Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Ja pse duhet ta duam MUHAMMEDIN alejhi selam!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 26-07-2007, 17:21
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Ja pse duhet ta duam MUHAMMEDIN alejhi selam!

JA PSE DUHET TA DUAM MUHAMMEDIN
(Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!)

Shkruar nga Ekrem Avdiu
e hėnė , 16 korrik 2007

Ndoshta ėshtė e vėshtirė tė paramendohet se, njeriu qė me lejen e Allahut e ndryshoi botėn, kishte lindur jetim, ngase para se tė lindte i kishte vdekur babai. Ai edhe ishte rritur jetim me plotė kuptimin e fjalės, ngase nė moshėn gjashtė vjeēare i vdes edhe e ėma. Ky ėshtė jetimi, pėr tė cilin u pėrkujdes Krijuesi i tij, i cili u rrit nėn mbikėqyrjen e kujdesit hyjnor. Ajo qė pėr njerėzit e rėndomtė ėshtė humbje, vuajtje, mungesė, pėr Muhammedin, tė birin e Abdullahut, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), ishte pėrparėsi.
Nė vend se tė lihej nė kujdesin e krijesės, qoftė ai edhe shumė i dashur, sikur ėshtė prindi, atė e mori nė pėrkujdesje Krijuesi.[1] Pėr kėtė arsye, ai, edhe para se tė bėhej pejgamber, ishte shėmbėlltyrė nė sjellje, qėndrime dhe fjalė. Biografia e tij, edhe para shpalljes ėshtė e pastėr dhe pa njolla. I lartėsuar qoftė Allahu qė Muhammedin e zgjodhi dhe pėrgatiti pėr tė Dėrguar tė Vetin!
E tėrė jeta e tij ishte mrekulli nė vete, sepse jetoi nė njė rreth ku, sipas kritereve njerėzore, njeriu e kishte vėshtirė tė mbijetojė qoftė edhe vetėm fizikisht, e lėre mė, tė bėhej njeri i ndershėm, i moralshėm dhe me virtyte tė larta. Por, kėtė rregull e theu Muhammedi, duke u bėrė pishtar ndriēues dhe shembull, virtytet e tė cilit i admirojnė tė largėtit para tė afėrmve.
Ai, pėrfundimisht dėshmoi se Allahu, as edhe pėr njė moment tė vetmin nuk ka hequr dorė nga njerėzimi, por ėshtė kujdesur pėr ta duke e lėshuar Mėshirėn e Vet tė pakufishme, pėrveē tjerash edhe nėpėrmjet tė Dėrguarve tė Tij. Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), Allahu e bėri yll qė ndriēon dhe shėmbėlltyrė tė ndritshme pėr mbarė njerėzimin. Prej tij patėn dobi tė gjitha krijesat dhe tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim.[2]
Ėshtė e pamundur tė tregohet nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse pse duhet ta duam Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), por secili prej neve po qė se mendon sado pak, do tė vijė nė pėrfundim se ai ishte manifestim i mėshirės sė Allahut pėr njerėzimin, andaj i jemi borxhli, duhet ta duam, respektojmė dhe pėrfillim mėsimet dhe udhėzimet e tij. Para se tė flasim pėr disa nga tė mirat e shumta me tė cilat Allahu e privilegjoi njerėzimin nėpėrmjet tė Dėrguarit Muhammed, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), e shoh tė udhės tė pėrmend disa fakte qė dėshmojnė se Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), kishte autoritet dhe pozitė shumė tė lartė tek Allahu i Madhėruar, gjė qė edhe neve na obligon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qė ta respektojmė atė. Allahu i Madhėruar e ka veēuar Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), me disa veēori specifike, prej tė cilave:

- Prej tė gjithė tė dėrguarve tė mėhershėm, Allahu ka marrė zotimin se, nė rast se Muhammedi paraqitet nė kohėn e tyre dhe derisa ata janė gjallė, ata e kanė obligim tė konfirmojnė besimin e tyre nė misionin e tij dhe ta pasojnė: “Pėrkujtoni (o ithtarė tė librit) kur Allahu mori zotimin e pejgamberėve: Nga ajo se juve ju dhashė libėr e urtėsi, ju patjetėr do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin qė vjen pas juve, e qė vėrteton atė qė ju keni pranė vetes. Tha (Allahu): "A pranuat, a e morėt sipėr obligimin Tim"? Ata thanė: "Ne e pranuam"! Tha (Allahu): "Dėshmoni pra, edhe Unė dėshmoj bashkė me ju!" (Ali Imran, 81). Kėtė zotim Allahu e ka marrė prej secilit tė dėrguar. Kjo dėshmon vlerėn dhe autoritetin e tij tek Allahu dhe te tė dėrguarit tjerė.

- Misioni i Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), kishte karakter universal, si nė kohė ashtu edhe nė hapėsirė. Kėtė e vėrteton fjala e Allahut nė Kur’an: “Dhe Ne nuk tė dėrguam ty tjetėr, pėrveēse mėshirė pėr botėt.” (Enbija, 107). Njė gjė e tillė nuk ishte evidente te shpalljet dhe tė dėrguarit qė Allahu i zgjodhi para Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Ēdonjėri prej tyre ishte dėrguar te njė popull dhe pėr njė kohė tė caktuar. Kėsisoj Allahu pėrmend Nuhun, Hudin, Salihun, Shuajbin, e tė tjerėt, gjithnjė duke vėnė nė pah dhe pėrmendur edhe popujt te tė cilėt ishin dėrguar kėta pejgamberė. Kjo nėnkupton se ēdo njeri qė jeton pas Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), duhet ta besojė dhe pranojė pėr tė dėrguar tė Allahut. Lidhur me kėtė thotė i Dėrguari i Allahut, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!): “Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhammedit, nuk dėgjon pėr mua ndonjė njeri, qoftė ai ēifut apo i krishterė, duke mos mė besuar, e qė Allahu tė mos e fusė nė zjarr.”[3] Nė njė hadith tjetėr ai gjithashtu potencon specifikat, me tė cilat e ka veēuar Allahu i Madhėruar: “Mė janė dhėnė pesė gjėra qė nuk i janė dhėnė asnjė tė dėrguari para meje: ...ēdo i dėrguar para meje, dėrgohej pėr njė popull tė caktuar, ndėrsa unė jam dėrguar pėr gjithė njerėzimin.”[4] Ai, madje, ka qenė i dėrguar jo vetėm pėr njerėzit, por edhe pėr xhinėt, fakt ky qė nė mėnyrė shumė tė veēantė tregon universalitetin e misionit tė tij.

- Allahu i Madhėruar me tė e pėrfundoi procesin e shpalljes dhe vulosi pejgamberinė. Pas tij nuk do tė ketė mė tė dėrguar tė tjerė. “Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj, por ai ishte i dėrguari i Allahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.” (Ahzabė, 40). Andaj, si konfirmim i kėsaj qė thuhet nė kėtė ajet, muslimanėt duhet bindshėm tė besojnė se Allahu nuk dėrgon pejgamber pas Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), me tė cilin e ka pėrmbyllur shpalljen dhe pejgamberinė. I Dėrguari i Allahut thotė: “Unė jam ‘el-akib’, pas tė cilit nuk ka tė dėrguar.”[5] Ai gjithashtu nė njė hadith tjetėr thotė: “Benu Israilėt administroheshin nga pejgamberėt, sa herė vdiste njėri, vinte pejgamberi tjetėr. Pas meje nuk do tė ketė pejgamberė, por vetėm halife.”[6] Si plotėsim tė kėsaj mirėsie, Allahu ka marrė pėrsipėr ruajtjen dhe garancinė e mėsimeve tė shpalljes qė i erdhi Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), qė tė mbetet origjinale pėr tė gjitha kohėt. “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij.” (Hixhėr, 9).
“Ata qė e mohuan Kur'anin kur u erdhi janė tė marrė; ai ėshtė njė libėr ngadhėnjyes (i pashoq). Atij nuk mund t'i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit.” (Fussilet, 41-42).

- Ekziston edhe njė privilegj shumė i madh dhe i rėndėsishėm me tė cilin Allahu e ka graduar tė Dėrguarin e Tij, e ai qėndron nė mundėsinė e ndėrmjetėsimit qė ka Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), pėr njerėzit nė Ditėn e Gjykimit. Kjo madje, jo vetėm qė ėshtė nder pėr Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), por ėshtė mirėsi e madhe edhe pėr njerėzit. Nė tė vėrtetė, Allahu i Madhėruar i ka premtuar tė Dėrguarit tė Vet se nė Ditėn e Gjykimit do ta nderojė me njė pozitė tė lartė e tė lakmueshme tė cilėn e ka quajtur ‘El-mekamul-mahmud’ (Pozita e lavdishme). Allahu i Lartmadhėrishėm thotė: “Dhe nė njė pjesė tė natės zgjohu me tė (me Kur'anin - namazin), ėshtė e sigurt se Zoti yt do tė ngrejė ty nė njė vend tė lavdishėm.” (Israė, 79). Dijetarė tė shumtė tė Islamit, nė mesin e tė cilėve edhe Taberiu konsiderojnė se kjo pozitė e lavdishme ėshtė mundėsia qė do t’i jepet Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), pėr t’u angazhuar tek Allahu me ndėrmjetėsim pėr tė mirėn e njerėzve. Ai, pra e pėrdorė autoritetin dhe pozitėn qė ka tek Allahu, vetėm e vetėm pėr t’ua lehtėsuar tė tjerėve gjendjen dhe vuajtjet. Kjo ndodhė nė kohėn kur tė gjithė njerėzit, pėrfshirė kėtu edhe tė dėrguarit e Allahut janė tė brengosur dhe tė preokupuar se ēfarė do tė ndodhė nė atė ditė tė tmerrshme, andaj secili i dėrguar i ikė pėrgjegjėsisė sė ndėrmjetėsimit (shefa’atit) me arsyetime tė ndryshme, ndėrsa kėtė e pranon Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), i cili edhe nė kėtė botė ka dėshmuar se tėrė aktivitetin e vet e ka drejtuar kah nxjerrja e njerėzve nga errėsira nė dritė.

Arsyet qė na obligojnė ta duam Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), janė tė shumta. Disa prej tyre u cekėn mė lartė. Prej tyre kuptojmė se njeriu, tė cilin Allahu e ka nderuar dhe privilegjuar me shpėrblime tė ndryshme, nuk heq dorė nga Umeti i tij, edhe pse vet ėshtė i siguruar dhe garantuar pėr ēdo tė mirė. Me kėtė ai tregon humanizmin, altruizmin dhe virtytet tjera tė shumta, me tė cilat e ka begatuar Allahu i Madhėruar. Si tė mos e duam njeriun qė Allahu e zgjodhi pėr t’ia besuar pjesėn mė tė rėndėsishme tė misionit tė komunikimit tė Fjalės sė Tij njerėzimit? A nuk meriton tė duhet njeriu, nėpėrmjet tė cilit, Allahu derdhi mirėsitė dhe mėshirėn e Tij mbi ne? Njeriu, nė jetėn e tė cilit u betua Allahu i Madhėruar, a nuk ėshtė i madh dhe meritor pėr ēdo respekt?
Ēdo njeri qė ėshtė pjesėtar i Umetit tė tij duhet tė ndiejė se ėshtė i nderuar me tė qenit i kėtillė. Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), ishte ai, Umetin e tė cilit, Allahu e ngriti mbi tė gjitha umetet, e bėri mė tė numėrtin dhe mė tė mirin. Kėtij Umeti Allahu ua largoi tė gjitha barrėt dhe rėndimet qė nėpėrmjet shpalljes ua ngarkonte umeteve tjera pėr shkak tė rebelimit dhe ngritjes krye kundėr mėsimeve hyjnore.
“Qė pranojnė tė Dėrguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (qė nuk shkruan as nuk lexon), tė cilin e gjejnė tė cilėsuar (tė pėrshkruar me virtytet e tij), te ata nė Tevrat dhe nė Inxhil, e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet, dhe heq nga ata barrėn e rėndė tė tyre dhe prangat qė ishin mbi ta. Pra, ata tė cilėt e besojnė atė, e nderojnė dhe e ndihmojnė, veprojnė me dritėn qė iu zbrit me tė, tė tillėt janė tė shpėtuarit.” (A’rafė, 157).
Kėtė Umet, Allahu nė kėtė botė e kurseu, e ruajti prej tė gjitha obligimeve tė kėsaj natyre, duke shpallur pėr ta vetėm atė qė ėshtė e lehtė, e natyrshme dhe e dobishme. Nė shpalljen, e cila i erdhi Muhammedit, nuk ka asgjė tė rėndė, tė panevojshme apo vėshtirė tė praktikueshme. Krahas tė qenit tė tė gjitha dispozitave tė kėsaj natyre, Allahu i Madhėruar nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Vet e mėsoi njerėzimin se si mund tė praktikohen mėsimet hyjnore nė raste specifike, kur njeriu gjendet nė vėshtirėsi tė sėmundjes, udhėtimit, luftės, etj.. Kjo dėshmon vlerėn e pėrkatėsisė islame, respektivisht tė qenit pjesėtar i Umetit tė tė Dėrguarit mė tė madh qė Allahu i ka dėrguar njerėzimit.
Ndėrsa nė botėn tjetėr, ata do tė jenė mė tė numėrtit, mė tė shpėrblyerit dhe tė parėt qė do tė hyjnė nė xhenet. Sikur tė mos kishte kurrfarė pėrfitimi pėrveē nderit tė tė qenit pjesėtar i Umetit dhe pasues i tė Dėrguarit mė tė madh dhe njeriut mė tė famshėm qė ka ecur nė fytyrėn e tokės, do tė mjaftonte. Prej tij, nė botėn tjetėr do tė pėrfitojnė edhe banorė tė xhehenemit. Ebu Talibi do tė ketė dėnim mė tė lehtė se tė tjerėt pėr shkak tė pėrkrahjes qė i ka bėrė Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), edhe pse ka vdekur si jomusliman dhe nuk e ka besuar Allahun si duhet.

Ēka dhe pse i obligohemi tė Dėrguarit tė Allahut
Arsyeja e trajtimit tė njė ēėshtjeje tė kėtillė qėndron nė faktin se virtytet janė margaritarė tek individėt dhe, shumė herė, derisa kemi tė bėjmė me raportet mes njerėzve ngazėllehemi kur hasim nė dikė qė sillet mirė dhe posedon moral tė pastėr dhe virtyte tė larta. Edhe nėse gjejmė njė tė kėtillė, do tė shohim se ato virtyte ekzistojnė pranė disa tė metave dhe mangėsive qė meritojnė sė paku vėrejtje nėse jo edhe kritikė. Ėshtė krejtėsisht e pamundur tė gjesh njeriun, tė gjitha vetitė e tė cilit do tė jenė tė nivelit tė kėnaqshėm. Kjo ėshtė ngase njerėzit, siē dihet, sipas natyrės kanė tė meta dhe janė mėkatarė, andaj edhe nuk mund tė lirohen prej veseve e as t’i flakin ato nė tėrėsi. Pėr kėtė arsye ėshtė fenomen njeriu, tek i cili dominojnė virtytet pėrballė veseve tė kėqija.
Ndėrsa kur flasim pėr personalitetin e Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), nuk mund tė mos themi se ai ishte njeriu mė i kompletuar me cilėsi pozitive dhe njerėzisht i pėrsosur me virtyte dhe sjellje tė mira. Njeriu mahnitet derisa lexon dhe njihet me personalitetin dhe sjelljet e tij. Atė qė logjikisht mund ta arrijė njė njeri, ai e kishte arritur dhe ishte bėrė shembull nė tė, edhe pse realisht askush nuk arriti nė pozitėn e tij. Madje, edhe tė dėrguarit e tjerė tė Allahut, qė gjithsesi dėshmojmė se ishin njerėzit mė tė mirė, ai i ka tejkaluar, e tė mos flasim pėr njeriun e rėndomtė. Nuk mund tė gjejmė dėshmi mė tė madhe dhe mė me vlerė sesa ajo qė i ka thėnė Krijuesi i gjithėsisė: “Ti, vėrtetė, je nė njė moral tė lartė.” (Kalem, 4).
Njė pėrshkrim i tillė gjeneral na obligon qė, si muslimanė qė jemi, ta besojmė dhe konsiderojmė pėr tė dėrguar tė Allahut, tė konsiderojmė tė saktė dhe tė vėrtetė ēdo gjė qė na ka informuar dhe ta respektojmė dhe dėgjojmė nė atė qė na ka urdhėruar. Por, mbi tė gjitha, duhet ta duam. Ta duam mė shumė se ēdo gjė nė botė, mė shumė se i duam prindėrit dhe fėmijėt tanė. Mė shumė se vetveten. Njė gjė tė tillė, thjesht, ia kemi borxh pėr shkak tė tė mirave qė i pėrjetojmė, e pėr to, Allahu e ka bėrė shkak Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).
Nė vija tė pėrgjithshme, obligimet qė i kemi ndaj tė Dėrguarit tė Allahut, mund tė pėrmblidhen nė tri pika:
1. Tė konsiderojmė se ai ėshtė i zgjedhuri dhe i dėrguari i Allahut, tė cilin Allahu e veēoi me shpallje dhe e bėri thirrės pėr mbarė njerėzimin si dhe pėr tė gjitha kohėt e vendet.
2. Tė besojmė ēdo gjė qė ai ka treguar pėr tė kaluarėn, apo ka paralajmėruar pėr tė ardhmen dhe kėto lajme t’i marrim si e vėrtetė e pakontestueshme.
3. Tė respektojmė atė qė ka urdhėruar dhe ndaluar duke konsideruar se rruga e tij ėshtė rruga e vetme qė shpie te kėnaqėsia e Allahut dhe garanton lumturinė e dy jetėve.
Mbi tė gjithat e duam, ngase ai ishte njeriu mė i mirė qė Allahu krijoi, njeriu mė komplet, mė i sjellshmi, mė i buti, mė bamirėsi. Krahas kėsaj, ai ishte i Dėrguari i fundit i Allahut. Me tė, Allahu e pėrmbushi dhe plotėsoi misionin e pejgamberisė dhe vulosi shpalljen nga qielli.

Disa nga virtytet qė na detyrojnė ta duam edhe mė tepėr
Askush prej njerėzve nuk ka arritur qė tė pėrmbledhė tė gjitha veēoritė dhe specifikat e tij apo tė shkruaj pėr tė gjitha aspektet e ndritshme tė personalitetit dhe veprės sė tij. Pėr kėtė arsye, hasim nė qindra libra qė trajtojnė jetėn dhe veprimtarinė e Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), nga aspekti biografik, dhe njė mori sosh qė trajtojnė sjelljet, moralin dhe virtytet e tij. Asnjėri prej autorėve asnjėherė nuk ka pretenduar se ia ka dhėnė hakun si e meriton. Pėrkundrazi, tė gjithė e pranojnė se shkrimet e tyre janė vetėm njė pjesė e vogėl, njė shkėndijė, marrė nga dielli i fuqishėm dhe i ndritshėm i tė Dėrguarit Muhammed, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). As unė nuk pretendoj, dhe Allahu mė ruajt qė tė pretendoj njė gjė tė tillė, se kam bėrė diēka tė rėndėsishme nė kėtė drejtim. Unė vetėm e kam ndier veten tė obliguar qė njerėzit t’i pėrkujtoj me disa nga arsyet pse duhet tė duan Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), nė kohėn kur janė kapluar nga dashuria ndaj njerėzve qė kryesisht nuk e meritojnė, dhe njėkohėsisht kur kanė filluar ta harrojnė atė qė nė tė vėrtetė duhet ta duan. Virtytet e tij tė larta ishin tė shumta, por kalimthi do t’i pėrmendim disa:

1. Bujaria
Ai ishte shembull i paarritshėm nė kėtė drejtim. Kėtė e dėshmojnė transmetimet dhe dėshmitė nė vijim:
- Ai kurrė, derisa kishte diēka afėr vetes, nuk kthente duarthatė lypėsin. Njė njeri njėherė ia kėrkoi pelerinėn qė e kishte veshur, ai hyri nė shtėpi, e zhveshi atė dhe doli e ia dha.
- Xhabiri transmeton se i kishte dhėnė njė njeriut njė tufė tė madhe me dhenė saqė ai u kthye te njerėzit e vet dhe u tha: O njerėz, shkoni te Muhammedi se ai jep aq shumė sa tė mos i frikohesh varfėrisė mė pas.[7]
- Ibėn Abbasi thotė se i Dėrguari i Allahut ishte njeriu mė bujar. Akoma mė bujar bėhej nė muajin ramazan kur e takonte Xhibrili dhe ia mėsonte Kur’anin. Ai ishte mė i bekuar se sa era e mirė dhe e bereqetshme e dėrguar nga Allahu. (Shėnon Buhariu).

2. Butėsia
Me kėtė nėnkuptohet vetėpėrmbajtja nė rast tė zemėrimit dhe hidhėrimit tė madh, me ē’rast njeriu nuk mund tė kontrollojė veten dhe tė pėrmbahet nga fjalėt dhe sjelljet e kėqija. Ai ishte shembull kur ėshtė nė pyetje kjo cilėsi, madje edhe kur kishte mundėsi tė shfrynte zemėrimin dhe mllefin e vet, ai asnjėherė nuk e bėnte njė gjė tė tillė.
Nė betejėn e Uhudit u plagos, iu shqye fytyra, iu thyen dhėmbėt, ra nė gropėn qė e kishin hapur armiqtė dhe i rrodhi gjaku. Ai, megjithatė, tha: “O Allah, fale popullin tim se ata nuk dinė.”[8]
Njė beduin erdhi njė herė pėr tė lypur dhe e kapi pėr petkat e tij, e shtrėngoi aq fortė sa i la shenja nė qafėn e tij tė bekuar duke i thėnė: O Muhammed, mė jep nga ajo qė tė ka dhėnė Allahu! Ai i buzėqeshi dhe urdhėroi qė ti jepet nga pasuria shoqėrore aq sa i plotėsohen nevojat e tij.[9]
Njė ēifut i quajtur Zejd bin Sa’neh erdhi pėr tė kėrkuar borxhin nga i Dėrguari i Allahut, e kapi atė pėr krahu dhe iu drejtua nė mėnyrė tė vrazhdėt dhe ofenduese: Ju, familje e Abdulmuttalibit, vėrtetė jeni tė jokorrektė nė kthimin e borxhit. Umeri u ngrit me shpejtėsi dhe i revoltuar pėr tė reaguar, por Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), i tha: “Jo o Umer nė kėtė mėnyrė. Mė mirė do tė ishte tė kėrkoje prej meje tė ia kthej borxhin dhe tė kėrkosh prej tij ta kėrkojė hakun e vet mė mirė dhe mė butė.” Pastaj urdhėroi qė t’i kthehet borxhi dhe t’i kompensohet trishtimi qė ia kishte shkaktuar Umeri me reagimin e tij. Kjo gjė ishte shkak qė ai njeri tė pėrqafojė Islamin. Mė herėt thoshte: Tė gjitha argumentet e sinqeritetit tė Muhammedit i provova, pėrveē dy gjėrave: Butėsia e tij ėshtė shumė mė e theksuar se sjellja e vrazhdtė dhe sa mė keq tė sillesh ndaj tij, ai bėhet mė i butė.[10]

3. Falja dhe toleranca
Falje quhet mosndėshkimi i keqbėrėsit edhe kur ekziston mundėsia, por nė shenjė bamirėsie ndaj tij t’i falet ajo qė ka bėrė e tė mos ndėshkohet.
Aisheja tregon se i Dėrguari i Allahut kurrė nuk hakmerrej personalisht pėr vete, pėrveē kur ishte nė pyetje shkelja e ligjeve tė Allahut, atėherė ai ndėshkonte pėr kėtė.[11]
Xhabiri rrėfen se i Dėrguari i Allahut ishte nė njė betejė dhe derisa muslimanėt ishin tė shkujdesshėm ndaj tij, i erdhi njėri prej armiqve me shpatė nė dorė, e rrėmbeu fort dhe i tha: Kush tė mbron tani prej meje? Ai i tha: “Allahu”. Atij i ra shpata nga dora. Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), e mori shpatėn dhe i tha: “Po ty tani kush tė mbron prej meje?” Ai i tha: Bėhu mė i miri qė hakmerret. I Dėrguari i tha: “A do tė dėshmosh se nuk ka tė adhuruar pėrveē Allahut dhe se unė jam i Dėrguari i Allahut?” Ai i tha: Jo, por nuk do tė luftoj mė kundėr teje dhe nuk do tė jem nė anėn e atyre qė tė luftojnė. Ai e lėshoi. Kur shkoi te njerėzit e vet u tha: Jam duke ardhur nga njeriu mė i mirė qė keni parė ndonjėherė.[12]

4. Trimėria
Trimėria ka qenė dhe vazhdon tė mbetet virtyt i lartė dhe cilėsi e vlefshme, sidomos kur ėshtė edhe nė mendje ashtu si ėshtė nė zemėr. Pėr trimėrinė ė tė Dėrguarit Muhammed, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), le t’i lėmė dy trima tė dėshmojnė:
Ali bin Ebu Talibi thotė: Kur vėshtirėsohej situata dhe lufta bėhej e ashpėr, ne mbroheshim prapa tė Dėrguarit tė Allahut. Askush nuk ishte mė afėr armikut se sa ai.[13]
El-Bera bin Malik thotė: Kur bėhej situata e vėshtirė nė luftė, ne fshiheshim prapa tij, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Mė trimi prej neve ishte ai qė barazohej me tė.[14]

5. Modestia dhe afėrsia me njerėzit
Njeriu i madh nė sytė e njerėzve, i vogėl nė sytė e vetvetes do tė jetė i madh edhe tek Allahu i Madhėruar. I kėtillė ishte Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!):
Shokėt e tij tregojnė se nuk kanė parė njeri qė u buzėqeshte tė tjerėve mė shumė se i Dėrguari i Allahut.[15]
Kalonte kah fėmijėt qė luanin nė rrugė, i pėrshėndeste, sillej butė me ta, e ndodhte edhe i pėrkėdhelte.[16]
Tė dobėtit dhe tė varfrit i vizitonte kur sėmureshin dhe i pėrcillte deri nė varreza kur vdisnin.
Asnjėherė nuk ka ndodhur qė dikush tė shtyhej dhe pengohej pėr tė arritur deri tek ai, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).

6. Sjellja e mirė me fėmijėt dhe mėshira ndaj tyre
Mirėsjellja, butėsia dhe mėshira janė tė ēmueshme me ēdokėnd, por kur janė nė pyetje mė tė dobėtit, ajo bėhet virtyt edhe me i vlefshėm. Kėsisoj i trajtonte Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), fėmijėt:
Ibėn Mesudi tregon se kur i Dėrguari i Allahut binte nė sexhde, nipat e tij Hasani dhe Husejni i hipnin mbi shpinė. Kur tė tjerėt donin t’i pengonin nė kėtė, ai, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), u jepte shenjė qė t’i lėnė. Kur pėrfundonte namazin i ulte nė prehėr.[17]
Enesi transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Unė hyj nė namazin duke dėshiruar qė ta zgjas atė, por e dėgjoj vajin e fėmijės, andaj e fal mė shpejt namazin nga frika se mos e ėma ėshtė duke u falur me neve e do tė shqetėsohet.”[18]
Tė shumta janė ato gjėra qė na shtyjnė dhe obligojnė qė ta duam tė Dėrguarin e Allahut, atė qė Allahu e dėrgoi mėshirė pėr botėt, atė me tė cilin Ai i nxori njerėzit nga errėsira nė dritė. Aq shumė kemi pėrfituar tė gjithė prej tij, aq dobi dhe mėsime kemi pasur.
Si tė mos e duam!
“O i dėrguar. Vėrtetė, Ne tė kemi dėrguar ty dėshmues, pėrgėzues dhe kėshillues. Dhe thirrės tek Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndriēues. Dhe pėrgėzoji besimtarėt se pėr ta do tė ketė tek Allahu mirėsi tė madhe.” (Ahzabė, 45-47).

O Umet i Muhammedit, ngushėllime!
Pamėdyshje, askush nuk mund tė arrijė gradėn dhe autoritetin e Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), sepse ai ishte mė i zgjedhuri dhe mė i miri nga mesi i elitės.
Dashuria e madhe qė kemi ndaj tij na bėn tė shpresojmė se do ta takojmė nė botėn tjetėr dhe tė kėnaqemi duke pėrfituar nga ndėrmjetėsimi i tij dhe pirja ujė nga kroi i tij i bekuar. Kjo shpresė ėshtė ngushėllim i madh pėr neve, tė cilėt nuk kemi pasur nderin ta takojmė nė kėtė botė. Mirėpo edhe takimi i botės tjetėr i ka disa kushte dhe kritere, tė cilat, po qė se nuk respektohen, njeriu do tė privohet nga takimi i kėndshėm me Muhammedin, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).
Nė tė vėrtetė, tė gjithė muslimanėt kanė qenė tė preokupuar, madje, edhe tė pikėlluar kur kanė menduar se nė botėn tjetėr, edhe nėse arrijnė tė futen nė xhenet, pozita e tyre sigurisht nuk mund tė jetė aq meritore sa ėshtė ajo e Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Kėtė brengė tė tyren ata nuk kanė ngurruar ta shprehin edhe para tė Dėrguarit tė Allahut. Enes bin Maliku, sipas asaj qė shėnon Ahmedi nė Musnedin e tij, transmeton se njė njeri e ka pyetur tė Dėrguarin e Allahut: O i Dėrguar, nėse njeri e do dikė, por nuk mund tė arrijė pozitėn e tyre me veprat e tij, ēfarė do tė jetė puna e tij? Ai i ka thėnė: “Njeriu, nė botėn tjetėr, do tė jetė me ata qė i do.” Thabit el-Bunani qė e transmeton kėtė hadith nga Enesi, thotė: Sa herė qė Enesi ia tregonte dikujt kėtė hadith, thoshte: O Allahu im, ne tė duam Ty dhe e duam tė Dėrguarin Tėnd.[19]
Kjo dashuri e bėn njeriun tė ngrihet aty ku nuk mund tė arrijė me veprat e veta. Jo rrallė ndodh qė dikush, edhe po deshi, nuk mund tė bėjė vepra tė cilėsisė apo sasisė qė bėn dikush tjetėr. Kjo bėhet ngase edhe mundėsitė e njerėzve pėr tė bėrė diēka janė tė ndryshme. Nė rastin konkret, askush nuk mund tė arrijė me veprat dhe meritat e tij atje ku ka arritur Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), sepse ai ishte mė i miri, mė i devotshmi dhe mė aktivi. E vetmja gjė qė mund tė bėjnė ata qė vijnė pas tij ėshtė qė, krahas besimit dhe pasimit tė rrugės sė tij, ta duan atė me dashuri tė parezervė dhe tė sinqertė, duke shpresuar se ajo dashuri do tė bėhet shkas qė Allahu ata t’i nderojė dhe shpėrblejė duke i takuar me tė nė Ditėn e Gjykimit dhe duke ua mundėsuar qė tė qėndrojnė sė bashku nė xhenet me lejen e Tij, qoftė i lartėsuar.
Nėpėrmjet kėtij fakti ndriēohen dy gjėra shumė tė rėndėsishme. E para ėshtė gjerėsia e Mėshirės sė Allahut dhe Mirėsia e Tij e pakufishme. Ai u jep mundėsi tė gjithėve qė tė pėrfitojnė prej asaj mirėsie. Nėse nuk mund tė arrihet me vepra, le tė arrihet me dashuri, sinqeritet dhe anim kah e mira dhe kah ēdo gjė dhe ēdo kush qė Allahu do. Dashuria ndaj Allahut dhe tė dashurve tė Allahut, njeriun e shpie nė grada tė larta dhe i siguron privilegje dhe shpėrblime rėndom tė paarritshme. Gjėja e dytė qė kuptohet ėshtė autoriteti dhe pozita e lartė e tė Dėrguarit Muhammed, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), tek Allahu i Madhėruar. Nuk ėshtė gjė e vogėl dhe e parėndėsishme qė vetėm nėse e do njė njeri, tė tė shpėrblejė Krijuesi. Ai njeri qė ti e do duhet tė jetė shumė i madh, i mirė dhe meritor tek Allahu. I kėtillė, pa kurrfarė dyshimi ėshtė Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Prej tij pėrfitoi njerėzimi derisa ishte gjallė dhe jetonte nė mesin e njerėzve duke u udhėzuar me mėsimet e tij tė larta. Ndėrsa, ata qė nuk patėn nderin ta shohin dhe ta shoqėrojnė, kanė mundėsinė qė, krahas besimit tė mirėfilltė, me dashuri tė sinqertė tė arrijnė nderin e tė shoqėruarit me tė nė botėn tjetėr, mė konkretisht nė xhenet. E si tė mos vazhdojmė edhe ne tė themi atė qė e ka thėnė Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: O Allahu im, ne tė duam Ty dhe e duam tė Dėrguarin Tėnd!?
Kjo dashuri nuk bėn tė jetė vetėm deklarative. Ajo duhet tė jetė e sinqertė, tė burojė nga thellėsia e shpirtit dhe tė jetė e konfirmuar me vepra. Veprat janė shenja mė e mirė identifikuese e njeriut. Sikur edhe ēdo gjė nė Islam, ashtu edhe dashuria ndaj Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), duhet tė vėrtetohet praktikisht. Njė gjė e tillė arrihet me dėshmi praktike se fjalėt janė vėrtetė njė argument i dashurisė sė sinqertė. Pėr t’i vėnė njerėzit nė provė se sa janė tė sinqertė kur deklarojnė se e duan Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, Allahu ka shpallur ajet nė tė cilin thuhet: “Thuaj: "Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu t'ju dojė, t’ua falė mėkatet tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.” (Ali Imran, 31).
Kėtu ėshtė pikėnisja, fillimi i madh dhe i fuqishėm pėr tė arritur atė qė dėshiron. Rruga deri te caku ėshtė e gjatė dhe e mundimshme. Sprovat dhe pengesat janė tė shumta dhe tė llojllojshme. E vetmja gjė qė simbolizon burimin e pashtershėm tė fuqisė dhe udhėzimit ėshtė pasimi i rrugės, tė cilėn gjatė jetės sė tij tė bekuar e trasoi Muhammedi, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Ajo ėshtė rruga e vetme qė shpie nė mėnyrė tė sigurt deri te arritja e qėllimit fisnik.
Shikuar nė aspektin praktik, rėndėsia e dashurisė ndaj tė Dėrguarit tė Allahut, vihet nė pah edhe nėpėrmjet njė hadithi, tė cilin e shėnon Muslimi, e tė cilin e transmeton Ebu Hurejre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Nė kėtė hadith qėndron se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nė Ditėn e Gjykimit do tė vijnė njerėzit e Umetit tim tek unė te Haudi,[20] ndėrsa unė do t’i pengoj disa njerėz, ashtu si i pengon bariu devetė e huaja qė tė mos u afrohem deveve tė veta.” Dikush i tha: O i Dėrguar, a do tė na njohėsh atė ditė? Ai tha: “Po, sepse do t’i keni disa shenja tė veēanta qė nuk i ka tjetėr kush. Do tė vini tek unė me shenja nė gjymtyrėt tuaja nga gjurmėt e abdesit. Disa prej Umetit tim do tė pengohen pėr tė arritur deri tek unė dhe unė do tė them: ‘O Zoti im, ata janė prej Umetit tim’. Njė melek do tė mė pėrgjigjet: Ti nuk e di se ēka kanė vepruar kėta pas teje.”[21]
Abdesi, si veprim konkret i pėrmendur nė hadith, ėshtė shembull i shprehjes praktike tė lojalitetit dhe dashurisė sė sinqertė ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Kjo dėshmon se dashuria duhet tė ekzistojė, dobia e saj ėshtė e pakontestueshme nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, por edhe shenjat identifikuese dhe dėshmitė praktike tė asaj dashurie nuk duhet tė mungojnė.
O Allahu im, ne tė duam Ty dhe e duam tė Dėrguarin Tėnd!!!


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Allahu i Madhėruar ia pėrkujton Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), se ishte jetim, por njėkohėsisht ishte i privilegjuar me kujdesin qė Allahu e mori pėrsipėr pėr tė: “A nuk tė gjeti ty jetim, e Ai tė bėri vend (tė dha pėrkrahje).” (Duha, 6).

[2] Mėsimet e Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), janė rregull, mirėsi, rend, humanizėm. Kjo padyshim se ėshtė dobi e madhe pėr tė gjithė njerėzit, pėrfshirė kėtu edhe jomuslimanėt, por edhe pėr tė gjitha krijesat.

[3] Shėnon Muslimi.

[4] Shėnon Muslimi.

[5] Shėnon Buhariu.

[6] Shėnon Buhariu.

[7] Shėnon Buhariu.

[8] Shėnon Buhariu.

[9] Shėnon Buhariu.

[10] Shėnon Ebu Nuajmi, Hakimi dhe Hejthemiu.

[11] Shėnon Buhariu.

[12] Shėnon Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.

[13] Shėnon Ahmedi dhe Begaviu.

[14] Shėnon Muslimi.

[15] Shėnon Tirmidhiu.

[16] Shih: Sahihul-xhami’.

[17] Shėnon Ebu Ja’la dhe Ibėn Huzejme.
[18] Shėnon Buhariu.

[19] Shėnon Ahmedi.

[20] Burimi, tė cilin Allahu ia ka dhėnė si dhuratė tė Dėrguarit tė Vet Muhammedit, (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), ashtu qė kush pi prej atij burimi kurrė mė nuk do tė ndijė etje, ndėrsa kush nuk pi, kurrė nuk do tė ngopet. Besimi nė kėtė, bėn pjesė gjithsesi nė besimin nė Ditėn e Gjykimit, ngase kjo ėshtė prej momenteve shumė tė rėndėsishme tė asaj dite.

[21] Shėnon Muslimi.

fjalaebukur.com
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Isai alejhi selam midis vdekjes dhe jetės mjeshtri Kurani dhe Jeta 2 31-03-2008 11:07
Ramazani po afron!!!! Muslimani Kurani dhe Jeta 5 20-09-2006 16:41
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Ēka thonė tė tjerėt pėr Islamin, Kur'anin e shejtė dhe Muhammedin alejhi selam SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 18-06-2006 08:23


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:18.




Parajsa Shqiptare