| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kur hena u nda dysh Nė njė intervistė televizive me gjeologun e njohur musliman prof. dr. Zeglul en- Nexhxhar, udhėheqėsi i programit e pyeti pėr kėtė ajet se a ka nė tė mrekulli (i’xhaz) kur’anore, shkencore? Dr. Zagluli iu pėrgjigj duke i thėnė: me kėtė ajet e kam njė ngjarje tė ēuditshme. Para disa kohėsh isha duke ligjėruar nė Universitetin “Cardif” nė perėndim tė Britanisė dhe pjesmarėsit ishin tė pėrzier, muslimanė dhe jomuslimanė, dhe kishte njė debat jashtzakonisht tė gjallė pėr i’xhazin (mrekullinė) shkencore nė Kur’anin fisnik. Gjatė kėtij debati u ēua njė djalosh prej muslimanėve dhe tha: zotėri, a shihni ju nė fjalėn e All-llahut, subhanehu ve teala, “ėshtė afruar ēasti dhe u shky Hėna” isharet nga isharetet e mrekullisė shkencore nė Kur’anin fisnik? Dr. Zegluli i ėshtė pėrgjigjur: jo…sepse mrekullinė shkencore e komenton shkenca, ndėrsa mu’xhizet (mrekullitė hyjnore) shkenca nuk ka mundėsi qė t’i komentojė. Mu’xhizja ėshtė jashtė tė rėndomtės prandaj ligjet nuk kanė mundėsi qė ti sqarojnė ata. Kurse coptimi i Hėnės ėshtė mu’xhize qė i ka ndodhur Muhammedit, alejhis-selam, duke i dėshmuar atij pejgamberinė dhe mesazhin, ndėrsa mrekullitė shqisore janė dėshmi e vėrtetėsisė pėr atė qė e ka parė kėtė. Dhe sikur ajo tė mos ishtė cekur nė Librin e Allahut (Kur’an) dhe nė Sunnetin e tė Dėrguarit tė Tij, alejhis-selam, nuk do ta kishim tė detyrueshme ne muslimanėt e kėsaj kohe qė ta besojmė si tė tillė, por ne i besojmė asaj sepse ajo ėshtė pėrmendur nė Kur’anin famėlartė dhe nė Sunnetin e tė Dėrguarit tė Tij, alejhis-selam, dhe se Allahu ėshtė i fuqishėm pėr ēdo send! Pastaj vazhdoi dr.Zagluli qė ta pėrmendė rastin e coptimit tė Hėnės sipas asaj qė ėshtė pėrmendur nė librat e haditheve dhe shtoi: pesė vite para sė tė bėnte hixhretin (migrimin) Pejgamberi, alejhis-selam, nga Mekkeja e nderuar nė Medinen e shėndritėshme, i erdhi njė grup nga fisi Kurejsh dhe i thanė: o Muhammed, nėse ti je vėrtetė pejgamber na sjell mu’xhize qė ta dėshmon ti pejgamberllėkun dhe mesazhin (shpalljen kur’anore)! Ai i pyeti: e ēka dėshironi? Ata i thanė: ”na e copto Hėnėn”, duke menduar qė kėshtu ta bėjnė tė pamundėshme dhe ta sfidojnė. U ndal Muhammedi, alejhis-selam, duke e lutur Allahun qė ta ndihmojė nė kėtė rast dhe e frymėzoi Allahu, subhanehu ve teala, qė me gishtin e tij tė ndershėm tė bėjė me isharet kah Hėna, dhe u coptua Hėna nė dy pjesė dhe njėra nga tjetra u larguan pėr disa orė tė tėra dhe pastaj u ngjitėn pėrsėri… Qafirėt thanė: na ka bėri magji Muhammedi. Kurse disa tė menēur thanė se magjia mund tė ndikojė tek ata qė janė prezent por jo edhe tek tė gjithė njerėzit,dhe i pritėn udhėtarėt qė vinin nga jashtė. Udhėtari i parė qė hyri e pyetėn qafirėt: a keni parė diē tė ēuditshme qė i ka ndodhur kėsaj Hėne? Ata thanė: po, e pamė se nė filan natėn u coptua nė dy pjesė dhe njėra nga tjetra u larguan e pastaj u ngjitėn. Sėrrish disa prej tyre besuan e disa mohuan. Prandaj Allahu, subhanehu ve teala, thotė nė Librin e Tij fisnik: ”Ėshtė afruar ēasti (Kijameti) dhe u shky Hėna (nė dysh). Po ata (qafirėt) edhe nėse shohin ndonjė argument (mrekulli) zbrapsen e thonė: ”Kjo ėshtė magji e vazhdueshme”. Dhe pėrgėnjeshtruan dhe i ndoqėn dėshirat e veta, por ēdo ēėshtjė arrin cakun e fundit”…(el Kamer:1-3) e nė vazhdimėsi tė ajeteve qė zbritėn nė kėtė kontekst. Dr. Zagluli thotė: pasi qė e pėrfundova fjalimin tim, njė djalosh i ri musliman nga Britania u ēua e prezentoi vetveten dhe tha: unė jam “Daud Musa Pitkouk”, kryetar i Partisė Islame tė Britanisė dhe vazhdoi: Zotėri, a mė lejon mua qė tė shtoj diēka? I thash: urdhėro! Ai tha: derisa isha nė hulumtime reth feve (para se tė pranoj Islamin) njė musliman ma dhuroi njė pėrkthim tė domethėnieve tė Kur’anit, e falenderova pėr tė dhe e mora nė shtėpi. E kur e hapa kėtė pėrkthim, sureja e parė qė e lexova ishte sureja el Kamer (Hėna) dhe lexova: “Ėshtė afruar ēasti (Kijameti) dhe u shky Hėna (nė dysh)” dhe thash: a ėshtė e logjikshme kjo fjalė? A mundet Hėna qė tė shkyhet mė dysh e pastaj tė ngjitet, dhe cila fuqi mundet ta bėjė kėtė? Ai vazhdon duke thėnė: ky ajet mė pengoi dhe nuk munda mė tej tė vazhdoj sė lexuari dhe fillova pastaj tė vazhdoj me punėt e kėsaj dunjaje, por Allahu e din se sa me sinqeritet e kam pasur kėrkimin e sė vėrtetės. Prandaj, Allahu ma mundėsoi qė njė ditė tė ulem pranė televizorit britanik dhe nė program ishte njė debatė nė mes tė njė komentuesi britanez dhe tre kosmologėve amerikanė. Spikeri i qortonte shkencėtarėt amerikanė pėr harxhimet e mėdhaja qė i bėjnė pėr udhėtimet kosmike nė kohėn kur Toka ėshtė e stėrmbushur me problemet e urisė, varfėrisė, sėmundjeve dhe prapambeturisė. Dhe thoshte se sikur qė kjo pasuri tė investoheshte nė ndėrtimin e Tokės do tė ishte mė e dobishme dhe mė mirė. Tre shkencėtarėt vazhdonin ta mbrojnė tezėn e tyre dhe thanė: Kjo teknikė zbatohet nė sfera tė shumta tė jetės, kėshtu qė ajo zbatohet nė medicinė, industri dhe agrokulturė, dhe kjo pasuri nuk ėshtė e kotė por na ka ndihmuar nė modernizimin e njė teknike jashtzakonisht moderne. Gjatė kėtij debati u cek udhėtimi dhe zbritja e njeriut nė sipėrfaqen e Hėnės duke e patur parasysh se ai ka qenė udhėtimi mė i shtrejtė kosmik, i cili ka kushtuar njė miliardė dollarė! U bėrtiti spikeri britanez dhe tha: Cka ėshtė kjo marrėzi? Njė miliardė dollarė vetėm qė ta veni flamurin amerikan nė sipėrfaqen e Hėnės? Ata i thanė: jo, nuk ka qenė qėllimi vėnia e flamurit amerikan mbi sipėrfaqen e hėnės por kemi qenė duke e studiuar pėrmbajtjen e brendėshme tė Hėnės, dhe e kemi gjetur njė tė vėrtetė qė nėse investonim shumfishin e kėsaj pasurie qė ti bindim njerėzit pėr tė nuk do tė na besonte kush! Ai u tha: e cila ėshtė kjo e vėrtetė? Ata i thanė: kjo Hėnė ėshtė shkyer njė ditė prej ditėve e pastaj ėshtė ngjitur! Ai u tha: e si e morėt vesh kėtė? Ata i thanė: kemi gjetur njė rryp shkėmbijsh tė lėvizshėm qė e pret Hėnėn nga sipėrfaqja e saj e deri nė thellėsi tė brendisė sė saj dhe i konsultuam gjeologėt dhe na thanė se kjo nuk ka mundėsi tė ketė ndodhur vetėm nėse kjo Hėnė ėshtė shkyer e pastaj ėshtė ngjitur! Vazhdon duke treguar muslimani britanez: Kėrceva nga karrikja qė isha ulur dhe thash: mu’xhize (mrekulli) i ndodh Muhammedit (alejhis-selam) para 1400-vjet dhe Allahu ua mundėson amerikanėve investimin e njė miliardė dollarėve qė t’ua vėrtetojnė kėtė muslimanėve!!! Patjetėr qė kjo fe tė jetė e vėrtetė!! Ai vazhdoi dhe tha: pastaj u ktheva sėrisht ta lexoj suren el-Kamer dhe ishte kjo hyrje pėr mua qė ta pranoj Islamin pėr fe.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Grua | lostparadise | Letersia | 0 | 03-02-2008 16:12 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |