| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Ilmi Belshaku, njeriu qė i flet elbasanasve me anė tė humorit Gazeta SOT Qėndrimi i pėrditshėm i artistit tė zhanrit tė humorit, Ilmi Belshku, mes shokėsh pranė kafes sė Teatrit Skampa, edhe pse ai ka vite qė ka dalė nė pension, mė shtynė qė tė portretizoja figurėn e tij nė kėtė shkrim. i qeshur falė humorit, qė e ka karakterizuar artistin Ilmi Belshaku e gjejmė nė kafen e pėrditshėm tė teatrit ku mes batutave midis shokėve ai tė jep pėrshtypjen e njė njeriut qė nuk mbartė halle, por ku fillon tė hysh nė brendėsi tė bisedės ai tė shfaqet tjetėr njeri, qė preokupohet pėr familjen pėr vajzėn e tij qė pret tė mbarojė studimet e larta, por mė shumė nė shpirt thotė ai mė dhėmb kjo sallė qė ėshtė boshatisur nga spektatorėt kjo pėr mua ėshtė dhimbja mė e madhe pėr njė artistė,dhe e dyta harresa qė na bėjnė drejtuesit e institucioneve kulturore tė qytetit tė Elbasanit. Takimi i bisedės tonė pėrkonte edhe me 65- vjetorin e ditėlindjes sė tij, por ai me zė tė ulėt, duke qeshur, thotė se nuk i kam treguar edhe shokėve, se pastaj do i duhet ti qerasė... - z. Ilmi si ndiheni ju si artist, kur Teatri Skampa pėrgatitet tė festojė 45- vjetorin e krijimit dhe ēfarė nostalgjie tė sjellin ato vite tė skenės? - Tė them tė drejtėn, ne tė Estradės e festuam para 2 vjetėsh pėrvjetorin tonė tė krijimit tė Estradės sė Elbasanit, por mua mė vjen mirė qė mė jepet mundėsia tė flas dy fjalė tė mira edhe pėr teatrin, pėr ata aktorė tė talentuar qė ka pasur trupa teatrore e Elbasanit, ku edhe unė kam qenė pjesė e disa premierave qė kjo trupė ka vėnė nė skenė. Megjithatė, fusha ime ka qenė humori, ku edhe arritjet e mia artistike kanė qenė mė tė mira, ku njė barometėr i arritjeve tė Estradės ka qenė publiku qė na ndjekur nė vite. - Si kanė nisur fillimet tuaja nė Estradėn profesioniste tė Elbasanit? - Si pjesa mė e madhe e artistėve qė kanė nderuar skenėn shqiptare, edhe unė kam dalė nga grupet amatore qė zhvilloheshin nė ato vite mes ndėrmarrjeve, por qė njėkohėsisht ishin furnizuesit kryesorė tė pėrzgjedhjeve tė elementėve tė talentuar nė zhanre tė ndryshme, duke u bėrė pjesė trupave teatrore dhe tė estradės profesioniste tė qytetit. Ishte aktori, humoristi i talentuar Ferit Gjevori dhe regjisori Lec Shllaku qė pėlqyen interpretimin tim, duke mė afruar pranė Estradės profesioniste tė Elbasanit. Aty gjeta nė tė vėrtetė njė bėrthamė tė mirė aktorėsh, si Ferit Gjevori, Agron Graceni, Llambi Burgjia, Bukurie Xhorxhi, Ervelina Spirollari etj, qė u bėnė shtysė nė punėn time tė mėtejshėm nė fushėn e humorit. Lodhja jonė shkrihej nga duartrokitjet qė tė jepte publiku i qytetit tė Elbasanit, por edhe i rretheve ku ne shkonim pėr turne, por edhe tė atij fshatari qė ne i shkonim nė arė. Ne nė muaj jepnim rreth 20 shfaqje pėr publikun, por asnjėherė nuk u ndjemė tė lodhur. - Estrada, pėrveē humorit, ishte njė nga fushat e artit qė censuroheshin mė shumė nė atė kohė. Ēfarė mendimi shprehni ju pėr kėtė? - Po, ėshtė e vėrtetė qė ne ishim tė parėt nė art qė censuroheshim nė drejtim tė libretit qė na vinte me tė drejtė. Unė mund tė them qė Estrada ka qenė gazeta folėse e partisė, por njėkohėsisht ishte dhe vetmja oponencė qė u bėhej nė atė kohė zyrtarėve burokratė me anėn e humorit. Edhe unė kam ngjarjet nga puna ime nė vite, por me humor po tregoj njėrėn prej tyre: Nė njė pjesė tė premierės qė shfaqnim ishte edhe njė shprehje Unė i kam muskujt si tė Aleksandėr Kondos. Atėherė ai nuk ishte armik i popullit dhe unė bėra njė lapsus, duke pėrmendur emrin e Anastas Kondos, qė ishte njė zyrtar nė Komitetin Qendror dhe pėr kėtė lapsus desh u morėn njė masė ndaj meje, por falė aktorit Ferit Gjevori unė i shpėtova kėtij dėnimi. Me gjithė problemet e veta qė kishte ai sistem, ne punonim qė pikė sė pari tė kėnaqnim publikun artdashės elbasanas, por edhe tė atyre qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė, sidomos nė veri, ku i kalonim afatet e parashikuara pėr shfaqje nga kėrkesat qė kishte publiku. Megjithėse ne kishim njė bėrthamė tė mirė aktorėsh, ne asnjėherė nuk u pamė me syrin dashamirės nga Televizioni Shqiptar, pa u mohuar punėn e kolegėve tė rretheve, qė kanė bėrė emėr nė humorin shqiptar. Megjithatė, gjithmonė pėrzgjedhja e trupave mbetej nė dėshirat e drejtorėve tė televizionit apo tė regjisorėve qė gjithmonė preferonin grupet e estradės nga ishin ata vetė, prandaj dera e TVSH ka qenė e mbyllur pėr ne. - Pas 31 vjet pune nė trupėn e Teatrit Skampa, ju larguan me pretekstin e daljes nė pension... - Ėshtė e vėrtetė, mė rėndė e kam ndier veten kur mė komunikuan qė do kryhet njė reformė nė kėtė institucion dhe duhet tė dilja nė pension, kur unė isha nė kulmin e punės sime, kur pėrveē anės aktoriale unė isha edhe regjisor i kėsaj trupe dhe nė ato ēaste kisha gati njė premierė tė re. Pėr mua artisti nuk ka moshė, por politika qė u ndoq pas viteve 97 ishte shkatėrrimtare pėr artistėt dhe kjo gjė shihet tek largimi qė i bėn pėrditė publiku sallės sė Teatrit Skampa. Ėshtė vėshtirė tė nxerrėsh elementė qė tė pėrmbajnė humor dhe tani qė ne flasim vetėm njė aktor humori, Taqo Topuzi, ka mbetur nga stafi i Estradės dhe pjesa qė i rezistoi kohės janė larguar si: Salsano Rrapi, Shpresa Copja, Evilina Spilollari etj. Por fatkeqėsisht asnjė institucion, si nga Bashkia apo vetė drejtoria e Teatrit, nuk po punon pėr afrimin e elementėve qė tė ringrihet edhe njėherė trupa e humoristėve. Elbasani e do humorin. Njė qytet, qė hallet dhe problemet qė shfaqen pėrditė ia kanė humbur buzėqeshjen dhe duhet tė jenė artistėt qė tia kthejnė buzėqeshjen kėtij qyteti, qė i ka dashur dhe i ka respektuar artistėt e vet. - Sa e ndieni peshėn e tė qenit pensionist dhe si kanė vijuar marrėdhėniet tuaja me Teatrin? - Ka 6 vjet qė jam shkėputur nga borderoja e teatrit, por asnjė ditė nuk jam shkėputur nga tė qėndruarit afėr kėtij institucioni. Janė 31 vjet qė unė kam punuar nė kėtė institucion dhe ėshtė e vėshtirė tė shkėputem prej tij. Dhe dije, qė po nuk mė patė kėtu dihet se ka njė gjė Ilmiu. Mua nuk mė shijon kafja e mėngjesit po nuk e piva me shokėt e mi kėtu. Sė fundi, unė kam luajtur edhe nė dy premiera, qė janė vėnė nė teatrin Skampa, tė titulluara Supriza e Fadil Krajės dhe komedia Pengu e Ilir Bezhanit. Ėshtė pėr tu theksuar, se ishin tė autorėve shqiptarė dhe skenave shqiptare u mungojnė pjesė tė autorėve tanė, qė kanė bėrė emėr. E shikoj qė u zgjatėm shumė nė kėtė bisedė qė nuk i gjendet fundi, por unė dua qė me anėn e gazetės suaj, qė atė qė nuk e bėjnė pushtetarėt vendorė dhe qendrorė pėr vlerėsimin e figurave tė artit, por edhe tė fushave tė ndryshme, ju e bėni mė sė miri. Unė mė shumė se tė flas pėr vete, me kėtė intervistė jap mesazhin qė institucionet e kulturės duhet tė ndryshojnė politikat nė drejtim tė artit, duke stimuluar talentet e reja duke zgjedhur njerėz profesionistė. Besoj qė do tė bėjnė njė detyrė patriotike nė drejtim tė argėtimit tė publikut, i lodhur nga jeta e vėshtirė qė po kalojmė nė kėto vite.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| ane, belshaku, elbasanasve, flet, humorit, ilmi, njeriu |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do Vij Nje Dite Kur Njeriu Do Te Ha Njeriun | rreze dielli | Bibla dhe Jeta | 7 | 24-01-2008 21:22 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Tė njohim mė mirė Islamin. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 30 | 07-06-2007 09:53 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Proverba te ndryshme! | Administratori | Filozofia | 11 | 27-02-2005 08:55 |