Cila eshte domethenia e ...?
Video lojerat
Nje video loje (anglisht videogame) eshte nje loje qe rregullat jane te administruara nga nje dispozitive elektronik qe perdore nje menyre (interface) njeri-makineri e bazuar te monitori, displai ose TV, si sistem per output (dalje). Si cdo loje, videoloja riprodhon simbolikisht contesta kultural te caktuara duke i mare nga ai contest dhe duke i aplikuar ne conteste dhe gjendje/situata qe mund te ven nga simulacioni me real te parodia ose komplet transformimi. Pas sukseseve te shumta keto lojera u shnderruan ne nje fenomen kulturore te mases se gjere. Fale zhvillimit te larte te informatikes dhe aparateve te automatizuara eshte arritur edhe ekzistimi ketij lloj te argetimit. E lindur po thuaj se rastesisht, ne vitet 1950-ta, ne dhomat e shkencetareve dhe te universitete amerikane, ky lloj argetimi mori hove duke u nisur nga mesi i viteve 70-ta te shekullit te kaluar.
Tipet e lojerave
Video loja varesish nga programimi, grafika dhe efektet tjera, duke mos lene anash edhe tematiken me te cilen merret mund te kete adhurues, numri i te cileve rritet fale identifikimit personal te tyre me te. Varesisht nga lloji i temes dhe aftesia e trajtimit, paraqitjes grafike dhe perjetimit te saj gjate luajtjes, video loja mund te ngacmoje vemendjen edhe te personave me guste dhe endrra te vecanta. Zhvillimi i informatikes dhe pajisjeve percjellese te automatizuara kane mundesuar qe ne keto lojera te paraqiten skena te imagjinates se pa kufizuar e cila nganjehere e prek edhe realitetin. Keshtu ne keto lojera vijen ne shprehje figura te ngjashme nga jeta dhe ngjashmeria e tyre eshte aq e larte sa qe mendohet se figura eshte reale. Keshtu ndodhe qe ne keto lojera si personi qe luani te jeni drejtues i tankut, te luani figuren e vezhguesit apo njesise vezhguese, figuren e nje ushtari i cili ka detyra dhe aftesi te caktuara nder te cilat edhe "vrasja" e figures armike. Si do qe te jete numri me i madh i ketyre lojerave prodhohet me qellim te argetimit por nder to ka edhe lojera te cilat e ndihmojne zhvillimin e femijeve dhe nuk jane te gjitha lojera "rraka-tace" - vetem sa per te humbur kohen. Keshtu ka lojera te cilat edhe ne shkolla perdoren si pjese plotesuese e mesimit si per shembull loja "Pharo" ku lojtari merr rolin e nje zyrtari te faronit dhe per detyre kryesore ka rritjen e ndikimit te qytetit, provinces dhe ne fund mbrojtjen e Egjiptit. Natyrisht qe edhe ne keto lojera femija bie ne kontakt me luften dhe llojet tjera te dhunes por ato jane pjese e jetes dhe ne keto lojera jane pjese e qeverisjes d.m.th drejtimit te nje qarku ekonomik e shoqerore dhe ndikimi i tyre mund te merret edhe si pozitiv Video lojerat jane te programuara per disa lloje platformash.
Platforma
PC
Play Station One & II
Artikulli kryesor: PlayStation
PlayStation eshte konsol (anglisht console) per lojerat e firmes Sony. Si qellim fillestare ishte parapare si nje CD-Add-On per konsolen Nitendro 16-Bit SNES (Super Nintendo Entertainment System) emri i koduar i te cilit ishte " PlayStationExtended ", per kete shkak edhe deri ne futjen e tij ne treg prezantohet PSone me shkurtesen "PSX". Mirepo mbasi u be e qarte se Nintendo bashkepunonte me firmen holandeze Phillips, (bashkepunim i cili me vone deshtoi), nga qellimi i projektit Add-On u vendos te sillte ne treg si konzole me vete. Kuptohet se projektit Add-One i jane bere ndryshime, si zvogelimi i numrit te opsioneve Link dhe i moduleve. Me zhvillimet te me tejshme teknike u be i mundshem edhe zvogelimi i madhesise se pjeseve ndertues qe solli edhe mundesin e futjes se me shume elementeve perbrenda nje platine. Ne krye me Ken Kutaragi drejtor i sektorit te krijuar per projektin Add-On, PlayStation arriti qe te jete konzola me e mire e viteve `90 (80 milion cope te shitura, ne mbare boten). Me kete arriti qe te shkaterronte ate lloj monopoli qe e kishte krijuar Nintendo (BigN) ne kategorine e konzoleve.
Ekzistojne disa versione, ato jane:
- PlayStation ( Futur ne tregun e Japonise, me 3.12.1994; SHBA dhe Evrope 1995 ) - PSone (Futur ne trege ne vitin 2000, dizajni i ri, teknikisht i ngjajshem me parardhesin ) - PlayStation 2 (PS2)
Playstation, per dallim nga konkurrencat tjera ( si SNES ) te Nintendos, dallohej me grafiken 3D ne 32-bit. Me kete ishte i pa arritshem per konkurrencen. Duhej te kalonte nje kohe e gjate derisa ne treg futej teknologjia 64-bit me Nintendo64 e cila kushtonte shume dhe me kete edhe ishte i pamundshem dalja ne treg me konkurrence kaq te forte. PlayStation dhe PSone kane llogarites me kapacitet prej 33,8MHz dhe memorie prej 3,5MB. PlayStation 2 ka nje integral 128 BIT RTSC me nje taket prej 294,912 Mhz, memorie kryesore 32MB dhe memorie grafike 4MB, njera nga dobesite e PS2. Ne zhvillim e siper ishte edhe versioni PlayStatio 3 (liruar me 2007-te ne tregun Amerikan, Japonez dhe Evropian). Edhe ky version eshte i pershtatshem me lojerat e PS2 dhe PSX, po ashtu ka "wireless" kartele edhe qasje ne rrjet. PS3 ka kapacitet grafike edhe me te mire, dhe me gjase me te miren ne pergjithesi.
PlayStation 3
Artikulli kryesor: PlayStation 3
PlayStation 3 eshte konzola e trete e video lojrave te nxjerre nga firma e njohur Sony. Si vazhdim i konzolave PlayStation 1 dhe 2, PlayStation 3 do te dilte ne treg shume me vone se konzolat e tjera te famshme si X-box 360 dhe Nintendo Wii. Ajo do te prezantohej per here te pare me 16 maj 2005 ne nje mbledhje te E3, por konzola e mirfillte do te shfaqej shume me vone. Sony e ka liruar Playstation 3 ne Ameriken Veriore me daten 17 nentor 2006 dhe ne Japoni me daten 12 nentor 2006 dhe ne Evrope me 23 Mars. Konzola e re do te kishte ndryshime te thella nga paraardheset e saj si permisime te dukeshme ne grafike dhe perdorimi i lazerit blu ose Blu ray si edhe sherbim me i avancuar online. Me nje kosto te larte, konzola PlayStation 3 pati kritika pozitive dhe negative ne shtete te ndryshme. Ajo qe dihet sakte eshte qe kjo konzole eshte momentalisht e vetmja qe perdor teknologjine BluRay.
Gjithashtu, PlayStation 3 ka nje hardwere te fuqishem dhe eshte i pershtatshem me CD te formatit DVD. Mbase per fuqine e larte te ketij hardweri konzola do te kishte nje cmim te larte ne treg.
Qe pa dalur mire ne treg, Sony do te paraqiste nje liste te pasur lojrash ku nder keto perfshiheshin lojra si Final Fantasy XIII, Motorstorm, Killzone 2, Fall of Men e te tjere. Nderkohe qe versioni i PlayStation 3 i liruar ne Ameriken Veriore dhe Japoni mund te emuloje (pra te luaje) lojrat e konzolave paraardhese, versioni i leshuar ne Evrope nuk e ka nje veti te tille. Megjithate, te gjithe bleresit e kesaj konzole, mund te blejne dhe te luajne lojrat e konzolave te vjetra per rreth 15 deri ne 30 dollare, direkt nga interneti.
X-Box
X-Box ishte sistemi i pare video lojrash nga vet Microsoft, duke investuar shume ne X-box, xbox ishte sistemi me i fuqishem nga te tret(PS2,NGC,XBOX), por jo me i suksesshmi. Tani Microsoft ka nxjer ne treg Xbox360, version II i xbox, me kapacitet dhe procesor me te mire.
Nintendo
Artikulli kryesor: Nintendo
Nintendo eshte nje kompani Japoneze themeluar me 6 Nentor 1889, Nintendo hyri ne skenen e video-lojrave nga vitet 80'te kur me konzolen 8 biteshe NES (Nintendo Entertainment System) ose Sistemi Argetimi Nintendo. Mbas suksesit te NES, nintendo nxori ne treg SNES, ose SuperNES, i cili ishte sistem me i fuqishem me kapacitet me te madh. Me 1996 Nintendo krijoi Nintendo 64, i cili ishte Sistemi nintendo i pare me aftesi per te gjeneruar fusha 3d, me ane te miliona poligoneve. Mbas N64, me 2001, Nintendo prodhoi Gamecube, dhe me vone ne 2004, prodhoi Nintendo DS, sistem handheld (e mbajtur ne dore), i cili kishte aftesi 3d, po ashtu edhe sound recognition, dhe touchscreen. Sistemi me i ri i nintendos eshte Nintendo Wii, dhe ka dalur ne vitin 2007.
Sega
Artikulli kryesor: Sega
Sega ishte nje nga kompanite me te sukseshme, vetem deri sa e lane biznesin hardverik te video lojrave, dhe jane punues te lojrave tani. Sistemet nga SEGA jane: Sega Master System, Sega Genisis, SegaCD, dhe sistemi i tyre i fundit, mjaft i fuqishem Sega Dreamcast
Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.
مواقع النشر (المفضلة)