Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Mrekullitė shkencore tė Kur'anit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 07-07-2004, 19:08
Minifotoja e anetarit gexha
Anetar/e
 
Reg: 17-10-03
Lokalizimi: suisse
Postime: 28
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek gexha
Kryesore

selam-alejkum musliman o vella i nderuar desha te di saketesishte ne qofte se ka mundesi se a para lindjes apo pas lindjes se Muhamedit a-s vdiq i ati i ti dhe e dyta nena e gjirit te Muhamedit a-s nga cila familje rridhte dhe si quhej saketesishte te pershendes per zemersishte dhe te jame ne borgjin tende qe ndoshta po te mundoi dhe po te marre koh te me pergjigjesh po vella i nderuar te shperblefte Meshiruesi dhe fuqi ploti seq dine ai me se miri
__________________
Njeri aketiv dhe gjith nje ne kerkim te diq te reje njeri i ndergjegjeshem ,modern,tolerante dhe njeri qe gjinin femrore e respekton nderon sepse eshte e vetmja krijes e cila e fascinon kur eshte ne pyetje bota e perbashket reale sepse une i urrej endrrat dhe e adhuroi realen sepse ne te jetoi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #37  
Te vjeter 11-07-2004, 05:59
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Alejkum selam.
Babai i profetit Muhamed alejhi selam ėshtė quajtur Abdullah, ka qėnė djali i AbdulMutalibit, Abdullahi ka vdekur dy muaj para lindjes sė Muhammedit alejhi selam. Ndėrsa nėnė ka pasur Eminen vajzėn e Vehbi b.Abdi Menaf b.Abd Zehre b.Kulabit. Babai i saj ishte kryetar I familjes zehra, tė njohur nga prejardhja dhe nderi. Nėna e Muhamedit ka vdekur kur ai ka qėnė gjashtė vjeēar. Pastaj Muhamedi alejhi selam jetoi me gjyshin e tij pėr rreth dy vjet dhe kur i vdes dhe gjyshi rritet nėn kujdesjen e axhės sė tij Ebu Talibit.
Nuk ka fare problem pėr pyetjet, por tė kėrkoj ndjesė pėr vonėsėn. Allahu ta shpėrbleftė edhe ty.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #38  
Te vjeter 12-07-2004, 05:39
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

MREKULLIA TEK HURMI I ARABISĖ
Allahu i Madhėruar duke treguar historine e Mejremes nė Kur’an thotė :”E dhembja e mbėshtėti ate tek njė peme hurme . Ajo tha; Ah sa mire do tė ishte per mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha harruar qėmoti. E prej sė poshtmi ate e thirri Xhebraili: Mos u mėrzit Zoti yt bėri prane teje njė pėrrua. Shkunde hurmen se do tė bien ty hurma tė freskėta . Ti pra ha, pi e qetesohu.” [Mejrem:23-26]. Urtėsia mjeksore nė kėtė ajet lidhet me zgjedhjen e frutave tė hurmave tė Arabise mes frutave tė tjera nga njera ane dhe me lehtesimin qe u bejne ato dhimbjeve gjatė lindjes. Fruti i hurmit pėrmban lėndė qė bėjnė tkurrjen e muskujve tė mitres dhe e ndihmojne punėn e tyre gjatė muajve tė fundit tė shtatzanise duke lehtesuar dhimbjet dhe duke pakesuar hemoragjite. Hurmi i Arabise pėrmban njė perqindje tė lartė sheqeri kryesisht glukoze, i cili ėshtė burimi kryesore i ushqimit tė muskujve, e veēanerisht i muskujve tė mitres i cili luan rolin kryesore gjatė proēesit tė lindjes, duke shpenzuar mjaft energji.
Sot gjinekologet u japin grave shtatzana lengje me perqindje glukoze, pėrdorimin e kėtyre lėngjeve e pėrmend edhe Kur’ani: “Ti pra ha, pi e qetsohu” , gjė qė pėrben me siguri njė mrekulli tė Kur’anit. Ēdo 100 gr hurm Arabie permban 20% uje, 2,2% proteina , 0,06% yndyra , 7,5% sheqerna ,180 njesi nderkombetare vitamine A , vitamine B , 2,2 miligram nikotamine, 1mg sodium, 790 mg potas, 65mg magnezium 5 mg hekur, 72mg fosfor, 65mg squfur dhe 83mg klor. Perveē kėtyre hurmi i Arabise ėshtė njė pastrues i mirė i zorreve tė trasha dhe njė stabilizues tensioni gjatė lindjes .
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #39  
Te vjeter 11-08-2004, 00:39
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore Kur'ani fisnik si sfidė pėr pabesimtarėt

Kur'ani nuk ėshtė unik vetėm pėrsa i pėrket mėnyrės sesi e prezanton subjektin por gjithashtu ne te ėshtė vetė mrekullia. Me fjalėn "Mrekulli" ne kuptojmė shfaqjen e njė ngjarjeje supernatyrale dhe tė jashtzakonshme e cila nuk mund tė dublifikohet nga njerėzit.

Ėshtė vėrtetuar qė Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, i ka sfiduar arabėt pėr tė krijuar njė vepėr letrare tė ngjashme me kalibrin e Kur'anit por ata ishin tė paaftė qė ta bėjnė njė kėsi gjėje pėrkundėr fuqisė elokuente dhe letrare qė ata posedonin.
Sfida pėr tė bėrė diēka si Kur'ani u ishte prezantuar arabėve dhe njerėzve nė pergjithėsi nė tre etapa:

1. Kur'anin e tėrė
Nė Kur'an Allahu urdhėroi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, tė sfidoj tė gjitha krijesat pėr tė krijuar njė libėr nė nivelin e Kur'anit: "Thuaj: Edhe sikur tė bashkoheshin njerezit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kur'an tė tillė, ata nuk do tė mund ta bėnin si ky sa do qė do ta ndihmonin njėri tjetrin". (17: 88)

2. Dhjet sure
Nė tjetrėn Allahu bėri sfidėn tė duket me e lehtė duke i pyetur ata qė mohonin origjinėn hyjnore tė Kur’anit, pėr tė imituar madje edhe 10 sure kur'anore: "Apo pse ata thonė: Ai (Muhammedi) e trilloi ate Kur'anin. Thuaj formuloni pra dhjetė kaptina si ai (Kur'ani) ashtu tė trilluara (sic thoni ju) dhe thirrnin pos Allahut po qe se jeni tė drejte (sikur qė thoni) ke tė doni pėr ndihmė". (11: 13)

3. Sfida finale ishte tė krijojnė madje edhe njė sure tė vetme pėr ta krahasuar me Kur'anin i cili pėrmban edhe sure tė vogla siē ėshtė ajo El-Keuther (Miresia) me tre vargje: "E nese jeni nė dyshim pėr ate qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotat) pos Allahut nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kur'ani nuk ėshtė prej Zotit). "(2: 23)
Kėto sfida nuk ishin vetėm fjalė tė pabazuara tė cilat nuk u provuan nga tė gabuar. Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, thirri nė monoteizėm dhe nė zhdukje tė idhujtarisė me tė gjitha format e saja dhe nė barazimin e skllevėrve dhe pronarėve tė tyre. Gjėra kėto tė cilat kėrcėnonin tė gjithė strukturėn social-ekonomike tė shoqerisė Mekase nė pergjithėsi dhe pozitėn e fisit Kurejsh nga i cili ishte Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ne veēanti.

Meka qendra tregtare e Arabisė dhe qendėr shpirtėrore dėshpėrimisht donte tė ndalte pėrhapjen e Islamit. Dhe kundershtarėt e Pejgamberit pėr tė shtypur levizjen e tij duhej tė bėnin njė sure tė vetme si ato qė Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekėsit e tij recitonin njerėzve.

Njė numėr i oratorėve dhe poetėve kurejshit u pėrpoqėn tė imitojnė Kur'anin por ata dėshtuan nė kėte.

Ata pastaj i ofron atij shumė tė madhe pasurie, poziten e mbretit mbi ata dhe gratė mė tė ndershme dhe mė tė bukura qė kishin, vetėm pėr njė premtim tė tij se do tė ndalte tė ftuarin e njerėzve nė islam.

Ai iu pergjigj atyre duke iu recituar vargun e trembėdhjetė tė sures Fussilet deri sa i thanė atij tė ndalet. (hadithi i koleksionuar nga El_Hakim, El-Bayhaqee, Abu Ya'laa dhe Ibėn Hashim i deklaruar i vėrtetė nga Ibrahim al-Alee nė Saheeh as-Seerah an-Nabaėeeyah, f. 64)

Kurejshitėt mandej provuan tė torturojnė skllevėrit dhe tė afėrmit e tyre tė cilėt pėrqafonin islamin, njė pėrpjekje e pasukseshme pėr ti kthyer ata nė paganizėm.
Mė vonė ata organizuan njė bojkot ekonomik kundėr Pejgamberit dhe antarėve tė klanit tė tij, Beni Hashim nė njė pėrpjekje pėr ti nenshtruar me ane tė njė praktike makabre duke i lėnė tė vdesin pa ngrėnė. Por ata dėshtuan madje edhe me kėtė plan. Nė fund vendosėn ta vrasin ate nė shtepine e tij duke dėrguar djem tė rinj nga ēdo klan i kurejshitėve nė mėnyrė qė faji i kėsaj vrasjeje tė ndahet nga tė gjitha klanet, duke e bėrė hakmarrjen e klanit tė Pejgamberit tė pamundur.

Megjithate Allahu e aftėsoi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekėsit e tij tė largohen nga Meka dhe tė bashkohen aty me njė grup tė konvertuarish nė islam tė cilėt u rritėn midis fiseve tė njė qyteti nė veri tė quajtur Jathrib. Islami u pėrhapte me shpejtėsi pėrmes klaneve tė Jathribit dhe brenda njė viti muslimanėt u bėnė maxhorancė. Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ishte bėrė asokohe qeveritari dhe emri i qytetit ishte ndryshuar nė Medina en Nebi (Qyteti i pejgamberit)i cili pastaj u shkurtua nė Medina. Nė tetė vitet e mė vonshme klanet e Mekės dhe fqinjėt e vendet fqinje tė tyre ndėrmorrėn njė seri tė pasukseshme luftrash qė pėrfunduan me pushtimin e vetė Mekės.

E gjithė kjo gjakderdhje mund tė ishte evituar nėse vetėm kurejshitėt dhe bashkpuntorėt e tyre tė kishin qenė tė aftė tė bėnin vetėm tre rreshta poezi ose proza tė rrjedhshme tė ngjashme me suret e Kur'anit.
Kjo tregon qė nuk ka dyshim rreth paimitueshmerisė sė stilit tė literaturės kur'anore rreth mrekullisė sė rimės dhe mrekullisė sė ritmit.

Ėshtė sugjeruar qė paimitueshmerine e Kur'anit nuk ėshtė e vetme pėr poetet anglez si Shekspiri, Chaucer ose poetet e mėdhenj tė ēdo gjuhe tė cilėt pretendohen tė dallohen nė stilin i cili i vendose ate perkrah bashkėkohėsve tė tyre.

Nėse pėr shembull disa poet tė sotėm do tė studionin shkrimet e Shekspirit dhe tė shkruante nje sonnet nė stilin e Shekspirit nė bojė tė vjetėr dhe nė njė leter tė vjetėr dhe tė thoshte qė ai ka zbuluar njė poem tė humbur tė Shekspirit letėrsia botėrore mund ta pranonte kėtė edhe pas njė studimi tė kujdesshėm. Pra edhe poetėt mė tė medhenj mund tė imitohen. Nė fakt dijetarėt anglez e konsiderojnė se shumica e asaj qė i ėshtė atribuar Shekspirit ėshtė shkruar nga bashkėkohėsi i tij Christopher Marlowe. Kur'ani megjithate ėshtė shumė lartė mbi keto nivele, pėrpjekjet pėr tė shpikur disa vargje janė bėrė pėrmes kohėrave akoma asnjė nuk i qėndron afėr.

Dhe sic ėshtė pėrmendur edhe me pėrpara, pėrpjekjet pėr tė imituar Kur'anin ishin shumė mė intensive gjatė kohės sė shpalljes kur njohuritė letrare ishin tė njė niveli sesa nė njė kohė tjetėr, ende nuk ishin pėrpjekje tė sukseshme.

Albislam.com
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #40  
Te vjeter 27-12-2004, 20:08
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Kur'ani per yjet

Shikoni , nese i marrim numrin e sureve dhe ajeteve dhe i vendosim nė boshtin koordinativ, ashtu qė boshti i abshisave tė paraqet numrin rendor tė sureve, ndėrsa ai i ordinatave tė paraqet numrin e ajeteve tė sureve pėrkatėse, dhe nese e gjejmė pikėprerjen e tyre(d.m.th. tė numrit rendor tė njė sureje me numrin e ajeteve tė saj) d.m.th pikprerjen e tė gjitha sureve me numrin e ajeteve tė tyre, athere nė mėnyrė mahnitse fitojmė njė grafik jo tė zakonshėm.

Ky grafik ėshtė emri ALLAH i origjinalit(d.m.th. mėnyra se si shkruhet nė arabisht), e kjo ėshtė njė prej atyre mrekullive qė tė mahnitė.
"Betohem nė vendqėndrimin e yjeve. E ky betim ėshtė i madh sikur ta dini"
(El Vakia:75-76)

Nė kohėn kur u shpall Kur'ani, kjo ishte krejtėsisht e pakuptueshme. Por, sot, ne e dimė se grupi i yjeve mė tė largėta nė qiellin tonė ėshtė larg nesh afro 700.000 vjet drite, kurse drita pėr njė sekond kalon 300.000 km. Mirėpo "vendqėndrimi i yjeve"; edhe sot e kėsaj dite po i mundon dijetarėt. Koha kur dijetarėt do tė mund ta vizatojnė hartėn e tyre, do tė jetė njė kohė e re pėr historinė njerėzore.

Dijetari i astroanutikės James Jines, thotė: "Studimi i vendqėndrimit tė yjeve do ta jap ēelėsin e njė panorame mė tė bukur qė ka parė syri i njeriut, do tė na mundėsojė shikimin e njė qielli tė ēuditshėm e tė gjėrė, dhe do tė kuptojmė nga ajo ēfarė mė parė nuk kishim kuptuar. Sikur tė kemi mundėsi t'i skikojmė vendqėndrimet e yjeve pėrgjithėsisht, njė gjė e tillė do tė na ofronte sqarimin e realitetit tė gjithėsisė"
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #41  
Te vjeter 27-12-2004, 20:35
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Kur'ani per Qiellin

"Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt,por ata zbrapsen prej atyre argumenteve"
(El-Enbija: 32)

Qielli pra ėshtė ai qė mbron Tokė, sikurse kulmi shtėpinė. Vallė prej ēkahit e mbron atė? Dijetarėt bashkėkohorė thonė: Sikur shtypja atmosferike tokėsore tė ishte pak mė e ulėt se qė ėshtė, atėherė shkėndiat e shumta qė ēajnė horizontet e jashtme do ta goditnin Tokėn nė tė gjitha pjesėt e saj. Dhe me kėtė rast do tė ndizej ēdo gjė ndezėse, dhe atėherė qielli nuk do tė ishte mburojė.

Biologu Frenk Alen nė librin e tij "Zoti zbulohet nė shekullin e diturisė"thotė: "Toka ėshtė e mbėshthellur me njė materie tė gaztė e cila pėrmban gazėrat e nevojshme tė jetės dhe e cila ngrihet mbi rruzullin tokėsor mė tepėr se 500 milje. Kjo mbėshtjellje e tokės arrinė dendėsinė e nevojshme qė ta pengojė derdhjen e miliona shkėndive vrasėse pėr ēdo ditė nė Tokė... Dhe kjo mbėshtjellje atmosferike ruan shkallėn e nxehtėsisė sė nevojshme pėr jetė. Po ashtu, ajo bartė avullin e oqeaneve dhe deteve nė vendet e largėta, brenda kontinenteve, ku edhe shndėrrohet nė shi i cili ringjallė Tokėn pas vdekjes sė saj. Kurse shiu ėshtė burimi kryesor i ujit tė ėmbėl, i cili sikur tė mos ekzistonte, Toka do tė shndėrrohej nė njė shkretėtirė pa shenja jete..."
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #42  
Te vjeter 27-12-2004, 20:38
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Kur'ani per dhimbje

Lekura eshte ajo qe ndjen dhembjen e jo i gjithe trupi

"Njemend, ata qe mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata ne zjarr. Sa here qe u digjen lekuret atyre, Ne ua nderrojme ne lekura te tjera qe ta shijojne denimin. All-llahu eshte i plotefuqishem dhe i drejte(ne ate qe vepron)" (En-Nisa:56)

Deri vone mjeksia dhe njerezimi mendonte se i gjithe trupi i njeriut perjeton ndjenjen e dhembjes, por disa vjet me pare mjekesia zbuloi se realiteti nuk eshte ashtu, sepse dhembjen e ndjen vetem lekura ku gjienden shqisat ndijuese. Atehere, a nuk eshte ajeti i lartpermendur nje sinjalizim per kete.

Perndryshe, ēfare kuptimi ka fjala e All-llahut: {...Sa here qe u digjen lekuret e tyre, Ne ua nderrojme ne lekure te tjera qe ta shijojne denimin(e zjarrit)...}. Muhammedi a.s nuk jetoi ne kohen tone qe te zbuloje diē te tille me mjete bashkekohore te mjekesise, por ate e mesoi Njohesi i ēdo fshehtesie, krijuesi i njerezimit.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #43  
Te vjeter 27-12-2004, 20:47
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Kur'an per lartesine....

Shtypja atmosferike ulet me ngritjen nga siperfaqja e Tokes.

"ate qe All-llahu deshiron ta udhezoje, ia zgjeron zemren atij per (ta pranuar) Islamin. Kurse ate qe deshiron ta lere te humbur, gjoksin e tij ia ben shume te ngushte sikur te ngjitej ne qiell(ne lartesi te larta)..." (El-En'ame:125)


Ky ajet i All-llahut te Lartesuar zbulon dy fshehtesira:
E para: sa me lart qe te ngrihet njeriu nga rruzulli tokesor, i ngushtohet frymemarrja, e kjo eshte ajo qe shkenca bashkekohore e deshmoi.
E dyta: Nga ky ajet nenkuptohet se njeriu nje dite do ta perjetoje kete vetvetiu dhe do te ngjitet ne lartesite qiellore. Ja pra, jane ditet tona ato qe argumentojne kete. Me thuaj, atehere, a mund te jete kjo fjale e Muhammedit a.s?


__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #44  
Te vjeter 27-12-2004, 20:52
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Kur'ani per doren..

Vijat ne maje te gishterinjve nuk jane te njejta te asnje person

Ne suren el-Kijame, ne ajetet 3-4, All-llahu i Lartesuar thote: "A mendon njeriu se nuk do t;i tubojme eshtrat e tij( Diten e ringjalljes). Gjithqysh, Ne jemi te fuqishem t'ia rikthejme edhe majet e gishtave te tij."


Pra, derisa njeriu mendon se Zoti nuk do ta ringjalle ate pasi te behet pluhur, Ai i verteton atij se do t'ia ringjalle edhe majet e gishterinjve ashtu siē i kishte. Valle, pse All-llahu permendi ketu ne veēanti majet e gishterinjve e jo ndonje pjese tjeter te trupit? Ngase shkenca ne shekullin e kaluar zbuloi se ato dallohen nga nje person ne tjetrin, prandaj edhe merren gjurmet e gishterinjve kur deshirohet zbulimi i ndonje krimineli nga ana e policise. Kush eshte pra ai qe e lajmeroi Muhammedin a.s per kete fshehtesi te madhe perveē All-llahut te Gjithedijshem.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #45  
Te vjeter 27-12-2004, 20:57
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Keto mrekulli te mahnitin

Fjala "muaj" ne Kuran permendet 12 here,aq muaj sa ka viti.
Fjala "dite" ne Kuran permendet 365 here,aq dite sa ka viti.
Fjala "qiell" ne Kuran permendet 7 here,aq sa qiej ka krijuar Allahu (xhsh).

Mes dy deteve ka nje mur qe nuk lejon te perzihen

"Ai (All-llahu) leshoi dy dete te puqen ndermjet vete. Ne mes tyre ka nje mburoje qe nuk i lejon te trazohen"(Err-Rrahman :19-20)

D.m.th, se mes dy deteve ekziston nje pengese qe nuk i lejon ujerat e nje deti te hyjne ne detin tjeter. Kjo pengese nuk eshte e palevizshme, sepse fjala "merexhe" e perdorur ne ajet ka kuptimin e shkuarjes, kthimit dhe te levizshmerise. Shkenca zbuloi se ujerat e deteve nuk perzihen ndermjet vete dhe ēdonjeri nga ato ruan veēorite e veta.
Disa dijetare nga Gjermania, me 1962 zbuluan se ne vendin ku bashkohen Deti i Kuq dhe Oqeani Indian nuk perzihen ujerat ne mes dy deteve. Ata verejten se ndermjet tyre ekziston nje vije e qarte ndarese, por ajo nuk ishte e palevizshme, sepse ndonjehere shkonte nga Lindja e ndonjehere nga Perendimi, sipas levizjes se ererave. Gjithashtu , ujerat e kripur nuk bashkohen me ata te embel, siēeshte rasti me lumenjte dhe detet. Pra, kush eshte ai qe ia mesoi Muhammedit a.s, kurse ai u rrit ne shkretetire?
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #46  
Te vjeter 27-12-2004, 22:25
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Paqe

Disa mendojnė se Kur'ani ėshtė vetė shkenca, por njė gjė e tillė refuzohet, sepse Kur'ani, pikė sė pari, ėshtė fjalė e Zotit, kurse shkenca ėshtė mendim apo pėrpjekje pėr zbulimin e fjalėve tė Zotit. Shkenca ndonjėherė mund tė dėshtojė, kurse fjalėt e Zotit asnjėherė nuk dėshtojnė. Kur'ani ėshtė nxitės i madh pėr zbulime, por ai nuk ėshtė vetė shkenca, sepse ėshtė mbi shkencėn. Ai ėshtė burimi, kurse shkenca ėshtė gjurmuesi. Ai na zbulon tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. Me njė fjalė, fillimin dhe mbarimin, kurse shkenca nuk e bėn kėtė.
Kėshilltari shkencor i ish-presidentit amerikan Xhimi Karter, Frank Pres, kryetar i Akademisė sė Shkencave nė Amerikė, shkroi njė libėr nė tė cilėn paraqiti disa zbulime tė reja shkencore. Nė faqen 488 tė librit tė tij ai e ka sqaruar formėn e kodrės, e cila ka formė shtylle. Nė faqen 413 ka paraqitur fotografinė e njė kodre, ku shihet se kodra ėshtė njė pjesė e vogėl, ndėrsa rrėnjėt e thella duken nėn shtresėn e fundit. Nė faqen 435, ai thotė: "Kodrat luajnė rol tė rėndėsishėm nė pėrforcimin e kores sė sipėrfaqes sė tokės". Ndėrsa Kur'ani kėtė e ka thėnė mė shumė se 1400 vjetė mė parė:
"Kurse kodrat ia pėrforcoi" (En Naziat) "A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme (pėr jetė). Ndėrsa kodrat shtylla?" (En Nebe: 6-7) "Dhe Ai vuri kodra (tė forta) nė tokė, ashtu qė ato tė mos lėkundet me ju" (En Nahl: 15).

Sqarim: Fjala arabe All-llah do tė thotė Zoti(i vetėmi Zoti i vėrtetė qė krijoi terė gjithėsinė). Kjo fjalė All-llah ėshtė emėr pėr Zotin, qė pėrdoret nga folėsit arabe, si nga arabet muslimane, ashtu edhe nga ata tė krishterė. Kjo fjalė nuk mund te pėrdoret pėr tė specifikuar diēka tjetėr pėrveē Zotit njė tė vėrtetė. Fjala arabe All-llah haset nė Kur'an mė shumė se 2150 here. Nė arameisht, gjuhė e pėrafert me arabishten dhe gjuhė nė tė cilen Jezui ka folur.1., Zoti pėrmendet edhe si All-llah
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #47  
Te vjeter 27-12-2004, 22:31
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Drita e Henes eshte e huazuar, ndersa e Diellit eshte nga ve


"Ai (All-llahu) eshte qe beri Diellin shndrites, e Henen e beri drite..."(Junus : 5)
"I madherishem eshte Ai qe krijoi yjet ne qiell dhe vendosi ne te nje shndrites (Diellin) dhe nje Hene ndriēuese"(El-Furkan :61)

Pra, vellai ime i dashur, keto dy ajete sinjalizojne se Dielli eshte shndrites - ne gj.arabe dije, qe nenkuptohon se ai ndrit vetvetiu, kurse Hena eshte drite - ne gj.arabe nur, qe nenkupton se ajo huazon driten.
Kjo, pra, eshte ajo qe zbuloi shkenca bashkekohore, e cila thote se Dielli eshte i zjarrte, kurse Hena driten e saj e merr nga Dielli.




Brendia e detit dhe e Tokes eshte e zjarrte dhe detet do te ndizen

"Betohem ne detin e ndezur"(Et-tur:6)
"Dhe kur detet te vlojne si zjarr i flakeruar"(Et-Tekvir:6)
"Dhe kur detet te eksplodojne"(El-Infitar:3)

Dhe shume ajetet te tjera te tilla, te cilat i paraprijne shkaterrimit te fundit. Zbulimet bashkekohore vertetuan se nentoka eshte zjarr i flakur, e posaēerisht nendetet. Ndoshta shumekuh nuk beson se mund te ndizet uji, i cili shuanzjarrin, por nje gje e tille u vertetua kur u hodhen bombat atomike ne ishujt e Japonise ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Ato bomba e ndane ujin ne hidrogjen dhe oksigjen me ē'rast u dogjen nje numer i madhe i japonezeve. Pastaj, shiko vellai im, se si njeri nga keto ajete potencon shperthimin, i cili ndodh nga zjarri shume i forte. All-llahu na ndihmofte.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in Technorati