| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rruga e lumturise - NAMAZI Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Eshte namazi ai qe mundeson njeriun te jete me afer All-llahut". Namazi eshte sherues i shpirterave te trazuar. Namazi eshte qetesues i te semureve. Ushqimi i shpiriti, sherimi i zemres eshte namazi. "Namazi eshte gezimi i zemres sime, bebeza e syrit tim", aludon kete deshire. Linku i meposhtem eshte nje video ku flitet per namazin, detyrimin paresor per nje musliman. Ju keshilloj ta shihni, pasi eshte nje punim mjaft i bukur.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. Modifikuar per here te fundit nga Muslimani : 21-11-2006 ne 20:01. | ||||
|
#2
| ||||
| ||||
| paramendo po mos kishe nje sy dhe shkoje te mjeku me vullnetin e zotit mjeku e sheronte...a do ta falenderoshe mjekun sigurisht qe po...po zoti qe tka fal syt veshet kembet trupin natyren qiellin kafshet te gjitha i ka be qe ti shfrytzohe njeriu a se meriton ai ti behet ibadet ti perkulesh zotit..ta falenderojsh..sigurisht qe po dhe ne te njejten koh edhe ti kerkojsh ajo qe te mungon qe eshte e mir sigurisht...se vetem ai mundet ti realizoe kerkesat ai qe te krijoj dhe te ai eshte kthimi.......namazi eshte shtylla e besimit...ju falenderoj.... |
|
#3
| ||||
| ||||
| Ejani nė shpėtim! Falenderojm All-llahun Fuqiplotė pėr tė gjitha tė mirat qė na ka dhėnė. E falenderojmė qė na ka bėrė pasues sė fesė sė vetme tė pranuar tek Ai dhe tė pejgamberit tė tij tė fundit Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Prej dhuntive mė tė mėdhaja tė All-llahut, subhanehu ve teala, ėshtė se ai na ka obliguar me namaz, me anė tė sė cilit na i fal mėkatet, na largon nga veprat e liga, na i shton shpėrblimet dhe na ngritė gradat nė xhennet. Ebu Bekr Ibėn Abdullah el Muzani ka thėnė: "Kush ėshtė si ti, o bir i Ademit? Kurdo qė dėshiron, e pėrdor ujin pėr tė marė abdes, shkon te vendi pėr adhurim, fillon namazin pa pėrkthyes nė mes teje dhe Zotit tėnd!" (El Bidaje ven-Nihaje 9/256). Vlera jashtėzakonisht e madhe e namazit Padyshim se namazi ka vlerė shumė tė madhe, ai ėshtė shenjė e besimtarėve, rrugė e pejgamberėve dhe besimtarėt nė ditėn e gjykimit do tė dallohen nga ajo se pjesėt ku kanė marrė abdes do tu ndriēojnė. All-llahu, subhanehu ve teala, nė shumė ajete na urdhėron nė mėnyrė tė prerė qė ta falim namazin. Ai, subhanehu ve teala, thotė: "Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata qė falen." [Bekare: 43]. "Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin)." [Bekare: 45]. "Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e ēfarėdo tė mirė qė e pėrgatitni pėr veten tuaj, atė e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu pėrcjell ēdo veprim tuajin." [Bekare: 110]. "Vazhdoni rregullisht namazet, e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues." [Bekare: 238] "Robėrve tė Mi, tė cilėt besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atė qė i furnizuam ata, tė japin fshehtas e haptas, para se tė vijė njė ditė qė nė te nuk ka as kompensim as miqėsi". [Ibrahim: 31]. "Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet." [Nur: 37] "Ti lexo atė qė po tė shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e All-llahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ē'punoni ju." [Ankebut: 45]. Nuk ka arsyetim pėr lėnien e namazit pėrveēse nėse ēmendesh ose nėse tė ka zėnė gjumi (themi nėse tė ka zėnė gjumi, e jo nėse ke ra me flet) dhe tė ka kaluar njė namaz, nė kėtė rast posa tė ngritesh prej gjumi duhet ta falish namazin qė tė ka kaluar. Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) tė sėmurit duhet thėnė: "Pastrohu si dhe sa tė mundesh. Ulu qysh tė mundesh, por mos e lėsho namazin. Pastrohu me ujė, e nėse nuk ke ujė merr tejemmum, me dhč tė pastėr. Falu nė kėmbė, nėse kėshtu nuk mundesh, falu ulur, nėse nuk mundesh as kėshtu, falu i mbėshtetur nė anėn e djathtė apo i shtrirė nė shpinė, e nėse as kėshtu nuk mundesh, atėherė lėvize kokėn ose vetėm sytė, nė kuptim tė fjalėve tė All-llahut: "Andaj, sa te keni mundėsi ruajuni prej dėnimit tė All-llahut!" [Tegabun 16]. Poashtu edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė shumė hadithe tė tija na ka treguar vlerėn e madhe qė e ka namazi dhe dobitė e shumta qė i fiton ai qė e fal namazin. Nga Ibėn Umeri, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Islami ėshtė ngritur mbi pesė (shtylla): dėshminė se nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhėnien e zekatit, vizitėn Ka'bes dhe agjėrimin e Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi) Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes'ud, radijAll-llahu anhu, se ka thėnė: "E kam pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Cila punė ėshtė mė e dashur tek All-llahu i Madhėruar?" Tha: "Namazi nė kohėn e vet". I thashė: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirėsia ndaj prindėrve". I thashė: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta) nė rrugė tė All-llahut". (Buhariu dhe Muslimi) Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Ēka mendoni, sikur tė ishte njė lumė para derės sė njėrit prej jush, nė tė cilin do tė lahej pėr ēdo ditė nga pesė herė, a do tė mbetej nė tė ndytėsi?" Tė pranishmit thanė: "Nuk do tė mbetej kurrfarė ndytėsie". Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atėherė tha: "Ky ėshtė shembulli i pesė kohėve tė namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mėkatet". (Buhariu) Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mėsuar qė ti urdhėrojmė fėmijėt tanė qė ta falin namazin. Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet, radijAll-llahu anhu, se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Urdhėroni fėmijėt tuaj pėr (tė falė) namaz kur t'i kenė shtatė vjet, kurse detyroni me forcė kur t'i bėjnė dhjetė vjet ". (Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi). Andaj ēdo prind duhet sė pari ta fal namazin vet rregullisht, e pastaj ti mėson edhe fėmijėt e vet qė ta falin namazin dhe ta ndėgjojnė Krijuesin e tyre, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt " [Tahrim: 6]. Muadh Ibėn Xhebeli e kėshilloi djalin e tij: "Djali im! Fale namazin sikur tė jetė i fundit dhe paramendo se nuk do tė mund tė falesh edhe njėherė. Dije se besimtari vdes nė mes dy veprave tė mira, njėrėn tė cilėn e ka bėrė dhe atė qė ka pasur pėr qėllim ta bėnė mė vonė." (Sifetus-Safveh 1/496). Kėrcėnimi ndaj atij qė e lenė namazin Vėlla i dashur musliman, pasi qė e kuptove vlerėn dhe rėndėsinė e madhe qė ka namazi pėr ne si musliman, atėherė dije se All-llahu, subhanehu ve teala, poashtu ėshtė kėrcėnuar me dėnim tė ashpėr pėr atė qė e lenė namazin. Ibėn Umeri, radijAll-llahu anhuma, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Mua mė ėshtė urdhėruar qė t'i luftoj njerėzit, derisa tė dėshmojnė se nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij, dhe derisa tė falin namazin dhe tė japin zekatin. E kur e bėjnė kėtė, atėherė e kanė tė mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinė e tyre, pos nėse i kanė hyrė nė hak Islamit, e llogaria e tyre ėshtė te All-llahu". (Buhariu, Muslimi) All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se synimi i shejtanit ėshtė qė ta largon njeriun nga namazi. Ai thotė: "Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi " [Maide: 91]. All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se hipokritėt (munafikėt) e falin namazin me pritesė, veni re: "e falin namazin", pra, cilėsi e munafikėve ėshtė se e falin namazin me pėrtaci, e a thua ēka mund tė themi pėr atė qė e lenė namazin tėrėsisht, e as nuk i kujtohet tė falet? All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se nė ditėn e gjykimit banorėt e xhennetit do ti pyesin banorėt e xhehnemit se pse kanė hyrė nė xhehnem, e ata do tė pėrgjigjėn: "Ne nuk e falnim namazin..". Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Kush rregullisht e kryen namazin do ti jetė dritė, shpėtim dhe dėshmi nė ditėn e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atė, nuk do tė ketė dritė, shpėtim e as dėshmi dhe nė ditėn e Gjykimit do tė jetė me shoqėrinė e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit." [Imam Ahmedi]. Ibėn Kajjimi, rahimehull-llah, duke e komentuar kėtė hadith thotė: "Atė qė nga falja e largon dėshira pėr pushtet, do tė jetė i ringjallur pranė Faraonit; ai qė e ka lėnė namazin nga dėshira pėr pasuri do tė ringjallet pranė Karunit; atė qė kryelartėsia dhe pozita e kanė penguar nga falja do tė ringjallet nė shoqėri tė Hamanit, ndėrsa nėse ėshtė nė pyetje tregtia, atėherė do tė ringjallet pranė Ubej b. Halefit." Poashtu All-llahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tėrhjekin vėrejtjen se lėnia e namazit ėshtė vepėr e kufrit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "(pėrqėndrohuni nė atė fé) Tė kthyer sinqerish tek Ai, kini frikė prej Atij dhe faleni namazin e mos u bėni nga idhujtarėt." [Rum: 31]. Xhabiri, radijAll-llahu anhu, thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Nė mes njeriut, shirkut dhe kufrit ėshtė lėnia e namazit". (Muslimi) Burejde, radijAll-llahu anhu, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Zotimi i cili na ndan neve dhe ata ėshtė namazi, andaj ai qė e lė atė ka bėrė kufr". (Tirmidhiu thotė: hadith hasen). Shekik Ibn Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinėve dhe ishte i njohur pėr devotshmėri, thotė: "Shokėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e konsideronin lėnien e asnjė pune pėr kufr, pėrveē lėnies sė namazit." [sahih, transmeton Tirmidhiu]. Njėri nga selefėt ka thėnė: "O bir i Ademit! Ti ke nevojė pėr pjesėn tėnde nė kėtė botė, mirpo ti ke nevojė edhe mė shumė pėr pjesėn tėnde nė ahiret. Nėse kujdesesh pėr pjesėn tėnde nė kėtė jetė, atėherė ti do ta humbėsh pjesėn tėnde nė botėn tjetėr dhe sė shpejti do ta humbėsh pjesėn tėnde nė kėtė jetė gjithashtu. Nėse kujdesesh pėr pjesėn tėnde nė ahiret, ti gjithashtu do ta fitosh pjesėn tėnde nė kėtė jetė me lehtėsi." (Fedailudh-Dhikr f.19). Vėlla i dashur! A nuk janė tė mjaftueshme kėto fakte qė i paraqitėm qė tė vendosėsh njė herė e pėrgjithmonė se nuk do tė lėsh asnjė namaz pa falur, a nuk ėshtė kjo e mjaftueshme qė tė pendohesh te All-llahu pėr gabimet qė i ke bėrė dhe tė kthehesh me tė gjitha forcat kah Ai? Nxito dhe pendohu para se tė jetė vonė, kthehu te Zoti yt me pendim tė sinqertė... Omer Islami, |
|
#4
| ||||
| ||||
| Mjerė pėr lėnėsin e namazit, nė ditėn e gjykimit! All-llahu, subhanehu ve teala, nė librin e tij fisnik thotė: O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe. Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjiri dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr. [Haxh: 1-2]. Kjo pra ėshtė dita e gjykimit, dita e dhėnies sė llogarisė, dita kur krijesat do tė dalin para Zotit tė tyre dhe do tė paraqiten veprat e tyre. Nė kėtė ditė besimtarėt e devotshėm do tė kenė dritė dhe do tė jenė nėn hije, do tė freskohen dhe do tė gėzohen, kurse mėkatarėt do tė jenė tė trishtuar, do ti kafshojnė duart e veta nga mjerimi, do tė jenė tė zhytur nė djersėt e veta, do tė shpresojnė tė kthehen nė kėtė dunja pėr ta pėrmirėsuar gabimin, mirėpo do tė jetė vonė. Ata e dinin se All-llahu ka zbritur libėr dhe ka dėrguar Pejgamber, mirėpo nuk i kushtonin rėndėsi aspak kėtij fakti, bile ia kthenin shpinėn fjalėve tė Zotit, e as qė u interesuan pėr to. Tėrė jetėn e kaluan nė mirėsi tė panumėrta qė u dha All-llahu, mirėpo All-llahun nuk e falenderuan, e injoruan dhe e haruan, kėshillat e Tija nuk i dėgjuan, robėrit e Tij tė devotshėm i luftuan dhe nga rruga e drejtė u munduan ti ndalin. Kėta janė kriminelėt e vėrtetė, andaj nė kėtė ditė pėr ta nuk ka kthim dhe nuk ka arsyetim. Zoti ėshtė i hidhėruar me ta, nuk i shikon ata, e as qė i pastron nga mėkatet. Pėr ta ka dėnim tė rreptė. Prej atyre qė do tė pendohen nė kėtė ditė dhe do tė mjerohen janė ata qė e lanė namazin nė kėtė botė dhe nuk e falėn, janė ata qė nuk ranė nė sexhde pėr All-llahun e Madhėrishėm, janė ata qė kur thirrte namazi e kalonin kohėn nė gjėra tė kota dhe i jepnin mė shumė rėndėsi kėsaj bote sesa Zotit tė tyre. Janė ata qė edhe pse e thithnin ajrin qė All-llahu e krijoi, e pinin ujin qė All-llahu prej sė larti e lėshoi dhe i hanin ushqimet qė All-llahu i krijoi, ata kėto tė mira tė All-llahut i kthyen me mėkate, ia kthyen shpinėn Zotit dhe nuk e falėn namazin, bile u vinte rėndė tė ngrihen nė namazin e sabahut. Ata urdhėrat e Zotit nuk i dėgjuan, nga ndalesat e Tij nuk u larguan, librin e Tij nuk e lexuan dhe Pejgamberin e Tij nuk e pasuan. All-llahu i Madhėrishėm kėtyre u thotė: A nuk e dinė tė tillėt se kanė pėr t'u ringjallur? Nė njė ditė tė madhe, Nė ditėn kur njerėzit ngrihen (prej varrezave) pėr tė dalė para Zotit tė botėve. [Mutaffifin: 4-6]. Ta shohim pra se si do tė jetė gjendja e atyre qė e lanė namazin, ta shohim ēka do tė pėrjetojnė ata nė ditėn e gjykimit, ta shohim se ēka na ka treguar All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pėr kėtė gjė: 1- All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė mohuan tė mirat e Zotit. Dhe kur atyre u thuhej: Pėrkuluni!, (bini nė ruku sh.r.) ata nuk pėrkuleshin. Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė pėrgėnjeshtruan. [Murselat: 47-49]. Pra mjerim do tė jetė atė ditė pėr pėrgėnjeshtruesit, pėr ata qė ia kthyen shpinėn Zotit tė tyre, pėr ata qė nuk e falėnderuan All-llahun pėr tė mirat e tyre, pėr ata qė e tradhėtuan besėn qė ia dhanė All-llahut dhe Pejgamberit, pėr ata qė u bėn miq tė shejtanit, edhepse ai ishte armik i tyre i hapėt, pėr ata qė e pasuan epshin e tyre dhe iu dukėn tė rėnda udhėzimet e All-llahut, edhepse ato ishin nė dobi tė tyre. Pra, mjer pėr ata, sepse kur u thuhej atyre pėrkuluni, bėni ruku, faleni namazin dhe keni frikė nga Zoti, mos ia ktheni shpinėn atij, faleni namazin, ata nuk u pėrgjigjėn, po u kthyen nė anėn tjetėr. 2- Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Pėr tė parėn gjė qė do tė pyetet robi do tė jetė namazi. Nėse ai ėshtė nė rregull, tė gjitha punėt e tij tė tjera do tė jenė nė rregull, e nėse nuk ėshtė nė rregull, atėherė tė gjitha punėt e tij nuk do tė jenė nė rregull Pėr tė parėn gjė qė do tė pyetet robi i All-llahut ėshtė namazi. Nėse namazin e ka kryer si duhet, me pėrkushtim dhe sinqeritet, tė gjitha punėt tjera do tė jenė nė rregullė, sepse namazi i falur si duhet tė largon nga veprat e kėqija dhe tė shėmtuara, siē thotė All-llahu, subhanehu ve teala: ...fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat.... Pra, namazi i falur si duhet, tė largon nga veprat e kėqija dhe tė afron drejt veprave tė mira. Njeriu i tillė do ti ketė punėt tjera nė rregullė, sepse nė librin e tij do tė jenė tė shkruara veprat e mira dhe ai do tė jetė prej banorėve tė xhennetit. Ndėrsa, ai qė nuk e ka namazin nė rregullė, ai i cili nuk ėshtė falur, apo ėshtė falur njė herė nė vjet, apo njė herė nė javė dhe nuk i ka kushtuar rėndėsi namazit, nuk e ka falur rregullisht, punėt e kėtij personi nuk do tė jenė nė rregull. 3- Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Kush rregullisht e kryen namazin do ti jetė dritė, shpėtim dhe dėshmi nė ditėn e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atė, nuk do tė ketė dritė, shpėtim e as dėshmi dhe nė ditėn e Gjykimit do tė jetė me shoqėrinė e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit. [Imam Ahmedi]. Pra, kush rregullisht e fal namazin, namazi i tij do tė jetė dritė nė ditėn e gjykimit, dritė tė cilėn e ka pėrmend All-llahu, subhanehu ve teala, kur ka thėnė: O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t'i largojė prej jush tė kėqijat, t'ju shpie nė xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin, e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send. [Tahrim: 8]. Pėrveē kėsaj, namazi do tė jetė shpėtim pėr tė, shpėtim nga zjarri i xhehennemit, shpėtim nga dėnimi i dhembshėm, si dhe do tė jetė dėshmi pėr besimin e tij, do tė jetė dėshmi pėr sinqeritetin e tij, do tė jetė dėshmi pėr pėrkushtimin e tij. Po ata qė nuk e falėn namazin? Ata do tė jenė nė terr, nuk do tė kenė dėshmi pėr ta, ata nuk do ti njohė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse ai i njeh besimtarėt nga pjesėt e trupit, tė cilat i kanė larė gjatė marrjes sė abdesit. Kėta njerėz do tė ringjallėn me njerėzit mė tė poshtėr, mė tė kėqij, siē ėshtė Faraoni dhe tė tjerėt. Ibėn Kajjimi, rahimehull-llah, duke e komentuar kėtė hadith thotė: Atė qė nga falja e largon dėshira pėr pushtet, do tė jetė i ringjallur pranė Faraonit; ai qė e ka lėnė namazin nga dėshira pėr pasuri do tė ringjallet pranė Karunit; atė qė kryelartėsia dhe pozita e kanė penguar nga falja do tė ringjallet nė shoqėri tė Hamanit, ndėrsa nėse ėshtė nė pyetje tregtia, atėherė do tė ringjallet pranė Ubej b. Halefit. 4- All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: (Pėrkujto) Ditėn kur ashpėrsohet ēėshtja deri nė kulm (nė kijamet), e ata do tė ftohen pėr tė bėrė sexhde, po nuk munden. Shikimet e tyre janė tė pėrulura dhe ata i kaplon poshtėrimi, kur dihet se ata kanė qenė tė ftuar tė bėjnė sexhde sa ishin tė shėndoshė (tė gjallė nė dunja). [Kalem: 42-43]. Pra, nė Ditėn e gjykimit njerėzit do tė tubohen nė Mahsher, dhe do ti urdhėrojė All-llahu qė tė bėjnė sexhde. Besimtarėt e devotshėm do tė bėjnė sexhde pėr All-llahun e Madhėrishėm, tė gėzuar dhe tė lumtur, sepse kjo ėshtė nderė pėr ta, kjo ėshtė krenari pėr ta. Kurse, ata qė nuk kanė bėrė sexhde nė kėtė botė, do tu shtanget kurrizi dhe nuk do tė mund ti bėjnė sexhde All-llahut, do ti kaplojė nėnēmimi dhe frika, do tė poshtėrsohen dhe do tė trishtohen. Ata nuk do ta kenė atė nderė qė ti bėjnė sexhde Krijuesit tė tyre, sepse nuk bėnin sexhde kur ishin nė kėtė botė, po e kthenin shpinėn dhe largoheshin nga udhėzimi i Zotit. Adhurimi i All-llahut ėshtė nderė dhe krenari, e kėta nuk e fitojnė kėtė nderė, sepse ishin tė larguar nga Zoti i tyre. Prandaj ata nuk do ta shijojnė kėnaqėsinė e adhurimit ndaj All-llahut, nuk do ta shijojnė kėnaqėsinė e sexhdes pėr All-llahun, e as qė do ta shohėn All-llahun, subhanehu ve teala. E lusim All-llahun qė tė na mundėsoj tė pendohemi dhe tė kthehemi nė rrugėn e Zotit, ta falim namazin dhe tė jemi prej atyre qė do ti bėjnė sexhde Atij nė Ditėn e Gjykimit. 5- All-llahu, subhanehu ve teala, duke e pėrshkruar ditėn e gjykimit thotė: Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet. Pėrveē atyre tė djathtėve. Qė janė nė xhennete e i bėjnė pyetje njėri-tjetrit, Pėrkitazi me kriminelėt (e u thonė): Ēka u solli juve nė Sekar? Ata thonė: Nuk kemi qenė prej atyre qė faleshin (qė bėnin namaz); Nuk kemi qenė qė ushqyenim tė varfėrit; Dhe kemi qenė qė pėrziheshim me tė tjerėt nė punė tė kota. Dhe kemi qenė qė nuk e besonim ditėn e gjykimit. Derisa na erdhi e vėrteta (vdekja)! [Muddeththir: 38-47]. Pra pasi tė kenė hyrė banorėt e xhennetit nė xhennet dhe pasi tė kenė hyrė banorėt e xhehennemit nė xhehennem, banorėt e xhennetit do ti pyesin banorėt e xhehennemit: Pse keni hyrė nė Xhehennem? Ata do tė pėrgjigjėn Sepse nuk e falnim namazin. Pra, mosfalja e namazit ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore pėr tė hyrė nė xhehennem, All-llahu na ruajt prej tij. Omer Islami,
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Selam Alejkum Ve Rahmatullah Ve Bereketuhu.ju Rujt All-llahu Inshallah Ju Mundeson Xhennetin.te Gjithe Ju Besimtareve Kudo Qe Ndodheni.dhe Ju Qe Nuk E Falni Namazin.keni Mjaft Shpjegim Per Ta Kuptuar Se Sa I Dobishem E Sa I Rendesishem Eshte.e Them Kete Nga Eksperienca Ime Jetesore.jam Vetem 18 Vjeqe Dhe Ndodhem Ne Kurbet Shum Larg Nga Shkodra Vendlindja Ime Familja Ime Dhe Njerzit E Mi Te Perzemert Ketu Me Mbeshtetjen E All-llahut Te Madheruar E Kam Mbledhur Mendjen Dhe Kam Ecur Perpara.veq I Madhi Zot Eshte Ai Me Te Cilin Flas .hapem Duke E Fal Namazin E Duke Ia Shpreh Shqetesimet E Mia Se Veq Ai Eshte Ai Qe Te Lehteson Dhimbjet E Te Udhezon.kini Besim E Faleni Namazin Kerkoni Te Mesoni Te Dini Mbi Fene E Ligjet E All-llahut Se Jeta Duke E Cur Ne Rrugen E Tij Eshte Shum E Bukur E Kurr Skeni Per Te Vuajtur.un Jam Shum Elumtur Qe E Fal Namazin.dhe Ndjehem E Lehtesuar Jasht Mase.ai Me I Madhi .meshirploti Me Gjindet Prane Kudo..selam Alejkum Ve Rahmetull-llah Ve Bereketuhu. "te Kerkuarit Falje Dhe Pendimi"ebu Hujrejra Radiall-llahu Anhu Thote."e Kam Degjuar Te Derguarin E All-llahut Duke Thene:"pasha Allahun,un Kerkoj Falje Prej Allahut Dhe Pendohem Tek Ai 100 Her Ne Dite"dhe Ka Thene " O Ju Njerez Pendohuni Tek All-llahu Njeqind Here Ne Dite Dhe Ka Thene Pejgamberi" Kush Thote.estagfirullahel-adhim El-ledhi La Ilahe Il-la Huve,el-hajjul-kajjumu Ve Etubu Ilejhi.(kerkoj Faljen E All-llahut Te Madherishem,perveq Te Cilit Nuk Ka Te Adhuruar Tjeter ,qe Eshte I Gjalle Pergjithmon Dhe Mbikqyres I Perhershem Dhe Tek Ai Pendohem),all-llahu Do Tia Fale Atij Edhe Nqs Ka Ikur Nga Beteja".dhe Ka Thene I Derguari I All-llahut 22allahu I Afrohet Me Shume Robit Te Vet Ne Pjesen E Fundit Te Nates .nqs Ke Mundesi Te Jesh Prej Atyre Qe E Permendin All-llahun Ne Ate Moment,behu!"dhe Ka Thene 2robi Eshte Me Afer Zotit Kur Ai Eshte Ne Segjde,prandaj Shpeshtoni Lutjet)!"dhe Ka Thene Me Te Vertete Zemren Time E Kaplon Gafreti(pakujdesija ),a Daj Kerkoj Falje 100 Here Ne Dite ME EMRIN E ALL-LLAHUT MESHIREPLOTIT,MESHIREBERESIT PO E SHKRUAJ KETE IASHALLA E PERFUNDOJ DHE NE DOBI TE NJEREZVE INSHALLAH PER TU UDHEZUAR NE RRUGE TE VERTETE PER TE SHPETUAR E PER TU LARGUAR NGA KENAQESITE E KSAJ JETE TE PERKOHESHME."Ebu Hujrejra Radiall-llahu Anhu Thote."e Kam Degjuar Te Derguarin E All-llahut Duke Thene:"pasha Allahun,un Kerkoj Falje Prej Allahut Dhe Pendohem Tek Ai 100 Her Ne Dite"dhe Ka Thene " O Ju Njerez Pendohuni Tek All-llahu Njeqind Here Ne Dite Dhe Ka Thene Pejgamberi" Kush Thote.estagfirullahel-adhim El-ledhi La Ilahe Il-la Huve,el-hajjul-kajjumu Ve Etubu Ilejhi.(kerkoj Faljen E All-llahut Te Madherishem,perveq Te Cilit Nuk Ka Te Adhuruar Tjeter ,qe Eshte I Gjalle Pergjithmon Dhe Mbikqyres I Perhershem Dhe Tek Ai Pendohem),all-llahu Do Tia Fale Atij Edhe Nqs Ka Ikur Nga Beteja".dhe Ka Thene I Derguari I All-llahut 22allahu I Afrohet Me Shume Robit Te Vet Ne Pjesen E Fundit Te Nates .nqs Ke Mundesi Te Jesh Prej Atyre Qe E Permendin All-llahun Ne Ate Moment,behu!"dhe Ka Thene 2robi Eshte Me Afer Zotit Kur Ai Eshte Ne Segjde,prandaj Shpeshtoni Lutjet)!"dhe Ka Thene Me Te Vertete Zemren Time E Kaplon Gafreti(pakujdesija ),a Daj Kerkoj Falje 100 Here Ne Dite |
|
#6
| ||||
| ||||
| Falja e sabahut tregon sa e dona All-llahun Gėzimi i atij djali ishte i pamasė kur njė ndėrmarrje e njohur e pranoi atė tė punoi pėr ta. Ai fluturonte mbi hėnė dhe ai ishte kandidati i vetėm i pranuar. Ai nėnshkroi kontratė qė pėrmban nė vete se ai duhet tė pranojė respektimin e orarit tė ndėrmarrjes, dėrgimin e raporteve javore rreth aktiviteteve tė tij, dhe pranimin se do tė ndėshkohej nėse shkelte rregullat... Mė vonė, djaloshi takoi menaxherin e tij dhe i tha, “Prej nesėr e tutje, unė nuk do tė vijė nė kohė, dhe gjithashtu nuk do t’i dėrgoi raportet javore nė kohė nė vend qė tė vonohen vetėm pak. Gjithashtu unė nuk do tė tė lejojė qė tė mė dėnosh mua, dhe nuk ke tė drejtė qė tė mė pėrjashtosh nga puna.” Nė qoftė se imagjinojmė njė situatė tė tillė, ne do qeshnim me sjelljen e atij djaloshi. Askush nuk do ta shoh ndryshe pos si njė person tė ēmendur. Si mund dikush tė marrė tė drejtė, duke marrė parasysh se ai nuk i plotėson obligimet e tij?! Ndaj, pse shumica prej nesh bėjnė vepra tė tilla madje edhe mė tė kėqija? (Sikur qė ne bėjmė mėkate mė tė mėdha kundėr Ligjit tė All-llahut tė Madhėruar). Si mund qė njeriu shpirtėrisht i shėndoshė ti lejoi vehtes tė gėzoj mirėsitė e All-llahut: siē janė ushqimet, pijet, veshjet dhe kėnaqėsitė jetėsore; ndėrsa nuk i kryen obligimet me tė cilat Ai e ngarkon, siē ėshtė p.sh. Namazi?! Dhe madje edhe nėse falet, ai atė nuk e kryen nė kohė tė vete ose e kryen shpejt e shpejt sikur gjeli (me shpejtėsi dhe pa kujdes). Ai gjithashtu nuk pėrputhet me tė falurit e vet e as qė e kupton atė qė thotė. Duke u bazuar nė njė anketim tė bėrė nga web-faqja Islamway.com qė pėrfshiu mbi 4000 persona, rezultatet janė si vijon: - 14% prej tyre asnjėherė nuk e kryen namazin nė kohė; - 16% prej tyre rallė herė e falin nė kohė; - 33% shpesh e falin nė kohė; - 35% preh tyre gjithmonė e falin nė kohė. Subhanall-llah! Ne nuk flasim rreth jurisprudencės rreth tė cilės dijetarėt nuk qenė nė ujdi ose rreth njė suneti tė cilin kush dėshiron e kryen e kush dėshiron jo. Ne flasim rreth ABC-sė sė Islamit. Ne flasim rreth faljes tė cilėn All-llahu e bėri obligim pėr tė gjithė muslimanėt – cilat do qofshin kushtet e tyre. Atėherė kur All-llahu i Madhėruar i urdhėron muslimanėt tė falin, Ai ua tėrheq vėrejtjen rreth vonesės sė tij, duke thėnė: " Mjer pėr ata qė falen, - tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm. (El Maun 107: 4-5) Komentatorėt thonė se kuptimi i kėtij verseti ėshtė vonimi i faljes pas kohės sė caktuar. Ata gjithashtu thonė: “Vejl (Mjer)” ėshtė njė luginė qartė e zezė nė Xhehennem. A nuk i besojmė Fjalėt e Allahut? Shumica e muslimanėve e neglizhojnė kohėn e sabahut sikur tė mos ishte aty. Prandaj ata e falin atė shumė mė vonė. Nė vazhdim, disa prej tyre e falin mu para namazit tė drekės. Disa nuk do ta falin kurrė ose do ta falin mė pastaj. Ndaj pse gjithė ky dembelllėk yni, a e meriton All-llahu i Gjithėfuqishėm kėtė? A nuk proklamojmė ne se e dona mė shumė se gjithēka tjetėr? Kur dikush prej neve e dashuron dikend me dashuri tė sinqertė, ai dėshiron ta takojė atė. Ai do tė mendojė shumė pėr tė. Kur tė ketė takim me tė, ai nuk mund tė flejė deri sa ta takojė atė qė e do. Ndaj, tė tillė janė ato faltorė tė cilėt nuk e falin namazin e sabahut nė tė vėrtetė pėr dashuri ndaj All-llahut. A i respektojnė nė tė vėrtetė ata urdhėrat e Tiij? A dėshirojnė ta takojnė Atė? Tė paramendojmė se njė multimilioner i ofron njėrit nga punėtorėt e tij pėr ēdo ditė nga 1000$, vetėm me njė kusht, qė punėtori pėr ēdo ditė doemos ta thirrė punėdhėnėsin e tij nė mėngjez qė ta zgjojė dhe tė ik. Kjo gjė e thjesht, punėtorit nuk do t’i kushtojė mė tepėr se disa minuta nė ditė. Kjo ofertė e shkėlqyeshme dhe shpirtėgjėrė do tė zgjatė derisa punėtori tė vazhdojė rregullisht ta zgjojė punėdhėnėsin e tij. Pėrndryshe, oferta e tij do tė ndėrpritej menjėherė, dhe nga punėtori do tė kėrkohet qė t’i kthejė tė gjitha tė hollat qė i ka pranuar, nė qoftė se neglizhon vetėm njė herė ta zgjojė punėdhėnėsin pa arsye. Ndaj, nėse ti, vėllau im musliman, do tė ishe ai punėtor, a do ta neglizhoje ta thirrje shtėpinė e punėdhėnėsit? A nuk do tė kujdeseshe tė fitoje pėr ēdo ditė nga njė mijė dollarė? Me siguri qė jo – dhe nėse ndodh qė njė mėngjez tė dėshtosh – mundohu qė tė arsyetohesh se nė tė vėrtetė nuk qenė nė gjendje ta zgjosh? Pėr All-llahun ėshtė shembulli mė i lartė, ndaj ēfarė me ty vėllau im i dashur drejt Zotit, All-llahut tė Gjithėfuqishėm? Ai ėshtė i Njė i Vetėm, qė tė jep ty mėnyrėn e jetesės dhe qė tė dhuroi ty me ēdo gjė, kėto mirėsi janė krejtėsisht shumė mė tepėr se njė milionė dollarė nė ditė. Ėshtė Ai i Gjithėfuqishėm i Cili thotė: “Dhe Ai ju dha gjithatė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėr pėrbuzės.” [Ibrahim: 14 : 34] A nuk meriton ky Zot i Gjithėmėshirshėm, Dhuruesi mė i madh, qė tė zgjohesh pėr Tė ēdo mėngjez rreth orės 5 (gjatė verės kurse gjatė dimrit edhe mė vonė) dhe ti falėnderosh Atij vetėm pesė deri nė dhjetė minuta pėr dhuntitė e mėdha tė Tij? Gjykimi ndaj atyre qė neglizhojnė faljen e sabahut nė kohė: All-llahu i Madhėruar thotė: “Kur tė kryeni namazin (e frikės) pėrmendeni All-llahun, kur jeni nė kėmbė, ulur, tė mbėshtetur. E kur tė qetėsoheni (nga lufta), atėherė faleni namazin nė mėnyrė tė rregullt, pse namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt.” [En Nisa, 4: 103] Islami ėshtė njė rrugė e logjikshme jetese... Ėshtė sikur njė marrėveshje nė mes Zotit tė Madhėruar dhe robit tė Tij tė pėrulur. Duke u bazuar nė kėtė marrėveshje, robi kryen detyrime tė caktuara para All-llahut. Me respekt ndaj kėtyre obligimeve, All-llahu do t’i dhuroj robit tė drejtat dhe privilegjitė. Ėshtė e pandjeshme qė ju tė pajtoheni me kontratėn, dhe, menjėherė pastaj, ju tė bėni ēfarė tė doni dhe tė neglizhoni ēfarė nuk ju pėlqen. All-llahu i Madhėruar nė Kur’an thotė: “O ju qė besuat, hyni nė islamin e tėrėsishėm (Pėrqafoni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik i juaji i hapėt.” [El-bakare, 2 : 208] Komentuesit e Kur’anit thonė: Kjo nėnkupton tė pranosh Islamin me tė gjithė legjislaturėn dhe rregullat. All-llahu u hidhėrua me Benu Israilėt kur ata kryen atė qė donin nga Feja e Tij dhe neglizhuan tė tjerat. Mu pėr kėtė, Ai iu drejtua atyre duke u thėnė: “Pastaj qe, ju jeni ata qė mbytni njėri-tjetrin, i dėboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkėpunuar kundėr tyre si ėshtė mėkatė e padrejtė, e nėse ata bien te ju nė robėri, ju jepni konpensim pėr (t’i liruar) ata, e dėbimi i tyre nga vendi ėshtė i ndaluar pėr ju. A e besoni njė pjesė tė librit, e tjetrėn e mohoni? Ē’mund tė jetė ndėshkimi ndaj atij qė punon ashtu prej jush, pos poshtėrim nė jetėn e kėsaj bote, e nė ditėn e gjykimit ata hidhen nė dėnimin mė tė ashpėr. All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.” [El-Bekare: 2 : 85] Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftė mbi tė, ata qė nuk e kryejnė namazin e Sabahut dhe jacisė me xhemat i konsideron munafikė. Ndaj ēfarė mendoni pėr ata tė cilėt nuk e falin fare, as me xhemat e as tė vetmuar nė shtėpi? ● Pejgamberi (paqja e All-llahut qoftė mbi tė): “Nuk ka falje (namaz) mė tė rėndė pėr hipokritėt (dyftyrshėt) se sa namazi i sabahut dhe i jacisė. Dhe sikur ta dinin ata ēfarė ka nė to (ēfarė shpėrblimi, thevabi), ata do tė kujdeseshin pėr tė ashtu qė do tė vinin madje duke u zvarritur.” (Transmeton Buhari) ● All-llahu i Madhėruar pėrmend se heq dorė nga ata qė neglizhojnė obligimin e namazit. Pėrveē kėsaj, Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftė mbi tė, thotė: “Mos e leni kryerjen e namazit qėllimisht ngase kushdo qė vepron ashtu, nga ai do tė heq dorė All-llahu dhe Pejgamberi i Tij.” (Transmeton Imam Ahmedi) Ashtu dėshiron, vėllau dhe motra ime muslimane, qė mė tė afėrmit tė heqin dorė nga ty? Ndaj si e neglizhon namazin dhe ashtu shkakton qė All-llahu tė heq dorė nda ty? Mirė... ēfarė duhet tė bėjė unė? ● Ēdokush prej neve duhet ta rregulljo alarmin e orės qė tė ngrihet ta falė namazin e sabahut. ● Ne duhet qė namazit t’ia japim statusin e tij nė jetėt tona, dhe ne duhet ti disiplinojmė punėt tona nė koordinim me kohėt e rregullta tė namazit. (pėr fat tė keq, ne thjesht veprojmė tė kundėrtėn). ● Ne duhet tė flejmė mė herėt dhe tė zgjohemi pėr sabahun dhe mandej tė shkojmė nė punė. Manjėherė pas sabahut, All-llahu ndanė rizkun e njerėzve. ● Ēdokush prej neve duhet tė kėrkojė shoqėri e cila do ta zgjojė atė pėr faljen e sabahut. Pėrveē kėsaj, ata duhet ta ndihmojnė njėri-tjetrin nė kryerjen e veprave tė mira. ● Ne duhet gjithnjė tė bėjmė duanė e natės (para fjetjes, nė tė cilėn kėrkojmė nga Allahu qė tė na ndihmojė nė namazin tonė. ● Tė ndjehemi fajtorė nė qoftė se na ik dhe njė namaz i vetėm. Madje, ne duhet tė premtojmė qė kurrė nuk do tė pėrsėritet njė mėkat i tillė. Le tė na bėjė All-llahu prej atyre qė nė tė vėrtetė e duan Atė. Le tė na jep sinqeritet nė fjalė dhe nė vepra. (Amin) Pėrfundimisht, ēfarėdo qė nė kėtė artikull ėshtė e drejtė, ėshtė vetėm se dhuratė nga All-llahu. Dhe ēdo gabim apo mangėsi ėshtė prej meje apo shejtanit. Solli nė shqip: Ebu Jasin
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Faliminderit shum... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Tirane, autobusi del nga rruga. Nuk ka te plagosur | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 16-03-2008 03:22 |
| Kamez, Del nga rruga makina, vdes 22-vjecari | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 23-11-2007 15:50 |
| Rruga Reshen-Kalimash, nevojiten fonde shtese | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 06-10-2007 20:41 |
| Di Carlo: Nė mungesė tė marrėveshjes, plani Ahtisaari mbetet rruga mė e mirė* | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 06-10-2007 01:11 |
| Bode "shet" Bashėn: Rruga kushton shumė | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 16-09-2007 17:00 |