Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Dobitė e diturisė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-02-2006, 21:28
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Dobitė e diturisė

Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Derda, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kush niset pėr nė rrugė duke kėrkuar dije, All-llahu do t'ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhennet. Vėrtet edhe melekėt ia shtijnė krahėt kėrkuesit tė diturisė nga kėnaqėsia me veprėn e tij. Pėr dijetarin falje kėrkon ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė, e madje edhe peshqit nė ujė. Vlera e dijetarit ndaj robit tė devotshėm ėshtė sikur qė ėshtė vlera e hėnės ndaj tė gjithė yjeve tjerė (ngase rrezja e hėnės pėr tokėn ėshtė mė e fuqishme). Vėrtet dijetarėt janė trashėgimtarė tė pejgamberėve; pejgamberėt nuk kanė lėnė trashėgimi dinarė as dirhemė, por ata kanė lėnė pėr trashėgimi dijen, prandaj kush e merr, ka marrė hisen mė tė bollshme.”

Dobitė e diturisė janė tė shumta dhe tė mėdhaja, e ne do t’i cekim disa prej tyre:
1- Dituria tė bėn dėshmitarė tė All-llahut, pėr tė dėshmuar se Ai ėshtė njė dhe nuk meriton tė adhurohet askush pos tij.
All-llahu i Madhėrishėm thotė: “All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit e tė Urtit.” [Ali Imran: 18]
2- Dituria tė bėn trashėgimtar tė Pejgamberit Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, andaj sa mė shumė qė din nga feja islame, aq mė shumė ke trashėguar nga trashėgimia e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Vėrtet dijetarėt janė trashėgimtarė tė pejgamberėve; pejgamberėt nuk kanė lėnė trashėgimi dinarė as dirhemė, por ata kanė lėnė pėr trashėgimi dijen, prandaj kush e merr, ka marrė hisen mė tė bollshme.”
3- Dituria bėn qė tė nderohesh nga melekėt.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Vėrtet edhe melekėt ia shtijnė krahėt kėrkuesit tė diturisė nga kėnaqėsia me veprėn e tij.”
4- Pėr tė diturin kėrkon falje ēdo krijesė madje edhe peshqit nė ujė.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Pėr dijetarin falje kėrkon ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė, e madje edhe peshqit nė ujė.”
Parashtrohet pyetja: Pse tė kėrkojė falje peshku pėr dijetarin?
Pėrgjigja: Dobia e dijetarit pėrfshin ēdo gjė, deri edhe peshkun. Dijetarėt nėpėrmjet dijes bėn tė njohur se ēfar ėshtė hallall dhe ēfar ėshtė haram, dhe kėshilluan pėr sjellje tė mirė me tė gjitha gjallesat deri edhe me kafshėn e therur (kurbanin) dhe me peshkun. All-llahu i Madhėrishėm i inspiroi tė gjithė gjallesat qė tė kėrkojnė falje pėr to si shpėrblim pėr punėn e tyre tė mirė.
All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve, janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza, e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj tė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat).” [Rum: 41].
Nė kėtė ajet fisnik All-llahu na lajmėron se pėr shkak tė mėkateve tė njerėzve u pėrhapėn trazirat nė tokė dhe nė det, e dijetarėt janė ata qė njerėzit i ndalojnė nga veprat e kėqija, pėr kėtė shkakė edhe peshqit nė det kėrkojnė falje pėr dijetarėt, nė mėnyrėn e tyre.
5- Dituria e bėn besimtarin mė me vlerė nė kėtė botė dhe e ngritė nė grada mė tė larta nė Xhennet.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Vlera e dijetarit ndaj robit tė devotshėm ėshtė sikur qė ėshtė vlera e hėnės ndaj tė gjithė yjeve tjerė.” Kjo kėshtu, sepse hėna ka ndriēim shumė mė tė madhė pėr tokėn se sa yjet. Kėshtu pra, edhe dijetari ka ndriēim mė tė madhė pėr njerėzit se sa besimtari i thjeshtė.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni.” [Muxhadele: 11].
Ibėn Abbasi, radijallahu anhu, duke e komentuar kėtė ajet thotė: “Dijetarėt janė mė lartė se besimtarėt (e thjeshtė) 700 gradė, dhe ndėrmjet dy gradave distanca ėshtė 500 vite.”
Sufjan Ibėn Ujejne ka thėnė: “Postin mė tė lartė tek All-llahu e kanė ata qė i njohin mė sė miri raportet mes All-llahut dhe robėrve tė Tij, e ata janė Pejgamberėt dhe Dijetarėt.”
6- Prej dobive tė diturisė ėshtė shtimi i devotshmėrisė dhe rritja e imanit.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “(A jobesimtari e ka gjendjen mė tė mirė) Apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde, duke qėndruar nė kėmbė, i ruhet (dėnimit tė) botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet? Thuaj: “A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?” Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim.” [Zumer: 9].
Poashtu All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Po All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt, All-llahu ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės.” [Fatir: 28].
Abdullah Ibn Mesudi, radijallahu anhu, ka thėnė: “Shenjė e mjaftueshme e devotshmėrisė ėshtė dituria, ndėrsa shenjė e mjaftueshme e mendjemadhėsisė ėshtė padituria.”
Hasan el-Basriu ka thėnė: “Sikur mos tė ishin dijetarėt njerėzit do tė bėheshin si egėrsirat.”
Muadh Ibn Xhebeli, radijallahu anhu, ka thėnė: “Mėsojeni dijen, pasi mėsimi i saj pėr hir tė All-llahut ėshtė devotshmėri, kėrkimi i saj ėshtė adhurim, egzaminimi i saj ėshtė xhihad, tė mėsuarit atij qė nuk e din ėshtė sadaka, tė mėsuarit e familjes afrimitet. Ajo ėshtė shoqėruesi nė vetmi.”
Fet’h el-Musilij tha: “Nėse nuk i japim tė sėmurit as ushqim, as pije dhe as ilaēe, a nuk ėshtė i destinuar tė vdesė? I thanė: Po. Tha: Gjithashtu edhe zemrės nėse i ndalohet urtėsia dhe dija pėr tre ditė, ajo do tė vdesė.”
Llukmani i urtė e kėshilloi djalin e tij duke i thėnė: “O biri im: Ulu pranė dijetarėve me thjeshtėsi dhe shoqėroi ato, sepse All-llahu i ringjall zemrat me dritėn e urtėsisė siē ringjall tokėn e shkretė me ujin e shiut.”
7- Dituria ėshtė shenjė se All-llahu ia don tė mirėn atij personi.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kujt i dėshiron All-llahu mirė, ia mundėson qė ta kuptojė fenė” [Buhariu dhe Muslimi]. Pra, sa mė shumė qė e njeh islamin, kjo ėshtė shenjė se All-llahu ta don tė mirėn. Dituria ėshtė kriter pėr atė tė cilin e do All-llahu, e jo pasuria, fama apo pozita. All-llahu tė mirat e kėsaj bote ia jep atij qė e do dhe atij qė nuk e do, mirėpo fenė ia jep vetėm atij qė e do.
8- Dituria shkakton qė shpėrblimi i atij personi tė vazhdoj edhe pas vdekjes sė tij, nėse pas veti ka lėnė dituri e cila u bėn dobi njerėzve, qoftė ajo me shkrim apo nėpėrmjet nxėnėsve tė cilėt ai i ka mėsuar.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kur njeriu vdes, veprat e tija ndėrpriten, pos nė tre raste: nėse pas vete ka lėnė sadaka rrjedhėse, dituri tė cilėn e shfrytėzojnė tė tjerėt dhe fėmijė tė ndershėm i cili do tė lutet pėr tė.” [Muslimi].Omer Islami
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Dita e kijametit! Sabahi Kurani dhe Jeta 2 03-01-2008 15:26
Dobite shendetsore te Agjerimit Vranina Kurani dhe Jeta 0 25-09-2006 21:31


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:27.




Parajsa Shqiptare