| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Jemi dėshmitar tė mosinteresimit tė njerėzve pėr mėsimin e fesė dhe zbatimin e tij nė jetėn e pėrditshme. Ky rregull dhe ky vlerėsim i pėrgjithshėm nuk domethėnė se nuk ka pėrjashtime, ato ekzistojnė, mirėpo edhe te kjo pakicė e cila interesohet pėr fenė dhe zbatimin e saj, ka defekte, mes tyre ėshtė edhe devijimi nė kuptimin e fesė. Dėshiroj qė kėtė sqarim qė e bėj nė kėtė hutbe ta ndėrlidhi me hutben me titull "Si dėmtohet pozita e fesė" dhe ta konsideroj si vazhdim i asaj qė tentova ta paraqes nė atė shkrim. Hyrje Nėse i bėjmė njė retrospektivė historisė sė shfaqjes sė devijimeve dhe lajthitjeve tė ndryshme nė fe do tė kuptojmė se ka patur shumė shkaqe qė kanė sjellur kėtė gjendje edhe ato dallojnė me dallimin e vendeve, ambientit, personave, shoqėrive, fuqisė dhe dobėsisė, pasurisė dhe varfėrisė, dijės dhe injorancės, bashkimit apo pėrēarjes, etj. Kėto shkaqe sikurse tregon eksperti pėr kėtė lėmi prof. dr. Nasir Abdul-Kerim El-Akli, nė serialin e librave me titull: "Traktate dhe studime mbi epshin, pėrēarjen dhe bidatin dhe qėndrimin e selefit ndaj tyre", sidomos nė pjesėn e dytė me titull "Marshi i karavanit tė shejtanit", ku flet pėr fillimin dhe shkaqet e kėsaj dukurie, kategorizohen nė tre kategori tė mėdha: 1- Shkaqe tė jashtme. Kėtu hyn ndikimi i shumė popujve siē janė persianėt, romakėt, hindusėt dhe fetė e sektet e ndryshme, siē janė hebreizmi, krishterimi, zoroastrizmi, filozofėt, idhujtarėt, etj. 2- Shkaqe tė brendshme. Epshi, pasimi i dyshimeve dhe pasionit, braktisja e fesė dhe ligjeve tė All-llahut, injoranca dhe esktremizmi, fanatizmat e ndryshme, polemikat sterile mbi fenė, etj. 3- Shkaqet metodologjike. Nė kėtė kategori hynė: mos marrja e fesė prej burimeve origjinale, gėnjeshtra dhe shpifja e haditheve, defektet nė mėnyrėn e argumentimit, etj. Kėto tre kategori pėrmbajnė nė vete mėse pesėmbėdhjetė shkaqe tė devijimit nė kuptimin e fesė. Ne nė kėtė shkrim do tė flasim pėr njė shkak i cli ka shkaktuar devijimin e muslimanėve nė kuptimin e fesė e ai ėshtė defekti nė metodologjinė e perceptimit tė fesė. Devijimi nė metodologjinė e perceptimit tė fesė Metodologjia e perceptimit tė fesė domethėnė mėnyra me tė cilėn kuptohet dhe mėsohet feja nė kontekst tė burimeve dhe mėnyrės sė argumentimit dhe nxjerrjes sė konstantimeve. Ehli Sunneti kanė metodologji tė caktuar nė perceptimin e fesė dhe ata mbėshteten nė Kur'an, Sunnet tė saktė dhe ixhmaja, konsenzusi nė bazė tė Kur'anit dhe Sunnetit. Kurse sa i pėrket mėnyrės sė kuptimit tė fesė, ata nė kėtė drejtim: - i nėnshtrohen tė gjitha argumenteve qė vijnė nga All-llahu dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, - nuk thellohen me studime dhe pyetje nė gjėrat e akides pėr tė cilat nuk ka ardhur ndonjė argument, - dijen e tyre e marrin nga dijetarėt dhe imamėt e tyre, sikurse e kanė marrė sahabet nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,, kurse selefi nga sahabet, imamėt prej imamėve tė drejtė, e kėshtu me rradhė, duke e patur tė qartė se secili mund tė gabon, kurse peshojė pėr kėtė gjė kemi Kur'anin dhe Sunnetin. Tė thelluarit nė dije janė ata qė nxjerin argumenta nga Kur'ani dhe Sunneti dhe gjykojnė sipas tyre nė gjėrat divergjente mes umetit. - U pėrmbahen rregullave tė shėndosha dhe fetare tė argumentimit, etj. Nė vijė tė kundėrt janė tė devijuarit, ata qė nuk kanė ecur nė rrugėn e muslimanėve tė parė nė kuptimin e fesė, ata kanė burime tė ndryshme dhe tė llojllojshme pėr kuptimin e fesė edhe atė: - iluzionet filozofike tek apologetėt dhe filozofėt, ėndėrat, shija dhe zbulesa tek sufistėt, "njerėzit e shenjtė" dhe ata qė dinė gajbin tek sufistėt dhe shiitėt, burime tė ndryshme tė ehli kitabit, zoroatristėve, filozofėve, etj, sikurse ėshtė tek apologetėt, batinitė, sufistėt dhe shiitėt. Kurse sa i pėrket mėnyrės sė perceptimit tė fesė, ata fenė nuk e marrin prej: - dijetarėve tė besueshėm, nuk pasojnė metodėn e imamėve tė dalluar, nuk i trajtojnė se janė tė dalluar dhe kanė vlerė, marrin dijen prej njerėzve tė vegjėl dhe bidatēi, ose mėsojnė pa hoxhė dhe nuk pasojnė dijetarėt e thelluar nė dije, por i akuzojnė dhe ofendojnė ata, zhyten nė ēeshtje shumė tė ndėrlikuara dhe tė thella, futen nė ēeshtje tė kaderit, cilėsive tė All-llahut, ēeshtje tė ndryshme tė gajbit, etj, mbėshteten nė ēdo burim qė u pėrshtatet, nuk janė aktiv nė mėsimin e fesė, e nėse e mėsojnė nuk e mėsojnė sipas rregullave tė shėndosha tė sherijatit, etj. Ky prezentim ishte i pėrgjithshėm, mendoj se ka nevojė pėr sqarim mė detal tė kėtyre komponenteve dhe se me sqarimet detale do tė kontribohet pėr tė kuptuar shkaqet e devijimit nė kuptimin e fesė dhe dėmin qė sjell ky fenomen, pastaj demaskimin e njerėzve qė shtiren dhe futen nė mesin e dijetarėve ose tė kėrkuesve tė dijės dhe nė kėtė mėnyrė fusin huti dhe paqartėsira nė kuptimin e fesė. Do tė fillojmė ti sqarojmė shkaqet e kėtij devijimi njė nga njė: 1- Mosmbėshtetja nė Kur'an dhe Sunnet dhe gjurmėt e selefit. Prej shkaqeve qė e largojnė njeriun nga kuptimi i shėndosh i fesė ėshtė marrja e besimeve, adhurimeve, dispozitave ligjore dhe mendimet nga burime tjera pėrpos shpalljes. Kjo nėnkupton: - Mbėshtetja nė logjikė tė ēveshur nga ēdo ndihmese. - Dhėnia pėrparėsi logjikės para teksteve fetare. - Pasimi i epshit dhe pasioneve. - Mbėshtetja nė mendime tė njerėzve. - Pretendimi se ka njerėz tė pagabuar pėrpos Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. - Argumentimi me ėndėra, zbulesa, shije edhe nė qoftėse janė nė kundėrshtim me Kur'an dhe Sunnet. - Mbėshtetja nė libra tė popujve tjerė, siē janė ehli kitabi, filozofėt, sabiinėt, zoroastritėt, hindusėt, persianėt, romakėt, etj. Nė vijim do tė pėrmendi disa citate tė dijetarėve tė Ehli Sunnetit qė e potencojnė kėtė gjė. Imam Ibėn Tejmiu, rahimehull-llah, duke treguar burimet e tė vėrtetės thotė: "Kur'ani, Sunneti dhe Ixhmaja, konsenzusi, kurse karshi kėtyreve tė tjerėt kanė ėndėrat, israilijatet dhe tregimet". ("El-Fetava", 19/5). Imam Shatibiu, rahimehull-llah, thotė: "Njerėzit me argument mė tė dobėt janė ata qė mbėshtetėn nė marrjen e detyrave nė pozita dhe pėr shkak tė kėsaj ata i pranojnė disa gjėra dhe i kundėrshtojnė, duke thėnė: filanin e konsiderojmė njeri tė mirė, e ai na ka thėnė: leni kėto vepra dhe veproni kėto tjerat. Kjo zakonisht u ndodh sufive, ku nė mesin e tyre ka edhe tė atillė qė thonė: kam parė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ėndėr e mė tha kėtė gjė dhe mė urdhėroi kėtė gjė, kurse ky vepron dhe i le disa vepra nė kėtė bazė duke lėnė pas dorė kufinjtė fetarė. Kjo ėshtė gabim, sepse ėndėrat e njerėzve qė nuk jaėn pejgamber nuk mund tė shėrbejnė si bazė pėr dispozita pėrpos se nėse krahasohen me argumentet fetare, nėse i lejon sherijati veprohet sipas tyre, pėrndryshe duhet lėnė dhe braktisur. Kurse dobia prej tyre ėshtė vetėm myzhdeja ose vėrejtjeja dhe asesi nxjerja e dispozitave prej tyre". ("El-Itisam", 1/260). Shejhul-Islam Ibėn Tejmiu, rahimehull-llah, thotė: "Pėr kėtė gjė i gjejmė mutezilitėt, murxhitėt, shiitėt dhe bidatēitė tjerė duke e komentuar Kur'anin sipas mendimit dhe logjikės tė tyre dhe sipas asaj qė u ndihmon gjuha. Ata nuk mbėshteten nė hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sahabeve, tabiinėve dhe imamėve tė muslimanėve. Ata nuk mbėshteten nė Sunnet, as nė ixhmanė e selefit dhe gjurmėt e tyre. Ata nuk mbėshteten nė librat e tefsirit tradicional, me hadithe dhe gjurmė tė selefit, por mbėshteten nė librat e letėrsisė dhe apologjetikės qė i kanė shkruar kokat e tyre. E kėtillė ėshtė edhe mėnyra e tė pafeve". ("El-Fetava", 7/119). Shejhul-Islam Ibėn Tejmiu, rahimehull-llah, thotė: "Ai i cili thotė: flas nga zemra ime e cila flet nga Zoti im dhe se more direkt prej All-llahut pa ndėrmjetėsues dhe se more nga atje qė more meleku, i cili ia sjell shpalljen Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ky njeri pretendon se ajo qė ėshtė tek ai ėshtė mė e lartė se kjo qė ka treguar All-llahu: وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ كَذِباً أَوْ قَالَ أُوحِيَ إِلَيَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَيْءٌ وَمَنْ قَالَ سَأُنزِلُ مِثْلَ مَا أَنزَلَ اللَّهُ "E kush ėshtė mė gabimtar i madh se sa ai qė trillon rrenė ndaj Zotit, ose thotė: "Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: "Do tė thur diēka tė ngjashme me atė qė e ka zbritur All-llahu". ". (El-Enam: 93). Ėshtė e njohur se pasuesit e Musejlem El-Kedhabit, El-Esved El-Ansiut, Tulejha El-esdiut dhe Sexhahu kanė qenė renegat, murteda dhe ka luftuar kundėr tyre Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse Musejleme ka pretenduar participim nė pejgamberi dhe nuk ka pretenduar participim nė hyjnitet e as qė ka sjellur ndonjė Kur'an qė shemb tevhidin, por ka sjellur disa fjalė qė pėrmbajnė pretendimin e tij se participon nė pejgamberi dhe fjalė tė rimuar nga e cila nuk ka aspak dobi..". ("Bugjetul-Murtad", fq. 485-486). Ka edhe shumė citate prej dijetarėve tė ndryshėm qė tregojnė devijimin e sekteve dhe frakcioneve tė ndryshme qė janė ndarė nga Ehli Sunneti dhe qė tregojnė se gabimi i tyre nė pėrzgjedhjen e burimeve dhe metodės ka qenė shkaku kryesor i devijimit tė tyre. 2- Pyetjet e shumta dhe braktisja e mėsimeve tė pejgamberėve. Pyetjet e shumta qė nuk kanė qėllim mėsimin e njė gjėje dhe zbatimin e tyre nė praksė dhe braktisja e mėsimeve tė pejgamberėve duke vepruar nė kundėrshtim me to ose duke mos i zbatuar ato ėshtė prej shkaqeve tė mėdha qė e devijojnė njeriun nga feja e All-llahut, subhanehu ve teala. Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: قال ذروني ما تركتكم فإنما هلك من كان قبلكم بكثرة سؤالهم واختلافهم على أنبيائهم فإذا أمرتكم بشيء فأتوا منه ما استطعتم وإذا نهيتكم عن شيء فدعوه . رواه مسلم "Mė lerėni pėrderisa ju lė unė juve, sepse janė shkatėrruar popujt para jush duke i pyetur shumė pejgamberėt dhe duke i braktisur mėsimet e tyre. Nėse ju urdhėroj pėr ndonjė gjė zbatone me aq sa keni mundėsi, e nėse ju ndaloj ndonjė gjė, largohuni prej saj". (Buhariu dhe Muslimi). Pejgamberėt e kanė marrė dijen prej All-llahut, i Cili ėshtė i Ditur dhe i Informuar dhe ka ndaluar qė tė pyeten pejgamberėt pėr gjėra tė cilat i ka heshtur, duke thėnė: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَسْأَلُوا عَنْ أَشْيَاءَ إِنْ تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِنْ تَسْأَلُوا عَنْهَا "O ju qė besuat, mos pyetni pėr sende qė nėse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, ". (El-Maide: 101). Dhe mė pastaj jep njė pėrgjigje shumė interesante kėsaj qasjeje dhe kėtij veprimi duke thėnė: قَدْ سَأَلَهَا قَوْمٌ مِنْ قَبْلِكُمْ ثُمَّ أَصْبَحُوا بِهَا كَافِرِينَ (102) "Njė popull qė ishte para jush pat bėrė aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bė mohues i tyre". (El-Maide: 102). Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar tė pyesin njerėzit pėr gjėra qė i ka heshtur sherijati, sepse ato gjėra qė i ka heshtur sherijati, i ka heshtur nga urtėsia dhe mėshira pėr njerėzit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: إن الله فرض فرائض فلا تضيعوها وحد حدودا فلا تعتدوها وحرم حرمات فلا تنتهكوها وسكت عن أشياء رحمة لكم غير نسيان فلا تبحثوا عنها "All-llahu ka pėrcaktuar obligime, andaj mos i humbni ato, ka pėrcaktuar kufinjė mos i tejkaloni ato, ka pėrcaktuar ndalesa mos i shkelni ato dhe ka heshtur pėr disa gjėra nga mėshira pėr ju, e jo nga haresa, andaj mos i hulumtoni ato". (Hakimi). Kėtu hyn edhe pyetja pėr ēeshtjet qė skanė tė bėjnė me ty apo parashtrimi i pyetjeve tė shumta pa nevojė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e urren thashethėmet, pyetjet e shumta dhe harxhimin e pasurisė kot". (Buhariu dhe Muslimi). Aliu, radijall-llahu anhu, njė ditė u tha njerėzve: Pyetni ēka tė doni. Ibul-Keva tha: ēka ėshtė pjesa e zezė e hėnės? Tha: All-llahu tė vraftė, pse nuk pyet pėr gjėra qė tė bėjnė dobi nė fe dhe nė ahiret. Kjo ėshtė shlyerja e natės. Nė transmetmin tjetėr qėndron: mė trego se ēka domethėnė: "bartėset e shiut tė rėndė"? Tė mos pastė nėna, pyet pėr tė mėsuar fenė e jo fanatizmi dhe pyet gjėra qė tė interesojnė e jo ato qė nuk tė interesojnė". (Shiko: "El-Ibane", 1/418). Ibėn Bata, rahimehull-llah, thotė: "Dijetarėt dhe njerėzit e menēur e kishin traditė qė mos tu japin pėrgjigje madje edhe i qortonin ashpėr ata qė pyetnin pėr gjėra qė skanė dobi prej tyre e as dėm, ose kur nuk mund ta kuptojnė si duhet atė ēeshtje". (Shiko: "El-Ibane", 1/418). Nė njė vend tjetėr Imam Ibėn Bata, rahimehull-llah, jep njė kėshillė dhumė tė rėndėsishme dhe tė madhe, duke thėnė: "Vėllezėrit e mi, dijeni se kam menduar pėr shkakun qė i ka nxjerur njerėzit nga Ehli Sunneti dhe i ka shpier nė bidat dhe vepra tė kėqija, u ka hapur derėn e belas pėr zemrėn e tij dhe ua ka mbuluar dritėn e tė vėrtetės prej syve tė tij, kam kuptuar se kjo ndodh pėr dy shkaqe: Njė: hulumtimi dhe pyetjet e shumta pėr gjėra jo tė rėndėsishme dhe mosnjohja e tė cilave nuk i bėjnė dėm tė menēurit e as kuptimi i tyre nuk i ban dobi besimtarit. Dy: Ndeja me atė qė nuk je i sigurtė nga sprova e tij dhe qė shoqėrimi me te ta prish zemrėn". (Shiko: "El-Ibane", 1/418). 3- Braktisja e marrjes sė dijės nga dijetarėt dhe mos ndeja me ta Nė kėtė drejtim ėshtė edhe mosmarrja e dijės nga dijetarėt shembėlltyrė, mospjesmarrja nė ligjeratat e tyre, injorimi i tyre, etj. Kėtė veēori e gjejmė tek kokat e bidatēive sikurse ishte Xhehm Ibėn Sfvani. Transmeton Lalekaiu se Halef ibėn Sulejmani ka thėnė: Xhehm ibėn Safvani jetonte afėr urės nė Tirmidh, me origjinė nga Kufa dhe elekuent, nuk posedonte dije e as qė rrinte me dijetarė ". ((Shiko: "El-Ibane", 1/390). Tė kėtillė kanė qenė havarixhėt, shiitėt, xhehmitė, mutezilitė, apologetėt, etj. Ata nuk merrnin dijen prej prijėsve tė udhėzimit por njėri prej tjetrit, madje as qė merrnin dije, e nėse merrte pjesė nė ndonjė tubim tė dijetarėve qėndronte aty me mendjemadhėsi dhe mburrje. 4- Marrja e dijės prej njerėzve tė vegjėl. Nė origjina dija e fesė merret prej dijetarėve tė mėdhenjė dhe tė vjetėr, prej atyreve qė e praktikojnė atė qė ua mėsojnė tjerėve, prej atyreve qė kapen pėr Sunnet dhe pėrqėndrojnė nė fe dhe nuk lejohet tė merret prej bidatēive dhe epsharakėve dhe tė rinjve qė akoma nuk u ėshtė plotėsuar kuptimi i tyre ndaj fesė. All-llahu, subhanehu ve teala, nuk na ka bėrė tė nevojshėm pėr dijen e tyre sepse na e ka ruajtur Kur'anin dhe Sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe gjurmėt e selefit dhe vazhdimin e ekzistimit tė njė grupi tė kapur pėr fe deri nė Ditėn e Kijametit, nė kokė tė sė cilit grup janė dijetarėt, prijėsit e drejtė dhe tė pėrpikt. Ai qė analizon historikun e epsheve dhe devijimit do tė kupton se prej shkaqeve mė tė mėdha tė pėrhapjes sė tyre ėshtė marrja e fesė nga bidatēitė dhe epsharakėt apo tolerimi i kėsaj vepre. Imam Shatibiu, rahimehull-llah, thotė: "Omeri, radijall-llahu anhu, thotė: "Kam kuptuar se kur shkatėrrohen njerėzit. Kur tė marrin fikhun prej tė vegjlive, gjė qė ėshtė e papranueshme pėr tė madhin. Kurse kur tė merret fikhu prej tė madhit dhe nė kėtė e pason i vogli udhėzohen qė tė dy". Abdullah ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotė: "Njerėzit do tė jenė tė mirė pėrderisa dijen e marrin prej tė mėdhenjve, kurse kur do tė fillojnė ta marrin nga tė vegjlit dhe mė tė kėqinjtė, atėherė do tė shkatėrrohen". Dijetarėt kanė dhėnė komente tė ndryshme rreth qėllimit tė Omerit, radijall-llahu anhu, me tė vegjlit. Ibėn Mubareku ka thėnė se ata janė bidatēitė dhe kjo ėshtė e saktė, sepse ata janė tė vegjėl nė dije, andaj edhe janė bėrė bidatēi. Baxhiu ka thėnė: janė ata qė skanė dije. Janė ata qė skanė pozitė e as gjendje, kurse kjo ndodh kur tė braktiset zbatimi i fesė dhe edukatės, kurse ai qė kapet pėr fe dhe pėr edukatė detyrimisht do tė ngritet dhe do tė ketė pozitė tė lakmueshme". ("El-Itisam", 2/ 174). 5- Mėsimi i fesė nga ata qė nuk janė soj dhe tė paaftė. Nėse e mėson fenė ai qė s'ka aftėsi ose i papėrgaditur nuk do ti kupton ēeshtjet ashtu si duhet, ose do ti kuptojė nė kundėrshtim me atė qė duhet, nuk do ti dijė tė gjitha argumentet mbi atė ēeshtje dhe nuk i di rregullat e argumentimit, s'ka dyshim se kjo ndikon shumė nė devijimin e njerėzve nė kuptimin e fesė. Nė kėtė kategori tė njerėzve hynė: njerėzit e poshtėėr, tė pasoj, njerėzit jointelegjentė, masa e gjėrė, beduinėt, ata qė se njohin gjuhėn arabe, etj. Mekhuli, rahimehull-llah, ka thėnė: "Kur ta mėsojnė fenė ēobanėt, prishet feja, kurse kur ta mėsojnė fenė njerėzit e poshtėėr, prishet dynjaja". Ferjabiu thotė: Sufjani kur i shihte njerėzit e poshtėėr dhe pa peshė qė shkruajnė mėsimet i ndryshohej fytyra. I thash: po tė shohim qė tė ndryshohet fytyra kur i shkruajnė mėsimet kėta njerėz. Tha: dija ishte te arabėt dhe tė zotėrinjtė e tyre, e kur doli prej tyre dhe ra nė duart e kėtyre, u ndryshua feja". Imam Shatibu duke komentuar kėto fjalė tė kėtyre dijetarėve thotė: " ai qė se njeh sa duhet gjuhėn arabe do ta kupton gabimisht Kur'anin ashtu sikurse edhe ai qė nuk i ka kuptuar objektivat e sherijatit do ta kupton gabimisht sherijatin". (("El-Itisam", 2/175). 6- Marrja e fesė nga burimet tė huaja pėr fenė Shumė ėshtė me rėndėsi nė kuptimin e shėndosh tė fesė mėnyra se si e mėson fenė. Nėse dikush fillon tia mėson fenė dikujt duke filluar me libra tė filozofisė, apologjetikės, librave tė bidatēive, historisė, letėrsisė, etj, s'ka dyshim se kjo do tė le ndikim tė madh nė mentalitetin e nxėnėsit. Shumica e atyreve qė kanė kaluar nga medhhebi i tyre nė medhhebin e selefit vėrejmė se kanė mbetur te ata akoma mbeturina tė medhhebit tė vjetėr, edhe pse shumė rrallė ndodh qė tė pendohet dikush prej bidateve. Nė kėtė kohė bashkėkohore xhematet nuk duhet tė mbushin mendjen dhe mentalitetin e fėmijėve me botėkuptime tė gabuara mbi fenė, sepse ata nėse rriten nė besime dhe bindje tė gabuara, me kalimin e kohės dhe kuptimit tė fesė, ata sėrish do tė mundohen me vetėdije ose pa vetėdije qė tekstet e shėndosha tė sherijatit ti shfrytėzojė pėr qėllime tė caktuara tė veta dhe konform botėkuptimeve tė tyre tė gabuara qė i kanė marrė qė nė fėmijėri. Andaj njeriu duhet ta mėsoja fenė duke e marrė nga burimet e veta origjinale, duke filluar me mėsimin e Kur'anit, Sunnetit, Fikhut, gjuhės arabe, prej dijetarėve eminent dhe tė njohur. Pastaj pas rregullimit tė sistemit tė imunitetit nga devijimi le tė fillon me specializimin e tij nė atė lėmi qė mė sė shumti ia ka ėndja ose nė atė lėmi qė mė sė shumti ka nevojė. 7- Marrja e fesė nga Ehli Kitabi Mbshtetja nė librat e mėhershmė nė kuptimin e fesė ėshtė shkak prej shkaqeve tė devijimit nė kuptimin e fesė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka ndaluar umetin e vet qė tė bie nė kėtė gabim. Njė ditė Omeri, radijall-llahu anhu, erdhi me njė copė tė tevratit te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i tha: kjo ėshtė njė pjesė e tevratit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, heshti. U lexua Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga fytyra, sepse iu ndryshua. Atėherė Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, tha: vaj pėr ty, a nuk po sheh fytyrėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kur e pa Omeri, radijall-llahu anhu, fytyrėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: strehohem te Ti o All-llahu nga hidhėrimi i yt dhe i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, jam dakord qė All-llahun ta kem Zot, Islamin ta kem fe, kurse Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Pejgamber. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Pasha Atė qė nė Dorė tė Tij ėshtė shpirti i Muhammedit, po tu shfaqej Musai, alejhisselam, e ta pasonit dhe tė mė linit mua do tė devijonit nga rruga e drejtė, sepse po tė ishte edhe ai gjall nė kohėn time do tė mė pasonte". (Hasen, Ahmedi). 8- Pasimi i gabimit tė njė dijetari Zakonisht kur njeriu nuk ėshtė i pastėr dhe i mungon sinqeriteti mundohet tė kapet edhe fije tė kashtės pėr tė dėshmuar se mendimi apo qėndrimi i tij ėshtė i saktė. Nė kėtė drejtim ėshtė edhe kapja e shumė bidatēive pėr ndonjė qėndrim apo mendim tė gabuar tė ndonjė dijetari eminent dhe me famė, tė ndonjė zahidi, apo njeriu tė mirė. Dijetarėt e mėhershėm duke parė rezikun e madh qė ka pasimi i gabimeve tė dijetarėve apo rrėshqitjeve tė tyre kanė tėrhjekur vėretjen me tė madhe nga kjo dukuri, pasiqė janė shkaku pėr rėnien e shumė njerėzve nė bidate dhe nė devijim. All-llahu, azze ve xhel-le, i ka urdhėruar besimtarėt qė tė pyesin dijetarėt dhe ata ti pasojnė e nėse njė dijetar gabon dhe rrėshqet, kjo gjė pėr ata qė e pasojnė bėhet fitne e madhe. Andaj All-llahu, tebareke ve teala, Kur'anin dhe Sunnetin e ka bėrė peshojė dhe kriter, kurse ata qė nuk mund tė marrin dispozitat e fesė nga kėto burime i pyesin dijetarėt, kurse nėse njė dijetar i kundėrshton dijetarėt tjerė dhe dallohet me njė mendim tė vetin duhet pasuar mendimin e shumicės sė dijetarėve. Secili dijetar mund tė ketė ndonjė gabim apo rrėshqitje, sepse ata nuk janė tė pagabueshėm. Kėtė gjė e gjykojnė dijetarėt dhe ata ēdo herė do tė jenė mjaft, falė i qofshin All-llahut, deri nė Ditėn e Kijametit. Zijad ibėn Hudejri thotė: Omeri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: A e di se ēka e shemb Islamin? I thashė: jo. Tha: e shemb Islamin rrėshqitja e dijetarit, polemika e munafikut rreth Kur'anit dhe pushteti i prijėsve tė devijuar". (Daremiu, 1/71). Nėse njė dijetarė i njohur dhe me famė gabon dikund, kjo nuk domethėnė qė tė braktiset i tėri dhe nuk duhet ndaluar tjerėt nga pasimi i tij, porse nuk duhet pasuar atė nė kėtė gabim tė tij. Arsyetohet nė kėtė gabim tė tij, nuk lejohet tė ofendohet, as tė ngacmohet e as tė trajtohet si bidatēi, sepse ky gabim dhe rrėshqitje e tij nuk ka qenė nga epshi apo bidati. Abdullah ibėn Mubareku, rahimehull-llah, thotė: "Ndodh qė ndonjė njeri tė ketė peshė nė Islam dhe gjurmė tė mira, mirėpo tė ketė edhe gabim dhe rrėshqitje, andaj nuk duhet pasuar atė nė gabimin dhe rrėshqitjen e tij". ("El-Istikame", 1/219). Pra kėto do tė kishin qenė disa shkaqe qė e shpiejnė njeriun nė devijim nė kuptimin e fesė. Qėllimi nga paraqitja e kėtyre shkaqevė ėshtė largimi prej tyre dhe mbrojtja prej tyre. Pajisja me sistem tė imunitetit qė na mbron nga devijimi dhe rėnia nė shpikje dhe epshe. E lusim All-llahun qė tė na dhurojė dije tė dobishme dhe vepra tė mira, kuptim tė shėndosh dhe frikė nga All-llahut, subhanehu ve teala. Amin
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Perhapja E Islamit | Sabahi | Kurani dhe Jeta | 0 | 21-04-2007 17:01 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Shqiperia nuk ka fe zyrtare por te barabarta | Qershija | Teologjia | 0 | 16-04-2006 20:47 |