Aleksandria, aty ku germimet nuk kane fund Aleksandri i Madh i Maqedonisė erdhi nė Egjipt nė vitin 331 para Krishtit pasi pushtoi Greqinė dhe zgjodhi njė fshat tė vogėl peshkatarėsh nė brigjet e Mesdheut pėr tė themeluar kryeqytetin e tij, Alekandrinė. Aleksandria kishte nė fillimet e tij si qytet njė librari tė madhe me mė shumė se 500 000 volume, duke u bėrė qendra e shkencės filozofisė dhe mendimit intelektual dhe diturisė. Muzeu Greco-Romak pėrmban relike qė datojnė nė shekullin e 3-tė njė skulpturė tė magjishme tė Apis-it, demi i shenjtė qė adhurohej nga egjiptianėt si dhe njė sėrė mumjesh, sarkofagėsh, si dhe historiku i Farit tė Aleksandrisė njė nga shtatė mrekullitė e botės.
Tė tjera vende me interes janė amfiteatri romak i rizbuluar nė 1964, Shtyllat e Pompejt, monumenti gjigant prej graniti, 25 m i lartė, Katakombet e Kom ash-Shuqqafa, varrezat mė tė mėdha romake nė Egjipt, ku gjenden mė shumė se 300 kufoma. Ekpertėt shpresojnė tė zbulojnė Pallatin e Kleopatrės nė Aleksandrinė e fundosur nė det. Kolonat e tij u gjendėn nė vitin 1998, dhe sė fundi arkeologėt nxorrėn njė statujė tė bukur tė Isisit nga thellėsitė. Pak pas mbėrritjes kėtu, kur sapo ke zbritur nė qendėr dhe ke pėsuar njė zhgėnjim pėr pamjen e qytetit, nėse del nga plazhi atėherė e kupton tė vėrtetėn. Syri tė kap aq shumė shtėpi, ngado shtėpi tė mėdha qė zbresin deri nė det. Atėherė e kupton se ky qytet i vogėl ka aq njerėz sa ēmund tė mbajė njė vend si Norvegjia.
Por edhe kjo nuk e ndryshon impresionin, Aleksandria nuk ėshtė asgjė krahasuar me Kajron, oazet, shkretėtira dhe vendet historike mbi Nil. Ka shumė gjėra pėr tė parė, vende historike muzeume por pritjet tuaja nuk duhet tė jenė shumė tė mėdha. Ajo ēka e bėri Aleksandrinė qytetin mė tė rėndėsishėm nė Mesdhe pėr shekuj me radhė, tani ėshtė thjesht histori dhe sot Aleksandria ka mė shumė arkitekturė Europiane sesa shumė nga vendet e kėtij kontinenti. Njė tjetėr destinacion interesant nė bregdetin mesdhetar ėshtė Port Said, njė qytet me tė vėrtetė i ri pėr standardet egjiptiane.
Qyteti u themelua nė vitin 1859 nga Said Pasha pikėrisht kur filluan gėrmimet pėr Kanalin e Suezit. Nė ndryshim nga tė tjera qytete mesdhetare tė Egjiptit, Port Said nuk ėshtė i preferuar nga turistėt vendas qė janė nė kėrkim tė rėrės dhe diellit dhe ėshtė njė destinacion i pazakontė pėr standardet egjiptiane me arkitekturėn koloniale tė viteve 1900 dhe muzeumet e mira dhe kopshtet.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |