| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Lorenc Glozhenin: Muzeu Mesjetar Kombėtar Korēė dhe perlat e tij Gazeta SOT Pas teje mbyllet dera e Muzeut Kombėtar Mesjetar dhe gjithēka merr fund. Nuk lejohet tė marrėsh me vete asnjė foto apo filmim. Pas ke lėnė 7000 objekte mesjetare tė shekujve XIII-XIV-XV dhe nė vazhdim, tė cilat arrijnė deri nė ditėt tona. 6500 prej tyre janė ikona tė autorėve tė mėdhenj tė mesjetės, tė vendit dhe tė huaj, ndėrsa rreth 500 janė objekte guri, druri, tekstili etj. Gjithsesi aty ėshtė njė mrekulli nė gjithēka qė sheh. Dera mbyllet pas teje, por imazhi, ndjesia, kėnaqėsia tė ndjekin. Pas atij ēasti tė duket sikur je ndarė nga parajsa, sikur ajo derė nuk do tė hapet mė dhe ti nuk ishe nė vend tjetėr veēse nė njė vend hyjnor, ku flet me perėnditė.Onufri dhe i biri, Nikolla, Onufri Qipriot dhe mėsues Kostandini, David Selenica dhe Konstandin Jeromonaku kanė qenė me ty, me penelin e tyre, tė kanė treguar mė tė mirėn e asaj periudhe, ku nuk do tė kishe mundėsi ta gjeje nė vend tjetėr veēse nė Muzeun Mesjetar Kombėtar tė Korēės. Ikona tė rralla gjen edhe nė Muzeun Onufri tė Beratit, tek Muzeu Kombėtar nė Tiranė, tek Galeria e Arteve, por nuk mund tė gjesh kursesi atė qė tė dhuron Muzeu Kombėtar i Korēės. Nėse do tė ishe nė njė vend tjetėr nuk do tė ngelej nė mendje ajo derė elektronike, por ekipi qė tė ka shoqėruar pėr gjatė gjithė kohės nė ekspozitėn mesjetare tė bėn me dije se mund tė vish ēdo ditė dhe tė shohėsh. Salla e ekspozitės ėshtė ēdo ditė e hapur. Megjithatė pėr tė vizituar atė muze nuk mjafton asnjėherė koha, pėrpara njė ikone mund tė rrish me orė tė tėra, pa guxuar tė largohesh prej saj. Tė gjitha njėherėsh nuk mund ti shohėsh dot, koha asnjėherė nuk mjafton. Tė duhet tė ikėsh dhe tė kthehesh pėrsėri. Kushdo qė viziton Korēėn e ka tė pamundur tė mos ndalet nė muzeun e piktorėve tė mėdhenj tė Mesjetės. Nėse ndodh e kundėrta, atėherė nuk mund tė kuptosh se ēfarė ke humbur. Por pėr tė mėsuar mė shumė mbi kėtė muze tė rrallė tė vendit ne intervistuam Drejtorin e Muzeut Kombėtar tė Mesjetės Lorenc Glozhenin... -A mund tė gjesh kėtu imazhin e plotė tė mesjetės? Sigurisht. Ekspozitat tona janė pritur me interes tė veēantė nė vendet e huaja, si nė Greqi, Itali, Gjermani, Francė e gjetkė. Janė mrekulluar me to. Pėrfshi kėtu piktorė, studiues tė mesjetės, ikonografė, turistė intelektualė tė tė gjitha fushave. Muzeu Kombėtar i Mesjetės ėshtė nja pasuri me vlera tė mėdha historike, kulturore, artistike etj. Mbyllja e kishave nė vitin 1967 solli njė dėm tė pallogaritshėm pėr ikonografinė, sepse shumė ikona u dėmtuan, mjaft prej tyre u shkatėrruan, njė pjesė tjetėr u dogj. Ishte njė masakėr e vėrtetė kulturore. Megjithatė nė vitin 80 u arrit qė tė ēelej Muzeu Kombėtar i Mesjetės, si pasojė e kėmbėnguljes sė intelektualėve tė vendit. U grumbulluan tė gjitha ikonat e kishave dhe tė gjitha objektet e tjera. Tashmė nė kėtė muze ndodhen 7000 objekte, 6500 prej tė cilave janė ikona, ndėrsa pjesa tjetėr pėrfshin objekte prej guri, druri, tekstili etj, por qė kanė vlera tė rralla. Ikonat datojnė qė nga shek XIII-XVI dhe vijojnė deri nė ditėt tona. Dora e ikonografėve tanė gjendet jo vetėm tek ikonat e kėtij muzeu, por edhe nė ikonat e vendeve tė tjera tė botės, ashtu siē mund tė gjesh punėn e piktorėve tė mėdhenj grekė, bullgarė, rusė etj. Nė kėtė muze kanė ardhur ikonat e gjithė kishave tė vendit, ndėrsa njė pjesė e mirė e tyre u pėrkasin kishave tė zonės sė Korēės. Nėse hyn nė kėtė muze do tė ndjesh nga afėr imazhin e mesjetės. Do tė njihesh jo vetėm me Onufrin dhe David Selenicėn, por edhe me vėllezėrit Zografi dhe me shumė tė tjerė. -Si ėshtė e mundur tė mirėmbahen mijėra objekte, duke ndalur kohėn tė veprojė ende mbi to? Kėto objekte nuk e humbasin kurrė shkėlqimin e tyre. Janė tė papėrsėritshme. Ekipi i specializuar i muzeut ēdo ēast bėn restaurimin dhe konservimin e tyre. Ne ēdo vit pėrcaktojmė se cilat ikona do tė restaurohen mė sė pari, duke evidentuar ato qė kanė nevoja urgjente pėr ndėrhyrje. Pas tyre renditim ato ikona qė do tė vendosen pėr ekspozim dhe sė treti ato qė do tė shihen pėr qėllime studimi. Njėkohėsisht ēdo vit bėhet dezinfektimi i tyre. Kur them pėr ikonat qė kanė nevojė pėr ndėrhyrje, nuk e kam fjalėn pėr kthimin e tyre nė origjinalitet. Shqipėria ka nėnshkruar kartėn e Venecias e cila nuk lejon njė gjė tė tillė. Nė kėto mrekulli nuk mund tė bėsh ndėrhyrje tė tilla. Qėllimi ynė ėshtė ti konsolidojmė ato. Nė saj tė Ambasadės Gjermane, tashmė kemi nė dispozicion njė pajisje moderne nga mė bashkėkohoret e cila riparon defektet sipas njė procedure moderne, tė cilėn ne e respektojmė me fanatizėm. Pas kėsaj procedure ikonat bėhen mė te ekspozueshme, por duke i lėnė pjesėt e dėmtuara, pa tentuar pėr ti kthyer ashtu siē kanė qenė nė origjinal. Konsolidimi vlen pėr tė mos vepruar ende koha mbi to. -Me cilėt autorė prezantohesh nė kėtė muze? Objektet e kėtij muzeu janė tė shumta. Faktikisht deri nė shek XVI nė ikonė nuk shėnohej emri i autorit, ēka do tė thotė se shumė vepra janė anonime, sepse pėr atė periudhė ishte e rėndėsishme vetėm ajo ēka ekspozohej. Pas shek XVI nisi vendosja e emrave tė autorėve mbi ikona. Pėr kėtė periudhė kemi autorė mjaft tė dėgjuar, jo vetėm shqiptarė, por edhe nga vende tė ndryshme tė botės. Po pėrmend me kėtė rast Onufrin, tė birin e tij Nikollėn, Mėsues Kostandinin, Onufrin Qiproit, vėllezėrit Zografi, David Selenicėn e shumė tė tjerė. Mjeshtėria e tyre artistike ėshtė mjaft e veēantė. Pėrballė ikonave tė kėtij muzeu ndjen njė kėnaqėsi tė paprovuar mė parė. ēdo vit ne presim vizitorė nga tė gjitha rrethet e vendit, por edhe nga vendet fqinje ashtu siē vijnė nė kėtė muze edhe turistė nga vende tė largėta tė botės. Ėshtė e pamundur qė njė udhėtar i huaj tė mos kėrkojė tė vizitojė Muzeun Kombėtar tė Mesjetės. -Cilat janė bashkėpunimet tuaja? Ne kemi bashkėpunim tė mirė me Ambasadėn Franceze, Austriake, Greke, Gjermane, Italiane etj. Tė gjitha kėto, pa pėrjashtuar shtetin shqiptar, na kanė dhėnė mundėsi tė restaurojmė ikona nė vazhdimėsi me njė teknike moderne dhe po nė vazhdimėsi tė organizojmė ekspozita tė reja me ikona tė pa ekspozuara mė parė. Aktualisht po bashkėpunojmė me Muzeun Bizantin tė Selanikut, ku kemi dėrguar disa ikona qė do tė restaurohen nga specialistėt tanė sė bashku me ata grekė. Nė fund tė tetorit do tė ēelim edhe njė ekspozitė, e cila do tė jetė mjaft e madhe dhe do tė ketė realisht njė rėndėsi tė veēantė. Pas kėsaj ekspozite do tė ketė me siguri edhe mė shumė turistė dhe vizitorė nė Muzeun Kombėtar tė Korēės. Tashmė, pas njė punė prej mė shumė se 24 vitesh, Muzeu i Korēės ėshtė nė gjendje tė shpalosė mrekullitė e shekujve tė kaluar me njė imazh tė tillė, qė mund ti pėrjetosh me njė ndjesi tė veēantė, ashtu siē ndodh kur njeriu gjendet para njė mrekullie.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |