| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rėndėsia e leximit tė Kuranit Ebu Umame (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė: “Lexoni Kuranin, se ai do tė vijė nė Ditėn e Gjykimit e tė bėjė shefat (tė ndėrmjetėsojė) pėr lexuesit e tij.” Transmeton Uthman ibn Afani (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) qė Resulullahu (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Mė i miri ndėr ju ėshtė ai qė e mėson Kuranin e pastaj ua mėson atė tė tjerėve.” Aishja (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) i pėrcjell kėto fjalė tė tė Dėrguarit: “Ai qė lexon Kuran bukur do tė jetė nė shoqėri tė shkruesve (engjėjve) tė ndershėm, ndėrsa kush e lexon duke hasur nė vėshtirėsi, do tė ketė shpėrblim tė dyfishuar.” Ebu Musa el Eshari (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) tregon se i Dėrguari ka thėnė: “Shembulli i besimtarit qė lexon Kuran ėshtė si shembulli i qitros: ka erė (aromėn) tė mirė dhe shije tė mirė; e shembulli i besimtarit qė nuk lexon Kuran ėshtė si shembulli i hurmės: nuk ka aromė, por shijen e ka tė ėmbėl; shembulli i munafikut (dyfytyrėshit) qė lexon Kuran ėshtė si shembulli i borzilokut: ka aromė tė mirė, e shijen e ka tė hidhur; ndėrsa munafiku (dyfytyrėshit) qė nuk lexon Kuran ėshtė si kungull i egėr: nuk ka aromė, e shijen e ka tė hidhėt.” Transmeton Umer ibn el Hatab (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) se i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vėrtet, Allahu i Madhėrishėm me kėtė Libėr (Kuranin) i ngre disa popuj e i nėnēmon disa tė tjerė.” Ibn Mesudi (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush e lexon njė harf - shkronjė nga Libri i Allahut (Kurani), do tė ketė shpėrblim, e shpėrblimi do tė dhjetėfishohet. Unė nuk them qė ‘Elif Lam Mim’ ėshtė njė harf - shkronjė, por, ‘Elif’ ėshtė harf, ‘Lam’ ėshtė harf dhe ‘Mim’ ėshtė harf.” Ibn Abasi (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) tregon se Resulullahu (alejhi selam) ka thėnė: “Ai nė gjoksin e tė cilit nuk ka asgjė nga Kurani (nuk di asgjė pėrmendsh nga Kurani) ėshtė sikur njė shtėpi e lėnė dhe e rrėnuar.” Transmeton Abdullah Ibn Amr el As (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) se i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Lexuesit tė Kuranit do t’i thuhet nė Ditėn e Gjykimit: ‘Lexo dhe ngrihu (shkallėve tė xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siē ke lexuar nė dynja, se vendi yt ėshtė nė ajetin e fundit qė lexon.’” Ebu Musa (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kujdesuni dhe ruajeni Kuranin (atė qė e keni mėsuar prej tij), se pasha Atė nė dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, ai (Kurani) harrohet mė shpejt sesa qė i duhet devesė pėr t’u liruar prej kapistrės sė vet (litarit me tė cilin i lidhet kėmba).” Transmeton Ebu Hurejre (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) se Resulullahu (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Allahu nuk i kushton kujdes askujt sikur njė tė dėrguari qė ka zė tė bukur, i cili e kėndon Kuranin me zė tė qartė dhe tė bukur.” Pėrgatiti: Erion Sula
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kuranit, leximit, rendesia |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Mrekullitė shkencore tė Kur'anit | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 76 | 14-03-2008 13:21 |
| Kur'ani mrekulli e vazhdueshme | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 0 | 05-07-2007 09:54 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |