| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Vasjan Lami: Jasoni, roli im mė i mirė Ersejla Murati Vetėm dy ditė na ndajnė nga rivėnia nė skenė e Medeas, tragjedisė sė famshme tė Euripidit, sjellė nė skenė me regji tė Mikel Kalemit. Premiera e shfaqjes u bė nė muajin nėntor tė vitit 2006, nė sallėn Black Box tė Akademisė sė Arteve, me njė sukses tė padiskutueshėm. Nėn interpretimin e protagonistėve Ema Andrea, Vasjan Lami, Roza Anagnosti e Ahmet Pasha, drama shėnon njė risi nė teatrin shqiptar. Tashmė, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit Kombėtar pėr tre ditė me radhė, nė 1- 2- 3 qershor, pikėrisht nė kohėn kur sapo ėshtė mbyllur sezoni teatror nė TK dhe nė tre muaj mbi skenė do tė ngjiten vetėm shfaqje tė kompanive private. Njė shpėtim pėr artin e kėtyre muajve, edhe pse nė vetvete njė sfidė pėr Medean, qė do tė ēelė e para kėtė sezon veror nė skenėn teatrore tė kryeqytetit. Pėr mė tepėr, rreth shfaqjes foli me ne aktori Vasjan Lami, i cili nė shfaqje luan rolin protagonist tė Jasonit, bashkėshortit tė Medeas (Ema Andrea nė rol). Si e pėrjeton ai rolin e Jasonit, konceptimin e ri tė veprės dhe emocionet e Festivalit tė Butrintit dhe atij tė Athinės, nė tė cilat merr pjesė sė shpejti trupa e Medeas... Le tė flasim pėr vėnien nė skenė tė Medeas, konceptimin shqiptar tė veprės sė antikitetit grek? Mikel Kalemin unė kam pasur rast ta njoh dhe tė shoh simptomat e tij regjisoriale qė nė vėnien nė skenė tė Antigonės. Mė pėlqeu shumė, kishte njė regji perfekte dhe njė vizion shumė interesant regjisorial. Mė la impresionet mė tė mira dhe kur e urova, i thashė se jam shumė kurioz tė shoh vėnien e tij tė radhės nė skenė, pėr tė besuar se ėshtė vėrtetė njė regjisor i talentuar. Dhe nuk vonoi, pas rreth njė viti ai mė ofroi rolin e Jasonit. Pashė qė nė bisedat e para se ai kishte njė vizion tė vetin origjinal, sepse ai ka njė avantazh: njeh shumė mirė veprat e antikitetit grek, ka parė nė skenė dhjetėra prej tyre, njeh gjuhėn dhe kėshtu, e sjell veprėn me njė vizion krejt tė ri. Pėr veprėn ka bashkėpunuar mė sė miri edhe me Genc Shkodranin, sepse ėshtė kryesore se me ēfarė skenografie vjen, pasi mes tyre ata pėrcaktuan edhe zgjidhjen e veprės, qė ishte kyēi i suksesit tė saj. Struktura ėshtė po ajo: kori- personazhet- ngjarja, por ai i bėri njė shkurtim veprės, duke e zhveshur nga mitologjia greke, e cila e bėnte pak tė largėt nė kohė si vepėr, pak ėndėrrimtare, duke e sjellė mė tė prekshme dhe tė perceptueshme pėr spektatorin shqiptar. Qė kur e lexoje materialin e reduktuar, kuptoje se ishte njė vepėr qė thoshte edhe sot shumė. Njė grua vret fėmijėt e saj pėr hakmarrje ndaj tė shoqit dhe jo shumė kohė mė parė kishin ndodhur edhe kėtu makabritete tė tilla. Kjo tingėllon vėrtet aktuale, ėshtė problem i mprehtė dhe njė nga dramat e shoqėrisė sonė. Mendoj se kjo mė erdhi mua e plotė nėpėrmjet veprės dhe kjo ėshtė pikėrisht ēka Mikeli donte ti transmetonte spektatorit shqiptar. Nga premiera nė Akademinė e Arteve nė vėnien e dytė tė saj, cila ėshtė pritshmėria e spektatorit pėr njė shfaqje si kjo? Unė mund tė them pa rezervė, se Medea ėshtė njė nga veprat mė tė suksesshme tė paktėn kėto 15 vjet tė ndryshimeve demokratike, jo se jam unė pjesė e saj. Ėshtė njė nga veprat mė dinjitoze nė parametra. Vepėr qė Greqia, si vend i origjinės (sė veprės sė shkruar) dhe qė e vė nė skenė prej qindra vjetėsh, fton pikėrisht trupėn tonė ta vėrė nė skenėn e saj, do tė thotė qė vepra i ka kaluar parametrat ndėrkombėtarė. Ky ėshtė fakt. Ne do tė jemi nė 6-12 qershor nė Greqi, pėr tė dhėnė 3 shfaqje nė Festivalin e Teatrit Botėror tė Athinės, ku do tė vijnė trupa nga tė gjitha vendet e botės. Ndėrsa pėr spektatorin shqiptar, mund tė them fare thjeshtė qė ishte nga veprat e rralla, qė tė gjithė llojet e spektatorit, qoftė edhe ata qė janė kritizerė tė teatrit, e kanė pėlqyer shumė. Ndoshta ndonjė kritizer nuk ėshtė shprehur me superlativa, por vepra ka marrė nga tė gjithė vlerėsime maksimale, pėr regjisorin nė radhė tė parė dhe pėr trupėn, po ashtu. Ndoshta unė isha iniciator qė nė vepėr tė angazhoheshin edhe aktorė si Roza Anagnosti dhe Ahmet Pasha, qė janė personalitete tė skenės dhe kjo duke besuar se Mikeli do tė bėnte njė shfaqje tė mirė. Ishte dėshira ime, qė nė kėtė shfaqje ai tė sillte nė skenė R. Anagnostin, edhe pse ajo ėshtė nė pension, por aktive nė skenė, A. Pasha, Vangjel Toēen atėherė dhe tani, Pirro Malavecin. Unė do doja qė kjo vepėr tė plotėsonte nė vizionin e regjisorit Kalemi pjesėmarrjen nė trupė tė aktorėve tė mėdhenj, nė kėtė mėnyrė siē erdhi. Ishin rreth 7 shfaqje nė nėntor 2006 dhe spektatori erdhi nė rritje, edhe pse me njė publicitet fare modest. Madje, ditėt e fundit tė shfaqjes nuk kishte mė bileta. Kjo tregon, se nė njė vepėr edhe nėse mungon publiciteti nė media, me vlerat e saj vepra i bėn vetė publicitet vetes. Kjo ndodhi edhe me kėtė shfaqje, qė ishte tregues i suksesit. Pėr kėtė vėnie tė dytė nė skenė, shumė njerėz nuk e dinė, pasi informimi nuk ka qenė i plotė. Nė vėnien e saj tė parė, me dhjetėra njerėz mė pyesnin se kur do vihej sėrish nė skenė. Vetėm amatorėt e hershėm tė teatrit e dinė (qesh)... E sigurt ėshtė qė tė gjithė tashmė e dinė qė do tė jeni pjesėmarrės nė Festivalin e Butrintit, e pėr mė tepėr, pėrballė njė trupe angleze qė vė po Medean. Si e ndjeni rivalitetin me Jasonin anglez? (qesh) Jam vėrtet shumė kurioz ta shoh. Ėshtė diēka shumė e bukur kjo rastėsi, kur dy trupa vijnė me tė njėjtėn vepėr. Akoma mė shumė, teatri anglez! Vihen pėrballė babai i teatrit me nipin. Nuk e di ēfarė vėnie do tė jetė, por kjo ardhje e Medeas ėshtė njė nga vėniet mė dinjitoze tė teatrit tonė nė skenėn e Butrintit, ku do tė vihet edhe Berberi i Seviljes natėn e fundit. Kėto dy vepra janė nga vėniet mė dinjitoze nė skenėn e teatrit, pa i injoruar veprat e mėparshme. Kam bindjen profesionale se kėto janė dy shfaqjet mė tė arrira tė Teatrit Kombėtar kėto 15 vitet e fundit. Kompanitė private dhe klima e pėrgjithshme e teatrit shqiptar. Mos duhet tė kenė privatėt mė shumė mbėshtetje? Ėshtė normale dhe kjo ėshtė, pa frikė, njė nga defiēencat e teatrit. Krijimi i kompanive private ėshtė shumė i vogėl, por mendoj se sponsorizimi pėr to duhet tė jetė mė i madh, megjithatė i kontrolluar. Shpesh kėto kompani kanė vėnė nė skenė vepra komerciale, abuzive dhe pėr kėtė unė nuk jam dakord. Vetė spektatori tani do komedi, sepse ėshtė i stresuar dhe ka nevojė pėr ēlodhje nė teatėr. Por nuk duhet ta degjenerojnė, me vėnie veprash banale apo me banalitete, pėr tė thithur spektatorin dhe pėr tė fituar pesė lekė. Do tė vijė edhe tek ne koha kur shteti tė investojė 60-80% tė kompanive dhe pjesėn qė mbetet ato ta mbledhin nga tė ardhurat, siē ndodh edhe jashtė. Vėrtet tė investosh, por ky investim do ishte serioz nėse do tė pėrzgjidheshin veprat, qė tė vlenin si shfaqje. Njė nga detyrat e artit ėshtė edhe tė kultivojė shijet e mira tek spektatori dhe kjo ėshtė detyra e tė gjithėve, ndoshta edhe e vetė ne aktorėve. Unė vetė, si Vasjan, nuk do tė pranoja qė tė luaja banalitete vetėm pėr ato pesė lekė. Do mė vinte turp nga vetja, siē edhe mė vjen kur shoh kolegėt e mi, saqė nuk mund ta shohėsh dot shfaqjen me familjen. Nė kėtė sens, jam shumė strikt. Ėshtė e domosdoshme tė mbėshteten kompanitė private, sepse sjellin njė lloj konkurrence tė mirė. Siē ėshtė edhe kjo vėnie e Medeas nga Atelier 31, qė me bindje ju them se ėshtė njė konkurrencė dinjitoze para Teatrit Kombėtar, qė njė regjisor i ri vihet pėrballė regjisorėve me emėr dhe mbi tė gjitha me njė kryevepėr, jo me shfaqje limonadė. Ėshtė vepėr shumė e vėshtirė, pėr ta vėnė nė skenė njė regjisor i ri. Ėshtė njė ballafaqim progresiv, rivalitet artistik i arrirė. Mendoni se Jasoni ėshtė roli mė i mirė qė keni vėnė nė skenė gjatė gjithė vitit? Mendoj se Jasoni ėshtė njė personazh, qė e ka ėndėrr ēdo aktorė pėr ta marrė si rol. Pėr mua ishte njė shans qė e luajta Jasonin. Ky ėshtė njė personazh me parametra tė tillė dramaturgjikė, qė rrallėherė i bie aktorit ta luajė gjithė jetėn e tij, ndoshta. Mendoj se e kam arritur nė parametrat e kėnaqshėm. Jam jashtėzakonisht i kėnaqur dhe nė shfaqjet nė vazhdim do kėrkoj edhe mė nga roli. Mendoj se padyshim, ky ėshtė roli im mė i mirė vitet e fundit.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rosela Gjylbeku - Fitoi Shkodra, kjo ka rendesi | Administratori | Muzika | 1 | 11-01-2007 20:33 |
| Vasjan Lami - Gruan e njoha te dera e Teatrit Kombetar | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 27-12-2006 17:07 |
| Neritan Licaj - Teatri, dashuria ime e madhe! | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 21-12-2006 11:11 |
| Horoskopi vjetor 2007 | keeper | Chit-Chat | 0 | 15-12-2006 13:28 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |