| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ylber Gjini: Vlerėsimi ynė, as financiar, as shpirtėror Gazeta SOT Traviata, njė vepėr nga mė tė famshmet e muzikės klasike dhe mė e mira e kompozitorit Italian Xhuzepe Verdi, erdhi nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė njė frymė moderne.. Merita pėr kėtė i takon, sigurisht, regjisorit tė saj, Massimo Ranierit. Traviata u zhvendos nė kohė, gjė e cila sipas regjisorit Ranieri ishte e domosdoshme. Nėse flasim pėr merita, nuk mund tė mos theksojmė rėndėsinė e interpretuesve tanė. Komplimentet pėr kėta tė fundit shkojnė nė notat mė tė larta, pasi vlerat nė muzikėn lirike Shqipėria i ka dhe pėrmes pjesėve si Traviata, tė njė repertori klasik botėror, ato dalin mė nė pah.Por pėr Traviatėn, e cila ėshtė vėnė nė skenė me njė regji dhe skenografi paksa tė zhveshur nga elementet artistikė dhe efektet e dritave, kontributin mė tė vlefshėm e dhanė sidomos disa nga interpretuesit nė rolet pėrkatėse. Njė prej tyre ėshtė edhe Ylber Gjini, bariton i rrallė nė Teatrin e Operės dhe Baletit, me njė eksperiencė mėse 20- vjeēare nė skenėn shqiptare dhe atė tė huaj. Nė Traviatė ai ėshtė njė nga tre protagonistėt e operės, qė mbajnė peshėn e saj, pikėrisht nė rolin e Zhermonit, babait tė Alfredos, qė ėshtė edhe i dashuri i Violetės. Nė intervistėn e mėposhtme marrim prej tij emocionet e shfaqjes dhe kėndvėshtrimin e artistit nė brendi tė njė mekanizmi teatror madhor, siē ėshtė opera... Le tė flasim pak pėr momentet mė kyēe tė Zhermonit, rolit kryesor qė ju kishit nė Traviatė? Zhermonin kėtė herė e solla mė tė plotė, nė nivel mė tė lartė artistik, edhe tė vokalit, edhe tė emocionit dhe gjendjes shpirtėrore. Nga Traviata kam kujtime tė bukura, sepse me tė e kam nisur karrierėn, nė 1990-ėn. Gjithmonė kur e interpretoj, ndjej njė mall dhe nostalgji, pasi tashmė kam njė karrierė gati 20- vjeēare e kushedi sa do tė shkojė.. (qesh). Ėshtė njė rol qė mė pėrshtatet, pasi edhe nė jetė jam njė baba i mirė. Jam korrekt, nė kuptimin e plotė tė fjalės: qoftė nė familje, si baba, qoftė nė punė apo nė Akademi, ku jam pedagog i jashtėm. Mendoj qė roli lidhet ndonjėherė edhe me karakterin qė ke. Edhe vokali duhet ta justifikojė. Ndjehem vėrtet shumė mirė, sepse ndjej qė rolin e kam ngritur shumė, gjė pėr tė cilėn kam marrė vlerėsime dhe njerėz tė fushės kanė mbetur madje tė befasuar. Tė tjera beteja na presin... Traviata do mbetet si njė ėndėrr e bukur. Pavarėsisht elementeve tė regjisė e skenografisė, pėr tė cilat nuk jam kompetent tė flas, por mendoj se shfaqjen e mbajti vetėm vokali dhe pėr mua ai ka rėndėsi. Kjo tregon se primar ėshtė vokali. Nga hera e fundit qė keni interpretuar Zhermonin, si ka evoluar ai nė kohėt e sotme, moderne? A ka baballarė si Zhermoni nė kohėt tona? Kur e kam interpretuar pėr herė tė parė Zhermonin, djalin e kisha tė rritur, kurse tani ėshtė 20 vjeē. Prandaj u poq edhe roli. Mendoj qė spektatori gjithmonė Traviatėn e ka dashur. Vit pas viti qė ėshtė dhėnė ajo, e ka dashur shumė. Kjo Traviatė e kėtij viti le tė mbetet kėshtu, ndryshe, por mendoj se me vėniet e tjera ajo do tė rikthehet ku ishte. Nė formėn e saj klasike. Si ju duk kjo herė e Traviatės? Mori ca shenja dhune, nė fakt. Le tė themi, njė Traviatė e plagosur, nė mėnyrė figurative. Kjo, sepse nuk mė pėlqyen disa gjėra. Kur nė mbarimin e skenave, ne dilnim jashtė skene me drita, nė sy tė publikut. Nuk ulej as perdja. Nė fund, kur shfaqja mbaroi, nuk kishte drita dhe njė kolegia jonė gati sa nuk u aksidentua. Kėto nuk ecin nė shfaqje. Kudo ku e kam shkuar, unė e kam interpretuar nė formėn klasike veprėn dhe kėtu rrotullohej ēdo gjė rreth njė kolltuku, por ne bėmė sa mundėm nė anėn skenike. A ėshtė publiku shqiptar i edukuar mjaftueshėm, saqė tė kemi njė kritikė pėrtej kritikės edhe tek publiku vetė? Publiku ynė ėshtė shumė tolerant, sepse kėtu ka ardhur edhe njė tenor nga Franca pėr operėn Carmen dhe ishte shumė i dobėt. Ai ka kėnduar Traviatėn nė skenė me mua para disa kohėsh dhe mbeti nė skenė, nuk vazhdoi dot. Por spektatori e duartrokiti. Kjo sepse ne kemi njė publik shumė paqėsor. Po tė ishe nė ndonjė vend tjetėr, kjo nuk do tolerohej absolutisht. Nė fakt, nuk duhet kėshtu. Edhe midis kolegėsh e kemi diskutuar, se duhet duartrokitur aq sa i takon personazhit. Gjithashtu ndodh qė kur vepra pėlqehet vėrshėllehet, ndėrsa nė botė ndodh e anasjella... Ju e sillni Zhermonin pėr katėr premiera rresht. Ku qėndron vėshtirėsia mė e madhe? Kemi punuar tej mase, sepse e kemi vėnė nė skenė edhe herė tė tjera dhe nuk kishte nevojė pėr lodhje tė tillė. Vėshtirėsia ėshtė se shfaqjet janė radhė dhe vokali duhet tė pushojė, kordat duan rigjenerimin e tyre. Por ne e kemi marrė pėrsipėr tashmė. Mendoni se artisti duhet tė vlerėsohet plus pėr vėnien nė skenė tė operave me vėshtirėsi tė tillė, pėrtej rrogės mujore? Patjetėr. Ne nuk po marrim ndonjė pagesė tė madhe kėtu, por tė paktėn njė pėrkrahje morale duhet ta kemi. Pėrndryshe, edhe ne vyshkemi, plogėshtohemi dhe nuk dalim nė skenė me qejf. Biem dakord se para nuk marrim dot, se ska, por tė paktėn njė background nė media, ku tė vlerėsohet kontributi ynė duhet. Nje prezantim, njė vlerėsim pėr atė qė jemi. Pėr kėtė ka vuajtur shumė Teatri. Shihni reklamėn nė televizion, ku nuk dalin as Mariana Leka, as Ylber Gjini etj. Shihet vetėm Massimo Ranieri dhe Ermonela Jaho, me gjithė respektin qė kam. Ne jemi tė shumuar dhe emri ynė nuk del askund. Kjo ėshtė e dhimbshme pėr ne. Po vjen koha qė unė do marr pensionin dhe gjysma e sallės thotė ende qė sa bukur qė kėndon ky italiani apo koreano- veriori (siē kishin shkruar diku pėr mua). Kėto kanė rėndėsi pėr ne, sepse nėse ti mė jep 10 mijė euro pėr shfaqjen jam dakord qė emri im tė mos dalė askund, por me pagesat qė ne marrim tė paktėn tė vlerėsohemi shpirtėrisht. Ka konkretisht kritikė nė Shqipėri dhe mėnyra vlerėsimi nė TOB pėr shfaqjen e kryeveprave tė tilla? Nė Shqipėri kritikė ka, por nuk kritikojnė pėr shkak se kanė njohjet dhe lidhjet me njerėzit e artit. Pėr mendimin tim, siē mė kanė thėnė, nė Teatrin Kombėtar ėshtė ndryshe. Thuhet drejtpėrdrejtė si luan dhe ku je pėr nga niveli. Kurse kėtu, edhe po tė dalėsh keq nė shfaqje, tė thonė se je shumė mirė. Mirėpo ėshtė koha ku nuk ka mė vend pėr servilizmin. Tashmė ēdo gjė e vendos Bėhet audicion nė TOB? Audicioni bėhet, por jo pėr tė huajt. Konkretisht, mua mė thanė nėse mund tė sillnin njė apo dy kėngėtarė tė huaj pėr rolin tim. U thashė se po dhe qė tė bėnin audicion me mua. Atėherė u tėrhoqėn dhe nuk i sollėn. Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Ylber kapedani- thotė njė shprehje (qesh). Jam i zoti nė atė qė bėj dhe kėtu nuk po tregohem modest. Skam komplekse dhe as servilizėm. i them gjėrat siē i ndjej. Pas kaq vitesh nė punėn tuaj nė shtet, mendoni pėr aktivizim nė njė teatėr privat tė operės dhe mė shumė mundėsi zgjedhje pėr kėngėtarėt? Sė pari, kėtu nuk ka agjenci pėr menaxhimin e artistėve. Ajo ėshtė kryesorja dhe bėn shpėrndarjen e artistėve nė botė, nėpėr shfaqje tė ndryshme, tė tė gjitha niveleve, ku ēdo artist mund ta gjejė veten. Kėtu nuk ka as teatėr tjetėr. Bashkėpunim me tė huajt ka, por ėshtė i njėanshėm, pasi ata vijnė kėtu, ndėrsa ne nuk na ēojnė nė teatrot e botės. Kjo duhet bėrė, sepse ne jemi tė mbyllur fare nga marrėdhėniet me jashtė teatrit. Niveli i kėngėtarėve tanė ėshtė shumė i lartė. Kam kėnduar Carme, Toskėn e Traviatėn nė Itali e nė botė dhe jam ndjerė komod, pėr tė mos thėnė se isha mė i miri. Kėtė gjė mund ta bėjė fare mirė drejtoria e TOB. Edhe nė Shkup, kur kam qenė privatisht, jam ndjerė shumė i vlerėsuar. Aty jam shpallur Skarpja mė i mirė i Ballkanit dhe nė shumė shfaqje qė kam marrė pjesė jam vlerėsuar shumė mirė edhe financiarisht. Kėto kanė rėndėsi tė madhe pėr njė artist dhe duhet tu kthehemi edhe ne kėtyre vlerave.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Anulimi i tenderit, rrezik financiar pėr KESH | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 01-12-2007 09:11 |
| Milloshoski: Emri yne po behet realitet gjithnje e me i pranueshem | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 16-10-2007 05:01 |
| Pėrcaktohen qarqet e kompensimit financiar | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 01-10-2007 01:50 |
| Mediu: Vendi ynė, jo, Shqipėrisė Etnike | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 26-09-2007 12:30 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |