Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Dita e kijametit!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 01-01-2008, 16:50
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore Dita e kijametit!

Dita e kijametit!

Shkruan,Sabri Selmani

Falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili ka krijuar ēdo gjė; ka krijuar kėtė botė dhe botėn tjetėr, falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili ka krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin, falėnderojmė Allahun xh.sh. qė kėtė dynja e ka lėnė tė pėrkohshme dhe jo tė pėrhershme, falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili ka premtuar se do t’iu hakmerret tė gjithė zullumqarėve dhe premtimi i tij ėshtė hak, falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar se do tė na jep hakun nė Ditėn e Kijametit dhe falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar njė shpėrblim tė madh nėse ne e ndjekim rrugėn e pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke iu nėnshtruar urdhėrave dhe duke iu larguar ndalesave. Ne jemi popull qė urdhėrojmė pėr tė mirė dhe ndalojmė nga e keqja, e duam dhe i dėrgojmė salavate dhe selame pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) - robit mė tė mirė dhe mė tė devotshėm tė Allahut xh.sh. i cili vėrtet e njohu dhe e adhuroi Allahun me plotkuptimin e fjalės.

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk u kėnaq kurrė nė dynja sepse thoshte: "Si tė kėnaqem unė nė kėtė dynja, kur Israfili ( alejhi selam) surin e ka nė dorė dhe sytė i ka ngritur pėrpjetė nga Allahu xh.sh. duke pritur urdhėrin prej Tij pėr t’i fryrė surit dhe pėr t’u bėrė kijameti." Dhe, nė njė hadith tjetėr Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotė: "Po ta kishit ditur ju atė qė e di unė shumė do tė kishit qajtur e pak do tė kishit qeshur."

Israfili ėshtė i ngarkuar me kėtė mision – fryerjen e surit nė ditėn e kijametit prej se ėshtė krijuar dynjaja dhe prej atėherė ai e mban surin nė dorė rrethi i tė cilit ėshtė sa toka dhe qielli, siē ka treguar i dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nė njė hadith. Ai gjithashtu mban sytė pėrpjetė nga Arshi i Allahut duke pritur urdhėrin pėr t’i fryrė surit. Paramendoni se nesėr jeni tė vdekur kur t’i fryhet surit dhe tė shkatėrrohet ēdo gjė.

Vėllezėr myslimanė, momenti i vdekjes s’ka dyshim se ėshtė i tmerrshėm dhe me dhimbjet e vdekjes njeriut do t’i paraqitet pozita dhe vendi i tij qė do ta ketė pas vdekjes. Dhimbjet e vdekjes janė mė tė mėdha dhe nata e varrit ėshtė mė e tmerrshme pėr jobesimtarin. Nė varr njeriu vazhdon tė kėnaqet me tė mirat e Allahut xh.sh. ose dėnohet me dėnimet e varrit. Pra, varri i tij do tė jetė kopsht prej kopshteve tė Xhenetit ose do tė jetė gropė prej gropave tė Xhehenemit.

Momenti i vdekjes ėshtė i tmerrshėm por vallahi nuk ėshtė kurrgjė nė krahasim me momentin e fryerjes sė surit nga ana e Israfilit a.s. nė Ditėn e Kijametit. Atė ditė tė gjithė njerėzit do tė dalin para madhėrisė sė Allahut xh.sh. tė zhveshur, tė zbathur dhe tė pabėrė synet; atė ditė prej britmės sė madhe tė surit tė gjithė njerėzit e vdekur zgjohen me sytė e pluhurosur para Allahut xh.sh. duke mos ditur se ēka po ndodh me ta dhe kujtoje se edhe ti do tė jesh njėri prej tyre; atė ditė do tė llogariten tė gjitha tė mirat dhe tė kėqijat e njerėzimit nė peshoren e Allahut; atė ditė do tė dalim dhe tė provojmė ta kalojmė siratin i cili ėshtė shumė i mprehtė dhe shumė i hollė dhe atė ditė do tė presim urdhėrin e Allahut pėr nė Xhenet ose pėr nė Xhehenem. Dita e Kijametit ėshtė dita mė e gjatė dhe mė e tmerrshme qė ka ekzistuar dhe do tė ekzistoj ndonjėherė.

Vėllezėr myslimanė, shumė prej njerėzve nuk besojnė se do tė ndodhė Kijameti, se do tė shkatėrrohet dynjaja pasi ata punojnė vetėm pėr dynja, ruhen prej nxehtėsisė sė verės dhe prej tė ftohtit tė dimrit por kurrė nuk punojnė pėr t’u ruajtur prej tė ftohtit tė madh tė Xhehenemit dhe prej vapės sė madhe tė zjarrit tė tij.

Po kėta njerėz, nuk do tė besojnė kur t’iu tregojmė se qenia mė e pėrsosur – njeriu ėshtė krijuar prej pikės sė trashė tė ujit qė del prej vendit intim tė mashkullit. Pra, ai qė nuk e beson krijimin e njeriut nė kėtė mėnyrė nuk e beson as ringjalljen pasi i duket e pamundur. O njeri, mendo se pėr Allahun xh.sh. ėshtė mė e lehtė ringjallja se krijimi i njeriut tė parė prej asgjėje, edhepse, pėr Allahun ēdo punė ėshtė e lehtė. Kėtė ēėshtje e pėrmend Allahu nė Kur’an nė suren Ja’sin:


"A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atė prej njė pike uji (fare), kur qe, ai kundėrshtarė i rreptė. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenė ata tė kalbur? Thuaj: "I ngjall Ai qė i krijoi pėr herė tė parė, e Ai ėshtė shumė i dijshėm pėr ēdo krijim. Ai qė prej drurit tė gjelbėr ju bėri zjarrin, e ju prej tij ndezni. A nuk ėshtė i fuqishėm Ai, qė krijoi qiejt e tokėn, tė krijojė njerėz sikundėr qė i krijoi ata? Po Ai ėshtė krijuesi, i dijshmi. Kur Ai dėshiron ndonjė send, urdhėri i Tij ėshtė vetėm t’i thotė: "Bėhu!" Ai menjėherė bėhet. I lartė ėshtė Ai qė nė dorėn e Tij ėshtė pushteti mbi ēdo send dhe vetėm te Ai ktheheni." (36:77-83)

Duhet tė jemi tė bindur nė ringjallje dhe tė punojmė pėr atė ditė kur do tė dalim para Allahut xh.sh. pėr t’u gjykuar. Kijameti ėshtė ēėshtje e fshehtė e Allahut xh.sh., dhe kohėn kur do tė ndodhė nuk e dinė as melaqet, as pejgamberėt dhe askush tjetėr nė dynja. Mirėpo, pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka treguar se do tė vjen nė ditėn e xhuma: "Dita mė e mirė nė tė cilėn lind dielli ėshtė dita e xhumasė, atė ditė ėshtė krijuar Ademi, atė ditė ėshtė futur nė Xhenet, atė ditė ėshtė nxjerrur prej Xhenetit, atė ditė ka vdekur Ademi, dhe atė ditė do tė bėhet kijameti…", dhe vazhdon nė tė njėjtin hadith: "… dhe nuk ka krijesė tė Allahut (pėrpos njerėzve e xhinėve) tė cilat ēdo ditė tė xhumasė, qė prej para lindjes sė diellit e deri nė perėndimin e tij, tė mos bėrtasin prej frikės se mos po bėhet kijameti atė ditė."

Pra, kijameti do tė bėhet nė ditėn e xhuma ndėrsa kohėn e saktė e din vetėm Allahu. Por, para kijametit do tė vijnė shenjat e vogla dhe tė mėdha tė tij tė cilat na i ka treguar pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), siē janė: ardhja e Dexhallit, zbritja e Isės a.s., mbytja e Dexhallit nga ana e Isės a.s., etj. Prej shenjave tė kijametit ėshtė edhe era e butė dhe e kėndshme e cila me urdhėrin e Allahut xh.sh. ia merr shpirtin ēdo myslimani nė fytyrė tė tokės i cili thotė: La il-lahe il-lAllah dhe ka nė zemrėn e tij njė grimcė iman, qoftė ai edhe brenda nė shpellė. Atė ditė nuk mbetet nė tokė asnjė njeri qė e adhuron Allahun por vetėm jobesimtarėt tė cilėt jetojnė edhe shtatė vite e pas kėsaj vjen momenti i kijametit. Thotė Allahu xh.sh. :

Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe nė tokė, pėrveē atyre qė do All-llahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhėrin e Zotit)".( 39:68)

Kanė thėnė dijetarėt se tė gjitha krijesat do tė vdesin atė ditė pėrpos melaqeve kryesore: Xhebrailit, Mikailit, Israfilit dhe Azrailit (melaqja qė ua merr shpirtėrat njerėzve). Shkatėrrohet ēdo gjė dhe Allahu e pyet melaqen e vdekjes "Kush mbeti?" e Allahu e din mė mirė. Thotė: O Allah, mbete Ti i cili je i gjallė dhe nuk vdes, mbeta unė robi yt i dobėt dhe mbetėn Xhebraili, Israfili dhe Mikaili. Allahu thotė: "Le tė vdesin tė gjithė!". Shkon dhe ua merr shpirtėrat tė gjithėve dhe kthehet prapė te Allahu dhe Allahu e din mė mirė por e pyet "Kush mbeti?" Dhe ky, duke u dridhur, thotė: O Allah, nuk mbeti askush tjetėr vetėm Ti i cili je i gjallė pėrgjithmonė dhe nuk vdes kurrė, dhe mbeta unė- robi yt i dobėt. Allahu i thotė: "A nuk tė kujtohet qė kam thėnė: "Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, . . ."(21:35) pra shijoje edhe ti vdekjen". Azraili - melaqja e vdekjes thuhet se shkon nė mes tė Xhenetit dhe Xhehenemit, ia nxjerr shpirtin vetes duke e lėshuar njė britmė tė madhe, aq sa nuk do tė mund ta duronin krijesat e Allahut po tė ishin gjallė, dh thotė: "Po ta dija se kaq dhimbje kanė pasur myslimanėt kur ua merrja shpirtin do tė kisha pasur mė shumė mėshirė ndaj tyre." Pas vdekjes sė Israfilit mbetet vetėm Allahu xh.sh. i cili ėshtė i pafillim dhe i pambarim. Atėherė Allahu xh.sh. pyet: "Ku janė zullumqarėt, ku janė mbretėrit, ku janė bijtė e mbretėrve, ku janė mizorėt, ku janė gjakpirėsat, e kujt ėshtė sot pasuria?" Nuk ka kush tė pėrgjigjet pasi tė gjithė kanė vdekur e ėshtė shkatėrruar ēdo gjė pėrveē madhėrisė sė Allahut dhe atėherė i pėrgjigjet vetvetes: "E Allahut ėshtė pasuria dhe ēdo gjė qė ekziston".

Pastaj, qėndrojnė njerėzit ashtu rreth katėrdhjetė ditė dhe pastaj e lėshon Allahu xh.sh. njė shi jo tė zakonshėm, nė formėn e ujit tė mashkullit, i cili e ujit tokėn (e krijuar pas shkatėrrimit tė kėsaj toke qė ėshtė sot) nė tė cilėn janė njerėzit, dhe pastaj (pas 40 ditėsh) Allahu xh.sh. e ringjall Israfilin, melaqen tė cilėn e ka ngarkuar me fryerjen e surit dhe i thotė: "Fryej edhe njėherė kėsaj burie". I fryhet surit edhe njėherė dhe tė gjithė njerėzit, prej atij shiut qė bie, rriten nė varreza nė formėn e tyre tė vėrtetė dhe ngriten nė kėmbė. Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Ēdo pjesė e trupit tė njeriut kalbet, ēdo asht, pėrpos bishtit tė njeriut", e qė ėshtė unaza e fundit e trupit, prej asaj, kur bie ai shi, mbihet trupi i njeriut para se me ringjallė Allahu Israfilin dhe para se t’i fryejė ai surit. Kėshtu qė kur t’i fryejė Israfili surit trupave veē iu futet shpirti brenda dhe tė gjithė dalin pėrjashta varrit. Kjo ndodhė edhe te njerėzit qė zhduken, edhe te ata qė i hanė egėrsirat apo digjen e bėhen hi dhe edhe te ata qė fundosen nė det edhepse nuk ju kanė gjetur as eshtrat. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut xh.sh.: "Kudo qė tė jeni Allahu do t’ju ringjallė."

Dita e Gjykimit ėshtė ditė nė tė cilėn do tė dalim para Allahut xh.sh. e qė ėshtė dita mė e gjatė, mė e tmerrshme dhe mė e rėndė, ditė nė tė cilėn thinjet njeriu, kur shtatzėna e hudh fėmijėn e saj, ditė kur fėmija i vogėl plaket prej tmerrit, ditė nėpėr tė cilėn do tė kalojmė gjithsesi me emrin e Allahut xh.sh


Kiel,Gjermani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 03-01-2008, 11:35
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore

Shenjat me te rėndėsishme te vogla te Kijametit


Ne kėtė shkrim do tė permendim shenjat e vogla me te rėndėsishme pa ndonjė koment te veēantė, vetėm se aty ku ėshtė e patjetersueshme.Pėr secilen shenjė te pėrmendur, do tė permendim hadithin autentik net e cilin ai pėrmendet.Salavati dhe salami qofshin mbi Pejgamberin tonė dhe familjen e tij!

1)Kur roberesha ti linde zonjen e saj.Me kėtė aludohet ne pushtime te shumnumerta islame net e cilat do tė kėtė shumė roberesha te cilat do tė lindin fėmijėt e zoterinjve tė tyre, dhe te cilat, sikurse djemtė e baballareve tė tyre, do tė lirohen dhe do ti nenshtrohen nenes se tyre e cila ėshtė robereshe.Gjithashtu aludohet ne padegjueshmerine e femijve ndaj prindėrit, kėshtu qe femija do tė sillet ndaj nenes se tij sikur ndaj robereshes.Tė dyja kėto komentime janė realizuar ne jetėn e pėrditshme.


2)Kur tė shikosh kembezbathurit, cobanet e varfer duke garuar ne ndėrtimin e shtepive.Kjo mjaft e perhapur sot, jo vetėm ne vendet arabe por dhe ne vendet e tjera.

3)Lenia e puneve tė atyre te cilėt nuk janė te denjė pėr to.Muhamedi a.s thotė.”Kur punėt ti lihen atyre qe nuk janė te aftė atėherė prite kijametin.”(Buhariu)

4)Zvogelimi i diturise dhe pėrhapja e paditurise

5)Shumė vrasje.Muhamedi a.s thotė .”Para kijametit do tė pėrhapet padituria e do tė humb dituria dhe do tė shtohet herexhi, ndėrsa ajo ėshtė vrasja”.(Buhariu-Muslimi)

6)Pirja e veres(alkolit) dhe emerimi i sja me emra te ndryshėm.Muhamedi a.s thotė : “Njerzit e ymetit tim do tė pijne vere ndėrsa do ta qaujen atė me emra te ndryshėm”.(Ahmedi –Nesaiu)

7) Perhapja e amoralitetit(zinase)

8)Meshkujt do tė veshin rrobe te mendafshta

9)Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme.Muhamedi a.s thotė: “Me siguri ne Umetin tim do tė kėtė te cilėt do tė lejojne zinane, mendafshin, veren dhe instrumentet muzikore.(Buhariu –Albani thotė se ėshtė Sahih)

10)Huazimi i kengetareve

11)Paraqitja e paturpesise dhe tė folurit te shfrenuar.

12)Nderpreja e lidhjeve farefisnore

13)Mashtrimet dhe akuzimi i te pafajshmit

14)Dhenia besimit mashtruesit.Muhamedi a.s thotė: “Prej shenjave te Kijametit ėshtė paturpesia dhe tė folurit te shfrenuar, nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe mosbesimi ndaj te besueshmit dhe besimi ndaj mashtruesit”.(Buhariu Albani thotė se ėshtė Sahih)

15)Paraqitja e vdekjeve te papritura te njerzit.

16)Kalimi afėr xhamisė e moskryerja e namazit ne to.Muhamedi a.s thotė: “…. Kur te kaloni afėr xhamisė dhe kur te paraqiten vdekjet e papritura”.(Ahmedi dhe Bezari Albani thotė se ėshtė Sahih 229)

17)Lufta ndermjet dy ushtrive muslimane, thirrja e te cileve do tė jetė e njėjtė.Kjo ka te beje me perleshjen e njohur ndermjet Aliut dhe Muaviut.

18)Shkurtimi i kohės.Do te humb bereqeti ne kohe.

19)Shumė termite.Sizmologet egjiptiane pohojne se toka ka ardhur ne gjendjen e dridhjeve te panderprera.

20)Paraqitja e shumė cregullimeve dhe pėrhapja e te keqes.Muhamedi a.s thotė:Nuk do tė vijė kijameti derisa te tėrhiqet dituria, pėrhapen termetet, paraqiten cregullime ne toke dhe te shtohen vrasjet”.(Buhariu , Ahmedi dhe Ibn Maxhe)

21)Bashkimi popujve te tjerė kundėr muslimaneve sikur njė grup i njerėzve tubohen rreth enes se ushqimit.

22)Kerkimi i diturise nga njerzit e papjekur, te cilėt nuk janė te udhezuar mirė ne shkencė.Do te pyeten dhe do tė japin pėrgjigje pa njohuri dhe kėshtu do tė devijojnė nga rruga e drejtė edhe te tjerėt dhe do ti ēojnė ne humbje.Muhamedi a.s thotė:Njė prej shenjave te Kijametit ėshtė kerkimi i diturise nga te papjekurit .(Tabareniu, ibnuk Mubareku ndėrsa Albani e bėn Sahih)

23)Paraqitja e lakuriqesise te gratė, kėshtu qe do tė mbulojne njė pjesė te trupit, ndėrsa pjesen tjetėr do ta zbulojnė, apo do tė veshin rrobe te ngushta dhe te tejdukshme.

24)I marri do tė ze vend te nderuar dhe do tė kujdeset pėr punėt e interesit te pergjithshem.Muhamedi a.s thotė: “Para kijametit do tė kėtė kohe te mashtrimeve, kur do tė akuzohen te besueshmit ndėrsa rrenacaket do ti tregohet nder.Gjykimin do ta beje ruvejda.”Sahabet e pyeten: “Kush ėshtė Ruvejda?”.I derguari a.s u pergjigj: “Ai ėshtė i marri i cili do tė sjelle vendimin pėr punėt e pėrgjithshme”.(Ahmedi taberaniu Albani thotė se ėshtė Sahih)

25)Selami do tė jetė vetėm pėr te njohurin , pra selam do ti jepet vetėm atij i cili ėshtė i njohur.Muhamedi a.s thotė: “Njė prej shenjave te Kiajmetit ėshtė qe njeriu te pershendetet me selam vetėm atė te cilin e njeh.”(Ahmedi)

26)Nuk do tė kėtė kujdes pėr furnizim hallall .Muhamedi a.s thotė : Do tė vijė koha net e cilėn njeriu nuk do tė kėtė kujdes pėr rrizkun te cilėn e ka arritur, a ėshtė ne mynyre hallall apo jo.”(Buhariu Nesaiu)

27)Perhapja e pėrgjithshme e genjeshtres.

28)Afersia e tregjeve me ēka kujtohet ne perhajpjen e tregtise.Muhamedi a.s thotė “Perhapja e Genjeshtres, shkurtimi i kohės dhe afresia e tregjeve.”(Ibn Hibani Autentik)

29)Devete dhe shtepite do ti shfrytezojne shejtanet qe



30)Garat pėr ngritjen e xhamive dhe hijeshimin e tyre.Muhamedi a.s thotė: “nuk do tė vijė kijameti derisa njerzit te garojne ne ndėrtimin e xhamive(Ahmedi,Nesaiu, EBu Daudi dhe Ibn Maxhe )

31)Ngjyrosja e kokave me ngjyrė te zeze.Muhamedi as. Thotė .Para kijametit do tė paraqitet njė popull i cili do ta nghyrose koken me ngjyrė te zeze, ata nuk do ta ndiejne as aromen e xhenetit”. (Ebu Daudu - Nesaiu)

32)Deshira e madhe pėr tė parė ne ėndėrr Muhamedin a.s ndėrsa kjo do tė jetė kohe e cregullimeve te pėrgjithshme dhe largimi prej fesė.Muhamedi a.s thotė. “Do tė vijė njė kohe kur dikush do tė deshiroje te me shohe ne ėndėrr me shumė sesa qe e do pasurinė dhe familjen e tij (Buhariu-Muslimi dhe Ahmedi)

33)Perhapja e mosrespketimit ndaj njerėzve dhe veprimi shumė i vogėl pėr ahiret.

34)Perhapja e kopracise, kėshtu qe te gjithė do tė jenė doreshtrenguar ne atė qe e kanė.Pasaniku do tė jetė koprac ne pasurinė e tij, dijetari ne diturine e tij, ndėrsa prodhuesi ne atė qe prodhon.Muhamedi a.s thotė: -“Puna do tė zgogelohet ndėrsa do tė shtohet kopracia”(Buhariu Muslimi Ebu Daudi)

35)Vrasja e ndersjellte pa kurrfare shkaku.Muhamedi a.s thotė: “Pasha Atė ne doren e te Cilit ėshtė shpirti im, do tė vijė koha kur vrasesi nuk do tė dije se pėr ēka ka vrarė ndėrsa i vrari pėr ēka ėshtė vrarė”(Muslimi)

36)Pasiguria shoqėrore do ti nenshtrohet grabitjes, dhe njerzit nuk do tė ngurrojne nga palkcitja dhe fshehja e asaj pasurie.

37)Humbja e besimit.

38)Pakujdesia e njerzve ndaj dispozitave te fesė.

39)Nėnshtrimi i njeriut ndaj gruas se tij ndėrsa padegjueshmeria ndaj nenes.

40)Sjellja e vrazhde ndaj Babait dhe miresjellja ndaj shokut..

41)Ngritja e zerave ne xhami.

42)Prijesi i njė populli te jetė me i mjeruari dhe me i prishuri ne mesin e njerzve me autoritet.

43)Respektimi i njeriut pershkak te frikes nga e keqa e tij, e jo pėr shkak te merites dhe fisnikerise se tij.Muhamedi a.s thotė.Kur profiti te ndryshoje, besimi te humbe, zekati te jetė dikur dėnim,kur njeriu ti nenshtrohet gruas se tij, ndėrsa nenes se tij te bėhet i padegjueshem, i mirė ndaj shokut ndėrsa i ashper ndaj babit te tij, kur te ngriten zerat ne xhami dhe prijesi i popullit te jetė me i mjerueshmi, dhe me autoritativi te jetė me i prishuri, kur njeriu tė respektohet pėr shkak frikes nga e keqa e tij e kur te pihen pije alkolike dhe kur te vishet mendafshi, kur te porositen kėngėtare dhe instrumentet muzikore, dhe kur te fundit e kėtij umeti ti mallkojne ato te meparshmit, atėherė njerzit le tė presin njė ere te kuqe, deformime ose poshterime, ngjarje te cilat do tė pasojne njera tjeteren, ashtu siē mberthehet ajo qe e ėshtė e varguar ne vrag kur ajo do tė nderpritet.(Termidhiu hadithi ėshtė Garib)

44)Shumė police pėr shkak te cregullimeve

45)Epersi do ti jepet njeriut ne prirjen e namazit pėr shkak te zerit te mirė, qoftė ai mė pak i ditur dhe mė pak i vleshem ne mesin e njerėzve present.

46)Blerjen e pozites, pra ardhja ne pozite nėpėrmjet ryshfetit.

47)Derdhja e madhe e gjakut.Muhamedi a.s thotė : “Ngutuni pėr vepra te mira para se te ndodhin gjashtė gjėra: Sundimi i te marreve, policia e shumte, shitja e pushtetit, derdhja shumė lehtė e gjakut, nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe truma e te rinjeve te cilėt nga kendimi i kuranit do tė mbajnė koncerte.Do e zgjidhet njeri prej tyre i cili do tu kendoje melodikisht pa marrė parasysh qe me se dobti njeh rregullat e fikut..(Ahmedi Taberaniu Albani thotė Sahih)

48)Gruaja te marrė pjesė bashke me burrin e saj ne punėt e tregtise.Muhamedi a.s thotė: “Para kijametit njerzit do tė pershendesin me selam vetėm ato qe i njohin, do tė pėrhapet tregtia, dhe gruaja do tė marrė pjesė ne tregti me burrin e saj.(Ahmedi)

49)Shumesia e shkrimit dhe pėrhapja e tij.

50)Femija ėshtė e pameshirshem.

51)Kerkimi i diturise pėr te fituar pozite dhe pasuri.

53)Paraqitja e aytomobilave

Kjo ėshtė diēka shumė e mahnitshme pėr te cilėn na ka lajmeruar Muhamedi a.s “Para fundit te jetės se umetit tim, do te kėtė njerėz te cilėt do tė udhetojne ne ulese komode te ngjashem me ato te shtepise.Do te vijnė ashtu para deres se Xhamise, ndėrsa gratė do ti kenė te zhveshura (IBn Hibani dhe Hakimi ne Mustedrek)

54)Paraqitja e luksit dhe jetės komode ne mesin e muslimaneve.Muhamedi a.s thotė.Kur umeti im do tė mburret dhe kur tu sherbejne bijte e mbreterve persiane dhe bizantine, e keqa do ti sundoje mbi at atė cilėt janė te mirė(Termidhiu Albani sahih)

55)Do te ngritet mashtrimi ndėrsa ndershmeria do tė nencmohet.Ne te vėrtetė do tė respktohen e nderohen mekataret, ndėrsa do tė nencmohen njerzit bujare.

56)Do ti thuhet njeriut: “Sa kokeforte qe je, i dermmaur dhe mendjelehte!

57) Tė deshiruarit e vdekjes pėr shkak te sprovave te mėdha.Muhamedi a.s thotė: “nuk do tė vijė kijameti derisa njeriu nuk kalon afėr varrit te njeriut tjetėr duke thėnė.”Sikur te isha ne vendin e tij!(Buhariu Muslimi)


58)Bllokada dhe saksionet e vendosura ndaj irakut, te cilit do ti pamundesohet ushqimi dhe ndihma.

59)Bllokada e Shmit(Palestina, Jordania, Siria, Libani).Po ashtu do tu pamundesohet suhqimi dhe ndihma.Kėto janė dy shenjat e pėrmendura me lartė janė gjėra mė interesante pėr te cilat na ka lajmeruar i Derguari a.s ndėrsa ndodhin para fundit te ekzistimit te kėsaj botė.Bllokada e parakoheshme e Irakut, pastaj e Palestines vertettojne fjalėt e Muhamedit a.s i cili thotė: “Do tė vijė koha kur banoret e Irakut nuk do tem und te mberrijne as te malli as te paraja,Prej nga ku kėshtu e pyeten sahabet.Ai na tha :Ng atė huajt joarabe te cilėt do ta bėjnė kėtė!.Pastaj tha : “Do te vi koha kur banoret e Shamit nuk do tė mberiijne as te parate e as te mallit.Prej nga kush ?e pyeten sahabet.-.Nga bizantinet.-tha ai.(Muslimi Ahmedi)

60)Vdekja e Muhamedit a.s

61)Ēlirimi i Kudsit.Kjo ka ndodhė gjatė kohės se Umerit r.a.

62)Vdekja masovike nga epidemia e murtajes dhe prej semundjeve te tjera ngjitese, sikur epidemia e murtajes gjatė kohės se Khalifit Umer ne vendin Amvas dhe gjatė luftrave botėrore.

63)Paraqitja e cmimeve te larta..

64)Turbullira qe do tė hyjė ne shtepite e arabeve dhe joarabeve siē janė televizori me programet e tij degjeneruese dhe instrumentet muzikore..

65)Armepushimi dhe marreveshja qe do tė vendoset ndermjet nesh dhe bizantineve(Europa dhe Amerika).Kjo ėshtė shenja e fundit e vogėl sepse do tė paraqitet menjehere mbas betejes se fundit te pergjakshme.Ėshtė bėrė njė fare armepushimi dhe fillimet e kėsaj shenjė te fundit janė te qarta..Muhamedi a.s thotė: “Do te numuroj gjashtė shenja te Kijametit, Vdekja ime, Ēlirimi i Kudsit, vdekja e cila do ju godase sikur murtaja godet delet, pasuria e madhe kėshtu qe njeriut do ti jepen 100 dinare dhe do tė ngelet i pakenaqur.Pastaj sprova e cila nuk do tė leje pa hyrė asnjė shtepi arabe, pastaj armepushimi ndermjet jush dhe te krishtereve.Ata do ju tradhetojne dhe do tė vijnė me tetedhjete flamuj, e nėn ēdo flamur do tė kėtė dymbedhjete mijė(Buhariu, Ahmedi Taberaniu Albani thotė se ėshtė Sahih 1883)

Armepushimi ndermjet nesh dhe Romes ose (Europes e Amerikes) ėshtė shenja e fundit e Kijametit.Kjo ėshtė njė ngjarje e cila me siguri se do tė ndodhė.Pėr kėtė shkak ėshtė marrė edhe si teme e njeres kaptine se shkrimit.Ajo do tė jetė beteja net e cilėn muslimanet do ti prije Mehdiu.Para kėsaj beteje do tė ndodhė dhe njė beteje tjetėr Armagedoni e cila do tė rezultoje me tradhetine e te krishtereve, qe do tė jetė shkas pėr njė beteje te pergjakshme ndermjet nesh dhe atyre.Ato janė beteja te mėdha te cilat po bėhen pergatitjet kėto ditė ndermjet aleancave te mėdha dhe nėnshkrimin e marreveshjeve tė ndryshme ndermjet shteteve tė ndryshme.Kėtė beteje e kanė njohur te gjithė dhe fillimi i saj ėshtė i pritur.Dalimet janė ne datėn e fillimit te saj dhe shkas pėr kėtė janė informatat e shumta ne duart e atyre te cilėn merren me kėtė problematike, edhe te muslimanet dhe tek jomuslimanet.Ne saktė nuk mund ta pėrcaktojmė se kur ajo do ndodhė, port hemi se ajo do ndodhė shumė shpejt.Tė jeni te sigurtė se lajmi pėr fillimin e asaj beteje do tė vis hume shpejt.I falenderuar qoftė Allahu.

Sabri Selmani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 03-01-2008, 15:26
Minifotoja e anetarit dardanasja
I/e Sapoardhur
 
Reg: 01-01-08
Postime: 1
Kryesore

Pershendetje per te gjithe antaret e forumit parajsa
Jam nje anetare e re dhe ju pergezoj per keto tema shum te qelluara qe ka nevoj te trajtojtohen
kisha dashur te shtoj edhe disa shenja qe lajmerojn fundin e botes apo Diten e Kijametit

Dalja e dexhallit i cili do te rri ne toke per 40 dite
Paraqitja e jexhuxh-mexhuxheve
Lindja e diellit nga perendimi (prej atehere nuk dot bej me dobi pendimi )
Kthimi i profetit Isa ne toke
Shenjimi i njerzve besimtar dhe jobesimtar nga nje kafsh
Era qe dot fryej e tiu mar shpirtin besimtareve (per tmos e perjetuar diten e kiametit )
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:13.




Parajsa Shqiptare