| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nė Islam martesa konsiderohet si njė institucion i shenjtė. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thėnė: "Martesa ėshtė Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk ėshtė pasues i vėrtetė i imi." Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit) ." (Kur'an, 24:32) Qė martesa te jetė e vlefshme duhet te plotesohen kėto kushte: Duhet te bėhet propozimi i qartė. Duhet te bėhet pranimi i qartė. Duhet te jenė te paktėn dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te bėhet e njohur ne publik (d.m.th. tė mos mbahet e fshehte). Duhet t'i jepet njė dhurate, sado e vogėl, nuses nga burri (Mehri). Dhurata e marteses nga ana e burrit pėr nusen e tij ėshtė njė shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij pėr te marrė pėrsipėr kėto pėrgjegjėsi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si njė ēmim pėr nusen apo familjen e nuses. Ėshtė e DREJTA E VAJZES te marrė vendimin pėr martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kanė asnjė te drejtė te injorojne apo mos marrin parasysh dėshirėn e saj. Vendimi pėr partnerin tėnd nė martesė ėshtė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme qė njeriu bėn nė jetėn e vet. Ndaj nuk duhet tė merret lehtė kjo ēėshtje, e as t'i lihet vetėm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky ėshtė njė vendim qė duhet tė merret me shumė seriozitet duke bėrė vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim tė kujdeshėm tė tė gjithė faktorėve dhe rrethanave, si dhe me mbėshtetjen dhe pėrfshirjen e familjes. Atėherė pyetja ėshtė: Si ia bėjnė tė rinjtė Muslimanė? Sė pari, nė Islam tė rinjtė rriten duke ndėrtuar lidhje tė forta shoqėrie me shokė tė tė njėjtės gjini. 'Motėrzimi' ose 'Vllazėrimi' qė zhvillohet tek tė rinjtė zgjat gjithė jetėn. Kėshtu nė pėrgjithėsi kur njė i ri ose e re vendos tė martohet, zakonisht ai/ajo ndjek kėto hapa: I riu/e reja bėn Dua qė Allahu ta ndihmojė tė gjejė njeriun e duhur. Familja/shoqėria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatė. Pastaj konsultohen me njėri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatėve. Zakonisht familjet sugjerojnė njėri-tjetrit qė palėt tė takohen. Ēifti dakordohet tė takohet nė njė ambient me njerėz. Familja vazhdon tė pyesė edhe mė pėr kandidatin - duke folur me shokė, familje, kolege, etj me qėllim qė tė mėsojė pėr karakterin e tij. Ēifti fal Namazin e Istihares duke kėrkuar ndihmėn e Allahut nė marrjen e vendimit. Nė fund, palėt vendosin nėse do vazhdojnė me martesė ose jo. Islami i ka dhėnė liri njeriut nė zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund tė martohen me forcė nėse nuk kanė dėshirė. Kjo lloj proēedure ndihmon qė tė sigurohet njė martesė e fortė, duke marrė parasysh zgjuarsinė dhe udhėzimin e mė tė rriturve nė familje sidomos kur ėshtė fjala pėr njė vendim kaq tė rėndėsishėm nė jetė. Pėrfshirja e familjes nė zgjedhjen e partnerit nė martesė bėn tė mundur qė zgjidhja tė mos bazohet vetėm nė nocione romantike, por nė vlerėsimin objektiv dhe tė kujdėsshėm me qėllim qė ēifti tė jetė sa mė i pėrshtatshėm pėr njėri-tjetrin.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| istiharja Ka thėnė i Derguari i Allahut - Muhamedi a.s.: "Lumturia e birit te Ademit varet nga te qenurit i lumtur me ēka Allahu i ka dhėnė atij, mėrzia e birit te Ademit vjen nga mosfalja e Isti'hares, dhe pakenaqesia e birit te Ademit rezulton nga qenia jo i kėnaqur me ēfare Allahu i ka dhėnė atij." Hadith - al-Tirmidhi # 2151. [I cilėsuar si Sahih dhe Hasen] Duaja e Istihares ėshtė transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah i cili ka thėnė se: "Profeti, alejhi selam (paqja qoftė mbi te), na mesonte te bėjmė Istiharen pėr gjithė ēeshtjet/punėt tona, ashtu siē na mesonte suret e Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nėse ndonjėri prej jush mendon te beje diēka, le tė fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas namazit) duanė e Istihares..." Pra, Namazi i Istihares ėshtė ai namaz ne te cilėn ne myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i ka shkruar tashmė ēėshtjet tona, se cilėn rrugė duhet te marrim. Pėr te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz), d.m.th. ato mund te jenė dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne ēdo kohe te ditės apo nates. Si i tillė mund te sherbeje edhe njė namaz sunnet i ndonjė vakti, por duke i vėnė si nijet pėrveē namazit te synetit edhe nijetin e Istihares. Pėr shembull, le ta zėmė se do tė falesh namazin e sabahut (synetin), atėherė ver ne zemren tėnde si nijet " Unė po fal synetin e sabahut dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kėtė namaz, pasi ke falur dy rekate te zakonshem me Fatihane, njė sure dhe tė gjitha te tjerat sipas rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua zakonisht dhe pasi te japėsh selam dhe te besh pak dhikr pas selamit si p.sh.. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kėtė dua , qe quhet "Duaja e istihares" (ne qoftė se nuk e dimė pėrmendėsh, por desherojme te falim kėtė namaz, atėherė mund ta mbajmė copen e letres me duanė te shkruar afėr vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne gjunje dhe ta lexojmė duanė. Duaja e ISTIHARES (arabisht) "Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ėlemu, ue ente 'allamul - gujub. Allahumme, in kunte ta'ėlamu enne hadheI emru (emerton kėtu nevojen tėnde) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi. Ue in kunte ta'ėlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi" DUAJA E ISTIHARES (Shqip) " O Zot, me diturine Tende kerkoj hajrin! Kėrkojė ndihmė prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua te shumta, sepse Ti je i gjithefuqishem, e unė jam i dobėt, Ti di ēdo gjė e unė nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat. O Zot, nėse kjo pune e imja (emeron kėtu dėshirėn, hallin, etj) ėshtė hajr pėr fenė dhe jetėn time, pėr kohėn e tashmė dhe tė ardhmėn, bėj te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko. E nėse kjo pune ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe jetėn time , pėr te tashmen dhe tė ardhmėn dhe pėr ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qoftė, pastaj me bėj te kėnaqur me te." Pergjigja e lutjes se kėtij namazi mund tė vijė ne mėnyra tė ndryshme, si p.sh.. dikush (mysliman) te keshillon me njė kėshillė te ēmuar nė lidhje me ēeshtjen tėnde, ne ėndėrr ndoshta, apo ne zemėr ndihesh e frymezuar dhe e qete ne vendimin tėnd dhe se kjo ėshtė rruga e drejtė dhe qe do Allahu. Pejgamberi a.s. ua mesonte as'habeve duanė e istihares siē ua mesonte suret e Kuranit dhe i porosiste qe ta bėjnė praktike pėr ēdo pune te rėndėsishme. Thoshte : "Kur ndokush prej jush deshiron te vendose pėr ndonjė pune te rėndėsishme, le t'i fale dy rekate namaz e pastaj te thotė: ....dhe u thoshte duanė e istihares. Rastet pėr te cilat pėrdoret duaja e Istihares janė ta panumerta, si p.sh. para se te niseni ne ndonjė udhėtim, para se te vendosni pėr martese, pėr fushėn e studimeve qe duhet te ndjeke, etj, d.m.th. ne ēdo situate qe ke te besh me pasiguri dhe duhet te marrėsh vendim. Dhe sė fundi theksojme se ėshtė e rėndėsishme tė kesh besim dhe tė mbeshtetesh tek Allahu: "... e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten (Atij)." (Sure Ali Imran, 3:159) Disa Pyetje qė Mund t'ia Bėni njė Kandidati pėr Martesė Pyetjet qė vijojnė kanė pėr qėllim t'ju ndihmojnė juve tė mendoni pėr disa ēėshtje tė rėndėsishmė nė lidhje mė martesėn. Eshtė nė dėshirėn tuaj t'i merrni ato nė konsideratė kur tė bisedoni me dikė me qėllim lidhje nė martesė. Disa nga kėto pyetje mund t'i bėhen edhe njė ndėrmjetėsuesi, i cili ėshtė nė gjendje t''ju pėrgjigjet nga njė perspektivė e paanshme. Pyetje tė Pėrgjithsme: Pse jeni i interesuar tė martoheni pikėrisht nė kėtė kohė? Si do ta pėrshkruanit veten? Cila ėshtė njė nga arritjet e tua mė tė mėdha? A mund tė mė tregosh diēka nga eksperienca jote nga e cila ke pėrfituar apo ke mėsuar? Cila ka qenė njė nga vėshtirėsitė mė tė rėnda me tė cilat je ballafaquar deri tani nė jetė? Si ka ndikuar ajo tek ty? A ka ndonjė gjė qė do dėshiroje ta ndryshoje tek vetja dhe cila ėshtė ajo? Cilat janė qėllimet e tua nė kėtė jetė? Ēfarė ke dėshirė tė realizosh para se tė vdesėsh? Pėr ēfarė je duke kėrkuar tek partneri/partnerja jote e ardhshme? Pyetje pėr Fenė: Ēfarė bėn qė tė ndjehesh sa mė afėr me Allahun (subhanehu ue teala shkurt sut)? Si mendon se martesa do tė tė afrojė edhe mė tepėr me Allahun (sut)? Ēfarė do kishit dėshirė tė pėrmirėsonit tek vetja nga perspektiva Islame? A i falni tė gjitha kohėt e namazit? Po kur jeni nė punė si ia bėni? A shkoni pėr namazin e Xhumasė? Sa sure nga Kur'ani keni mėsuar pėrmendėsh? Sa shumė je i ingranuar me komunitetin? A e agjėroni Ramazanin? Sa shumė jepni pėr Sadaka? Si e shpėrndani Zekatin? A keni qenė pėr Haxh ose pėr Umra? Kur keni dėshirė tė shkoni? A ke lidhje me ndonjė xhami tė veēantė? Sa tė rėndėsishme e konsideroni Hixhabin pėr gruan? Pyetje pėr Familjen: Sipas mendimit tuaj, ēfarė roli duhet tė kenė prindėrit dhe familja mė gjerė nė marrjen e vendimeve tė rėndėsishme si p.sh.. pėr martesėn, rritjen e fėmijėve, ku do tė jetojmė, etj? Ēfarė do bėni nė rast konflikti midis bashkėshortes/bashkėshortit tuaj dhe familjes tuaj? A do jeni dakort tė jetojmė me familjen mė gjerė (p.sh. prindėrit) sidomos kur ata tė plaken? A mund tė pėrshkruash karakterin e anėtareve tė familjes tėnde? Pėr Profesionin: Ēfarė karriere keni planifikuar/zgjedhur pėr tė ardhmen? A do punojnė tė dy burri dhe gruaja? Sa kohė harxhoni nė punė? A do mė mbėshtesje nėse unė vendos tė shkoj pėrsėri nė shkollė pėr tė marrė njė diplomė mė tė avancuar? Interesa personale/Hobe: Si ju pėlqen ta kaloni kohėn e lirė? Sa kohė harxhoni dukė parė televizor? Ēfarė do kishit dėshirė tė bėjmė bashkė? Sa kohė kaloni me shoqėrinė? Fėmijėt: Sa fėmijė do dėshironit tė kishit? Kur mendon se do jesh gati pėr tė patur fėmijėn e parė? Ēfarė mendon pėr pėrgjegjėsitė gjatė viteve tė para tė fėmijės? Ēfarė mendon se ėshtė e rėndėsishme t'jua mėsojmė fėmijėve? Si do tė bėni tė mundur qė fėmijėt tė marrin njė edukim tė mirė Islam? Ēfarė do tė bėni nėse dikush nga ne nuk mund tė lindė fėmijė? Ēfarė mendoni pėr adoptimin e fėmijėve? Mosmarrėveshjet: Si duhet t'i zgjidhim mosmarrėveshjet? Ēfarė bėni ju kur jeni i mėrzitur? Si do ta bėje bashkėshorten/bahskėshortin tėnd tė ndjehej mė mirė kur ajo/ai ėshtė i mėrzitur?
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| Duaja pėr tė martuarit: "Baraka Allahu Lekė, ue baraka alejke, ue xhemea bejnekuma fi hajrin." Shqip: Allahu tė dhėntė bereqet ty dhe pasardhėsve tė tu, dhe ju tė dy ju bashkoftė nė tė mirė. AMIN! ... Ajo e kupton nga fytyra e tij se ai ka nevojė pėr njė fjale inkurajuese. Ai e di se asaj i pėlqen heshtja ne mėngjes. Shpesh ata e perfundojne fjalinė me shprehjen "Ti e di se ēfarė dua te them?!". Gjatė viteve ata janė rritur bashke, kanė kaluar momente te vėshtira dhe tani kur i sheh bashke duket se ndjehen shumė rehat me njėri-tjetrin. Ne Kur'an Allahu thotė: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumenta pėr njerėzit qė mendojnė." (30:21) Kur njė grua dhe njė burrė martohen, arritja e kėtij portreti dashurie, shoqerie dhe qetesie bėhet qėllimi i tyre. Por arritja e kėtij qėllimi nuk ėshtė diēka e lehtė dhe e thjeshtė. Me pune dhe vendosshmėri nga ana e te dy partnereve, martesa mund te zgjase dhe te jetė e sukseshme.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#4
| ||||
| ||||
| Martesa dhe pastėrtia Zinaja ėshtė dy llojesh: Tradhėtia bashkėshortore dhe marrėdhėniet seksuale para martese dmth. kryerja e marrdhėnieve seksuale me njė partner tė pamartuar ende. Tradhėtia bashkėshortore nėnkupton kryerjen e marrdhėnieve seksuale me njė person i cili nuk ėshtė nė lidhje bashkėshortore me partnerin e tij. Njohim dy tipe tradhėtish: 1. Personi i (e) martuar kryen marrdhėnie me njė person tė pamartuar, 2. Personi i (e) martuar kryen marrdhėnie me njė person tjetėr tė martuar Do tju pėlqente vallė tradhėtia e nėnės, bashkėshortes, motrės apo vajzės suaj? Nėse jo, pėrse atėherė kėmbėngulni pėr njė vepėr tė tillė apo mė keq akoma e kryeni atė? Egzistojnė disa vargje nė Kuran, si dhe shumė hadithe autentike tė Pejgamberit (paqja dhe bekimi qofshin me tė), tė cilat ofrojnė udhėzime tė qarta nė lidhje me pėrzgjedhjet tė cilat shpesh, na duhet ti bėjmė nė jetė. Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta ose tė fshehta;... (Kurani fisnik7:33) Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe . (Kurani fisnik 17:32) 1. Martesa ėshtė njė lidhje e e bekuar mes bashkėshortėve. Nėse njėri prej partnerėve kryen marrėdhėnie jashtė martese, kjo ndodh nė pėrgjithėsi pa dijeninė e partnerit tjetėr; Nė kėtė mėnyrė thyhet edhe mirėbesimi mes bashkėshortėve. 2. Fajtori mund tė infektohet me ndonjė sėmundje seksuale, tė cilėn mė vonė, mund ta transmetojė tek bashkėshorti / bashkėshortja i (e) pafajshėm (e). 3. Nė pėrgjithėsi, viktima e tradhėtisė bashkėshortore ėshtė femra. Ajo, pėr rrjedhojė gjendet para dy mundėsive: Ose tė durojė poshtėrimin qė i bėn babai i fėmijėve tė saj, ose tė kėrkojė ndarjen. Po nė rast se femra nuk ka burime tė ardhurash pėr tė mbijetuar, e as nuk mund tė kthehet tek prindėrit e saj, e as nuk mund tė ushqejė dot fėmijėt e vet, si i bėhet? 4. Fėmijėt janė gjithashtu viktimat e pafajshme tė ndarjeve. U duhet tė pėrballen me peshėn emocionale tė zėnkave mes prindėrve, gjė qė lė pasoja tek psiqika e tyre, tek fiziku dhe shpirti i tyre i brishtė. Marrėdhėniet seksuale para martese dmth. kryerja e marrdhėnieve seksuale me njė partner tė pamartuar ende. Edhe nė kėtė rast, njohim 2 tipe marrėdhėniesh: 1. Personi i (e) pamartuar kryen marrėdhėnie me njė person tjetėr tė pamartuar, 2. Personi i (e) pamartuar kryen marrėdhėnie me njė person tjetėr tė martuar; nė kėtė rast marrėdhėnie seksuale para martese kryen partneri i pamartuar, ndėrsa ai i martuar kryen tradhėti bashkėshortore. Mėkati (gjynahu) i zinasė (akti seksual i cili ėshtė jo legal), konsiderohet aq serioz, saqė rradhitet ndėr mėkatet e mėdha: Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kijametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. (Kurani fisnik 25:68-69) Pejgamberi, paqja dhe bekimi qoftė me tė, ka thėnė: Nėse dikush kryen zina (aktin jo legal seksual), pushon sė qėni besimtar nė momentin e kryerjes sė kėtij akti tė turpshėm; ndėrsa hajduti pushon sė qėni besimtar nė momentin e vjedhjes; kurse pijaneci pushon sė qėni besimtar nė momentin kur pi alkool. Por dyert e pendimit qėndrojnė tė hapura.... (Sahih el-Buhari) Martesa ėshtė deklarata publike e cila legalizon tė drejtėn fizike dhe morale tė individit pėr tė hyrė nė marrėdhėnie me partnerin. E ata qė nuk kanė mundėsi martese, le tė pėrmbahen derisa All-llahu t'i begatojė me tė mirat e veta... (Kurani fisnik 24:33) Nuk ka dyshim se pėr myslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh. (Kurani fisnik 33:35) Burrat dhe gratė myslimane e kanė detyrim martesėn. Egzistojnė udhėzime tė ndryshme nė lidhje me pėrzgjedhjen e partnerit tė duhur. Kjo pėrzgjedhje nuk mund ti lihet rastėsisė. Edhe nėse dikush nuk ka pasuri tė mjaftueshme pėr tu martuar, kjo situatė e vėshtirė nuk e justifikon atė tė kryejė marrdhėnie seksuale para martese, pėrkundrazi, ai duhet tė ruajė moralin e vet, duhet tė presė me durim dhe tė kėrkojė strehim tek Allahu i Madhėrueshėm. Ruajtja e moralit ėshtė provim para Allahut tė Madhėrueshėm dhe kjo kėrkon disiplinė tė jashtėzakonshme, vullnet tė fortė dhe besim tė patundur. Nė fakt, ata tė cilėt i shmangen zina-sė pėr ata Allahu i Madhėrueshėm ka pregatitur shpėrblim tė vyer. Egzistojnė vargje Kuranore tė cilat pėrmbajnė udhėzime tė qarta pėr ata qė kryejnė zina dhe mė pas vendosin tė martohen: Laviri nuk do tė duhej tė martohej me tjetėrkė, pos me ndonjė lavire ose idhujtare, e lavirja me tė nuk do tė duhej tė martohet kush, pos ndonjė lavir o idhujtarė. Ajo (kurvėria ose martesa me tė) ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt. (Kurani fisnik 24:3) ... (u janė lejuar) gratė e ndershme besimtare, dhe (gra) tė ndershme nga ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri para jush, kur atyre u jepni pjesėn e caktuar tė kurorės, por duke pasur pėr qėllim martesėn, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale... (Kurani fisnik 5:5) Kėto vargje theksojnė nevojėn e ngulmimit nė pastėrtinė seksuale para dhe gjatė martesės, si dhe japin udhėzime nė pėrzgjedhjen e partnerit. Seksologėt dhe psikologėt aktualisht e mbėshtesin kuptimin e kėtyre vargjeve Kuranore. Personi i cili kryen marrdhėnie me disa partnerė, gjithmonė krahason pėrvojat (seksuale) me secilin prej tyre. Nėse njė individ me pėrvojė martohet me njė tė virgjėr, mund tė zhgėnjehet nga naiviteti i saj dhe mund tė presi gjėra tė cilat ajo as mund ti imagjinojė. Kjo krijon premisat pėr njė marrdhėnie tė brishtė, e cila mund tė pėrfundojė nė dėshtim. Pėr fat tė keq, disa meshkuj kanė kritere tė ndryshme pėr tė njėjtin problem. Ndėrsa i gėzohen lirisė pėr tė pasur disa partnere seksuale,kur vjen puna tek martesa, ngulmojnė qė bashkėshortja tė jetė e virgjėr. Feja Islame i jep njė theks tė veēantė higjienės dhe pastėrtisė. Ky detyrim fetar, nė kombinim edhe me pastėrtinė morale seksuale para martese dhe gjatė saj, zvogėlon nė minimum rrezikun e sėmundjeve ngjitėse seksuale. Detyrimi dhe ngulmimi tek ky detyrim shpjegohen si mėposhtė: O ju qė besuat! Kur doni tė ngriteni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjt. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)! ... (Kurani fisnik 5:6) Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka thėnė se Pejgamberi, paqja dhe bekimi qoftė mbi tė, ėshtė shprehur: Kur burri .... penetron (futja e organit mashkullor nė ate femror), larja trupore bėhet detyrim i tė dyve. (Sahih Muslim) MUDr. Ahmed Adam ©IslamOnweb.net
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Eselamu alejkum ue rahmetullah ue berekatuhu. Nuk ka dyshim qe kjo fe e paster, ofron zgjidhje per s'do situate. Kur ne Angli p.sh situata tani eshte me 50% e femijve te lindur jane jashte kurores martesore eshte per te ardhur keq se ku keto "civilizime" te bujshme po e cojne njeriun. Elhamdulilah Allahu i Lartesuar na ka sqaruar te ligen nga e mbara me detaje dhe shembuj nga me te ndryshem. Perseri elhamdulilah qe jemi ndjekesit e fese se Ibrahimit alejhi selam, qe jemi Musliman. Zoti ju nderofte dhe agjerimin ju a pranofte. Amin |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Does islam bring tourism or terrorism to non muslim countries? | Guitar | Guide and Tourism | 0 | 06-09-2007 12:21 |
| Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise | leopardi | Psikologjia | 1 | 24-08-2007 12:33 |
| Civilizimi Islam | Sabahi | Kurani dhe Jeta | 0 | 07-06-2007 09:57 |
| Ēka thonė tė tjerėt pėr Islamin, Kur'anin e shejtė dhe Muhammedin alejhi selam | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 18-06-2006 08:23 |
| Proverba te ndryshme! | Administratori | Filozofia | 11 | 27-02-2005 08:55 |