Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

O Njeri! ē’ėshtė, Ky, Viti I Ri?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 29-12-2007, 23:08
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore O Njeri! ē’ėshtė, Ky, Viti I Ri?

Shkruan Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Viti i Ri ėshtė njė festė pagane. Prejardhja e kėsaj feste nė Europė ėshtė nga Roma e lashtė pagane. Nė Perandorinė Romake kjo festė kremtohej pėr nder tė hyjnisė Jan, (Janus) prej tė cilit rrjedh emri i muajit tė parė tė vitit - janari!
A ka kuptim qė popujt me besim monoteist, siē jemi edhe ne, shqiptarėt, tė urojė tė kremtojė njė festė pagane? A keni menduar ndonjėherė rreth kėsaj ēėshtje?
Nėse nuk keni menduar, atėherė shtrohet pyetja: Deri kur duhet tė pranojmė, pa menduar, ēdo gjė qė tė tjerėt, si nė sofėr, pėrpara na kanė shtruar…?!

Prejardhja e Vitit tė Ri

Prejardhja e Vitit tė Ri e ka burimin nė Babiloni, Azi.
Babilonasit paganė, 4000 vjet para, e festonin ndėrrimin e viteve nė ditėn e Pranverės, kur Hėna ishte e plotė, kur nata e dita janė tė barabarta, kur natyra rilindė mbas dimrit tė gjatė…
Nė Evropė, nė gjithė hemisferėn perėndimore edhe pėrtej Atlantikut, kjo festė pagane e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetėve…
Nė vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin:
Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit tė Pamposhtur), qė kremtohej nė gjithė Perandorinė Romake. Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianėve tė lashtė, i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i dritės, qė besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festė pagane kremtohej njė javė, deri me 1 janar, tani pėr nder tė hyjnisė Jan (Janus), hyu dyerve dhe hyrjeve, prej tė cilit ka prejardhjen emri i muajit tė parė tė vitit-Janari, qė ėshtė dera, hyerja nė Vitin e Ri…!
Pra, kjo festė e lashtė pagane, nė Perandorinė Romake, zgjaste njė javė. Njė historian perėndimor, J.M. Wheeler, nė librin e tij: “Paganism in the Christian Festivals”, (Paganizmi nė Festat Kristiane) ndėr tė tjera, shkruan:
“Tė gjithė festonin dhe gėzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tėrėsisht. Shtėpitė ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimė e pemė me blerim tė pėrhershėm; midis miqėve shkėmbeheshin dhurata e vizita. Ishte njė periudhė gėzimi dhe dashamirėsie dhe populli jepej pas ēdo lloj argėtimi…”
Pse ndodhnin kėto? Pse gėzoheshin, argėtoheshin…? Sepse popujt paganė evropianė besonin se kur ditėt shkurtoheshin, e dita mė e shkurtėr bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti ėshtė sėmurė dhe porsa dita fillon tė zgjatėt ata gėzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shėrohet, po forcohet dhe vera po afrohet!
Ky besim i verbėr pagan ishte i pėrhapur ndėr popujt evropianė, por qė ka prejardhje nga egjyptasit e lashtė paganė, tė cilėt e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturės, por qė vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit tė pamposhtur…!
Edhe sot e kėsaj dite, nė mijėvjeēarin e tretė, nė shumė vende tė botės, kjo festė kremtohet me madhėshti, njerėzit argėtohen, gėzohen, tranohen…!
Pėr nder tė kėsaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtėpitė, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim tė pėrhershėm, nga njerėzit e pėrkohshėm dhe populli, siē dihet, jepet pas ēdo lloj argėtimi-deri te shfrenimi…!
Pėrse zbukurohen, dekorohen shtėpitė, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganė, para krishterimit, pemėt e gjelbėrta, siē janė bredhi, pisha, tė cilat tėrė vitin e ruajnė blerimin e tyre, ngjyrėn e tyre, edhe nė dimėr, popujt paganė besonin se kėto pemė kishin diēka hyjnore, dhe adhuroheshin pėr qėndresėn e tyre, si diēka e shenjtė, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqė ato i qėndrojnė dimrit tė ftohtė e tė gjatė, do t’i ndihmojnė edhe atyre tė mjerėve tė qėndrojnė…!
A ka kuptim qė popujt me besim monoteist, siē jemi edhe ne , shqiptarėt, qofshin tė krishterė apo muslimanė, tė presim, tė kremtojmė, tė gėzohemi, tė tranohemi pėr njė festė pagane, siē ėshtė Viti i Ri?
Paganizmin e gjykon Bibla, paganizmin e gjykon Kur’ani, qė janė dy libra Hyjnor, mė tė lexuara, mė tė pėrhapura, mė tė nderuara, nė rruzullin tokėsor.

Ē’ėshtė paganizmi?

Paganizmi ėshtė njė term me prejardhje nga gjuha latine. Rrjedh nga fjala paganus, qė ka kuptimin: banor i fshatit, fshatar, fshatarak…
Kėtė term pėr herė tė parė e pėrdorėn tė krishterėt, nė shekullin e IV-tė…
Krishterimi nė fillim u pėrhapė nėpėr qytete tė Perandorisė Romake, kurse nėpėr fshatra pėrhapja ishte shumė e ngadalshme, tepėr e vėshtirė. Pėr kėtė shkak, krishterėt e qyteteve i quanin fshatarėt me termin: paganė, njė fjalė pėrbuzėse, meqė fshatarėt ende nuk e kishin pranuar Krishterimin…
Sot termi pagan ka disa kuptime, por mė kryesori ėshtė: Paganė janė tė gjitha ata qė nuk i pėrkasin besimeve monoteiste, tė cilat janė: Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami. Termi pagan ėshtė nė pėrputhje me termin islam: mushrik, qafir…
Sot nė rruzullin tokėsor jetojnė mbi gjashtė miliardė banorė, prej tyre rreth 45% janė paganė, tė cilėt quhen me termin e ri: neopagan…
Nė hemisferėn perendimore, Neopaganėt dhe Neopaganizmi i tyre rrėnjėt i kanė te Rilindja Europiane, e cila kishte synim dhe qėllim kryesor ringjalljen e paganizmit Greko-Romak…
Nė kohėn moderne, tani post-moderne, termin neopagan (paganėt e rinj) e pėrqafojnė haptazi dhe nė heshtje tė gjithė ateistėt, agnostikėt, humanistėt, liberalėt…
Neopaganėt modern nuk besojnė nė Shpallje Hyjnore, por adhurojnė: Nėnėn Natyrė, Tokėn, Qiellin, Diellin, Hėnėn, krijesat, por jo Krijuesin…
Neopaganėt modern janė nė vazhdimėsi me besim, simbole, rite e festa sikur paganėt e lashtė: grekėt, rromakėt, egjyptasit, sumerėt, babilonasit…
Ateistėt, agnostikėt, humanistėt, liberalėt…qė janė neopaganė modern kanė ndikim tė fuqishėm nė hemisferėn perendimore, nė veēanti ky ndikim shtrihet edhe pėrmes festave tė ndryshme pagane, tė cilat janė burim i pashterrshėm hutimi, fitimi…
Shqiptarėt nė trojet e veta etnike, nė veēanti shqiptarėt muslimanė, nga padituria, nga lakmia…, vitėve tė fundit, nėn ndikimin e tyre kanė filluar tė kremtojnė festat pagane: Ditėn e tė Dashuruarve, (Shėn Valentini), Ditėn e Verės, nė Elbasan dhe nė Tiranė, organizue nga Bashkia e Kryeqytetit, Ditėn e Shėn Gjergjit, Natėn e Shtrigave, Ditėn e tė Vdekurve dhe nė veēanti festėn e Vitit tė Ri…

Viti i Ri dhe shqiptarėt

Nė tė kaluarėn shqiptarėt nuk e kishin traditė tė kremtonin Vitin e Ri. Kjo festė pagane iu «imponua» shqiptarėve nga regjimi komunist-ateist, nėn ndikimin e me nxitjen e shtypit, radios e televizionit, qė ishin vegla tė fuqishme nė duart e tyre tė plakura, por tė pėrgjakura…
Ish-diktatorėt e kuq, pėr hir tė kėsaj feste, ngrenin dolli me venė e raki, jepnin intervista, mbanin fjalime, ku i pėrmendnin me theksim «fitoret», «sukseset» nė tė gjitha fushat, nė tė gjitha frontet, nėn flamurin e partisė...Hanin e pinin ish-diktatorėt e kuq, ngrenin gotat me venė e raki, ndėrsa populli s’kish as ujė, as bukė mu ngi….
Ata hanin e pinin…, kurse popullit tė shkretė - veē shpirti i kishte mbetė...!
Disa,do tė thonė: tani, jemi nė Evropė, jemi nė liri, nė demokraci dhe gėzojmė tė drejtėn tė kremtojmė Vitin e Ri!
Po, sigurisht e gėzoni, por njė ditė do tė vajtoni...! Po, sigurisht, keni tė drejtė, por e drejta juaj nuk do tė thotė se po veproni drejt...!
Shėn Pali, nė letrėn dėrguar Efesianėve, ndėr tė tjera, shkruan:

“…Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėrsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė, tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.”
(Bibla, Efesianėve, 4:17-20)

Nė Kur’an shkruan:

«O besimtarė, mos bėni asgjė para (para se tė orientoheni nė udhėzimet) Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, kini kujdes All-llahun, se me tė vėrtetė All-llahu i dėgjon dhe i di tė gjitha».
(Kur'ani, 49:1)

Drejtėsi ėshtė vetėm Fjala Hyjnore; nėse nuk e pėrfillim nė jetėn e pėrditshme, atėherė, pėrditė do tė kemi dėshtime, zhgėnjime, shqetėsime, ...!
Aty ku ėshtė Fjala e Tij, aty ka Dritė, Liri. Aty ku Drita, Liria, mungon, aty errėsira sundon…

(Autori ėshtė studiues i religjioneve)

Paraqet:Sabri Selmani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 03:46.




Parajsa Shqiptare