Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Ramazani po afron!!!!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-09-2006, 12:36
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore Ramazani po afron!!!!

Pershendetje te Gjitheve.

Me ndihmen e Zotit, po na afrohet nje muaj i madherishem per te gjithe muslimanet, Muajit Ramazan. Agjerimi i ketij muaji eshte nje nder adhurimet kryesore qe duhet te beje nje musliman, edhe pse ka prej tyre qe e lene pas dore apo e neglizhojne. Kjo gje ndodh pasi shume nga vlerat dhe te mirat qe gjinden ne kete muaj nuk njihen nga njerezit.

Allahu i Madheruar na ka urdheruar ne kuran per agjerimin e ketij muaji duke thene: "O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm" (suretu elBekare: 183)

Per agjerimin e ketij muaji kane ardhur shume shperblime.
Ebu Hurejra, All-llahu qoftė i kenaqur me tė ka thene:
Allahu i Lartesuar ka thene" . ''Cdo vepėr e birit tė Ademit dyfishohet, e mira me dhjetė tė mira (sevape) e deri nė shtatėqind fish. Ka thėnė All-llahu aze ve xhel: “Pėrveē Agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe Unė e shpėrblej pėr atė, e len (njeriu) epshin dhe ushqimin pėr mua. Trs Muslimi

Pejgamberi paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te ka thėnė: ''Me tė vėrtet nė xhennet ėshtė njė derė i thuhet Rejjan, hyjnė nga ajo agjėruesit ditėn e Kijametit; nuk hynė nė tė askush pėrveē tyre, sapo tė hyjnė mbyllet (dera) dhe nuk hyn nė tė mė askush '. (mutefekun alejhi)


Agjėrimi ndėrmjetėson pėr agjėruesin nė ditėn e Gjykimit:
Pejgamberi paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te ka thėnė: '' Agjėrimi dhe Kur'ani ndėrmjetėsojnė pėr njeriun ditėn e Gjykimit. Thotė Agjėrimi: “O Zoti im e ka lėn, ushqimin dhe epshin, mė bėj qė tė ndėrmjetėsoj pėr tė (agjėruesin). Thotė Kur'ani: “O Zoti im e ka lėn gjumin natėn, mė bėj qė tė ndėrmjetėsoj pėr tė (lexusin e Kur'anit). Ka thėnė: ndėrmjetėsoni( ju tė dy: agjėrim dhe kur'an) pėr tė (njeriun)''.


Pejgamberi paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te ka thėnė:
''Nuk ka njeri qė agjėron njė ditė pėr hirė tė All-llahut e qė mos t'ia largojė All-llahu, subhanehu ve teala, fytyrėn e tij nga zjarri i xhehenemit pėr shtatėdhjetė vite ''. (mutefekun alejhi).


O robėr tė All-llahut! Me tė vėrtetė ky muaj ėshtė rast qė nuk zėvendėsohet; punoni pėr kėtė; All-llahu ju mėshiroftė nė vepra tė mira; bėni pėrpjekje nė ibadete, shfrytėzone kohėn e cila ju afron tek Zoti i juaj me: Namaz, Agjėrim, Sadakaja, lexim tė Kur'anit, pėrmendje (dhikėr), dua; urdhėroni pėr tė mirė e ndaloni nga e keqja.
Kini kujdesė, All-llahu ju mėshiroftė; nga gjithė ajo qė All-llahu, aze ve xhel, hidhėrohet me tė; mos e prishni agjėrimin tuaj me vepra qė janė nė kundėrshtim me fenė e All-llahut, se i Dėrguari i All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė : ''Ai qė nuk i shmangėt gėnjeshtrės dhe punės me tė dhe amoralitetit, All-llahu nuk ka nevojė qė ai (njeriu) ta lėnė ushqimin dhe pijen''.
Veē ka humbur ai i cili ka dalė nga ky muaj me duar thatė.
Pėrkujtoni, Allahu ju mėshiroftė; ata tė cilėt kanė agjėruar me ne nė vitin e kaluar, e nuk ju ėshtė mundėsuar tė agjėrojė nė kėtė vitė; ose pėr shkak se janė shėndruar nė trupa tė palėvizshėm nė varre, ose janė goditur me sėmundje e nuk munden tė agjėrojnė. Ata shpresojnė tė agjėrojnė me ne, qoftė vetėm njė ditė.
Pėrkujtoni kėto momente; dhe dijeni se vdekja vjen papritmas, e ajo merr foshnje, fėmijė tė rritur, pleq dhe mos t'ju mashtrojė juve shėndeti dhe forca rinore.
Thotė njė poet:
Sa prej tė shėndoshėve, pa ndonjė sėmundje vdiqėn
E sa prej tė sėmurėve, kohė tė gjata jetuan.
E lusim All-llahun e Madhėruar qė tė na bėjė prej tė shpėtuarve nė kėtė muaj tė begatshėm.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 04-09-2006, 14:07
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Ripėrtėri jetėn tėnde nė Ramazan
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra)…”. (El-Bekare: 185).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
“Secili njeri qė agjėron njė ditė nė rrugė tė All-llahut, All-llahu pėr kėtė ditė e largon nga zjari i xhehenemit shtatėdhjet vjeshta”. (Buhariu dhe Muslimi).
Zhvillimi mekanik i jetės, dhe vazhdimėsia rutinore jetės i sjell mėrzinė, andaj shumė njerėz si rezultat i kėsaj dėshpėrohen dhe mėrziten nga jeta.
Mirėpo islami jetės i jep shije tė ndryshme, le pas shpine ēdo mėrzi dhe jeta bėhet e kėndshme, siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
“… Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), …”. (En-Nahl: 97).
Pesė kohėt e namazit e thjenė rutinėn e ditės, namazi i xhumasė e then rutinėn e javės, nata e kadrit e thenė rutinėn netėve, muaji i Ramazanit e then rutinėn e vitit dhe nė ēdo stacion prej kėtyre stacioneve, njeriu e ripėrtėrinė jetėn e tij, ndalet para domethėnieve tė reja, tė cilat e kthejnė nė rrugėn e shėndoshė.
Ramazani ėshtė stacioni mė i madh nė kėto stacione, sepse nė kėtė stacion All-llahu u ndihmon besimtarėve duke ua prangosur djajtė, e zgjat dorėn dhe dhuron.
Ramazani ėshtė frymėzim dhe dhuratė hyjnore pėr mbarė botėn, ku njeriu mund tė ripėrtėrinė jetėn dhe tė jep shpresa.
Prej mjeteve me tė cilat njeriu e ripėrtėrinė jetėn e tij nė Ramazan, janė kėto:
1- Koha e syfyrit. Koha e syfyrit ėshtė kohė e bereqetshme, tė cilėn shumica e njerėzve e humbin kot. Andaj vjen Ramazani qė tua tėrhjek vėrejtjen, qė tė zgjohen nė kėtė kohė pėr tė ngrėnė ushqimin e syfyrit, mirėpo shumica harojnė hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Zoti ynė zbret pėr ēdo natė nė qiellin e dynjasė, kur mbetet pjesa e tretė e natės e thotė: kush mė lutet qė ti pėrgjigjem, kush kėrkon qė ti jap, kush kėrkon falje qė tia fali”. (Buhariu).
Sa kėmi nevojė pėr kėtė kohė tė bekuar pėr tė ripėrtėrirė fuqinė tonė dhe pėr tė kėrkuar nga All-llahu gjėra qė na e pėrmirėsojnė fenė, jetėn dhe ahiretin tonė.
2- Namazi i sabahut nė xhami. Edhe kėtė vepėr shumica e njerėzve e humbin gjatė tėrė vitit, mirėpo vjen Ramazani e i zgjon njerėzit, u tregon njerėzve se ekziston njė namaz tė cilin e dėshmojnė melaqet. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e pėrcjellur”. (El-Isra: 78).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
“Pėrgėzoi ata qė ecin nė erėsira pėr nė xhami me dritė tė plotė ditėn e Kijametit. Atėherė kur do tė trishtohen njerėzit, e ata nuk do tė trishtohen”.
3- Shtimi i lutjes. Sidomos nė kėtė muaj tė bekuar, pasiqė lutja e agjėruesit ėshtė e pranuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
“Tre lutje janė tė pranuara: lutja e agjėruesit, lutja e atij qė i ėshtė bėrė zullum dhe lutja e udhėtarit”. (Bejhakiu, sahih).
Dijetarėt kanė thėnė: All-llahu [subhanehu ve teala] ka vėnduar ajetin e lutjes mes ajeteve tė agjėrimit, pėr tė sinjalizuar se lutja gjat agjėrimit nuk refuzohet. Sa e sa nevoja qė kemi, e shohim se na realizohen me lutje!
4- Leximi i Kur'anit me mendim dhe meditim. Ky muaj ėshtė muaj i Kur'anit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra)….”. (El-Bekare: 185).
Andaj ėshtė e pėlqyeshme pėr muslimanin qė sė paku njė herė ta pėrfundojė leximin e Kur'anit, duke mos haruar mendimin dhe meditimin.
5- Namazi me xhemat nė xhami.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
“Kush shkon nė xhami ose kthehet nga xhamia, All-llahu i pėrgadit vendbanim nė zhennet, ēdo herė qė shkon dhe vjen”.
Ka shumė jete qė na bėjė tė ripėrtėrijmė fuqinė tonė nė Ramazan, prej tyre ėshtė edhe shtimi i nafileve, namazi i natės, sadakaja, kujdesi pėr farefisin, kuptimi i vėllezėris pėr hirė tė All-llahut, kujdesi pėr ndjenjat e muslimanit, tė gjitha kėto jetės i japin domethėnie tjetėr, qė dallon nga ajo qė e kemi ditur si tė zakonshme.
Prej mjeteve mė tė rėndėsishme qė e ripėrtėrinė jerėn ėshtė fjala e parė qė ka zbritur nė Ramazan prej Kur'anit, ėshtė fjala: lexo! Leximi nė emėr tė All-llahut ėshtė mjeti i parė pėr ngritjen e nivelit tė kulturės sė muslimanit dhe pėrhapjes sė vetėdijes nė mesin e tyre.
Andaj, muslimani gjat Ramazanit duhet tė caktojė, sė paku njė orė qė tė lexojė nė te. Le tė filloj nga jeta e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse nė te gjindet i tėrė islami.
Tė gjitha kėto mjete paraqesin fillim, e asesi fundin. Shume njerėz mendojnė se duhet it bėjnė kėto vepra gjat Ramazanit, qė mė pas ti lėnė. Kjo ėshtė shkaktari kryesor qė na shkakton kthim tė pėrhershėm pas Ramazanit. Ramazani paraqet xixė e cila duhet tė shkaktojė te secili prej nesh pėrparim, ngritje dhe vazhdim, e jo tė jetė vetėm sezonė, sikurse edhe sezonat tjera, ku pėrfundojnė aktivetet e saja me pėrfundimin e sezonės.
All-llahu ėshtė dhurues i suksesit.
Abdul-Latif Brixhavi
Pėrshtati: Bekir Halimi
Abdul-Latif Brixhavi,
7.11.2003
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 05-09-2006, 16:24
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Teubeja nė Ramazan


Teubeja ėshtė detyrė e pėrhershme nė ymrin e njeriut, pėrshkak tė nevojės sė pėrhershme qė ka njeriu pėr ten ė kėtė jetė, sepse nuk ndalet sė bėrit mėkate gjatė jetės sė tij. Andaj mėkatet nuk duhet tė bėhet shkak qė tė largojnė nga udhėtimi yt drejt All-llahut dhe kthimi kah pendimi. Besimtari nuk duhet tė humbė shpresėn e as tė demoralizohet, sepse All-llahu i kė thirru idhujtarėt nė pendim, poashtu edhe zullumqarėt edhe kriminelėt.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Ėshtė e sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanė dėnimin e xhehennemit dhe dėnimin e djegies”. (El-Buruxh: 10).
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotė: “Shikoni kėtė bujari dhe fisnikėri tė All-llahut. Ata i kanė vrarė miqtė e Tij, kurse Ai i thėrret nė pendim dhe falje”. (Ibn Kethiri; 4/ 60).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse vėrtetė All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!”. (EZ-Zumer: 53).
Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotė: “Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] duke e komentuar kėtė ajet ka thėnė: All-llahu [subhanehu ve teala] i ka thėrritur nė falje ata qė kanė menduar se Mesihu ėshtė Zoti, ata qė kanė menduar se Mesihu ėshtė i biri i Zotit, ata qė kanė menduar se Uzejri ėshtė i biri i Zotit, se All-llahu ėshtė i varfur, ai qė mendon se dora e All-llahut ėshtė e ndrydhur, ata qė mendojnė se All-llahu ėshtė treshi. Kėtyre njerėzve u thotė:
“E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues?”. (El-Maide: 74).
Urdhėro, o kėrkues i sė mirės
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Natėn e parė tė muajit Ramazan prangosen shejtanat dhe xhinėt e inatosur, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe nuk hapet asnje derė, happen dyert e xhennetit dhe nuk mbyllet asnje derė. Thėrret njė thirrės: o kėrkues i sė mirės urdhėro, kurse ti o kėrkues i tė keqes nguro. All-llahu nė ēdo natė ka njerėz qė i liron nga zjarri i xhehenemit”. (Tirmidhiu, hasen).
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke hypur nė mimber tha:
“Amin, amin, amin. I thanė: o i Dėrguar i All-llahut duke hypur nė mimber tė dėgjuam duke thėnė: amin, amin, amin. Tha: “Mė erdhi Xhibrili [alejhis-selam] e mė tha: cili e takon Ramazanin e nuk i falen mėkatet dhe hyn nė xhehenem; e largoftė All-llahu, thuaj amin, e unė thash: amin”. (Ahmedi, sahih).
Po, na ka ardhur ky muaj i bekuar, edhe ti, nisu kah Zoti, ndaj tė cilit ke bėrė mėkate, i pėrulur, i penduar, duke qajtur e thuja:
O Zot i gjithėsisė, unė u pendova
O Ti qė jep tė mira, me jep udhėzimin
Sepse po spatėm udhėzim, asgjė s’na bėn dobi
Rėshqitjet e mija pranoi me falje, butėsi dhe mėshirė
Sepse askush pėrveē Teje kėshtu nuk vepron.
Vėlla i dashur!
Nėse nuk tė fallen mėkatet nė kėtė muaj, nėse nė kėtė muaj nuk tė lotojnė sytė, nėse zemra jote para Zotit tėnd nuk pėrulet nė kėtė muaj, vallė kur do tė ndodh kjo gjė?!
Vėlla, a nuk tė kanė lotuar sytė nga frika prej All-llahut asnjė herė?
A nuk e ndien se zemra yte ėshtė afėr All-llahut nė kėtė muaj?
A nuk mendon se ėshtė mundėsi e madhe qė tė shtosh adhurimet dhe frikėrespektin, pendimin dhe mposhtjen nė kėtė muaj?
Le tė jetė ky muaj fillimi i pendimit tė sinqertė dhe tė vėrtetė para All-llahut [subhanehu ve teala], vepėr me tė cilėn do tė shtojmė kontaktin tonė me All-llahun [subhanehu ve teala]. All-llahu [tebareke ve teala] thotė:
“Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe mė udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe mė tė matur”. (Muhammed: 17).
O ti njeri!
Ja, All-llahu [subhanehu ve teala] na qorton duke na thėnė:
“O ti njeri, po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė?”. (El-Infitar: 6).
Po. O ti njeri, ēka tė mashtroi qė tė kalosh kufinjtė qė i ka caktuar All-llahu dhe tė bėsh mėkate ndaj Tij?!
Vallė i injoron dhuntitė ndaj Tij?!
Ose ke haruar kontrollin dhe Madhėrinė e Tij?!
Unė jam ai qė e mbylli derėn pėr
Ti fshehur mėkate e mija qė i bėjė
Kurse Syri i Zotit vazhdimisht mė shikon
Sa i butė ėshtė All-llahu, qė mė jep afat
Unė vazhdoj tė bėjė mėkate, kurse Ai mua mė mbulon.
Vėlla, mos shiko sasinė e mėkatit, por shiko Madhėrinė e Atij qė i ban mėkat.
Vėlla, aq sa kujdesesh pėr shiqimet e njerėzve ndaj Teje, aq mė tepėr kujdesu pėr Shikimin e All-llahut ndaj teje.
Ka myzhde pėr ty
Ja pot ė ofroj myzhde nga Zoti dhe Pejgamberi yt.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Thuaj: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse vėrtetė All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!”. (Ez-Zumer: 53).
“Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kijametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė”. (El-Furkan: 68- 70).
Sa dhunti e madhe dhe sa fitim i madh.
All-llahu [subhanehu ve teala] i zėvendėson tė kėqijta dhe i bėn tė mira. All-llahu ekber!
Kėtė fitim nuk e le pas dore askush tjetėr pėrveē se injorantit ose atij qė nuk i dėshiron dhuntitė.
Pra, vėlla i dashur pendohu, nėse i dėhsiron kėto tė mira. Nėse dėshiron qė mėkatet tė tė shndėrrohen nė vepra tė mira.
Dėgjo se ēka thotė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“All-llahu mė shumė gėzohet me pendimin e robit tė Tij se sa njeriu qė gjindet nė shkretėtirė, tė cilit i ka humbur deveja, nė tė cilėn e ka pasur ushqimin e tij dhe e gjenė”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė se All-llahu ka thėnė:
“O biri i Ademit! Nėse mė lutesh dhe mė shpreson, ti fali mėkatet qė i ke bėrė dhe nuk mė intereson asgjė mė tepėr. Biri i Ademit, nėse mėkatet tuaja arrinė kupen e qiellit, e pastaj kėrkon falje, ti fali mėkatet dhe nuk mė intereson asgjė”. (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu thotė:
“O robėrit e Mi. ju bėni mėkate gjatė natės dhe gjatė ditės, kurse unė ua fali tė gjitha mėkatet, andaj kėrkoni falje, qė tua fali”.
“All-llahu e shtrin Dorėn gjatė natės qė tė pendohet ai qė ka bėrė gabime gjatė ditės dhe e shtrinė Dorėn gjatė ditės qė tė pendohet ai qė ka bėrė mėkate gjatė natės. Kėshtu vazhdon deri sa tė del dielli nga perendimi i tij”. (Muslimi).
Kur e pa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] njė grua duke e kėrkuar fėmiun e sajė nė mesin e njerėzve tė zėrė rob, dhe kur e pa e pėrqafi dhe e shtėrngoi pėr gjoksi tha:
“A mendoni se kjo mundet ta hedh fėmiun e saj nė zjar? Thanė: jo. Tha: “All-llahu ėshtė edhe mė i mshirshėm se kjo grua ndaj fėmiut tė sajė”.
All-llahu ekber!
A nuk mjaftojnė kėto hadithe qė tė na nxisin pėr pendim dhe kėrkim tė faljes!
A nuk ėshtė e madhe kjo bujari qė tė na stimulon nė pendim!
I lartėsuar qoftė All-llahu sa i mėshirshėm, sa i butė dhe sa Bujar qė ėshtė!
Pasiqė mu ngurtėsua zemra dhe mė ngushtuan rrugėt
Shpresėn time e ndaj teje e kam bėrė shkallė pėr te falja yte
Mėkati im mu duk shumė i madh
Mirėpo kur e krahasova me faljen tėnde, falja Yte ishte mė e madhe
Edhe mė tej je Falės i mėkateve
Bujar dhe Falės, dhurat dhe nderim.
Ji i ēelur me vetveten!
Ēka tė ndalon nga pendimi dhe rruga e pėrmirėsimit?!
Ndoshta thua: familja, shoqėria dhe shokėt!
Ose frikėsohem tė pendohem e tė kthehem sėrish nė mėkatet e vjetra!
Kam shumė mėkate, e si ka mundėsi qė All-llahu tė mi fal tė gjitha mėkatet!
Kam frikė pėr familjen dhe pasurinė time!
Tė them: vallė, do t’i thuash kėto fjalė para All-llahut [subhanehu ve teala]?
Dije se kėto janė pengesa tė imagjinuara dhe tė cilat i then frika nga All-llahu [subhanehu ve teala].
Nėse shpirtėrat janė tė mėdhenjė
Lodhet trupi nė realizimin e aspiratave tė tyre
Je krenar me fenė tėnde. Je i vendosur pėr tė bėrė punė tė mira dhe pėr tė vazhduar nė kėto tė mira. Mbėshtetu nė All-llahun, e pastaj kujto mėshirėn e All-llahut dhe gjėrėsinė e Faljes sė Tij.
Vėllau im. Nėse nė kėto ēaste tė vjen meleku i vdekjes, a do tė ishe i kėnaqur qė ta takosh All-llahun nė kėtė gjendje?!
Vėlla, mos ik nga vetvetja dhe llogaria e sajė, nėse nuk e llogarit sot, do ta llogaritish nesėr, nesėr do tė pendohsh, mirėpo do tė jetė vonė, sepse atė ditė nuk ban dopbi pendimi.
Lindje e re
Dije se pendimi nuk ėshtė i veēantė vetėm pėr kėtė muaj, por vazhdon edhe pėr muajt tjerė. Mirėpo ndoshta nė kėtė muaj tė bekuar ėshtė lindja yte e re. njeriu mund tė lind dy herė: atė ditė kur tė del nga errėsira e barkut tė nėnės dhe atė ditė qė del nga errėsira e mėkateve nė dritėn e adhurimeve.
Miku im!
Shoqėrohu me njerėz tė mirė tė cilėt tė bėjnė dobi edhe pas vdekjes tėnde, duke u lutur pėr ty. Rri dhe shoqėrohu me ta. Duro me ta deri nė momentin kur do tė udhėtosh te Zoti yt, atėherė kur do tė thuhet:
“(u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend”. (Er-Rad: 24).
Kujdesu se ēfarė njerėz ban pėr shokė, a do tė jenė ata qė do tė luten pėr ty siē i ka mėsuar All-llahu muslimanėt tė luten pėr vėllezėrit e tyre duke thėnė:
“Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: "Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!”. (El-Hashr: 10).
Ose do tė bėhesh nga ata qė kur do tė dalin para All-llahut do tė thonė:
“Atė ditė zullumqari do t'i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: "I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit!" O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar”. (El-Furkan: 27- 29).
Para se tė mbyllet dera
Vėlla i dashur!
Tani, para se tė mbyllet dera pėrcakto rrugėn nė tė cilėn do tė ecish dhe metodėn e cila tė udhėheqė nė jetėn e kėsaj dhe asaj bote.
Sa gėzim dhe lumturi e madhe e kaplon zemrėn e besimtarit kur kthehet te All-llahu me pendim dhe tė futet nė karavanin e burrave tė devotshmė…vall-llahi ėshtė lumturi tė cilėn nuk e ka shijuar askush tjetėr pėrveē atij qė e ka pėrjetuar.
Vėlla…nėse ke vendosur tė pendohesh dhe tė kthehesh…tė nėnshtrohesh dhe pėrulesh…dije se pendimi i ka disa kushte tė domosdoshme:
1- keqardhja pėr atė qė ke bėrė.
2- largim nga mėkati.
3- vendosje qė mos tė kthehet nė atė mėkat. E nėse kthehesh pėrsėrite pendimin…mirėpo me vendoshmėri.
4- pendohu para se tė vjen shpirti nė fyt dhe para se tė del dielli nga perendimi.
Njė lutje
All-llahu im, Ty tė takon i tėrė falėnderimi, Ti mė ke krijuar, mė ke furnizuar dhe mė ke bėrė musliman.
All-llahu im, qofshė i Lartėsuar, tė kam bėrė mėkat me dhuntite e tuaja, i Lartėsuar qofsh, tė kam kundėrshtuar edhe pse je madhėshtor.
All-llahu im, nėse nuk mė fal ti, kush do t’mi fal mėkatet? Nėse nuk mė mėshiron, kush do t’mė mėshiron?!
All-llahu im, nuk kam Zot tjetėr tė cilin do ta lus dhe do ta shpresoj.
All-llahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mėshirėn, faljen dhe butėsinė Tėnde mos mė refuzo. Mė prano, o Ti qė e pranon pendimin nga robėrit dhe i fal gabimet.
All-llahu im, sadoqė janė tė mėdha mėkatet, mėshira Yte ėshtė edhe mė e madhe, sado qė janė tė mėdha gabimet, Ti i fal tė gjitha gabimet.
All-llahu im, i kam bėrė padrejtėsi tė madhe vetvetes, kurse askush pėrveē Teje nuk i fal mėkatet, mė fal me falje prej Teje dhe mė mėshiro, sepse Ti je falėsi dhe i mėshirshmi.
All-llahu im na kthe te Ti nė mėnyrėn ma tė mirė…me mėshirėn Tėnde, o mė i Mėshirshmi i mėshiruesve.
Amin.
pėrgaditi: bekir halimi
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 06-09-2006, 21:58
Minifotoja e anetarit Llokumi_NY
I/e Sapoardhur
 
Reg: 06-09-06
Lokalizimi: USA_NY
Postime: 12
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Llokumi_NY Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Llokumi_NY Dergoni nje mesazh nepermjet Skype tek Llokumi_NY
Kryesore

Gezuar Ramazanin !
__________________
Learn Albanian online
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 08-09-2006, 16:03
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Urdhėri pėr tė agjėruar
“O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.
(jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aqė mė mirė pėr te. Mirėpo, po qė se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju”. [el-Bekare: 184-5]
Urdhėri pėr tė agjėruar
Tek njė adresim ndaj besimtarėve tė kėtij Ummeti, Allahu i urdhėroj ata tė agjėrojnė, ajo ėshtė, pėr t’ju larguar ushqimit, pijes dhe aktivitetit seksual me qėllimin e tė vepruarit kėshtu me sinqeritet vetėm pėr hir tė Allahut subhane ua teala.Kjo ėshtė sepse agjėrimi i pastron shpirtėrat dhe i pastron ata nga tė kėqijat qė mund tė pėrzihen me ata dhe sjelljet e tyre tė sėmura. Allahu e ka pėrmendur qė Ai e urdhėroi agjėrimi pėr Muslimanėt sikur Ai ia kishte urdhėruar atė edhe atėhere me pėrpara, kėshtu qė ata duhet ta kryenin kėtė obligim me mė bindje sesa gjeneratat e popujve tė mėparshėm.
Tė njėjtė me kėtė, Allahu ka thėnė:
“Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit). Sikur tė donte All-llahu, do t'ju bėnte njė popull (nė fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojė nė atė qė iu dha juve, andaj ju (besimtarė) pėrpiquni pėr punė tė mira”. [el-Maide: 48]
Allahu ka thėnė nė kėtė ajet: “O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm”.
Pėrderisa agjėrimi pastron trupin dhe ngushton rrugėn e Shejtanit. Nė Sahihėt (Sahihejn) hadithi i mėposhtėm ėshtė rregjistruar: “O ju tė rinj, kushdo midis jush qė ka mundėsi tė martohet, le tė martohet. Kushdo qė nuk mundet, le tė agjėrojė, sepse ai do tė bėhet si njė mburoje pėr tė”. [1]
Allahu pastaj dėshmon qė agjėrimi ndodh gjatė njė numri tė caktuar ditėsh, kėshtu qė tė mos bėhet i rėndė pėr zemrat, e qė do t’ia dobėsonte vendosmėrinė dhe durimin.
Hapat e ndryshme tė agjėrimit
El-Buhari dhe Muslimi kanė raportuiar qė Aisha ka thėnė: “(Dita) e Arafatit ishte njė ditė agjėrimi. Kur obligimi pėr agjėrimin e Ramazanit ishte shpallur, ata tė cilėt deshėn, agjėruan dhe ata qė nuk deshėn, nuk agjėruan”. [2]
El-Buhari e ka regjistruar tė njėjtin hadith nga Ibėn Umari dhe Ibėn Mesudi. [3]
Allahu ka thėnė: “E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri”
Muadhi komentoi: “Nė fillim, ata qė deshėn, agjėruan dhe ata qė nuk deshėn, nuk agjėruan dhe ushqyen njė tė varfėr pėr ēdo ditė”.
El-Buhari ka raportuar qė Selamah bin el-Akua ka thėnė qė kur Ajeti: “E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri” ėshtė shpallur, ata qė nuk deshėn tė agjėronin, paguanin Fidje (ushqimin pėr njė person tė varfėr pėr ēdo ditė qė ata nuk agjėronin) derisa Ajeti (2:185) u shpall duke obroguar ajetin e mėpėrparshėm. [4] ثshtė gjithashtu i raportuar nga Ubejdallah nga Nefi qė Ibėn Umari ka thėnė:”ثshtė obroguar”. [5]Es-Suddi ka reportuar qė Murrab ka transmetuar qė Abdullahu ka thėnė rreth kėtij ajeti: “E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri”
“Do tė thotė “ata tė cilėt e patėn tė vėshtirė pėr tė agjėruar”. Sė pari ata qė deshėn, agjėruan dhe ata qė nuk deshėn, nuk agjėruan por ushqyen njė tė varfėr nė vend tė agjėrimit”. [6] Allahu pastaj ka thėnė: “e ai qė nga vullneti jep mė tepėr”
duke kuptuar kushdo qė ushqente njė person mė tepėr, “ajo ėshtė aq mė mirė pėr tė”
Mė vonė Ajeti: “E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė”[el-Bekare;185]
u shpall dhe obrogoi ajetin e mėpėrparshėm (2:184).
Fidiah (shpagimi) pėr mos agjėrimin ėshtė pėr pleqtė
El-Buhari ka transmetuar qė Ata e ka dgjuar Ibėn Abasin tė thotė: “Dhe pėr ata tė cilėt agjėrojnė me vėshtirėsi (pleqtė), ata kanė njė zgjedhje pėr tė agjėruar) pėr tė ushqyer njė tė varfėr (miskin) pėr ēdo ditė.
Ibėn Abbasi pastaj ka komentuar: “(Ky ajet) nuk ėshtė abroguar, ėshtė pėr pleqtė dhe plakat tė ciėt agjėrojnė me vėshtirėsi, por zgjedhin ne vend tė agjėrimit tė ushqejnė njė person tė varfėr pėr ēdo ditė (qė ata nuk agjėrojnė)”. [7]
Tė tjerė kanė raportuar qė said ibėn Xhubejr e ka pėrmendur kėtė nga Ibėn Abbasi. Kėshtu abrogimi kėtė i aplikohet vetėm njerėzve tė shėndoshė, tė cilėt nuk udhėtojnė dhe tė cilėt duhet tė agjėrojnė, siē Allahu ka thėnė: “E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė”[el-Bekare;185]
Pėrsa i pėrket pleqve dhe plakave tė cilėt nuk mund tė agjėrojnė, ata janė tė lejuar tė mos agjėrojnė nuk janė tė obliguar tė agjėrojnė njė ditė tjetėr, sepse ai nuk ėshtė i prirur tė pėrmirėsohet dhe tė jetė i aftė tė agjėrojė ditėt tjera. Kėshtu ai ėshtė i kėrkuar tė paguajė njė Fidia pėr ēdo ditė qė humbet. Ky ėshtė opinioni i Ibėn Abbasit dhe shumė tė tjerėve midis selefėve tė cilėt kanė lexuar ajetin: “Dhe pėr ata tė cilėt agjėrojnė me vėshtirėsi (pleqtė)”.
Pėr tė kuptuar ata tė cilėt e kanė vėshtirė tė agjėrojnė [8] siē Ibėn Mesudi ka dėshmuar. Ky ėshtė edhe mendimi i el-Buharit i cili ka thėnė:
“Pėrsa i pėrket plakut i cili nuk mund tė agjėrojė, (ai duhet tė veprojė sikurse) Enesi i cili pėr njė ose dy vjet pasi ai u bė plak ushqej me ca bukė dhe mish njė tė varfėr pėr ēdo ditė qė ai nuk agjėronte”. [9]
Kjo pikė, tė cilėn el-Buhari ia atribuon Enesit pa njė zingjir transmetimi, ėshtė koleksionuar me njė zingjir tė vazhdueshėm transmetimesh nga Ebu Ja’la Mausuli nė Musnadin e tij, qė Ejub bin Ebu Tamimah ka thėnė:
“Enesi nuk mundte mė tė agjėronte. Kėshtu ai bėri njė pjatė me Therid (bukė dhe mish) dhe ftoi tridhjetė tė varfėr dhe i ushqej ata”. [10]
I njėjti gjykim i aplikohet pėr gartė shtatėzėna dhe qė japin gji nėse ato frikėsohen pėr veten e tyre ose fetuset. Nė kėtė rast, ata paguajnė Fidiah dhe nuk kanė nevojė tė agjėrojnė ditė tė tjera nė vend tė ditėve qė ata i kanė humbur.
Imam Ibėn Kethir
Marrė nga: Tefsir Ibėn Kethir, vėllimi; 1
Pėrktheu: Ammar Ardit Kraja
Shėnime:
1.Feth el-Bari 9:8 dhe Muslimi 2:1018
2.Feth el-Bari 8:26 dhe uslimi 2:792
3.Feth el-Bari 8:26
4.Feth el-Bari 8:29
5.Ibid
6.Feth el-Bari 8:28
7.Feth el-bari 8:29
8.Et-Tabari 3:431
9.Feth el-Bari 8:179
10.Musned Ebu Jala 7:204
Imam Ibėn Kethir,
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 20-09-2006, 16:41
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Agjėrimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]nė Ramazan

Falenderimi i qoftė All-llahut...Bekimi dhe paqeja qofshin mbi Pejgamberin e Tij dhe mbi tė gjthė ata qė e pasojnė atė.
Po ju paraqesim agjėrimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke pėrmendur farzet, rregullat, duatė, vendimet e agjėrimit dhe llojet e saj, veprat qė e prishin agjėrimin dhe gjėrat tjera. Lusim All-llahun xhel-le shanuhu qė t'u mundėson muslimanėve praktikimin e sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė ēdo vepėr, qoftė ajo e madhe ose e vogėl.
Definicioni i agjėrimit ėshtė: Agjėrimi ėshtė adhurim ndaj All-llahut [subhanehu ve tea'la] duke lėnė ato vepra qė e prishin agjėrimin nga mėngjesi e deri nė perėndim tė diellit.
Agjėrimi i Ramazanit: Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njėra prej shtyllave tė Islamit, siē thotė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Islami ngritet mbi pesė shtylla: Dėshmia se s'ka tė adhuruar pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i Ramazanit dhe shkuarja nė haxhxh". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)
Njerėzit gjatė agjėrimit
-Agjėrimi ėshtė farz pėr ēdo musliman tė moshėrritur, tė menēur, qė ka mundėsi ta bėjė kėtė dhe nuk ėshtė udhėtar.
-Kafiri nuk agjėron dhe nuk e ka detyrė ta bėjė kaza agjėrimin nėse e pranon Islamin.
-I vogli, i cili nuk ka arritur kohėn e moshėritjes, nuk e ka pėr detyrė tė agjėron, edhe pse ėshtė mirė tė urdhėrohet qė tė agjėrojė me qėllim qė tė mėsohet.
-I sėmuri me sėmundje tė papritur, i cili pret qė tė shėrohet, nėse ėshtė pėr tė agjėruar mund tė mos agjėrojė, tė cilin e bėn kaza pasi qė tė shėrohet.
-I ēmenduri nuk duhet tė agjėrojė as tė ushqejė tjerėt (si shpagim) edhe pse ėshtė i madh. Gjithashtu edhe idioti (njeriu me zhvillim mendor shumė tė mangėt nga lindja), i cili nuk mund tė dallon dhe plaku, i cili nuk mund tė dallon.
-Ai qė nuk mund tė agjėron nga ndonjė shkak i pėrhershėm, siē ėshtė pleqėria e rėndė edhe i sėmuri prej ndonjė sėmundje qė nuk mund tė shėrohet, duhet tė ushqejė pėr ēdo ditė nga njė tė varfėr.
-Gruaja shtatzėnė dhe gjidhėnėsja nėse u vjen rėndė, mund tė mos agjėrojnė nga shkaku i shtatzėnėsisė dhe gjidhėnies ose nėse kanė frikė pėr foshnjen e tyre, mund tė mos agjėrojė dhe kėtė ta bėjnė kaza pasi qė tė largohet frika.
-Ajo qė ėshtė nė menstruacion dhe nė periudhė tė lehonisė, nuk agjėron gjatė menstruacionit dhe lehonisė, kurse pasi qė tė kalon kjo kohė e bėn kaza.
-Ai qė detyrohet tė prish agjėrimin pėr tė shpėtuar ndokend nga mbytja ose djegia, mė vonė kėtė e bėn kaza.
-Udhėtari nėse don agjėron, e nėse don e prish agjėrimin, e pastaj i bėnė kaza ditėt nė tė cilat nuk ka agjėruar, pa marrė parasysh a ėshtė udhėtimi i pėrkohshėm ose i pėrhershėm. Pra, agjėrimi mund ta prish, pasiqė ėshtė jashtė vendit tė vet.
Rregullat e agjėrimit
1- Nijeti:
ثshtė farz tė nijet para mėngjesit nė agjėrimin e Ramazanit, ngase Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ai qė nuk vendos agjėrimin para mėngjesit, nuk ka agjėrimi”. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi.)
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Ai qė nuk bėn nijet pėr agjėrim natėn (dmth: para mėngjesit), nuk ka agjėrim". (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Nesaiu.) Vendi i nijetit ėshtė zemra, kurse tė bėrit nijet me gojė nuk transmetohet nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga ndonjė sahabi.
2- Koha e agjėrimit:
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
"Hani dhe pini derisa qartė tė dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim..." (El-Bekare: 187)
Ekzistojnė dy lloj agimesh:
- Agimi i rrejshėm: Nė kėtė kohė nuk lejohet falja e namazit tė mėngjesit (sabahut), ku agjėruesi nuk e ndėrpret ushqimin agjėruesi. Ky mėngjes ėshtė kur tė del njė dritė e bardhė e gjatė e ndriēueshme dhe e ngritur si bishti i luanit.
- Agimi i vėrtetė: Nė kėtė kohė ndalohet ngrėnia pėr agjėruesin dhe fillon koha e namazit tė sabahut. Kjo kohė ėshtė kur paraqitet drita e kuqe e pėrhapur ēdokund mbi kodra e male.
Kurse, kur tė drejtohet nata nga lindja e tė shkon dita nga perėndimi dhe tė perėndon dielli, atėherė lejohet qė agjėruesi tė bėjė iftarė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kur tė drejtohet, tė vjen nata nga kjo anė (lindja) e tė shkon dita nga kjo anė (perėndimi) dhe tė perėndon dielli, agjėruesi lejohet tė bėn iftar". (Tra. Buhariu dhe Muslimi.) Dmth: pas perėndimit tė diellit edhe pse shihet drita e tij.
3- Syfyri (Suhuri):
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Vija ndarėse mes agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ehli kitabit ėshtė ngrėnia e syfyrit". (Tra. Muslimi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Bereqeti ėshtė nė tre gjėra: Nė xhemat (bashkėsi), nė paēamurė (pėrshesh) dhe nė syfyr". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Taberaniu nė "Mu'xhemul-kebir".)
Syfyri ėshtė bereqet ngase ėshtė pasim i sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tė mundėson qė mė lehtė ta kalosh agjėrimin. Pastaj, syfyri ėshtė ushqim i bekuar, siē e ka emėrtuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: "Nxitoni nė ushqimin e bekuar". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Syfyri ėshtė ushqim i bereqetshėm, prandaj mos e leni, sė paku pini njė gllėnkė ujė, ngase All-llahu dhe melekėt bėjnė dua pėr atė qė ngrihet pėr tė ngrėnė syfyr". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Sa syfyr i mirė pėr besimtarin ėshtė hurma". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
Prej sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė vonimi i syfyrit deri nė mėngjes.
4-Agjėruesi duhet lėnė:
a-Thėniet e rrejshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kush nuk i len thėniet e rrejshme dhe veprimin me to, All-llahu nuk ka nevojė qė ai ta len ushqimin dhe pijen". (Tra. Buhariu)
b-Fjalėt e kota dhe tė jomoralshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Agjėrimi nuk ėshtė largim nga ngrėnia dhe pija, por agjėrim ėshtė largimi nga fjalėt e kota dhe tė jomoralshme, ashtu qė nėse tė shan dikush ose nuk sjellet mirė ndaj teje, thuaj: unė agjėroj, unė agjėroj". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibėn Huzejmeja.)
5-Agjėruesit i lejohet:
- Tė bėhet xhunub. Aisheja radijall-llahu anha tregon se “Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e takonte mėngjesi duke qenė xhunub, e kur ngritej lahej dhe vazhdonte agjėrimin”. (Mutefekun alejhi)
- Tė pėrdor misvakun. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Sikur mos t’i vinte rėndė ummetit tim, do t’i urdhėroja tė pėrdorin misvakun nė ēdo abdest”. (Mutefekun alejhi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė kėtė hadith nuk veēoi agjėruesin prej tė tjerėve. Duke u nisur nga kjo, themi se pėrdorja e misvakut ėshtė sunnet edhe pėr agjėruesin para ēdo abdestit dhe para ēdo namazit, dhe nė ēdo kohė, qoftė para ose pas drekės.
- Shpėrlarja e gojės dhe hundės. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpėrlante gojėn dhe hundėn edhe pse ishte duke agjėruar, mirėpo i ka ndaluar agjėruesit ta teprojnė gjatė shpėrlarjes sė gojės dhe hundės, duke thėnė: “...shpėrlaje mirė hundėn, pėrveēse nėse je i agjėrueshėm”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
- Afrimi grave dhe puthja e tyre. Aisheja radijall-llah anha tregon se “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i puthte (gratė e tija) duke qenė i agjėrueshėm, mirėpo e pėrmbante veten”. (Mutefekun alejhi)
Mirėpo, kėtė nuk ia preferojmė tė riut, ngase ndodh qė nuk mund ta pėrmban veten e tij e tė bėjė marrėdhėnie me gruan e tij, gjė e cila ia prish agjėrimin, kurse i lejohet plakut, ngase “ai mund tė pėrmban veten e tij”. (Hadithi sahih, tra. Ahmedi.)
- Analiza e gjakut dhe marrja e injekcioeneve joushqyese. Pasiqė kėto gjėra as qė ushqejnė e as qė kalojnė nėpėr fyt, nuk konsiderohen prej veprave qė e prishin agjėrimin.
- Hixhameja. Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bėrė hixhame duke qenė i agjėrueshėm”. (Buhariu) Nė kėtė hyn edhe nxjerrja e dhėmbit.
- Shijimi i ushqimit. Kjo vepėr nuk e prish agjėrimin nėse nuk hyn nė fyt. Kjo qė thamė vlen edhe pėr pastėn e dhėmbėve, ngase transmetohet nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu, i cili thotė: “S’ka gjė nėse shijon uthullėn ose ndonjė gjė tjetėr, nėse kjo nuk depėrton nė fyt, kur je agjėrueshėm”. (Buhariu)
- Pėrdorimi i syrmeve dhe pikave qė hudhen nė sy. Kėto gjėra nuk e prishin agjėrimin pa marrė parasysh se a depėrtojnė nė fyt ose jo, ngase Imam Buhariu [rahimehull-llah] thotė: “Enesi ibėn Maliku, Hasan Basriu dhe Ibrahim Nehaiu i kanė lejuar pėrdorimin e syrmes agjėruesit (agjėrueses)”.
6- Iftari.
- Nxitimi i iftarit. Kjo vepėr ėshtė prej sunnetit tė tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ėshtė nė kundėrshtim me traditėn e ēifutėve dhe tė krishterėve, tė cilėt presin derisa tė dalin yjet. I Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Njerėzit janė nė tė mirė pėrderisa e nxitojnė iftarin”. (Mutefekun alejhi)
“Ummeti im do tė mbesin nė sunnetin tim, pėrderisa nuk vonojnė iftarin derisa tė dalin yjet”. (Hadithi sahih, tra. Ibėn Hibbani.)
- Ngrėnia e iftarit duhet tė jetė para faljes sė akshamit. Enesi radijall-llahu anhu thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hante iftarin para se tė falej”. (Hadithi ėshtė hasen, tra. Ebu Davudi.)
- Me ēka ėshtė mirė tė fillohet iftari? Enesi [radijall-llahu anhu] thotė: I Dėrguari bėnte iftar me hurma tė freskėta, nėse nuk kishte tė freskėta, atėherė me tė thata, e nėse nuk kishte hurma, atėherė pinte ujė”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
- ا’duhet thėnė para se tė fillosh tė hashė iftarė? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Agjėruesi nė kohė tė iftarit posedon dua qė nuk refuzohet”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibėn Maxheja.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatė iftarit thoshte:
“Shkoi etja, u lagėn venėt dhe mbeti shpėrblimi insha-all-llah”. (Hadithi ėshtė hasen, tra. Ebu Davudi.)
7- Veprat qė prishin agjėrimin:
- Ngrėnia dhe pirja me qėllim. Agjėrimi prihet pa marrė parasysh nėse ky ushqim ėshtė i dobishėm ose ėshtė i dėmshėm, siē ėshtė pirja e duhanit. Mirėpo, nėse e bėn kėtė nga harresa, me gabim ose nga pėrdhunimi, atėherė s’ka gjė insha-all-llah. I Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Nėse njė njeri nga harresa han dhe pin, le ta plotėson (vazhdon) agjėrimin e tij, ngase ky ėshtė ushqimi me tė cilin e ka ushqyer All-llahu dhe pije qė ia ka ofruar All-llahu”. (Mutefekun alejhi)
- Vjellja me qėllim. Nėse vjell me qėllim, agjėrimi prishet, e nėse vjell pa qėllim, atėherė nuk prishet agjėrimi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Atė qė e kapė vjellja nuk duhet ta bėjė kaza, kurse ai qė vjell me qėllim duhet ta bėjė kaza”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
- Marėdhėniet seksuale. Nėse i ndodh njė gjė e tillė njeriut gjatė Ramazanit, kjo ia prish agjėrimin, mirėpo nuk i lejohet tė han dhe tė pin gjatė tėrė ditės deri nė iftar, e pastaj kėtė duhet ta kompenzon dhe tė shpaguan, duke liruar njė rob. Nėse nuk ka rob, atėherė duhet tė agjėron dy muaj pa ndėrprerė, e nėse nuk ka mundėsi ta bėjė as kėtė, ateherė duhet tė ushqen gjashtėdhjetė tė varfėr.
- Injeksionet e infuzionit. Kėto injeksione e prishin agjėrimin, ngase janė ushqim.
- Menstruacioni dhe lehonia. Gruas ia prishin agjėrimin menstruacioni dhe lehonia. Kur t’i kalon kjo periudhė, duhet t’i kompenzojė ditėt e kaluara.
- Injeksionet e gjakut. Nėse agjėruesi ka gjakderdhje tė madhe, e i jepet gjak pėr tė zėvendėsuar gjakun e derdhur, kjo ia prish agjėrimin.
8- Kompenzimi (Kazaja):
Ai qė ka prishur agjėrimin me ndonjė arsye ėshtė e pėlqyeshme qė tė nxiton t’i kompenzon kėto ditė. Nėse nuk ka mundėsi t’i agjėron pandėrprerė, mund ti ndėrpresė.
Tė gjithė dijetarėt janė tė pėlqimit se ai qė ka vdekur e i kanė mbetur namaze pa falur, askush nuk duhet t’ia kompenzon. Gjithashtu edhe ai i cili vdes e nuk ka mundur tė agjėron, askush nuk duhet tė agjėron pėr tė, por pėr ēdo ditė duhet tė ushqen nga njė tė varfėr. Nėse i vdekuri ka zotuar agjėrim, atėherė tė afėrmit e tij duhet tė agjėrojnė, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ai qė vdes e ka zotuar agjėrim, duhet tė agjėron i afėrmi i tij”. (Mutefekun alejhi)
9- Lėnia e namazit dhe agjėrimi:
Ai qė agjėron, kurse e len namazin, duhet tė dijė se ka lėnė njė shtyllė mė tė rėndėsishme se agjėrimi. Agjėrimi nuk ka mundėsi t’i bėjė aq shumė dobi nėse ky njeri e le namazin, ngase namazi ėshtė shtyllė e fesė, ngase ai qė e le namazin, mund tė del prej feje, kurse ai qė del prej feje, prej tij nuk pranohet asnjė vepėr. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Marrėveshja qė ėshtė mes neve dhe atyre ėshtė namazi, ai qė e le ka bėrė kufėr”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi.)
10- Namazi i natės (teravija)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] njė kohė e ka falur namazin e taravisė me xhemat, e pastaj e ka lėnė duke pasur frikė se po i bėhet farz ky namaz ummetit tė vet, e paataj nuk do tė kenė mundėsi ta kryejnė. Ky namaz falet tetė rekate pa vitrin, siē transmeton Aisheja radijall-llahu anha e cila thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] as gjatė Ramazanit, e as jashtė Ramazanit nuk falte mbi njėmbėdhjet rekate”. (Mutefekun alejhi) Kur e ka ngjallur Omeri radijall-llahu anhu kėtė sunnet nė hilafetin e tij, i ka tubuar njerėzit nė njėmbėdhjetė rekate, qė tė jetė nė pėrputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Shiko: “El-Muveta”, 1/115). Tė gjitha transmetimet qė i kundėrshtohen kėsaj janė tė dobėta, dobėsinė e tė cilave e kanė treguar dijetarėt e pranueshėm tė shkencės sė hadithit. Kėtė qė e bėjnė shumica e njerėzve sot, nuk ėshtė prej sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as prej veprės sė Omerit [radijall-llahu anhu]. Prandaj, muslimani obligohet tė vepron sipas sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe pse shumica e njerėzve e kanė lėnė pas dore kėtė sunnet. Pastaj, ky nxitim qė e shohim nė namazin e muslimanėve, qoftė gjatė leximit tė Kur’anit, gjat rukusė, sexhdes, e tj nė shumė raste e dėmton namazin, e nė disa raste edhe e prish namazin. Zoti na ndihmoftė!
11- Sadakatul-fitri
Sadakatul-fitri ėshtė farz duke u bazuar nė hadithin qė e transmeton Ibėn Omeri [radijall-llahu anhu], i cili thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bėrė farz sadakatul-fitrin pėr njerėzit nė Ramazan”. (Mutefekun alejhi)
Zekatul-fitri ėshtė vaxhib pėr ēdo musliman, qoftė i vogėl ose i madh, burrė ose grua, i lirė ose rob.
Sasia e saj. Zekatul-fitėr duhet dhėnė njė sa’ (katėr grushta) ose gjysmė sa’i (dy grushta) nga ajo qė mė tepėr ushqehen njerėzit nė atė vend, nėse i tepron nga ushqimi mbi njė ditė e njė natė.
Zekatul-fitri nxiret ditėn e Bajramit para se tė falet namazi i Bajramit, mirėpo mundet tė jepet edhe para kėsaj dite (njė ose dy ditė), kurse nuk lejohet tė vonohet pas namazit tė bajramit.
Lusim All-llahun Fisnik, Zotin e Arshit tė madh, qė kėtė vepėr ta bėjė tė sinqertė pėr hirė tė Fytyrės sė tij tė Ndershme dhe prej shkaqeve tė hyrjes nė xhenetun-neim. Amin.
www.albislam.com/nun,
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kryeministri i Kuvajtit afron ditėlindjen e PD informuesi Politika shqiptare 0 11-12-2007 13:40
Konfindustria afron Shqipėrinė me BE-nė informuesi Ekonomia Shqiptare 0 19-10-2007 19:40


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:31.