| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rexhep Ēeliku, valltari simbol i traditės shqiptare Gazeta SOT E takojmė nė prova, ndėrsa pėrgatitet pėr premierėn e re tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. Rexhep Ēeliku vazhdon tė jetė po ai simbol i valles shqiptare tė traditės, po ai kėrcimtar i shquar, qė edhe pse vitet kalojnė mban mbi vete njė freski tė pandryshuar. Ėshtė po ai optimist pėr ēdo sfidė qė e pret nė profesion dhe ėshtė po aq i sigurt edhe nė rolin e tij si koreograf i valleve tė Ansamblit. Solisti i Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, Rexhep Ēeliku, u nderua me titullin "Mjeshtėr i Madh" nė vitin 2006, me motivacionin "pėr interpretim me nivel tė lartė artistik tė tė gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin".Ky titull iu dha gjatė shfaqjes artistike "Vallėzim me Shqiponjėn", nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Pėrgjatė shfaqjes, nė formė retrospektive, u sollėn nė kujtesė pjesėt mė tė rėndėsishme tė karrierės tė kėtij valltari tė shkėlqyer. Rexhep Ēeliku, i cili qė nga viti 1976 ėshtė solist i AKKVP, numėron nė repertorin e tij artistik rreth 8 mijė shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijė role brenda dhe jashtė vendit. Le ta nisim me karrierėn. Pas shumė vitesh nė krye tė valltarėve tė Ansamblit, ku e shihni ju kulmin tuaj? Mbas veprimtarisė sime tė gjatė nė Ansambėl, pas 36 vjetėsh nė skenė, nė 2006-ėn unė kurorėzohem me titullin mė tė lartė Mjeshtėr i madh i punės nga presidenti Alfred Moisiu. Kjo ishte edhe njė kėrkesė e kolektivit tė Ansamblit. Kjo nuk do tė thotė se unė e mbylla karrierėn time artistike. Pėrkundrazi, mė del njė detyrė akoma mė e madhe, qė kėtė titull qė unė e mora si artist, si ekzekutues, kėtė eksperiencė tė fituar pėrgjatė viteve, unė tia kaloj elementit tė ri nė shkollė dhe nė punė. Pėrveē kėrcimit, kėto vitet e fundit unė jam marrė edhe me krijimtari, kryesisht me grupet amatore dhe tashmė edhe me Ansamblin, pėr tė vazhduar atė traditė tė pasur, qė na e kanė lėnė profesorėt tanė. Kjo mė shtyn, qė tė vazhdoj si ekzekutues i valleve tona dhe si krijues. Mendoj se po ecim me hapa tė mira. Kam krijuar pesė numra koreografikė tė rinj, nga gjithė trevat e Shqipėrisė: nga Shqipėria e mesme- Tirana, nė Dropull, Dibėr, Ēamėri e Tropojė. Afėrsisht, jam munduar tė mbuloj gjithė trevat. Mendoj se ka shkuar shumė mirė. Gjithmonė duke bashkėpunuar me kompozitorė me emėr, siē ėshtė Agim Krajka, qė po bėn vallen e Dibrės, Edi Balili pėr vallen e Ēamėrisė, Vladimir Hasimi pėr Tiranėn, pėr Dropullin Lila Agolli. Njė kompozim ma ka sjellė Ilir Shaqiri pėr pavarėsinė e Kosovės. Meqė jemi nė prag tė saj, unė jam munduar tė krijoj njė koreografi ku tė jetė festė dhe ku tė festojnė jo vetėm shqiptarėt e Kosovės, por shqiptarėt kudo qė janė. E kam sjellė festėn pėrmes skenės, kėrcimit. Le tė flasim pak pėr premierėn qė po pėrgatisni dhe punėn me valltarėt? Premiera pėrfshin kėto numra qė sapo ju pėrmenda dhe pritet tė bėhet nga fundi i majit. Numrat koreografikė do kenė edhe kėngė tė reja dhe shpresoj tė kemi tė ftuar edhe Ilir Shaqirin, i cili do vijė tė kėndojė. Besoj do realizojmė diēka me projektin Na bashkoi kėnga popullore, qė pėr njė kohė tė gjatė ka qenė pranė ansamblit me kėngė dhe muzikė popullore. Duke filluar me Fatmir Fanin, Agim Durrėn, Neki Kastratin e shumė tė tjerė. Pėr kėtė premierė kanė kontribuar edhe njė sėrė valltarėsh dhe muzikantėsh, qė ma kanė bėrė mė tė lehtė anėn e krijimit. Partnerja ime Brikena Jaupaj, e cila ka qenė gjithnjė e gatshme pėr bashkėpunim dhe njė konsulente e mirė. Po ashtu, djemtė Gėzim Alimehmeti, Genc Kastrati, Gėzim Halili, Leonard Mitrushi. Nė kėtė rast, unė them se puna e mirė bėhet edhe me shokė tė mirė. Ata kanė qenė pėrkrah meje, si njė bazė e fuqishme pėr mua. Kėshtu, unė ndjeva lehtėsi nė krijimtarinė e re koreografike qė realizova. Po kėshtu, edhe orkestrantėt, si dhe dirigjenti Vladimir Hasimi, qė gjithmonė kanė qenė pranė meje. Drejtoresha, pa diskutim, qė ka qenė shumė e interesuar qė kjo premierė tė dalė si diēka e re. Pa njerėz tė mirė, nuk ka punė tė mirė dhe ne nė Ansambėl kemi shumė njerėz tė mirė, qė e duan kėtė profesion. Si njohės shumė i mirė i valleve tradicionale shqiptare, cila mendoni se ėshtė ajo qė mė mirė e pėrfaqėson folklorin tonė nė botė? Ne nuk jemi bazuar vetėm nė njė numėr. Ka ngelur njė karakteristikė, qė edhe profesori i ndjerė ka shkuar gjithnjė me simbolin e shqipeve. Pra, gjithmonė duke qenė shqiptarė, me simbolin e shqiponjės ėshtė krijuar numri koreografik. Janė realizuar dhe janė pritur shumė mirė. Simboli i shqiponjės nuk ka qenė vetėm nė njė numėr, por kudo, me krahėt e shqiponjės apo sqepin. Por kjo nuk do tė thotė qė vallet e Veriut janė tė forta. Ka edhe valle lirie dhe tė gėzueshme. Sikurse Jugu, qė ėshtė njė zonė qė ka mė tepėr lirikėn, por dufin dhe forcėn e brendshme. Kėto janė tė bashkangjitura dhe nuk mund tė thuash qė vallet e veriut janė mė tė bukura se ato tė jugut. Rėndėsi ka qė ne tė gjitha kėto vlera i kemi tė bukura. Shqipėria nė botė ėshtė vlerėsuar me shumė ēmime pėr vallen, kudo ku ėshtė pėrfaqėsuar. Cilat janė disa prej kėtyre festivaleve tė folklorit? Kėto ēmime apo kupa publiku i di tashmė dhe i njeh vlerat e Ansamblit, punėn e madhe patriotike qė ka bėrė nė arenėn ndėrkombėtare. Ansambli nuk ėshtė se ka sjellė thjesht ēmimin, por ajrin, tifozėrinė e gjithė spektatorit tė huaj, qė kanė shkruar shumė nė media pėr vlerat e mėdha kombėtare tė vendit tonė. Nuk ėshtė thjesht se kemi marrė Gjerdanin e Artė. Kėtu ka ardhur njė fjalė e ngrohtė, nga njė popull i botės, qė ka folur shumė pėr vlerat e shqiptarit: pėr kostumet, traditėn, muzikėn e veēantė nė gjithė botėn, kulturėn dhe koreografinė, si dhe zėrat e bukur. Pėr tė mos harruar orkestrantėt tanė virtuozė. Mbaj mend, nė njė gazetė franceze shkruhej: Kur del klarinetisti dhe luan njė kaba, kthen njė batalion mbrapsht (qesh). Ose nė Gjermani, shkruhej: Tėrmet nė skenėn e Gjermanisė e po ashtu nė Francė. Pra, aq shumė brohoritje dhe duartrokitje, saqė e konsideronin njė tėrmet. Ansambli ėshtė ndėr trupat qė i ka sjellė mė shumė krenari dhe lavdi popullit shqiptar. Ansambli ka pėrfaqėsuar traditėn, muzikėn, gjithė folklorin e bukur shqiptar. Nga valltar solist i Ansamblit, nė koreograf dhe mėsues i brezit tė ri. Ku e keni ndjerė veten mė mirė? Unė kam kaq vite qė jap mėsim nė shkollėn koreografike dhe jam munduar tė gjej gjuhėn e pėrbashkėt me nxėnėsit, tė jem mė shumė shok sesa mėsues. Vjen momenti kur me ta bėhesh koleg, sikurse mė ka ndodhur. Kemi mbajtur relata shoqėrore, qė edhe ata tė mė kuptojnė dhe tė shkojmė mirė, sepse edhe rezultatet e punės do tė jenė mė tė mira. Po kėshtu edhe me grupet amatore, me tė cilėt punoj. Unė nuk kam ndenjur kurrė pasiv dhe gjithmonė kam punuar edhe me grupet amatore: nė Maqedoni, Kosovė, Zvicėr, kudo ku unė kam mundur tė tregoj se kush janė traditat shqiptare tek familjet shqiptare dhe fėmijėt e tyre. Figura e Rexhep Ēelikut njihet nė popull si simbol i valles tipike shqiptare. Ēfarė domethėnie ka pėr ju? Pėr mua ėshtė krenari, qė tė paktėn mė mbajnė mend dhe mė cilėsojnė si simbol. Kjo nuk ėshtė mendjemadhėsi, pasi unė mundohem tė jem sa mė i thjeshtė, sa mė konkret nė punė dhe sa mė afėr kėtij populli. Nė kuadėr tė 50-vjetorit tė AKKVP, me ēfarė po merreni me valltarėt? Ėshtė njė thes shumė i madh, ku nuk futen vetėm ana koreografike apo koncerti. Kėtu ėshtė njė veprimtari e madhe e 50 vjetėve tė kėtij ansambli, ku sipas projektit do tė ketė njė dokumentar, biseda, ekspozitė fotografike, film nė skenė, aspekte tė ndryshme dhe sukseset e kėtij ansambli nėpėr botė. Do tė duhej njė intervistė mė vete pėr ti thėnė tė gjitha. Shpresojmė tė realizojmė tė paktėn 50 % tė atyre qė mendojmė tė bėjmė. Ėshtė njė pafundėsi e sukseseve qė ka korrur ky ansambėl nė vite... Cila valle e pėrfaqėson me tė vėrtetė ansamblin dhe vallen shqiptare? Edhe pse ka njė objekt tjetėr dhe ėshtė ndėrtuar me fjalėt e Enver Hoxhės, Festė tė madhe ka sot Shqipėria, por me gjithė mend ajo mbetet simbol i Ansamblit. Kjo sepse ansambli gjithmonė ka nga njė festė tė madhe. Mendojmė se do ta mbyllim me tė. Ē rėndėsi ka nėse janė fjalėt e Enver Hoxhės? Ne vendosim koreografinė dhe shpirtin e popullit shqiptar, qė kėrcen aq bukur. Jashtė punės, sa pėrkushtim jepni nė familje? Unė jam po aq kėrkues nė punė sa edhe nė shtėpi. Nuk ėshtė se punoj dhe kam kėrkesė ndaj vetes dhe punės dhe nuk kam nė shtėpi. Pėrkundrazi, kėrkoj rregull nė familje, fjala ime nuk bėhet dysh. Mė kanė nderuar vajzat e mia qė janė tė shkėlqyeshme nė studime. I keni shtyrė ato tė ndjekin rrugėn tuaj? Jo. Megjithatė, ato janė pranė artit. Kėshtu, vajza e madhe ka marrė profesionin e arkitektes, ndėrsa tjetra pėr drejtėsi. Mendoj qė duke pasur njė baba kėrkues, janė kėrkuese edhe ndaj vetes, qė tė ecin nė rrugėn e prindėrve. Si paguhen sot valltarėt shqiptarė? Nė pėrgjithėsi, jo vetėm pagat e valltarėve, por edhe tė artistėve kanė qenė shumė tė vogla. Nėpėrmjet kėsaj interviste unė do doja tė falėnderoja zotin kryeministėr, qė i dha njė ndihmė gjithė artistėve dhe i ka nderuar ata, duke u shtuar rrogat dyfish. Kėtė vlerėsim tė qeverisė ne duhet ta justifikojmė me punėn tonė mė tė mirė. A mendoni se vlerėsimi me tituj duhet tė pėrfshijė edhe shpėrblim monetar? Ne kemi propozuar qė titujt tė shpėrblehen. Shpresojmė qė kjo ti shkojė nė vesh kryeministrit dhe ta kuptojė drejt, si dashamirės dhe njeri qė e do artin. Kjo duhet tė vlejė edhe pėr artistėt e mėdhenj, qė sot mbajnė tituj tė lartė, si Artist i Merituar, Mjeshtėr i madh i punės etj. Tė gjithė artistėt me vlera tė mėdha, duhet tė vlerėsohen me shpėrblime. A ėshtė ansambli sot nė kushtet e veta mė tė mira? Tani pėr tani, nuk kemi probleme si ato qė kemi pasur. Ngadalė, ne po arrijmė drejt rrugės ku kemi qenė. Kemi njė mungesė tjetėr: Ansambli ka qenė njė masė e madhe, ndėrsa sot jemi njė masė e vogėl: dikur 80- 90 vetė, ndėrsa sot 40. Mundohemi tė justifikojmė dhe mbajmė fort ato vlera dhe tradita qė kemi, kaq sa jemi dhe sa mė mirė tė mundemi.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
|
#2
| ||||
| ||||
| Kam pasur fat shume here qe ta shoh Rexhepin ne shfaqjet e Ansamblit. Cdo here me ka impresionuar. Eshte nje artist shume i madhe, i kalibrit boteror do te thonja. Mendoj qe shteti dhe shoqeria do te duhej tu kushtoj me shume rendesi ketyre margaritareve te kultures sone. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| rexhep celiku, shqiptare, simbol, tradites, valltari |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare | Administratori | Letersia | 0 | 21-03-2007 23:55 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |
| Kater shqiptare peng ne Afganistan | Administratori | Shtypi i dites | 2 | 14-03-2006 22:19 |