Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture

Ylli Sula - Cmimet Kult, pike referimi ne amulline artistike

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-07-2007, 23:45
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Ylli Sula - Cmimet Kult, pike referimi ne amulline artistike

Ylli Sula: Ēmimet Kult, pikė referimi nė amullinė artistike
Gazeta SOT

Drejtorin ekzekutiv tė Akademisė sė Ēmimeve Kult, Ylli Sula, e takuam nė zyrėn e tij nė ambientet e revistės Kult. Pas pėrfundimit tė mbrėmjes sė ndarjes sė Ēmimeve Kult 2007, ai dhe gjithė stafi janė ēlodhur tashmė nga stresi dhe pėrgjegjėsia e mbajtjes sė njė evenimenti tė tillė, qė vlerėson artin dhe kulturėn nė arritjet e veta mė tė mira pėrgjatė njė vitit. Ēuditėrisht, njė aktivitet i kėtyre pėrmasave nuk gjeti mbėshtetjen e MTKRS, e cila gjen fonde pėr aktivitete nė njė nivel si Festa e Birrės apo dy Festivalet e Fėmijėve nė Shkodėr e Tiranė...Ylli Sula na flet para kėsaj interviste pėr emocionet e Ēmimeve Kult ’07, si dhe na tregon se sė shpejti guidat turistike tė Ēelėsit do tė nxjerrin nė treg Guidėn pėr qytetin bregdetar tė Vlorės. Hartė, pamje fantastike tė fotografuara dhe detaje mbi historinė e siteve turistike shqiptare... njė pasion i ri pėrtej atij pėr artin!

Z. Sula, si shkoi ky edicioni i tretė i Ēmimeve Kult, ēfarė tė rejash kishte nė konceptim dhe ceremonia pėrfundimtare e dhėnies sė ēmimeve?
Nė kėtė edicion patėm dy elemente tė rinj: elementi i parė ishte prurja e re mė interesante e artit gjatė vitit dhe mė me peshė nė treg. Duke qenė se kėto janė ēmime tė caktuara , pėr artistė tė caktuar nė kontribute konkrete, patėm tre ēmime tė veēanta kėtė vit, qė nuk janė dhėnė vitet e mėparshme. Tre ēmime nderi, njė prej tė cilave ishte ēmimi pėr aktivitetin mė tė mirė tė vitit, flasim pėr aktivitete tė mirėorganizuar. Pėr ta qartėsuar kėtė, po ju pėrmend katėr kandidaturat pėr ēmimin: festivali i Butrintit, Poeteka (festivali i poezisė), Tre Tenorėt dhe Festivali i filmit me metrazh tė shkurtėr TIFF. Dhe nė fund kėtė ēmim e fitoi Festivali i Butrintit.

Ēmim tjetėr nderi ishte edhe ai pėr Risinė kulturore tė vitit dhe kėtė ēmim e fitoi kompania teatrore Theater International, tė cilėt bėnė njė futje tė bujshme tė konceptit tė musical tek spektatori shqiptar. Vetėm vjet ne kemi patur tė paktėn tre musical, qė bėnė qė t’i rikthehej njė skene si TOB spektatori i munguar. Ēmimi i tretė i nderit ishte pėr njė kontribut me vlera nga njė personalitet i humbur vitin e kaluar, por qė ka kontribuar atė vit. Ky ēmim kėtė vit i shkoi njė personaliteti nga ata, qė pėrbėjnė njė gur themeli nė kulturėn e vendit tonė, pikėrisht Dhimitėr Beduli me veprėn e tij “Kishė dhe Kulturė”. Kjo ishte njėra anė origjinale e kėtij viti. Ana tjetėr ishte fakti qė ne insistuam shumė kėtė vit tek perceptimi i bashkėsisė sė artistėve si njė bashkėsi me vlerat dhe hapėsirat e veta, sepse pothuajse kėto janė zhdukur. Politikanėt kanė hapėsirat e tyre, kanė tė gjitha hapėsirat televizive nga e hėna nė tė diel, ka vetėm emisione politike dhe nuk ka mė emisione kulturore. Ndėrsa para pak vitesh kishte dy-tre emisione kulturore, apo pėr librin, fatkeqėsisht tani nuk ka mė. Po ashtu, politikanėt kanė festa, pėrurime, takime, konferenca… ndėrsa pėr artistėt nuk ka momente tė tilla. Prandaj, ne insistuam shumė pėr kėtė, prandaj menduam pėr njė bashkėsi artistėsh me njė hyrje VIP tė tyre, me tapetin e kuq, jo thjesht pėr shoė, por pėr dinjitet. Po kėshtu, patė qė tė ftuar nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve ka pasur mė shumė artistė se ēdo herė tjetėr. Tė gjitha ēmimet prezantoheshin nga artistė, jepeshin nga artistė dhe kuptohet, fitoheshin nga artistė. Njė detaj i veēantė, ėshtė ai i radhės 10, qė quhet Radha e Udhėheqjes. Ndoshta nuk ka patur ndonjė rast ku nė atė radhė qendrore tė jenė ulur vetėm artistė, siē ndodhi tek nata e ndarjes sė Ēmimeve Kult 2007.

Ēmimet Kult pėrfunduan pėr kėtė vit. E ndjeni se arritėt rezultatin mė tė mirė?
Vlerėsimi ėshtė pėr punėn e tyre dhe kjo nuk diskutohet, ėshtė diēka e pranuar nga tė gjithė. Pėrsa i pėrket arritjeve konkretisht, besoj qė mė mirė pėr kėtė gjė shprehen artistėt fitues ose jofitues. Ne kemi patur shumė pėrgėzime pėr kėtė organizim, pėr faktin se i ėshtė bėrė njė promovim i madh veprave tė artistėve. Promovimi pėrmes ēmimeve kult nuk vlen vetėm pėr artistėt e zgjedhur fitues, por edhe ata tė kandiduar, sepse pas mbylljes sė aktivitetit apo krijimi, Ēmimet Kult e rihapin bujshėm kėtė vlerė qė artistėt shfaqin nė njė vit tek publiku. Ky ėshtė edhe njė nga qėllimet kryesore dhe besoj qė kėtu ka vend pėr tė qenė tė kėnaqur tė gjithė, edhe fituesit, edhe kandidatėt.

Synohet tė kthehet Ēmimet Kult nė njė traditė dhe pse jo, tė shtrihet deri nė Kosovė?
Patjetėr qė synohet tradita dhe kjo sepse ne tashmė jemi nė vitin e tretė tė kėtij aktiviteti, edhe pse me shumė vėshtirėsi. Organizimi i aktiviteteve nė fushėn e artit, sidomos tė kėtyre pėrmasave, vetėm anė komerciale nuk ka. Ėshtė shumė i vėshtirė, por tradita ėshtė gjėja kryesore qė synohet. Kuptohet, nė bazė tė njė sistemi vlerash, duke i dhėnė disa kritere kėsaj traditė. Pėrsa i pėrket shtrirjes gjeografike, ne aktualisht kemi njė parim tek Ēmimet Kult, qė kėto ēmime u jepen artistėve shqiptarė, tė cilėt kanė komunikuar me publikun shqiptar. Pėr momentin, ne e dimė qė nuk ka njė treg tė mirėfilltė tė artit mes Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė. Ka ende shumė shkėputje. Megjithatė, ne kemi dhėnė sinjalet tona pozitive. Psh. vjet ēmimin pėr albumin muzikor tė vitit e ka fituar grupi Elita 5, nga Maqedonia; kėtė vit nė katėrshen e albumit tė vitit kishim tė nominuar grupin Kthjellu nga Kosova; po kėshtu, kėtė vit tek kategoria e librit mė tė mirė kishim kandidaturėn e Luan Starovės, nga Maqedonia; vjet ėshtė shqyrtuar njė vepėr e regjisorit Aqif Mulliqi, e vėnė nė skenėn e Teatrit Kombėtar dhe mund tė ishte fare mirė fituese. Kjo do tė thotė se aty ku ka komunikim dhe integrim tė kėtyre kulturave, ku nuk ka mė barriera dhe ku kemi artistė shqiptarė tė Kosovės dhe Maqedonisė, ne i konsiderojmė si artistė shqiptarė. Do ishte e vėshtirė dhe e pakuptimtė qė ne t’I vlerėsonim pėr komunikimin e tyre me vendet ku banojnė, pra nė Prishtinė, Tetovė apo Shkup. Ndėrsa aty ku komunikimi i artit tė tyre vjen nė publikun tonė, ne i ndjekim, i vlerėsojmė, si nė rastet qė ju pėrmenda mė sipėr.

Njė botues si ju, ēfarė e lidh me artistėt? Duket si njė afeksion…
Kėtu ka dy gjėra: sė pari, perceptimi i jetės nė njė kuptim mė tė gjerė sesa thjesht biznes apo jetė shumė e ngushtė private. Unė mendoj se arti dhe kultura janė dimensione shumė tė rėndėsishme tė jetės dhe do ishte mirė qė ky dimension tė mos ngelej nė njė amulli vlerash, ku askush tė mos kishte asnjė pikė referimi. Sė dyti, unė kam njė lidhje edhe tė drejtpėrdrejtė me artin. Unė kam mbaruar pėr Letėrsi, edhe studimet pasuniversitare i kam mbaruar pėr Letėrsi Moderne dhe kam qenė pėr disa vite pedagog nė Universitetin e Tiranės nė degėn e Frėngjishtes. Do shtoja edhe se unė jam botues i revistės Kult, e cila ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me artin. Ėshtė e vetmja revistė kulturore e mirėfilltė nė treg dhe me njė profil tė qartė informative, qė i shton diēka tjetėr atij dimensioni tė interesit tim pėr artin.

Pas asaj qė shohim nė skenėn e dhėnies sė Ēmimeve Kult 2007, pra pas kuintave?
Pas gjithė atij realizimi qė ju patė natėn e ndarjes sė Ēmimeve Kult, qėndron puna e tre stafeve: sė pari, ėshtė stafi i revistės Kult, qė pėrbėn informacionin, bazėn e tė dhėnave tė hedhura nė njė database unik nė Shqipėri me gjithė botimet dhe eventet kulturore qė ndodhin nė vendin tonė. Sė dyti, ėshtė stafi i Akademisė Kult, qė merret me organizimin dhe koordinimin e aktivitetit.

Gjithashtu, ėshtė edhe njė staf i pėrkohshėm, ai i skenaristit, skenografit dhe teknikėve qė merren me produksionin final tė Ēmimeve Kult.

Po mbėshtetja financiare, a ka qenė e mjaftueshme? MTKRS nuk e mbėshteti sivjet kėtė spektakėl…
Po, ėshtė e vėrtetė. Nė dy edicionet e kaluara Akademia e Ēmimeve Kult ka gjetur mbėshtetjen e dy ministrave tė kulturės, Klosi dhe Leskaj, duke e konsideruar shumė tė rėndėsishme kėtė akademi ēmimesh pėr artin. Megjithatė, ēmimet e tilla nė gjithė botėn nuk jepen nga instancat shtetėrore. Shteti sigurisht, i mbėshtet aktivitete tė tilla me politika tė caktuara dhe fonde, por ai nuk mund tė gjykojė artistėt. Kėtė vit, ministri i kulturės nuk e pa tė arsyeshme tė mbėshteste kėtė aktivitet. Kėtu duhet tė cilėsoj, se Bashkia e Tiranės dha njė kontribut tė veēantė, duke u treguar e gjerė. Kjo pėr faktin se nuk bėri dallimin nėse ēmimet janė pėr artistėt e Tiranės, por tė gjithė vendit, pra duke qenė njė aktivitet kombėtar e jo lokal.
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjirokaster,gjendet i vdekur aktori Ylli Nocka informuesi Shtypi i dites 0 06-04-2008 01:27
Champions League AlbShkodra Futbolli 301 24-05-2007 11:45
Sulejman Balza - Elbasani, vater e kompozitoreve te shquar Administratori Muzika 0 22-04-2007 17:23
Keshilli i Muzikes Shqiptare Administratori Muzika 9 27-01-2007 13:36
Tokio, qyteti mė i shtrenjtė nė botė! AlbShkodra Kuriozitete 0 26-10-2004 21:48


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:12.




Parajsa Shqiptare