Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture

Ina Kosturi - Tingujt e violines sime permes librit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-07-2007, 23:36
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Ina Kosturi - Tingujt e violines sime permes librit

Ina Kosturi - Tingujt e violines sime permes librit

Nuk ėshtė vetėm njė violiniste, por edhe njė shkrimtare e re nė dukje, e cila nė letėrsinė shqiptare sjell njė risi: atė tė botimit tė veprave mbi muzikėn dhe konkretisht, eksperiencėn si violiniste. Ina Kosturi, sapo ka botuar librin e saj tė dytė “Talente tė heshtur”. Nė faqet e librit tė saj gjen mendime dhe ndarjen e emocioneve personale si artiste me lexuesin, pėrmes njė gjuhe tė thjeshtė. Qė nė parathėnie, pėrballemi me njė gėrshetim tė pasionit pėr letėrsinė dhe violinėn. Me anė tė njė figuracioni, autorja na shkruan rreth shumė viteve tė studimit, qė pėrngjasojnė me tablo,qė fshihen dhe humbin ndėr vite me njė ekspozitė tė pafundme kuadrosh tė lėna nė harresė, nga koncerti i parė, tek i dyti e njė pjesė e thjeshtė shoqėruar me piano, tek njė koncert me orkestėr. Kutia e violinės shoqėron kudo violinistin, ndėrsa ata qė jetojnė afėr ambientohen me gėrvishtjet e padurueshme tė fėmijėrisė dhe meloditė, qė me kalimin e kohės bėhen tė kėndshme. Pas njė koncerti, gjithēka ka mbaruar me sukses, ndėrsa nė harrimin e tij deri nė njė eveniment tjetėr, tek tė tjerė spektatorė, gjithēka ka nisur nga e para. “Fjala artist ose tė qenit i tillė nė profesion duket se ngjall paksa zili. Tė privilegjuar, tė lumtur, pa pėrgjegjėsi, kjo armatė vėshtrohet me admirim. Pėrherė pranė sė bukurės, larg problemeve tė vėshtira e tė rėndėsishme, nėn lumturinė e pėrhershme tė melodive, kėta ‘dembelė’ qė ankohen nga studimi duket se paragjykohen shpesh, shoqėruar me njė lloj zilie nga profesionistėt e fushave tė tjera. Pėrtej kėtij komenti fėminor e qesharak, nė heshtje ziliqarėt lumturohen fshehurazi... njė profesion i tillė i tillė i muzikantit, i artistit, nuk tė bėn tė pasur”- shkruan autorja nė faqet e kėtij botimi. Libri ėshtė botim i Alsa Graphics.

Si erdhi tek ju ky botim i dytė dhe pse titullohet “Talente tė heshtur”?
Botimi i parė, libri “Pėrtej personales” ishte njė pėrmbledhje artikujsh kritikė pėr muzikėn. Ndryshe nga ky botim, libri i dytė i titulluar “Talente tė heshtur” u shkrua natyrshėm, nė njė kohė tė shkurtėr, pėr faktin se ėshtė shumė pranė profesionit tė muzikantit dhe pikėrisht tė violinistit. Libri i dytė lindi natyrshėm nė sensin e shprehjes sė njė eksperience tė profesionistet nė disa fusha tė ushtrimit tė profesionit, nė atė tė koncertizmit, pedagogjisė dhe orkestrantit. Ishte njė dėshirė pėr tė pėrgjithėsuar njė pėrvojė personale dhe shumė mė tej se personale, tė njė specifike tė kėtij instrumenti, qė ndonėse pėrkrah gjinive tė tjera tė artit shfaqet me vėshtirėsitė dhe veēantitė e tij. Profesioni i violinistit ėshtė njė profesion i vėshtirė, jo pėr faktin se ai mbart pėrgjegjėsi jetėsore, pasi krahasuar me njė mjek, ndėrtues, ajo ēka njė violinist shpreh apo pėrfaqėson ėshtė shumė mė e thjeshtė. Fati qė pėr tė ushtruar njė profesion tė tillė nevojiten gjashtėmbėdhjetė vjet shkollė, apo mė saktė ky profesion nis nė moshėn gjashtė-vjeēare, pasohet nga vite tė tėra studimi, provimesh, konkursesh e koncertesh, njė jetė tė tėrė me debutime, stres, pėrgjegjėsi, tregon se nė tė ka diēka tė veēantė. Pėrtej rėndėsisė sė profesioneve tė tjera, instrumentistėt dhe violinistėt si pjesė e tyre janė brumosur qė nė fėmijėri me njė pėrkushtim dhe kėrkesė pėr pėrsosmėri. Gjithė kjo maratonė koncertesh, debutimesh, duket se inspirohet nga kjo kėrkesė e pėrsosmėrisė e edukuar qė nė fėmijėri, qė shndėrron gjithēka nė tė lodhshme, tė mundimshme. Ndėrsa sa pėrket titullit, violinistėt janė vėrtet talente tė heshtur. Shumė modestė, me shumė pėrgjegjėsi, i gjen rrallė tė ftuar nė emisione televizive si ekspertė tė njė pėrvojė qė ka filluar qė nė fėmijėri.

Ēfarė tė shtyu qė tė botosh brenda njė kohe kaq tė shkurtėr dy botime, qė lidhen me profesionin tuaj?
Sė pari, kam dashur tė jap njė eksperiencė timen personale dhe tė shkruaj diēka tė vlefshme pėr ata qė i kanė hyrė rrugės sė artit, pėr tė ditur mė shumė mbi raportet e njė violinisti me skenėn, orkestrėn, dirigjentin, pėr tė folur mbi emocionet, pėr tė dhėnė njė pėrkufizim tė qartė tė kurrikulumit tė violinistit, tė konkurseve, tė kėsaj bote tė brendshme, tė kėtij profesioni qė shoqėron nga vitet e fėmijėrisė e deri nė momentin kur bėhesh profesionist. Kam provuar emocionet e njė skene pikėrisht tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė nė klasėn e dytė fillore, pėr tė vazhduar me dhjetėra provime, koncerte, konkurse, duke debutuar si orkestronte dhe soliste, bashkangjitur njė pėrvoje pedagogjike dhjetėvjeēare nė Akademinė e Arteve.

Nė cilin stil shkruan njė violiniste- shkrimtare?
Ndryshe nga libri i parė me artikuj kritikė, i cili ishte vėrtet i guximshėm, i dyti paraqet mė tepėr botėn e brendshme tė njė violinisteje, shkruar me njė gjuhė tė thjeshtė e me shumė sinqeritet, pėr tė paraqitur diēka tė veēantė, ndoshta njė ndjesi tė brendshme tė pashkruar, atė qė instrumentistėt e pėrjetojnė dhe notat nuk janė nė gjendje ta transmetojnė tek tė tjerėt. Fjala ėshtė gjithmonė shumė domethėnėse, ka aftėsitė e saj tė menjėhershme pėr tė shkuar tek tė tjerėt dhe nė njėfarė mėnyre, ėshtė njė pėrvojė e imja personale, ndoshta shumė koncerte tė shprehura nėpėrmjet fjalės. Gjithashtu, nė disa momente jam fokusuar tek shkolla shqiptare e violinės, momentet e lavdishme tė saj dhe profesionin e violinistit brenda realitetit shqiptar, pasi ai ėshtė specifik, duke e krahasuar shpesh me botėn pėrtej. Sė dyti, jam pėrpjekur tė jap njė tablo tė atij ndryshimi qė ndodh tek njė violinist fėmijė, nxėnės apo student dhe atij profesionist, mėnyrėn sesi skena, publiku, partiturat, emocionet... gjithēka ndryshon me kalimin e viteve nė perceptimin e violinistit. Ėshtė njė rrugė e gjatė, me ndalesa nga fillimi dhe deri tek diēka qė asnjėherė nuk ka mbaruar dhe s’ka arritur pėrsosmėrinė.

Si ndahen emocionet nga njė koncert tek njė botim libri?
Pėr tė qenė e sinqertė, emocionet e koncertit janė tė veēanta, pasi pėrballė teje ke njė publik dhe spektator qė tė duartroket menjėherė, drejtpėrdrejt. Duket se ėshtė njė marrėdhėnie me shumė emocione, interpretimi nė violinė ėshtė ‘dal vivo’ dhe si e tillė ėshtė diēka momentale, e papėrsėritshme. Si instrumentiste, pas kaq vitesh pėrvojė, natyrisht jam e afeksionuar pas violinės dhe koncerteve, do realizoja sa mė shumė tė tilla. Porsa i pėrket librit, me tė komunikon mė shumė. Ke njė masė mė tė madhe spektatorėsh, tė cilėt kanė diēka konkrete nė duart e tyre dhe krahasuar me shumimin e tingullit, fjalėt e lirit duket se ruhen gjatė.

Mendoni pėr njė pėrkthim tė mundshėm tė veprės suaj
Vėrtet do mė pėlqente. Nisur nga pėrvoja personale dhe afeksioni pėr vendet ku ka qenė dhe ka studiuar, si dhe nga fakti se njė pjesė tė ekperiencės sime si violiniste e kam marrė nė sallat konservatore apo nė kontaktet me Italinė, diēka qė ne nuk e dinim mė parė. Pėrballja ime e parė me suksesin ishte Konservatori Cherubini nė Firence dhe do mė pėlqente qė vepra ime tė pėrkthehej nė italisht. E kam menduar shpesh veprėn time nė atė gjuhė.

Si u realizua ky libėr? Puna qė ju ėshtė dashur tė bėni?
Ėshtė shkruar nė njė kohė rekord, gati pėr njė muaj. Nė letėrsi ka diēka tė mirė, ose unė e perceptoj si tė tillė: ėshtė fakti qė asaj qė shkruaj nuk i kthehem mė. Gjatė kohės qė shkruaja lirin, kisha njė stres tjetėr, sikur po mė merrte kohėn e studimit tė violinės. Megjithėse gjithēka nė tė ishte pėr violinėn dhe vetėm or violinėn.

Diēka rreth aktiviteteve skenike, jashtė fushės sė botimeve?
Shumė shpejt kam njė koncert recital. Do tė interpretoj disa vepra tė rėndėsishme tė literaturės violinistike, njė prej tė cilave edhe premierė, e interpretuar pėr herė tė parė nė skenė shqiptare, pasi mė pėlqejnė tė tilla eksperienca. Pas aktivitetit Maratona e Muzikės Violinistike, realizimi i tre koncerteve recitale nė njė periudhė dy-javore, njė recital do mė duket komod. Ndoshta ishte njė maratonė librash, megjithatė ende nuk kam njė ide pėr libėr tė tretė...
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Greqia ushtron “trysni” mbi Maqedonine edhe permes Korridorit 10 informuesi Arena Nderkombetare 0 22-10-2007 19:00
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
e kini takuar njeri pčrmes chatit ose forumit migel Chit-Chat 10 14-05-2006 22:50
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:08.




Parajsa Shqiptare