Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture

Yjet qe bien me... Rollsa, Ferrari dhe Lamborghini

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-05-2007, 12:20
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Yjet qe bien me... Rollsa, Ferrari dhe Lamborghini

Yjet qe bien me... Rollsa, Ferrari dhe Lamborghini
Belina Budini

Party ekstravagante, luks makinash tė rralla Bugatti, Ferrari, Lamborghini, Rolls Royce, vanitet yjesh botėrore tė muzikės, modės dhe filmit... Dhe itinerari i udhėve pėrgjatė tė cilave do tė shkundet ky “pluhur” yjesh, nė variantin pėrfundimtar e pėrfshin edhe Shqipėrinė.

Do tė mbėrrijnė mbrėmjen e vonė tė 2 majit nė Tiranė, por ata qė i admirojnė “yjet” do tė kenė rast t’i shohin tė zbritur nė tokė me makinat fluturuese tė garave “Rally”.

Spektakli i makinave sportive tė VIP-ave do ta vijojė rrugėn e tij nga Athina pėr tė mbėrritur nė Tiranė, duke u larguar mandej pėr nė Dubrovnik dhe Bratislavė. Por gjithė ē’ėshtė parashikuar tė vizitojnė nė stacionin e Tiranės ėshtė Pallati i Brigadave ku do tė darkojnė, ndėrsa mė pas do tė ndjekin koncertin direkt “Gumball music koncert” qė nuk ėshtė as mirė i saktėsuar nėse do ta sjellin ata vetė apo do t’ua servirim ne.

Ēfarė kontrasti me Shqipėrinė!
Party-t ekstravagante dhe atraksionet mė tė veēanta duket yjet e garės “Gumball 3000” kanė preferuar t’i shijojnė nė ndalesat e tjera si nė kullėn e famshme tė vėzhgimit tė UFO-ve nė Bratislavė, nė Berlin ku do tė harbojnė nė njė party magjepsėse “Bond style”, apo nė klubin e natės mė tė bujshėm tė qytetit “Reina” nė breg tė lumit tė famshėm tė Bosforit, pėr tė vijuar njė natė mė pas me njė party edhe mė ekstravagante nė Hilton Hotel tė Athinės me pamje nga Akropoli.

Ekstravagant kėtej anės sonė tė kufirit mbetet vetėm fakti qė rrotat e super-makinave sportive tė VIP-ave, mes tė cilave edhe njė makinė “A1 Grand Prix”, do tė kėrcejnė nėpėr gropat dhe rrugėt e prishura, duke krijuar njė kontrast vėrtet ekstravagant... Edhe mė i fortė bėhet kontrasti po tė pėrfytyrosh shumėn “ekstravagante” prej mė shumė se 55 mijė dollarėsh vetėm si tarifė pėr biletėn e hyrjes nė kėtė garė.

Nėse nė Shqipėri do tė ndiqet apo do tė pritet me snobizėm pikėrisht pėr shkak tė mondanitetit dhe luksit tė shfrenuar qė ngėrthen, ende nuk mund tė thuhet; por ėshtė e sigurtė qė ky aktivitet i famshėm i natyrės sė pop-kulturės, mbulohet gjerėsisht edhe nga media prestigjioze si CNN, MTV dhe BBC dhe njė nga arsyet ėshtė pjesėmarrja nė tė e yjeve tė spektaklit dhe biznesit.

Nga njė revistė e njohur si ‘Vanity Fair”, “Gumball 3000” ėshtė cilėsuar madje “gara mė rock ‘n’ roll qė ėshtė organizuar ndonjėherė”.
Ngjan me tė gjitha garat “Rally” por “cirkuiti” i saj ėshtė 3 mijė milje ose ndryshe 5 mijė kilometra. Kjo garė ndėrkombėtare makinash sportive zhvillohet kryesisht nė rrugėt publike tė Evropės, por shkon edhe nė Amerikė apo nė Azi. Me ndalesa nė vendet turistike ose nė qendrat e mėdha urbane, gara ėshtė modeluar nė fakt sipas modelit tė garave “breg mė breg” nė Shtetet e Bashkuara.

Por ajo qė e ka bėrė tė famshme garėn ėshtė pjesėmarrja e VIP-ave dhe sidomos atyre anglezė si supermodelja Jodie Kidd, aktorėt Danny Dyer dhe Jason Statham si edhe ylli i grupit “Jamiroquai”, Jay Kay, por edhe e rapper-ėve amerikanė.

Aktorė “very british”
Ata janė yjet e televizionit anglez dhe “Casino Royal”. Jason Statham ėshtė njė aktor i njohur anglez qė ka interpretuar edhe nė filmat e famshėm “Casino Royal” dhe “Transporter”. Megjithatė ėshtė mė i famshėm pėr rolin e tij nė filmat me krime tė Guy Ritchie si “Lock”, “Stock” dhe “Two Smoking Barrels”, “Revolver” dhe “Snatch”. Ndėrsa aktori tjetėr shumė i njohur nė Angli qė merr pjesė nė garėn qė kalon edhe nga Tirana ėshtė Danny Dyer i cili ėshtė edhe fan i skuadrės “West Ham United” dhe ka prezantuar njė sėrė dokumentarėsh tė “Sky TV” pėr huliganėt e futbollit anglez. Tė shumtė janė ata qė impresionohen nga pamjet pa humor tė Dyer nėn errėsirėn e urave, mbathur njė pallto tė zezė tė gjatė dhe duke tymosur cigare tė stilit tė burgut.

Supermodelja, kampione sportesh
Jodie Kidd ėshtė njė personalitet i njohur i televizionit britanik si edhe supermodele e sportiste. Fiziku i saj tepėr i dobėt ka shkakuar polemika nė Angli ku akuzohet se inkurajon adoleshentėt tė bėhen anoraksike duke u pėrpjekur tė ngjajnė si ajo. Ajo vetė ka pranuar se ėshtė ‘kockė e lėkurė” por jo anoreksike, ndėrsa tani ėshtė njė femėr e shėndetshme e masės tetė.

Ka luajtur edhe role tė vogla nė kinema, por pėrgjithėsisht producentėt e konsiderojnė at shumė tė gjatė pėr nė kinema. Hobit e saj janė megjithatė mė tepėr motorrat e garave (ajo ka rezultatin mė tė lartė tė yjeve nė “Top Gear car show”), luan golf, polo, bėn hipizėm dhe ka marrė pjesė nė disa gara Rally “Gumball 3000”.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg rally-modelja-jodie_kidd.jpg (27.5 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:19.




Parajsa Shqiptare