Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Si te behesh grua muslimane e sukseshme

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 21:05
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Si te behesh grua muslimane e sukseshme

SI TĖ BĖHESH GRUA E SUKSESSHME?

Shkruar nga I panjohur (Pėrktheu: Osman D. Gashi)


1. Pėrdorni bukurinė dhe ngacmimin tuaj qė tė fitoni zemrėn e burrit tuaj. Tė gjitha gratė kanė bukurinė e tyre trupore qė Allahu subhanehu ve teala i ka bekuar me tė. Pra pėrdorni kėtė dhunti qė ju ka dhuruar Allahu subhanehu ve teala pėr tė fituar zemrėn e burrit tuaj.

2. Kur burri juaj vjen nė shtėpi, pėrshėndeteni atė me njė pėrshėndetje tė mahnitshme. Imagjinoni burrin tuaj qė vjen nė shtėpi dhe e gjen shtėpinė tė pastėr dhe tė ajrosur dhe tė gjen me njė veshje tėrheqėse, me drekė tė pėrgatitur me kujdes, fėmijė tė pastėr dhe buzėqeshje tė ėmbėl, dhomėn e gjumit tė pastėr – kjo do ta bėnte qė ai tė dojė ty? Imagjinoni po ta bėni tė kundėrtėn se ēfarė mund tė ndodh.

3. Rishikoni karakteristikat e hyrive tė Xhenetit dhe mundohuni t’i imitoni ato. Kur’ani dhe Sunneti i pėrshkruajnė gratė e Xhenetit me karakteristika tė caktuara. Siē janė mėndafshi qė veshin, sytė e tyre tė mėdhenj dhe tė errtė, kėngėt pėr burrat e tyre, etj. Provoni, tė vishni mėndafsh pėr burrin tuaj dhe vendosni Kohl nė sytė tuaj pėr t’i rritur dhe kėndoni burrat tuaj.

4. Gjithnjė vendosni stoli ari dhe mbani tė vendosura nė shtėpi. Prej viteve tė hershme, vajzat e vogla e kanė stolisur vetveten e tyre me vathė dhe qafore (mbėrthyese) dhe kanė veshur fustane tė bukura – siē pėrshkruhen nė Kur’an. Edhe si grua, vazhdo t’i mbash stolitė qė ke dhe tė veshėsh fustane tė bukura pėr burrin e tuaj.

5. Bėj shaka dhe luaj lojėra me burrin tėnd. Sekreti i mashkullit: Ata kėrkojnė gra qė janė gazmore dhe qė kanė ndjenjė pėr humor. Kur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut subhanehu ve teala qofshin mbi tė!) i tha Xhabirit martoje ndonjėrėn e cila do tė tė bėjė pėr tė qeshur dhe qė ti e bėn atė pėr tė qeshur.

6. Falėnderoje burrin tėnd vazhdimisht pėr gjėrat e mira qė ai i bėn. Pastaj falėnderoje pėrsėri. Kjo ėshtė njėra nga metodat mė tė rėndėsishme, kurse nėse ėshtė e kundėrta dije qė kėto janė karakteristika tė grave tė xhehenemit.

7. Njė fjalosje ėshtė njė zjarr nė shtėpi. Shuaje atė me njė “Mė fal” edhe nėse nuk ėshtė faji yt. Nėse ti e kthen njė fjalė me njė fjalė tjetėr, ti po i hedh atij zjarri edhe mė tepėr dru. Shiko se sa me butėsi mund tė pėrfundojė njė fjalosje, kur ju sinqerisht i thoni burrit tuaj, “Shiko, mė vjen keq, mė fal i dashur. Tė bėhemi shokė.”

8. Gjithnjė mundohu ta kėnaqėsh burrin tėnd, ai ėshtė ēelėsi yt pėr nė Xhenet. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut subhanehu ve teala qofshin mbi tė!) na ka mėsuar neve qė ndonjė grua e cila vdes nė njė gjendje me tė cilėn burri i saj ėshtė i kėnaqur do tė hyjė nė Xhenet. Pra, kėnaqe atė.

9. Dėgjo dhe bindu! Bindja ndaj burrit ėshtė Farz! Burri juaj ėshtė udhėheqės i shtėpisė. Jepja atij kėtė tė drejtė dhe respekt.

10. Bėj dua tek Allahu subhanehu ve teala qė ta bėjė martesėn dhe lidhjen tuaj tė suksesshme. Tė gjitha punėt e mira janė prej Allahut subhanehu ve teala. Kurrė mos harroni tė kėrkoni prej Allahut subhanehu ve teala pėr tė bekuar dhe pasur sukses martesa juaj e cila fillon nė kėtė botė (Dynja) dhe vazhdon – me mėshirėn e Allahut subhanehu ve teala – nė Xhenet.
Allahu subhanehu ve teala e di mė sė miri!
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Drejtuar femrave muslimane timetraveler Kurani dhe Jeta 5 11-05-2008 22:48
Klea Faniko - Nje grua si shefe leopardi Psikologjia 0 18-08-2007 14:40
Mbulesa tek femrat muslimane Sabahi Kurani dhe Jeta 0 16-05-2007 15:20
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:23.




Parajsa Shqiptare