Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture

Muje Bucpapaj - Jo vetem nje teater, por edhe nje biblioteke ne QNK

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-07-2007, 23:00
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Muje Bucpapaj - Jo vetem nje teater, por edhe nje biblioteke ne QNK

Mujė Buēpapaj: “Jo vetėm njė teatėr, por edhe njė bibliotekė nė QNK”
Gazeta SOT

Pas pėrfundimit tė edicionit tė dhjetė tė “RinFest 2007”, pas suksesit tė komedisė “Venecia”, si dhe aktiviteteve tė shumta, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės ka fituar njė tjetėr status: atė tė njė qendre multidimensionale. Aty gjen njė sallė kinemaje, njė sallė pėr ekspozita pikturash, ambient pėr spektakle, ka vend edhe pėr koncerte muzikore... Sė fundi, edhe pėr teatrin ka njė skenė, tė cilėn e ‘inauguroi’ me kėmbė tė mbarė komedia “Venecia”. Mė tej akoma, drejtori i QNK Mujė Buēpapaj na tregon se projektet e reja nuk mbyllen kėtu dhe ato ofrojnė surpriza...
Si kanė ecur deri tani idetė tuaja, pėr ta shndėrruar QNK nė njė qendėr tė mirėfilltė ndėrkombėtare tė artit kėtu, nė Tiranė?

Ne po vazhdojmė tė sendėrtojmė atė lloj pėrzierje qė kemi bėrė ne, si staf i Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, pėr ta kthyer atė nė njė qendėr tė frekuentimit tė pėrditshėm tė artdashėsve e t’i shtohet qendrave kulturore qė realisht ka Tirana, si Teatri Kombėtar, Biblioteka Kombėtare, Galeria e Arteve etj. Nė kėtė drejtim, ne jemi duke investuar edhe nga financat tona, por edhe duke iu imponuar donatorėve tė pavarur, edhe atyre shtetėrorė. Ne themeluam sė fundi edhe teatrin eksperimental, qė ėshtė njė zhanėr qė pėlqehet dhe artdashėsit e dramės e pėlqejnė shumė, pėr shkak se ajo del nga klishetė e dramės klasike. Shijet ndryshojnė ndėrsa brezat kalojnė dhe ajo qė u mbetet menaxherėve dhe drejtuesve tė artit ėshtė tu pėrshtaten kėtyre shijeve me pėrdorimin e teknikave dhe sfondeve tė kohės.

Si producent dhe mbėshtetės i komedisė “Venecia”, si erdhi ideja pėr njė skenė tė re pėr teatrin kėtu nė QNK?
Ėshtė ideja pėr tė pėrshtatur njė ambient tė vogėl pėr teatrin eksperimental, tė dhomės dhe pėr njė festival monodrama, pse jo, apo siē quhet ndryshe “One man show”. “Venecia” e arriti suksesin e saj, madje tė papritur pėr ne, pasi nuk e prisnim kėtė dashamirėsi tė vėrtetė tė publikut kryeqytetas. Sidomos nga media dhe njerėz tė artit dhe skenės. Shpresoj qė kemi nisur njė traditė tė mirė dhe tani njerėzit do tė kenė njė teatėr tė vėrtetė nė QNK. Unė u bėj thirrje dramaturgėve, regjisorėve, menaxherėve tė artit skenik qė tė sjellin shfaqjet e tyre kėtu dhe tė hartojmė sė bashku njė kalendar aktivitetesh, duke shkuar drejt njė festivali tė teatrit eksperimental nga fundi i kėtij viti, sikurse ėshtė menduar.

A i ofron skena e teatrit nė QNK kushtet e nevojshme: akustikėn, hapėsirėn?
Akustika ėshtė jashtėzakonisht e mirė. Ėshtė njė sallė mjaft komode, edhe pse ka pak mė shumė se 200 vende. Edhe ndriēimi ėshtė realizuar me pak investim nga ne dhe duke shfrytėzuar atė qė ka qenė mė parė. Pėr teatrin e dhomės, pra tė vogėl, ėshtė mjaft e mirė. Tė paktėn regjisorėt dhe aktorėt kanė dalė mjaft tė kėnaqur.

Ku po synon tė angazhohet mė tepėr qendra qė ju drejtoni, nė publikun qė ajo afron mė shumė?
Ne synojmė tė angazhojmė tė gjitha moshat, qoftė si spektatorė, qoftė si pjesėmarrės nė aktivitetet tona. Sė shpejti, kemi njė Panair tė Fėmijėve, qė do tė ekspozojė nga tė gjitha pavijonet: atė tė veshjeve, tė elektronikės, tė lodrave e gjithēka qė realizon industria e prodhimeve pėr fėmijė. Do tė ketė edhe njė teatėr tė kopshteve , me 25 shfaqje kukullash. Nėse teatri i kukullave realizon vetėm tre premiera nė vit, unė vetėm gjatė kėtij panairi vė 25 shfaqje teatrale pėr fėmijė. Pa pėrmendur tė gjitha periudhat e vitit, kur ne bashkėpunojmė shumė mirė me teatrin e kopshteve, tė tė rinjve gjimnazistė, qė kanė marrė pjesė edhe nė njė Festival Ballkanik, me njė pjesė tė Spiro Flloqit, qė ne e vumė nė skenė edhe nė Kosovė e Maqedoni. Pra, jemi drejt krijimit tė njė qendre qė stimulon kudo artin. Tashmė, po organizojmė fėmijėt e shkollave 8-vjeēare pėr aktivitete tė tilla, pasi ata tė shkollave tė mesme sapo pėrfunduan “RinFest”-in. ishte njė festival jashtėzakonisht i mirė, qė u pėrgatit pėr mė shumė se tre muaj nga QNK, me koreografėt dhe regjisorėt e saj.

Cilat janė projektet mė tė afėrta, nė kėtė kuadėr?
Nga 28 maj deri nė 3 qershor ėshtė Festivali i Fėmijėve tė shkollave 8-vjeēare, Panairi i Fėmijėve, me tė gjitha ekspozitat dhe pavijone. Nga 10- 14 panairi i grave, ku do tė marrin pjesė bota e biznesit tė gruas. Kjo bėhet pėr tė stimuluar gratė qė tė merren me biznes, duke u treguar atyre shembuj konkretė tė grave biznesmene, qė drejtojnė ndėrmarrje, kompani tė rėndėsishme biznesi. Do jetė njė panair shumė i gjerė, qė pėrfshin gra biznesmene nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Italia. Ka njė numėr shumė tė madhe grash qė merren me biznes, sidomos kėto dy vitet e fundit. Ėshtė njė politikė e qeverisė demokratike, pasi ne jemi zbatues tė kėtyre nismave tė saj, tė cilat QNK i implementon. Ka edhe disa projekte tė Bashkimit Evropian, tė tė qeverisė Italiane, me tė cilėn kemi organizuar edhe njė seminar tė pėrbashkėt, pėr pėrfshirjen e grave nė biznes. Mė pas, nga mesi i muajit maj ėshtė Festivali i Muzikės sė Dhomės, panairi i Edukimit, qė do tė jetė nga 15- 19 maj, i cili do tė jetė gjithashtu i rėndėsishėm. Kėto vetėm pėr majin, pasi nė qershor kemi tė tjera aktivitete.

Sa shfaqje nė ditė bėhen nė QNK, me kėtė intensitet qė ka aktualisht?
Ndodh qė bėhen edhe 5 shfaqje nė ditė. Nė kėtė moment po zhvillohen disa aktivitete, njė veprimtari tė Javės Kulturore Evropiane, ka njė ekspozitė tė studentėve, njė koncert tė tė rinjve, ėshtė shfaqur premiera e komedisė “Venecia” dhe ėshtė mbyllur nata finale e Festivalit tė tė rinjve rajonalė. Ėshtė njė denduri veprimtarish, saqė edhe pse kemi dėshirė pėr tė bėrė projekte, menaxhimi i tyre bėhet gjithnjė e mė i vėshtirė. Ne pėrpiqemi qė tė paktėn kėto veprimtari tė jenė tė njė niveli mbi mesatar dhe jo drejt njė produktiviteti masiv, por njė cilėsie nė rritje. Kėtė ne po e synojmė. Tė gjitha prurjet, jo vetėm ato qė ne organizojmė, tė jenė tė njė niveli tė lartė. Po pėrmbushim synimin e qeverisė, qė prej fundit tė gushtit e kėtej QNK do tė jetė njė tė arteve moderne, multidimensionale, me veprimtari tė muzikės, filmit, teatrit, tė arteve vizuale dhe spektaklit. Kemi organizuar prej disa muajsh panairin e arteve vizuale, ku morėn pjesė 500 piktorė dhe tani do ta rimarrim pėrsėri. Po ashtu, edhe Panairin “Libri pėr tė Gjithė”. Gjithashtu, po synojmė ngritjen e njė fondi tė veprave tė arteve vizuale, nė mėnyrė qė tė fusim edhe tregun e shitjes sė kėtyre veprave. Ai u themelua me panairin e arteve pamore, EkspoArt 2006 dhe tani do tė realizohet sėrish, nė mėnyrė qė veprat e krijuara nga artistėt tė shiten nė kėtė panair. Siē bėhet nė praktikat ndėrkombėtare. Pas rikonstruksionit, qė do tė jetė shumė shpejtė, pasi fondi prej 6 milionė eurosh ėshtė dhėnė dhe ministri Pango ėshtė i interesuar qė procedurat tė mbarojnė shpejt. Pėrveē sallės sė teatrit, dacit, ekspozitave, ligjėratave e leksioneve, ai ka ndėrhyrė qė tė ngrihet njė Bibliotekė me tė gjithė aksesorėt e nevojshėm, me sallė leximi dhe shumė tituj veprash. Nė mėnyrė qė nxėnėsit dhe studentėt, qė nuk kanė mundėsi tė blejnė shumė libra, tė vijnė dhe tė shfrytėzojnė literaturėn qė ne do tė ofrojmė. Ėshtė njė projekt, qė do tė bėhet brenda njė viti. Do tė ofrojė internet, jo me skedarė tė vjetėr, por me shėrbim tė dixhitalizuar tė librave nė fond. Kemi kontaktuar me shuam institucione ndėrkombėtare, tė cilat janė ofruar pėr tė dhuruar mijėra tituj librash pėr kėtė bibliotekė.
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Karafil Shena - Jeta ime eshte nje teater pa fund Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:43
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Serenatat Korēare! AlbShkodra Muzika 0 08-05-2004 06:31
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:26.




Parajsa Shqiptare