Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture

Mikel Kalemi - Tragjedite, vepra te pasioneve te medha

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-07-2007, 23:53
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Mikel Kalemi - Tragjedite, vepra te pasioneve te medha

Mikel Kalemi: Tragjeditė, vepra tė pasioneve tė mėdha
Ersejla Murati

Si e pritėt ēmimin si regjisori mė i mirė i vitit 2006 tek Ēmimet Kult?
Tė them qė nuk e prisja do gėnjeja. Mendoja qė mund tė mos e merrja, prapė do gėnjeja. E kam marrė vesh lajmin e ēmimit nė kufi. Mė dėrguar njė mesazh stafi organizativ, kur sapo i kishin zgjedhur fituesit. Ishte surprizė pėr mua. Pastaj filluan telefonatat, nė momentin qė po ndahej ēmimi. Tė them tė drejtėn, unė nuk e kam shijuar shumė si ēmim, pėrderisa nuk isha atje. Ishim tė lodhur, rrugės nė udhėtim. Ishte njėsoj sikur tė mė telefononin dhe tė thoshin “Lindi djalė!”, njė gėzim i largėt, sikur nuk tė pėrket.


Ju erdhi keq qė nuk ishit aty?
Kujt nuk i vjen keq? Megjithatė, mendoj se kjo vepėr e ka treguar veten, pėr atė qė ajo pėrfaqėson, jo vetėm pėr pjesėmarrjen pėr herė tė parė nė Festivalin e Athinės, por edhe nė shumė festivale tė tjera. Ėshtė njė superproduksion, nė fakt. Njė vepėr e tillė ėshtė shumė e vėshtirė tė vihet nė skenė dhe aq mė tepėr tė lėvizėsh me tė. Me sa duket, ajo vėrtet paska vlera, qė po e kėrkojnė nėpėr festivale tė tilla prestigjioze. Prandaj mendoj se ēmimi i vėrtetė ėshtė ky. Vlerėsimi i vėrtetė pėr mua dhe pėr gjithė stafin janė kėto festivale.

Si shkoi pjesėmarrja nė festivalin e Athinės dhe si e pėrjetuan vetė artistėt tanė kėtė, duke qenė se Greqia ėshtė vendi i origjinės sė “Medeas”?
Shumė mirė nė ēdo gjė. Ata kanė njė kulturė pėr artin dhe sidomos pėr veprat e tyre. Kjo tregon njė traditė, njė respekt shumė tė madh, qė ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė Shqipėri mungon. Pėr kėtė vepėr ne nuk kemi patur asnjė mbėshtetje shtetėrore, pėrveē Teatrit Kombėtar me aktorėt e tij, tė cilėt merrnin pjesė. S’ka dashur t’ia dijė askush pėr kėtė vepėr e cila vihej pėr herė tė parė, me njė pėrkthim pėr herė tė parė nga Spiro Papakristo. Krahasoni me pritjen qė iu bė nė njė vend tė huaj. Sigurisht, ėshtė njė vepėr qė e ka prejardhjen nga ai vend dhe prandaj e respektojnė aq shumė. Ishte njė pritje shumė e mirė, qė nga ana teknike, profesionale, respekti qė tregonin si pėr herė tė parė nga Shqipėria. Jemi ndjerė mė mirė sesa kėtu.

Pjesėmarrja juaj ėshtė vlerėsuar shumė nga kritika greke dhe artistėt pjesėmarrės nė kėtė festival. Vetė ju, si e patė nivelin e trupės suaj krahas tė tjerave?
Ai ėshtė njė festival ku zor se mund tė jesh pjesė dhe fakti qė Shqipėria nuk ka marrė dot pjesė gjithė kėto vjet, ka treguar nivelin jo tė pėlqyeshėm sa pėr tė qenė pjesė. Ndoshta kjo ėshtė edhe njė lloj dashurie qė ata kanė pėr veprat e tyre, sigurisht. Por shfaqjet pjesėmarrėse kanė njė kastė nga 50 aktorė e sipėr nė kėto vepra, janė shumė serioze. Sidomos kur ėshtė fjala pėr tė tilla vepra, qė i pėrkasin jo vetėm atyre por edhe gjithė botės. Kjo ėshtė pėlqyer shumė edhe pėr faktin se Shqipėria merrte pjesė pėr herė tė parė, por mund tė jetė edhe pjesė e modestisė sime. Aty ka qenė njė kritikė e jashtėzakonshme, sugjerime tė veēanta, gjėra qė ne nuk i dinim, nuk e kemi imagjinuar se mund tė pėrcillnim ato gjėra pėrmes veprės. Ndoshta duke qenė se janė shumė tė kultivuar edhe si artistė, edhe si publik, gjykuesi mė i mirė i shfaqjes ėshtė pikėrisht kritika pozitive.

Ndoshta sepse vepra ka elemente helene, kjo sepse nė mėnyrė e vėnies nė skenė kam ruajtur elementet e tragjedisė, qė nga kori etj. Ata e respektojnė shumė tė qenit konseguent nė elementet e tragjedisė. Mosshkatėrrimi i tragjedisė, sepse kėto tipare dalluese e ndajnė atė nga tė gjitha llojet e tjera tė teatrit. Kam marrė edhe gjykime qė nuk e kisha menduar qė mund tė pėrftoheshin pėrmes atyre elementeve, gjykime qė ne nuk i kemi marrė kėtu. Ndoshta edhe publiku ynė nuk ka shumė njohuri nė kėtė zhanėr. Kur ėshtė shfaqur natėn e tretė, publiku e duartrokiste shfaqjen dhe nuk i linte aktorėt tė dilnin nga skena. Edhe mua mė thirrėn nė skenė dhe dola me pantallona tė shkurtra. Atyre u ka bėrė shumė pėrshtypje fakti qė isha kaq i ri. Ka qenė njė natė shumė e suksesshme. Publiku i huaj nuk tė duartroket kot.

Njiheni pėr dashurinė tuaj pėr tragjedinė greke. Nga lind kjo?
Nuk e di. Ēdo regjisor ka zhanrin e tij tė preferuar. Dikujt i pėlqen absurdi, dikujt realizmi, dikujt Ēehovi, njė tjetri Shekspiri... Mua mė pėlqen tragjedia greke. Kam jetuar ēdo verė nė Greqi gjatė kohės sė studimeve, ku punoja pėr tė siguruar studimet e mia. Para vitit 2002 pashė njė tragjedi greke tė vėnė nė skenė dhe u mahnita. Qė atėherė nuk iu ndava mė dhe vendosa qė kėtė duhet ta studioj mirė. Fakti qė ne nuk e kemi lėvruar si zhanėr, pėrbėnte njė gjė negative pėr realitetin e teatrit shqiptar, por pozitive pėr mua dhe tė gjithė aktorėt qė pėrpiqemi ta sjellim nė skenė. Tragjeditė janė vepra tė pasioneve tė mėdha. Ėshtė vetė ekzistenca dhe shpirti njerėzor i pasqyruar tek to. Ėshtė shumė i qartė ky proces. Duke ndjerė njė shqetėsim dhe superdetyrė regjisoriale dhėnies sadopak tė dritės njerėzve dhe publikut, mendoj se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kėtė.

Nga tragjedianėt grekė, keni ndonjė tė preferuar?
Ata vetėm tre janė: Euripidi, Sofokliu dhe Eskili. Nė fakt, tė preferuar kam Sofokliun. Ėshtė mė poetiku, shumė i fuqishėm. Sigurisht, tė tre kanė tragjedi shumė tė bukura, por Sofokliu mė pėlqen pėr mėnyrė sesi e ndėrton frazėn.

Keni dėgjuar t’ju thonė shpesh sa i ri dhe regjisor i suksesshėm?
Sa tė duash! Nė fund tė njė interviste me njė gazetare greke, mė pyeti sa vjeē jam dhe unė i thashė “26 vjeē, po mos ia thuaj njeriu”. “Ky ėshtė titulli i artikullit!” mu pėrgjigj dhe ashtu e vuri. Kjo ėshtė njė punė qė ne e bėjmė tė gjithė, si njė ansambėl: skenografia, kostumografia, muzika. Kėtu nuk ndodh siē ndodh rėndom nė vepra tė tjera nė Shqipėri, ku regjisori bėn katėr-pesė punė.

Tek “Medea” secili ka punėn e vet sigurisht, udhėhiqet prej regjisorit, merr idetė e tij, por punon vetė dhe kjo tė lehtėson shumė. Dhe nė fund del njė punė e mirė. Megjithatė, fakti tjetėr ėshtė se janė mė tė rinjtė dhe mė tė talentuarit ata qė pėrbėjnė stafin tonė: ėshtė Genc Shkodrani me skenografinė, Gjergj Pervazi me kostumet, Endri Sina me muzikėn, pėr tė kaluar tek aktorėt Ema, Vasjani, Roza, etj tė brezit tė vjetėr tė aktorėve, deri tek Juliana Pasha qė kėndon.

Mendoni se suksesi i njė regjisori ėshtė ēėshtje fati apo vullneti?
(qesh) unė mendoj se suksesi im ėshtė ēėshtje besimi, por jo tek forcat e mia siē e kishte shkruar njė gazetė. Unė besoj nė Zot, ai ka bėrė mrekullia nė jetėn time dhe njė prej kėtyre ėshtė kjo, hapja e dyerve kaq e papritur pėr mua dhe kaq e ėndėrruar pėr shumė tė tjerė kolegė tė mi, ėshtė dora e tij.

Veprat e vėna nė skenė nga ju kanė nė qendėr heroina: nga “Antigona:, tek “Medea”... tani kush e ka radhėn?
Ato janė pėrgjithėsisht heroina nė tė gjitha veprat greke. Janė mespėrmes si ndarje, e cila ekzistonte nė jetėn gjinore, por jo atė sociale tė grekėve. Tragjedianėt grekė kanė qenė pararojė e lirisė sė femrės nė atė kohė. Fakti qė ata kanė shkruar pėr kėto heroina, tregon pikėrisht kėtė gjė.

Sjellja nė kohėt moderne e tragjedive greke, pėrbėn akoma njė aktualitet pėr vendin tonė?
Si jo! “Medea” ėshtė shkruar nė vitin 431 para Krishtit. Mendoni, kanė kaluar 2438 vjet dhe ajo i ka rezistuar kohės sikurse edhe tragjeditė e tjera greke. Kjo tregon pėr problemet qė ka pasur dhe ka njeriu. E kam thėnė dhe e besoj kėtė gjė, se njeriu ka qenė dhe mbetet ai qė ėshtė: dikur ka patur njė karrocė- sot ka njė makinė, nga tė bėrtiturat- sot ka njė celular, por nė shpirtin e tij nuk ka ndryshuar absolutisht asgjė. Ėshtė po i njėjti njeri i pasioneve, i tė njėjtave dashuri, urrejtje. Nė 2500 vjet njeriu duhet tė kishte lėvizur pak, por vepra tė tilla vepra tregojnė se ėshtė i njėjti si atėherė edhe sot.

Merrni pjesė sė shpejti nė “Festivalin e Butrintit”, ku jeni pėrballė njė trupe angleze po me “Medean”. Si ju duket konkurrenca?
Po ne jemi pėrballė tre trupave tė Ballkanit nė Selanik, ku tė treja interpretojnė “Medean” dhe ne po ashtu, nė Festivalin e Selanikut ku ne shkojmė sė shpejti. S’ka asgjė tė keqe, madje ėshtė shumė mirė, sepse edhe publiku shikon sesa tė bukura janė, sesa shumė mund tė japėsh me to. Anglezėt kanė njė lloj tė vetin tė teatrit, ne kemi llojin tonė me patosin ballkanik.

Njė Festival nė Selanik pas atij nė Athinė... na zbuloni diēka mė tej pėr pjesėmarrjen?
Ne nisemi nė 4 korrik pėr Greqi, ku nė 5 do tė interpretojmė nė njė bashki qė quhet Krevena, rreth njė orė e gjysmė larg Korēės. Pastaj, marrim pjesė nė Selanik, ku do tė mbahet Festivali i Teatrove tė Europės Juglindore, qė organizohet vetėm pėr tragjedinė dhe komedinė antike dhe mbahet ēdo vit. Ėshtė njė bashkėpunim me Teatrin Kombėtar dhe ne pėrfaqėsojmė Shqipėrinė. Shfaqjen e kemi nė datė 9 nė njė teatėr 400 vendesh. Ndėrsa nė 11 jemi nė Tavala, nė kuadėr tė po kėtij festivali, nė amfiteatrin e Filipėve. Unė i kam parė nga afėr ato teatro dhe mendoj se do jetė njė emocion i jashtėzakonshėm. Tė marrėsh pjesė nė vende ku ti mendon se kėto vepra janė luajtur pėr herė tė parė asokohe, ėshtė njė magji. Ėshtė njė gjė shumė e mirė pėr Shqipėrinė, si njė ambasador i njė vendi qė pėrmes artit ka mundėsi tė bėjė atė qė politika nuk e bėn dot. Apo pėr ato duartrokitje qė aktorėt shqiptarė kanė marrė dhe do tė marrin atje, tregon se arti mund t’i sjellė shumė pranė njerėzit. Nuk kemi nevojė pėr atė qė politika bėn, ose prish nė fakt.

Ju vjen keq qė publiku shqiptar nuk do ketė njohje mė tė gjerė me veprėn tuaj, por kėtė shans e ka Greqia?
Jemi njė vend i varfėr dhe kjo kėrkon shumė investim, qoftė edhe pėr tė lėvizur si shfaqje. Kushtet ata t’i krijojnė dhe ti atje do tė shkosh. Me dy shfaqje e realizon nė Teatrin Kombėtar, e jo mė tė vazhdosh me tė tjera nė rrethe. Ėshtė shumė e vėshtirė. Biletat janė shumė tė ulėta nė krahasim me atė qė duhet tu japėsh aktorėve. Kėto janė mundėsitė shqiptare, por do tė vijė njė kohė qė arti do tė vlerėsohet.

Do ta vazhdoni rrugėn si regjisor nė Shqipėri?
Kėtu, kėtu. Nuk largohem. Besoj se ka nevojė Shqipėria pėr njerėz dhe pėr tė bėrė gjėra tė mirė, pėr ta pėrfaqėsuar mė pas kėtė vend shumė pak tė respektuar, tė dhunuar shumė, jashtė. Kjo ėshtė njė gjė qė ia vlen tė pėrpiqesh.

Nė syrin e njė regjisori tė ri, si e shihni zhvillimin e teatrit shqiptar vitet e fundit?
Kėtu ėshtė shumė e vėshtirė tė bėsh vepra tė tilla si “Medea”. Kur nuk i vendos Teatri Kombėtar, institucionet qė financohen nga shteti pėr tė prodhuar art, do tė thotė qė ka njė lloj krize. Nuk ka mundėsi financiare. Kjo shfaqje kėrkon 20 aktorė. Kėtu s’ka skena. Vetėm Athina ka 184 teatro, ndėrsa ne nė raport me popullsinė qė kemi duhet tė kishim tė paktėn 45 teatro. Ne nuk kemi as 4 skena ku mund tė bėhet teatėr! Kemi njė skenė jo tė mirė tė TK dhe skenėn e Akademisė sė Arteve. Skena qė tė mund tė menaxhohen nga Bashkia apo Ministria e Kulturės, nuk ka. Bėhen pafund qendra tregtare dhe aty s'ka absolutisht asgjė pėr artin. Siē duket, shqiptarėt nuk i kanė plotėsuar ende nevojat e tyre imediate. Ku t’i plotėsojnė, atėherė ndoshta do tė drejtohen drejt artit.
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kuvajti premton investime te medha ne Shqiperi informuesi Shtypi i dites 0 13-12-2007 01:57
Gruevski fton ne nje tryeze partiake lideret e partive me te medha, BDI refuzon informuesi Arena Nderkombetare 0 27-11-2007 20:21
Kico Londo - Sfidat behen me vepra te medha informuesi Personazhe te njohura 0 06-07-2007 23:41
Galeria e Arteve, 4 mije vepra ne rrezik Administratori Arti shqiptar 0 18-04-2007 00:59
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:22.




Parajsa Shqiptare