| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| HYRJE Jezusi (Isai) (as paqja qoftė mbi tė), sikurse edhe gjithė profetėt tjerė, ėshtė rob i zgjedhur i Allahut, tė cilin Allahu e caktoi pėr ti thirrur njerėzit nė rrugėn e vėrtetė. Mirėpo, ekzistojnė disa veti tė Isait (as) qė e veēojnė atė prej profetėve tė tjerė, duke qenė ngritja (lartėsimi) e tij tek Allahu dhe ardhja e sėrishme e tij nė tokė ajo mė e rėndėsishmja prej tyre. Pėrkundėr asaj qė shumica e njerėzve besojnė, Isai (as) nuk u gozhdua nė kryq (nuk u kryqėzua) dhe nuk u mbyt dhe as qė vdiq pėr ndonjė arsye tjetėr. Kurani na tregon se ata nuk e mbytėn dhe as nuk e gozhduan atė nė kryq dhe se Allahu e ngriti atė pranė Tij. Nė asnjėrėn prej vargjeve nuk ekziston ndonjė e dhėnė reale pėr mbytjen e tij ose qė ai ishte mbytur, pėrveē vargut (ayah) qė mohon tė ketė ndodhur kjo. Veē kėsaj, Kurani na njofton me disa ngjarje nga jeta e Isait (as) tė cilat ende nuk kanė ndodhur. Pra, ardhja e tij e dytė nė tokė ėshtė njė parakusht qė kėto ngjarje tė ndodhin. Nuk ka dyshim se shpalljet Kuranore me siguri do tė ndodhin. Megjithatė, pėrkundėr kėsaj, shumė njerėz supozojnė se Isai (as) ka vdekur me mija vite mė parė dhe se prandaj nuk ka gjasa qė ai do tė kthehet. Ky ėshtė njė mendim i gabuar qė rrjedh nga mosdija pėr Kuranin dhe Sunnetin. Njė shqyrtim i kujdesshėm i Kuranit do tna mundėsoj njė kuptim tė saktė tė vargjeve pėr Isain (as). Profeti jonė (saas paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė) gjithashtu na ka thėnė se Isai (as) do tė kthehet nė tokė dhe rrėfeu se nė atė kohė, e cila quhet fundi i kohės, mund tė ketė njė periudhė nė tė cilėn nė tokė do tė arrihet njė paqe, drejtėsi dhe mirėqenie e pashembullt. Fundi i kohėrave i referohet periudhės kohore tė afėrt me fundin e botės. Sipas Islamit, nė kėtė kohė do tė ndodhin sprovat e tmerrshme tė Dexhallit (Anti-Krishtit), shumė tėrmete dhe shfaqja e Jexhuxhėve dhe Maxhuxhėve, pas tė cilave mėsimet Kuranore do tė mbizotėrojnė dhe njerėzit pėrgjithėsisht do tė mbėshteten nė vlerat qė ai prezenton. Dėshmia se Isai (as) nuk vdiq, se ai u ngrit nė praninė e Allahut dhe se do tė kthehet prap do tė hulumtohet nė kėtė libėr nė dritėn e vargjeve Kuranore. Mirėpo, para se tia fillojmė, do tė jetė e dobishme tia pėrkujtojmė vetes disa tė dhėna themelore qė janė tė lidhura drejtpėrdrejt me kėtė temė. FEJA E PRANUESHME TE ALLAHU ĖSHTĖ ISLAMI Gjatė historisė, Allahu ka dėrguar tė dėrguarit e Tij te shumė popuj. Tė dėrguarit e Allahut thirrėn njerėzimin nė rrugėn e vėrtetė dhe iu komunikuan atyre mėsimet e Tij. Megjithatė sot, ekziston njė besim i pėrhapur gjithandej se ajo qė i ishte shpallur njerėzimit pėrmes tė dėrguarve tė ndryshėm ishin fe tė ndryshme. Ky ėshtė njė mendim i gabuar. Fetė qė Allahu iu shpalli popujve tė veēantė nė periudha tė ndryshme ishin tė njėjta. Pėr shembull, Isai (as) shfuqizoi disa prej ndalesave tė bartura nga feja paraprirėse. Mirėpo, nė parim nuk ekzistojnė dallime tė mėdha nė mes tė feve tė shpallura nga Allahu. Ajo qė iu ėshtė shpallur profetėve tė mėparshėm, Musait (Mojsiut) (as), Isait (as) dhe Profetit tė fundit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, nė thelb janė tė njėjta: Vargjet qė flasin pėr kėtė janė dhėnė nė vazhdim: Thuaj: Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj qė na u zbrit neve, edhe asaj qė i ėshtė zbritur Ibrahimit (Abrahamit), Ismailit (Ishmael), dhe Isakut, dhe Jakubit (Jakobit) dhe pasardhėsve. Edhe asaj qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait, edhe asaj qė i ėshtė zbritur tė gjithė tė Dėrguarve nga Zoti i tyre. Ne nuk bėjmė kurrfarė dallimi nė mes tyre dhe ne vetėm Atij i jemi dorėzuar. E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai nė botėn tjetėr do tė jetė prej tė humburve. (Sura Ali Imran: 84-85) Siē rrėfehet nė vargjet e mėsipėrme, rruga e drejtė qė iu shpall njeriut ėshtė Islami. Ajo qė ne kuptojmė nga Kurani ėshtė se tė gjithė tė dėrguarit thirrėn popujt e tyre nė njė rrugė tė vetme. Nė njė varg tjetėr Allahu urdhėron: Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe (dinė, besim). (Sura el-Maide: 3) Allahu dėrgoi tė dėrguarit e Tij pėr tė pėrcjellur kėtė fe, fenė me tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur, te popujt e tyre dhe kėshtu tė paralajmėroj njerėzimin. Secili person, tė cilit i ėshtė pėrcjellur porosia e Allahut dhe i cili pra thirret nė kėtė fe ėshtė pėrgjegjės qė ti bashkangjitet asaj. Mirėpo, disa shoqėri kanė pranuar porosinė gjersa tė tjerat e kanė mohuar atė. Nė disa shoqėri, nė anėn tjetėr, rruga e drejtė u shtrembėrua nė besime tė ēoroditura pas vdekjes sė tė dėrguarit tė tyre. Kjo rrėfehet nė Kuran si nė vazhdim: Feja e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami. E atyre qė u ėshtė dhėnė Libri, pasi mėsuan pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia nė mes vete u kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijė se Allahu shpejt do ti japė llogarinė. (Sura Ali Imran: 19) Njėra prej shoqėrive qė devijoi pasi jetoi nė rrugėn e drejtė pėr njė kohė ishin Bijtė e Izraelit. Siē na bėn me dije Kurani, Allahu iu dėrgoi shumė tė dėrguar Bijėve tė Izraelit dhe i informoi ata pėr rrugėn e drejtė. Prapseprap, ata ēdo herė ngrinin krye kundėr njė profeti, ose pas vdekjes sė njė profeti, shndėrronin rrugėn e drejtė nė njė grumbull besimesh tė ēoroditura. Veē kėsaj, nga Kurani ne dijmė se madje kur Musai (as) ishte ende gjallė, Bijtė e Izraelit e adhuruan viēin e artė gjatė mungesės sė tij tė shkurt (Shiko Suren Ta Ha: 83-94). Pas vdekjes sė Musait (as), Allahu dėrgoi shumė tė dėrguar tė tjerė tek tė Bijtė e Izraelit pėr ti paralajmėruar ata dhe i dėrguari i fundit prej kėtyre profetėve ishte Isai (as). Gjatė jetės sė tij, Isai (as) e thirri popullin e tij qė tė jetoj sipas fesė (besimit/dinit) tė shpallur nga Allahu dhe i pėrkujtoi ata qė tė jenė robėr tė vėrtetė tė Allahut. Ai i udhėzoi ata nė urdhėrat e Inxhilit shpallja qė iu dhurua atij, pjesė tė shkėputura tė sė cilės mund tė kenė mbijetuar nė disa pjesė tė Ungjillit. Ai libėr vėrtetonte urdhėrat e Tevratit shpallja e dhėnė Musait (as), njė pjesė e sė cilės mbetet nė Tevrat dhe nė Dhjatėn e Vjetėr qė deri atėherė ishte shtrembėruar (korruptuar). Duke kritikuar mėsimet e gabuara tė rabinėve qė ishin pėrgjegjės pėr degjenerimin e fesė (dinit/besimit) sė vėrtetė, Isai (as) shfuqizoi rregullat qė u zbuluan nga vet rabinėt dhe pėrmes tė cilave ata nxjerrėn pėrfitime personale. Ai thirri tė Bijtė e Izraelit nė njėsinė e Allahut, nė tė vėrtetėn dhe sjelljen e virtytshme (tė moralshme). Vargjet lidhur me kėtė nė Kuran janė dhėnė nė vazhdim: Dhe (kam ardhur) qė tju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, tju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve. Kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra keni frikė Allahun dhe mė dėgjoni mua. (Sura Ali Imran: 50) Mirėpo, pasiqė Isai (as) u largua nga toka, disa prej pasuesve tė tij tė mėvonshėm filluan tė shtrembėrojnė shpalljen. Nėn ndikimin e disa ideve pagane qė erdhėn prej Grekėve, ata e krijuan besimin nė trini (i Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtė). Nė emėr tė Krishtėrimit, ata iu bashkangjitėn njė feje krejtėsisht tjetėr. Sot, njė e katėrta e popullatės botėrore e zbatojnė (praktikojnė) njė Krishtėrim qė besohet botėrisht tė jetė i bazuar nė mėsimet e Isait (as). Mirėpo, faktet dėshmojnė tė kundėrtėn. Shumė vite pas zhdukjes (largimit) sė Isait (as), popuj tė panjohur shkruan librat tė cilat ne sot i njohim si Dhjata e Re dhe i shkruan ato nė Greqisht ndonėse gjuha e Isait (as) dhe e dishepujve tė tij ishte gjuha Aramike, njė gjuhė e afėrt me gjuhėn Arabe. Nė kohėrat qė pasuan, historianėt i hartuan kėto shkrime. Rrjedhimisht, Krishtėrimi sot ka humbur shumėēka nga mėsimet origjinale tė Isait (as). Pas Isait (as), Allahu dėrgoi njė tė dėrguar tjetėr nga njė fis tjetėr nė mėnyrė qė pėrmes tij Ai tė mund tia shpallte fenė burimore (origjinale) botės dhe Ai e pajisi atė me njė libėr fisnik. Ky i dėrguar ėshtė Profeti Muhammed (saas) dhe libri ėshtė Kurani, e vetmja shpallje e pandryshuar. Kurani i drejtohet tė gjithė njerėzve nė botė. Tė gjithė njerėzit e tė gjitha moshave do tė mbahen pėrgjegjės pėr kėtė libėr, nėse i janė eksponuar porosisė sė Islamit. Ata do tė gjykohen sipas Kuranit nė Ditėn e Gjykimit. Nė ditėt tona posaēėrisht, tė gjitha kombet e botės janė bashkuar nė njė mėnyrė dhe gati se janė shndėrruar nė njė fis tė vetėm, duke iu falėnderuar tė arriturave teknologjike. Njė akademik e quajti botėn e sotme fshati global. Prandaj, ka pak njerėz nė botė sot qė janė tė pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e Kuranit dhe qė prandaj janė tė painformuar pėr Islamin. Pėrkundėr kėsaj, njė pjesė e njerėzve besojnė nė Kuran. Megjithatė, nga mesi i atyre qė kanė besim (iman) tė tillė, shumica nuk jetojnė sipas parimeve tė shpallura nė Kuran. Ne presim qė Isai (as) do tė kthehet nė tokė dhe do ti thėrret njerėzit nė rrugėn e drejtė. Allahu na jap lajmin e mirė pėr kėtė nė Kuran. Siē do tė bėhet fjalė nė kapitujt nė vazhdim tė kėtij libri Isai (as) u ngrit nė praninė e Allahut dhe ende nuk ka vdekur njė vdekje fizike. Pas njė kohe, ai do tė kthehet dhe do tė bėj qė Islami tė mbizotėrojė nė botė. Ashtu si dinė mė sė miri, edhe bota e Krishterė edhe bota Muslimane janė duke u bėrė gati pėr tė takuar kėtė vizitor tė bekuar dhe pėr tmos i pėrsėritur fyerjet qė i janė bėrė atij nė histori. NJERĖZIT NĖ HALL LUTEN PĖR SHPĖTIMTAR Ēkeni qė nuk luftoni pėr Zotin dhe pėr (ti shpėtuar) tė paaftit : nga burrat, nga gratė e nga fėmijėt, tė cilėt luten: Zoti ynė, nxirrna nga ky fshat (Meka), banorėt e tė cilit janė mizorė. Jepna nga ana Jote shpėtim e ndihmė! (Sura en-Nisa:75) Duke lexuar Kuranin ne ndeshemi me njė fakt tė caktuar: para ardhjes sė njė tė dėrguari nė njė shoqėri, shpesh korrupcioni shoqėror dhe moral mbizotėron atje. Me tė ardhur tė njė tė dėrguari tek njė shoqėri, ata qė e pasojnė atė arrijnė njė jetė tė lumtur, tė qetė dhe tė begatshme madje edhe gjatė luftės sė tyre tė ndershme pėr kėnaqėsinė e Allahut. Megjithatė, pas kėsaj periudhe tė bekuar, njerėzit qė gėzuan tė mirat e kėsaj periudhe devijuan nga vlerat e tyre shpirtėrore, ngritėn krye dhe nė fund gati sa nuk u kthyen nė mosbesim. Nė disa raste, ata adhuruan zotėra tjerė pėrveē Allahut dhe kėshtu i bėnė padrejtėsi vetvetes dhe nė njėfarė mėnyre pėrgatitėn fundin e tyre me duart e tyre. Nė Kuran (Sura Merjem), Allahu rrėfen pėr besnikėrinė, sinqeritetin dhe frikėn qė tė dėrguarit ndjenė ndaj Allahut dhe pastaj na njofton pėr mėnyrėn se si gjeneratat qė erdhėn pas tyre humbėn plotėsisht besimin e tyre. Ata devijuan pėr shkak tė tekeve dhe dėshirave tė tyre dhe privuan veten prej tė gjitha vlerave tė tyre. Vargjet pėr kėta njerėz janė dhėnė nė vazhdim: Kėta (tė pėrmendur) ishin qė Allahu i gradoi nga pejgamberėt pasardhės tė Ademit, prej pasardhėsve tė atyre qė i patėm bartur (nė anije) bashkė me Nuhun, prej pasardhėsve tė Ibrahimit dhe tė Jakubit (Israilėt), dhe prej atyre qė i udhėzuam dhe i bėmė tė zgjedhur. Kur u lexoheshin atyre ajetet (shenjat) e tė Gjithėmėshirshmit, binin nė sexhde dhe qanin. E pas tyre (tė mirėve) erdhėn pasardhės tė kėqij, qė e lanė namazin e u dhanė pas kėnaqėsive (trupore), e mė vonė do tė hidhen nė ēdo tė keqe (ose nė Gaja). (Merjem: 58-59) Ata njerėz qė nuk pėrfillėn pėrgjegjėsitė e tyre hyjnore vuajtėn zemėrimin e Allahut tė shprehur me fatkeqėsi tė ndryshme. Allahu tėrhoqi pėrkrahjen e Tij prej kėtyre njerėzve. Sipas vargut E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė (Sura Ta Ha: 124), ata vuajtėn prej shumė tė kėqijave si skamja dhe problemet shoqėrore dhe ekonomike qė buronin nga degjenerimi i tyre moral dhe paqėndrueshmėria politike. Nėn sistemet mbizotėruese tė mosbesimit (sistemet e kufrit), kėta njerėz qė u treguan pėrbuzės ndaj shpalljes hyjnore iu nėnshtruan trysnive dhe padrejtėsive tė ndryshme. Periudha e Faraonit (Firaunit) ėshtė njė shembull tipik i rrėfyer nė Kuran. I ngazėllyer me begatinė e tij, Faraoni ēoi njė jetė tė shfrenuar dhe populli i tij vuante nėn tiraninė e tij. Kjo gjendje na shfaqet nė njė strofė kėshtu: Me tė vėrtetė, faraoni ka ngritur kryet lart nė tokė, e popullin e saj e ka ndarė nė grupe dhe njė grup prej tyre e shtyp, ashtu qė djemtė e tyre ua mbytė, e gratė e tyre ua lė tė jetojnė. Vėrtet, ai ishte prej mė shkatėrrimtarėve. (Sura Kasas: 4) Nė rrethana tė tilla nė tė cilat njerėzit provojnė probleme shoqėrore dhe ekonomike nėn tiraninė e udhėheqėsve tė padrejtė, nevoja pėr njė shpėtimtar ndjehet thellėsisht. Ky ėshtė personi i cili largon pikėpamjet e padobishme tė sistemit tė shkaktuar nga mosbesimi (kufri) i sunduesit dhe popullit tė tij dhe sjellė paqen, drejtėsinė dhe sigurinė qė shkojnė sė bashku me bindjen ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Pas Profetit Musa (as), Bijtė e Izraelit gjithashtu u ballafaquan me vėshtirėsi tė njėjta nėn sundimin e tiranėve. Ata u dėbuan nga shtėpitė dhe tokat e tyre dhe vuajtėn shumė. Duke kuptuar se as idhujt qė ata adhuronin, as pasuria e tyre dhe as paraardhėsit e tyre nuk do ti shpėtonin nga rrethana tė tilla tė padėshirueshme, ata kėrkuan njė mbret nga Allahu; njė shpėtimtar qė do ti shpėtonte nga ky sistem i vrazhdė. Allahu iu pėrgjigj thirrjes sė kėtyre njerėzve dhe iu dėrgoi atyre Talutin (Saulin nė Bibėl). Allahu shpalli nė Suren Bekare si vijon: A nuk ke marrė vesh pėr parinė e bijėve tė Israilit pas Musait? Kur i patėn thėnė njė tė dėrguarit tė tyre (Shemunit): Cakto pėr neve njė sundues e tė luftojmė nė rrugėn e Allahut! Ai (pejgamberi) tha: A mund tė ndodhė qė nėse lufta ju bėhet obligim ju tė mos luftoni? Ata thanė: E ēkemi ne qė tė mos luftojmė nė rrugėn e Allahut, kur dihet se ne jemi dėbuar nga atdheu dhe bijtė tanė? E kur u obliguan me luftė, pėrveē njė pakice prej tyre, ata u zbrapsėn. Allahu ėshtė i njohur pėr punėt e zullumqarėve. (Bekare: 246) Sdo tė gjeni asnjė ndryshim nė Ligjin e Allahut Nga ngjarjet e rrėfyera nė Kuran, kuptojmė se pothuajse e njėjta gjė iu ndodhi qytetėrimeve tė kaluara qė ngritėn krye kundėr tė dėrguarve tė tyre. Rrethanat nė tė cilat jetuan njerėzit, dėrgimi i tė dėrguarve pėr ti paralajmėruar ata dhe shkatėrrimi i tyre, tė gjitha ndjekin njė rrjedhė tė njėjtė tė ngjarjeve. Shoqėritė moderne gjithashtu i nėnshtrohen njė korrupcioni dhe degjenerimi tė shpejtė. Varfėria, mjerimi dhe kaosi shndėrrojnė jetėrat e njerėzve nė njė ērregullim tė plotė dhe i bėn ata tė dėshirojnė njė jetė tė qetė nė tė cilėn mbizotėron mirėsia. Me sa duket, drejtėsia mund tė mbizotėroj vetėm nėse vlerat e Kuranit mbizotėrojnė nė mesin e njerėzve. Vetėm njerėzit qė posedojnė vlera tė vėrteta mund tė sjellin zgjidhje pėr tė gjitha hallet tė cilat pėrjetojnė njerėzit sot. Me tė vėrtetė, Allahu dėrgoi profetėt dhe tė dėrguarit tek gjeneratat e mėhershme, tė cilat pėrjetuan kriza tė ngjashme shoqėrore dhe Ai nganjėherė iu dhuroi begati dhe madhėshti mahnitėse atyre qė pasuan tė dėrguarit. Kjo rrėfehet nė vargun vijues: Sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do tju hapnim begati nga qielli e toka, por ata mohuan tė vėrtetėn, andaj Ne i dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė merituan. (Sura al-Araf: 96) Ky varg sikurse edhe shumė vargje tė tjera qė e vėrtetojnė kėtė, zbulon se rruga e vetme pėr tė arritur lumturinė dhe qetėsinė ėshtė aderimi nė Islam. Ky parim do tė vlejė pėr gjeneratat e ardhshme sikurse qė vlejti pėr gjeneratat e mėparshme. Nė vendet e privuara nga parimet e Islamit, mbizotėrojnė padrejtėsia, pasiguria dhe paqėndrueshmėria. Ky ėshtė ligji i Allahut. Se nuk ekziston asnjė ndryshim nė ligjin e Allahut pohohet nė Kuran si nė vijim: E kur u erdh atyre pejgamberi (paralajmėruesi), nuk u shtoi tjetėr vetėm se largim, Pėr shkak tė mendjemadhėsisė dhe dredhisė sė keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetėr vetėm ata qė e kurdisėn. Pra ata nuk janė duke pritur tjetėr vetėm gjurmėt e tė parėve, e nė ligjin e Allahut kurrė nuk do tė hasėsh devijim. Nė ligjin e Allahut kurrė nuk do tė hasėsh nė ndryshim. (Fatir: 42-43) Tė jetuarit e Islamit nė pajtim me Kuranin Siē pėrmendet nė pjesėn e mėparshme, njė gjė pėr tė cilėn na informon Kurani ėshtė se Allahu iu dėrgon profetėt dhe tė dėrguarit shoqėrive pėr ti ēliruar nga mosbesimi dhe padrejtėsia. Ky profet apo i dėrguar udhėzon popullin e tij tė besojnė (tė kenė iman) nė Allahun duke mos i pėrshkruar Atij shokė dhe ti frikėsohen Atij. Nėse ajo bashkėsi kėmbėngul nė mohim, ai i paralajmėron ata pėr zemėrimin e Allahut. Allahu thot nė Kuran qė Ai nuk shkatėrron asnjė fis para se tiu dėrgohet ky paralajmėrim: Ne kurrė nuk kemi ndėshkuar asnjė vendbanim e ai tmos ketė pasur pejgamber (paralajmėrues) qė tju pėrkujtojė (pėrfundimin e punės sė keqe). Ne nuk ishim kurrė tė padrejtė. (Shuara 208-209) Nė kohėn nė tė cilėn ne jetojmė, mund tė vėrehet njė degjenerim, si fizik ashtu edhe shpirtėror nė mbarė shoqėrinė, i shoqėruar me njė paqėndrueshmėri ekonomike dhe politike. Ekzistojnė dallime tė mėdha nė mes tė tė pasurve dhe tė varfėrve dhe korrupcioni shoqėror vazhdon tė rritet pandėrprerė. Kurani pėrkujton njeriun se pas dhe madje edhe gjatė periudhave tė tilla tė errėta, Allahu gjithnjė tregon rrugėn e shpėtimit pėr ata qė sinqerisht e dėshirojnė atė. Nė kėtė mėnyrė, me siguri se Islami do tė pėrjetohet nė mbarė botėn dhe feja e vėrtetė do tė zėvendėsojė tė gjitha fetė pagane. Besimtarėve tė Tij tė vėrtetė (robėrve tė Tij tė vėrtetė - muminun), Allahu ju sjellė lajmin e mirė nė Suren et-Teube si nė vijim: Por Allahu refuzon tė bėj ēfarėdo tjetėr pos ta pėrsosė Dritėn e Tij, ndonėse jobesimtarėt e urrejnė. Ai ėshtė qė e dėrgoi tė Dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė pėr ta lartėsuar mbi tė gjitha fetė, edhepse ata qė adhurojnė tė tjerėt pėrveē Allahut (idhujtarėt/mushrikėt) e urrejnė atė. (et-Teube: 32-33) Nė Suren an-Nur, Allahu njofton besimtarėt e Tij tė vėrtetė qė punojnė vepra tė mira pa i shoqėruar Atij shokė dhe qė kėrkojnė vetėm kėnaqėsinė e Tij, se ata do tė fitojnė pushtet sikurse fituan gjithnjė besimtarėt qė iu paraprinė atyre, si vijon mė poshtė: Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhė bėnė vepra tė mira Allahu u premtoi se do ti bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do tu dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillė janė ata mė tė prishurit. (Nur: 55) Njė gjė meriton tė pėrmendet kėtu. Nė vargjet e mėsipėrme, ėshtė dhėnė mjeti pėr pėrhapjen e Islamit; ekzistenca e besimtarėve qė janė thjeshtė robėr tė Allahut qė nuk i shoqėrojnė shokė Atij dhe qė bėjnė vepra tė mira nė udhėn e Tij Shpėtimtari i pritur Ajo qė ėshtė rrėfyer deri mė tani ėshtė kjo: nė secilėn kohė, Allahu iu pėrgjigj thirrjes sė robėrve tė Tij tė cilėt kishin shumė nevojė pėr ndihmėn e Tij. Kjo gjithashtu vlen pėr kėtė kohė si edhe pėr tė ardhmėn. Ashtu siē ndodhi nė kohėrat e mėhershme, nė ditėt tona, gjithashtu, pritet qė Allahu do ti shpėtojė njerėzit nga padrejtėsia e sistemit tė mosbesimit dhe do tua bėjė atyre tė njohura bukuritė e Islamit. Nė veēanti pritet qė bota Islame do tė gjejė rrugėdalje nga korrupcioni qė po pėrjeton sot dhe besimtarėt e sinqertė do tė komunikojnė vlerat e Islamit nė gjithė botėn. Padyshim se, si nė ēdo kohė, sot njerėzit shpresojnė se njė shpėtimtar do tė paraqitet. Ky shpėtimtar qė do tė nxjerr njerėzimin nga errėsira nė dritė, ėshtė feja Islame. Njerėzit qė tregojnė udhėn e tė jetuarit sipas kėtyre vlerave superiore do tė mposhtin tė gjitha sistemet qė e mohojnė Allahun, dhe do ti zhvlerėsojnė tė gjitha ideologjitė e shtrembėruara. Shkurt, Allahu do tė ndihmojė secilin popull sikurse u ndihmoi nė kohėrat e mėparshme. Allahu u premton kėtė robėrve tė Tij qė me sinqeritet i drejtohen Atij dhe kanė frikė tė madhe prej Tij: Ata tė cilėt vetėm pse thanė: Allahu ėshtė Zoti ynė u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejte. E sikur Allahu tė mos i zbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitė nė tė cilat pėrmendet shumė emri i Allahut. E Allahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se Allahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues. (Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne u mundėsojmė vendosjen nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe largojnė prej tė keqes. Allahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve. (Haxh: 40-41) ISAI (AS), BIRI I MERJEMES (AS), NĖ KURAN Nė kėtė pjesė tė librit, do tė shqyrtojmė hollėsitė nė lidhje me ardhjen e dytė tė Isait (as) tė siguruara nga burimet mė tė besueshme. I pari prej kėtyre burimeve ėshtė padyshim Kurani, Fjala e pandryshuar e Allahut, siē thuhet nė Kuran: Askush smund ti ndryshojė fjalėt e Tij. (Sura al-Anam: 115) dhe burimi i dytė ėshtė Sunneti i tė Dėrguarit tė Fundit tė Allahut, Muhammedit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė. Kurani na jap njė informacion tė hollėsishėm pėr shumė periudha tė jetės sė Isait (as) duke pėrfshirė lindjen e tij, ngritjen e tij nė praninė e Allahut, ardhjen e tij tė dytė dhe vdekjen e tij. Isai (as), i cili jetoi 2000 vite mė parė, ėshtė njė i dėrguar i bekuar i Allahut. Siē na bėn me dije Kurani, ai ėshtė shumė i famshėm si nė kėtė botė ashtu edhe nė jetėn e pėrtejme (pėrjetshme). Feja e vėrtetė e sjellur prej tij vazhdon tė jetoj edhe sot, megjithėse vetėm nė emėr. Kjo pėr arsye se mėsimi origjinal i komunikuar nga Isai (as) ėshtė i shtrembėruar sot. Libri tė cilin Allahu ia shpalli Isait (as), gjithashtu, vazhdon tė jetoj vetėm nė emėr nė ditėt tona. Sot, teksti origjinal i kėtij libri nuk ėshtė i disponueshėm. Burimet e krishtera i janė nėnshtruar njė vargu ndryshimesh dhe shtrembėrimesh. Rrjedhimisht, sot nuk ėshtė e mundshme tė sigurojmė njohuri tė vėrtetė nė lidhje me Isain (as) nga burimet e Krishtera. Tė vetmet burime prej tė cilave mund tė kemi njohuri tė saktė pėr Isain (as) janė Kurani, libri pėr tė cilin Allahu siguron se do ta mbajė tė pandryshuar deri nė Ditėn e Gjykimit dhe Sunneti i tė Dėrguarit tė Tij Muhammedit (saas). Nė Kuran, Allahu rrėfen pėr lindjen dhe jetėn e Isait (as), disa ndodhi me tė cilat ai u ndesh nė jetė, njerėzit pėrreth tij dhe shumė tema tjera nė lidhje me tė. Veē kėsaj, vargjet Kuranore na informojnė gjithashtu pėr jetėn e Merjemes para se ajo tė lindte Isain (as), si mbet ajo shtatzėnė nė njė mėnyrė tė mrekullueshme dhe reagimet e njerėzve pėrreth saj nė lidhje me kėtė ngjarje. Veē kėsaj, Allahu na sjellė lajmin e mirė se Isai (as) do tė vie nė tokė pėr tė dytėn herė nė fundin e kohės. Nė kėtė pjesė, do tė gjeni njė pjesė tė informacionit tė dhėnė nė Kuran pėr Isain (as). Lindja e Merjemes dhe mėnyra si u rrit ajo Merjemja, e cila ishte zgjedhur tė lindte Isain (as), lindi nė njė kohė tė trazuar kur Bijtė e Izraelit mbėshtetėn gjithė shpresat e tyre nė ardhjen e njė Mesihu. Allahu posaēėrisht zgjodhi Merjemen pėr kėtė detyrė tė bekuar dhe e edukoi nė pėrputhje me kėtė. Merjemja rrjedhte nga njė familje fisnike, familja e Imranit. Allahu zgjodhi kėtė familje mbi gjithė njerėzit tjerė. Pjesėtarėt e familjes sė Imranit ishin tė njohur si njerėz qė kishin njė besim tė thellė nė Allahun. Ata i drejtoheshin Atij gjatė kryerjes sė tė gjitha punėve (veprave) tė tyre dhe me pėrpikėri respektonin kufizimet e Tij. Kur gruaja e Imranit mėsoi se ishte shtatzėnė, ajo iu drejtua Krijuesit tė saj dhe iu lut dhe ajo pėrkushtoi atė qė kishte nė barkun (mitrėn) e saj nė shėrbim tė Allahut. Allahu rrėfen pėr kėtė nė Kuran: (Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: Zoti im, unė kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vėrtetė Ti je Ai qė dėgjon e di! E kur ajo e lindi tha: Zoti im, unė e linda femėr! Po Allahu e di mė sė miri atė qė ajo e lindi. E mashkulli nuk ėshtė si femra. Dhe unė e emėrtova atė Merjeme, e atė dhe pasardhėsit e saj po ti lė Ty nė mbrojtje prej djallit tė mallkuar. (Ali Imran: 35-36) Kur lindi Merjemja, gruaja e Imranit kėrkoi vetėm kėnaqėsinė e Allahut. Ajo iu drejtua Allahut dhe i la Merjemen dhe fėmijėt e saj nėn mbrojtjen e Tij nga shejtani i mallkuar. Si shpėrblim pėr sinqeritetin dhe lutjen e saj, Allahu i dha Merjemes virtyte fisnike. Nė Kuran, Allahu shpjegon se si u rrit Merjemja nėn mbrojtjen dhe kujdesin e madh tė Tij. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si ėshtė mė mirė dhe e rriti me njė edukatė tė mirė e tė plotė. (Sura Ali Imran: 37) Zekerijaja u bė kujdestar i Merjemes dhe gjatė kohės qė ajo kaloi me tė, ai e kuptoi se ajo ishte e nderuar me cilėsi tė jashtėzakonshme. Veē kėsaj, Allahu i dhuroi asaj shumė tė mira pa masė: Sa herė qė Zekirjaja hynte nė mihrabin (dhomėn) e saj, gjente tek ajo ushqim e thonte: Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim?Ajo i thonte: Ai ėshtė nga Allahu, se Allahu atė qė do, pa masė e furnizon! (Ali Imran: 37) Ashtu siē Allahu zgjodhi familjen e Imranit, Ai zgjodhi edhe Merjemen, njė anėtare tė familjes sė Imranit dhe e pajisi atė me njė edukatė tė jashtėzakonshme. Allahu e pastroi Merjemen dhe e zgjodhi atė mbi tė gjitha gratė tjera. Kjo veti e saj pohohet nė Kuran si nė vazhdim: Pėrkujto kur engjujt i thanė:Oj Mejreme, Allahu tė dalloi ty, tė pastroi dhe tė lartėsoi mbi tė gjitha gratė e botės. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin me ata qė falen! (Ali Imran: 42-43) Nė shoqėrinė nė tė cilėn ajo jetoi, Merjemja u bė e njohur pėr besnikėrinė dhe sinqeritetin qė ajo shfaqte ndaj Allahut. Ajo ėshtė dalluar nė mėnyrė tė veēantė si njė femėr e cila ruajti dėlirėsinė e saj. Nė suren at-Tahrim, gjejmė kėtė shpjegim pėr kėtė: (Atyre qė besuan Allahu u solli shembull) Merjemen, tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės sonė i frymėzuam njė shpirt e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme. (at-Tahrim: 12) Isai (as) lindi pa baba Njė prej mrekullive mė tė mėdha nė lidhje me Isain ėshtė mėnyra nė tė cilėn Merjemja mbet shtatzėnė. Kurani jap hollėsi tė shumta nė lidhje me kėtė temė (ēėshtje). Mėnyra se si iu shfaq Gabrieli (Xhibrili) asaj pėrshkruhet me kėto fjalė nė Suren Merjem: Pėrmendju nė kėtė libėr Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje. Ajo, vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi. (Merjem: 16-17) Siē njoftohemi nga vargjet e mėsipėrme, nė njėrėn prej periudhave tė jetės sė saj, Merjemja u largua prej popullit tė saj nė njė vend nė lindje dhe kaloi njė pjesė tė jetės atje. Nė kėtė kohė, asaj iu shfaq Xhibrili si njė qenie e zakonshme njerėzore. Njė ēėshtje tjetėr me rėndėsi qė theksohet nė kėto vargje ėshtė sjellja modeste e Merjemes dhe frika e fuqishme ndaj Allahut. Fjalėt e para qė ajo shqiptoi kur pa Xhibrilin ishin: Ajo tha: Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirėshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij! (Merjem: 18) Sidoqoftė, Xhibrili u prezantua dhe shpjegoi se ai ishte njė i dėrguar, i dėrguar nga Allahu tia japte asaj lajmin e gėzuar. Vargjet na njoftojnė qė pėrgjigja e Xhibrilit ishte kjo: Ai (Xhibrili) tha: Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr. (Merjem: 19) Kur engjujt i thanė: Oj Merjeme, Zoti yt tė pėrgėzon me njė Fjalė prej Tij. Emri i tij ėshtė Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshėm nė dynja dhe nė ahiret dhe njėri prej tė afėrmve (tė Allahut). (Ali Imran: 45) Me tė marrė kėtė lajm tė gėzuar, Merjemja ngriti ēėshtjen se si mund tė kishte ajo djalė kur asnjė njeri se kishte prekur kurrė atė: Ajo tha: Si do tė kemė unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri, e as nuk kam qenė e pamoralshme. Ai (Xhibrili) tha: Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė e lehtė, e pėr ta bėrė atė argument (shenjė) pėr njerėzit dhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer! Ajo e barti atė (Isain) dhe u largua (me tė nė bark) nė njė vend tė largėt. (Merjem: 20-22) Ajo tha: Zoti im, si mund tė kemė unė djalė, kur mua smė ka prekur njeri? Ai tha: Ja, kėshtu, Allahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshte, vetėm i thot: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet. (Ali Imran: 47) Siē mund tė shihet nga vargjet e mėsipėrme, Xhibrili i dha Merjemes lajmin e gėzuar se ajo ishte shtatzėnė dhe i tha asaj: Allahu vetėm i thot: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet. Merjemen se kishte prekur kurrė asnjė mashkull. Me fjalė tė tjera, Isai (as) nuk erdh nė jetė nė mėnyrė tė zakonshme nė tė cilėn krijohen fėmijėt. Kjo ėshtė vetėm njėra prej mrekullive qė pėrjetoi Isai (as) gjatė jetės sė tij dhe qė do tė pėrjetojė kur tė kthehet nė tokė pėr tė dytėn herė. Gjatė kohės kur Merjemja qėndroi nė kėtė vend tė largėt, Allahu e ndihmoi atė si fizikisht ashtu edhe materialisht. Ajo ishte nėn mbrojtjen dhe kujdesin e Tij tė plotė gjatė shtatėzėnisė sė saj. Allahu nė veēanti u pėrkujdes pėr tė gjitha nevojat e saj. Ndėrkohė, duke bėrė qė ajo tė vendosej nė njė vend tė izoluar (tė veēuar), Allahu pengoi gjithė dėmin qė njerėzit tė cilėve u mungon aftėsia e tė gjykuarit tė kėsaj situate do tė mund ti shkaktonin asaj. Isai (as) ėshtė Fjalė e Allahut Nė Kuran Allahu na tėrheq vėmendjen pėr faktin se qė nga lindja e tij e deri nė vdekje, Isai (as) dallonte shumė nga tė gjithė njerėzit e tjerė nė tokė. Kurani vėrteton lindjen e tij tė pastėr (tė virgjėr), njė formė e krijimit e cila nuk ėshtė e njohur pėr ne. Para se tė lindte Isai (as), Allahu e bėri me dije nėnėn e tij pėr shumė tipare tė Isait (as) duke pėrfshirė atė qė ai u dėrgua si Mesih i Bijėve tė Izraelit. Ai gjithashtu u shpall Fjalė e Allahut: Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i Allahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai (Nisa: 171) Kur engjujt i thanė: Oj Merjeme, Zoti yt tė pėrgėzon me njė Fjalė prej Tij. Emri i tij ėshtė Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshėm nė dynja dhe nė ahiret dhe njėri prej tė afėrmve (tė Allahut). (Ali Imran: 45) Allahu ia dha emrin atij para lindjes sė tij, ashtu siē bėri me Jahjanė (Gjonin) (as). Allahu ia dha atij emrin Mesihu, Isai, djali i Merjemes. Ky ėshtė njėri prej treguesve mė tė qartė se Isai (as) u krijua ndryshe nga njerėzit e tjerė. Me tė vėrtetė, po sikur lindja e tij, mrekullitė qė ai shfaqi gjatė jetės sė tij dhe mėnyra se si ai u ngrit nė praninė e Allahut janė shenja qė e dallojnė atė prej njerėzve tė tjerė. Lindja e Isait (as) Siē dihet botėrisht, lindja ėshtė njė proces shumė i vėshtirė qė kėrkon shumė pėrkujdesje. Tė lindurit e foshnjes pa ndihmėn e njė personi me pėrvojė dhe pėrkujdes tė duhur mjekėsor ėshtė i vėshtirė. Mirėpo, Merjemja, krejtėsisht e vetme, ia arriti tė lind njė foshnje, duke iu falėnderuar besnikėrisė sė saj ndaj Allahut dhe mbėshtetjes sė besimit nė Tė. Gjersa pėrjetonte dhimbje tė mėdha tė lindjes, Allahu e frymėzoi Merjemen dhe e udhėzoi nė secilin hap. Nė kėtė mėnyrė, ajo e lindi foshnjen e saj pa ndonjė mundim tė madh dhe si ėshtė mė sė miri. Kjo ishte njė mirėsi e madhe qė Allahu shfaqi ndaj Merjemes: E dhembja (e lindjes) e mbėshteti atė te njė trup i hurmės. Ajo tha: Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti! E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili): Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji). E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė ty hurma tė freskėta. Ti pra, ha dhe pi e qetėsohu, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: Unė kam vendosur heshtje pėr hir tė Gjithėmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas! (Merjem: 23-26) Isai (as) foli gjersa ende ishte nė djep (Pėrkujto) Edhe atė (Merjemen) qė e ruajti nderin e saj, e Ne e frymėzuam atė me shpirt nga ana Jonė dhe atė me tė birin e saj e bėmė mrekulli pėr njerėzit. (Surja Enbija: 91) Njė prej ndodhive me tė cilat Allahu sprovoi popullin e Merjemes ėshtė lindja e Isait (as). Kjo lindje, e cila ishte njė ngjarje e pazakonshme pėr njerėzit, ishte njė sprovė si pėr Merjemen ashtu edhe pėr popullin e saj. Nė tė vėrtetė, mėnyra se si lindi Isai (as) ishte njė mrekulli e pėrdorur pėr ti thirrur njerėzit nė fenė e vėrtetė dhe njė prej dėshmive mė tė qarta tė ekzistencės sė Allahut. Mirėpo, populli i saj dėshtoi tė kuptoj kėtė dhe treguan dyshim. Kjo ēėshtje pėrmendet nė Kuran nė kėtė mėnyrė: Dhe duke e bartur ngryk shkoi me tė te tė afėrmit e vet. Ata i thanė: Oj Merjeme, ke bėrė njė punė shumė tė keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme! (Merjem: 27-28) Siē shpjegohet nė vargjet e mėsipėrme, pas kthimit tė Merjemes nga ky vend i largėt me Isain (as), populli i saj nuk e la atė tė shpjegohej. Ata thjeshtė shpifėn pėr Merjemen nė mėnyrė tė shėmtuar. Megjithatė, ata qė pėrhapėn kėto shpifje pėr Merjemen e njihnin atė gati qė nga dita e lindjes sė saj dhe ishin tė vetėdijshėm pėr pastėrtinė dhe besimin e saj tė thellė, sikurse anėtarėt e tjerė tė familjes sė Imranit. Padyshim se kėto akuza dhe shpifje ishin njė sprovė pėr Merjemen. Ishte e qartė qė njė person aq i pastėr dhe i devotshėm, sdo tė kishte vepruar siē pandehej. Kjo ishte vetėm njė sprovė pėr Merjemen. Qė nga koha e lindjes sė Merjemes, Allahu gjithnjė e ndihmonte atė dhe gjithēka bėnte ajo e shndėrronte nė mirėsi. Merjemja, nė anėn tjetėr, e dinte se ēdo gjė ndodhė me Vullnetin e Allahut dhe vetėm Allahu do tė mund tė vėrtetonte natyrėn e paarsyeshme tė kėtyre shpifjeve. Me tė vėrtetė, Allahu i dhuroi qetėsi Merjemes dhe e frymėzoi tė ishte e qetė. Allahu e udhėzoi qė tmos fliste me njerėzit e saj por tė tregonte me gisht nga Isai (as), poqese ata do ti afroheshin ndonjėherė asaj dhe poqese do tė pėrpiqeshin ta akuzonin. Nė kėtė mėnyrė, Merjemja iu shmang ēfarėdo telasheje qė njė diskutim i tillė do tė mund tė krijonte. Ai qė do tiu japte pėrgjigjet mė tė sakta njerėzve ishte Isai (as). Kur Allahu pėrgėzoi Merjemen pėr lindjen e Isait (as), Ai gjithashtu ia bėri asaj me dije se ai do tė fliste qartė gjersa tė ishte ende nė djep: E qė duke qenė nė djep u flet njerėzve, e edhe si i rritur e qė ėshtė nga tė pėrsosurit. (Ali Imran: 46) Pra, Allahu ia lehtėsoi punėt Merjemes dhe iu dha njerėzve shpjegim tė vėrtetė pėrmes fjalėve tė Isait (as). Me njė mrekulli tė tillė, mosbesimi i njerėzve qė rrethonin Merjemen thjeshtė dėshtoi. Nė Kuran informohemi si nė vijim: Atėherė ajo u dha shenjė kah ai (Isai). Ata thanė: Si ti flasim atij qė ėshė foshnje nė djep? Ai (Isai) tha: Unė jam rob i Allahut, mua mė ka dhėnė Librin dhe mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jemė gjallė! Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė as tė padėgjueshėm. Selami (shpėtim prej Allahut) ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė! (Merjem: 29-33) Padyshim se njė foshnje qė flet rrjedhshėm nė djepin e vet ėshtė njė mrekulli e madhe. Populli i Merjemes ishin tė mahnitur me tė dėgjuar tė kėtyre fjalėve tė urtėsisė nga njė foshnje nė djep dhe kjo rrethanė ua dėshmoi atyre se lindja e tij ishte njė mrekulli. Tė gjitha kėto ndodhi tė mrekullueshme tregonin se foshnja nė djep ishte njė i dėrguar i Allahut. Ky ėshtė lehtėsimi tė cilin Allahu i siguroi Merjemes pėr shkak tė besimit qė ajo kishte nė Tė. Ajo iu pėrgjigj shpifjeve tė bėra kundėr saj, me shfaqjen e njė mrekulli kaq mahnitėse,. Sidoqoftė, Allahu na bėn me dije se njė fatkeqėsi e madhe i priste ata qė nuk larguan nga mendja mendimet e kėqija pėr Merjemen pėrkundėr kėsaj mrekullie: Edhe pėr shkak tė mosbesimit dhe tė thėnies sė tyre shpifėse kundėr Merjemes; (Nisa: 156) Mrekullitė e Isait (as) Isai (as) bėri shumė mrekulli tjera, me lejen e Allahut, pėrveē lindjes sė tij tė virgjėr dhe shpalljes sė pejgamberisė sė tij si njė foshnje e porsalindur nė djep. Nė tė vėrtetė, kėto dy mrekulli janė tė mjaftueshme pėr tė zbuluar natyrėn e jashtėzakonshme tė Isait (as). Nė fund tė fundit, vetėm njė mrekulli do tė mund ta bėnte njė foshnje tė porsalindur tė fliste nė mėnyrė tė arsyeshme dhe me besim: Allahu (atė ditė) i thot: O Isa, bir i merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin), e ti u fole njerėzve nė djep dhe (kur ishe) i pjekur (burrė), kur ta mėsova ty Librin dhe Urtėsinė (Maide: 110) Nė Kuran, mrekullitė e Isait (as) rrėfehen nė kėtė mėnyrė: Dhe, tė dėrguar te bijtė e Israilit: Unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e Allahut bėhet shpend. Unė i shėroj tė verbėrit, tė sėmurėt ne lėkurė, dhe unė me lejen e Allahut ngjalli tė vdekurit. Unė ju tregoj pėr atė qė e hani dhe pėr atė qė e depononi nė shtėpitė tuaja. Vertetė, ky ėshtė fakt pėr ju nėse jeni besimtarė. (Ali Imran: 49) Pėrkundėr tė gjitha ngjarjeve tė jashtėzakonshme tė rrėfyera gjer mė tani, disa njerėz refuzuan nė mėnyrė arrogante mrekullitė e Isait (as) dhe thanė se tė gjitha kėto ishin magji. Isai (as) pėrcjellė porosinė dhe disa prej vėshtirėsive me tė cilat u ballafaqua Nė kohėn kur u dėrgua Isai (as), populli i Izraelit ishte nė njė kaos tė pėrgjithshėm, si nė aspektin politik ashtu edhe ekonomik. Nė njėrėn anė, ishin rrethanat e vėshtira qė iu imponuan njerėzve dhe nė anėn tjetėr, besimet kundėrthėnėse dhe sektet e vėshtirėsonin jetėn e tyre. Nė rrethana tė tilla, njerėzit kishin sė tepėrmi nevojė tė gjenin njė rrugėdalje nga kjo gjendje e pashpresė. Mesihu pėr tė cilin njerėzit kishin pritur aq gjatė ishte Isai (as). Me vullnetin e Allahut, Isai (as) foli gjersa ende ishte nė djep dhe kėshtu iu bėri me dije njerėzve qė Mesihu qė ata prisnin kishte arritur. Prej atij momenti, shumica e tyre mbėshtetėn shpresat e tyre nė tė pėr tu udhėzuar. Mirėpo, kishte edhe njerėz qė iu shmangėn pranimit tė Isait (as). Pėrkrahėsit e sistemit tė mosbesimit tė kohės sė tij, nė veēanti, e konsideruan atė thjeshtė si njė kėrcėnim pėr qenien e tyre. Pėr kėtė arsye ata bėnė plane ta pengonin atė posa dėgjuan pėr tė. Mirėpo, pėr habinė e tyre, planet e tyre ishin tė gjykuara tė dėshtojnė qė nga fillimi. Prapseprap, kjo nuk i ndaloi ata qė tė jenė armiq tė pėrbetuar tė Isait (as) gjatė misionit tė tij. Sidoqoftė, ata qė vepruan kundėr tij nuk ishin vetėm prej mosbesimtarėve. Gjatė kėsaj periudhe, pėr arsye tė ndryshme, shumica e rabinėve ishin kundėr Isait (as) duke pohuar qė ai po e shfuqizonte fenė e tyre dhe natyrisht me kėtė ata u bėnė mosbesimtarė pėr shkak tė kundėrshtimit tė tė Dėrguarit tė Allahut nga ana e tyre. Ajo qė Isai (as) bėri nė tė vėrtetė ishte vetėm tė thėrriste njerėzit nė udhėn burimore dhe tė pėrjashtonte rregullat e rrejshme tė futura nė Judaizėm nga vet rabinėt. Populli i Izraelit shtrembėroi fenė e vet duke ndaluar atė qė ishte e lejueshme me shpalljen filllestare (burimore) dhe duke lejuar atė qė ishte e ndaluar me tė. Nė kėtė mėnyrė, ata ndryshuan nė tėrėsi udhėn e vėrtetė tė zbuluar nga Allahu. Pas kėsaj, Allahu dėrgoi Isain (as) qė tė pastronte fenė e vėrtetė prej tė gjitha risive tė pėrfshira nė tė nė njė fazė tė mėvonshme. Isai (as) thirri njerėzit e tij nė Ungjill (Ingjil) qė vėrtetonte Tevratin fillestar (burimor) qė iu shpall Musait (as). Vargu nė lidhje me kėtė nė Kuran ėshtė: Dhe (kam ardhur) qė tju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, tju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikė Allahun dhe mė dėgjoni mua. (Ali Imran: 50) Nė njė varg tjetėr Allahu na bėn me dije se Inxhili qė iu shpall Isait (as) ishte udhėzues nė udhėn e drejtė pėr besimtartėt dhe pėr ti ndihmuar ata tė dallojnė tė mirėn prej tė keqes. Ishte poashtu edhe libėr qė vėrtetonte Tevratin: Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit. (Maide: 46) Njerėzit e spikatur nė mesin e tė Bijėve tė Izraelit, tė brengosur mė tepėr pėr rregullat qė ishin bėrė traditė, dyshuan nė atė qė kishte sjellur Isai (as). Kjo ndodhte thjeshtė pėr shkak se Isai (as) nuk theksoi, deri atėherė, rregullat tradicionale por mė tepėr thirrte njerėzit nė pėrkushtim ndaj Allahut, heqje dorė nga jeta e dynjasė, sinqeritet, vėllazėri dhe ndershmėri. Me tė ndeshur me njė kuptim tjetėr tė fesė, Ēifutėt u irrituan nga ajo qė kėshillonte Isai (as). Nė Kuran, Allahu shpjegon pėr mėnyrėn se si Isai (as) pėrcolli urdhėrat e Allahut: Po kur Isai erdhi me argumente tė qarta, tha: Erdha te ju me pejgamberllėk (urtėsi) dhe erdha tju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė Allahun dhe mė respektoni mua! Ska dyshim, Allahu ėshtė Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atė! Kjo ėshtė rrugė e drejtė! Dhe grupet u pėrēanė mes vete, e tė mjerėt ata qė janė zullumqarė nga dėnimi i ditės sė dhembshme. (Zukhruf: 63-65) Sinqeriteti dhe qėndrimi i ndryshėm i Isait (as) tėrhoqi vėmėndjen e njerėzve. Numri i pasuesve tė tij u ngrit vazhdimisht. Ēifutėt pohojnė tė kenė mbytur Isain (as) Nuk ka dyshim se gjithkush ėshtė i njoftuar me supozimin se Romakėt e kryqėzuan (gozhduan nė kryq) Isain (as). Sipas kėtij supozimi, Romakėt dhe rabinėt Ēifutė arrestuan Isain (as) dhe e gozhduan atė nė kryq. Me tė vėrtetė, e tėrė bota e krishterė pėrqafon besimin se Isai (as) vdiq dhe pastaj u ringjall dhe u ngrit nė qiell. Mirėpo, kur i referohemi Kuranit, shohim se ajo qė ndodhi me tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu siē besojnė njerėzit: Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: Ne e kemi mbytur (qatalna) Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e Allahut. Po ata as nuk e mbytėn (wa ma qataloohu) as nuk e gozhduan (wa ma salaboohu) (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau (shubbiha). Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė supozojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn (wa ma qataloohu) atė. (an-Nisa: 157) Nė vargun e njėjtė, japet informacioni i pėrmendur mė poshtė pėr ngritjen e Isait (as): Pėrkundrazi, Allahu e ngriti atė pranė Vetes (rafaaahu). Allahu ėshtė i poltfuqishėm, i dijshėm. (an-Nisa: 158) Fakti qė na zbulon Kurani ėshtė i qartė. Pėrpjekjet e Romakėve, tė nxitura nga Ēifutėt pėr tė mbytur Isain (as), u dėshmuan tė pasuksesshme. Shprehja e cituar nga vargu i mėsipėrm po kėshtu iu duk (pėrngjau) atyre shpjegon natyrėn e vėrtetė tė kėsaj ngjarjeje. Isai (as) nuk u mbyt por Allahu e ngriti atė pranė Vetes. Veē kėsaj, Allahu na tėrhek vėmendjen pėr faktin se ata qė pohuan tė kenė bėrė kėtė nuk dijnė asgjė pėr tė vėrtetėn. Si rrėfehen vdekjet e profetėve nė Kuran? Shqyrtimi i tregimeve nė Kuran qė flet pėr mėnyrėn se si kishin vdekur profetėt dhe vargjet qė pėrshkruajnė vdekjen e Isait (as) zbulojnė njė rrethanė tė rėndėsishme pėr kėtė vdekje. Nė kėtė pjesė tė librit do tė shqyrtojmė kuptimin e fjalėve Arabe tė pėrdorura pėr tė pėrshkruar vdekjet e Isait (as) dhe tė profetėve tė tjerė dhe do tė shohim mėnyrėn se si janė pėrdorur ato nė kėto vargje. Siē do tė mund tė shohim nė hollėsi mė vonė, njė numėr i fjalėve tė posaēme janė pėrdorur nė Kuran pėr tė pėrshkruar vdekjet e profetėve, sikurse fjala qataloohu (mbys/vras), maata (vdes), halaka (shkatėrroj) dhe salaboohu (e kryqėzuan/e varėn atė). Mirėpo, nė mėnyrė tė qartė pohohet nė Kuran se Ata as nuk e mbytėn atė (wa ma qataloohu) dhe as nuk e varėn (kryqėzuan) atė (wa ma salaboohu), duke nėnkuptuar se Isai (as) nuk ishte mbytur nė asnjė mėnyrė. Theksohet se dikush qė i pėrngjante Isait (as) ishte paraqitur nė vend tė tij dhe se Isai (as) ishte ngritur pranė Allahut. Nė suren Ali Imran bėhemi me dije se Allahu muar Isain (as) dhe e ngriti atė pranė Vetes. (Pėrkujto, o i dėrguar) Kur Allahu tha: O Isa, Unė po tė marr ty (mutavaffeeka), po tė ngris tek Unė (wa rafiuka), po tė shpėtoj prej (sherrit tė) atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do ti ngris lart mbi ata qė nuk besuan deri nė ditėn e kijametit (Ali Imran: 55) Nė vazhdim janė tė paraqitura mėnyrat nė tė cilat fjalėt qė i referohen vdekjes nė Kuran dhe fjala shkaktoj vdekjen qė paraqitet nė Suren Ali Imran janė pėrdorur: 1. TAWAFFA: SHKAKTOJ VDEKJEN, MARR NĖ GJUMĖ APO KTHEJ Fjala tawaffa ashtu si ėshtė pėrdorur nė kėtė varg ka kuptime tjera pėrveē kuptimit tė thjeshtė tė vdekjes nė Anglisht. Njė studim i fjalėve tė barasvlershme (ekuivalentėve) Arabe nė kėto vargje zbulon faktin se Isai (as) nuk kishte vdekur nė mėnyrėn e pranuar. Ja se si ėshtė pėrshkruar kthimi i tij tek Allahu nė Suren al-Maida, 117: Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua (tawaffa), Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send! (Maide: 117) Nė Arabisht fjala e cila ėshtė pėrkthyer nė disa pėrkthime tė kėtyre vargjeve si mė bėre tė vdes ėshtė tawaffa dhe rrjedh nga rrėnja e wafa pėrmbush. Tawaffa nuk domethėnė vdekje nė tė vėrtetė por akti i marrjes sė shpirtit ose nė gjum ose nė vdekje ose si nė rastin e marrjes sė Isait (as) nė praninė e Allahut. Nga Kurani prap, kuptojmė se marrja e shpirtit nuk domethėnė domosdo vdekje. Pėr shembull nė njė varg nė tė cilin ėshtė pėrdorur fjala tawaffa, nuk ėshtė vdekja e njė qenieje njerėzore qė nėnkuptohet por marrja e shpirtit tė tij nė gjumė: Ėshtė Ai qė ju merr ju tek Vetvetja (yatawaffakum) natėn, dhe e di ēka vepruat ditėn dhe pastaj ju zgjon (ngjallė) prap (ditėn), qė afati i pėrcaktuar tė pėrmbushet (Anam: 60) Fjala e pėrdorur marr (prapa) nė kėtė varg ėshtė e njėjtė mė atė tė pėrdorur nė Suren Ali Imran: 55. Me fjalė tė tjera, nė vargun e mėsipėrm, fjala tawaffa ėshtė pėrdorur dhe ėshtė e qartė se njeriu nuk vdes nė gjum. Prandaj, ajo qė nėnkuptohet kėtu ėshtė prap, marrja e shpirtit (prapa). E njėjta fjalė ėshtė pėrdorur nė vargun e mėposhtėm si nė vijim: Allahu i merr shpirtrat e njerėzve (tawaffa) kur vie momenti i vdekjes (mawtiha) sė tyre (i vdekjes sė trupave tė tyre) dhe tė atij qė ėshtė nė gjumė (lam tamut) e ende nuk ka vdekur. E atij qė i ėshtė caktuar vdekja (mawt) e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por qė ėshtė nė gjumė) e lėshon tė kthehet deri nė njė afat tė caktuar (Zumer: 42) Siē sugjerojnė kėto vargje, Allahu merr prapa shpirtin e atij qė ėshtė duke fjetur, mirėpo Ai kthen prapa shpirtėrat e atyre vdekja e tė cilėve ende nuk ėshtė urdhėruar. Nė kėtė kontekst, njeriu nuk vdes gjatė kohės qė ėshtė nė gjumė, nė kuptimin nė tė cilin ne e perceptojmė vdekjen. Shpirti lėshon trupin vetėm pėrkohėsisht dhe qėndron nė njė dimension tjetėr. Kur zgjohemi, shpirti kthehet nė trup. (Profesori Sylejman Ates, Yuce Kuranin Cagdas Tefsiri (Tafsiri Bashkėkohor i Kuranit tė Shenjtė)) Imam al-Qurtubi e bėn tė qartė se ekzistojnė tri kuptime tė fjalės wafat e cila rrjedh prej rrėnjės sė njėjtė sikurse fjala tawaffa: wafat i vdekjes, wafat i gjumit, dhe i fundit, wafat i ngritjes nė praninė e Allahut, sikurse nė rastin e Sajidinit Isa (as). 2. QATALA: MBYS/VRAS Fjala e pėrdoret pėrgjithėsisht pėr mbys/vras kur flitet pėr vdekjen nė Kuran ėshtė fjala Arabe qatala. Kjo fjalė ėshtė pėrdorur nė kėtė mėnyrė nė Suren Mumin: Faraoni tha: Mė lini mua ta vras Musain dhe le tė thėrras Zotin e tij (tmė ndalojė)! Kam frikė se ai do tju ndėrrojė juve fenė tuaj ose se ai mund tė bėj qė tė pėrhapet nė tokė e keqja dhe ligėsitė! (Mumin: 26) Shprehja mė lini mua ta vras Musain nė kėtė varg paraqitet nė formėn Arabe aqtulu Musa. Kjo fjalė rrjedh nga folja qatala. Nė njė varg tjetėr, e njėjta fjalė ėshtė pėrdorur nė kėtė mėnyrė: Kjo ndodhi ngase ata mbytnin (yaqtuloona) pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte (Bekare: 61) Fjalėt ata mbytnin nė kėtė varg paraqitet si yaqtuloona nė origjinalin nė Arabisht, qė prap rrjedh nga folja qatala. Dhe siē bėhet e qartė nga pėrkthimi, don tė thot mbys/vras. Ėshtė e qartė se si ėshtė pėrdorur folja qatala nė vargjet nė vijim qė pėrshkruajnė vdekjen e profetėve. Tė gjitha fjalėt, kuptimi i tė cilave paraqitet nė kllapa rrjedhin nga folja qatala. Ne do tė shėnojmė atė qė thanė ata dhe qė i mbytėn (wa qatlahum) pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte (Ali Imran: 181) A nuk u bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i mohuat e tė tjerėt i mbytėt (taqtuloona)? (Bekare: 87) Thuaj: Nėse jeni besimtarė, pse pra i mbytnit (taqtuloona) mė parė pejgamberėt e Allahut? (Bekare: 91) Ata qė mohojnė argumentet e Allahut, mbysin (yaqtuloona) pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte, mbysin (yaqtuloona) edhe njerėz qė kėshillojnė pėr tė drejtėn (Ali Imran: 21) E pėrse i mbytėt ata (qataltumoohum) nėse thoni tė vėrtetėn? (Ali Imran: 183) Ai (qė nuk iu pranua) tha: Unė do tė tė mbys (la aqtulannaka) ty. (Maide: 27) Dhe, nėse ti e zgjatė te unė dorėn tėnde pėr tė mė mbytur (li taqtulanee), unė nuk e zgjas te ti dorėn time pėr tė mbytur (li aqtulaka) ty (Maide: 28) Mbyteni (uqtuloo) Jusufin ose hidheni diku larg nė njė vend (Jusuf: 9) E gruaja e faraonit tha: Shpresė gėzimi pėr mua dhe pėr ty, mos e mbytni (la taqtuloohu) atė (el-Kasas: 9) O Musa, paria ėshtė duke biseduar pėr tė mbytur (li yaqtulooka) ty (el-Kasas: 20) Po pėrgjigjja e popullit tė tij nuk ishte tjetėr vetėm tė thonė: Mbyteni (uqtuloohu) atė (Ibrahimin) ose digjeni! (el-Ankebut: 24) 3) HALAKA: MBAROJ/VDES Njė folje tjetėr e pėrdorur me kuptimin vdes nė Kuran ėshtė halaka. Folja ėshtė pėrdorur nė vargjet nė kuptimin mbaroj, tė shkatėrrohet, vdes. Pėr shembull, nė Suren al-Mumin: 34 lexojmė: kur ai vdiq (halaka), ju that: Allahu kurrė sdo tė dėrgoj tė dėrguar tjetėr pas tij. (Muminun: 34) Nė kėtė varg, shprehja e pėrkthyer nė Anglisht si kur ai vdiq ėshtė idha halaka nė Arabisht, e pėrdorur nė kuptimin vdes. 4) MAWT: VDEKJA Njė fjalė tjetėr e pėrdorur nė Kuran nė lidhje me vdekjet e profetėve ėshtė mawt. Fjala maata ai vdiq dhe fjalėt tjera qė rrjedhin nga rrėnja e njėjtė ėshtė pėrdorur. Njėra prej tyre ka tė bėj me vdekjen e profetit Sulejman (Solomon) nė Suren Saba: Dhe kur Ne vendosėm se ai (Sulejmani) duhej tė vdiste (mawt), askush nuk i njoftoi ata (xhinėt) pėr vdekjen e tij (mawtihi), pėrveē krimbit qė brejti shkopin e tij (Sura Saba: 14) Njė fjalė tjetėr qė buron nga rrėnja e njėjtė ėshtė pėrdorur nė lidhje me Profetin Jahja: Dhe selam (prej nesh) atij ditėn kur u lind, ditėn kur ai vdes (yamootu) dhe ditėn kur do tė ngritet i gjallė. (Merjem: 15) Fjala e pėrkthyer kėtu si kur ai vdes ėshtė fjala Arabe yamootu. E njėjta fjalė paraqitet nė vargjet nė lidhje me vdekjen e profetit Jakub (as). Nė Suren Bekare paraqitet, pėr shembull: A ishit ju (ithtarė tė librit) dėshmitarė kur Jakubit iu afrua vdekja (mawt)? (Bekare: 133) Fjala mawt nė kėtė varg rrjedh nga rrėnja e njėjtė dhe domethėnė vdekje. Nė njė varg pėr Profetin Muhammed (saas) foljet qutila dhe maata janė pėrdorur nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė: Muhammedi nuk ėshtė tjetėr vetėm se i Dėrguar. Edhe pėrpara tij pati tė dėrguar tjerė (qė vdiqėn ose u vranė). E nėse ai vdes (mata) ose mbytet (qutila), a do tė ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? (Ali Imran: 144) Fjala mawt qė rrjedh nga rrėnja e njėjtė si mata (vdes) shfaqet nė vargjet tjera qė kanė tė bėjnė me vdekjet e profetėve: Ajo tha: Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur (mittu) para kėsaj e tė isha e harruar qė moti! (Merjem: 23) Ne, asnjė njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamė jetė tė pėrhershme (khuld), e nėse ti vdes (mitta), a mos do tė mbesin ata pėrgjithmonė? (el-Enbija: 34) Ai mė bėn tė vdes (yumeetunee), e mandej mė ngjallė (esh-Shuara: 81) 5) KHALID: I PAVDEKSHĖM Njė fjalė tjetėr qė shfaqet nė vargje e qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nuk nėnkupton vdes ose mbys (vras) por qė ka kuptimin e pavdekshmėrisė ėshtė fjala khalid. Kuptimi i fjalės khalid nėnkupton tė qenit e pėrhershėm. Fjala khalid ėshtė pėrdorur nė atė kuptim nė Suren Enbija: Ne nuk i bėmė ata (pejgamberėt) trupa qė nuk hanė ushqim e as nuk ishin tė pėrjetshėm (tė pavdekshėm) (khalideena). (Sure el-Enbija: 8) 6) SALABA: KRYQĖZOJ/VAR Njėra prej fjalėve tė pėrdorura nė Kuran kur flitet pėr vdekjen e profetėve dhe tė tjerėve ėshtė folja salaba (kryqėzoj). Kjo folje bart kuptime si: kryqėzoj, var dhe ekzekutoj. Kjo folje ėshtė pėrdorur nė vargjet nė vijim: Po ata as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (kryqėzuan) (wa ma salaboohu) atė (Nisa: 157) (Jusufi tha vetėm se tė mbyten ose tė gozhdohen (kryqėzohen) (yusallaboo) (el-Maide: 33) (Faraoni tha (Faraoni tha (Faraoni tha Siē mund tė shihet nga kėto vargje, shumė fjalė tė ndryshme janė pėrdorur nė vargjet qė kanė tė bėjnė me wafat-in e Isait (as) dhe me vdekjen e profetėve tjerė. Allahu ka zbuluar nė Kuran se Isai (as) nuk ishte mbytur e as nuk ishte kryqėzuar, se dikush qė i pėrngjante atij ishte paraqitur nė vend tė tij dhe se atė e kishin marrė (me fjalė tė tjera se shpirti i tij ishte marrė). Gjersa fjala tawaffa qė don tė thot me marrė shpirtin ėshtė pėrdorur nė kontekst me Isan (as), shprehjet si: qataloohu dhe mata, shprehjet e vdekjes sė zakonshme, janė pėrdorur pėr tiu referuar profetėve tjerė. Kėto fakte provojnė edhe njėherė se situata e Isait (as) ėshtė njė situatė e jashtėzakonshme. Si pėrfundim, mund tė themi se Isai (as) mund tė jetė ngritur pranė Allahut nė njė gjendje tė posaēme. Ajo qė ai nė tė vėrtetė pėrjetoi nuk ishte vdekje nė kuptimin qė ne njohim, por vetėm njė largim nga ky dimension. Padyshim se Allahu di mė sė miri. KTHIMI I ISAIT (AS) NĖ TOKĖ Nga ajo qė ėshtė thėnė deri mė tani, ėshtė e qartė se Isai (as) nuk vdiq por u ngrit pranė Allahut. Mirėpo, ekziston edhe njė ēėshtje qė theksohet nė Kuran: Isai (as) do tė kthehet nė tokė. Kurani lajmėron nė mėnyrė tė qartė kthimin e Isait (as) nė tokė. Shumė vargje pėrmbajnė pohime tė qarta nė lidhje me kėtė ēėshtje. Dėshmitė e zbuluara nė Kuran marrin kėtė formė: (1) Sura Ali Imran: 55 ėshtė njė prej vargjeve qė tregojnė se Isai (as) do tė kthehet: (Pėrkujto, o i dėrguar) Kur Allahu tha: O Isa, Unė po tė marr ty, po tė ngris tek Unė dhe po tė shpėtoj prej (sherrit tė) atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do ti ngris lart mbi ata qė nuk besuan deri nė Ditėn e Kijametit (Ringjalljes). Pastaj vetėm te Unė ėshtė kthimi juaj dhe Unė do tė gjykoj mes jush pėr atė qė ju kudėrshtoheshit. (Ali Imran: 55) Pohimi nė kėtė varg: E ata qė tė besuan ty, do ti ngris lart mbi ata qė nuk besuan deri nė Ditėn e Kijametit (Ringjalljes) ėshtė i rėndėsishėm. Kėtu bėhet fjalė pėr njė grup njerėzish qė me pėrpikmėri pasuan Isain (as) dhe qė do tė ngriten mbi mosbesimtarėt deri nė Ditėn e Gjykimit. Pra, kush janė kėta pasues atėherė? A janė ata dishepujt tė cilėt jetuan nė kohėn e Isait (as) ose a janė ata tė krishterėt e sotėm? Para se ai tė ngritej tek Allahu, pasuesit e Isait (as) ishin tė paktė. Pas ngritjes sė tij, thelbi i fesė degjeneroi (u bastardhua) shpejtė. Veē kėsaj, njerėzit e njohur si dishepujt u pėrballėn me njė shtypje (trysni) tė rėndė gjatė jetės sė tyre. Gjatė dy shekujve qė pasuan, duke mos pasur fuqi politike, ata tė krishterė qė kishin besim nė Isain (as) ishin gjithashtu tė shtypur. Nė kėtė rast, nuk ėshtė e mundshme tė thuhet se tė krishterėt e hershėm apo pasardhėsit e tyre gjatė kėtyre periudhave ishin mė superior fizikisht se mosbesimtarėt nė botė. Logjikisht mund tė mendojmė se ky varg nuk bėn fjalė pėr ta. Kur shiqojmė tė krishterėt e sotėm, nė anėn tjetėr, vėrejmė se thelbi i Krishterimit ka ndryshuar shumė dhe plotėsisht ndryshon nga ajo qė Isai (as) fillimisht i solli njerėzimit. Tė krishterėt pėrqafuan besimin e shtrembėruar sipas tė cilit Isai (as) ėshtė djali i Zotit dhe nė mėnyrė tė ngjashme mbajtėn doktrinėn e trinisė (I Ati, I Biri dhe Shpriti i Shenjtė). Nė kėtė rast, ėshtė e gabueshme tė pranohen tė krishterėt e sotėm si pasues tė Isait (as). Nė shumė vargje tė Kuranit Allahu pohon se ata qė besojnė nė trini janė padyshim mosbesimtarė: (Mohuan) ata qė thanė se Mesihu, bir i Merjemes, ėshtė i treti i treve. Ska nė gjithėsi tjetėr pos njė Allahu. (Maide: 73) Nė kėtė rast, komenti i pohimit: E ata qė tė besuan ty, do ti ngris mbi ata qė nuk besuan deri nė Ditėn e Ringjalljes ėshtė si nė vijim: sė pari, thuhet se kėta njerėz janė Muslimanėt tė cilėt janė tė vetmit pasues tė vėrtetė tė mėsimeve tė mirėfillta tė Isait (as); sė dyti, thuhet se kėta njerėz janė tė Krishterėt, pa marrė parasysh se a pėrmbajnė besime idhujtare apo jo dhe kjo duket se vėrtetohet me pozitėn dominuese qė vetėm emrin e kanė tė Krishterė mbajnė nė tokė sot. Mirėpo, tė dyja palėt do tė bashkohen me arritjen e Isait (as), ai do tė shfuqizojė taksėn (xhizjen), qė domethėnė se ai nuk do tė pranoj qė tė Krishterėt apo Ēifutėt tė jetojnė me ēfarėdo feje tjetėr pėrveē Islamit dhe kėshtu do tė bashkojė tė gjithė besimtarėt si Muslimanė. Profeti dhe i Dėrguari i fundit i Allahut (saas), gjithashtu ka dhėnė lajmin e gėzuar pėr kthimin e Isait (as). Shkollarėt e haditheve (njoftimet dhe gojėdhėnat/tradita mbi thėnjet dhe tė bėrat e Profetit Muhammed) thonė se hadithet nė kėtė temė, nė tė cilat i Dėrguari i Allahut (saas) ka thėnė se Profeti Isa (as) do tė zbres nė mesin e njerėzve si udhėheqės para Ditės sė Gjykimit kanė arritur shkallėn (nivelin) mutawatir. Kjo domethėnė se ato janė rrėfyer nga aq shumė njerėz tė secilės gjeneratė, nga njė numėr aq i madh i Shokėve sa qė nuk mund tė ketė ndonjė dyshim tė mundshėm pėr vėrtetėsinė e tyre. Pėr shembull: Ebu Hurejra (ra Allahu qoftė i gėzuar me tė) ka rrėfyer se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė), ka thėnė: Pasha Atė nė duart e tė Cilit ėshtė shpirti im, padyshim se djali i Merjemes sė shpejti do tė zbres nė mesin tuaj si gjykatės i drejtė dhe do ta thyej kryqin, do ta mbys thiun dhe ta shfuqizojė xhizjen (taksėn) dhe pasuria do tė jetė aq e bollshme sa qė askush sdo ta pranojė atė, ndėrsa njė sexhde e vetme do tė ketė vlerė mė shumė se bota dhe ēdo gjė nė tė. (Sahih al-Bukhari) Xhabir ibn Abdullah ka thėnė: E kam dėgjuar Profetin, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, duke thėnė: Njė pjesė e ummetit (popullit) tim kurrė sdo tė ndalojė sė luftuari pėr tė vėrtetėn nė mėnyrė fitimtare deri nė Ditėn e Ringjalljes. Ai tha: Atėherė Isa ibn (i biri) Merjem, paqja qoftė mbi tė, do tė zbres dhe emiri i tyre do tė thot: Eja dhe na udhėheq nė falje tė namazit, por ai do tė thot: Jo! Disa prej jush janė emirė mbi tė tjerėt, si nderim qė Allahu i bėn kėtij ummeti (populli). Ebu Hurerja (ra) ka rrėfyer: Profeti, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė: Nuk ka profet mes meje e tij, domethėnė Isait, paqja qoftė mbi tė. Ai do tė zbres (nė tokė). Kur ta shihni, njiheni: njė me gjatėsi mesatare, me lėkurė tė kuqe tė zbehtė, i veshur me veshje tė lehtė dy pjesėshe ngjyrė tė verdhė, qė duket sikur pika uji janė duke rėnė nga koka e tij edhepse nuk do tė jetė i lagur. Ai do tė luftojė njerėzit pėr ēėshtjen e Islamit. Ai do ta thyej kryqin, do ta mbys derrin dhe do ta shfuqizojė xhizjen (taksėn). Allahu do tė bėj qė tė gjitha fetė pėrveē Islamit tė zhduken. Ai do ta shkatėrrojė Dexhallin dhe do tė jetojė nė tokė pėr dyzet vjet dhe pastaj do tė vdes. Muslimanėt do tė lutėn pėr tė. (Abu Davud) (2) Mė heret nė kėtė pjesė tė librit, analizuam vargjet 157-158 tė Sures an-Nisa. Menjėherė pas kėtyre vargjeve Allahu pohon kėtė nė Suren an-Nisa 159: Nuk ka as edhe njė nga Ithtarėt e Librit qė nuk do tė besoj nė tė (Isain) para vdekjes sė tij; dhe nė Ditėn e Kijametit (Ringjalljes) ai do tė dėshmojė kundėr tyre. (Nisa: 159) Pohimi i thėnė mė lartė qė nuk do tė besoj nė tė (Isain) para vdekjes sė tij ėshtė i rėndėsishėm. Ekuivalenti Arab i kėsaj fjalie lexon: Wa in min ahlil kitabi illa la yüminanna bihi qabla mawtihi. Disa shkollarė pohuan se nė tė nė kėtė varg pėrdoret pėr Kuran dhe kėshtu bėnė interpretimin nė vijim: Nuk do tė mbetet askush prej ithtarėve tė Librit qė nuk do tė besoj nė Kuran para se ai (njė njeri nga populli i Librit) tė vdes. Sidoqoftė, nė vargjet 157 dhe 158, qė janė dy vargje qė i paraprijnė kėtij, e njėjta fjalė atė ėshtė pėrdorur padyshim pėr Isain (as). Sura an-Nisa: 157: Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė Dėrguarin e All-llahut. Po ata as nuk e mbytėn dhe as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda) atė, por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē se supozojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė. Sura an-Nisa: 158: Allahu e ngriti atė pranė Vetes. Allahu ėshtė i Ploltfuqishėm, i Gjithėdijshėm. Menjėherė pas kėtyre vargjeve nė Suren an-Nisa 159, nuk ka ndonjė dėshmi qė do tė tregonte se nė tė ėshtė pėrdorur pėr tė nėnkuptuar dikend tjetėr pėrveē Isait (as). Sura an-Nisa: 159: Nuk ka as edhe njė nga Ithtarėt e Librit qė nuk do tė besoj nė tė (Isain) para vdekjes sė tij; dhe nė Ditėn e Kijametit (Ringjalljes) ai do tė dėshmojė kundėr tyre. Nė Kuran, Allahu na njofton se nė Ditėn e Gjykimit, gjuhėt dhe duart dhe kėmbėt do tė dėshmojnė kundėr tyre pėr atė qė ata kanė punuar (Sura an-Nur: 24 dhe Sura Jasin: 65). Nga Sura Fussilat: 20-23, mėsojmė se tė dėgjuarit, tė pamurit dhe lėkura do tė dėshmojnė kundėr neve. Mirėpo nė asnjėrėn prej kėtyre vargjeve nuk ekziston ndonjė referencė pėr Kuranin si dėshmitar. Nėse pranojmė se nė tė (atij) ose nė atė nė fjalinė e parė i refererohet Kuranit edhepse gramatikisht dhe logjikisht nuk kemi ēfarėdo dėshmie qoftė atėherė do tė duhej qė gjithashtu tė pranonim se ai nė fjalinė e dytė gjithashtu i referohet Kuranit. Mirėpo, pėr tė pranuar kėtė, do tė duhej tė ekzistonte njė varg i qartė qė do tė vėrtetonte kėtė pikėpamje. Megjithatė, komentuesi Ibn Xhuzaji nuk pėrmend mundėsinė qė nė tė (atij) ti referohet Kuranit dhe Ibn Xhuzaji transmetoi pikėpamjet e tė gjithė komentuesve kryesor nė punėn e tij. Kur i referohemi Kuranit, shohim se kur i njėjti pėremėr vetor pėrdoret pėr Kuran, Kurani kryesisht pėrmendet para dhe pas vargut specifik si nė rastet e Sures an-Naml: 77 dhe Sures ash-Shuara: 192-196. Ky varg nė mėnyrė tė hapur pėrcakton se Ithtarėt e Librit do tė kenė besim nė Isain (as) dhe se ai (Isai (as)) do tė jetė dėshmitar kundėr tyre. Ēėshtja e dytė ka tė bėj me interpretimin e shprehjes para se ai tė vdes. Disa mendojnė se kjo nėnkupton tė besuarit nė Isain (as) para vet vdekjes sė tyre. Sipas kėtij interpretimi gjithėsecili nga Ithtarėt e Librit padyshim se do tė besojnė nė Isain (as) para se ai/ajo tė pėrballet me vdekjen e tyre. Mirėpo, nė kohėn e Isait (as), Ēifutėt qė quhen Ithtarė tė Librit jo vetėm qė nuk besuan nė Isain (as) por gjithashtu u pėrpoqėn ta mbysin atė. Nė anėn tjetėr, do tė ishte e paarsyeshme tė thuhet se Ēifutėt dhe tė Krishterėt qė jetuan dhe vdiqėn pas Isait (as) kishin besim mėnyrėn e tė besuarit qė pėrshkruhet nė Kuran nė tė. Si pėrfundim, kur i bėjmė njė vlerėsim tė kujdesshėm kėtij vargu, arrijmė nė pėrfundimin vijues: Para vdekjes sė Isait (as), tė gjithė Ithtarėt e Librit do tė kenė besim nė tė. (Tafsiri i Omer Nasuhi Bilmen) Nė kuptimin e tij tė vėrtetė, ky varg zbulon fakte tė qarta, tė cilat janė: Sė pari, ėshtė e qartė se vargu flet pėr tė ardhmen, sepse pėrmendet vdekja e Isait (as). Mirėpo, Isai (as) nuk kishte vdekur por ishte ngritur pranė Allahut. Isai (as) do tė vijė nė tokė prap, do tė jetojė pėr njė kohė tė pėrcaktuar dhe pastaj do tė vdes. Sė dyti, tė gjithė Ithtarėt e Librit do tė kenė besim nė tė. Kjo ėshtė njė ngjarje qė nuk ka ndodhur ende, por qė padyshim do tė ndodhė nė tė ardhmen. Rrjedhimisht, me shprehjen para se ai tė vdes, bėhet fjalė pėr Isain (as). Ithtarėt e Librit do ta shohin atė, njohin atė dhe do ti binden atij gjersa tė jetė gjallė. Ndėrkaq, Isai (as) do tė jetė dėshmitar kundėr tyre nė Ditėn e Fundit. Padyshim se Allahu di mė sė miri. (3) Se Isai (as) do tė kthehet nė tokė kah fundi i kohės rrėfehet nė njė varg tjetėr nė Suren az-Zukhruf: 61. Pėr Isain (as) bėhet fjalė duke filluar nga az-Zukhruf: 57,: Kur popullit tėnd iu pėrmend si shembull biri i Merjemes (Isai), ata qeshėn zhurmshėm (brohoritėn) dhe thanė: A janė mė tė mirė zotėrat tanė apo ai? Ata nuk tė thanė atė, vetėm pėr tė polemizuar me ty, por ata janė njerėz ngatėrrestar. Ai (Isai) ka qenė vetėm njė rob, tė cilin Ne e bekuam (e bėmė pejgamber) dhe e bėmė shembull pėr fisin Izraelit. Po sikur tė duam Ne, do tė bėnim prej jush engjuj qė tju zėvendėsonin nė tokė. (Sura az-Zukhruf: 57-60) Menjėherė pas kėtyre vargjeve, Allahu njofton se Isai (as) ėshtė shenjė e Ditės sė Gjykimit. Ai (Isai) ėshtė parashenjė e orės (momentit, kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni nė tė dhe ejani pas meje. Kjo ėshtė rrugė e drejtė. (Sura az-Zukhruf: 61) Ibn Xhuzaji thot se kuptimi i parė i kėtij vargu ėshtė sė Isai (as) ėshtė shenjė apo parakusht i Orės sė Fundit. Mund tė themi se ky varg ėshtė njė tregues i qartė se Isai (as) do tė kthehet nė tokė nė fundin e kohėrave. Kjo pėr arsye se Isai (as) jetoi pėrafėrsisht gjashtė shekuj para shpalljes sė Kuranit. Rrjedhimisht, nuk mund ta interpretojmė ardhjen e tij tė parė si shenjė tė Ditės sė Gjykimit. Ajo qė ky varg tregon nė tė vėrtetė ėshtė se Isai (as) do tė kthehet prap nė tokė kah fundi i kohės, qė domethėnė, gjatė periudhės sė fundit tė kohės para Ditės sė Gjykimit dhe kjo do tė jetė shenjė pėr Ditėn e Gjykimit. Allahu padyshim di mė sė miri. Vargu Ai ėshtė parashenjė e ores (momentit, kijametit) nė Arabisht ėshtė Innahu la ilmun lis-saati Disa e interpretojnė pėremrin hu (ai) nė kėtė varg si Kurani. Mirėpo, vargjet qė paraprijnė tregojnė qartė se Isai (as) pėrmendet nė kėtė varg: Ai (Isai) ėshtė vetėm njė rob, tė cilin Ne e bekuam (e bėmė pejgamber) dhe e bėmė shembull pėr fisin Izraelit. (Prof. Suleyman Ates, Yuce Kuranin Cagdas Tefsiri (Tafsiri Bashkėkohor i Kuranit tė Shenjtė), vėll. 6, f. 4281) Ata qė e citojnė kėtė pėremėr sikur ai ti referohej Kuranit vazhdojnė tė citojnė pjesėn tjetėr tė vargut Kurrsesi mos dyshoni nė tė dhe ejani pas meje. si dėshmi. Mirėpo, vargjet qė paraprijnė kėtė varg i referohen nė tėrėsi Isait (as). Pėr kėtė arsye, duket se pėremri hu ka lidhje me ato vargje paraprirėse dhe gjithashtu i referohet Isait (as). Nė tė vėrtetė, shkollarėt e mėdhenjė Islamik, pohojnė se bėhet fjalė pėr kėtė, duke u mbėshtetur nė pėrdorimin e pėremrit si nė Kuran ashtu edhe nė hadith.Muhammad Hamdi Jazir i Elmalit ofron shpjegimin vijues nė komentin e tij: Deklarimi nė varg: Ai ėshtė shenjė e orės ai ėshtė shenjė dhe tregues se Ora do tė vie dhe tė vdekurit do tė ringjallen dhe ngriten. Isai, si me kthimin e tij nė tokė ashtu edhe me mrekullinė e ringjalljes sė tė vdekurve dhe gjithashtu me profetizimin e tij tė ringjalljes sė tė vdekurve ėshtė shenjė e Orės. Nė hadith gjithashtu njoftohet se ai ėshtė shenjė e Ditės sė Fundit. Nė Sahih Muslim, gjithashtu pohohet se hadithet nė tė cilat thuhet se Profeti Isa (as) do tė zbres nė mesin e njerėzve nė fundin e kohės ka arritur shkallėn e tė qenit mutavatir, p.sh. i rrėfyer nga aq shumė njerėz nė secilin brez sa qė nuk ėshtė e mundshme qė tė ketė ndonjė dyshim pėr vėrtetėsinė e tyre dhe se njihet si njė prej shenjave kryesore tė Ditės sė Ringjalljes (Sahih Muslim 2/58) Hudhajfah ibn Usajd al-Ghifari ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (saas) erdh tek ne papritmas kur ne ishim (tė zėnė nė diskutim). Ai tha: Pėr ēka po bisedoni? Ne thamė: Po bisedojmė pėr Orėn e Fundit. Nė kėtė ai tha: Nuk do tė vie derisa nuk i shihni dhjetė shenja para saj dhe (nė lidhje me kėtė) ai pėrmendi tymin, Dexhallin, bishėn, lindjen e diellit nga perėndimi, zbritjen e Isait, djalit tė Merjemes (as), Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt dhe rrėshqitjet e tokės nė tri vende, njė nė lindje, njė nė perėndim dhe njė nė Arabi nė fund tė tė cilave do tė ketė zjarr qė do tė vie nga Jemeni dhe do ti shtyjė njerėzit qė tė mblidhen nė vendin e takimit tė tyre. (Sahih Muslim) (4) Vargje tė tjera qė tregojnė pėr ardhjen e dytė tė Isait (as) janė vargjet nė vazhdim: Pėrkujto kur engjujt i thanė: Oj Mejreme, Allahu tė pėrgėzon me njė Fjalė prej Tij. Emri i tij ėshtė Mesihu, Isai, djali i Merjemes i famshėm nė dynja (nė kėtė botė) dhe nė ahiret (nė jetėn e pėrjetshme) dhe njėri prej tė afėrmve tė Allahut. Ai do tju flas njerėzve qysh nė djep e edhe si i rritur dhe do tė jetė prej tė drejtėve. Ajo tha: Zoti im, si mund tė kemė unė djalė e mua smė ka prekur njeri? Ai (Allahu) tha: Ja, kėshtu, Allahu krijon ēfarė tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet. Ai (Allahu) do tia mėsojė atij Librin dhe Urtėsinė, edhe Tevratin edhe Inxhilin (Ali Imran 45-48) Nė kėtė varg, kumtohet se Allahu do tia mėsonte Isait (as) Inxhilin, Tevratin dhe Librin. Padyshim se libri nė fjalė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Ne ndeshemi me shprehjen e njėjtė nė Suren al-Maidah:110: Allahu (atė ditė) i thot: O Isa, bir i Merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (mė tė pastėr) (Xhibrilin) e ti u fole njerėzve (kur ishe) nė djep dhe kur ishe i pjekur (burrė), kur ta mėsova ty Librin e Urtėsinė, Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta njė formė shpendi (Maide 110) Kur analizojmė Librin nė tė dyja kėto vargje, shohim se mund tė bėhet fjalė pėr Kuranin. Nė kėto vargje shpallet se Kurani ėshtė libri i fundit hyjnor i dėrguar/i zbritur pėrveē Tevratit, Zeburit dhe Inxhilit. Veē kėsaj, nė njė varg tjetėr nė Kuran, pranė Tevratit dhe Inxhilit, fjala Libėr ėshtė pėrdorur pėr tė treguar Kuranin. Allahu ėshtė Njė, nuk ka tė adhuruar (Zot) pos Tij, i Pėrjetshmi, i Vetmjaftueshmi. Ai ta zbriti ty (Muhammed) Librin me tė vėrtetėn, qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin (Ali Imran: 2-4) Vargjet tjera nė tė cilat libri i referohet Kuranit lexon: E kur u erdh atyre prej Allahut Libri (Kurani) qė ėshtė vėrtetues i atij qė e kishin pranė, e qė para se tu vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr jobesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin kur u erdhi. Mallkimi i Allahut qoftė mbi jobesimtarėt! (Bekare: 89) Pėr kėtė arsye Ne dėrguam njė tė Dėrguar nga gjiri i juaj qė tua lexojė Shenjat (ajetet) Tona, tju pastrojė dhe tju mėsojė Librin dhe Urtėsinė (traditėn) dhe tju mėsojė atė qė mė parė nuk e dinit. (Bekare: 151) Nė kėtė rast, lehtė mund tė konsiderojmė se libri i tretė qė do ti mėsohet Isait (as) do tė jetė Kurani dhe ne do tė mund tė supozonim se kjo do tė jetė e mundshme vetėm nėse ai vjen nė tokė nė fund tė kohės. Isai (as) ka jetuar pėrafėrsisht 600 vjet para shpalljes sė Kuranit. Kur i hedhim njė sy haditheve tė Profetit tonė (saas), kuptojmė se kur Profeti Isai (as) vie pėr tė dytėn herė, ai do tė komandojė me Kuran, jo me Inxhil. Kjo me tė vėrtetė pėrputhet saktėsisht me kuptimin e kėsaj strofe. Padyshim se Allahu e di mė sė miri. Kjo gjithashtu shpjegohet nė njė hadith: Ebu Hurejra (ra Allahu qoftė i gėzuar me tė) ka rrėfyer se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Pasha Atė nė duart e tė Cilit ėshtė shpirti im, padyshim se djali i Merjemes sė shpejti do tė zbres nė mesin tuaj si gjykatės i drejtė dhe do ta thyej kryqin, do ta mbys thiun dhe ta shfuqizojė xhizjen (taksėn) dhe pasuria do tė jetė aq e bollshme sa qė askush sdo ta pranojė atė, ndėrsa njė sexhde e vetme do tė ketė vlerė mė shumė se bota dhe ēdo gjė nė tė. (Sahih al-Bukhari) Ulama (dijetarėt Islam) thonė se kuptimi nė kėtė hadith e veprimit tė tij si njė gjykatės/sundues i drejtė ėshtė se ai do tė gjykojė me anė tė sheriatit tė Islamit, gjegjėsisht me anė tė gjykimeve tė Librit tė Allahut, Kuranit dhe tė Sunnetit tė tė Dėrguarit tė Fundit tė Allahut, Muhammedit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė. Padyshim se Allahu di mė sė miri. (5) Allahu na tregon pėr vdekjen e Isait (as) nė njė varg tė Sures Merjem si nė vijim: (Isai tha Kur e marrim parasysh kėtė varg sė bashku me Ali Imran: 55, shohim se tregon njė tė vėrtetė shumė tė rėndėsishme. Nė strofėn e Sures Ali Imran pohohet se Isai (as) ėshtė ngritur nė praninė e Allahut. Nuk ėshtė dhėnė asnjė informacion nė kėtė varg pėr vdekjen apo vrasjen. Mirėpo, nė Suren Merjem: 33 ėshtė dhėnė informacioni pėr ditėn kur Isai (as) do tė vdes. Ajo vdekje e dytė mund tė jetė e mundshme vetėm nėse Isai (as) vdes pas kthimit dhe jetės nė tokė. Vetėm Allahu e din kėtė me siguri. ![]() Edhe njė pjesė e dėshmisė pėr kthimin e Isait (as) nė tokė paraqitet nė vargun 110 tė Sures al-Maida dhe nė Suren Ali Imran: 46 nė formėn e fjalės kahlan. Vargjet thonė: Allahu (atė ditė) i thot: O Isa, bir i Merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (mė tė pastėr) (Xhibrilin) e ti u fole njerėzve (kur ishe) nė djep dhe kur ishe i pjekur (burrė) (kahlan) (Sura al-Maida: 110) Ai do tiu flas njerėzve qysh nė djep dhe si i pjekur (burrė) (kahlan) dhe do tė jetė nga tė pėrsosurit (Sura Ali Imran: 46) Kjo fjalė paraqitet vetėm nė dy strofat e mėsipėrme nė Kuran dhe vetėm nė lidhshmėri me Isain (as). Kuptimi i fjalės kahlan i pėrdorur pėr tiu referuar kohės sė pjekurisė sė Isait (as) pėrputhet me moshėn nė mes 30 dhe 50 vjeēare, dikush qė nuk ėshtė mė i ri, dikush qė ka arritur moshėn e pėrsosur. Dijetarėt Islamik pajtohen pėr pėrkthimin e kėsaj fjale si njė fjalė qė tregon periudhėn pas moshės 35 vjeēare. Duke u bazuar nė njė hadith tė transmetuar nga Ibni Abbas qė njofton se Isai (as) u ngrit nė qiell nė fillim tė viteve tė tridhjeta tė tij, nė njė moshė tė re, dhe do tė qėndrojė edhe 40 vite tė tjera kur tė kthehet, dijetarėt Islamik thonė se mosha e vjetėr e Isait do tė ndodhė pasi qė ai tė kthehet nė tokė. (Muhammed Khalil Herras, Fasl al-maqal fi rafi Isa hayyan wa nuzulihi wa qatlihi'd-Dajjal, Makatabat as-Sunnah, Cairo, 1990, faqe 20) Njė studim i vėmendshėm i vargjeve nė fjalė lehtėsisht tregon se sa kanė tė drejtė dijetarėt Islamik nė lidhje me kėtė ēėshtje. Duke shikuar kėto vargje tė Kuranit, shohim se ky formulim pėrdoret vetėm pėr Isain (as). Tė gjithė profetėt u folėn njerėzve dhe i thirrėn nė rrugėn e drejtė. Ata tė gjithė komunikuan porosinė e tyre nė moshė tė pjekur. Mirėpo, nuk ekziston ndonjė formulim i tillė nė Kuran pėr cilindo profet tjetėr. Ky formulim ėshtė pėrdorur vetėm pėr tiu referuar Isait (as) dhe gjendjes sė tij tė mrekullueshme. Kjo pėr arsyer se fjalėt nė djep dhe nė moshė tė pjekur (nė burrėri) qė pasojnė njėra tjetrėn nė kėto vargje e vėnė theksin nė dy periudha tė mrekullueshme. Nė tė vėrtetė, nė veprėn e tij Komenti i at-Tabarit, Imam at-Tabari jap shpjegimin nė vazhdim tė kėtyre vargjeve: Kėto thėnie (Sura al-Maida: 110) tregojnė se pėr tė plotėsuar jetėgjatėsinė e tij dhe pėr tiu folur njerėzve nė moshė tė pjekur Isai (as) do tė zbres nga qielli. Kjo pėr arsye se ai u ngrit nė qiell/parajsė kur ishte ende i ri. Nė kėtė strofė (Sura Ali Imran: 46) ka dėshmi se Isai (as) ėshtė i gjallė dhe Ahl al-Sunnah (Populli i Sunnetit) ndanė atė pikėpamje. Kjo pėr arsye se nė kėtė strofė pohohet se ai do tiu flas njerėzve nė moshė tė pjekur. Ai do tė mund tė arrijė moshė tė pjekur vetėm kur tė kthehet nė tokė prej qiellit/parajsės. (Imam at-Tabari, Komenti i at-Tabarit, Vėll. 2, faqe 528, Vėll. 1, faqe 247). Mirėpo, disa njerėz e interpretojnė shprehjen/fjalėt nė moshė tė pjekur nė njė mėnyrė shumė tė largėt nga kuptimi i saj i vėrtetė dhe nuk e analizojnė nė lidhshmėri me logjikėn e pėrgjithshme tė Kuranit. Sipas kėtyre njerėzve profetėt gjithnjė kanė qenė njerėz tė pjekur, pėr ēarsye shprehja i referohet jetėrave tė tė gjithė profetėve. Natyrisht se profetėt ishin nė moshė tė pjekur tė cilėt Allahu i ka edukuar. Mirėpo, nė Suren Ahkaf Allahu zbulon se mosha e pjekurisė sė plotė ėshtė dyzet vjet. Nė kėto vargje zbulohet se: Ne e urdhėruam njeriun tu bėjė mirė prindėrve tė vet, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhėnia e tij zgjat tridjetė muaj (e ai vazhdon tė jetojė) derisa tė arrijė pjekurinė e vet dhe kur ti mbush dyzet vjet ai thotė: Zoti im, mė frymėzo mua qė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mi, qė tė bėj vepra tė mira qė i pėlqen Ti dhe mi bėn tė mirė pasardhėsit e mi, unė pendohem te Ti dhe unė jam me Muslimanėt. (el-Ahkaf: 15) Fjala kahlan, prandaj, gjithashtu i drejtohet kthimit tė Isait (as) nė tokė sikurse i gjithė informacioni i dhėnė nė Kuran. Vetėm Allahu e di me siguri. Siē shihet, vargjet pėr kthimin e Isait (as) nė tokė janė shumė tė qarta. Shprehje tė ngjashme me kėto nuk janė pėrdorur nė Kuran nė lidhje me profetėt tjerė. Mirėpo, tė gjitha kėto shprehje janė pėrdorur pėr Profetin Isa (as). Domethėnia e saj ėshtė e qartė. Nė Kuran ekzistojnė shembuj tjerė tė njerėzve tė lanė kėtė botė dhe u kthyen pas qindra vjetėsh Njeriu i cili u ringjall pas njė shekulli Njėri prej kėtyre njerėzve ėshtė njė burrė i cili qėndroi i vdekur pėr njė shekull. Kjo rrėfehet nė Suren Bekare: Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kulmet e tij (me temel), e ai tha: Si e ngjallė Allahu kėtė pas shkatėrrimit tė tij? E Allahu e bėri tė vdekur atė (pyetėsin - Uzejrin) njėqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: Sa qėndrove (i vdekur)? Ai tha: Njė ditė, ose njė pjesė tė ditės! Ai (Allahu) tha:Jo, por ke ndejur (i vdekur) njėqind vjet. Shikoje ushqimin dhe pijen tėnde si nuk ėshtė prishur, e shikoje edhe gomarin tėnd (si iu kanė shkapėrderdhur eshtrat). E pėr tė bėrė ty argument pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė), Shiko se si i kombinojmė eshtrat e i veshim me mish. E kur iu bė e qartė atij, tha: U binda se me tė vėrtetė Allahu ka mundėsi pėr ēdo send! (Bekare: 259) Nė vargjet e dhėna nė fletėt e mėparshme, pėrmendet fakti se Isai (as) nuk kishte vdekur por ėshtė marrė (prapa). Nė strofėn e mėsipėrme, burri, megjithatė, vdiq padyshim. Rrjedhimisht, madje edhe njė person i vdekur mund tė ringjallet me vullnetin e Allahut. Kjo rrėfehet nė hollėsi nė Kuran. Ekzistojnė shembuj tė tjerė tė ngjashėm nė Kuran. Shokėt e shpellės u zgjuan pas shumė viteve Edhe njė shembull tjetėr i rrėfyer ėshtė tregimi i Shokėve tė Shpellės i rrėfyer nė Suren al-Kahf. Allahu rrėfen tregimin e tė rinjėve qė ishin tė shtrėnguar tė strehohen nga tirania e vrazhdė e sundimtarit tė asaj kohe nė njė shpellė. Rrėfehet se ata i zuri gjumi dhe u zgjuan pas shumė viteve. Vargjet nė fjalė janė: Kur djelmoshat u strehuan nė shpellė e thanė: O Zoti ynė, na dhuro nga ana Jote mėshirė dhe na pėrgatit udhėzim tė drejtė nė tėrė ēėshtjen tonė! Ne u vumė mbulojė mbi veshėt e tyre (i vumė nė gjumė) nė shpellė pėr disa vite me radhė. (el-Kehf 10-11) Do tė mendoje se ata janė tė zgjuar, ndėrsa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim herė nė krahun e djathtė e herė nė tė majtin. Qeni i tyre kishte shtrirė kėmbėt e para pranė hyrjes. Sikur tė kishe hasur nė ta, do tė ishe kthyer duke ikur dhe do tė ishe mbushur frikė prej tyre. Ashtu (sikurse i vumė nė gjumė) i zgjuam ata qė tė pyesin njėri tjetrin (se sa kanė fjetur). Njėri prej tyre foli e tha: Sa keni ndejur? Ata thanė: Kemi ndejur njė ditė ose njė pjesė tė ditės! Disa thanė: Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndejur, prandaj dėrgoni njėrin prej jush me kėtė argjend (monedhė argjendi) nė qytet, e tė zgjedhė ushqim mė tė mirė, e tju sjellė atė juve dhe le tė ketė shumė kujdes e tmos i jap tė kuptojė askujt pėr ju.(el-Kehf 18-19) Kurani nuk shpjegon saktėsisht sa kohė kėta tė rinjė kaluan nė shpellė. Nė vend tė kėsaj, gjatėsia kohore e kėsaj periudhe pėrfshihet nė fjalėt pėr disa vite. Supozimi i njerėzve tė kėsaj kohe ishte megjithatė mjaft i lartė: treqind e nėntė vjet. Allahu thot: (dhe thonin) Ata qėndruan nė shpellėn e tyre treqind e nėntė vjet. Thuaj: Allahu e di mė sė miri sa kanė ndejur, Atij i takon fshehtėsia e qiejve dhe e tokės. Sa ėshtė i pėrkryer tė pamurit e Tij dhe sa mirė dėgjon Ai! Pos Tij ata (njerėzit) nuk kanė ndihmėtarė. Nė vendimin e Tij nuk mund ti pėrzihet askush.(el-Kehf 25-26) Padyshim se ajo qė ėshtė e rėndėsishme kėtu nuk ėshtė nėse kjo periudhė ėshtė e shkurt apo e gjatė. Ēėshtja qėndron nė atė se Allahu merr disa prej njerėzve prapa, ose duke i vėnė nė gjumė ose thjeshtė duke i bėrė qė tė vdesin nė kėtė jetė pėr njė periudhė tė caktuar kohore dhe pastaj i ringjallė ata. Po sikurse njerėzit qė zgjohen nga njė ėndėrr, e Allahu u jap jetė prap. Isai (as) ėshtė njėri prej kėtyre njerėzve dhe nė kohėn e caktuar, ai do tė jetojė prap nė kėtė botė. Pasi tė ketė plotėsuar detyrėn e tij, ai do tė vdes sikurse ēdo qenie tjetėr njerėzore nė pajtueshmėri me urdhėrin e vargut nė tė cilin Ai thot: Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdesni (do tė varroseni) dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni). (al-Araf: 25) ISAI (AS) NĖ PĖRMBLEDHJEN RISALE-I NUR Nė pėrmbledhjen Risale-i Nur, njė koment Kuranor i shkruar nga Said Nursi, gjithashtu i njohur si Bediuzzamani (Mrekullia e Kohės), njėri prej dijetarėve mė tė mėdhenjė Islamik tė shekullit 20tė, ka pėrmendje gjithėpėrfshirėse pėr fundin e kohės dhe ardhjen e dytė tė Isait (as). Sot shoqėritė Muslimane pėrqafojnė mendime tė ndryshme. Mirėpo, njė numėr shumė i madh i Muslimanėve qė rrjedhin nga kultura tė ndryshme pajtohen se Bediuzamani ishte dijetar i madh. Pėr kėtė arsye pėrshkrimet e hollėsishme tė fundit tė kohės nga ana e Bediuzamanit janė tė njė rėndėsie tė madhe pėr tė gjithė Muslimanėt. Nė shpjegimet e tij nė lidhje me fundin e kohės, Bediuzamani pohon se dy lėvizje filozofike, tė cilat ai i pėrshkruajti si pėrpjekje serioze pėr tė vėnė bazat e mosbesimit, do tė shkaktonin ērregullim nė tokė. E para prej tyre do tė jetė njė kėrcėnim i mbuluar (i maskuar) ndaj Islamit gjersa kategoria e dytė e lėvizjeve haptazi do tė kundėrshtojė qenien e Allahut. Rryma e dytė ėshtė tė kuptuarit materialist dhe natyralist sipas tė cilit materia ėshtė njė lėndė absolute, e cila ka ekzistuar pėrjetėsisht dhe e cila do tė ekzistojė pėrjetėsisht. Mė tej sipas kėtyre dy lėvizjeve gjallesat erdhėn nė jetė rastėsisht nga materia e pajetė. (Natyralizmi ėshtė i njohur si dimensioni filozofik i Teorisė sė Evolucionit tė Darvinit.) Ky pėrkufizim padyshim qė ofron bazėn e tė gjitha ideologjive qė e mohojnė qenien e Allahut. Qė nga kohėrat e hershme, materialistėt kundėrshtuan tė gjitha fetė e shpallura prej Allahut, luftuan kundėr pėrkrahėsve tė tyre, shtypėn njerėzit, bėnė luftėra dhe hapėn udhė pėr ēdo lloj tė degjenerimit nė shoqėri. Isai (as), gjithashtu, nė ardhjen e tij tė dytė nė tokė, do tė luftojė kundėr kėtyre lėvizjeve materialiste dhe natyraliste dhe me vullnetin e Allahut do tė korr fitore mbi ta. Bediuzamani tėrhek vėrejtjen nė librat e tij ndaj lėvizjes materialiste: Rryma e Dytė: Njė rrymė tiranike e lindur nga Filozofia Natyraliste dhe Materialiste gradualisht do tė forcohet dhe tė pėrhapet nė fundin e kohės me ndihmėn e filozofisė materialiste, duke arritur njė shkallė tė atillė sa tė mohojė Zotin. (Said-i Nursi, Letrat, Letra e pesėmbėdhjetė, f. 53) Bediuzamani lajmėron se Isai (as) do tė vjen nė tokė nė njė kohė kur mosbesimi do tė mbisundojė nė tė. Nė fjalėt nė vazhdim tė Bediuzamanit, Isai (as) me ardhjen e tij tė dytė nė tokė, do tė sundojė me Kuran dhe Sunnet dhe do tė eliminojė ēdo fanatizėm tė Krishtėrimit. Duke u bashkuar kundėr mosbesimit, tė Krishterėt tė cilėt kanė pėrqafuar Islamin dhe Muslimanėt do tė triumfojnė mbi ideologjitė jobesimtare me udhėzimin e Kuranit. Pjesa nė fjalė nė Risale-i Nur vijon: Atėherė personi i Isait (Paqja qoftė mbi tė) i cili ėshtė i pranishėm me trupin e tij njerėzor nė botėn e qiejve, do tė vie tė udhėheq rrymėn e fesė sė vėrtetė, sikurse, duke u mbėshtetur nė premtimin e Atij qė ka Pushtet Mbi Ēdo Gjė, Sjellėsin e Lajmeve tė Sigurta (Padyshimta) ka thėnė. Pasiqė Ai e ka thėnė kėtė, ėshtė e vėrtetė, dhe pasiqė Ai qė ka Pushtet Mbi Ēdo Gjė e ka premtuar kėtė, Ai padyshim se do ta realizojė kėtė. (Said-i Nursi, Letrat, Letra e pesėmbėdhjetė, f. 54) Nė tė gjitha pėrshkrimet e tij tė ardhjes sė dytė, Bediuzamani tregon se Isai (as) do tė shuajė tė gjitha sistemet e mosbesimit nė atė periudhė. Ai mė tej shton se ai do tė fitojė mbėshtetje tė madhe prej Muslimanėve. Isai (as) do tė jetė Musliman dhe do tė falet pas imamit tė Muslimanėve dhe do tė punojė bashkė me ata qė veprojnė drejtė nga bota Islamike dhe do tė marrė rolin udhėheqės nė pėrhapjen e Kuranit dhe tė mėsimeve tė tij dhe do tė shuajė dhunėn e vazhdueshme tė sistemeve tė mosbesimtarėve: Do tė jenė besimtarėt vėrtetė tė devotshėm tė Isait ata qė do tė vrasin personalitetin kolektiv gjigant tė materializmit dhe tė mosbesimit tė cilin do ta formojė Dexhalli sepse Dexhalli do tė vritet nga shpata e Isait (Paqja qoftė mbi tė) dhe tė shkatėrrojė idetė e tij dhe mosbesimin, qė janė ateiste. Tregimi: Isai (Paqja qoftė mbi tė) do tė vie dhe do tė kryej faljet (namazin) e obligueshme pas Mahdit dhe do ta ndjekė atė, aludon nė kėtė bashkim dhe nė sovranitetin e Kuranit dhe nė pasimin e tij. (Said-i Nursi, Rrezet, Rrezja e pestė, f. 493) SI MUND TA NJOHIM ISAIN (AS)? Kush do tė jetė nė gjendje ta njoh Isain (as)? Nė kapitujt e mėhershėm, se Isai (as) nuk kishte vdekur dhe se ishte ngritur nė praninė e Allahut dhe se ai do tė vie nė tokė janė shpjeguar nė dritėn e vargjeve tė Kuranit. Pas gjithė asaj qė ėshtė thėnė gjer mė tani, pyetja e ardhshme na vjen ndėr mend: Si do ta njohim ne Isain (as) kur ai tė kthehet nė kėtė botė dhe cilat prej veēorive tė tij do ta bėjnė atė tė njohshėm? Nė kėtė fazė, burimet e vetme tė cilave mund tiu referohemi janė Kurani dhe Sunneti i mirėfilltė. Kurani, ose nė vargjet ose nė tregime tė veēanta, na jap shpjegime tė ndryshme nė lidhje me profetėt. Shumė prej veēorive tė pėrbashkėta tė profetėve dhe tė besimtarėve tė vėrtetė pėrmenden nė Kuran. Veē kėsaj, ėshtė gjithashtu e mundshme ti gjejmė tė gjitha veēoritė e besimtarėve nė kėto vargje. Nė kėtė kontekst, veēoritė sipėrore tė Isait (as) nė lidhje me fenė janė gjithashtu tė dallueshme nė Kuran. Prandaj, besimtarėt e sinqertė mund tė vlerėsojnė kėto veti sipėrore qė mund tė vėhen re nė tė duke iu referuar Kuranit, dhe nė kėtė mėnyrė ta njohin atė. Nė kėtė pikė, duhet tė kemi parasysh se tė njohurit e Isait (as) mund tė mos jetė i mundshėm pėr gjithėkend. Bediuzaman Said Nursi pohon kėtė nė lidhje me kėtė temė: Kur Isai (paqja qoftė mbi tė) vie, nuk ėshtė e domosdoshme qė secili do tė duhej tė dinte se ai ėshtė Isai i vėrtetė. Tė zgjedhurit e tij dhe ata afėr tij do ta njohin atė pėrmes dritės sė besimit. Nuk do tė jetė e vetėkuptueshme qė ēdokush ta njoh atė. (Said-i Nursi, Letrat, Letra e pesėmbėdhjetė, f. 54) Siē thot Bediuzamani, gjatė viteve tė hershme tė ardhjes sė tij tė dytė, numri i njerėzve qė do ta njohin Isain (as) do tė jetė i kufizuar nė numrin e vogėl tė njerėzve qė janė tė afėrt me tė. Veē kėsaj, kjo do tė jetė e mundshme vetėm me anė tė dritė sė besimit. Natyrisht se kjo shprehje kėrkon shpjegim tė mėtejshėm: Drita e besimit ėshtė tė kuptuarit e dhuruar nga Allahu tek ata qė besojnė nė qenien dhe njėsinė e Allahut, zbatojnė urdhėrat e Kuranit dhe jetojnė sipas Sunnetit tė tė Dėrguarit tė Allahut, Muhammedit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė. Me njė tė kuptuar tė tillė, besimtarėt mund tė vlerėsojnė situatat nė mėnyrė tė saktė dhe tė kuptojnė hollėsitė e ngjarjeve pa ndonjė vėshtirėsi. Siē na bėn me dije Kurani, besimtarėt janė ata njerėz tė cilėt mendojnė mbi gjithēka qė i rrethon dhe kėshtu kurrė nuk iu ikin hollėsitė apo aspektet subtile tė gjėrave. Me tė vėrtetė, Allahu e informon njeriun se Ai do tua dhurojė aftėsinė e tė dalluarit (pėr tė gjykuar nė mes tė sė drejtės dhe tė gabuarės) atyre qė mendojnė pėr gjithēka nė pėrpjekje pėr tė kuptuar madhėshtinė dhe fuqinė e Allahut dhe atyre qė ia kanė frikėn Atij: O ju qė besuat, nėse keni frikė Allahun, Ai do tė vėrė udhėzim (nė zemrat tuaja) pėr ju, do tua mbulojė tė kėqiat, do tua falė mėkatet. Allahu ėshtė dhurues i madh. (el-Enfal: 29) Pra, ata qė do ta njohin Isain (as) gjatė ardhjes sė tij tė dytė dhe qė do ti bashkangjiten atij do tė jenė nė tė vėrtetė ata tė cilėt besojnė nė Allahun dhe Kuranin dhe nė tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, dhe mendojnė thellė mbi gjėrat. Bediuzaman Said Nursi, gjithashtu, tėrheqė vėrejtjen pėr kėtė ēėshtje si nė vazhdim: Nė tė vėrtetė, megjithėse kur Isai (Paqja qoftė mbi tė) vie ai vet do tė dijė se ai ėshtė Isai, gjithkush nuk do ta dijė. (Said-i Nursi, Rrezet, Rrezja e pestė, f. 487) Cilat veēori tė Isait (as) e bėjnė atė tė njohshėm? Siē u pėrmend mė lartė, duke iu referuar Kuranit nė kėrkim tė gjetjes sė pėrgjigjeve nė kėto pyetje, do tė duhej qė sė pari tė kėrkojmė veēoritė e pėrbashkėta pėr tė gjithė profetėt tė rrėfyera nė Kuran. Pra, mėnyra pėr tė njohur Isain (as) do tė ishte qė tė ekzaminohen veēoritė e profetėve. Padyshim se ekzistojnė me qindra sosh. Megjithatė, nė kėtė pjesė, ne do tė vėmė theksin nė veēoritė mė tė dukshme tė cilat menjėherė bien nė sy. 1. Ai ndryshon prej njerėzve tė tjerė pėr shkak tė vlerave tė jashtėzakonshme morale tė tij Sikurse tė gjithė profetėt e tjerė qė Allahu ka zgjedhur pėr tia shpallur porosinė e Tij njerėzimit, Isai (as) ėshtė i njohur pėr vlerat morale tė shkėlqyeshme tė tij. Veēoria mė e dallueshme e Isait (as) ėshtė personaliteti i tij shembullor, menjėherė i dallueshėm nė shoqėrinė nė tė cilėn ai jeton. Ai, me tė vėrtetė ka njė karakter shembullor, tė pashembullt nė natyrė dhe qė i bie nė sy gjithkujt nė shikim tė parė. Njė person shumė i pėrkushtuar, guximtar dhe i fortė, njė shprehje e besimit qė ai ka nė Allahun dhe e besimit tė pastėr tė tij nė Tė. Me kėso tipare, ai ka njė ndikim tė thellė nė ēdokend. Ky superioritet, njė veēori qė e ndajnė tė gjithė profetėt, rrėfehet nė kėto vargje: Kėto janė argumentet tona qė ia dhamė Ibrahimit (Abrahamit) kundėr popullit tė tij. Ne ngrisim nė shkallė tė lartė atė qė duam. Zoti yt ēdo send e vė nė vendin e vet, asgjė nuk mund ti fshehet. Ne atij (Ibrahimit) i falėm Is-hakun (Isakun) dhe Jakubin (Jakobin) dhe secilin prej tyre e udhėzuam. Mė parė edhe Nuhun (Noun) e patėm udhėzuar. E nga pasardhėsit e tij (tė Ibrahimit) udhėzuam Davudin (Davidin), Sulejmanin (Solomonin), Ejjubin (Jobin), Jusufin (Jozefin), Musain (Moisiun) dhe Harunin (Aronin). Kėshtu Ne i shpėrblejmė bamirėsit. (shpėrblyem) Edhe Zekerijanė (Zakarijanė), Jahjanė (Gjonin), Isain (Jezusin), Ilijasin (Elijanė) tė gjithė prej tė mirėve tė pėrsosur. (shpėrblyem) Edhe Ismailin (Ishmaelin), Eljesanė (Elishanė), Junusin (Jonan) dhe Lutin (Lotin). Tė gjithė kėta i veēuam mbi njerėzit tjerė. Edhe disa nga prindėrit, nga pasardhėsit dhe nga vėllezėrit e tyre i zgjodhėm (pėr pejgamberė) dhe i udhėzuam nė rrugė tė vėrtetė. (el-Enam 83-87) Se Allahu iu dhuroi veti superiore profetėve shprehet saktėsisht nė vargjer e mėsipėrme. Ekzistojnė shumė shembuj tė tjerė tė rrėfyer nė Kuran. Pohimet mė poshtė na njoftojnė pėr tiparet sipėrore tė dhuruara profetėve: Vėrtetė, Ibrahimi ka qenė shembėlltyrė e tė mirave, adhurues i Allahut, besimtar i drejtė dhe nuk ka qenė nga idhujtarėt. (en-Nahl: 120) Pėrkujto robėrit tanė Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin qė ishin tė fortė nė zbatimin e detyrave dhe largpamės nė fe. (Sad: 45) Ska dyshim se ata ishin te Ne prej tė zgjedhurve mė tė mirė. (Sad: 47) Ne i patėm dhėnė Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata tė dy thanė: I falėnderohemi vetėm Allahut qė na dalloi (me tė mira) mbi shumė robėr tė Tij besimtarė (en-Neml: 15) Isai (as) ėshtė gjithashtu njėri prej profetėve tė zgjedhur tė Allahut. Allahu thot kėshtu pėr tė: Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė Allahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė, Isait, birit tė Merjemės i dhamė argumente dhe e pėrfocuam me shpirtin e shenjtė (shpirtin mė tė pastėr) (Xhibrilin). (Bekare: 253) 2. Ai do tė njihet nga shprehja e fytyrės sė tij qė vėrehet vetėm tek Profetėt Allahu na njofton nė Kuran se superioriteti i atyre qė Ai ka zgjedhur mund tė jetė nė aspektin e dijenisė sė tyre si edhe nė aspektin e fuqisė sė tyre fizike: Ai tha: Allahu e zgjodhi atė sundues tuajin dhe e pajisi me dituri tė gjerė e me fuqi trupore! Allahu ia jep sundimin e vet atij qė do, Allahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm. (Bekare: 247) I pajisur me urtėsi, fuqi fizike, dijeni dhe pėrsosmėri tė karakterit, Isai (as) do tė ketė njė shprehje tė fytyrės qė mund tė vėrehet vetėm tek profetėt. Frika e tij e fuqishme ndaj Allahut dhe drita e besimit tė tij tė palėkundur do tė jenė plotėsisht tė dukshme nė fytyrėn e tij. Kjo shprehje nė fytyrėn e tij menjėherė do ta dalloj atė prej tė tjerėve dhe njerėzit qė do ta shohin atė menjėherė do tė hetojnė se po takojnė dikend fare superior. Natyrisht se tė gjithė nuk do tė pajtohen me kėtė. Prej tėrbimit dhe krenarisė, ka gjasa qė disa njerėz nuk do tė pėrfillin kėtė superioritet. Pėrkundėr asaj qė thellė nė veten e tyre do tė ndjejnė, ata mund tė shtiren si tė paditur, duke e marrė praninė e tij si kėrcėnim tė qenies sė tyre. Vetėm ata qė kanė besim tė sinqertė do tė kuptojnė kėtė superioritet dhe do ta vlerėsojnė atė. Allahu na informon se Isai (as) ėshtė I famshėm nė dynja (nė kėtė botė) dhe nė ahiret (nė jetėn e pėrjetshme) dhe njėri prej tė afėrmve tė Allahut (Sura Ali Imran: 45) Pra, Isai (as) do tė jetė i njohur pėr ata njerėz qė do ta rrethojnė atė pėr nderin dhe epėrsinė qė mund tė vėrehet vetėm tek ata qė janė tė zgjedhur nga Allahu. 3. Ai ka menēuri tė jashtėzakonshme dhe tė folur bindės Ata ishin qė u patėm dhėnė librin, urtėsinė e pejgamberllėkun (Sura el-Enam: 89) Gjatė historisė, Allahu pėrcolli porositė dhe shpalljet e Tij pėrmes tė dėrguarve tė Tij. Ai gjithashtu iu dhuroi urtėsi kėtyre tė dėrguarve: njė mėnyrė bindėse dhe tejet tė qėlluar tė tė folurit, sjellje shembullore nė urdhėrimin e veprave tė drejta dhe nė ndalimin e tė keqes, janė tė gjitha veēori tė pėrbashkėta tė profetėve. Nė Kuran, Allahu gjithashtu tėrheqė vėmendjen ndaj urtėsisė qė i ėshtė dhuruar secilit profet. Pėr shembull, pėr profetin Davud (as), Allahu thot: Ne i dhamė atij menēuri dhe tė folur bindės. (Sura Sad: 20) Nė mėnyrė tė ngjashme pėr profetin Jahja (as): O Jahja, Ne i dhamė atij urtėsi kur ishte fėmijė. (Sura Merjem: 12) Pėr Musain (as), Allahu na njofton: E pasi ai (Musai) e arriti moshėn madhore dhe u bė i pjekur, Ne i dhamė atij urtėsi e dituri. (Sura el-Kasas: 14) Njė varg tjetėr nė lidhje me kėtė pason: Ne i patėm dhėnė Llukmanit menēuri tė pėrsosur (e i thamė): Tė falėnderosh Allahun. (Sura Llukman: 12). Ngjashėm me kėtė, Allahu rrėfen: Ne u patėm dhėnė pasardhėsve tė Ibra |