| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| ēfarė ndodh kur vdes njeriu? Ėshtė e padiskutueshme se ēdonjėri do ta shijoje vdekjen. Jo te gjithė mund te kenė njohuri se cfare ndodh me njeriun kur ai vdes. Pėr te sqaruar dhe te treguar se cfare thotė Islami per kėtė faze te ekzistencės se njeriut, po hap kėtė teme ne mėnyre qe ato qe duan ta dine, ta mėsojnė. Vdekja ėshtė moment vendimtar per njeriun, sepse ne ate moment ai sheh rezultatin e jetės se tij. Vdekja ėshtė hapi i pare i jetės tjetėr. Kur shpirti lirohet nga trupi, ai del ne nje bote shume me te madhe se sa kjo qe po jetojmė tani. Allahu i Lartėsuar i caktoi vdekjes momentin e saj dhe atij caktimi nuk mund t'i ik askush. Thotė Allahu ne Kur'an: "Askush nuk vdes pa vullnetin e Allahut. Ai eshte shėnim i afatit te caktuar" (Ali Imran 145) Momenti i VDEKJES. Kur njeriut i afrohet momenti i vdekjes, Allahu i Lartėsuar i dėrgon atij meleket e vdekjes, qe t'i nxjerrin shpirtin i cili e mban trupin te gjalle e ne lėvizje. Meleket e vdekjes, besimtarit i vijne ne nje forme te bukur, kurse jobesimtarit dhe dyfytyrėshit i vine ne njė forme trishtuese. Transmetohet se Muhamedi alejhi selam ka thene: "Kur robi besimtar eshte para ndarjes nga kjo bote dhe i drejtuar per ne Ahiret (boten tjeter), zbresin tek ai meleke nga qielli me fytyra te bardha, sikur te jene ato diell, me vete mbajne qefij nga qefijte e Xhennetit dhe parfum te Xhennetit, ulen ato para syve te tij dhe pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe thote: O ti shpirt i mire, dil ne falje dhe kėnaqėsi te Allahut. Tha (Profeti): Del ai (shperti) duke rrjellur sikur rrjell pika e ujit kur dikush ujit, atehere ai (meleku) e merr ate. Kurse kur robi jobesimtar eshte ne shkeputje nga kjo bote dhe i drejtuar per ne Ahiret, zbresin tek ai meleke nga qielli, te vrazhde e te ashper dhe me fetyra te nxira, me vete kane pelhura te zjarrta, ulen para syve te tij, pastaj vjen meleku i vdekjes dhe ulet tek koka e tij e i thotė: O ti shpirt i keq, dil ne pėrqeshjen e hidhėrimin e Allahut. Tha (Profeti): Me kete rast ai (shpirti) shpėrndahet ne tere trupin, atėherė meleku ia shkul ate sikurse shkulet hekuri me shume ferra nga leshi i lagur, me c'rast i priten venat dhe muskujt." vazhdon...
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Pra ne hadithin e mėsipėrm tregohet se jeleku i vdekjes pėrgėzon besimtarin me falje dhe kėnaqėsi te Allahut te Lartėsuar, kurse jobesimtarit i premtojnė hidhėrim te Allahut. Agonitė e vdekjes. Vdekja ka dhimbje te cilat i pėrjeton ēdo njeri gjate vdekjes. Njeriu me i dashur i Allahut, Muhammedi alejhi selam i pėrjetoi kėto dhimbje gjate sėmundjes nga e cila vdiq. Afėr tij kishte njė kove me ujė ne te ēilen vendoste dorėn e tij dhe fshinte fytyrėn, e thoshte: La ilahe il-lAllah, vėrtet vdekja ka dhimbje. Shpresimi i njeriut qe te rikthehet ne kėtė bote Shpresimi i njeriut qe te rikthehet ne kėtė bote, nėse ėshtė jobesimtar, me dėshire qe te besojė, e nėse ėshtė mėkatar me dėshire qe te pendohet. Thotė Allahu i Lartėsuar: Aq sa, kur ti vijė vdekja ndonjėrit prej tyre (mosbesimtarėve) thotė: Zoti im! Mė kthe prapė, Qė tė mund tė bėj mirėsi nė ēfarė kam mbetur mbrapa! Jo! (Kjo) ėshtė veē njė fjalė qė ai e flet, ndėrsa pas ėshtė Berzakhu (perde, pengesė ndarėse) deri Ditėn kur do tė sillen pėrsėri nė jetė. El Muminun 99-100. Besimi nuk pranohet kur te vije vdekja, dhe pendimi nuk pranohet kur njeriu fillon te gargaras. Thote Allahu ne Kuran: Allahu pranon vetėm pendimin e atyre qė bėjnė gjynah nga padija dhe marrėzia e pastaj menjėherė pendohen; tė tillėt Allahu do ti falė sepse Allahu ėshtė kurdoherė i Gjithėdituri, mė i Urti Gjithėgjykues. Dhe pa asnjė pėrfitim ėshtė pendimi i atyre tė cilėt vazhdojnė tė bėjnė vepra tė kėqija derisa tu vijė pėrballė vdekja dhe pastaj thonė: Tash pendohem; as edhe i atyre qė vdesin duke qenė jobesimtarė. Pėr ta Ne kemi pėrgatitur dėnim tė dhimbshėm. En Nisa 17-18. Allahu i Madhėruar pranon pendimin e njeriut derisa te mos gargarisė. Muhammedi alejhi selam tha: Allahu i Lartėsuar pranon pendimin e njeriut derisa te mos gargarisė Ai qe pendohet para vdekjes, ėshtė penduar pėr se afėrmi, por kusht ėshtė qe ai pendim te jete i sinqerte dhe i vėrtete, e shume here njeriu nuk mund te pendohet ne ato momente te vėshtira, prandaj ai duhet te shpejtoje ne pendim para arritjes se exhelit.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Pervojat E Shpirtit Pas Vdekjes Bota e Berzahut fillon kur shpirti i personit e braktis trupin dhe jetes se tij te shkurter ne kete toke i vjen fundi. Duke vdekur njeriu perjeton gjera qe nuk mund te kuptohen nga njerezit perreth tij. Meqe shpirti e braktis trupin e tij permes zgavrave te hundes,syte e tij e percjellin shpirtin e larguar. Per kete shkak, i Derguari i Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) i ka keshilluar njerezit qe t'ia mbyllin syte te vdekurit ne menyre qe pamja e tij te jete sa me pak tmerruese. Allahu i Gjithefuqishem thote per kete cast te vdekjes: "Perse pra,kur arrin shpirti ne fyt. E ju ne ate moment shikoni (se c'po ngjet). E ne jemi me afer tek ai se ju,por ju nuk shihni. Dhe perse nese ju nuk jeni pergjegjes(per vepra). (Perse) Nuk e ktheni ate (shpirtin te mos dale), nese jeni qe thoni te verteten?" (El-Vakia,83-87) Pasi personi vdes dhe hyn ne nje bote te re,nje dritare hapet ne Ahiret per te lejuar shpirtin e tij te shohe parajsen dhe zjarrin. Vdekja eshte koha e se vertetes dhe genjeshtrat, me te cilat mosbesimtaret e kishin rrethuar veten ne kete bote,do te zbulohen. Keto genjeshtra perfshijne mohimin e ekzistences se Allahut,Dites se Gjykimit dhe refuzimin e ndeshkimit ne varr. Prandaj,kur vdekja u vjen mosbesimtareve dhe ata e ndiejne nxehtesine e zjarreve te mberdhezura te Xhehennemit,ata fillojne te luten per nje rast te dyte ne toke ne menyre qe te bejne vepra te mira. Mirepo, e gjithe lutja e trye mbetet e kote. "Derisa t'i vije vdekja ndonjerit prej tyre e thote: "Zoti im,me kthe,qe te bej vepra te mira e te kompensoj ate qe leshova!" Kurrsesi,e kjo eshte vetem fjale qe e thote ai,e ata kane para tyre Berzahun(distance kohore) deri ne diten kur ringjallen." (El-Muminun,99-100) Udhetimi i shpirtit nga toka ne qiell,ku e takon Zotin e tij,pershkruhet shkelqyeshem ne hadithin vijues: El-Bera ibn Azibi ka thene: "Ne dolem me te derguarin(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) na varrimin e nje ensari dhe u afruam te varri. Varri ende nuk ishte gropuar,prandaj i Derguari (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) u ul dhe ne u ulem heshturazi perreth tij sikur ne kokat tona te kishte zogj. Ai kishte(i Derguari) nje shkop ne dore me te cilen bente shenja ne toke. Pastaj ai e ngriti koken e tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit," duke e thene kete dy apo tri here. Pastaj ai tha: "Kur besimtari eshte gati ta braktise kete bote dhe te kaloje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te ndritshme si Dielli zbresin tek ai nga qielli me nje qefin dhe parfum nga parajsa dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe thote: "Shpirti i mire, dil me faljen dhe kneaqesine nga Allahu." Pastaj shpirti del sikur pika kur rrjedh nga caliku i ujit dhe ai e kap ate. Kur ai vepron ashtu, engjejt e meshires nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment, por e marrin dhe e vendosin ne qefin dhe ne parfum dhe nga aty del arome sikur misku me i kendshem ne siperfaqe te tokes. Pastaj ata e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne prane asnje shoqerie engjejsh e qe ata te mos pyesin: "Kush eshte ky shpirt i mire?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e ketij", duke perdorur emrat me te mire me te cilet njerezit e therrisnin ne toke.Pastaj ata e sjellin ate te qielli me i ulet dhe kerkojne qe te hapet porta per te. Ashtu dhe behet,dhe nga cdo qiell krye-engjejt e tij e shoqerojne ate deri te qielli tjeter,derisa te arrijne te qielli i shtate dhe Allahu,qe eshte Fisnik dhe i Lavdishem,thote: "Regjistrojeni librin e robit Tim ne Ilijjune (Ilijjune supozohet te jete nje pllake margaritaresh te gjelber,e cila ndodhet permbi shtate qiej dhe ne te regjistrohen veprat e njerezve te mire) dhe kthejeni ne toke,ngase Une e krijova njerezimin nga ajo, ne te do t'i kthej dhe nga ajo do t'i nxjerr jashte perseri." Shpirti rikthehet ne trupin e tij, e i vijne dy engjej,e ulin dhe i thone: "Kush eshte Zoti yt?", ai pergjigjet: "Zoti im eshte Allahu." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Feja ime eshte Islami." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: "Ai eshte i Derguari i Allahut." Ata e pyesin: "Cili eshte burimi yt i diturise?", dhe ai pergjigjet: "E kam lexuar Librin e Allahut,kam besuar ne te dhe kam thene se eshte i vertete." Atehere dikush therret nga qielli: "Robi im ka thene te verteten,andaj shtroni per te qilima nga parajsa,visheni me rroba te parajses dhe hapeni nje dere per te ne parajse." Dhe atij i vjen pak nga freskia dhe aroma e parajses,varri i zgjerohet aq sa syri mund te shohe dhe nje njeri me fytyre te bukur,me veshje te bukur dhe me ere te kendshme vjen tek ai dhe thote: "Sihariq me ate,qe te gezon ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte shume e bukur dhe sjell miresi?" Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e mire." Pastaj ai thote: "Zoti im,beje Kijametin,Zoti im,beje Kijametin,qe mund t'i kthehem popullit dhe pasurise sime."
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Por,kur jobesimtari eshte gati ta braktise boten dhe te vazhdoje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te zeza zbresin tek ai nga qielli me mbeshtjellese te vrazhde dhe te shemtuar dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe i thote: "Shpirti i keq,dil me hidherimin e Allahut dhe me zemerimin e Tij." Pastaj shpirti shperndahet ne tere trupin e tij dhe engjelli e nxjerr ate sikurse nje gjemb metali nga leshi i lagur. Pastaj ai e kap ate dhe,kur ai vepron ashtu,ata nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment,por e vendosin ne ate mbeshtjellese dhe nga aty del nje ere e keqe,si coftina me e qelbur ne siperfaqe te tokes. Pastaj engjejt e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne kah asnje shoqeri engjejsh e qe nuk pyesin: "Kush eshte ky shpirt i kre?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e atij", duke perdorur emrat me te keqinj me te cilet e therrisnin ne bote. Kur ai aillet te qielli me i ulet,kerkohet qe te hapet porta per te,por nuk hapet. (Pastaj i Derguari i Allahut,paqja dhe shpetimi qofshin mbi te,lexoi: "Dyert e qiellit nuk hapen per ta dhe ata nuk do te hyjne ne Xhennet perderisa deveja te kaloje neper vrimen e gjilperes.") Allahu,qe eshte me Fisniku dhe i Lavdishem,pastaj thote: "Regjistrojeni librin e tij ne Sixhxhin (Sixhxhin: eshte vend ku ruhen regjistrat e veprave te keqberesve.Thuhet se ai eshte vendosur ne Xhehennem apo ne token e shtate me te ulten.Sidoqofte perberja morfologjike e fjales eshte marre nga sixhn,qe do te thote vend i ngushte dhe i mundimshem.(sh.r) ne token me te ulet" dhe shpirti i tij hidhet poshte. (Pastaj i Derguari paqja dhe shpetimi qofshin mbi te,lexoi: "Ai qe i pershkruan shok Allahut eshte si te ishte hedhur nga qielli dhe te rrembehet nga zogjte,ose te hidhet nga era ne nje vend te larget.") Shpirti rikthehet ne trupin e tij,atij i vijne dy engjej dhe duke e lene te qendroje ulur i thone: "Kush eshte Zoti yt?",ai pergjigjet: "Eh,Eh,nuk e di." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Eh,Eh,nuk e di." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: " Eh,Eh,nuk e di." Atehere dikush therret nga qielli: "Ai ka genjyer,andaj shtroni per te qilima nga zjarri dhe hapni nje dere per te ne zjarr." Pastaj pak nga nxehtesia dhe vapa i vjen atij,varri i ngushtohet, saqe brinjet hyjne njera ne tjetren dhe nje njeri me fytyre te shemtuar,me veshje te ndyre dhe me ere te qelbur vjen tek ai dhe i drejtohet: "Deshperohu me ate qe te poshteroi ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte me e shemtuara dhe sjell fatkeqesi?", Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e keqe." Pastaj ai thote: "Zoti im,mos e bej Kijametin!"" Personi qe i pergjigjet drejt pyetjeve dhe eshte i percaktuar per parajse,do te ndieje se varri i tij po zgjerohet dhe po behet kopsht i parajses. Engjejt do t'i thone atij me butesi "Fle sikur flen nusja." Por,personi qe deshton t'i pergjigjet drejt pyetjeve do te ndieje se varri po i ngushtohet dhe nje dere ne zjarr do te hapet per te. Trupi i tij i vdekur do te kalbet dhe perfundimisht do te zhduket ne toke,por shpirti i tij do te vazhdoje te ndieje ndeshkimin qe ka fituar ne jeten e tij ne toke. Ndeshkimi i varrit eshte veshtiresia e pare qe personi duhet ta kaperceje pas vdekjes dhe,nese e kalon ate lehte,pjesa e mbetur e gjykimit te tij ne Diten e Gjykimit do te jete e njejte. Per kete arsye,i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) e perseriste shpesh kete dua: "O Zoti im,kerkoj mbrojtjen Tende nga denimi i varrit,dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga denimi i Xhehennemit,kerkoj mbrojtjen Tende nga sprova e Dexhxhallit dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga sprova e jetes dhe vdekjes." Zejd ibn Thabiti ka transmetuar se i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) dhe shoket e tij ishin duke kaluar neper nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit kur mushka e te Derguarit e nderroi rrugen,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ata ishin afer disa varreve ku ishin varrosur idhujtaret,andaj i Derguari(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) tha: "Keta njerez po ndeshkohen ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju nuk do ta varrosni me njeri tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua mundesoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj."(Muslimi)
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#5
| ||||
| ||||
| NE PRANI APO MOSPRANI TE VARRIT Fjala arabe "kabr" do te thote "te fshehesh". Keshtu,fjala "varr" eshte shpjegimi me i mire i kesaj fjale,pasi ajo e fsheh trupin. Kjo fjale gjithashtu tingellon ngjashem me fjalen "kalb"-"zemer",qe eshte e fshehur ne gjoks. Zemra eshte perplot me deshira dhe emocione te ndryshme qe shpesh mbesin te fshehura brenda saj. Kur'ani i permend se bashku gjoksin dhe varrin,pasi qe te dy jane shporta qe gelltisin gjithcka qe kane,por do t'i shfaqin ato ne Diten e Gjykimit. Allahu thote: "A nuk e di asi se kur te nxirren cfare ka ne varreza? Dhe te behet e njohur cfare ka ne gjoksa." (El-Adijat,9-10) Besimi ne denimin e varr gjate periudhes se Berzahut eshte pjese perberese e akides se muslimanit. Shtrohet pyetja per njerezit qe nuk jane varrosur ne varreza,per shembull: dikush eshte djegur dhe hiri i tij eshte shperndare, ose eshte shqyer nga bishat,ose ka vdekur ne det dhe uji eshte bere varri i tij. Poashtu kemi rastin e Faraonit,trupi i te cilit eshte mumifikuar dhe ekspozohet ne muze,ku nuk tregon ndonje shenje te perjetimit te denimit te premtuar per te ne Kur'an. Shpjegimi per kete fenomen eshte se perjetimet e periudhes se Berzahut (pasvdekjes) jane per shpirtin,pavaresisht nese kufoma (xhenazja) eshte e shtrire apo jo ne varr. Meqenese shumica e te vdekurve jane varrosur ne varre,prej ketu rrjedh edhe perdorimi i shprehjes "ndeshkimi i varrit". Trupi mund te varroset,digjet ose asgjesohet,por shpirti i tij do te ndieje torturen ose lumturine e Berzahut si ta kishte trupin ne varr. Ai do te ndihet si te ishte i mbyllur ne nje grope te vogel te zeze,qe eshte varri i tij,qe i ngushtohet per t'ia shtypur eshtrat. Nese ai eshte shpirti i personit besimtar,ai do te ndieje rehati dhe liri,meqe varri i tij po zgjerohet dhe shikon kah Xhenneti. Si rrjedhim, sprova e Berzahut eshte per te gjithe shpirtrat,qe ka si pasoje ndjenjen e rehatise dhe lumturise per besimtaret e mire dhe ndjenjen e ndeshkimit per mekataret(jobesimtaret qe mohuan Allahun). Sipas nje thenie te te Derguarit (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te ) deshmoret ne rrugen e Allahut jane te liruar nga kjo sprove. Ka nje numer hadithesh qe flasin per ndeshkimin e varrit. "Ajshja ka treguar se nje cifute e kishte vizituar ate dhe i kishte permendur ndeshkimin ne varr,duke shtuar: "Allahu te ruajte nga denimi i varrit." Ajshja e pyeti te Derguarin e Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) per ceshtjen dhe i Derguari(paqja qofte mbi te ) tha: "Po,denimi i varrit eshte i vertete." Ajshja tha: "Pas asaj,asnjehere nuk e kam pare te Derguarin e Allahut duke e falur namazin pa kerkuar mbrojtjen e Allahut nga ndeshkimi i varrit." (Buhariu dhe Muslimi) Zejd ibn Thabiti ka thene: "Derisa ishim duke shoqeruar te Derguarin e Allahut,qe ishte duke kaluar ne nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit,per nje moment mushka e te Derguarit nderroi rruge,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ndodhi qe aty te ishin pese ose gjashte varre,ashtu qe ai pyeti se mos e dinte ndokush se kush ishte varrosur ne to. Njeri u pergjigj se e dinte. Pyetjes se kur kishin vdekur,iu pergjigj se ishte ne kohen kur njerezit ishin idhujtare. Pastaj i Derguari(paqja qofte mbi te) tha: !Keta njerez vuajne ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju me nuk do ta varrosni njeri-tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua lejoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj." Pastaj ai u kthye kah ne dhe tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi varrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprova e Dexhxhallit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e Dexhxhallit."" (Muslimi) Imam Ibn Tejmije ka treguar se populli i Sirise ishte mesuar te dergonte kuajt,mushkat apo gomeret e tyre qe kishin dhimbje barku te varrezat e Nusejrive dhe Ismaileve,ku kafshet do te sheroheshin (cliroheshin) menjehere. Ibn Tejmije ne shpjegimin e ketij fenomeni ka thene se kafshet,zogjte dhe krijesat e tjera pervec njerezve dhe xhinneve mund te degjojne britmat e te vdekurve qe torturohen ne varret e tyre. Kafshet e semura do te degjonin zerat e frikshem te shpirtrave te torturuar dhe do te tmerroheshin aq shume,saqe barqet e tyre do te pesonin ngerc (spazme) dhe do te zbrazeshin vetvetiu. Te liruar nga te gjitha materiet e patretshme,kafshet do te sheroheshin shpejt.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Pėrshkrimi i Ditės sė Gjykimit Besimi nė Ditėn e Kijametit ėshtė njė nga kushtet themelore tė fesė sė All-llahut, subhanehu ve teala. Gati nuk eksiston asnjė faqe nė Kuran e cila nuk e sinjalozin apo nuk e pėrmend kėtė ditė tė madhe. Ky pėrkujtim i shpeshtė i kėsaj dite nė Kuran, rrjedh nga ajo se njerėzit e harojnė atė Ditė si shkak i problemeve tė tyre ditore tė shumta. Gjithashtu, All-llahu, subhanehu ve teala, dėshiroi tė na pėrqėndrojė vėmendjen nė kėtė ditė shumė tė madhe, tė frikshme e tė tmerrshme, tė trishtueshme dhe definitive pėr njerėzimin, ndaj edhe i frikėson robėrit e Tij me atė Ditė, duke i pėrshkruar pikėrisht ndodhitė e tmerrshme tė asaj Dite. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe. Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjiri dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr." [Haxh: 1-2]. "Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni nė njė ditė qė fėmijėt do t'i bėjė pleq?" [Muzzemmil: 17]. "Kur dielli tė jetė mbėshtjellur (dhe errėsohet), Dhe kur yjet tė kenė rėnė (e shkapėrderdhur), Dhe kur kodrat tė kenė udhėtuar (e bėrė pluhur nė ajėr), Dhe kur devetė e shtrenjta tė lihen pa bari nė fushė, Dhe kur egėrsirat tė jenė bashkuar (tubuar). Dhe kur detet tė vlojnė si zjarr i flakėruar, Dhe kur shpirtrat tė jenė bashkuar. Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur, Dhe kur fletushkat tė jenė shpaluar, Dhe kur qielli tė jetė hequr, Dhe kur xhehennemi tė jetė ndezur fort, Dhe kur xhenneti tė jetė afruar, Atėbotė njeriu do ta dijė se ēka ka ofruar (tė mirė ose tė keqe)." [Tekvir: 1-14]. Vėrtetė vėllezėr, fakti se nė Ditėn e Kijametit ndodhin gjėra tė jashtzakonshme si ēarja e qiellit, rėnia e yjeve, vlimi i detėrave, ndeshja e planetėve, coptimi i Tokės, shkulja dhe fluturimi i kodrave, bėn qė egėrsirat tė bashkohe, qė njerėzit tė bėhen si flutura tė shpėrndara, qė secila gjidhėnėse tė braktis fėmijun e vet, qė secila shtatzėnė tė dėshtojė barren e vet, njerėzit janė symavijosur dhe duken si tė dehur, e fėmijėve nga trishtimi i asaj dite u thinjen flokėt e bėhen pleq. All-llahu, subhanehu ve teala, na ruajtė nga trishtimi dhe llahtaria e kėsaj dite dhe na mundėsoftė mos ta arrijmė atė. Pas kijametit, qėndrimit nė varr, dhe ndodhive tė pėrmendura do tė ngjajė ajo ēka All-llahu, subhanehu ve teala, na informon. Israfili me urdhėrin e All-llahut xhel-leshanuhu do tė fryjė nė Sur (bori) herėn e parė, me ē'rast do tė vdes gjithė ē'ka nė qiej dhe tokė, pos atyre qė do All-llahu, subhanehu ve teala, All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do All-llahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhrin e Zotit)." [Zumer: 68]. E siē pamė Israfili urdhėrohet pėr tė dytėn here tė fryjė, me ē'rast u kthehet jeta tė vdekurve. E kjo ėshtė Dita e ringjalljes, kur njerėzve u kthehen shpirtat dhe trupat e tyre sikur qė ishin nė jetėn e kėsaj bote. E pėr kėtė flasin edhe kėto ajete: "Ditėn qė vrullshėm bėhet dridhja.Qė pas saj pason tjetra." [Naziat: 6-7]. Pėrderisa besimtarėt e dinė se All-llahu I ngjalli ata, jobesimtarėt dhe munafikėt do tė thonė: "… Po kush na ngjalli (ēoi) prej shtretėrve tone?" (Ju thuhet): "Ja, kjo ėshtė ajo qė e ka premtuar Mėshiruesi i Madh, e Pejgamberėt e kanė thėnė tė vėrtetėn."" Transmetohet nga Aishja, radijallahu anha, se I dėrguari ka thenė : "Nė Ditėn e gjykimit njerėzit do tė ringjallentė zbathur, tė zhveshur dhe tė pa bėrė synet. Unė I thashė: "O I dėrguari I All-llahut, e meshkujt dhe femrat bashkė, tė shikojnė nė njėri-tjetrin?" Tha:" Oj Aishe, gjendja (ēėshtja) do tė jetė aq e ashpėr saqė askujt nuk i bie ndėrmend ta shikojė tjetrin" Tani, pas ringjallje dhe pas daljes nga varret tė gjithė njerėzit do tė tubohen nė njė vend. Thotė All-llahu, subhanehu ve teala: "(Kujto atyre) Ditėn, kur do t'i tubojmė tė devotshmit t( si grigjėn e kafshėve tė etshme kah burimi)." [Merjem: 85-86]. Hashėr ėshtė vendtubimi i tė gjithė njerėzve nė njė vend tė caktuar, ku do tė presin derisa tė gjykohen. E nė kėtė vend tė pritjes njerėzit do t'I godas vėshtirėsi e madhe. Transmetohet se i Dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thenė: "Nė Ditėn e kijametit Dielli do t'u afrohet njerėzve, kėshtu qė do tė vijė nė lagėsi vetėm njė mile, e njerėzit do tė jenė nė djersė nė pėrshtashmėri me veprat e tyre. Disa prej tyre do tė jenė nė djersė gjer te zokthat e kėmbės, disa gjer nė gjunjė, disa gjer nė fyt, e disave do t'ua stėrpikė gojėn sikur tė ishte I frenuar". Vėllezėr, a i keni parė njerėzit kur u ndodh ndonjė fatkeqėsi se si kafshojnė gishtin tregues? E tregohet se atė ditė tė pritjes sė dhėnies sė gjykimit, njerėzit jo qė do tė kafshojnė gishtin tegues, jo qė do tė qajnė nga tmeri, por do ta gėlltisin dorėn e vet gjer tek bėrryli, do ta rrjepin lėkurėn e tyre, e pabesimtarėt do tė kėrkojnė tė mos kishin ekzistuar fare ose tė bėhen dhe, mu ashtu siē thotė I Lartėsuari nė Kuran: "Ne ua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr njė denim tė afėrt, nė ditėn kur njeriu (besimtari) shikon se ēka I kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: "Ah, sa mire do tė ishte pėr mua sikur tė isha dhe ". [Nebe: 40]. Pas kėsaj, kur ēdo njeri do tė vijė para Zotit tė vet, do t'u prezantohen tė gjithė veprat e tyre dhe vetė do ta lexojnė librin e veprave tė tyre. All-llahu thotė: "E kur tė fryhet nė sur njė e fryme. Dhe tė ngrihen toka e kodrat e t'i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur. Nė atė kohė ndodh e vėrteta (kijameti). E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i rraskapitur. Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd. Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji." [Hakka: 13-18]. Transmetohet se I Dėrguari ka thenė: "Secilit prej juve krijuesi do t'i drejtohet drejtpėrdrejt (me tė folur-pyetje) pa pėrkthyes. Do tė shikojė nga ana e tij e djathtė , e nuk do tė sheh tjetėrgjė veēse veprat e tij (tė mira). Pastaj do tė shikojė nga ana e tij e majtė, e nuk do tė sheh tjetėr gjė veēse veprat e tij (tė kėqija). Do tė shikojė para vehtes e nuk do tė sheh tjetėr gjė veēse zjarrin (e Xhehenemit)para fytyrės sė tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (I Xhehenemit) qoftė edhe me gjysėm hurme, e kush nuk e gjen kėtė atėherė me fjalė tė mirė." Ndaj, padyshim se ēdonjėrit do t'i prezentohen veprat e tij, do t'i prezentohen me anė tė librave ku tregohet se ē'kanė vepruar ata nė jetėn e kėsaj bote. A i keni pare nxėnėsit dhe studentėt me dėftesa dhe diploma me nota tė mira se si u thonė tė tjerėve, ja shikojeni suksesin tim? Ashtu edhe besimtarėt, qė libri i tyre ėshtė pėrplot me punė tė mira, kur kthehen tek familjet e veta u thonė ayre, ja ky ėshtė libri im pėrplot me vepra tė mira, lexojeni atė. E mėkatarėt kur do ta gjejnė librin e tyre pėrplot me mėkate, duke mos i lėnė edhe imtėsirat mė tė vogla do tė thonė: "Ē'ėshtė puna me kėtė libėr, qė s'le gjė tė madhe apo tė vogėl pa e shkruar " Nėse ėshtė njėri nga tė shpėtuarit, nga ata qė kthehen te familjet e tyre tė gėzuar, atij i jepet libri nga ana e djathtė dhe All-llahu, subhanehu ve teala, do t'ia falė tė gjithė mėkatet dhe nuk do ta pyes detalisht. Pastaj do ta shpie nė Xhenet dhe nuk do tė jetė i ndėshkuar me zjarr. E atij, mėkatet e tė cilit janė mė tė mėdha, libri do t'i jepet nga mbrapa dhe do tė jetė i pyetur detajisht pėr ēdo vepėr qė e ka bėrė, tė vogėl ose tė madhe. All-llahu thotė: "O ti njeri, vėrtet ti pėrpiqesh me njė pėrpjekje tė madhe qė ēon te Zoti yt, e atė (pėrpjekje) do ta gjesh. E pėrsa i pėrket atij qė libri i vet i jepet nga e djathta, Ai do tė llogaritet me njė llogari tė lehtė, Do tė kthehet te familja e vet i gėzuar. E pėrsa i pėrket atij qė libri i vet i jepet pas shpinės, Ai do t'i ndjellė vetes shkatėrrim, Dhe do tė hyjė nė zjarr tė ndezur fort. Ai ka qenė i gėzuar nė familjen e vet, Dhe ka menduar se nuk ka pėr t'u kthyer. Po, se, vėrtet Zoti i tij gjithnjė e ka parė atė." [Inshikak: 6-15]. "Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: "O ju, qe, lexojeni librin tim!" Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time. Dhe ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme. Nė njė xhennet tė lartė. Pemėt e tij i ka krejt afėr. (E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė. Ndėrkaq, kujt i jepet libri i vet nga e majta e tij, ai thotė: "O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im. Dhe tė mos dijsha fare se ēka ėshtė llogaria ime. Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua. Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja." [Hakka: 19-29]. Pėr sa i pėrket llogarisė, All-llahu, subhanehu ve teala, do ta pėrkujtojė ēdo njeri pėr ēdo gjė qė ka bėrė nė kėtė botė, qoftė nga tė mirat apo tė kėqijat dhe se kuindėr tij do tė dėshmojė ēdo gjė prej kujt All-llahu, subhanehu ve teala, kėrkon qė tė dėshmojė. Edhe Toka do tė jetė dėshmitare e veprave tė njerėzve. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme, Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj (barrėn nga brenda), Dhe njeriu tė thotė: "Ē'ka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?" Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta, Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė. Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre. E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė." [sureja Zelzele]. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se I Dėrguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thenė: "A e dini se cilat janė lajmet e saj?" As'habėt u pėrgjigjėn: "All-llahu dhe I Dėrguari I Tij e dine mė sė miri" Ai tha: "Lajmet e saj janė, se ajo do tė dėshmojė pėr ēdo vepėr qė kanė bėrė nė tė meshkujt dhe femrat, kėshtu qė do tė thotė:" Atė ditė dhe atė ditė ka bėrė kėtė dhe kėtė." Kėto janė pra lajmet e saj. E nga gjėrat tjera qė duhet tė na frigojnė dhe tė mendojmė rreth tyre ėshtė fakti se gjatė dhėnies sė llogarisė do tė dėshmojnė edhe pjesėt e trupit, si: gjuha, kėmbėt, lėkura dhe tė tjera, pėr ēdo gjė qė ka punuar njeriu, dhe se armiqtė e All-llahut, subhanehu ve teala, do tė grinden me pjesėt e trupit tė vet. "E ditėn kur armiqtė e All-llahut tubohen pėr nė zjarr dhe ata janė tė rrethuar. E derisa afrohen atij, kundėr tyre dėshmojnė: tė dėgjuarit e tyre, tė parit e tyre dhe lėkurat e tyre pėr ēdo gjė qė ata kanė punuar. Ata lėkurave tė tyre u thonė: "Pėrse dėshmuat kundėr nesh?" Ato thonė: "All-llahu qė ēdo sendi ia ka dhėnė tė folurit na dha edhe neve, e Ai ėshtė qė ju krijoi juve herėn e parė dhe vetėm te Ai ktheheni". Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojnė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė pamurit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di pėr shumė gjėra qė ju i bėnit." [Fussilet: 19-22]. Pėrderisa ėshtė kėshtu puna me armiqtė e All-llahut, subhanehu ve teala, nė ditėn e gjykimit All-llahu, subhanehu ve teala, do tė jetė i mėshirshėm ndaj besimtarėve. Muhamedi (sal- All-llahu alejhi ue sel-lem) na informon se All-llahu, subhanehu ve teala, do tė veēohet me robin e Vet, mu'minin dhe do t'ia pėrkujtojė mėkatet qė i ka bėrė, e pastaj do t'ia fal ato dhe nuk do ta pyes hollėsisht. Transmetohet se dikush i ka thenė Umerit, radijallahu anhu: "Ēka ke dėgjuar nga Resulull-llahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tė ketė thenė lidhur me pėshpėritjen e All-llahut, subhanehu ve teala, me robin e Vet, mu'min, ditėn e gjykimit?" Tha: "E kam dėgjuar duke thėnė: "Besimtari do t'i afrohet All-llahut derisa Ai e vė Dorėn e Vet mbi tė, e i thotė: "A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?" Ai do tė pėrgjigjet: "Po, e kam bėrė." Atėherė do t'i thotė: "A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?" Ai do tė pėrgjigjet: "Po, e kam bėrė." E pastaj do t'i thotė: "Unė t'i kam fshehur ato nė dynja, e sot po ti fali." Pastaj do t'i jepet libri i veprave tė mira. E pėr sa i pėrket jobesimtarėve, ata do tė thirren para tė gjithė njerėzve me fjalė: "Kėta janė ata qė kanė gėnjyer pėr Zotin e tyre, le tė jetė mallkimi i All-llahut mbi mizorėt." Pastaj tregohet se Ditėn e gjykimit veprat e njerėzve, tė mirat dhe tė kėqijat, do tė peshohen (me peshore), nė mėnyrė qė tė tegohet drejtėsia e All-llahut, subhanehu ve teala, All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės." [El-Enbija: 47]. Pėrkitazi me kėtė Ibėn Kajjimi thotė: "A mos vallė nuk beson se veprat e njerėzve ditėn e Gjykimit do tė vihen nė peshore. Kjo do tė ndodhė, e nganjėherė do tė rėndojė njėra pjatė, e nganjėherė pjata tjetėr, siē qėndron nė Kur'an. Ajo do tė ketė edhe gjuhėzėn, tė cilėn pjatat do ta lėvizin dhe do tė shikojnė nė tė, kjo nuk ėshtė imagjinatė, por njėmendėsi pėr atė qė ka iman." Poashtu nė Ditėn e gjykimit njerėzit do tė jenė tė shpėrblyer apo tė ndėshkuar pėr veprat qė i kanė bėrė nė kėtė botė. "Atė ditė All-llahu ua plotėson shpėrblimin e merituar, e ata e dinė se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, i qarti nė drejtėsi." [Nur: 24]. E nė fund, njerėzit pas dhėnies sė llogarisė dhe peshimit tė veprave, do tė nisen kah ura e Siratit, urė e cila ėshtė vėnė pėrmbi Xhehenemin. Njerėzit do tė kalojnė pėrmbi tė me shpejtėsi dhe lehtėsi tė ndyshme, nė varshmėri nga veprat e tyre tė mira nė kėtė botė, disa me shpejtėsinė e dritės, disa me shpejtėsinė e erės, disa duke vrapuar, derisa nuk kalon besimtari qė ka pasur pak punė tė mira, i cili me njė kėmbė do ta bėjė njė hap para e me tjetrėn do tė skalitet, me njė dorė do tė kapet, e tjetra do t'i shpėtojė, dhe atė do ta pėrcėllojė zjarri, e kur tė kalojė do tė thotė: "Qoftė i lavdruar All-llahu, subhanehu ve teala, qė na shpėtojė prej teje (zjarri) pasi qė na tregoi atė. Vėrtetė All-llahu, subhanehu ve teala, neve na ka dhuruar atė qė nuk ia ka dhuruar askujt." E si ėshtė ura e Siratit? Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Atėherė do tė vendoset ura Sirat mbi Xhehenemin, e unė, sė bashku me umetin tim, do tė jem I pari qė do ta kaloj. Atė Ditė do tė flasin vetėm Pejgamberėt. Lutja (duaja) e tyre do tė jetė"O All-llahi im, shpėto, shpėto!" Mbi urė do tė ketė grremēa tė mėdha, si gjembat e sa'danit. A e keni pare sa'danin?" Po, u pėrgjigjėn ata. "Ja pra, ato janė si gjembat e sa'danit, pos qė madhėsinė e tyre nuk e di I kush pos All-llahut, subhanehu ve teala, Ato do t'i rrėmbejnė njerėzit nė pajtueshmėri me veprat e tyre tė kėqija. Ndėrmjet tyre do tė ketė edhe besimtarė tė cilėt pėrshkak tė mėkateve tė tyre, do tė mbesin nė to, e do tė ketė tė tillė tė cilėt megjithatė do tė kalojnė e do tė shpėtojnė." Vėllezėr, tregohet se ura e Siratit ėshtė mė e hollė se qimja e mė e mprehtė se shpata, e siē pamė ajo i ka edhe pengesat e saja, i ka kukat e saja. E cilat janė kėto kuka? Njė nga kėta kuka ėshtė kuka e namazit. Ata qė pritonin nė kėtė botė tė falnin namazin mbi qilimat e kėsaj bote, e t'u mirte kjo 10 minuta, do ta bėjnė kėtė nė tmerrin e Xhehenemit me vite e vite tė tėra mbi dhe tė rrethuar nga zjarri i tij. E njejta ėshtė edhe me agjėrimin edhe me zeqatin. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Betohem nė kuqėrrimin e horizontit pas perėndimit, Dhe nė natėn dhe ēka ajo tubon, Dhe nė hėnėn kur ajo ėshtė e plotė. Ju patjetėr do tė pėrjetoni gjendje pas gjendje". [Inshikak: 16-19]. E, vėrtetė vėllezėr kėto gjendje dhe situata tė cilat duhet t'i pėrjetojė besimtari janė tė vėshtira. A nuk mendoni rreth llahtarisė sė Kijametit, jetės sė varrit, pastaj ringjalljes, dhėnies sė llogarisė, peshimit tė veprave, a nuk mendoni se vallė a do t’u rėndohet peshoja e veprave tė mira, se vallė a do ta merni librin e veprave tuaja nga e djathta apo pas shpine, e nė fund a do tė arijė ta kalojė urėn e Siratit, urėn mbi xhehenem, e nėse po, vallė a do tė mė ndalė ndonjė nga pengesat e saja si kuka e namazit, ajo e agjėrimit, e zeqatit etj. Vėrtetė janė kėto gjendje tė rėnda, e All-llahu, subahnehu ve teala, na ruajtė dhe na ndihmoftė... Mustafa Qamili,
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Parafytyro veten tėnde nė varr! Vėlla i dashur! S'ka dyshim se pėrfundimi vendimtar ėshtė vdekja yte. Ngase pėrherėshmėria nė kėtė jetė ėshtė e paarritshme! Pra, paramendoje veten tėnde dhe tani mė tė kanė lėshuar nė gropėn e varrit tėnd. Pastaj tė mbyllin nė dėrrasat e varrit! Tė hjedhin dhe mbi ty! A e arrite natėn tėnde tė parė nė gropėn e llogarisė?! Po si do tė jetė pėrgjigja?! Tashmė janė larguar nga ti familja, tė dashurit, tė afėrmit dhe shokėt! Pasurinė dhe mallin tėnd i ke lėnė mbrapa teje! Nuk tė tė sjellin dobi pėrveē asaj qė ke pėrgatitur nga veprat e tua. Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Tė vdekurin e pėrcjellin tri gjėra: Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njėra mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me tė mbetet vetėm vepra e tij". (mutefekun alejhi). C'farė do tė bėsh kur tė vijnė ty dy melek, tė cilėt ulėn me ty dhe tė qortojnė. Tė pyesin ty: Kush ėshtė Zoti yt? Cila ėshtė feja yte? Kush ėshtė i Dėrguari yt? Tani ndoshta mund tė pėrgjigjesh shumė lehtė, por nė atė gropė…nė atė varr…nė atė errėsirė… pėrgjigjeja yte do jetė sipas veprave tė tua. Besimtari qė posedon vepra tė mira thotė: Zoti im ėshtė Allahu, Feja ime ėshtė Islami dhe Pejgamberi im ėshtė Muhammedi, alejhis-selam. Ndėrsa hipokriti do tė thotė: Ah… nuk e di, kam dėgjuar njerėzit duke thėnė diēka, dhe kam thėnė. Pėrkujto o rob i Allahut se; "Varri ėshtė njė kopėsht prej kopshtėve tė Xhennetit ose njė humnerė prej humnerave tė zjarrit" (transmeton tirmidhi) Dhe dije o rob i Allahut se; Allahu i lartėmadhėruar tė ka dhėnė kohė tė mjaftueshme pėr pendim dhe kthim tek ai. "A nuk ju dhamė jetė mjaftė tė gjatė, sa qė kush do qė donte tė merrte kėshillim, mund t'a merrte atė dhe kėshilluesi u erdhi…" (Fatir 37) Fjalėn kėshillues nė ajetin e lartėpėrmendur e kanė komentuar me vjetėrsi (pleqėri), dhe gjithashtu e kanė komentuar se ai (kėshilluesi) ėshtė Muhammedi, alejhis-selam. Tashmė ėshtė arsyetuar kush ka kėshilluar, dhe ka pėrkujtuar kush ėshtė lajmėruar dhe nuk i ėshtė bėrė padrejtėsi atij qė ėshtė vonuar. Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se Pejgamberi, alejhis-selam, ka thėnė: "Arsyetohet Allahu ndaj njeriut qė ia vonon afatin e vdekjes deri sa ti mbushė gjashtėdhjetė vjetė" (transmeton Buhari). Dijetarėt islam kanė thėnė se njeru kur i mbush tė gjashtėdhjetat, i skadon afati i pendimit tė sinqertė. Vėlla i dashur, ti sot jeton nė sipėrfaqen e tokės, e ndėrsa nesėr do tė banosh nė mbrendėsinė e saj. Vallė a e ke zbukuruar vendbanimin tėnd me vepra tė mira. A e ke shtruar dhe mbjellur kopshtin tėnd me kryerjen e urdhėrave tė Allahut qė ti ka urdhėruar dhe largimin nga ajo qė tė ka ndaluar? Po qese ke qenė i bindur se me tė vėrtetė brendėsia e tokės sė shpejti do tė jetė vendbanimi yt, atėherė pra, kush tė ka hutuar qė tė bėhesh i pakujdesshėm ndaj pėrgatitjes sė tij (Varrit)?! Pėrktheu: Driton Musliu
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |
|
#8
| ||||
| ||||
| o i dashur mysliman perderi sa nete gjith jemi krijesat e zotit perse ai athere na ndan e na vlereson me cilesi te ndryshme ne te mir e te keqinj,ne ferr apo ne parajs,athere ai vlereson punen e tij qe vet ai ka ber,mos ALLAHU esht pak racist?apo ju nuk na i thoni mir disa gjera(e kam fjalen per te gjith organizaten islame).pa keqkuptim te lutem. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Citim:
Pershendetje Kuqezi perjete. A thua valle ndonjeri prej nesh do te dinte vleren e te mirave, po te mos ishte e keqja, te dinte vleren e jetes po te mos ishte vdekja, vleren e shendetit po te mos ishte semundja, e shembujt jane te pa fund. Megjithese te mirat jane shume me shume se te keqiat. Allahu i Lartesuar thote ne Kuran: "I Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai, nė Dorė tė tė Cilit ėshtė Mbisundimi dhe Ai ėshtė i Zoti pėr tė bėrė ēdo gjė.I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn, me qėllim qė tė provojė kush nga ju ėshtė mė i miri nė vepra. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh." El Mulk 1-2Kjo bote nuk eshte gje tjeter vecse sprove e provim per njerezit se sa ata dine te njohin Zotin e tyre, sa dine te njohin miresite qe Zoti ia ka dhuruar, e sa i binden rregullave qe Krijuesi i tyre ia ka vendosur. Cdo gje ne kete bote ecen sipas nje rregulli te perkryer, e vetem njeriu eshte lene i lire ne veprat e tij, e vetem zbtatimi i rregullave te Allahut, ben qe jeta e njeriut te vazhdoje ne vazhden e persosmerise se universit qe na rrethon. E duhet ditur se cdo veper e mire, cdo zbatim i rregullave te Islamit, fese se vetme te pranuar nga Zoti i gjithesise, nuk i shton e as i pakson nga madheshtia e pasuria e Zotit asgje. Profeti alejhi selam na meson duke na treguar se sikur te gjithe njerezit dhe xhinet te behen si njeriu me i devotshem ne bote, kjo nuk i shton pasurise se Allahut asgje, e sikur te gjithe njerezit e xhinet te behen si njeriu me i keq i botes, kjo nuk do i pakesonte Allahut asgje. E pra cdo gje qe bejme, e bejme per vete, nqs i bindemi Allahut, i kemi bere miresi vetem veteve tona, ne menyre qe ne boten tjeter te jemi prej te shpetuarve. Une jam i hapur per te treguar aq sa kam mundesi e njohuri rreth fese madheshtore te Islamit, e vetmja fe hyjnore.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |