelma. Mari Magdalena- shenjtore apo mėkatare e penduar Edhe dy mijė vjet mė pas, Mari Magdalena na tėrheq, na mbush me pasion, na turbullon. Qė nga fillimi i kristianizmit, figura e saj ka qenė nė qendėr tė shumė studimeve. Nė Mesjetė nė shumė kisha ajo ishte shenjtėruar, shumė pelegrinė faleshin mbi reliket e saj. Evangjelistėt thonė se ėshtė njė mėkatare e penduar, njė prostitutė, motra e Martės dhe Llazarit, ajo qė i dha Jezusit njė parfum tė ēmuar. Nė trupin e saj kishin hyrė demonėt, por Jezusi e shpėtoi. Leda dhe mjelma nudoja e parė e da Vincit Nė vitin 1503, Leonardo Da Vinēi do tė pikturojė kryeveprėn e tij, portretin mė tė njohur nė tė gjithė historinė e artit: Xhokondėn. Dhjetė vjet mė pas ai do tė pikturojė, njė nga pikturat mė sensuale tė Rilindjes Leda dhe Mjelma. Personazhi i Ledės i pėrket modelit tė tetė kokave, e pėrshtatshme pėr artin klasik tė marrė edhe nga Leonardi. Trupi i saj ėshtė nė njė pozė tė plogėsht, sensuale, duke theksuar mbėshtetjen nė njė anė (pjesa anash e pėrkulur dhe trupi i mbėshtetur nė njė kėmbė). Leda kėrkon pėrkėdheljen e mjelmės qė e mbėshtjell me krahėt e saj; trungu i saj ėshtė gjysmė i pėrkulur mbi mjelmėn, duke vėnė nė dukje gjoksin, si dhe lėvizjen e shkathėt tė krahut, me dorėn qė pėrkėdhel qafėn e mjelmės. Nė kėtė pikturė kemi tė shprehur njė dėshirė posesiviteti, qė zbulohet edhe gjatė legjendės. Dy tė dashuruarit shtojnė me lėvizjet dhe shprehjet e tyre, duke i dhėnė dhe nota seksuale krijimit. Duke parė fytyrėn e mjelmės, duket si ajo e njė tė rrituri qė po shijon njė skenė erotike. Vetėm fytyra e Ledės, me njė buzėqeshje enigmatike si ajo e Xhokondės, nuk tė lėnė asnjė mbresė. Buzėqeshja e saj tregon njė ftohtėsi pėrpara ngjarjeve qė mund tė ndodhin. Por megjithatė as kėto efekte, as vlerėsimet erotike nuk mund tė zbulohen me njė shikim tė parė. Bukuria mbresėlėnėse e kėsaj tabloje, pėrjashton ēdo lloj sensacioni, pėrveē dėshirės sė thjeshtė pėr tė kundruar njė vepėr estetikisht tė pėrkryer.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| magdalenes, maria, vinci, xhokondes |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |