Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Kurani dhe Jeta

Barazia shoqėrore nė Islam

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-02-2006, 20:20
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Barazia shoqėrore nė Islam

Barazi shoqėrore do tė thotė barazi para ligjit, ose barazi pėr tė gjithė. Para ardhjes sė Islamit barazia shoqėrore ishte pothuajse e panjohur si nė teori ashtu dhe nė praktikė. Ishte Islami qė vendosi barazi shoqėrore pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit. Ndryshimi i rendit tė vjetėr shoqėror, ėshtė njė fakt i njohur nga ēdo mendimtar jo mysliman. Suami Vivekanad (1863-1902) shkruan nė njė prej letrave tė tij: “N.q.s. ka pasur ndonjė fe qė e ka trajtuar drejtėsinė nė njė mėnyre tė ēmueshme, ėshtė Islami dhe vetėm Islami” (fq. 379).
Kontributi i Islamit nė kėtė fushė mund tė konsiderohet nė tri drejtime;
a. Formimi i njė ideologjie tė plotė mbi barazinė njerėzore dhe drejtėsinė.
b. Nxitja e fortė pėr vėnien nė praktikė tė kėsaj ideologjie dhe
c. Ofrimi i njė shembulli tė gjallė mbi barazinė dhe drejtėsinė nė tė gjitha fushat e jetės.

Koncepti i barazisė

Nė antikitet koncepti i pabarazisė njerėzore, qė mbizotėronte kudo, ishte shkak pėr rritjen e padrejtėsisė nė ēdo shoqėri. Filozofi grek, Aristoteli, i cilėsonte disa klasa te shoqėrisė si skllevėr tė lindur. Edhe pse ekzistonin mendimtarė tė tjerė qė nuk kishin tė njėjtin mendim, skllavėria vazhdoi tė pėrhapet nė Romė dhe Greqi dhe nė gjithė botėn antike.
Nė kohėt moderne ky koncept u forcua mė tej nga Darvini me teorinė e evolucionit, sipas sė cilės mendohet se njerėzimi ka kaluar nė disa etapa tė zhvillimit, kulmi i tyre ėshtė civilizimi i bardh evropian.
Koncepti paragjykues i diferencave midis racave, i pėrcjellė tek ne nga kohėt antike, i hapi rrugėn diskriminimit racial. Diskriminimi i kėtij lloji gjeti mbėshtetje shkencore nė kohėn moderne nė teorinė evolucioniste tė Darvinit, sipas sė cilės gjatė procesit tė evolucionit disa grupe arritėn progres tė dallueshėm, ndėrsa grupe tė tjera mbetėn shumė mbrapa. Pra, disa grupe kaluan nė njė nivel superior ndėrsa tė tjerė mbetėn nė jetėn primitive.
Fal teorisė sė evolucionit, kombet evropiane i konsideruan kombet e tjera si tė njė niveli inferior ndaj tyre. Kėshtu lindi ideja e “misionit tė njeriut tė bardh”, sipas sė cilės racat e bardha e konsideronin veten te veshur me tė drejtėn natyrore pėr tė nėnshtruar pjesėn tjetėr tė botės, nė mėnyrė qė ta qytetėronin atė. Kjo ishte logjika qė qėndronte pas kolonializmit tė kohės moderne. Ide tė tilla, nė njė farė mase, ekzistojnė edhe sot.
Bota e sotme mund tė ndahet nė dy pjesė, bota tradicionale dhe ajo e shkencės. E para duket e pazhvilluar ndėrsa e dyta e zhvilluar, por nga kėndvėshtrimi i barazisė shoqėrore nuk ka ndryshim, pasi nė tė dyja pjesėt ekzistojnė besėtytni qė formojnė njė pengesė tė qėndrueshme ndaj barazisė shoqėrore.
Bota tradicionale ėshtė e influencuar nė njė mase tė gjerė nga besimet tek Karma, teori sipas sė cilės, ēdo njeri sapo lind, ėshtė pėrgjegjės pėr veprat e paraardhėsit tė tij. Sipas teorisė, ky ėshtė njė ligj i natyrės dhe si i tillė duhet tė zbatohet pa mėdyshje. Njė besim i tillė e bėn tė pamundur ēdo pėrpjekje pėr barazi shoqėrore. Nė profilin e kėtij besimi padrejtėsia shndėrrohet nė ligj tė natyrės. Qenia njerėzore duhet tė vuajė nė kėtė botė pėr gabimet e bėra nė ciklin parajetėsor. Duke gjykuar nė kėtė mėnyrė ėshtė e pamundur pėr kėdo qė tė lehtėsojė vuajtjet e njerėzimit. Pra duke qenė kėshtu, si mund tė gjendet ndonjė motiv pėr tė vepruar me parimin e drejtėsisė?
Bota e shkencės po ashtu ėshtė nėn ndikimin e idesė sė pabarazisė njerėzore, por pėr njė arsye tjetėr, qė ėshtė, pranimi i pėrgjithshėm i teorisė sė evolucionit. Koncepti i evolucionit biologjik tė jetės kėrkon tė shpjegojė ndryshimet qė ekzistojnė midis llojeve, duke ngritur teorinė qė gjatė procesit tė evolucionit disa kanė avancuar ndėrsa tė tjerė kanė ngelur pas. Darvini pretendonte se femrat e llojit njerėzor ngelėn nė njė nivel primitiv tė procesit evolutiv, ndėrsa meshkujt sė fundmi arritėn njė nivel superior ndaj tyre. Sipas tė njėjtės logjikė, zezakėt e Afrikės, xhuxhėt dhe shumė raca tė tjera “kanė ngelur mbrapa”. Si pasojė e kėsaj teorie, bota e shkencės nuk mund tė jetė e dhimbsur ndaj atyre qė duket se kanė ngelur mbrapa apo ndaj racave nėn evoluim.
Teoria shkon mė tej duke theksuar se nėse njerėzit vuajnė nga fatkeqėsi tė ndryshme, shkaku janė vet ata. Me fjalė tė tjera, ata qė ndihen inferior nga mėnyra se si i trajtojnė tė tjerėt, nė fakt, vuajnė pasojat e mangėsive tė tyre. Pra ata janė tė destinuar tė jenė viktima tė padrejtėsisė, ndėrsa ata qė i shkelin, s’ka pse tė fajėsohen.
Me ardhjen e Islamit tė gjitha kėto ide tė bazuara nė pabarazi tė thellė humbėn. Nė mėnyra tė ndryshme dhe me shumė ngulm, Islami i prezantoi botės idenė, qė me gjithė ndryshimet e jashtme, tė gjithė njerėzit janė tė barabartė. Tė gjithė kanė status tė barabartė shoqėror dhe tė drejta tė njėjta. Askush nuk ėshtė inferior apo superior. Kėtu po sjellim dy referime nga Kurani dhe Hadithi respektivisht.
“O ju njerėz, ne ju kemi krijuar nga njė mashkull dhe njė femėr dhe ju ndamė nė popuj e fise nė mėnyrė qė tė njiheni midis jush, vėrtet mė i nderuari prej jush tek Allahu, ėshtė mė i devotshmi ndėr ju. Allahu ėshtė i ditur dhe i mirinformuar” (Kurani, 49;13)
Sipas kėtij verseti kuranor, ngjyrat dhe racat e ndryshme qė gjenden tek qeniet njerėzore nuk janė me qėllim diskriminimi por, identifikimi. Njerėzit nė themel janė tė barabartė, kriteri i vetėm mbi tė cilin bėhen dallime midis tyre, ėshtė karakteri. Pra superioriteti i njė njeriu ėshtė nė varėsi tė ndershmėrisė sė tij. Njeriu mė i nderuar ėshtė ai qė i frikėsohet Zotit mė sė shumti, ai qė njeh dhe respekton tė drejtat e Zotit dhe tė njerėzve.
Gjatė pelegrinazhit tė lamtumirės, i hipur mbi devenė e tij, Profeti, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, mbajti predikimin e tij tė fundit. Njė prej gjėrave qe ai tha ėshtė shėnuar nė kėto fjalė:
“O njerėz, dėgjoni me vėmendje, Zoti juaj ėshtė njė i vetėm, nuk ka dyshim pėr kėtė. Paraardhėsi juaj ėshtė njė i vetėm, nuk ka dyshim dhe pėr kėtė. Dėgjojini mirė kėto qė po ju them; Arabi nuk ėshtė aspak superior ndaj jo arabit, dhe jo arabi nuk ėshtė aspak superior ndaj Arabit. I ziu nuk ėshtė superior ndaj tė kafit apo tė kuqit, as i kuqi nuk ėshtė superior ndaj tė ziut. Superioriteti i vetėm qėndron tek devotshmėria. A e kam pėrcjell mesazhin?- pyeti Profeti. Nga ēdo anė njerėzit u pėrgjigjėn -Po! O Allah ji dėshmitar! –tha ai”. Pastaj Profeti, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: “Ai qė ėshtė prezent le t’ia transmetoj atij qė nuk ėshtė.” (Al-xhami Ahkam al Kuran, 16:342)
Ky deklarim u bė nga Profeti Muhamed nė vitin e fundit tė jetės sė tij, kur e gjithė Arabia ishte nėn drejtimin e tij. Si i tillė, ky deklarim nuk vinte vetėm prej njė reformatori, por prej sunduesit tė kohės. Pėrkufizimi qė ai i dha barazisė shoqėrore nuk u dėgjua thjesht si teori por u vu menjėherė nė praktikė dhe u forcua nė shoqėri.
Nė deklarimin e tij, Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mė tė, u tregoi njerėzve se ekziston vetėm njė Krijues nė kėtė botė dhe se tė gjithė e kanė prejardhjen prej njė burri dhe njė gruaje, kėshtu tė gjithė njerėzit janė tė barabartė, duke qenė vėllezėr e motra tė njeri tjetrit. Ata mund tė ndryshojnė nga njėri tjetri por, nė statusin shoqėror dhe tė drejtat ligjore janė tė barabartė.
Siē ka pėrcaktuar statusin e qenieve njerėzore, Islami deklaron se nėse dikush i pėrket njėrės klasė shoqėrore apo tjetrės, kjo nuk do tė thotė se ai ėshtė i favorizuar apo i privuar me kėtė, kjo pėrkatėsi ėshtė thjesht sprovė hyjnore.
Zoti e ka krijuar njeriun nė kėtė botė pėr ta testuar atė. Veprat e mira (ose mungesa e tyre) janė instrumentet qė Zoti ka pėrdorur nė kėtė test. Ato janė si fleta provimi tė vendosura pėrpara nga i Madhėruari. Pasuria dhe varfėria janė tė dyja gjendje nė tė cilat njeriu vihet nė provė, prandaj njeriu duhet tė largohet nga ndjenja e inferioritetit apo superioritetit nė secilin rast, ajo ēka ai duhet tė preokupohet ėshtė se a do ta kalojė provimin apo jo.
Nxitja pėr barazi
Studimet e fiziologjisė dhe biologjisė moderne mbi racat kanė vėrtetuar qartėsisht mėsimet e Islamit, ndėrsa teoritė e tjera janė refuzuar shkencėrisht. Biologjia molekulare, gjithashtu, ka hapur njė fushė tė gjerė studimesh nė kohėt moderne. Njė grup ekspertėsh tė gjenetikės nė ShBA, tė bindur se njerėzimi e ka origjinėn nga i njėjti paraardhės, kanė kėrkuar tė gjejnė gjurmė tė tijat mijėravjeēare. Nė kėtė mėnyrė, tė gjitha ndryshimet nė ngjyrė, fizionomi, fizik etj. janė thjesht relative dhe nuk pėrbėjnė patjetėr karakteristika tė racave tė ndryshme. Tė gjitha studimet moderne provojnė se qeniet njerėzore janė pjesėtarė tė njė familje tė madhe dhe tė gjithė janė tė lidhur nga e njėjta vėllazėri biologjike. (Newsweek, 11, Janar, 1988).
Njė numėr librash dhe artikujsh janė shkruar kohėt e fundit nga J. Comas mbi temėn: “Ēėshtja e racės nė shkencėn moderne” (publikuar nga UNESCO nė 1956). Njė prej artikujve titullohet “Miti i racės”, i vlefshėm ky pėr tu studiuar. Me gjithė kėto arritje akademike, nė praktikė nuk ėshtė dukur ndonjė ndryshim i madh. Kombet qė e konsiderojnė veten superiorė vazhdojnė tė veprojnė nėn hijen e keqkuptimeve tė njėjta, ndėrsa kombet qė konsiderohen inferiore janė ende tė nėnshtruara ndaj padrejtėsive, nė forma tė reja dhe tė ndryshme. Arsyeja ėshtė se pėr tė arritur njė riformim shoqėror, teoria vetėm, nuk mjafton. Pėrveē saj, njė nxitje e fuqishme ėshtė thelbėsore. Dhe kjo ėshtė ekzaktė ajo qė ka ofruar Kurani.
Veē urdhėrimit pėr drejtėsi, (16:90) Kurani premton shpėrblim pėr veprat qė njeriu kryen. Gjithashtu ai na informon se veprat e njeriut regjistrohen plotėsisht. Pas vdekjes, ēdo njeri do ta gjej veten para gjyqit tė Zotit, ku do te marrė atė ēka meriton. Asnjė ekzekutor krimesh nuk mund ti shpėtoj dėnimit tė Zotit. Atėherė njeriu do tė vuajė pasojat e veprave tė tija.
“Atė ditė njerėzit do tė vijnė tė ndarė nė grupe pėr t’ju treguar veprat e tyre. Kush ka punuar ndonjė tė mirė sa grimca (e atomit) do ta gjejė atė, e kush ka punuar ndonjė tė keqe sa grimca (e atomit) do ta gjejė atė” (99; 6-8)
Fakti i llogaritjes i rikujton njeriut domosdoshmėrinė e tė qenit tepėr i pėrpiktė nė sjelljen me tė tjerėt. Njeriu duke pasur ndėrmend se duhet tė shpėtojė veten e tij, sheh sa e rėndėsishme ėshtė tė sillesh drejt me tė tjerėt. Ai eviton gabimet ndaj tė tjerėve nė mėnyrė qė tė mos marrė dėnim nga Zoti. Nė mungesė tė konceptit tė llogaritjes, drejtėsia dhe barazia shoqėrore shihet si nevojė e tė tjerėve dhe jo e jona. Por, nėse kujtojmė se ka llogaritje, barazia shoqėrore bėhet nevojė primare pėr tė gjithė, duke pėrfshirė edhe ne. E kush i neglizhon nevojat e tij?
Koncepti i llogarisė para Zotit pėr veprat e kryera, e ndalon njeriun jo vetėm nga tirania, por nga ēdo gjė e ngjashme me tė. Njė herė kur Profeti, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ishte nė shtėpi me gruan e tij, Ummu Selemeh, thirri shėrbyesen e tij qė tė vinte, por ajo po vonohej. Ummu Selemeh, kur pa shenja mėrzie nė fytyrėn e Profetit a.s. doli nė dritare dhe pa se shėrbyesja ishte duke luajtur. Kur erdhi mė vonė, ndodhi qė Profeti kishte nė dorė njė misvak (rrėnjė peme qė shėrben pėr tė pastruar dhėmbėt). “Tė mos ishte pėr frikėn nga dėnimi nė ditėn e gjykimit, i tha Profeti a.s. shėrbyeses, do tė kisha shtėnė me kėtė misvak”
Nė kohėt antike, rrahja e skllevėrve konsiderohej njė e drejtė e natyrshme, por mentaliteti i ri i krijuar nga Islami e ndaloi kėtė praktikė, sado gabim tė kishte skllavi. Kjo, sepse myslimani frikėsohet se pėr kėtė akt do tė japė llogari para Zotit.
Njė ditė Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, kaloi pranė Ebu Mesud el Ensariut, i cili po rrihte skllavin e tij. “O Ebu Mesud, duhet tė dish, i tha Profeti a.s. se Allahu ka fuqi mbi ty, mė shumė se ke ti mbi kėtė skllav”. Ebu Mesudi u frikėsua kur dėgjoi kėto fjalė tė Profetit. O i dėrguar i Allahut, tha ai, unė po e lė tė lirė kėtė skllav pėr hir tė Allahut...
Ky rast tregon se Islami, duke lėnė mėnjanė ndryshimet e jashtme, i vendos njerėzit nė tė njėjtin pozicion. Ebu Mesudi, nė fillim e konsideronte veten nė njė pozitė krejt tjetėr nga ajo e skllavit tė tij, duke parė vetėm aspektin material, ai ishte i respektuar dhe me pushtet, ndėrsa skllavi i dobėt dhe i ulėt. Por kur Profeti a.s. i kujtoi se nė sytė e Zotit, ai ishte nė tė njėjtėn pozitė me skllavin e tij, ai e pėruli veten.
Diferencimi i njerėzve nė bazė tė tė ardhurave materiale qė ata kanė, detyrimisht sjell pabarazi nė shoqėri. Nėse kėto diferencime do tė zhduken atėherė pabarazia shoqėrore do tė zhduket.

Nuk mund tė mohohet, se tė gjitha shtypjet dhe padrejtėsitė shoqėrore janė shkak i pabarazisė midis njeriut dhe njeriut. Disa janė tė fuqishėm, tė tjerėt tė dobėt, disa janė tė pasur e tė tjerėt tė varfėr. Ajo qė ndodh ėshtė se tė pasurit dhe tė fuqishmit e konsiderojnė veten superior ndaj tė varfėrve dhe tė dobėtėve dhe mendojnė se ata mund ti shtypin tė tjerėt pa marrė ndonjė ndėshkim pėr kėtė, pėr arsyen se pozicioni i tyre i lartė i mbron ata nga ndonjė orvatje pėr shpagim.
Islami na tregon se fati i ēdo njeriu ėshtė nė dorė tė Zotit dhe se pėrfundimisht tė gjitha ēėshtjet morale do tė gjykohen nė gjyqin hyjnor. Zoti, qė posedon superfuqinė absolute, do ti gjykojė njerėzit tė gjithė me drejtėsi absolute. Atė ditė asnjė krijesė nuk mund ti shpėtoj gjykimit tė Zotit.
Nė kėtė mėnyre, veprat e njerėzve nuk i nėnshtrohen gjykimit tė njeriut, por gjykimit tė Zotit. Ato janė ēėshtje qė qėndrojnė midis njeriut dhe Zotit, nė njėrėn anė qėndron Zoti dhe nė tjetrėn gjithė njerėzimi.
Nė pėrballje me Zotin askush nuk ndihet i fortė. Tė gjithė ndjehen nė tė njėjtėn gjendje pėruljeje dhe dobėsie, nė tė cilėn mund tė supozonin se ishin tė tjerėt.
Nėse njė njeri ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė, ai asnjėherė nuk do ti bėjė padrejtėsi ndokujt, sido qė tė jenė rrethanat. Kjo padyshim ėshtė njė nxitje e fortė pėr barazi dhe drejtėsi shoqėrore.
Nė njė shoqėri ateiste, ku njerėzit nuk besojnė nė Zot, njė zgjidhje e tillė nuk ėshtė e mundur. Ku nuk ekziston besimi nė Zot, ēėshtjet e njerėzve shtrohen para njeriut. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė sigurohet njė barazi pėr tė gjithė, dallimet midis njerėzve do tė jenė shumė tė qarta. Nė mungesė tė njė superfuqie hyjnore kėto dallime nuk mund tė shuhen kurrė. Pasojat e tyre mund tė eliminohen vetėm duke i lėnė ēėshtjet midis Zotit dhe njeriut dhe jo midis njeriut dhe njeriut. Kėshtu ēdokush do tė ketė bindjen se ėshtė Zoti mbi tė gjithė, se tė gjitha ēėshtjet pėrfundimisht shtrohen para Tij dhe se askush nuk mund tė kthej vendimin e Tij.
Ekzistojnė fe tė tjera veē Islamit qė pėrmbajnė konceptin e Zotit, por ndėrhyrja e njeriut nė shkrimet e tyre tė shenjta, ka bėrė qė kuptimi i veēantė rreth Zotit tė jetė jo efikas nė ēėshtje praktike.
Pėr shembull, nė Krishterim, biri i Zotit i ka larė mėkatet e gjithė njerėzimit me kryqėzimin e tij. Nė Ebraizėm, shpėtimi ėshtė i para garantuar pėr pjesėtarėt e kėsaj feje si njė e drejtė e lindur. Nė Hinduizėm, konceptimi i Zotit nuk shėrben pėr ēėshtje praktike.
Nė monoteizmin islam, Zoti ėshtė njė qenie e ndarė nga ēdo gjė, dhe gjithė qeniet njerėzore janė krijesat dhe robėrit e Tij. Njė besim i tillė krijon tek njeriu ndjenjėn e i pėrulėsisė.
Ndryshe nga konceptimi Hindu rreth Zotit, nė Islam Zoti ėshtė i plotfuqishmi i vetėm, njeriu nuk bėn pjesė nė atė hyjni. Nė Hinduizėm, njeriu ėshtė pjesė e Zotit, koncept ky qė krijon ndjenjėn e tė qenit superior. Monoteizmi islam ndėrgjegjėson njeriun se ai ėshtė rob i Zotit, ndėrsa Hinduizmi shtyn njeriun tė mendoj se ai ėshtė Zoti. Gjersa i pari mbjell tek njeriu ndjenjėn e pėrulėsisė, i dyti e ushqen atė me ndjenjėn e kryelartėsisė. Kur pjesėtarėt e njė shoqėrie janė pėrfshirė nga vesi i kryelartėsisė, ėshtė krejt e pa mundur tė krijohet njė atmosferė barazie shoqėrore.
Dėshtimi i institucioneve moderne
Amnesty International, organizatė e njohur si mbrojtėse e tė drejtave tė njeriut, vendosi zyrat e saj qendrore nė Londėr 30 vjet mė parė (tashmė 44 vjet. Sh.p.) Tridhjetė vjet janė mjaft pėr njė organizatė tė tillė pėr tė funksionuar, por gjatė gjithė kėsaj kohe ajo nuk ka arritur ti shėrbejė njerėzimit me gjė tjetėr pėrveē publikimit tė raporteve nė gazeta.
Ėshtė kuptimplotė fakti se me mbushjen e 30 vjetėve tė krijimit tė organizatės, nė 10 dhjetor 1991, drejtuesit e saj nuk e panė tė arsyeshme ta festonin pėrvjetorin. I pyetur pse kėshtu, njeri nga pėrfaqėsuesit e organizatės, zoti Frans Shinto, u pėrgjigj se nė tė vėrtet nuk ka asgjė pėr tė festuar.
Ēdo vit, me 30 dhjetor, Kombet e Bashkuara festojnė ditėn e tė drejtave tė njeriut. Nė raportin e publikuar kėtė vit nga sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Zhavier Peres De Kyje, me keqardhje theksohej pėrdorimi i verbėr i forcės dhe trajtimet barbare qė pėsojnė shumė njerėz nė botė, me gjithė deklaratėn e tė drejtave tė njeriut, qė ėshtė shpallur nėn mbikėqyrjen e OKB-sė.
Cila ėshtė arsyeja pse kėto institucione kanė dėshtuar tė vendosin paqe dhe drejtėsi? Kjo mund tė shpjegohet me faktin se paqja dhe drejtėsia nuk vendosen vetėm duke bėrė apele dhe duke publikuar raporte nėpėr gazeta. Ajo qė nevojitet, ėshtė njė ideologji qė mbron vlerat e vėrteta tė njerėzimit, e cila do tė jetė baza e duhur pėr njė revolucion intelektual. Njerėzit e formuar mbi kėtė bazė janė atė qė do mund tė bėjnė reforma nė institucionet sociale, e kur drejtimi i shtetit tė jetė nė duart e tyre, ata do sigurojnė paqe dhe drejtėsi nė shoqėri, mbi baza kushtetuese.
Vetėm njė herė gjatė historisė tė gjitha kėto kritere janė takuar plotėsisht. Ky ėshtė rasti i Profetit Muhamed, paqja dhe shpėtimi i Allahu t qoftė mbi tė, dhe Sahabeve (Njerėzit qė jetuan nė kohėn e tij, e besuan atė, dhe e takuan pėr sė afėrmi) tė tij kur arritėn tė vendosin njė sistem tė bazuar plotėsisht mbi drejtėsi dhe paqe.
Askush para tij dhe as pas tij nuk ka arritur tė ketė njė sukses kaq madhėshtor.
Shembull i gjallė
Kontributi i tretė i Islamit nė vendosjen e barazisė shoqėrore ėshtė shembulli qė ai vet ofroi, duke i dhėnė tė njėjtin nderim dhe respekt tė gjitha qenieve njerėzore, qofshin ata tė fortė apo tė dobėt, mbretėr apo njerėz tė thjesht, qoftė nė rrethin familjar apo nė jetėn shoqėrore, nė postet me rėndėsi apo nė pushtet, askush prej tyre nuk mund ti shpėtoj ndėshkimit pėr gabimet e tij.
Historia e Islamit ėshtė pėrplot me shembuj qė tregojnė drejtėsinė pėr tė gjithė. Kėtu po pėrmendim shkurtimisht disa;
1. Nė kohėt e vjetra ishte e pa imagjinueshme qė njė vajzė me prejardhje nga njė familje e nderuar, madje qė ēdo person i lirė, tė martohej me njė skllav. Profeti, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, duke dashur ti jap fund kėsaj tradite, lidhi nė martesė kushėrirėn e tij tė parė, Zejneb bint Xhahsh, qė ishte prej Benu Hashimėve, klani me i nderuar prej fisit Kurejsh me Zejd bin Harithe, njė skllav me ngjyrė. Kjo ngjarje e jashtėzakonshme ishte njė shembull shumė i rėndėsishėm pėr barazinė islame.
2. Qabeja, vendi mė i shenjtė i adhurimit, konsiderohej e tillė nė tė gjitha pjesėt e saj, kėshtu personi qė ngjitej ne ēatinė e saj pėr tė bėrė thirrjen pėr lutjet, duhej tė ishte prej njė shtrese tė lartė. Asnjėherė nuk tolerohej qė njė person nga shtresat e ulėta tė kryente kėtė detyre fetare. Pas marrjes sė Mekės, Profeti, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, e theu kėtė tradite duke kėrkuar qė njė skllav i zi, Bilal ibėn Rebbah, tė ngjitej mbi Qabe pėr tė bėrė thirrjen pėr faljen (Ezanin).
Ky ėshtė njė rast unik, jo vetėm nė historinė e arabėve, por nė historinė e botės sė asaj kohe. Nėse Islami nuk do tė kishte zėnė vend nė atė shoqėri, njerėzit me siguri do ta kishin vrarė Bilalin pėr “arrogancėn” e tij. Megjithatė pati reagime tė ashpra ndaj kėtij akti, ēfarė tregon sa tronditėse ishte kjo ngjarje pėr ta. P.sh. Utbah ibėn Usejd, nga Meka, falėnderoj Zotin qė i ati i tij nuk ishte mė, dhe nuk pa atė pamje tmerruese. Harith ibn Hisham pyeti; “A nuk gjeti ndonjė njeri tjetėr Muhamedi, veē kėtij skllavi tė zi?”. (Al-xhamiu li Ahkamil Kur’an, 16/341.)
3. Ali ibn Ebu Talib, Kalifi i katėrt, humbi parzmoren e tij. Njė ditė ai pa nė treg njė kristian nga Kufa qė kishte nxjerr nė shitje tė njėjtėn parzmore. Kjo u denoncua tek gjykatėsi i kohės, Shurejh bin al Harith. Aliu u paraqit nė gjyq si njė njeri i zakonshėm, ku ju kėrkua prej gjykatėsit tė sillte dy dėshmitarė. Aliu solli djalin e tij, Hasanin dhe robin e tij, Kamber. Gjykatėsi nuk e pranoi dėshminė e djalit, duke qenė se dėshmia e djalit nė mbėshtetje tė atit, nuk pranohet. Kėshtu Kalifi, sundimtari i kohės, e humbi ēėshtjen. Megjithatė, i krishteri mbeti shume i impresionuar kur pa kėtė akt drejtėsie midis mbretit dhe njė njeriu tė thjesht nė gjyqin islam, prandaj pranoi se Aliu kishte tė drejtė, parzmorja i takonte atij. (Ezminetu e-Sahabeh, fq. 32-33)
4. Gjatė kohės se Kalifit tė dytė, Omer ibėn Hatabit, Amr ibėn el-As, qė ishte guvernatori i tij nė Egjipt, organizoi njė garė kuajsh ku mori pjesė dhe djali i tij, i cili e humbi garėn qė bėri me njė tė ri kopt (tė krishterėt e egjyptit). Prej mėrzisė sė humbjes, djali i guvernatorit, e goditi me kamxhik rivalin e tij duke i thėnė; “le tė jetė mėsim kjo, qė tė mos kalosh mė djalin e njė fisniku”. Kopti, pėr kėtė shkoi tė ankohej tek Kalifi nė Medineh, i cili e morri vet pėrsipėr tė bėj njė verifikim. Kur vėrtetoi se kopti ishte goditur me pa tė drejtė, Omeri dėrgoi menjėherė emisar nė Egjipt dhe e urdhėroi Amrin bashkė me djalin e tij tė paraqiteshin tek ai urgjentisht. Kur mbėrritėn, Omeri i dha koptit njė kamxhik dhe i tha ti qėlloj po aq sa ishte qėlluar. Nė prezence tė guvernatorit, kopti filloi ta godasė djalin e tij derisa u kėnaq se ndėshkimi i ashpėr qe realizuar. Mė pas Kalifi iu drejtua guvernatorit me fjalėt; “O Amr, qė kur i keni kthyer nė robėr, njerėzit e lindur tė lirė?”. (Ezmetu e-Sahabeh, fq. 40-41)
5. Palestina u morr gjatė kalifatit tė Omer ibn Hatabit. Pėr tė bėrė disa marrėveshje me drejtuesit e qytetit, Omerit iu desh tė udhėtonte vet drejt Palestinės. Kur u nis nga Medina, Omeri kishte veshur rroba tė thjeshta dhe kishte me vete shėrbyesin e tij dhe njė deve. Nėse do tė hipi unė nė deve dhe ti do ecėsh nė kėmbė -i tha Omeri shėrbyesit tė tij- nuk ėshtė e drejtė pėr ty. E nėse i hipėn ti, e unė eci nė kėmbė, kjo s’ėshtė e drejt pėr mua. Ndėrsa po ti hipim tė dy devesė, kjo ėshtė e pa drejtė pėr tė, prandaj mė e mira ėshtė qė tė tre tė ndėrrohemi mė radhė.
Kėshtu duke u ndėrruar me radhė, kur Omeri i hipte devesė, shėrbyesi ecte nė kėmbė, pastaj shėrbyesi i hipte devesė dhe Omeri ecte, pastaj tė dy ecnin nė kėmbė qė tė ēlodhej deveja.
Dukė udhėtuar nė kėtė mėnyrė, ata arritėn tek portat e Palestinės, banorėt e sė cilės u habitėn kur panė Kalifin duke ecur nė kėmbė dhe shėrbyesin e tij hipur mbi deve, pasi qėlloi radha e tij pėr tė ecur nė kėmbė. Nė fakt, shumė prej palestinezėve, nuk arritėn tė bėjnė dallimin se kush ėshtė Kalifi e kush shėrbyesi. (Taamir ki Taraf, fq. 56-57)
Nėpėrmjet revolucionit intelektual dhe shembujve praktik qė vendosi, Islami krijoi njė histori qė pati ndikim nė pothuajse gjithė botėn e njohur tė asaj kohe. Ky revolucion ishte aq i fuqishėm, sa ndjehet akoma edhe pas njėmijė e katėrqind vjetėve.
Pas Profetit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, periudha e Sahabėve dhe Tabiinėve (gjenerata pas sahabėve) njihet si koha e artė e Islamit. Por, efektet e revolucionit islam zgjaten mė tej kėsaj periudhe, duke lėnė gjurmėt e tyre nė shoqėrinė njerėzore nė forma tė ndryshme pėrgjatė shekujve.
Edhe mbretėrit mysliman madje, nuk kanė guxuar ta sfidojnė ligjin islam. Mund tė citohen shumė raste tė nėnshtrimit tė tyre ndaj tij. Njė ndodhi lidhur me Xhehangirin, perandorin mugal, ėshtė pėrshkruar me shumė saktėsi nga Meulana Shibli Nomani, nė formėn e njė poeme, titulluar; “Adl e Xhehangiri”.
Mbretėresha e Xhehangirit, Nur Xhehan, vrau pa dashje njė njeri tė varfėr. Kjo ndodhi gjatė njė gjuetie ku njė rrobalarės qė doli befas nė drejtimin e zjarrit, u plagos nga ajo pėr vdekje. Kur ai vdiq, ēėshtja u denoncua tek Kadiu (gjykatėsi i kohės), i cili dha dėnimin me vdekje pėr mbretėreshėn. Si mbreti ashtu dhe mbretėresha nuk guxuan tė kundėrshtojnė vendimin e gjykatėsit. Pėrfundimisht, ēėshtja u zgjidh kur gruaja e rrobalarėsit qė vdiq, deklaroi se pranonte tė merrte shpagimin e gjakut, siē parashikohet nga ligji Islam. (Nėse njeriu mė i afėrt i viktimės, nuk pranon tė marri shpagimin e gjakut, fajtori dėnohet me vdekje, i vrari me tė vrarė.)
Tani po marrim njė shembull tjetėr drejtuesish, qė nė thelb ėshtė e kundėrta e tė parit.
Sundimtari anglez, Xhejmsi I (1566-1625), bashkėkohės i sundimtarit indian, Xhehangir (1569-1627), pretendonte se ai qėndronte mbi ligjin dhe se mund ta ekzekutonte atė i pavarur. Kryegjykatėsi anglez i asaj kohe, Eduard Kuk (1552-1634), e kundėrshtoi atė nė kėtė ēėshtje. Kėshtu kur Xhon Bit, tregtar anglez, nuk pranoi tė paguante taks pėr stafidhet e importuara (urdhėr personal ky i Xhejmsit I), pasi njė ligj i tillė nuk kishte kaluar nė parlament, kryegjykatėsi mbėshteti tregtarin. I inatosur, mbreti bėrtiti; “A jam unė subjekt i ligjit!? Tė thuash kėtė ėshtė tradhti”. Gjykatėsi Kuk nuk luajti nga qėndrimi i tij, pėr kėtė mbreti e shkarkoi nga detyra. Ėshtė i shėnuar nė histori fakti qė kundėrshtimi ligjor ndaj mbretit bėri qė karriera e tij si gjykatės tė marrė fund pėrgjithmonė.
Kur ēėshtja e mbretit dhe gjykatėsit Kuk arriti tek Kėshilli i Lartė britanik, ministri i drejtėsisė sė asaj kohe, Francis Beikon, nė pėrkrahje tė supermacisė sė mbretit, tha: “Gjykatėsit duhet tė jenė luanė, por gjithmonė luanė nėn fron”.
Nė bazė tė traditės ligjore te asaj kohe ne Britani, ekzistonin dy lloj ligjesh; ligji i pėrgjithshėm (Common law) dhe ligji i veēantė. Pėr popullin kishte njė lloj ligji, ndėrsa pėr mbretin dhe fisnikėt njė lloj krejt tjetėr. Mbreti qėndronte mbi ligjin, nė tė vėrtet, fjala e tij ishte ligj.
Kėshtu ishte deri me ardhjen e Islamit, i cili eliminoi kėtė ndarje dhe vendosi njė ligj pėr tė gjithė. Parim i mbretėrve atėherė u bė respektimi dhe nderimi i ligjit tė vendit.
Ndikimi nė histori
Pak para vdekjes, gjatė pelegrinazhit tė tij tė fundit, Profeti i Islamit mbajti njė predikim, qė kujtohet si predikimi lamtumirės. Njė nga deklarimet historike tė atij predikimi ishte edhe kjo frazė; “Ēdo gjė qė i pėrket paganizmit, tani ėshtė nėn kėmbėt e mia”. Me kėto fjalė Profeti, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, lajmėroi fillimin e njė ere tė re, njė erė qė ai vetė e ēliroi nga besėtytnitė, mė ndihmėn e veēantė tė Zotit.
Ky ndryshim historik nisi nga vetė Arabia, mė pas ai u pėrhap jashtė kufijve tė saj dhe sė fundi u ndje nė gjithė botėn. Rezultat i tij ishte zhdukja e ndarjes sė shoqėrisė nė njerėz tė lirė dhe skllevėr dhe fillimi i parimit tė ligjit nė gjithė botėn. Ai gjithashtu, bėri qė filozofitė qė mbillnin padrejtėsi dhe pabarazi shoqėrore tė humbnin influencėn e tyre. Tani asnjė filozofi e bazuar nė pabarazinė njerėzorė nuk gjen vend ku tė lulėzojė.
Njė shembull i tillė nė kohėn moderne ishte Hitleri, sipas tė cilit raca gjermane ishte superiore ndaj tė gjitha tė tjerave. I brumosur me kėtė bindje, ai zhvilloi idenė se ishte e drejta e tyre e lindur qė tė vendosnin supermacinė ndaj kombeve tė tjerė. Ai e konsideronte pabarazinė midis racave dhe individėve si pjesė e pandryshueshme e ligjit tė natyrės, dhe racėn ariane si elementin e vetėm krijues tė njerėzimit.
Por, ēfarė e priti Hitlerin! Popullariteti i tij nė Evropė ra shumė shpejt dhe sė fundi atė e braktisėn edhe militantėt e tij mė tė afėrt, nė vendin e tij. Nė njė dėshtim tė plotė ai kreu vetėvrasje nė njė bunker nė Berlin, duke asgjėsuar bashkė me tė dhe lėvizjen naziste qė vetė vuri nė veprim.
Influenca e revolucionit social qė solli Profeti Muhamed, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ėshtė ende e gjallė nė gjithė botėn. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė barazisė shoqėrore, studiuesit kanė kuptuar se i vetmi sistem qė mund tė arrinte kėtė pėrfundim ishte Islami. Pėr kėtė, mė lartė cituam fjalėn e Suami Vivekanad.
Pyetja qė ngrihet kėtu ėshtė se si Islami arriti tė ketė sukses dhe fetė apo sistemet e tjera nuk ia kanė dalė mbanė. Ka dy arsye kryesorė pėr kėtė. Njėra ėshtė se Islami ofron njė ideologji tė plotė dhe perfekte nė favor tė barazisė njerėzore, dhe tjetra, se ai i jep njerėzimit njė shembull historik, ku ajo ideologji ėshtė vėnė nė praktikė.
Kėto janė pikat ku fetė e tjera kanė dėshtuar. Pėr ta bėrė kėtė tė qartė, po jap dy shembuj nga Krishterimi dhe Hinduizmi.
Hinduizimi, siē ėshtė thėnė dhe mė sipėr, ka nė bazė tė besimit tė tij, ndarjen e njerėzve ne dy grupe, ku njeri ka njė pozitė tė lartė dhe tjetri tė ulėt. Ekzistenca e kėtij besimi, bėn tė pamundur njė trajtim tė barabartė pėr tė dy grupet. Ata qė jetojnė mė kėtė sistem, kurrė nuk do pranojnė ta konsiderojnė veten tė barabartė mė ata qė i shohin si tė lindur inferior ndaj tyre.
Kėtu ėshtė me vend tė pėrmendim, krijimin e komisionit pėr klasat e prapambetura, nga presidenti i Indisė nė 1953, me kryetar tė tij, Kaka Sahab Kalelker.
Pas njė studimi qė pėrfundoi nė 1955, komisioni paraqiti njė raport me 262 faqe, i cili u botua nė shtypin shtetėror.
Raporti (gjendet nė Delhi Public Library, Delhi) theksonte se sistemi i kastave qė gjendet ne Indi ka njė natyrė komplet ndryshe nga sistemi i klasave qė ėshtė i pėrhapur kudo. (Kasta ėshtė njė grup i vogėl dhe i mbyllur shoqėror, me njerėz qė kanė lidhje gjaku a profesioni, interesa tė njėjta klasore dhe tė drejta tė veēanta (ne Hindi dhe disa vende tė tjera tė lindjes)
Nė Indi, kjo nuk ėshtė diēka qė ndodh vetėm pėr shkaqe ekonomike, siē ndodh pėrgjithėsisht nė vendet e tjera. Rrėnjėt e tij, pėrkundėr, janė mė tė thella, duke qenė tė kultivuara nė sistemin e besimit. Sipas raportit; “Ėshtė njė veēanti e Indisė qė njeh diferencat sociale qė ekzistojnė nė natyrėn njerėzore dhe u jep atyre njė formė institucionale dhe mistike me formim fetar dhe shpirtėror”.
Ajo qė deklaroi komisioni i Kalelkerit, ėshtė e vėrtetuar nga faktet. Nuk ka dyshim se dallimet sociale nė Indi janė bėrė nė bazė tė ndryshimeve qė ekzistojnė nė natyrėn njerėzore. Nė njė shoqėri ku koncepte tė tilla janė tė pashmangshme, iniciativat pėr tė zhdukur kėto dallime apo pėr tė vendosur barazi pėr tė gjithė, nuk mund tė kenė sukses.
Njė pengesė e ngjashme pėr barazinė gjendet madje nė Krishterim.
Kėtu dėshiroj ti referohem njė raporti tė pėrgatitur nga njė grup i pėrbėrė prej pesė gazetarėsh tė krishterė dhe publikuar nė Sunday Review (Times of India), 22 dhjetor, 1991. Sipas kėtij raporti, numri i tė konvertuarve nė Krishterim prej kastave tė ulėta (tė njohur si tė krishterė dalit), i kalon 5%. Pas kalimit nė Krishterim, pėrsėri kėta tė ardhur nga shtresat e ulėta hindu, janė tė diskriminuar nga kisha.
Tė krishterėt dalit e kanė tė ndaluar ti varrosin tė vdekurit e tyre nė varrezat e tė krishterėve tė kastave mė tė larta. Ata nuk mund tė kenė lidhje martesore me tė krishterė tė kastave mė tė larta. Nė shumė kisha kanė vendet e tyre tė ndara nga tė tjerėt. Diskriminimi ndaj tyre vihet re edhe nė institucionet arsimore tė drejtuara nga vet tė krishterė. Paragjykimi i kastave arrin deri tek kleri, kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr kishėn katolike, priftėrinjtė e sė cilės tashmė tė gjithė zgjidhen nga kastat e larta ose tė mesme. Nė Kerala, ku Krishterimi ka lulėzuar qė prej 2000 vjetėsh, kastat janė tė qarta nė nivelin shoqėror. Faktori kastė shfaqet here pas here, duke shkaktuar dhimbje tek pjesėtarėt e komuniteteve tė krishtera dalit.
Kur dr. Kazimir Ganadikan, peshkop katolik i Madras u pyet rreth kėsaj, ai pranoi se njė sistem i fortė kaste ekzistonte tek kisha. “E pranoj, ky ka qenė njė hap prapa, por ndonjė herė forca e besimit nuk e mposht dot realitetin”.
Ėshtė e vėrtet se Krishterimi nuk mėson pėr pabarazi njerėzore apo padrejtėsi sociale, por ajo qė i mungon Krishterimit ėshtė njė shembull i fuqishėm historik i barazisė njerėzore. Misioni i Krishtit nuk shkoi pėrtej thirrjes nė besim, ai nuk e arriti gradėn e revolucionit praktik, dhe kėshtu, nė fazėn e parė tė Krishterimit nuk mund tė jepej njė shembull i barazisė njerėzore. Nė mungesė tė shembujve tė qartė, besimi vetėm nuk mund tė sjellė ndonjė ndryshim praktik.
Sistemi islam ėshtė komplet ndryshe nga ēdo sistem tjetėr. Nė tė gjendet njė ideologji e plotė nė favor tė barazisė njerėzore, ndėrsa pėrkrah saj gjendet njė shembull praktik perfekt. Nė tė dy pikat, nė periudhėn e parė tė Islamit u vendos rrjedha e historisė islame pėrjetėsisht. E historia islame do tė vazhdojė pėrgjithmonė nė tė njėjtin drejtim, prandaj nuk ekziston ndonjė fuqi e mjaftueshme nė botė, qė tė ndryshoj rrjedhėn e saj.

Meulana Uahiduddin Khan
Teksti i fjalimit “Barazia shoqėrore nė Islam” i mbajtur nė njė takim intelektualėsh mbajtur nė Kolegjin e Drejtėsisė, nė Ranchi (Indi), mė 14 dhjetor 1991, nėn drejtimin e gjykatėsit Satishuor Rao.

Pėrktheu: Altin Braka
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
barazia, islam, shoqerore

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Does islam bring tourism or terrorism to non muslim countries? Guitar Guide and Tourism 0 06-09-2007 12:21
Civilizimi Islam Sabahi Kurani dhe Jeta 0 07-06-2007 09:57
Sigurimet Shoqėrore, amnisti pėr kamatėvonesat Administratori Ekonomia Shqiptare 0 11-01-2007 16:51
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Ēka thonė tė tjerėt pėr Islamin, Kur'anin e shejtė dhe Muhammedin alejhi selam SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 18-06-2006 08:23


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:25.




Parajsa Shqiptare