Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Mrekullitė shkencore tė Kur'anit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-03-2004, 12:25
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore Mrekullitė shkencore tė Kur'anit

ZGJERIMI I UNIVERSIT

Nė Kuran, i cili u shpall katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, nė kohėn kur shkenca e astronomisė ishte akoma primitive, zgjerimi I universit pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė:
“Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė. “
(Edh-Dharijat 47)

Fjala “qiell” e pėrmendur nė kėtė ajet ėshtė pėrdorur nė vende tė ndryshme nė Kuran me kuptimin e hapėsirės dhe universit. Edhe kėtu, kjo fjalė ėshtė pėrdorur me kėtė kuptim. Me fjalė tė tjera, nė Kuran ėshtė shpallur se universi “zgjerohet”. Pikėrisht, ky ėshtė pėrfundimi I arritur sot prej shkencės.

Deri para fillimit tė shekullit XX, i vetmi mendim i pėrhapur nė tė gjithė botėn e shkencės ishte se “universi ruan njė gjendje konstante dhe ka ekzistuar pėrherė pa fillim”. Por kėrkimet, vėzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vėrtetuan se universi nė tė vėrtetė ka njė fillim; argument pėr kėtė ėshtė fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.

Nė fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritėn teorikisht se universi ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme dhe zgjerohet.

Ky fakt u vėrtetua gjithashtu prej tė dhėnave tė vėzhguara mė 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndėrsa po vėzhgonte qiellin me njė teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njėra-tjetra. Njė Edwin Hubble me teleskopin e tij gjigand univers, ku ēdo gjė lėviz vazhdimisht duke u larguar prej ēdo gjėje tjetėr, nėnkupton njė univers vazhdimisht nė zgjerim.

Vėzhgimet e kryera nė vitet nė vazhdim vėrtetuan se universi ėshtė nė zgjerim e sipėr. Pėrsėri del nė pah saktėsia e habitshme e ajetit kuranor, i cili pėrdor njė folje tė kohės sė tashme pėr tė pėrshkruar vazhdimėsinė e kėtij zgjerimi. Ky argument ėshtė sqaruar nė Kuran nė njė kohė kur askush nuk kishte as idenė mė tė vogėl rreth kėtyre fakteve.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 09-03-2004, 20:42
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

RRUMBULLAKSIA E TOKĖS.

”Ai i krijoi qiejt e tokėn me qėllim tė caktuar.Ai ia mbėshtjell natėn ditės dhe ditėn ia mbėshtjell natės.
”(Ez-Zumer 5)

Fjalėt e pėrdorura nė Kuran pėr tė pėrshkruar universin janė mjaft tė qarta.Fjala arabe,e cila ėshtė pėrkthyer “mbėshtjellė ” nė ajetin e mėsipėrm,ėshtė fjala “tek ’uir ”.Nė fjalorėt arabė,kjo fjalė pėrdoret pėr tė pėrshkruar mbėshtjelljen e njė gjėje rreth njė gjėje tjetėr, siē mbėshtillet ēallma rreth kokės.
Njoftimi i dhėnė nė kėtė ajet pėr mbėshtjelljen e ditės dhe natės me njėra- tjetrėn na ndihmon tė njohim formėn e tokės.Kjo mbėshtjellje mund tė ndodhė vetėm nėse toka ėshtė e rrumbullakėt.
Kjo do tė thotė se rrumbullakėsia e tokės ėshtė thėnė nė mėnyrė tė tėrthortė nė Kuran,qė nė shekullin VII.Nuk duhet tė harrojmė se gjuha arabe ėshtė njė gjuhė shumė e pasur dhe pėrdorimi i kėsaj foljeje ėshtė i rrallė,gjė qė tregon fare qartė se pėrdorimi i saj ėshtė bėrė me qėllim.
Sidoqoftė,ne duhet tė sjellim ndėrmend se njohuritė e astronomisė tė asaj kohe e perceptonin botėn krejt ndryshe.Atėherė mendohej se bota ishte njė plan i sheshtė dhe tė gjitha pėrllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin tė bazuara mbi kėtė besim.Ajetet kuranore pėrmbajnė informacione,tė cilat ne kemi mundur t ’i njohim vetėm disa shekuj mė parė.Pėrderisa Kurani ėshtė fjala e Zotit,ai ka pėrdorur fjalėt mė tė sakta,kur flet pėr pėrshkrimin e universit.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 09-03-2004, 20:47
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

ĒATIA E SIGURTĖ.

Nė Kuran,Zoti na tėrheq vėmendjen ndaj njė vetie mjaft interesante tė qiellit:

”Qiellin e kemi bėrė si ēati tė sigurtė e tė mbrojtur …”(El Enbija 32)

Kjo veti e qiellit ėshtė vėrtetuar prej kėrkimeve shkencore tė kryera nė shekullin XX.
Atmosfera,e cila rrethon tokėn,kryen shėrbime jetike pėr tė siguruar vazhdimėsinė e jetės.Duke shkatėrruar mjaft meteorė tė mėdhenj e tė vegjėl,gjatė pėrpjekjeve tė tyre pėr tė arritur tokėn,ajo i ndalon ata qė tė pėrplasen me tokėn dhe tė dėmtojnė gjallesat.
Pėr mė tepėr,atmosfera filtron rrezet e dritės qė vijnė nga hapėsira,tė cilat janė tė dėmshme pėr krijesat e gjalla.Fakti mė interesant ėshtė se vetėm rrezet e padėmshme e tė nevojshme -drita e tejdukshme,rrezet e shkurtra ultravjollcė dhe valėt e radios -janė nė gjendje tė pėrshkojnė atmosferėn.I gjithė ky rrezatim ėshtė i domosdoshėm pėr jetėn.Atmosfera lejon
kalimin vetėm tė njė pjese tė rrezeve tė shkurtra ultravjollcė,tė cilat janė mjaft tė domosdoshme pėr procesin e fotosintezės dhe pėr ekzistencėn e tė gjitha gjallesave.Pjesa mė e madhe e rrezeve tė gjata ultravjollcė,tė lėshuara nga dielli,filtrohen prej
shtresės sė ozonit nė atmosferė dhe vetėm njė pjesė e kufizuar dhe thelbėsore e tyre arrijnė nė Tokė.Vetia mbrojtėse e atmosferės nuk mbaron kėtu.
Atmosfera mbron gjithashtu tokėn prej tė ftohtit ngrirės tė hapėsirės,i cili arrin deri nė minus 270 gradė celcius.
Nuk ėshtė vetėm atmosfera ajo qė e mbron Tokėn nga efektet shkatėrruese dhe dėmtuese tė hapėsirės.Sė bashku me atmosferėn,brezi Van Alen,njė shtresė,e cila krijohet si rezultat i fushės magnetike tė Tokės,gjithashtu shėrben si njė fushė mbrojtėse kundėr rrezatimeve tė dėmshme,tė cilat kėrcėnojnė
planetin tonė.Ky rrezatim,i cili vazhdimisht lėshohet prej diellit dhe yjeve tė tjera,ėshtė vdekjeprurės pėr gjallesat.Nėse brezi Van Alen nuk do tė ekzistonte,energjia e shpėrthimeve masive tė quajtura shpėrthime diellore, tė cilat hasen vazhdimisht nė Diell, do tė shkatėrronin ēdo formė jete nė Tokė.
Dr.Hugh Ross,duke folur mbi rėndėsinė qė ka pėr jetėn tonė brezi Van Alen,ndėr tė tjera thotė:
“Nė fakt,Toka ka dendėsinė mė tė lartė se ēdo planet tjetėr nė Sistemin Diellor.
Bėrthama e madhe e hekur-nikelit ėshtė shkaku i ekzistencės sė fushės sonė tė madhe magnetike.Kjo fushė magnetike formon shtresėn mbrojtėse Van-Alen,e cila e mbron Tokėn nga rrezet bombarduese.Nėse nuk do tė ishte kjo mburojė, jeta nė Tokė do tė ishte e pamundur.I vetmi planet tjetėr shkėmbor qė ka fushė
magnetike ėshtė Mėrkuri,por fuqia e fushės sė tij ėshtė 100 herė mė e vogėl se e Tokės.Madje as Afėrdita – planeti ynė “motėr ” – nuk ka fushė magnetike..
Brezi mbrojtės Van-Alen ėshtė njė strukturė qė gjendet vetėm nė Tokė.”1
Energjia e ēliruar nė njė prej kėtyre shpėrthimeve tė viteve tė fundit ėshtė e barabartė me energjinė e ēliruar nga shpėrthimi i 100 miliardėbombave atomike,si ajo qė u hodh nė Hiroshimė. Pesėdhjetė e tetė orė pas shpėrthimit u vėrejt se gjilpėrat magnetike tė busullave paraqitnin njė lėvizje jo tė zakonshme dhe 250 km mbi atmosferėn e Tokės,temperatura u
rrit menjėherė nė 2500 o C.
Me pak fjalė,njė sistem mbrojtės i pėrkryer funksionon mbi Tokė.Ai e rrethon botėn tonė dhe e mbron prej kėrcėnimeve tė jashtme.
Vetėm kohėt e fundit, shkencėtarėt arritėn tė mėsojnė
disa gjėra rreth tij,kurse Zoti na ka njoftuar nė Kuran pėr
mbėshtjellėn mbrojtėse tė Tokės qė shekuj mė parė.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 09-03-2004, 21:21
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

LĖVIZJA E MALEVE

Nė njė ajet tjetėr,na bėhet e ditur se malet nuk janė tė lėvizshėm, ashtu siē mund tė na duket,por ato janė nė lėvizje tė vazhdueshme.

”Kur i sheh malet,mendon se ato janė tė palėvizshėm, ndėrsa ato lėvizin si retė...”(En-Neml 88)

Kjo lėvizje e maleve ndodh si pasojė e lėvizjes sė kores sė Tokės,mbi tė cilėn ato janė vendosur.Korja e Tokės ‘noton ’ mbi shtresėn e mantelit,,e cila ėshtė mė e dendur.Ishte fillimi i shekullit XX kur,pėr herė tė parė nė histori, njė shkencėtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanė qenė tė bashkuara nė kohėn e krijimit tė tokės,por mė pas u
zhvendosėn nė drejtime tė ndryshme dhe u ndanė,duke u larguar shumė larg njėri-tjetrit.
Gjeologėt kuptuan se Wegener kishte tė drejtė vetėm nė vitin 1980,pra pesėdhjetė vjet pas vdekjes sė tij.Sipas fjalės sė Wegener nė njė artikull tė publikuar nė vitin 1915,bl****t masive tė tokės u bashkuan sė bashku rreth 500 milionė vjet mė parė, duke formuar Pangaean,e cila gjendej nė Polin e Jugut.
Afėrsisht 180 milionė vjet mė parė,Pangaea u nda nė dy pjesė,tė cilat u zhvendosėn nė drejtime tė ndryshme.Njė prej kėtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana ,e cila pėrfshinte Afrikėn,Australinė,Antarktidėn dhe Indinė.E dyta ishte Laurasia ,e cila pėrfshinte Evropėn,Amerikėn e Veriut dhe Azinė pėrveē Indisė.Njėqind e pesėdhjetė milionė vjet pas kėsaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanė nė pjesė mė tė vogla.
Kėto kontinente,tė cilat u shfaqėn pas ndarjes sė Pangaeas, janė
spostuar mbi sipėrfaqen e Tokės disa centimetra ēdo vit, duke shkaktuar ndryshime nė pėrqindjen e tokės dhe detit.
Kjo lėvizje u zbulua si rezultat i kėrkimeve gjeologjike tė kryera nė
fillim tė shekullit XX.Lėvizja e kores sė Tokės ėshtė shpjeguar nga
shkencėtarėt si mė poshtė:
“Korja dhe pjesa e sipėrme e mantelit,me njė trashėsi 100 km, janė tė ndara nė segmente tė quajtura shtresa.Gjenden gjashtė shtresa tė mėdha dhe disa shtresa tė vogla. Sipas teorisė tė quajtur “tektonika e shtresave ”,kėto shtresa lėvizin nė Tokė, duke mbajtur me vete “dyshemenė ” e kontinenteve dhe
oqeaneve. Lėvizja e kontinenteve ėshtė llogaritur tė jetė 1-5 cm nė vit.Gjatė kohės qė shtresat vazhdojnė tė lėvizin,ato realizojnė njė ndryshim tė vogėl nė gjeografinė e Tokės.Pėr shembull,ēdo vit Oqeani Atlantik bėhet pak mė i gjerė.”
Nė Kuran ėshtė pėrmendur “lėvizja e maleve ”.Sot,shkencėtarėt
bashkėkohorė pėr kėtė lėvizje pėrdorin termin “lėvizja kontinentale.”
Ėshtė e padiskutueshme qė kjo ėshtė njė prej mrekullive tė Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetėm kohėt e fundit nga shkencėtarėt.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 10-03-2004, 21:54
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

ZONA ME E ULET NE RRUZULLIN TOKESOR

Allahu i Madhėruar thotė nė fillim tė sures Er Rum:
"Elif, Lam, Mim, bizantėt u mundėn nė tokėn mė tė ulėt, por pas disfatės sė tyre, ata do tė fitojnė brenda pak vitesh." (Er Rum 1-4)
Nė fjalorėt e gjuhės arabe, fjala edna, qė ėshtė pėrdorur nė ajet ka dy kuptime: mė i afėrt dhe mė i ulėt. Nė pėrputhje me ajetin e shenjė, toka e Palestinės (ku janė mundur bizantėt) ėshtė mė e afėrta me Gadishullin arabik, dhe nė tė ndodhet pika mė e ulėt nėn nivelin e detit nė tė gjithė rruzullin tokėsor. Ajo ėshtė Aguari i Detit tė Vdekur, qė ndodhet 392m nėn nivelin e detit. Bizantėt fituan ndaj persėve pas pak vitesh, tamam ashtu siē paralajmėroi Kur'ani.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 17-03-2004, 05:58
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Qumėshti i nėnės.

Qumėshti i nėnės ėshtė njė pėrzierje e pakrahasueshme qė shėrben si burim ushqimor i shkėlqyeshėm pėr foshnjen e porsalindur dhe rrit rezistencėn ndaj sėmundjeve. As ushqimi artificial pėr fėmijė i prodhuar nga teknologjia e ditėve tona nuk mund ta zėvendėsojė kėtė burim ushqimi tė mrekullueshėm.
Ēdo ditė zbulohen dobi tė reja qė pėrmban qumėshti i nėnės pėr
fėmijėn. Njė prej argumenteve qė shkenca ka zbuluar rreth qumėshtit tė nėnės ėshtė se pirja e tij gjatė dy viteve tė para tė jetės ka dobi mjaft tė madhe. Nė Kuran jepet njė lajm mjaft i rėndėsishėm 14 shekuj mė parė nė lidhje me kėtė fakt tė zbuluar nga shkenca vetėm kohėt e fundit:
”Nėnat duhet t ’i ushqejnė foshnjat e tyre pėr dy vjet me radhė …”(El-Bekare 233)
”Ne e kemi urdhėruar njeriun qė tė sillet mirė me prindėrit, sepse nėna e vet e mbajti nė barkun e saj,me vėshtirėsi pas vėshtirėsie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.
Ji mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tė tu, sepse tek Unė ėshtė kthimi juaj. ”(Lukman 14)
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 17-03-2004, 06:00
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

SHENJAT E GISHTĖRINJVE.

Ēdo njeri,duke pėrfshirė edhe binjakėt qė mezi dallohen nga njėri-tjetri, ka shenjat e tij tė veēanta tė gishtėrinjve. Me fjalė tė tjera,identiteti i secilit ėshtė i koduar nė majat e gishtėrinjve tė tij. Ky sistem i koduar mund tė krahasohet me sistemin e kodit tė vijave,i cili pėrdoret nė ditėt tona pėr identifikimin e prodhimeve tė ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.
”A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po,do t'i
mbledhim!Madje Ne jemi tė zotė t'i krijojmė pėrsėri edhe majat e
gishtėrinjve tė tij!” (El Kijame 3-4)
Theksimi i shenjave tė gishtėrinjve ka njė domethėnie mjaft tė veēantė, sepse secili ka shenjėn e tij unike tė gishtėrinjve,e cila nuk i ngjason askujt.
Ēdo person qė jeton apo ka jetuar nė kėtė botė ka formėn e tij unike tė shenjave tė gishtėrinjve.Pėr kėtė arsye,shenjat e gishtėrinjve janė njė provė mjaft e rėndėsishme e identitetit,ndaj dhe sot pėrdoren pikėrisht pėr kėtė qėllim.
Por mė e rėndėsishmja ėshtė se kjo veēori e shenjave tė gishtėrinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX.Pėrpara kėsaj periudhe,njerėzit i shihnin shenjat e gishtėrinjve si disa rrathė tė zakonshėm,pa ndonjė rėndėsi apo kuptim specifik. Ėshtė Kurani ai qė na flet pėr kėtė karakterisikė dalluese tė shenjave tė gishtėrinjve,e cila nuk u kuptua veēse nė ditėt tona.
Ēdo njeri,duke pėrfshirė edhe binjakėt qė mezi dallohen nga njėri-tjetri,ka shenjat e tij tė veēanta tė gishtėrinjve. Me fjalė tė tjera, identiteti i secilit ėshtė i koduar nė majat e gishtėrinjve tė tij.Ky sistem i koduar mund tė krahasohet me sistemin e kodit tė vijave,i cili pėrdoret nė ditėt tona pėr identifikimin e Prodhimeve tė ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 20-03-2004, 21:51
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

FUNKSIONI I MALEVE.
Kurani na tėrheq vėmendjen ndaj njė funksioni gjeologjik mjaft tė
rėndėsishėm tė maleve.
”Ne kemi krijuar male tė patundura nė tokė,me qėllim qė ajo
tė mos lėkundet dhe tronditet bashkė me ta...”(El Enbija 31)
Siē vihet re,nė kėtė ajet ėshtė shpallur se malet luajnė rol nė
parandalimin e tronditjeve dhe lėkundjeve tė Tokės.
Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani.Nė tė vėrtetė,ai u zbulua jo shumė kohė mė parė dhe kjo vetėm si rezultat i zbulimeve tė gjeologjisė bashkėkohore.
Sipas kėtyre zbulimeve,malet shfaqen si rezultat i lėvizjeve dhe
pėrplasjeve tė shtresave masive,tė cilat formojnė koren e Tokės.Kur dy shtresa pėrplasen me njėra-tjetrėn,shtresa mė e fortė rrėshqet poshtė shtresės tjetėr,e cila pėrkulet nė majė,duke formuar lartėsitė dhe malet.
Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirė thellė nė tokė.Kjo nėnkupton se pjesa e poshtme e maleve ėshtė po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokė.
Nė njė tekst shkencor,struktura e maleveėshtė pėrshkruar si mė poshtė: “Atje ku kontinentet janė mė tė trasha,si p.sh.vargmalet,korja zhytet thellė nė mantel.”
Nė njė ajet kuranor,kjo veti e maleve ėshtė vėnė nė dukje nga njė
krahasim i maleve me “kunjat ”:
”A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme pėr jetė, ndėrsa malet i bėmė si kunja? ”(En-Nebe 6-7)
Me fjalė tė tjera,duke u shtrirė mbi dhe nėn sipėrfaqen e Tokės nė ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme,malet i mbajnė lidhur kėto shtresa me njėra-tjetrėn.Nė kėtė mėnyrė,ato fiksojnė koren e Tokės dhe parandalojnė grumbullimin e saj mbi apo ndėrmjet shtresave tė magmės.
Shkurt,ne mund t ’i krahasojmė malet me gozhdėt,tė cilat mbajnė dėrrasat tė mbėrthyera sė bashku.
Vetia fiksuese e maleve nė literaturėn shkencore ėshtė pėrshkruar me termin “isostazi ”:
Isostazi do tė thotė:ekuilibri i pėrgjithshėm i kores sė Tokės i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkėmbore poshtė sipėrfaqes,si rezultat i shtypjes gravitacionale.
Ky rol kaq i rėndėsishėm i maleve,i cili u zbulua nga gjeologjia
moderne dhe nga kėrkimet sizmike,ėshtė shpallur nė Kuran shekuj mė parė si njė shembull i dijes absolute tė krijimit tė Zotit.
”Ne kemi krijuar male tė patundura nė tokė me qėllim qė ajo
tė mos lėkundet dhe tronditet bashkė me ta...”(El Enbija 31)

Nė saje tė shtrirjes nėn tokė dhe mbi
tokė,malet i mbėrthejnė shtresat e
ndryshme tė tokės si njė kunj.Korja e
Tokės pėrmban shtresa qė janė nė
lėvizje tė vazhdueshme.Kjo veti
mbėrthyese e maleve parandalon
tronditjet me shtrirje tė gjerė,duke e
fiksuar koren e tokės,e cila ka njė
strukturė tepėr tė lėvizshme.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 20-03-2004, 21:55
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

SHTRESAT E ATMOSFERĖS.
Njė nga faktet shkencore tė zbuluara kohėt e fundit ėshtė pėrbėrja e qiellit nga shtatė shtresa.
”Zoti ėshtė Ai qė krijoi shtatė qiej mbi njėri-tjetrin.”(El-Mulk 3)
”...Ai i krijoi shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej.”(Fusilet 12)
Fjala “qiell ” nė gjuhėn arabe pėrdoret me disa kuptime..Nė disa raste ajo ka kuptimin e atmosferės.Nė disa raste ajo ka kuptimin e universit.Kur pėrdoret nė numrin shumės,ajo nė pėrgjithėsi ka njė kuptim mė tė gjerė se fjala “univers ”,pasi pėrfshin universin,i cili pėrbėn qiellin e parė,dhe gjashtė qiej tė tjerė.Por nėse ne i japim fjalės “qiej ” kuptimin e parė,,d.m.th. atė tė atmosferės,atėherė arrijmė nė pėrfundimin se atmosfera qė rrethon planetin tonė pėrbėhet nga shtatė shtresa.
Me tė vėrtetė,sot ėshtė bėrė i njohur fakti se atmosfera qė rrethon Tokėn,pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme,tė cilat
shtrihen mbi njėra-tjetrėn.Pėr mė tepėr,numri i kėtyre shtresave ėshtė i njėjtė me numrin e pėrmendur nė Kuran:shtatė shtresa. Kjo temė pėrshkruhet nga njė burim shkencor si mė poshtė:
Shkencėtarėt kanė zbuluar se atmosfera pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme.Shtresat ndryshojnė prej njėra-tjetrės nga vetitė e tyre fizike,si trysnia,lloji i gazeve etj.Shtresa atmosferike mė e afėrt me Tokėn quhet TROPOSFERĖ.Ajo zė 90%tė atmosferės.Shtresa mbi troposferė quhet STRATOSFERĖ.Shtresa tjetėr,ku pėrthyhen rrezet ultravjollcė quhet OZONOSFERĖ.
Shtresa tjetėr quhet MEZOSFERĖ. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferė.Gazet e jonizuara formojnė njė shtresė brenda
termosferės,e cila quhet JONOSFERĖ.Shtresa mė e skajshme e atmosferės sė Tokės shtrihet 480-960 km.Kjo pjesė quhet EKZOSFERĖ.
Nėse numėrojmė shtresat e cituara prej kėtij burimi,shohim se atmosfera pėrbėhet pikėrisht nga shtatė shtresa,siē ėshtė shpallur edhe nė ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera

TOKA
Toka i ka tė gjitha kushtet qė i nevojiten jetės.Njė prej tyre ėshtė atmosfera,e cila shėrben si njė fushė mbrojtėse pėr
gjallesat.Sot ėshtė njė fakt i njohur qė atmosfera ėshtė e pėrbėrė prej shtresave tė ndryshme tė shtrira mbi njėra-tjetrėn.
Kjo gjė ėshtė pėrshkruar saktėsisht nė Kuran,ku thuhet se atmosfera pėrbėhet prej shtatė shtresave.Kjo ėshtė sigurisht
njė prej mrekullive tė Kuranit.Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė,kur tė gjithė besonin se qielli ishte unik e i pandarė,Kurani shpalli mrekullinė e ndarjes nė shtresa dhe,pėr mė tepėr,nė
“shtatė ” shtresa..Shkenca moderne,nga ana tjetėr,zbuloi faktin se atmosfera,e cila rrethon Tokėn,pėrbėhet prej “shtatė ”
shtresave bazė.
Ekzosfera
Njė tjetėr mrekulli e ajeteve kuranore qė pėrmendin kėtė fakt
shtjellohet kur lexojmė pjesėn e fundit tė ajetit dymbėdhjetė tė sures Fusilet:
“...secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej ”.Me fjalė tė tjera,nė kėtė ajet deklarohet se Zoti i caktoi ēdo qielli funksionin e vet.Me tė vėrtetė,siē e kemi parė edhe nė kapitujt e mėparshėm,secila prej kėtyre shtresave ka funksione jetike tė dobishme pėr njerėzimin dhe pėr tė gjitha format e tjera tė jetės nė Tokė.Ēdo shtresė ka njė funksion tė veēantė,duke filluar nga formimi i shiut,mbrojtja prej rrezeve tė dėmshme,reflektimi i valėve radiofonike e televizive,deri te mėnjanimi i efekteve katastrofike tė meteorėve.
Njė prej kėtyre funksioneve pėr shembull,ėshtė deklaruar nė njė burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokės ka 7 shtresa.Shtresa mė e ulėt quhet troposferė. Shiu,bora dhe era formohen dhe ndodhin vetėm nė troposferė.
Kjo ėshtė njė prej mrekullive hyjnore,sepse kėto argumente,tė cilat u zbuluan vetėm nė saje tė teknologjisė sė shekullit XX,janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 23-03-2004, 21:30
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

FORMIMI I SHIUT

Formimi i shiut mbeti njė mister pėr njė kohė tė gjatė. Vetėm pas
shpikjes sė mjeteve tė parashikimit tė motit u bė e mundur tė zbuloheshin tre fazat e formimit tė shiut. Sė pari, avujt e ujit ngrihen lart nė qiell me anė tė erės, mė pas formohen retė dhe nė fund shfaqen pikat e shiut.
Informacioni i dhėnė nė Kuran pėr shiun pėrputhet saktėsisht me kėtė proces. Nė njė ajet kuranor, ky informacion ėshtė pėrshkruar nė kėtė mėnyrė:
”Zoti ėshtė Ai qė i dėrgon erėrat, tė cilat lėvizin retė. Ai i shtrin retė nė qiell ashtu siē dėshiron dhe i bėn tė ndara nė pjesė, pastaj pėrmes tyre sheh se si bie shiu…” (Err-Rrum 48)
Tani, le tė shohim mė hollėsisht kėto tre faza tė pėrshkruara nė ajetin kuranor.
FAZA E PARĖ: “Zoti ėshtė Ai qė i dėrgon erėrat...”
Flluska ajri tė panumėrta, tė cilat formohen nga shkumėzimi i ujit tė oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnė veēimin e disa grimcave tė ujit, tė cilat ngrihen lart nė qiell. Kėto grimca tė pasura me kripė (tė cilat quhen aerosole) transportohen nga erėrat dhe ngrihen nė atmosferė. Ato funksionojnė si kolektorė uji dhe formojnė pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit qė ngrihen prej detit.
FAZA E DYTĖ: “... (erėrat) lėvizin retė. Ai i shtrin retė nė qiell ashtu
siē dėshiron dhe i bėn tė ndara nė pjesė …”
Retė formohen nga avujt e ujit, tė cilėt kondensohen rreth kristaleve tė kripės apo grimcave tė pluhurit qė gjenden nė ajėr. Meqė pikat e ujit nė kėto re janė mjaft tė vogla (me diametėr 0.01 dhe 0.02 mm), retė “qėndrojnė pezull” nė ajėr dhe pėrhapen nė qiell. Nė kėtė mėnyrė, qielli mbushet plot
me re.
FAZA E TRETĖ: “...dhe pėrmes tyre sheh se si bie shiu.”
Grimcat e ujit, tė cilat rrethojnė kristalet e kripės dhe grimcat e
pluhurit, zmadhohen dhe formojnė pikat e shiut, tė cilat bėhen mė tė rėnda se ajri, ndaj dhe shkėputen nga retė, duke filluar tė bijnė nė tokė nė formė shiu.
Siē shihet, ēdo fazė e formimit tė shiut ėshtė shpallur nė ajetet e
Kuranit. Pėr mė tepėr, kėto faza janė shpjeguar ekzaktėsisht sipas radhės sė duhur. Si shumė fenomene tė tjera, edhe ky fenomen shpjegohet saktėsisht nė Kuran shumė shekuj mė parė se tė njihej nga njerėzimi.
Nė njė ajet tjetėr ėshtė dhėnė informacioni i mėposhtėm rreth formimit tė shiut:
”A nuk e ke parė se si i drejton Zoti retė, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njėra mbi tjetrėn dhe atėherė ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon nga lart breshėr prej reve tė mėdha si malet. Me breshrin Ai godet kė tė dojė dhe e largon nga kush tė dojė. Shkėlqimi i vetėtimės sė tij (breshrit) gati ta merr shikimin.” (En-Nur: 43)
Ilustrimi tregon pikat e ujit qė shkėputen nė ajėr. Kjo ėshtė faza e parė e formimit tė shiut. Mė pas, pikat e shiut nė retė e sapoformuara do tė qėndrojnė pezull nė ajėr dhe pastaj do tė kondesohen pėr tė formuar shiun. Tė gjitha kėto faza janė pėrshkruar nė Kuran.
Gjatė studimit tė llojeve tė reve, shkencėtarėt u gjendėn pėrpara njė sėrė rezultatesh tė papritura mbi formimin e reve tė shiut. Retė e shiut krijohen dhe formohen nė bazė tė njė sistemi fazash tė pėrcaktuara mirė. Le tė marrim pėr shembull renė Kumulonimbus, e cila ėshtė njė prej reve tė shiut.
Formimi i kėsaj reje kalon nė tre faza:
Faza e parė: Retė shtyhen nga era: Retė Kumulonimbus fillojnė tė
formohen, kur era shtyn copa tė vogla reje nė njė zonė ku ato bashkohen.
Faza e dytė: Bashkimi: Pas kėsaj, retė bashkohen duke formuar njė re mė tė madhe.
Faza e tretė: Grumbullimi mbi njėra-tjetrėn: Kur retė e vogla bashkohen bashkė, rriten lėvizjet nga poshtė-lart brenda resė sė madhe, tė cilat nė qendėr janė mė tė forta se nė pjesėt anėsore tė resė, sepse pjesėt e jashtme tė resė e mbrojnė qendrėn prej efekteve ftohėse. Kėto lėvizje bėjnė qė trupi i resė tė rritet vertikalisht, duke marrė formėn e mullarit. Duke u rritur
vertikalisht, reja shtrihet nė zona mė tė ftohta tė atmosferės, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnė tė rrisin pėrmasat e tyre. Kur kėto pika uji e breshri bėhen tepėr tė rėnda dhe lėvizja nga poshtė-lart nuk mund t’i mbajė pezull, atėherė ato fillojnė tė bien nga reja nė formė shiu, breshri etj.Detajet e formimit, tė strukturės dhe funksionimit tė reve janė zbuluar nga meteorologėt nėpėrmjet pėrdorimit tė
mjeteve tė sofistikuara si aeroplanėt, satelitėt, kompjuterat, ballonat etj. Eshtė e qartė se nė kėtė ajet Zoti na jep njė
informacion qė nuk kishte si tė njihej 1400 vjet mė parė.
Retė e vogla (retė Kumulus) lėvizin
dhe bashkohen nėpėrmjet erės,
ashtu siē thuhet nė Kuran: “A nuk e
ke parė se si i drejton Zoti retė,
pastaj i bashkon, pastaj i
grumbullon njėra mbi tjetrėn.”
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 23-03-2004, 21:32
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

ORBITAT

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hėna lėvizin nė njė orbitė tė
caktuar:
”Zoti krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė.” (El Enbija 33)
Nė njė ajet tjetėr ėshtė pėrmendur se Dielli nuk ėshtė i palėvizshėm, por lėviz nė njė orbitė tė caktuar.
”Edhe dielli lėviz drejt kufirit tė tij pėrfundimtar. Ajo lėvizje ėshtė pėrcaktim i tė Plotfuqishmit, tė Diturit.” (Ja Sin 38)
Kėto argumente tė komunikuara nė Kuran u zbuluan prej vėzhgimeve
astronomike shumė shekuj mė vonė. Sipas llogaritjeve tė ekspertėve tė astronomisė, Dielli udhėton me njė shpejtėsi marramendėse prej 720.000 km nė orė nė drejtim tė yllit Vega nė njė orbitė tė vetme tė quajtur Maja Diellore. Kjo do tė thotė se Dielli pėrshkon afėrsisht 17.280.000 km nė ditė.
Bashkė me Diellin, tė gjitha planetet dhe satelitėt brenda sistemit
gravitacional tė Diellit pėrshkojnė gjithashtu tė njėjtėn distancė. Pėr mė tepėr, tė gjitha yjet nė univers bėjnė njė lėvizje tė ngjashme.
Nė Kuran ėshtė shpallur se i tėrė universi ėshtė i mbushur plot me
rrugė e orbita si ajo e diellit:
”Betohem nė qiellin plot rrugė.” (Edh-Dharijat 7)
Nė univers ndodhen rreth 200 miliardė galaktika dhe secila prej tyre pėmban rreth 200 miliardė yje. Pjesa mė e madhe e kėtyre yjeve kanė planete dhe pjesa mė e madhe e kėtyre planeteve kanė satelitė. Kėta trupa gjigandė lėvizin nė orbita tė caktuara, sipas njė lėvizjeje tė pėrllogaritur nė mėnyrė preēize. Pėr miliona vite me radhė, tė gjithė kėta trupa “notojnė” nė orbitėn e tyre nė njė harmoni dhe rregull tė pėrkryer. Pėr mė tepėr, njė numėr i madh kometash lėvizin nė orbitat e pėrcaktuara pėr to.
Orbitat nė univers nuk janė karakteristikė vetėm e trupave qiellorė.
Edhe vetė galaktikat udhėtojnė me njė shpejtėsi marramendėse nė orbita tė projektuara pėr to. Gjatė kėsaj lėvizjeje, asnjė prej trupave qiellorė nuk i zė rrugėn, apo pėrplaset me tė tjerėt.
Sigurisht qė nė kohėn e shpalljes sė Kuranit njerėzimi nuk zotėronte teleskopė elektronikė apo teknologjinė e avancuar tė vėzhgimit tė trupave miliona kilometra nė hapėsirė, ashtu siē nuk dispononte njohuritė e sotme tė fizikės apo astronomisė. Ndaj nė atė kohė nuk ishte e mundur tė zbulohej nė mėnyrė shkencore se hapėsira ėshtė “plot me rrugė dhe orbita”, siē ėshtė shpallur nė ajetin kuranor…
Si shumė kometa tė tjera nė univers, edhe kometa Halley (lart)
lėviz nė njė orbitė tė pėrcaktuar. Ajo ka njė orbitė specifike dhe
lėviz nė harmoni tė plotė me trupat e tjerė qiellorė.
Tė gjithė trupat qiellorė, duke pėrfshirė edhe planetet, satelitet,
yjet, madje dhe galaktikat, kanė orbitat e tyre, tė pėrcaktuara me
llogaritje tepėr delikate. Ai qė vendosi kėtė rregull dhe ekuilibėr
tė pėrkryer ėshtė Zoti, Krijuesi i universit.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
<