Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Dilemat me te cilat perballen Rinia

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-06-2006, 10:21
Minifotoja e anetarit SmArTs_WAY
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-06-06
Lokalizimi: Maqedoni
Postime: 7
Kryesore Dilemat me te cilat perballen Rinia

Dilemat me tė Cilat Pėrballen Rinia
Nga Dijetari Muhamed Salih el-Uthejmin [Allahu e meshirofte]



Hyrje

I tėrė lavdėrimi i takon Allahut. Ne e lavdėrojmė dhe e madhėrojmė Atė. Prej Tij kėrkojmė ndihmė dhe falje dhe Atij i kthehemi. Kėrkojmė strehim nga e keqja brenda nesh dhe prej veprave tona tė kėqija. Atė qė Allahu e udhėzon, askush s’mund ta humbė; atė qė Allahu e humb, askush s’mund ta udhėzojė. Dėshmoj se s’ka tė denjė pėr adhurim pėrveē Allahut, i Cili ėshtė njė, dhe s’ka ortak. Dėshmoj se Muhamedi, salallahu alejhi ue selam, ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Allahu i dhuroftė Durud (bekimet e Tija mė tė mira) atij dhe familjes sė tij, si dhe shoqėruesve dhe atyre tė cilėt i pasuan ata me shkėlqesi.


Ėshtė njė kėnaqėsi e posaēme pėr mua qė t’ua prezentoj vėllezėrve tė mi njė problem mjaft serioz, jo vetėm pėr shoqėrinė Islame por pėr ēdo shoqėri, dhe ky ėshtė problemi me tė cilėn pėrballen tė rinjtė e kėsaj epoke. Zemrat e rinisė janė tė sėmura me probleme psikologjike, tė cilat nganjėherė i bėjnė ata tė parehatshėm me jetėn, dhe ata e shpenzojnė energjinė e tyre duke u pėrpjekur qė tė lirohen nga kėto vėshtirėsi dhe ta largojnė kėtė dhimbje. Largimi i vėshtirėsisė kurrė s’do tė zė vend, pėrveē me Din (fe) dhe me karakterin nė tė cilin gjindet forcimi i shoqėrisė dhe pėrmirėsimi i kėsaj bote dhe Jetės sė Pėrtejme. Me kėtė (fe dhe karakter), do tė zbresin mirėsia dhe bekimet ndėrsa e keqja dhe fatkeqėsitė do tė pėrfundojnė.


Vendet nuk pėrparojnė, pėrveē me ndihmėn e qytetarėve tė vet dhe feja nuk pėrfiton, pėrveē me pasuesit e vet. Kur pasuesit e Islamit tė ngrihen pėr tė, Allahu do t’i ndihmojė ata pavarėsisht se sa armiq i kanė ata. Allahu i Madhėrishėm thotė:


“O ju qė besoni, nėse ju e ndihmoni kauzėn e Allahut, Ai do t’ju ndihmojė juve dhe do t’ua forcojė kėmbėt tuaja (kundėr armikut tuaj), dhe ata qė mohuan - tė mjerėt ata; veprat e tyre janė tė kota.” [47:7,8]


Nėse feja s’mund tė forcohet pėrveē me pasuesit e saj, atėherė ėshtė e domosdoshme pėr ne, pasuesit e Islamit dhe bajraktarėt e saj, qė sė pari ta forcojmė vetet tona ashtu qė tė bėhemi tė denjė pėr udhėheqje dhe udhėzim. Ėshtė imperativ qė tė mėsojmė nga Libri i Allahut (Kur’ani) dhe Sunetit i tė Dėrguarit tė Tij, salallahu alejhi ue selam, gjė qė do tė na pajis pėr fjalim, vepėr, udhėzim dhe thirrje. Kjo do tė na mundėsoj qė t’i bartim armėt e udhėzimit tė Islamit te tė gjithė ata tė cilėt e kėrkojnė tė vėrtetėn dhe po ashtu tė pėrdoren kundėr tė gjithė atyre tė cilėt e kėrkojnė tė pavėrtetėn.


Pastaj, ėshtė e domosdoshme pėr ne qė ta zbatojmė tėrė atė qė e kemi mėsuar nga Kur’ani dhe Suneti, nė bazė tė Imanit (besimit), bindjes, dhe sinqeritetit. Karakteristika jonė s’duhet tė jetė vetėm ajo e tė folurit, sepse nėse tė folurit nuk pėrkrahet me vepėr, efektet e saja s’do tė shtrihen pėrtej folėsit dhe kjo e folur do tė ketė efekt tė kundėrt:


“O ju qė besoni, pse e flitni atė tė cilėn nuk e punoni. Ėshtė shumė e urrejtur nė shikimin e Allahut qė ju ta thoni atė qė nuk e praktikoni.” [61:2-3]


Ėshtė mė se e pėrshtatshme pėr ne qė tė nisemi nė fillim dhe tė mendojmė pėr rininė tonė dhe mendimet e veprat e tyre, ashtu qė t’i shtojmė ato tė cilat janė tė mira dhe t’i pėrmirėsojmė ato tė cilat janė tė gabuara. Sepse, rinia e sotme janė njerėzit e sė nesėrmes dhe ata janė fundamenti nė tė cilin populli i ardhshėm do tė ngrihet. Mu pėr kėtė shkak, teksti i Sheriatit (Ligjit Islamik) inkurajon qė rinisė t’i japim interesimin qė i takon dhe t’i drejtojmė ata nė atė qė ėshtė e mirė dhe korrekte. Ata janė baza e Umetit prej tė cilėve do tė ndėrtohet e ardhmja e tij, dhe nėse reformimi i tyre ėshtė i bazuar nė shtyllat e forta tė fesė dhe karakterit, do tė ketė njė tė ardhme tė shkėlqyer pėr kėtė Umet, nėse do Allahu.



Njė vėshtrim i shkurtėr nė rininė


Nėse e kontrollojmė rininė pėr sė afėrmi, pėr ne do tė jetė e mundur qė tė konkludojmė se rinia nė pėrgjithėsi ėshtė tri llojesh: Rinia e udhėzuar drejt, rinia e devijuar apo perverte, dhe rinia e cila ėshtė nė konfuzion (nė mes tė mirės dhe sė keqes).


Lloji i parė

Rinia e udhėzuar drejt janė: Rinia e cila beson bindshėm nė tėrė atė qė nėnkupton Kelimeti (dėshmia/shahadeti). Ata bindshėm besojnė nė Fenė e tyre. Imani (Besimi) ėshtė i dashur pėr ta dhe ata janė tė kėnaqur dhe tė mjaftuar me Imanin e tyre. Ata e konsiderojnė mėsimin e Islamit si dobi, ndėrsa privimin nga ajo si njė humbje tė madhe.


Rinia e cila e adhuron Allahun sinqerisht. Ata e adhurojnė vetėm Allahun, i Cili s’ka ortak.


Rinia e cila pason tė Dėrguarin e Allahut, Muhamedin, salallahu alejhi ue selam, praktikisht nė tė folurit e tyre dhe vepra, sepse ata besojnė se ai ėshtė i Dėrguar i Allahut dhe udhėheqės i tė gjithė tė dėrguarve.


Rinia e cila e falė namazin nė mėnyrė tė pėrsosur, sipas mundėsive mė tė mira tė tyre. Sepse, ata besojnė nė dobinė dhe vlerėn fetare, tokėsore dhe sociale, qė gjindet nė namaz dhe pasojat e rrezikshme nga neglizhimi i namazit pėr individin dhe popullin.


Rinia e cila u jep plotėsisht zekatin atyre tė cilėt e meritojnė atė, sepse ata besojnė se Zekati i pėrmbush nevojat e Islamit dhe se ai ėshtė njėra prej pesė shtyllave tė Islamit.


Rinia e cila agjėron gjatė muajit tė Ramazanit. Ata e ndalojnė veten e tyre nga dėshirat dhe mallet, qoftė verė apo dimėr, sepse ata besojnė se veprat janė pėr kėnaqėsinė e Allahut. Kėshtu, ata i dhėnė pėrparėsi asaj e cila e kėnaq Allahun mbi atė tė cilėn ata e dėshirojnė.


Rinia e cila ekzekuton detyrėn obligative tė Haxhit (Pelegrinazhit) nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut, sepse ata e duan Allahun. Ata e duan Shtėpinė e Allahut dhe kanė dėshirė qė tė shkojnė nė vendet e mėshirės dhe faljes sė Tij, dhe tė bashkėpunojnė me vėllezėrit e tyre tė cilėt vijnė nė kėto vende.



Rinia e cila beson nė Allahun, i Cili ėshtė Krijuesi i tyre dhe krijuesi i qiejve dhe i secilit. Sepse, ata shohin prej shenjave tė Allahut atė, e cila nuk lė kurrfarė dyshimi nė ekzistencėn dhe qenien e Allahut, qoftė edhe vetėm pėr njė moment. Ata shohin nė kėtė gjithėsi tė gjerė unike, nė formėn dhe sistemin e gjithėsisė, atė e cila qartė tregon nė ekzistencėn e krijuesit tė saj dhe fuqinė totale dhe urtėsinė e plotė tė Tij, sepse s’ėshtė e mundur pėr kėtė gjithėsi qė tė shfaqet nė ekzistencė vetvetiu, e as qė ėshtė e mundur pėr tė qė tė shfaqet rastėsisht nė ekzistencė. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se gjithėsia ishte e paqenė para se tė nxirrej nė ekzistencė, dhe ajo qė ėshtė e paqenė s’mund tė sjellė diēka nė ekzistencė, sepse ajo vetė ėshtė inekzistente.


S’ėshtė e mundur qė gjithėsia doli nė ekzistencė rastėsisht, sepse ajo ka njė sistem unik tė organizuar mirė, i cili nuk ndėrron apo luhatet nga procedura e paracaktuar pėr tė.


&#x201CJu kurrė s’do tė gjeni ndonjė devijim nė sistemin e Allahut.” [33:62]


&#x201CJu kurrė s’do tė gjeni ndonjė ndryshim nė sistemin e Allahut.” [35:43]


“Ju s’do tė shihni nė krijimin e Hirplotit ndonjė mungesė harmonie. Pra, kthejeni shikimin tuaj prapė, a shihni ndonjė thyerje? Pastaj kthejeni shikimin tuaj prapė, pėr herė tė dytė; shikimi juaj do t’ju kthehet i topitur dhe nė njė gjendje tė lodhur.” [67:3-4]


Fakti se kjo gjithėsi e ka njė sistem unik tė organizuar mirė, e parandalon tė qenit e ekzistencės sė saj rastėsi. Ajo qė ėshtė e rastėsishme nė ekzistencė, po ashtu do ta ketė njė sistem tė rastėsishėm i cili ka gjasa tė ndryshojė apo tė ērregullohet nė njė periudhė tė shkurtėr kohore.


Rinia e cila beson nė engjėjt e Allahut, sepse Allahu ka dhėnė informacione nė lidhje me ta (engjėjt) nė librin e Tij dhe i Dėrguari, salallahu alejhi ue selam, ka dhėnė informata nė lidhje me ta nė Sunet (traditė). Kur’ani dhe Suneti i shpjegojnė kualitetet e tyre, adhurimin e tyre dhe punėt e tyre ndaj tė cilave ata mbahen tė paepur pėr tė mirėn e krijimit. Kjo qartė thekson ekzistencėn e engjėjve.


Rinia e cila beson nė Librat e Allahut. Allahu ua shpalli kėto libra tė Dėrguarve tė Tij si njė burim tė udhėzimit pėr krijimin pėr nė rrugėn e drejtė. S’ėshtė e mundur pėr mendjen e njeriut qė ta kuptojė ngatėrresėn e adhurimit dhe jetės shoqėrore, pėrveē me librat e Allahut.


Rinia e cila beson nė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Allahut, tė cilėt Allahu ia ka dėrguar krijimit tė Tij qė t’i thėrret ata nė tė mirėn dhe t’i urdhėrojė ata pėr tė mirėn dhe t’i ndalojė ata nga e keqja, ashtu qė njerėzit tė mos kenė ndonjė dėshmi kundėr Allahut pasi qė Ai t’i ketė dėrguar pejgamberėt. I Dėrguari i parė qe Nuhu, alejhi ue selam, kurse i dėrguari i fundit qe Muhamedi, salallahu alejhi ue selam.


Rinia e cila beson nė Ditėn e Fundit, nė tė cilėn njerėzit do tė ringjallen pasi tė vdesin, ashtu qė ata tė shpėrblehen pėr veprat e tyre. Kushdo qė e vepron njė tė mirė sa grimca e atomit, do ta korrė atė; kushdo qė bėn keq sa grimca e atomit, do ta korrė atė. Kjo ėshtė pasoja e kėsaj bote, pėrndryshe ēfarė do tė ishte dobia e jetės dhe ēfarė ėshtė dobia e jetės po qė se nuk ka ditė pėr krijimin nė tė cilėn bėrėsi i tė mirės do tė shpėrblehet pėr tė mirėn e tij, dhe autori i sė keqes tė dėnohet pėr tė keqen e tij.


Rinia e cila beson nė paracaktimin e sė mirės dhe tė keqes. Kėshtu, ata besojnė se ēdo gjė ėshtė vendim i Allahut dhe paracaktimi hyjnor i Tij. Kjo ėshtė pavarėsisht besimit tė tyre nė shkaqet dhe pasojat e ndėrlidhura tė tyre, dhe se pėr tė dyjat, tė mirėn dhe tė keqėn, ka mėnyra.


Rini e cila ngjitet pėr kėshillėn e Allahut, tė Dėrguarit tė Tij, udhėheqėsve tė Muslimanėve, dhe masės sė pėrgjithshme. Ata bashkėveprojnė me Muslimanėt me ēiltėrsi dhe transparencė – mėnyra e cila ėshtė e obliguar pėr ta. Ata nuk ēorientojnė, mashtrojnė e as qė fshehin ndonjė gjė.


Rinia e cila thėrret nė Allahun me mendjehollėsi/depėrtim tė thellė, nė pajtim me mėnyrėn tė cilėn Allahu e ka parashtruar nė librin e Tij.


&#x201CThirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshillė tė shėndoshė, dhe debato me ta nė mėnyrė tė pėrshtatshme.” [16:125]


Rinia e cila urdhėron nė tė mirėn dhe ndalon nga e keqja, sepse ata besojnė se nė kėtė gjindet suksesi i njė populli.


“Ju jeni populli mė i mirė i ngritur pėr udhėzimin e njerėzimit. Ju urdhėroni pėr tė mirėn dhe ndaloni nga e keqja, dhe ju keni besim tė plotė nė Allahun.” [3:110]


Rini e cila pėrpiqet nė ndryshimin e sė keqes nė mėnyrėn e vendosur nga i Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam: “Kushdo prej jush qė e sheh njė tė keqe, ai duhet ta ndryshojė atė me dorėn e tij. Nėse s’ka fuqi qė ta bėjė kėtė, atėherė ai duhet ta ndryshojė atė me gjuhėn e tij. Nėse s’ka mundėsi as pėr kėtė, atėherė ai duhet ta ndryshojė atė me zemrėn e tij (duke planifikuar ērrėnjosjen e kėsaj tė keqeje).” (Hadith)


Rini e cila e flet tė vėrtetėn dhe e pranon tė vėrtetėn, sepse e vėrteta ēon nė tė mirėn dhe e mira ēon nė Parajsė. Personi do tė vazhdojė tė jetė i sinqertė dhe ta pasojė tė vėrtetėn derisa ai e dėshiron pėr vėllanė e tij (Musliman) atė qė e dėshiron pėr vete.


Adoleshenti i cili ėshtė i ditur pėr pėrgjegjėsitė e veta ndaj Allahut dhe popullit tė tij. Ai gjithmonė pėrpiqet pėr tė mirėn e fesė sė tij, popullit dhe atdheut tė tij, duke qėndruar larg egoizmit dhe larg nga tė dhėnit pėrparėsi tė mirės personale nė llogari tė sė mirės sė tė tjerėve.


Adoleshenti i cili pėrpiqet pėr kėnaqėsinė e Allahut dhe me ndihmėn e Allahut nė rrugė tė Allahut. Ai pėrpiqet me sinqeritet pa mburrje apo dėshirė pėr reputacion. Ai godet me ndihmėn e Allahut pa u krekosur dhe pavarėsisht nga fuqia dhe mundėsia e tij. Ai pėrpiqet nė rrugė tė Allahut pėr ngritjen e fesė sė tij pa i tejkaluar kufijtė dhe pa shkujdesje. Ai pėrpiqet me gjuhėn e tij, dorėn dhe pasurinė nė mėnyrėn tė cilėn e kėrkojnė nevojat e Islamit dhe Muslimanėve prej tij.


Rini e cila ka karakter dhe fe, kėshtu qė ata janė mė karakter tė rafinuar, fe, tė butė, liberalė, me mendje tė fisnikėruar, me zemėr tė pastėr, tė qėndrueshėm, dhe tė vendosur. Ata nuk e humbin ēfarėdo rasti e as qė lejojnė qė dhembshuria t’ua mbizotėrojė intelektin dhe nevojėn pėr reformim.


Adoleshenti i cili ėshtė sistematik. Ai punon me urtėsi dhe qetėsi, duke qenė i vendosur dhe i shkėlqyer nė punėn e tij. Ai nuk e humb asnjė rast, por nė vend tė kėsaj preokupohet me punė e cila ėshtė e dobishme pėr tė dhe popullin e tij.


Sė bashku me kėtė, ky adoleshent e ruan fenė e tij, karakterin dhe sjelljen. Kėshtu, ai ėshtė skajshmėrisht i larguar prej kėtyre kualiteteve tė cilat e kundėrshtojnė kėtė, si kufri (mosbesimi), femohimi, padrejtėsia, mosbindja, karakteri i ulėt dhe raportet e kėqija reciproke.


Kėto lloje tė rinisė janė krenari e popullit dhe simbol i prosperitetit dhe fesė sė tij. Kėta janė rini e cila do ta arrijė tė mirėn e kėsaj bote dhe Jetės sė Pėrtejme. Ata janė rinia e cila shpreson se Allahu me mėshirėn e Tij, do tė korrigjojė prishjen nė mesin e Muslimanėve dhe do ta ndriēojė shtegun shpirtėror tė kėrkuesit tė sė vėrtetės.



Lloji i dytė

Lloji i dytė i adoleshentit ėshtė ai i cili ėshtė i degjeneruar nė besimin e tij, i papėrgjegjshėm pėr sjelljen e tij, vetė i devijuar, i zhytur nė ves; ai nuk e pranon tė vėrtetėn prej askujt e as qė pėrmbahet nga e pavėrteta, dhe ai ėshtė vetiak nė sjelljen e tij. Ai ėshtė adoleshent i cili ėshtė kokėfortė. Ai nuk i dorėzohet tė vėrtetės e as qė e refuzon tė pavėrtetėn. Ai nuk kujdeset pėr neglizhimin e tij ndaj tė drejtave tė njerėzve e as pėr tė drejtat e Allahut. Ai ėshtė adoleshent konfuz i privuar nga objektiviteti nė tė menduarit dhe sjelljen e tij. Gjithashtu, atij i mungon balancimi nė tė gjitha ēėshtjet e tija.


Adoleshenti i cili ėshtė i fryrė me mendimin e vet, thua se e vėrteta rrjedh nga gjuha e tij. Ai, nė mendimin e vet, ėshtė i pastėr nga fatkeqėsitė derisa tė tjerėt janė burim i gabimeve dhe rrėshqitjeve pėrderisa ata e kundėrshtojnė mendimin e tij.


Adoleshenti i cili ėshtė larguar nga rruga e drejtė nė fenė e tij dhe normat e pranuara tė sjelljes. E keqja e kėsaj sjelljeje i ėshtė bėrė joshėse atij, prandaj ai e konsideron atė vyrtyt. Ai ėshtė humbėsi mė i madh nė lidhje me veprat e veta. Kėta janė ata, pėrpjekjet e tė cilėve janė humbur nė kėtė jetė, derisa ata supozojnė se janė duke bėrė mirė.


Ai ėshtė ogur djallėzor pėr veten e tij dhe njė fatkeqėsi pėr shoqėrinė e tij; ai i cili e shtyen popullin e tij drejt nivelit mė tė ulėt. Ai ėshtė pengesė nė mes popullit tė tij dhe bujarisė e respektit tė tyre, ndikim vdekjeprurės, i vėshtirė qė tė trajtohet – pėrveē nėse do Allahu. Allahu ka pushtet mbi ēdo gjė.



Lloji i tretė

Lloji i tretė i adoleshentit ėshtė ai i cili ėshtė konfuz dhe i dyshimtė. Ai e njeh tė vėrtetėn dhe ėshtė i kėnaqur me tė. Ai jeton nė njė shoqėri tė mbrojtur, por dyert e sė keqes i janė hapur atij nga ēdo drejtim. Kjo ka krijuar dyshim nė besimet e tija, devijim nė sjelljen e tij, dobėsi nė tė vepruarit e tij, njė bastisje nga praktikat e njohura dhe njė influks tė rrenave tė ndryshme. Kėshtu, ai ėshtė nė mendime dhe hulumtim tė brendshėm tė pėrhershėm. Tė kundėrshtuarit e kėtij influksi apo lėvizjeje (tė sė pavėrtetės) ėshtė pasiguri. Ai nuk e di se a gjindet e vėrteta nė ideologjitė tė cilat mbizotėrojnė apo nė rrugėn e paraardhėsve tė devotshėm tė tij dhe nė shoqėrinė e ruajtur tė tij. Kėshtu, pra, ai ėshtė nė dyshim – nganjėherė ai pajtohet qė ta preferojė njėren anė dhe nganjėherė tjetrėn, sipas fuqisė sė influksit tė kėtyre mendimeve.


Ky lloj i adoleshentit ėshtė pasiv nė jetėn e tij. Ai ka nevojė pėr forcė joshėse, e cila do ta udhėzojė atė drejt bashkėmbylljes sė tė vėrtetės dhe shtegut tė sė mirės. Sa do tė ishte lehtė sikur Allahu ta pregadiste njė person i cili e thėrret atė nė tė mirėn, i cili ėshtė i urtė, i ditur dhe me qėllime tė mira!


Ky lloj i adoleshentėve gjindet me shumicė. Ata e arrijnė njė njohuri sipėrfaqėsore tė edukatės Islame por nė anėn tjetėr ata marrin shumė mė shumė dituri sekulare, e cila ėshtė nė kundėrshtim me bazat e fesė nė realitet apo nė supozimet e saja. Kėshtu qė ata janė tė pambrojtur nė mes dy kulturave. Pėr ta ėshtė e mundshme qė ta fitojnė lirinė nga kjo paaftėsi, duke e vendosur vetveten mbi edukimin Islamik dhe duke e marrė kėtė edukim nga burimet origjinale tė tija – Librin e Allahut (Kur’ani) dhe Sunetin (traditat) e Muhamedit, salallahu alejhi ue selam, afėr Dijetarėve tė devotshėm – dhe kjo s’ėshtė vėshtirė pėr ta.



Devijimi i rinisė dhe problemet e tyre


Arsyet pėr devijimin dhe vėshtirėsitė e rinisė janė tė shumta dhe ato ndryshojnė. Njeriu, gjatė periudhės sė rinisė, nė njė masė tė madhe ėshtė nė njė proces tė zhvillimit trupor, proceseve mendore dhe mendjes, sepse kjo ėshtė etapa e rritjes, gjatė sė cilės ai i nėnshtrohet ndryshimeve rapide. Nė kėtė etapė ėshtė me rėndėsi tė madhe qė mjetet e vetėkontrollimit tė janė tė pėrgatitura pėr tė, tė ēiftėzuara me udhėheqje tė urtė, qė ta drejtojnė atė pėr nė rrugėn e drejtė.


Prej shkaqeve tė rėndėsishme pėr kėtė prapakthim janė kėto qė vijojnė:


1. Kotėsia: Kotėsia ėshtė pafuqi e cila i vret proceset mendore, mendjen dhe fuqinė e trupit, sepse trupi pėrherė ka nevojė pėr lėvizje dhe punė. Kur trupi ėshtė nė kotėsi, mendimet bėhen tė topitura dhe mendja dobėsohet, lėvizjet trupore dobėsohen dhe insinuatat djallėzore dhe mendimet e kėqija formohen nė zemėr. Shumė herė krijohet njė qėllim i neveritur si rezultat i kėsaj shtypjeje, e cila ishte pasojė direkte e kotėsisė. Shėrimi nga ky problem ėshtė ajo se adoleshenti duhet tė pėrpiqet nė arritjen e punės e cila i pėrshtatet atij, siē ėshtė leximi, biznesi, apo tė shkruajturit e cila pastaj bėhet pengesė nė mes tij dhe kotėsisė sė tij. Ėshtė e domosdoshme qė ai tė bėhet anėtar stabil i shoqėrisė, duke punuar nė shoqėrinė e tij pėr vetveten dhe pėr tė tjerėt.


2. Largimi dhe ftohja nė mes rinisė dhe anėtarėve tė vjetėr tė familjes apo nė mes rinisė dhe tė tjerėve: Ne shohim disa tė vjetėr tė cilėt e dėshmojnė devijimin nė rininė e tyre por ata ngurrojnė, janė tė dekurajuar dhe tė paaftė qė t’i forcojnė ata dhe tė pavarur prej reformimit tė tyre. Rezultat i kėsaj ėshtė urrejtja ndaj kėsaj rinie, ndarja prej tyre dhe qėndrimi indiferent ndaj gjendjes sė tyre, qoftė gjendja e tyre ajo e devotshmėrisė apo e ēoroditjes. Nganjėherė ata marrin vendim nė lidhje me tė gjithė rininė, i cili shpjegohet me njė pėrshtypje boshe tė rinisė nė pėrgjithėsi. Kjo e ndanė komunitetin, me ē’rast rinia dhe tė vjetrit e tyre fillojnė tė shikohen ndėrmjet veti me sytė e pėrbuzjes. Kjo ėshtė njėra prej rreziqeve mė tė mėdha qė mund ta perfshijė shoqėrinė njerėzore. Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė ajo se rinia dhe tė vjetrit e tyre duhet tė bėjnė pėrpjekje qė ta ērrėnjosin kėtė ftohje nė mes tyre dhe t’i besojnė secilit, sepse shoqėria, bashkė me rininė dhe tė vjetrit e saj, ėshtė sikurse njė trup; kur njė pjesė e tij shpėrbėhet, ajo ēon nė shpėrbėrjen e tėrė trupit. Ėshtė obligim pėr tė vjetrit qė ata tė mendojnė thellė pėr pėrgjegjėsitė nė lidhje me reformimin e rinisė dhe ta largojnė kėtė dėshpėrim infektues nga zemrat e tyre, sepse Allahu ka pushtet mbi ēdo gjė. Sa njerėz tė prishur Allahu nuk i ka udhėzuar, e qė mė pas ata u bėnė fenerė tė udhėzimit dhe thirrės nė reformė? Ėshtė me rėndėsi pėr rininė qė ata tė ushtrojnė respekt, kosideratė pėr mendime dhe pranim tė udhėzimit nga tė vjetrit e tyre, tė cilėt i kanė pėrjetuar realitetet e jetės tė cilat kėta tė rinj nuk i kanė pėrjetuar. Kur urtėsia e tė vjetėrve tė takohet me forcėn e rinisė, shoqėria do tė prosperojė me vullnetin e Allahut.


3. Bashkimi me njerėz tė devijuar e tė prishur dhe shoqėrimi me ta. Kjo ka ndikim tė madh nė mendjen, tė meduarit dhe mėnyrat e rinisė. Pėr kėtė arsye, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ėshtė transmetuar tė ketė thėnė: “Personi ėshtė nė fenė e shokut tė tij. Pra, secili nga ju duhet tė kujdeset nė ēėshtjen se kė e shoqėron ai.” Ai, salallahu alejhi ue selam, po ashtu tha: “Shembulli i shokut tė keq ėshtė si shembulli i farkėtarit i cili pėrdorė furrėn: ose ju do t’i digjni teshat nė shoqėrimin e tij, ose do tė pėrjetoni njė kundėrmim tė rėndė.” (Hadith) Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė ai se adoleshenti duhet tė zgjedhė pėr shoqėrimin e tij ata tė cilėt janė tė mirė dhe inteligjentė, ashtu qė ai tė pėrfitojė nga virtyti i tyre, mėnyrat e reformuara dhe inteligjenca. Ai duhet ta vlerėsojė gjendjen dhe reputacionin e tyre para se t’i shoqėrojė ata. Nėse ata janė njerėz tė karakterit, virtytit, fesė korrekte dhe me reputacion tė mirė, atėherė shoqėroni ata. Nėse ata nuk i posedojnė kėto kualitete, atėherė ėshtė obligim qė tė largohen prej tyre, qė tė mos mashtrohen me tė folur tė ėmbėl dhe paraqitje tė mirė tė jashtme. Kjo ėshtė mashtrim dhe devijim. Kjo rrugė pėrshkohet nga njerėz tė kėqinj qė mundohen t’i tėrheqin mendjelehtit me qėllim qė ta shtojnė turmėn e tyre dhe ta fshehin gjendjen e keqe tė tyre. Njė poet e ka thėnė kėtė mė sė miri: Provoji njerėzit kur tė kesh qėllimin qė t’i shoqėrosh ata, shqyrtoji dhe studioji punėt e tyre.


4. Leximi i retorikės, broshurave dhe revistave tė cilat krijojnė dyshim nė fenė e personit dhe nė besimet e tija. Kjo e tėrheq personin drejt abrogimit tė karakterit virtuoz dhe e ēon atė nė kufėr (mosbesim) dhe ves. Kjo veēanėrisht ėshtė e vėrtetė kur adoleshenti nuk posedon edukim tė thellė fetar dhe mendim akut (tė mprehtė), me anė tė cilit ai mund tė dallojė nė mes tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, dobisė dhe dėmit. Leximi i kėtyre llojeve tė librave plotėsisht turbullon, sepse ato ngulitin njė kėnaqėsi tė rrejshme nė mendjet dhe tė menduarit e rinisė pa kufizime. Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė se ai duhet tė qėndrojė larg nga kėto libra dhe tė lexojė libra tjera tė cilat do tė mbjellin nė zemrėn e tij dashuri pėr Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, salallahu alejhi ue selam, realitetin e Imanit dhe veprave tė mira. Pa dyshim se brendėsia e tij do ta tėrheqė atė nė kėto libra, tė cilat ai i deshi paraprakisht, dhe e bėn atė tė ndihet i pakėnaqur me punime tjera tė dobishme. Kjo ėshtė e ngjashme me pozitėn e atij personi i cili ndeshet me brendėsinė e vet qė ta vendosė dėgjueshmėrinė ndaj Allahut nė jetėn e tij, por shpirti i tij rrebelohet dhe pėrfshihet nė kotėsi dhe gėnjeshtra. Libri mė i rėndėsishėm dhe mė i dobishėm ėshtė libri i Allahut dhe ato tė cilat i kanė shkruar dijetarėt me transmetim korrekt. Njėlloj edhe Suneti i tė Dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ue selam, pastaj ajo tė cilėn njerėzit e diturisė e kanė shkruar duke e nxjerrur prej kėtyre dy burimeve apo me tė kuptuarit e thellė.


5. Pėrshtypja e disa tė rinjėve se Islami ėshtė shkurtim i lirisė dhe pėrmbajtje e forcės. Ata largohen nga Islami duke e konsideruar atė si retrograd dhe pengesė nė mes atyre dhe progresit. Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė qė tė hiqet velloja e realitetit tė Islamit nga kėta tė rinj tė cilėt janė injorantė ndaj realitetit tė tij pėr shkak tė popullit tė gabuar tė tyre, diturisė sė pamjaftueshme, apo tė dyjave. Islami nuk e kufizon lirinė por ai ėshtė rregullator dhe kanalizim korrekt pėr tė, deri nė atė masė saqė liria e njėrit person nuk ndeshet me lirinė e personit tjetėr. Liria e pėrgjithshme ēon nė kaos dhe erupcion. Pėr kėtė arsye urdhėrat e fesė quhen Hudud (kufij). Nėse urdhėri ėshtė njė prej ndalesave, Allahu thotė: “Ata janė kufijtė e vendosur nga Allahu, mos ju afroni atyre.” [2:187] Nėse ėshtė njė prej miratimeve, Allahu Te’ala thotė: “Kėta janė kufijtė e vendosur nga Allahu, mos i shkelni ata.” [2:229] Ky ėshtė dallimi nė mes kufizimit (e cila ėshtė pėrshtypja e disave) dhe kontrollit dhe udhėzimit tė cilin e ka vendosur mė i Urti, i Gjithėdijshmi Allah, pėr robėrit e vet. Pėr kėtė problem nuk ka bazė, sepse sistematizimi ėshtė njė realitet nė tė gjitha fushat dhe njeriu nga natyra ėshtė i nėnshtrueshėm ndaj kėtij realiteti sistematik. Ai ėshtė i nėnshtrueshėm ndaj presionit tė urisė dhe etjes, dhe ndaj sistemit tė ushqimit dhe pijes sė tij sa i pėrket kuantitetit, kualitetit dhe llojit, ashtu qė ta ruajė trupin e tij dhe shėndetin e tij. Ai nė mėnyrė tė njėjtė i nėnshtrohet edhe sistemit tė shoqėrisė sė tij, duke u mbajtur me zakonet e qytetit tė tij nė banim, veshje dhe modele tė transportit. Nėse ai nuk nėnshtrohet ndaj kėsaj, ai do tė konsiderohet si abnormal dhe do tė trajtohet nė mėnyrėn nė tė cilėn trajtohen njerėzit e ēuditshėm. Jeta plotėsisht ėshtė nėnshtrim ndaj kufijve tė specifikuar, ashtu qė ēdo gjė pėrparon sipas qėllimit tė caktuar tė tij. Ky nėnshtrim ėshtė pėr rendin e shoqėrisė, d.m.th. nėnshtrimi i cili ėshtė i domosdoshėm pėr reformimin e shoqėrisė dhe parandalimin e anarkisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėnshtrimi ndaj sistemit tė Sheriatit nėnkupton atė e cila ėshtė e domosdoshme pėr reformimin e popullit. Pra, si mund tė mėrziten njerėzit me tė dhe tė mendojnė pėr tė se ėshtė kufizim i lirisė? Vėrtet, kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe dhe njė supozim djallėzor i pa bazė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, Islami s’ėshtė shuarje e aftėsive. Ai ėshtė njė sferė e gjerė pėr tė gjitha forcat. Islami thėrret nė mendim qė njeriu tė sodisė, dhe mendja e mendimet e tija tė rriten. Allahu thotė: “Thuaj: O Muhamed, unė ju kėshilloj vetėm nė njė gjė, qė ju tė qėndroni nga dy dhe vetėm e pastaj tė mendoni.” [34:46] dhe Allahu thotė: “Thuaj: O Muhamed, shikoni se ēfarė ka nė qiej dhe tokė.” [10:101] Islami nuk e kufizon veten nė tė thirrurit nė soditje dhe nė tė menduarit e thellė, por i dėnon ata qė nuk mendojnė, nuk vėshtrojnė dhe nuk sodisin. Allahu thotė: “A nuk pėrfillin ata sundimin e qiejve dhe tokės, dhe gjėrat qė i ka krijuar Allahu?” [7:185] Allahu thotė: “A nuk menduan ata thellė pėr veten e tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt dhe tokėn dhe atė ēka ka nė mes tyre, pėrveēse me tė vėrtetėn.” [30:8] Dhe Allahu Te’ala thotė: “Dhe atij tė cilit ne i japim moshė tė vjetėr, Ne e kthejmė atė prapa nė krijim (duke e bėrė atė qė t’i kthehet dobėsisė pas forcės). A nuk mendoni?” [36:68]


Urdhėri pėr vėshtrim dhe soditje e hap fuqinė e mendjes dhe mendimeve. Pra, si mund tė thonė disa njerėz se ai (Islami) i kufizon mundėsitė? E tmerrshme ėshtė fjala tė cilėn e thonė ata; ata vetėm gėnjejnė. Islami ka legalizuar pėr njerėzit e vet tė gjitha kėnaqėsitė nė tė cilat s’ka dėm pėr individin, as fizikisht as mentalisht apo shpirtėrisht. Islami e ka autorizuar ngrėnien dhe pirjen e tė gjitha gjėrave tė pastra: “O ju qė besoni, hani prej gjėrave tė mira me tė cilat Ne u kemi furnizuar dhe falėnderoni Allahun.” [2:172] Allahu thotė: “Hani e pini e mos shpėrdoroni. Ai nuk i do ata qė shpėrdorojnė.” [7:31] Islami ka legalizuar tė gjitha veshjet sipas kėrkesave tė urtėsisė dhe natyrės: “O fėmijėt e Ademit! Ne kemi krijuar pėr ju veshje qė tė fshehim turpin tuaj dhe njė paraqitje tė shkėlqyer. Po veshja e dėvotshmėrisė ėshtė mė e mira.” [7:26] Allahu Te’ala thotė: “Thuaj: O Muhamed, kush i ka ndaluar bukuritė (dhuratat) e Allahut tė cilat Ai i ka prodhuar pėr robėrit e Tij dhe gjėrat e pastra (tė cilat Ai i ka prodhuar) si mjete jetese? Thuaj, ato nė kėtė botė janė pėr ata tė cilėt besojnė, dhe vetėm pėr ta nė Ditėn e Gjykimit.” [7:32] Ai e ka autorizuar kėnaqėsinė e gruas me nikah (martesė) legjitime: Allahu Te’ala thotė: “Martohuni me gratė tė cilat i dėshironi, me dy, tri, apo katėr. Por nėse frikoheni se s’do tė jeni tė drejtė ndaj tyre, atėherė vetėm njė.” [4:3] Nė fushėn e ekonomisė, Islami nuk i ka shuar aftėsitė e njerėzve tė tij por ka legalizuar pėr ta tė gjitha marrėveshjet e biznesit, tė cilat janė tė drejta dhe dalin nga lumturia reciproke. Allahu thotė: “Allahu e ka lejuar tregtinė ndėrsa e ka ndaluar kamatėn.” [2:276] Dhe Ai thotė: “Ėshtė Ai i cili e ka bėrė tokėn tė drejtueshme pėr ju. Pra, pėrshkoni shtigjet e saja dhe hani nga ushqimi me tė cilin Ai ju furnizon, dhe Ai ėshtė pėrgjegjės pėr ringjallje.” [67:15] Dhe Ai thotė, “Dhe kur tė pėrfundojė namazi, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė dhe kėrkoni tė mirat e Allahut.” [62:10] Pas tėrė kėsaj, a ėshtė pėrshtypja apo thėnia e disa njerėzve korrekte se Islami i shuan aftėsitė?



Problemet tė cilat rishfaqen nė zemrėn e adoleshentit


Dyshimet dhe mendimet djallėzore vazhdojnė tė rishfaqen nė zemrėn e vdekur e cila e kundėrshton fenė. Pėr kėtė arsye i ėshtė thėnė Ibn Mes’udit apo Ibn Abasit (radiallahu anhuma) se Ēifutėt thonė se ata nuk kanė mendime djallėzore gjatė lutjeve tė tyre, d.m.th. ata nuk pėrjetojnė frikė. Ai u pėrgjigj, “Tė vėrtetėn e kanė thėnė ata. Ēfarė mund tė bėjė Shejtani me zemrėn e zbrazėt?”


Nėse zemra ėshtė e gjallė dhe ka vetėm njė grimcė Iman nė tė, shejtani e sulmon atė. Sulmi i tij ėshtė i lirė nga butėsia dhe ngadalsia. Ai hedh nė zemėr aso mendime tė kėqija, tė cilat janė tė dėmshme pėr fenė. Ėshtė njė shkatėrrim i madh nėse robi i pranon kėto mendime djallėzore derisa Shejtani e nxit atė qė tė krijojė dyshime nė Zotin Tij, fenė dhe besimet. Nėse ai gjen nė zemėr ndonjė dobėsi apo zhgėnjim, shejtani e kaplon zemrėn e tij derisa ta nxjerrė atė jashtė kufijve tė fesė. Sidoqoftė, nėse ai gjen nė zemėr fuqi dhe vendosmėri, ai shpik njė plan tė pėrbuzshėm qė ta devijojė robin.


Kėto mendime djallėzore tė cilat shejtani i hedh nė tė, s’do ta dėmtojnė personin nėse ai e praktikon terapinė e pėrmendur nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selam, nė lidhje me tė: Ibn Abas (radiallahu anhu) transmeton se njė person erdhi te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, dhe tha: “Unė kam njė ndjenjė tė veēantė brenda vetes, saqė tė jem prush qė digjet ėshtė mė e dashur pėr mua sesa ta them atė.” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha: “I tėrė lavdėrimi i takon Allahut, i cili e ka refuzuar kėtė plan d.m.th. i ka dėbuar mendimet e kėqija tė shejtanit.” (Hadith)


Disa njerėz nga Sahabėt (Shoqėruesit) erdhėn dhe thanė, “O i Dėrguar i Allahut, ne kemi ne brendėsinė tonė atė (ndjenja tė atilla) qė e kaplon secilin prej nesh qė tė flet pėr tė d.m.th. e ndjen atė si tė imponuar qė tė flet pėr tė.” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, pyeti: “A e pėrjetoni edhe ju kėtė?” Shoqėruesit u pėrgjigjen, “Po.” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u pėrgjigj, “Ky ėshtė besimi i vėrtetė.” Domethėnia e tė pasurit besim tė vėrtetė ėshtė se mendimet djallėzore dhe refuzimi juaj i tyre nuk e dėmton Imanin tuaj aspak, por kjo ėshtė dėshmi se Imani juaj ėshtė i sinqertė dhe s’ėshtė ndikuar nga ndonjė humbje.


Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė: “Shejtani i vjen ndonjėrit prej jush dhe thotė: Kush e krijoi kėtė? Kush e krijoi kėtė?, derisa tė thotė: Kush e krijoi Zotin tėnd? Kur ai ta mbėrrinė kėtė kufi, kėrkoni strehim nė Allahun dhe nė dhembshurinė e Tij.” (Hadith)


Ėshtė thėnė nė njė tjetėr hadith nė lidhje me situatėn e njėjtė. “Ju duhet tė thoni: besoj nė Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij.” Dhe nė njė hadith tė ngjashėm qė e ka transmetuar Ebu Daud, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė: “Thuaj: "Allahu ėshtė njė. Allahu ėshtė i pavarur. Ai nuk lind e as qė ėshtė i lindur", pastaj pėshtyjė lehtas nė tė majtė tri herė dhe kėrko strehim nga shejtani i mallkuar.”


Njėherė Sahabėt (radiallahu anhum) ia pėrshkruajtėn kėtė qėllim Pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, pėr tė cilin ai pėrshkruajti shėrimin nė katėr hapa:


Sė pari: Asgjėsimi i mendimeve tė kėqia duke iu shmangur atyre dhe duke i harruar ato derisa ato tė mos ekzistojnė, dhe pastaj tė largohet nga kėto mendime me tė menduar tė balancuar.


Sė dyti: Kėrkoni strehim nė Allahun nga kėto mendime tė kėqija dhe nga shejtani i mallkuar.


Sė treti: Ai duhet tė thotė, besoj nė Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij.


Sė katėrti: Ai duhet tė thotė: "Allahu ėshtė njė. Allahu ėshtė i pavarur. Ai nuk lind e as qė ėshtė i lindur. Askush s’ėshtė i krahasueshėm me Tė", pėshtyejė nė anė tė majtė tri herė dhe thuaj, “Kėrkoj strehim nė Allahun nga shejtani i mallkuar.”



Konfuzioni nė lidhje me ēėshtjen e paracaktimit


Prej atyre ēėshtjeve, tė cilat vazhdojnė tė rishfaqen dhe lėnė rininė tė hutuar, ėshtė ēėshtja e paracaktimit. Besimi nė paracaktim ėshtė njėra prej shtyllave tė Imanit, dhe Imani s’ėshtė i plotė pa tė. Ky besim nėnkupton se Allahu, i Cili ėshtė i pastėr, e di se ēfarė do tė ndodhė dhe ēka ėshtė paracaktuar pėr qiejt dhe tokėn, siē thotė Allahu: “A nuk e dini se Allahu e di tėrė atė qė ėshtė nė qiell dhe nė tokė? Vėrtet, e tėra ėshtė e regjistruar dhe kjo ėshtė lehtė pėr Allahun.” [22:70]


Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, na ka parandaluar nga grindja dhe tė debatuarit nė ēėshtjen e paracaktimit. Duke e parė kėtė, ai u hidhėrua derisa fytyra e bekuar e tij u skuq nga zemėrimi. Pastaj, ai tha: “A ju kam urdhėruar unė qė ju ta bėni kėtė?! A ėshtė kjo pėr tė cilėn unė jam dėrguar te ju?! Popujt para jush janė shkatėrruar kur debatuan pėr kėtė ēėshtje. Unė marr vendim tė qėndrueshėm nga ju se ju s’do tė grindeni nė kėtė ēėshtje.” (Hadith)


Tėrheqja e vetvetes dhe grindja nė ēėshtjen e paracaktimit e ēon njeriun nė atė, prej tė cilės ai s’ka mundėsi tė dalė. Shtegu i shpėtimit ėshtė ai se ju duhet tė keni dėshirė qė tė bėni mirė dhe tė pėrpiqeni nė bamirėsi ashtu siē jeni urdhėruar, sepse Allahu, i Cili ėshtė i dėlirė, ju ka dhėnė intelekt dhe tė kuptuar, dhe ka ju ka dėrguar tė Dėrguar dhe ka shpallur me ta. Allahu Te’ala thotė, “Ashtu qė njerėzimi, pas ardhjes sė tė Dėrguarve tė mos ketė dėshmi kundėr Allahut. Allahu ėshtė i Urtė dhe i Lartėsuar nė Fuqi.” [4:165]


Kur Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i informoi shoqėruesit e vet se s’ka person pėrveē se t’i jetė paracaktuar vendbanimi nė Xhenet dhe Xhehenem, ata thanė, “O i Dėrguar i Allahut, a s’duhet qė ne tė varemi nė librin tonė (paracaktimin) dhe t’i lėmė veprat e mira.” Pejgamberi, sallallahu alejhi ue selam, u pėrgjigj: “Bėni vepra tė mira, se ēdo gjė ėshtė lehtėsuar pėr atė qė ėshtė krijuar. Ata tė cilėt janė nga njerėzit fatlumė, veprat e njerėzve fatlum do t’u lehtėsohen atyre ata qė janė prej njerėzve fatkqinj, veprat e njerėzve fatkėqinj do t’u lehtėsohen atyre.” Pastaj, i Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, lexoi vargun: “Ai i cili jep lėmoshė dhe frikohet (Allahut), dhe me tėrė sinqeritetin e tij dėshmon pėr tė mirėn, Ne vėrtet do ta bėjmė tė kėndshme pėr tė rrugėn pėr nė lehtėsim. Por ai i cili ėshtė lakmitar koprrac dhe e mendon veten si te vetė-mjaftueshėm dhe mohon Zotin, Ne vėrtet do ta lehtėsojmė rrugėn e tij pėr nė mjerim.” [92:5-10]


Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i urdhėroi ata qė tė bėjnė vepra tė mira dhe nuk i lejoi ata qė tė varen nė paracaktimin e tyre, sepse ata qė janė paracaktuar tė jenė nga njerėzit e Xhenetit s’do tė jenė nė mesin e tyre, pėrveē nėse bėjnė vepra tė njerėzve tė Xhenetit, dhe ata tė cilėt janė paracaktuar qė tė jenė nga njerėzit e Xhehenemit s’do tė jenė nga mesi i tyre, pėrveē nėse i bėjnė veprat e tyre. Vepra ėshtė sipas aftėsisė sė personit, sepse ai vetė e di se Allahu i ka dhėnė zgjedhje nė bėrjen e veprės dhe e ka paracaktar atė pėr tė. Nėse ai do, ai mund ta bėjė apo ta lė atė.


Nėse njeriu ka pėr qėllim tė udhėtojė, atėherė ai do tė udhėtojė dhe nėse ai synon ndaljen, atėherė ai do ta bėjė kėtė. Nėse ai sheh zjarr, ai do tė ikė prej tij dhe nėse ai sheh njė gjė e cila ėshtė e dashur pėr tė, ai do tė shkojė pėrpara. Ngjashėm ėshtė edhe nė lidhje me dėgjushmėrinė dhe mėkatin; personi i bėn ato me zgjedhjen e vet dhe i lė ato ato me zgjedhjen e vet.


Ekzistojnė dy vėrejtje pėr disa njerėz nė lidhje me ēėshtjen e paracaktimit:


Sė pari: Njeriu e sheh se ai bėn diēka me zgjidhjen e vet dhe ai i lė tė gjitha veprat me zgjidhjen e vet pa ndier ndonjė detyrim gjatė bėrjes apo lėnies sė njė vepre. Pra, si pėrkon kjo me besimin se ēdo gjė ėshtė me vendimin dhe paracaktimin e Allahut? Pėrgjigja ndaj kėsaj ėshtė se nėse ne sodisim mbi veprėn dhe lėvizjen e njeriut, ne do tė shohim se kjo ėshtė rezultat i dy gjėrave – qėllimit d.m.th. zgjedhjes pėr tė bėrė diēka, dhe mundėsisė. Nėse kėto dy gjėra s’gjinden, vepra s’do tė ndodhė. Qėllimi dhe mundėsia janė krijesa tė Allahut, i Cili ėshtė mė i Dėliri, sepse qėllimi ėshtė rezultati i fuqisė sė mendjes dhe mundėsia ėshtė rezultat i fuqisė sė trupit. Nėse do Allahu, ai mund ta rrėmbejė mendjen e njeriut dhe ai do tė mbetej pa ndonjė qėllim, apo ta rrėmbejė prej tij mundėsinė e tij duke e bėrė kėshtu veprėn tė pamundshme pėr tė. Kur njeriu e forcon qėllimin pėr tė bėrė njė vepėr dhe ai e ekzekuton atė, dituria jonė me bindje ėshtė se Allahu ka patur pėr qėllim dhe e ka paracaktuar atė vepėr, pėrndryshe qėllimi i tij do tė ndryshohej apo do tė gjente ndonjė pengesė nė mes vetes dhe mundėsisė pėr ta zbatuar atė vepėr. Njė Beduin qe pyetur, “Si e njeh Allahun?” Ai u pėrgjigj, “Me thyerjen e qėllimit tė fortė dhe ndryshimin e vendimeve.”


Vėrejtja e dytė: e cila rishfaqet, sipas disa njerėzve, nė ēėshtjen e paracaktimit ėshtė ajo se njeriu do tė dėnohet pėr veprat mėkatare tė tij. Si mund tė dėnohet ai pėr kėtė kur kjo i ėshtė paracaktuar atij dhe s’ėshtė e mundur pėr tė qė tė ikė nga diēka e cila ėshtė paracaktuar pėr tė? Nuk ėshtė e drejtė qė paracaktimi tė bėhet argument pėr mosbindje derisa nuk bėhet argument pėr dėgjueshmėri. Pėrgjigja e dytė ėshtė ajo se Allahu e ka mohuar kėtė argument nė Kur’an dhe e ka kategorizuar atė si thėnie injorante. Kėshtu, Allahu Te’ala thotė, “Sė shpejti idhujtarėt do tė thonė, sikur tė kishte dashur Allahu, ne s’do t’i kishim pėrshkruar ortak Allahut, as qė do ta kishin bėrė kėtė baballarėt tanė, e as qė do tė ndalonim ndonjė gjė. Mu nė kėtė mėnyrė argumentonin edhe parardhėsit e tyre, derisa e shijuan hidhėrimin Tonė. Thuaj, a keni ju ndonjė dituri (tė caktuar)? Nėse po, parashtrojeni atė. Ju nuk ndiqni tjetėr pėrveē supozim, dhe ju vetėm gėnjeni.” [6:148]


Allahu Te’ala ka shpjeguar se kėta kundėrshtues tė paracaktimit i kanė nė radhėt e veta edhe ata qė qenė para tyre, tė cilėt pėrgėnjeshtruan (tė Dėrguarit) nė mėnyrėn tė cilėn kėta njerėz pėrgėnjeshtrojnė (Pejgamberėt), dhe ata mbetėn tė vendosur nė kėtė vepėr tė tyren derisa e shijuan dėnimin e Allahut. Sikur dėshmia e tyre tė ishte korrekte, Allahu s’do t’i bėnte qė ta shijojnė dėnimin e Tij. Pastaj, Allahu urdhėroi tė Dėrguarin e Tij qė t’i sfidojė ata qė t’i vėrtetojnė besimet e tyre dhe t’u shpjegojnė atyre se ata s’kanė asnjė dėshmi pėr kėtė.


Pėrgjigja e tretė ėshtė ajo se paracaktimi ėshtė sekret i fshehtė. Askush nuk di pėr tė perveē Allahut derisa tė ndodhė. Si mund tė ketė mėkatari dituri pėr tekstin tė cilin Allahu e ka paracaktuar pėr tė derisa e bėn atė? S’ėshtė e mundur qė Allahu tė ketė paracaktuar mosbindje pėr tė? Pse pra ai shkon drejt mėkatit nė vend qė tė shkojė drejt dėgjueshmėrisė dhe tė thotė se Allahu pėrfundimisht ka paracaktuar pėr mua qė unė t’i bindem Atij?


Pėrgjigja e katėrt ėshtė ajo se Allahu e ka bekuar njeriun me atė qė i ka dhėnė atij nga inteligjenca dhe tė kuptuarit, dhe i ka shpallur atij libra dhe i ka dėrguar tė Dėrguar, dhe ia ka pėrmbledhur atij atė qė ėshtė e dobishme dhe atė qė s’ėshtė e dobishme dhe e bekoi atė me qėllim dhe mundėsi, me tė cilat ai ka fuqi qė ta pėrshkojė cilėndo rrugė. Pra, pse ky mėkatar zgjodhi shtegun e dėmit mbi shtegun e dobisė?


Nėse ky mėkatar ka patur pėr qėllim qė tė udhėtojė nė njė vend tjetėr dhe ai i ka pasur dy rrugė qė t’i zgjedh: njėra ėshtė e lehtė dhe e rehatshme ndėrsa tjetra e vėshtirė dhe e frikshme, ai definitivisht do ta pėrshkonte rrugėn e lehtė dhe tė rehatshme, e jo rrugėn e vėshtirė dhe tė frikshme pėr shkak tė argumentit se Allahu e kishte paracaktuar atė pėr tė. Sikur ai ta pėrshkonte rrugėn e vėshtirėsisė dhe ta pėrdorte argumentin se Allahu e ka paracaktuar atė pėr tė, njerėzit do tė mendonin pėr tė se ėshtė naiv dhe i ēmendur. Nė tė njėjtėn mėnyrė janė edhe rrugėt e tė mirės dhe sė keqes. Njeriu do ta pėrshkojė rrugėn e sė mirės dhe s’do ta mashtrojė veten duke e pėrshkuar rrugėn e sė keqes me pretekstin se Allahu e ka paracaktuar atė pėr tė. Ne shohim se secili person ka mundėsi qė ta pėrfitojė jetesėn e tij. Ne shohim se ai pėrshkon ēdo rrugė nė pėrfitimin e jetesės. Ai nuk ulet nė shtėpinė e tij dhe ta lė mėsimin, duke u arsyetuar me paracaktim.


Pėrndryshe, ēfarė ėshtė dallimi nė mes pėrpjekjes pėr kėtė botė dhe pėrpjekjes nė dėgjueshmėrinė e Allahut? Pse e bėni paracaktimin hyjnor dėshmi pėr vetveten nė lėnien e dėgjueshmėrisė, dhe ju nuk e bėni atė dėshmi pėr lėnien e veprave qė i takojnė kėsaj bote? Sqarimi i argumentit ėshtė nė vendin e vet por dėshirat e bėjnė personin tė verbėr dhe tė shurdhėr.



Hadithet nė tė cilat pėrmendet rinia


Meqė kėto fjalė vėrtiten rreth problemit tė rinisė, unė kisha dashur qė tė pėrmend disa hadithe nė tė cilat pėrmendet rinia. Nga mesi i tyre janė:


1. “Zoti yt ėshtė i kėnaqur me atė adoleshent i cili ėshtė i lirė nga pasioni rinor.” (Transmetuar nga Ahmed)


2. “Janė shtatė person tė cilėve Allahu do t’u ofrojė hije prej hijes sė Tij nė ditėn kur s’do tė ketė hije tjetėr pėrveē hijes sė Tij. Sunduesi i drejtė; i riu i cili qe edukuar nė dėgjueshmėri ndaj Allahut; njeriu, zemra e tė cilit ėshtė e lidhur pėr xhaminė; dy njerėz tė cilėt e duan njėri-tjetrin vetėm pėr hir tė Allahut dhe ata takohen pėr hir tė Allahut; njeriu i cili nxitet nga njė grua me pozitė dhe bukuri dhe ai thotė, “Unė i frikohem Allahut.”; njeriu i cili ka dhėnė lėmoshė fshehtasi, saqė dora e tij e majtė nuk e di se ēfarė ka dhėnė dora e djathtė e tij; dhe personi i cili e pėrkujton Allahun nė vetmi dhe lotėt rrjedhin nga sytė e tij (pėr shkak tė frikės ndaj Allahut).” (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim)


3. “Hasani dhe Huseini (radiallahu anhuma) do tė jenė udhėheqėsit e tė rinjėve nė xhenet.” (Transmetuar nga Tirmidhi)


4. “Do t’u thuhet njerėzve tė Xhenetit: Pėr juve ėshtė rinia dhe ju kurrė s’do tė plakeni.” (Transmetuar nga Muslim)


5. “Asnjėherė njė i ri nuk e nderon njė tė vjetėr pėr shkak tė moshės sė vjetėr tė tij, e qė Allahu mos t’ia caktojė dikė i cili do ta nderojė atė gjatė pleqėrisė sė tij.” (Transmetuar nga Tirmidhi me zinxhir tė dobėt tė transmetimit).


6. Ebu Bekr i tha Zejd bin Thabitit derisa Umeri ishte krahas tij (radiallahu anhum): “Ti je njė i ri, inteligjent. Ne s’dyshojmė nė ty dhe ti e shkruajshe shpalljen pėr tė Dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam. Pra, ndiqe Kur’anin dhe mblidhe atė” (Transmetuar nga Buhari)


7. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i erdhi njė tė riu derisa ai ishte nė agoninė e vdekjes dhe e pyeti atė, “Nė ēfarė gjendje e sheh veten?” Ai tha, “Kam shpresė nė Allahun, O i dėrguar i Allahut dhe frikėsohem pėr mėkatet e mia.” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha, “Nuk bashkohen kėto dy gjėra (shpresa dhe frika) nė zemrėn e robit nė njė moment tė kėtillė, e qė Allahu mos t’ia jep atė pėr ēka shpreson dhe ta shpėtojė atė nga ajo prej tė cilės frikohet.” (Transmetuar nga Ibn Maxhe)


8. Bera bin Azib (radiallahu anhu) tha nė lidhje me betejėn e Hunejnit, “Jo, pasha Allahun, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nuk ka ikur, por madje edhe shoqėruesit e tij tė rinj, tė cilėt qenė tė lodhur dhe tė pajisur dobėt, u shfaqėn pėr tė luftuar.” (Transmetuar nga Buhari)


9. Ibn Mes’ud (radiallahu anhu) transmeton, “Ne luftonim me Pejgamberin, salallahu alejhi ue selam, ndėrsa ishim tė rinj.” (Transmetuar nga Ahmed)


10. Enes ibn Malik (radiallahu anhu) transmeton: “Kanė qenė shtatėdhjetė tė rinj nga mesi i Ensarėve, tė cilėt janė quajtur Kurra (lexuesit), tė cilėt qėndronin nė Xhami. Kur afrohej mbrėmja, ata tėrhiqeshin te njė kėnd nė Medine, ku ata mėsonin njėri-tjetrin dhe faleshin. Familjet e tyre kishin pėrshtypjen se ata ishin nė xhami dhe njerėzit e xhamisė kishin pėrshtypjen se ata ishin me familjet e tyre, deri nė agim. Ata sillnin ujė tė freskėt dhe mblidhnin dru pėr zjarr, tė cilin ata e ndeznin nė dhomėn e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selam.” (Transmetuar nga Ahmed). Me kėtė ata blenin ushqim pėr As'habul Sufe (njerėzit e platformės). Njerėzit e platformės ishin varfnjakėt, tė cilėt migruan nė Medine. Ata s’kishin familje nė Medine, kėshtu qė ata strehoheshin te platforma nė xhami.


11. Alkame, i cili ėshtė njėri nga Shoqėruesit e Ibn Mes’udit, (radiallahu anhu) transmeton, “Unė ecja me Abdullahun nė Mine kur ai e takoi Uthmanin (radiallahu anhu). Abdullahu qėndroi duke biseduar me Uthmanin (radiallahu anhu) kur ai tha, “O Ebu Abdir-Rahman, a do tė martojmė ty me njė vajzė tė re, ashtu qė ajo do t’i pėrkujtonte ty disa gjėra tė cilat kanė kaluar gjatė kohės tėnde.” Abdullahu tha: “Nėse e thuani kėtė, me siguri Resulullahu, salallahu alejhi ue selam, na ka treguar neve, “O rini, kushdo nga ju qė ka mundėsi, le tė martohet, sepse kjo ėshtė mė efektive nė mbrojtjen e shikimit dhe mė e dėlirė pėr vendet e turpshme. Nėse dikush s’ka mundėsi qė ta bėjė kėtė, atėherė ai duhet tė agjėrojė, sepse kjo ėshtė mburojė pėr tė (nga mėkatet).” (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim).


12. Nė hadithin qė ka tė bėjė me Dexhallin, tė transmetuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, “Dexhalli do ta therrasė njė person, i cili ėshtė nė kulmin e rinisė sė tij dhe do ta godasė atė me shpatė, duke e prerė atė nė dy pjesė, sikur goditja e shėnjestrės. Pastaj, Dexhalli do ta thėrrasė tė riun. I riu do tė pergjigjet, duke qenė fytyra e tij vezulluese – duke qeshur.” (Transmetuar nga Muslimi)


13. Malik bin Huvejrith (radiallahu anhu) transmeton, “Ne erdhėm te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, derisa ishim tė rinj me moshė tė ngjashme. Ne qėndruam pranė tij pėr njėzet ditė dhe netė. I Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ishte i mėshirshėm dhe i butė. Kur ai supozoi se ne mėrziteshim pėr familjet tona nė vėshtirėsi, ai na pyeti neve se ēfarė kishim lėnė prapa, dhe ne e informuam. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha, “Kthehuni te familjet tuaja, jetoni me ta, mėsoni ata, thirrni ata,” dhe ai pėrmendi edhe disa gjėra tjera. “Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur. Kur tė afrohet koha e namazit, atėherė njėri prej jush duhet ta thėrrasė thirrjen e namazit (ezanin) dhe mė i vjetri nga mesi juaj le tė udhėheqė nė namaz.” (Transmetur nga Buhari)


Lusim Allahun qė tė na japė dobi nga ky libėr mėsimor, dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun, i Cili ėshtė Zoti i Gjithėsisė. Allahu dėrgoftė bekimet mė tė mira dhe paqen mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ue selam, dhe mbi tė gjithė familjen dhe shoqėruesit e tij.

Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Rinia e sotme c'avantazhe do te kete nga rinia e viteve '20? Zevzeku Njohja me anetaret e forumit 0 07-04-2007 01:56
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:29.




Parajsa Shqiptare