| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| A KA KUSH QĖ I PĖRVJELĖ KRAHĖT? I ėshtė thėnė Hasan Basriut: "O Eba Said, ēka tė bėjmė ne? I shoqėrojmė disa njerėz tė cilėt na bėjnė qė tė frikohemi sa qė zemrat tona na fluturojnė. Tha: Vall-llahi, nėse shoqėrohesh me ata njerėz qė tė frikojnė derisa ta arrish sigurimin, ėshtė mė mirė sesa tė shoqėrosh popuj tė cilėt tė sigurojnė derisa ta arrish frikėn." Tani takohemi me njė ajet madhėshtor qė nė zemrėn e lexuesit fut frikėn, por kush pėrgatitet pėr atė shpėton me lejen e All-llahut Teala. Ajeti i cili po qe se i zbriste kodrave, ato do tė copėtoheshin. Ajet tė cilin sa herė qė e kanė dėgjuar veshėt, ato kanė heshtur. Ajet tė cilin sa herė qė e kanė lexuar sytė, kanė qarė. Sa herė qė kanė medituar zemrat, ato janė frikėsuar. Ajet nė tė cilin sa herė qė ėshtė thelluar i pakujdesshmi ėshtė penduar. Sa here qė ka medituar ai i cili ia ka kthyer shpinėn All-llahut ėshtė drejtuar tek All-llahu i tij dhe ėshtė penduar. Ajet ku tregohet pėr njė udhėtim… pėr ēfarė udhėtimi… Ah mjerė pėr atė udhėtim… Ai udhėtim ėshtė pėr tė cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thėnė: "Secili njeri do ta shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja u plotėsohen ditėn e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet nė Xhennet, ai ka arritur shpėtimin, e jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr pos njė pėrjetim mashtrues." (Ali Imran 5) Po, vėllai im, ai ėshtė udhėtimi yt pėr nė botėn tjetėr, ėshtė njė udhėtim pėr tė cilin e lusim All-llahun qė tė jetė pėrfundimi i tij Xhenneti e jo Xhehennemi. Pėr kėtė udhėtim tė madh i Dėrguari alejhi selam thotė: "Sikur tė dinin atė qė di unė, do tė kishit qeshur pak dhe do tė qanit shumė." Betohem nė Atė, qė nuk ka Zot tė adhuruar pos Tij, sikur tė dinim realitetin e kėsaj jete dhe vėshtirėsitė e saj, varrin dhe errėsirėn, Ditėn e Gjykimit dhe tmerret e saj... Siratin dhe rrėshqitjen mbi tė, pastaj tė mendojmė Xhennetin dhe begatitė e tij... zjarrin dhe ndezjet e tij do tė kishte ndryshuar gjendja jonė. Por ne kemi harruar apo shtiremi se kemi harruar kėtė udhėtim... Por jemi dhėnė pas kėsaj bote e cila nuk peshon tek All-llahu Teala sa fleta e mushkonjės. Disa prej selefus-salih kanė thėnė: "ėshtė pyetur dikush nga ne: A dėshiron tė vdesėsh? Tha: Jo. Ata i thanė: Pėrse? Ky tha: Derisa tė pendohem e tė veproj punė tė mira. Atij i ėshtė thėnė: Puno. Tha: Pastaj do tė punoj, vazhdon tė thotė: Pastaj do tė punoj derisa tė vijė vdekja duke mos u penduar e tė veproj vepra tė mira. Unė jam i bindur se ti nuk dėshiron qė tė jetė pėrfundimi yt kėshtu… Pėrkujto vėllai i dashur gjendjen tėnde kur do tė ankohesh prej agonisė sė vdekjes nė tė cilėn ėshtė ankuar krijesa mė e dashur tek All-llahu Teala, Muhammedi alejhi selam, i cili thoshte para vdekjes:"La ilahe il-la ll-llah, me tė vėrtetė vdekja e ka agoninė e saj." Paramendo veten tėnde o ti i mjerė, se e ke vdekjen nė prag tė derės. Meleku i vdekjes qėndron mbi kokėn tėnde. E gjoksi yt kur tė bėnė gargara. Edhe shpirti po ashtu. Gjuha jote tė ėshtė trashur. Tė janė dorėzuar gjymtyrėt… sytė tė shtangen (tė mbesin tė hapura)… tė mbyllet dera e pendimit pėr ty… Tė djersitet balli. Atyre qė janė rreth teje u shtohet tė qajturit, e ti rėnkon, kurse ti je nė njė vėshtirėsi tė madhe, s'ka kurrfarė shpėtimi dhe ikje, shikoje kėtė ēėshtje tė madhe pas ēdo kėnaqėsie dhe mirėsie, dhe ėshtė kryer me ty caktimi (kaderi)… Pastaj ngritėt shpirti yt nė qiell… Ah, pėr atė tė lumturin apo pėr tė dėshpėruarin: "Pėrse pra, kur arrin shpirti nė fyt, E ju nė atė moment shikoni (se ē'po ngjet), E ne jemi mė afėr tek ai se ju, po ju nuk shihni, Dhe pėrse nėse nuk jeni pėrgjegjės (pėr vepra), (Pėrse) nuk e ktheni atė (shpirtin tė mos dalė), E nėse (ai i vdekuri) ėshtė prej tė afėrmve (tė Zotit), Ai ka (te Zoti) kėnaqėsi, furnizim tė mirė dhe Xhennet tė begatshėm, Po nė qoftė se ėshtė nga tė djathtėt? Pra, ty tė qoftė selam prej tė djathtėve (i thuhet), E nė qoftė se ėshtė prej gėnjeshtarėve tė humbur, Mirėseardhja e tyre ėshtė pritje me ujė valė. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit, E s'ka dyshim se kjo ėshtė ajo e vėrteta e sigurt, Pra ti lartėso Zotin tėnd tė madhėruar." (El-Vakia: 83-96) Njė ditė Harun Rashidi ka pėrgatitur ushqim, ka stolisur mexhlisin e tij dhe e ka ftuar Ebu Atijen tė cilit i ka thėnė: "Na pėrshkruaj neve atė qė kemi prej mirėsisė sė kėsaj bote? Ėshtė pėrgjigjur: Jeto sa tė duash i shėndoshė nėn hijen e pallatit tė lartė. Rashidi tha: Bukur, pastaj? Nxitojnė kah ti me gjėra qė i dėshiron nė mėngjes dhe nė mbrėmje. Tha: Shumė mirė, pastaj ēka? Kur shpirtrat bėjnė gargara nėn hijen e dridhjes sė gjoksit. Atėherė do tė jesh i bindur se nuk ishte tjetėr vetėm se mashtrim. Filloi tė qajė Harun Rashidi, e njė njeri nga ata qė ishin tė pranishėm i tha Ebu Atijes tė dėrgoj emiri i besimtarėve qė ta gėzosh, ndėrsa ti e pikėllove. Rashidi tha: Lėre atė se ai pasi qė na ka parė nė kėtė gjendje na ka tėrhequr vėrejtjen. Po, vėlla, tė mjafton vdekja si kėshillė, mjafton vdekja tė jetė plagė (lėndim) pėr zemrat, shkaktar pėr tė bėrė sytė me lot… Ndarje prej shoqėrisė… shkatėrruesin e kėnaqėsive… Vdekja... ndėrprerės i dėshirave. O ti i mashtruar nga kjo botė! O ti qė ia ktheve shpinėn All-llahut! O ti i pakujdesshėm ndaj urdhrave tė Zotit tėnd! O ti qė ēdo herė qė tė kėshillonin kėshilluesit, tė pengonte epshi dhe dėfrimi yt nga pranimi i kėshillės! O ti qė je dhėnė pas epsheve dhe qė tė mashtron shpresa e gjatė, a ke menduar nė kėto ēaste nėse mbetesh, nė atė qė je? A e din se ēka do tė ndodhė me ty nė ēastin e vdekjes, me bindshmėri do tė thuash nė vete La ilahe il-lall-llah, jo o vėlla, nėse mbetesh me devijimin, gafletin dhe refuzimin tėnd nė ēast tė vdekjes nuk mund qė ta thuash kėtė fjalė, por do tė shpresosh qė tė kthehesh nė dunja: "E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja ai thotė: O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė e lėshova! Kurrsesi (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai." (El-Mu'minun: 99-100) Pėrse e thotė kėtė fjalė pas pėrfundimit tė jetės. Vėllai im, a e di se kur do tė vdesėsh? E ku do tė vdesėsh? Jo, vall-llahi! Me tė vėrtetė ti nuk e di kėtė, pra, pėrse e vonon pendimin dhe e len pėr ditėt tjera. Lexoje kėtė ngjarje ndoshta do tė kėshillohesh. Mė ka treguar njė njeri kėtė ngjarje, pėr tė cilin shpresoj se ėshtė nga tė sinqertit, njė i ri i cili i ndodhi njė rast tragjedie dhe shpejtoi njė polic nga ai te vetura e tij qė ta kėrkon atė dhe e pa tė riun se po i afrohet vdekja, dėgjoi nga ai duke gargaruar, ndėrsa ky i tha atij: Thuaj:La ilahe il-lall-llah, e i riu e ngriti gishtin tregues nė qiell dhe tha: La ilahe il-lall-llah, pastaj u nda nga kjo botė, pasi qė ėshtė larė i vdekuri dhe i ėshtė falur namazi, ky polic shkoi te shtėpia e familjes sė tė riut, qė tė lajmėrojė se biri i tyre ka thėnė shehadetin para se tė vdes, e iu afrua atyre dhe u tha: "Ju pėrgėzoj se biri i juaj ka thėnė shehadetin para se tė vdes, familja e tė riut, i thanė policit: ne tė pėrgėzojmė ty se biri ynė ėshtė penduar dy javė para ngjarjes." "Pendimi i pranueshėm te All-llahu ėshtė vetėm ai i atyre qė e bėjnė tė keqen nė mos dije e pastaj shpejt pendohen, tė tillėve All-llahu ja pranon pendimin, se All-llahu ėshtė mė i Dijshmi mė i Urti. Nuk ėshtė pendimi (i pranueshėm) i atyre qė vazhdimisht bėjnė pune tė kėqija dhe vetėm atėherė kur t'i vjen vdekja ndonjėrit prej tyre, tė thotė: Unė tash u pendova!" (En-Nisa: 17-18) Po vėllai im: "Agonia e vdekjes i vjen me atė tė vėrtetė (i zbulohet ēėshtja e Ahiretit)." (Kaf: 19) Paramendo pas tėrė kėsaj, ndėrsa je duke hyrė nė varreza i mbajtur mbi kraharorėt e njerėzve pasi qė ishe vetė ai i cili i mbaje dhe i vizitoje tė vdekurit. Ah, sikur ta dije ēka ndodhė me xhenazen tėnde, a do tė thuash shpejtoni, shpejtoni, apo do tė thuash: o mjerė pėr mua ku do tė shkoni me atė, pastaj do tė zbresin nė varrin tėnd me tė dashurit tu, me tė afėrmit. Tė vendosin nė shtresėn e tokės, i renditin dėrrasat nė varrin tėnd, ndėrpritet arritja e dritės te ti, pastaj fillojnė e hedhin dhé mbi varrin tėnd… Thotė njėri prej tyre: kėrkoni falje pėr vėllanė tėnd, kėrkoni qė ta pėrforcojė All-llahu Teala, sepse ai tash pyetet. Pastaj shkojnė e tė lėnė ty, po, tė lėnė ty tė vetėm nė atė errėsirė tė tmerrshme, mbi ty dhe nėn ty dhe, dhe nė tė djathtėn dhe nė tė majtėn tėnde dhe, dhe pastaj tė kthehet shpirti yt nė trup, tė vijnė dy melekė tė zinj dhe tė kaltėr, njėri quhet Munker e tjetri Nekir, tė ulin dhe tė qortojnė, tė pyesin: Kush ėshtė Zoti yt? Cila ėshtė feja jote? Kush ėshtė pejgamberi yt? Me ēka dėshiron tė pėrgjigjesh? Nėse ke qenė gjatė jetės tėnde i penduar, i sinqertė, besimtar, All-llahu do tė pėrforcojė nė atė moment: "All-llahu forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė botėn tjetėr…" (Ibrahim: 27) Do tė thuash: Zoti im ėshtė All-llahu, feja ime ėshtė Islami dhe pejgamberi im ėshtė Muhammedi alejhi selam, thėrret njė thirrės nga qielli dhe thotė: tė vėrtetėn e tha robi im, shtroni atij shtroje prej Xhenneti dhe visheni atė me tesha prej Xhenneti, hapjani atij njė derė pėr nė Xhennet, e tė vjen ty njė erė e kėndshme dhe tė zgjerohet varri sa largėsia e tė pamurit, paraqitet njė njeri me fytyrė tė bukur, tesha tė bukura dhe erė tė mirė, i cili thotė: gėzohu pėr atė qė tė gėzon, gėzohu pėr kėnaqėsinė e All-llahut dhe Xhennetit me begati tė pėrhershme, kjo ėshtė dita qė tė premtohej, i thotė ky atij. Edhe ti, u gėzofsh gjithmonė, kush je ti? Fytyra jote ėshtė e atij qė vjen me hajr, i thotė: unė jam puna jote e mirė, betohem nė All-llahun, unė nuk tė njohė ndryshe pėrveēse tė shpejtė nė bindjen ndaj All-llahut dhe tė ngadalshėm nė mosbindjen ndaj Tij, All-llahu tė shpėrbleftė me tė mira! Pastaj i hapet njė derė nga Xhenneti dhe njė nga Xhehennemi dhe i thuhet ky do tė ishte vendi yt (nė Xhehennem) po tė mos e respektoje All-llahun, All-llahu tė nderoi me kėtė (vend tė Xhennetit), e kur ai sheh se ēka ka nė Xhennet thotė: O Zoti im, shpejtoje, shpejtoje ndodhinė e Kijametit. Ah, sa lumturi e sa gėzim pėr ty, o sa shpėtim i mirė pėr ty. Nėse ėshtė robi - All-llahu na mbrojt - i cili e ka lėnė fenė e tij pas shpine, lėnės i namazit qė tallet me robėrit e devotshėm, qė bėn vepra tė kėqija dhe vdes nė kėtė gjendje, a e din se me ēka do t'u pėrgjigjet melekėve kur do tė pyetet se kush ėshtė Zoti yt? Cila ėshtė feja jote? Kush ėshtė pejgamberi yt? Do tė thotė: ah, ah, nuk e di! Kemi dėgjuar disa duke thėnė njė gjė tė tillė, dhe thosha: thėrret njė thirrės nga qielli: gėnjeve, shtrojani atij njė shtrojė nga zjarri dhe hapjani atij njė derė pėr nė zjarr, nga nxehtėsia dhe flaka i ngushtohet varri derisa edhe i mbėshtillen edhe pjesėt e trupit tė tij, atėherė i paraqitet njė njeri me fytyrė tė keqe me rroba tė ndyta dhe erė tė keqe e i thotė gėzohu pėr atė qė tė shqetėson. Kjo ėshtė dita jote qė tė premtohej. I thotė ai: kush je ti? Zoti tė gėzoftė me sherr! Fytyra jote ėshtė e atij qė vjen me sherr. I thotė: unė jam puna jote e keqe, betohem nė Zotin se ti ēdoherė ishe i ngadalshėm nė respektin ndaj All-llahut dhe i ngutshėm nė mosbindjen ndaj Tij, All-llahu tė shpėrbleftė me sherr. Pastaj All-llahu ia dėrgon atij njė tė verbėr dhe shurdhmemec i cili mban nė dorėn e tij njė shufėr, sikur me tė t'i bijė malit do ta bėnte pluhur, me tė njėjtin i bie atij dhe e bėn pluhur, pastaj All-llahu e kthen ashtu siē ėshtė mė parė dhe i bie atij edhe njėherė me ē'rast lėshon njė britmė tė cilėn e dėgjon ēdo gjė pėrveē dy grupeve (njerėzit dhe xhinnėt), pastaj i hapet atij njė derė pėr nė zjarr dhe i shtrohet atij shtrojė nga zjarri, e ai thotė: o Zot, mos e bėn Kijametin. Njė ditė doli Ali Ibėn Ebu Talibi [radijall-llahu anhu] me disa shokė tė tij nė varreza, pasi qė i pėrshėndeti banorėt e tij tha: "O ju banorė tė varrezave, na lajmėroni neve apo ne t'ju tregojmė, sa na pėrket neve, pasuria ėshtė shpėrndarė, gratė janė martuar dhe shtėpitė tė banuara nga tjetėr kush", pastaj heshti pak iu drejtua shokėve tė vet duke thėnė: po qe se u jepet rasti tė flasin do tė thoshin: "Edhe pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė) e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria …"(El-Bekare:197) O ti, i cili do tė jesh nesėr prej banorėve tė varrit, kush tė mashtroi ty pėr dunjanė, a e di se ti do tė mbetesh pėr dunja apo ajo pėr ty? Ku ėshtė ajo shtėpi e gjerė? Ku ėshtė ajo veshje e bukur? Ku ėshtė ai misk dhe parfum i yt? Ku janė shėrbėtorėt e tu? Ku ėshtė ajo fytyra jote e bukur? Ku ėshtė lėkura jote e hollė? Ku ėshtė trupi yt i mirė? E si do tė jetė me ty pas tre netėve kur do tė varrosin, tė kaplojnė brengat dhe pėrhapen rreth teje krimbat, kur do tė shqyhet qefini, largohen ngjyrat, e kur tė hahet mishi, e kur tė bėhen eshtrat pluhur, kur do tė copėtohet trupi. U ndal Hasan Basriu pranė njė varri dhe shikoi nė tė njė kohė tė shkurtėr, pastaj iu drejtua njėrit prej njerėzve duke i thėnė: Ēka do tė vepronte nėse dilte prej varrit? Tha: Do tė pendohej dhe do ta pėrmendte All-llahun. Atėherė, Hasan Basriu tha nėse ai kishte pėr ta vepruar kėtė, atėherė bėhu ti ai." Shiko nė veten tėnde ēka ke pėrgatitur, ashtu qė varri yt tė jetė njė kopsht prej kopshteve tė Xhennetit. Vėllai im, si do tė jetė gjendja jote: "Ditėn kur thėrret thirrėsi prej njė vend tė afėrm ditėn kur e dėgjojnė thirrjen pėr tė vėrtet (ringjallja) e ajo ėshtė dita e daljes (prej varrezave)." (Kaf: 41-42) Si do tė jetė gjendja jote: "Nė ditėn ku njerėzit ngritėn (prej varrezave) pėr tė dalė para Zotit tė botėve)." (El-Mutaffifin:6) Si do tė jetė gjendja jote: "E kur do tė ēahet qielli dhe kur tė shkapėrderdhen yjet dhe kur tė pėrzihen detėrat dhe kur tė trazohen varret." (El-Infitar: 1-4) Do tė dalim unė dhe ti duke u paraqitur para All-llahut Teala, a e ke menduar o ti i mjerė, o ti rob i dobėt, qėndrimin tonė para All-llahut: Nė kėtė qėndrim frikėsues dhe trishtues nė tė cilin: "… secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjini dhe secila shtatzėnė e hedh para kohe barrėn e vet ndėrsa njerėzit duken tė dehur por ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr." (El-Haxhxh: 2) Me se do t'i pėrgjigjemi Zotit tonė kur do tė pyetemi pėr ēdo gjė tė vogėl apo tė madhe? "…ē'ėshtė puna e kėtij Libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?, dhe atė qė vepruan e gjejnė tė gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i bėn tė padrejtė askujt." (El-Kehf: 49) Si do tė jetė me ty kur do tė dėshmojnė sytė, duart, kėmbėt, veshėt dhe gjuha pėr atė qė punove pėr kėtė botė tė kalueshme? "Sot ne ua mbyllim gojėt e tyre, Neve na flasin duart e tyre kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan." (Ja Sin: 65) "Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojnė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė parit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di pėr shumė gjėra qė ju i bėnit." (Fussilet: 22) Enes Ibėn Maliku r.a. thotė: "Ishim te Resulull-llahu alejhi selam, ndėrsa ai filloi tė qeshė dhe tha: A e dini se pėrse qesha? Tha (Enesi): Thamė: All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Tha (Muhammedi alejhi selam): Me tė folurit e robit me Zotin e tij, e ai thotė: O Zoti im, a nuk mė ke shpėtuar nga zullumi (padrejtėsia)? All-llahu thotė: Po si jo! (Robi) Thotė: Unė nuk ja lejoj vetes pėrveē njė dėshmitar. All-llahu thotė: Mjafton pėr dėshmitar sot vetja jote dhe Kiramun Katibin, pastaj atij i mbyllet goja e i thuhet gjymtyrėve tė tij flitni, e ata do tė flasin sipas veprave tė tyre, pastaj veēohet mes tij dhe tė shprehurit tė tij, e i thuhet: larg (gjymtyrėve) pėr ju, tė mallkuar qofshi, unė pėr ju kam bėrė luftė". Me se do tė pėrgjigjesh kur do tė pyet Zoti yt, jetėn ku e harxhove, rininė ku e ēove, pasurinė nga e fitove dhe ku e shpenzove, dhe me diturinė tėnde ēfarė punove? Parafytyro veten si fėmijė, kur nuk pate mėkate e as gjynahe, mendo si tė ruajti All-llahu nga ēdo sherr dhe prej pasuesve tė sherrit. E kur foshnja ėshtė varur pėr nėnėn e saj, frikohet prej ndėshkimit me zemėr tė trishtuar. Dhe duke qenė pa mėkat frikohet nga trishtimi i tij, e si ai qė vazhdon tėrė jetėn nė mėkate. A jemi pėrgatitur tė japim pėrgjigje pėr pyetjen qė do tė na parashtrohet nė Ditėn e Gjykimit, e tė japim njė pėrgjigje tė saktė. O vėlla i dashur e i bekuar, pėrkujto, tė pėrkujtoftė All-llahu me shehadet nė ēastin e vdekjes, nė atė ēast tė vėshtirė. Pastaj, mendo o vėlla, si do tė jetė gjendja e krijesave qė bėjnė krahasimin me fatkeqėsitė e Kijametit dhe trishtimet e tij. Ata duke qenė nė kėtė gjendje, duke qėndruar nė kėmbė, presin vėrtetėsinė dhe lajmet e asaj dite dhe ndėrmjetėsimet e ndėrmjetėsuesve nė atė ditė, e kur t'i kaplojė kriminelėt errėsira nė shumė rrugė dhe i kaplon zjarri me flakė tė madhe, do tė dėgjojnė aty dihatje dhe zhurmė qė del nga mllefi dhe hidhėrimi. All-llahu thotė: "Qė posa tė duket ai prej njė vendi tė largėt, ata ia dėgjojnė atij edhe vėllimin edhe kėrrhamzėn e tij (Xhennemit)." (El-Furkan:12) Atėherė kriminelėt do tė binden se do tė jenė tė shkatėrruar: "Kriminelėt e shohin zjarrin dhe binden se do tė hidhen nė tė, dhe se nuk gjejnė shtegdalje prej tij." (El-Kehf: 53) Del njė thirrės prej zebanive duke thėnė: "Ku ėshtė filani i biri filanit i cili i linte punėt pas dore duke shpresuar jetė tė gjatė, i cili e ka kaluar jetėn nė humbje me vepra tė kėqija, fillojnė e nxitojnė kah ai me shufra tė hekurit dhe e presin me kanosje mė tė rrepta, e shpijnė nė njė dėnim tė vėshtirė dhe e pėrmbysin me fytyrė nė fund tė Xhehennemit, i thuhet atij: "(I thuhet) Shijoje! se ti je ai i forti, i autoritetshmi." (Ed-Duhan:49) E vendosin nė njė vend ku dy anėt i ka tė ngushta, me rrugė tė errėta qė e shpijnė nė shkatėrrime, e thėrrasin atė me mallkime e qortime dhe pėrgjegjėsi tė madhe. "E kur tė hidhen duart lidhur nė njė vend tė ngushtė nė tė, aty do tė kėrkojnė shkatėrrimin (vetėzhdukjen) tash mos kėrkoni vetėm njėherė shkatėrrimin, po atė kėrkoni shumė herė." (El-Furkan: 13-14) Dėshirat apo shpresat e tyre do tė jenė shkatėrrime dhe pėr banorėt e Xhehennemit nuk ka rrugėdalje, u shtrėngohen kėmbėt, u nxihen fytyrat prej errėsirės sė mėkatėve, thėrrasin dhe gėrhasin nėpėr anėt e saj dhe pėrqark saj: O Malik, e kemi merituar dėnimin, na ka rėnduar hekuri dhe na janė djegur lėkurat, o Malik, pėr ne zhdukja ėshtė mė e mirė se ekzistojmė, o Malik, na nxjerr prej kėtu se nuk do tė kthehemi: "Dhe ata thėrrasin: O Malik, le tė na i marrė shpirtin Zoti yt! ai thotė: Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė." (Ez-Zuhruf:77). "Ata thonė: O Zoti ynė ne na patėn mundur tė kėqijat (u dhamė pas epsheve tė dunjasė) dhe si tė tillė ishim popull i humbur! Zoti ynė, na nxjerr prej tij, e nėse gabojmė pėrsėri, atėherė, vėrtetė, jemi mizorė! Ai thotė: Heshtni aty e mos mė folni." (El-Mu'minun: 106-108) Atėherė, nė ato ēaste do tė humbin shpresė nė atė qė kanė lėnė mangėt respektimin ndaj All-llahut dhe do tė kėrkojnė ndjesė, paramendo gjendjen e atyre, o vėlla i dashur, zjarri do tė jetė mbi ta, ndėr kėmbėt e tyre, nga ana e djathtė e tyre, dhe nga ana e majtė e tyre… "Se ata do tė kenė shtresa tė zjarrit edhe sipėr edhe pėrfundi." (Ez-Zumer: 16) Do tė jenė tė fundosur nė zjarr, ushqimi dhe pija e tyre do tė jetė zjarri, rrobat e tyre do tė jenė nga zjarri "…e atyre qė nuk besuan u qepėn rroba prej zjarri u hidhet ujė i valė mbi kokat e tyre, qė me atė u shkrihet krejt ē'ka nė barqet e tyre edhe lėkurat." (El-Haxhxh:19-20) Dėshirojnė tė vdesin, por nuk ka vdekje pėr ta: "…atij i vjen vdekja nga tė gjitha anėt (sipas shenjave shkatėrruese), po ai nuk vdes (e tė shpėtoj prej vuajtjeve), atė e pret dėnim shumė i rėndė." (Ibrahim:17) Sillen kriminelėt, do tė jenė tė zhveshur, tė lidhur nė pranga, e masė ndėshkuese. Do tė bėrtasin: Mjerė pėr neve, mjerim tė gjatė! E do tė ngrehin zėrat, nė prangat e mėdhenj. Nuk do tė jenė tė vdekur, e tė jenė tė qetė. Tė gjithė do tė hyjnė nė zjarr e nxehtėsi. Ah, sikur ta dija si do tė jetė me ty kur do t'i shikosh ato fytyra tė atyre qė do tė jenė tė nxira, do t'u verbėrohen sytė, do t'u mbyllen gojėt. Ah, sikur ta dija si do tė jetė kur t'i shihja ato duke i kapluar flaka e zjarrit nė brendinė e pjesėve tė tyre, gjarpėrinjtė e Xhehennemit dhe akrepat, tė varur nėpėr gjymtyrėt e tyre, si do tė jetė kur t'i shihje ato mes flakėve tė zjarrit me rroba tė katranit: "Ndėrkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thotė: O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im. Dhe tė mos dija fare se ēka ėshtė llogaria ime. Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua. Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja. U thuhet zebanive: Kapeni atė, vėnia prangat! Pastaj atė futeni nė Xhehennem… Mandej, lidheni atė me njė zinxhirė tė gjatė shtatėdhjetė kutė. Pse ai ka qenė qė nuk besoi All-llahun e madhėruar. Ai nuk nxiste pėr t'i ushqyer tė varfrit. Ai sot nuk ka kėtu ndonjė mik. As ushqim tjetėr pėrveē tė tė shpėlarave. Qė atė nuk e ha kush, pos mėkatarėve." (El-Hakka: 25-37) Ndėrsa vėllai im i dashur, dije, All-llahu na mėshiroftė, se ky vend me pikėllimet dhe vėshtirėsitė e saj tė cilin e njoftove, e pėrballė tė cilit qėndron njė vend tjetėr, pra eja tė mendojmė pėr disa kėnaqėsi dhe mirėsi tė saj, po, tė mendojmė o vėllai im pėr banorėt e Xhennetit pasi qė e kalojnė rrugėn e Siratit qė ėshtė i ngritur pėrmbi Xhehennem, ndėrsa duke pritur te dera e Xhennetit vjen Muhammedi alejhi selam e trokit derėn e tij, thotė Ridvani, roja e Xhennetit: Kush ėshtė? Thotė: Muhammedi alejhi selam: Atėherė, thotė rojtari: Jam urdhėruar vetėm ty tė ta hapi derėn, hyn Pejgamberi alejhi selam dhe me atė hyjnė banorėt e Xhennetit, paramendoje veten tėnde o vėllai im, nėse ke qenė i penduar nė dunja, duke qarė pėr mėkatet, duke iu frikėsuar Zotit tėnd, mendo veten tėnde kur do tė hysh me ata qė do tė hynė nė Xhennet, me mėshirėn e All-llahut Teala, do tė hysh nė Xhennet nė tė cilin ka gjėra qė syri nuk i ka parė, qė veshi nuk i ka dėgjuar, dhe as qė i ka shkuar mendja ndonjėherė. Mendo kur do tė kėnaqė me hyritė nė tė, tė jetosh nė pallate tė Xhennetit, tė hash nga frytet e tij, tė pish nga lumenjtė e tij, po mendo veten kur do ta shikosh fytyrėn e Mėshiruesit nė Ditėn e Gjykimit. Vėlla i dashur, ndoshta ti donė tė thuash: ēfarė janė cilėsitė e grave tė bukura, ndoshta do tė thuash pėr lumenjtė e Xhennetit, pėr ushqimin e banorėve tė tij, pėr pirjen, pėr enėt e tij, pėr tokėn dhe kulmin e tij, pėr ndėrtimin dhe gjerėsinė e tij, nėse pyet pėr Ditėn e Gjykimit se ēka ėshtė? Eja e ulemi me mjekun e zemrės, Ibėn Kajjimin [All-llahu e mėshiroftė], qė t'u pėrgjigjemi pėr kėto pyetje dhe pyetje tė tjera, pra tė lexojmė sė bashku dhe tė dėgjojmė ēka thotė ky dijetar. Nėse pyet pėr nuset e xhenneteve, ato janė vasha tė reja tė njė moshe nė gjymtyrėt e tė cilave rrjedh ujė i rinisė. Nėse pyet pėr lumenjtė e Xhennetit, aty janė lumenjtė prej ujit tė kthjellėt, lumenj prej qumėshtit tė pandryshuar, lumenj prej verės tė kėndshme pėr pirėsit, lumenj prej mjaltit tė kulluar. Nėse pyet pėr ushqimin e tyre, janė fryte nga tė cilėt zgjedhin edhe mish shpeze qė ua ka ėndja. Nėse pyet pėr pijet e tyre ato janė: tesnim (ujė mė i mirė), zenxhebil (bimė aromatike) dhe kafur (aromė). Nėse pyet pėr enėt, ato janė nga ari dhe argjendi, nėse pyet pėr dheun e Xhennetit, ai ėshtė misk zaferan. Nėse pyet pėr kulmin ai ėshtė Arshi i Mėshiruesit. Nėse pyet pėr ndėrtesat nė tė, njė tullė ėshtė prej argjendi e tjetra prej arit, e nėse pyet pėr gjerėsinė e tij, banori i tij me gradėn mė tė ulėt ec nė sundimin e vet nė Xhennet nėpėr pallate dhe kopshte, udhėtimi i cili zgjat 1000 vjet. Nėse pyet pėr fytyrat dhe bukuritė e banorėve tė tij, ato kanė pamjen e hėnės, nėse pyet pėr shėrbėtorėt nė Xhennet, janė fėmijė tė amshueshėm si margaritarė tė ruajtur. Kjo pra, edhe nėse pyet pėr ditėn nė tė cilėn ka (tepricė pėr tė mirat) dhe takim me tė Lartėsuarin dhe Falėnderuesin, atėherė dėgjo nė ditėn kur tė thėrret thirrėsi: "O banorėt e Xhennetit, pėr ju ka premtim qė do ta pėrmbush (realizon), ata thonė: Ē'ėshtė ajo? A nuk na ke zbardhur fytyrat dhe na ke rėnduar peshojat tona me punė tė mira, na ke bėrė banorė tė Xhennetit dhe na ke larguar nga zjarri. Duke qėndruar kėshtu, u paraqitet njė urė qė ua ndriēon Xhennetin, pastaj i ngrisin kokat para Krijuesit (All-llahut), tė shenjtė janė emrat e Tij, del para tyre dhe thotė: O ju banorė tė Xhennetit, paqja qoftė mbi ju, e ata ia kthejnė me pėrshėndetjet dhe fjalė tė urta: All-llahumme entes-selam ve minkes-selam tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram! O All-llahu im, ti je paqe, dhe prej teje ėshtė paqja e madhėruar, je Ti o Zoti ynė Bujar dhe i Madhėruar! Pastaj thotė: Ku janė robėrit e Mi tė cilėt mė adhuronin pa mė parė, kjo ėshtė Dita e tepricės. Ata mblidhen nė njė fjalė, ne jemi tė kėnaqur, kėnaqu edhe ti prej neve, pastaj thotė: O ju banorėt e Xhennetit, po mos tė kisha qenė i kėnaqur nga ju, nuk do t'ju kisha strehuar nė Xhennetin Tim, kjo ėshtė Dita e tepricės kėrkoni prej meje. Atėherė, bashkohen nė njė fjalė: Na trego fytyrėn tėnde, qė tė shikojmė, pastaj Krijuesi zbulon mbulesėn dhe u paraqitet atyre, drita e Tij i kaplon tė gjithė, mirėpo All-llahu Teala ka gjykuar qė nė atė tubim mos tė djegė askėnd, saqė nuk mbetet askush nė atė tubim pa iu paraqitur All-llahut. Sa kėnaqėsi pėr dėgjim nė atė tubim dhe sa kėnaqėsi pėr sytė e tė devotshmėve duke shikuar nė fytyrėn e Zotit Bujar nė Xhennet. "Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara), Qė Zotin e tyre e shikojnė." (El-Kijame: 22-23) Shtėpia e paqes, shtėpia e strehimit, shtėpi e grupit besnik qė i janė pėrmbajtur Kur'anit. "Kujt t’i jepet libri i vet nga ana e djathtė e tij, ai do tė thotė: O ju, qė lexoni librin tim!, Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time. Dhe ai atėherė ėshtė njė jetė e tė kėnaqshme. Nė njė Xhennet tė lartė. Pemėt e tij i ka krejt afėr. (E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė." (El-Hakka:19-24) Pas gjithė kėsaj vėllezėrit e mi, a nuk janė kėta ēaste tė cilėt nxisin qė tė qajnė dhe lotojnė sytė tanė, a nuk ėshtė ky udhėzim qė kėrkon nga ne qė tė pendohemi e tė kthehemi tek All-llahu. Vėllezėr, nxitoni, nxitoni… Shfrytėzoni frymėmarrjet e juaja tė rėndėsishme sa keni mundėsi. Pėrkujto tė gjitha veprimet tuaja qė ju bėjnė e t'ju afrojė nė Xhennet apo nė zjarr. Nė fund tė kėtij fragmenti po ju pėrkujtoj pėr ēdo person i cili ėshtė fundosur nė dėfrime dhe epshe, qė ka harruar Zotin e qiejve dhe tė tokės, pėr ēdo tė penduar i kthyer sinqerisht, qė kėrkon falje nga All-llahu ju themi qė tė dyve, sikur atij qė i ka thėnė Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem]: "Nė Ditėn e Gjykimit e sjellin njeriun qė ėshtė kėnaqur nė kėtė dunja e qė ėshtė prej banorėve tė zjarrit, e zhytin nė zjarr njė ēast, pastaj iI thuhet: O biri Ademit a ke parė ndonjė kėnaqėsi? A ke pėrjetuar ndonjė kėnaqėsi? Ai thotė: Jo, vall-llahi o Zot, e sjellin njeriun qė ka jetuar nė dunja me pėrjetime dhe vėshtirėsi, por ėshtė nga banorėt e Xhennetit, e fusin nė Xhennet njė ēast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke parė ndonjė vėshtirėsi? A ke pėrjetuar ndonjė vėshtirėsi? Thotė: Jo, vall-llahi, nuk kam pėrjetuar as qė kam pas vėshtirėsi." |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| krahet, kush, pervjele |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Kush Eshte Dashamires I Filozofise??? | nicja | Filozofia | 5 | 26-03-2008 18:30 |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |