| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Gabriel Louis Jaray - Vlora e lakmuara ose Gjibraltari i Adriatikut Prania nė Vlorė e njė kolonie italianėsh me prejardhje shqiptare ėshtė njė nga tiparet mė spikatėse tė marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Italisė. Dhe nė pėr plasjen midis interesave austriake dhe italiane, qendra e tė cilave ėshtė Vlora, kjo koloni luan njė rol qė nuk mund tė mos pėrfillet. Nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, Vlora ėshtė ai ku Italia ka ndikimin mė tė madh. Ky ndikim i detyrohet jo aq afėrsisė gjeografike tė Vlorės me Italinė, por mė tepėr dy shkaqeve tė tjera themelore. Njėri nga kėta shkaqe ėshtė prania nė Itali e njė kolonie tė rėndėsishme shqiptarėsh tė italianizuar, njė numėr i tė cilėve janė kthyer nė Shqipėri dhe kanė vajtur nė Vlorė. Shkaku tjetėr ėshtė interesimi i madh qė tregon Mbretėria e Italisė pėr kėtė pjesė tė tokės shqiptare. Me sa duket shqiptarėt e parė mėrguan nė Itali nė shekullin XV. Historianėt italianė shkruajnė se mė 1462, kur Ferdinandi ose Ferranti i Aragonės, kishte rrethuar Barletėn, erdhėn dhe e takuan pėrfaqėsuesit e njė kolonie shqiptarėsh, tė cilėt u ngulitėn nė Itali. Sidoqoftė ky mėrgim mori pėrmasa mė tė mėdha aty rreth viteve 1470. Shkaku i kėtij mėrgimi tė shqiptarėve nė Itali ishte pushtimi turk pas vdekjes sė Skėnderbeut. Kėta mėrgimtarė shqiptarė, tė shpėrndarė nė Abrucet, Kalabri dhe Sicili fillimisht morėn gjuhėn, mandej veshjet dhe sė fundi doket e zakonet e viseve ku u ngulitėn. Megjithatė ata nuk e kanė humbur ēdo kujtim tė atdheut tė tyre tė vjetėr dhe as qė i kanė shkėputur lidhjet me tė. Pėr njė kohė tė gjatė kėto kujtime kanė mbetur tė fashitura dhe lidhjet me Shqipėrinė kanė qenė vetėm tė herėpashershme, me ndėrprerje. Por pas krijimit tė Mbretėrisė sė Italisė1, Roma e kuptoi shumė shpejt se ēpėrfitime mund tė kishte nga kėta arbėreshė, numri i tė cilėve arrinte nė rreth pesėdhjetė mijė vetė. Prandaj ajo u mundua qė tė ngjallte kujtimet e tyre, tė rivendoste lidhjet me vendin e tė parėve dhe ti kthente shqiptarėt e Italisė nė instrumentin mė dobiprurės pėr veprimtarinė e propagandės italiane nė Shqipėri, duke pritur qė ta shfrytėzonte nė tė mirėn e saj, duke pėrmendur interesat e veēanta qė kishte ajo. Kėtė plan italian tė pėrpunuar mė sė miri e shpreh haptas dhe fare qartė, pa dykuptimėsi, zoti Baldaēi1, profesor i Universitetit tė Bolonjės. Ai ka shkruar: Politika italiane i pėrdor italo-shqiptarėt si pikė mbėshtetėse pėr tė ushtruar ndikimin e saj mbi popujt ballkanikė. Pėr mė tepėr afėrsia e kėsaj kolonie me brigjet iliriane, lidhjet farefisnore qė kanė disa familje, ngjashmėritė dhe ngjarjet e pėrbashkėta tė historisė, ngjashmėritė e dokeve dhe zakoneve, si dhe marrėdhėniet tregtare, i japin Italisė tė drejtė dhe arsye pėr tė ndėrhyrė. Italianėt kanė pėrkrahur rilindjen kombėtare tė shqiptarėve, kanė strehuar njė shoqatė kombėtare shqiptare si dhe kanė ndihmuar daljen e gazetave, tė shkruara italisht dhe mė pas shqip, tė cilat u pėrhapėn nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Nėpėrmjet kėtyre ndėrmjetėsve, tė kolonive italo-shqiptare, kėto gazeta mundėn tė pėrhapeshin me lehtėsi nė Gadishullin Ballkanik. Por mbi tė gjitha nėpėrmjet kėtyre ndėrmjetėsve Italia kėrkonte tė ushtronte ndikimin e saj mbi shqiptarėt. Ajo nuk kishte ku tė gjente veprimtarė mė tė mirė se kėta, pėr ti dėrguar nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Italia, nė kėtė mes, gėzonte njė epėrsi tė dyfishtė. Sė pari ajo kishte nė dorė disa ndėrmjetės shumė tė vlefshėm dhe sė dyti kishte agjentė tė shkėlqyer pėr zhvillimin e shkėmbimeve tregtare italo-shqiptare. Zėvendėskonsulli i Italisė nė Vlorė mė njohu me sekretarin e konsullatės, zotin Bosio, i cili ishte njėkohėsisht edhe agjent i shoqėrisė sė lundrimit Puglia. Ai kishte lindur nė krahinėn e Puljes, nė njė familje shqiptare tė ngulitur aty. Po tė njėjtėn prejardhje, si zoti Bosio, kanė edhe pjesa mė e madhe e italianėve, tė cilėt nė vitin 1913 pėrbėnin koloninė italiane tė Vlorės. Ishin rreth njėqind familje, tė gjithė njerėz tė thjeshtė, qė merreshin me tregti nė dyqanet e tyre dhe shėrbenin si ndėrmjetės ndėrmjet Mbretėrisė sė Italisė, e cila dėrgon kėtu prodhime tė fabrikuara, stofra, verė, grurė dhe miell, dhe shqiptarėve, tė cilėt eksportojnė nė Itali lėkurėn dhe leshin e bagėtive tė imta dhe vajin e ullinjve tė tyre. Italia kujdeset pėr kėtė koloni, njėlloj siē bėn edhe nė Durrės apo nė Shkodėr, nėpėrmjet njė organizate tė veēantė, e cila drejtohet nga konsulli i saj dhe qė pėrfshin shkollat dhe postat e Mbretėrisė sė Italisė nė Shqipėri, si dhe shoqėrinė e lundrimeve Puglia, bashkė me tė tėra interesat qė lidhen me tė. Sipas njė raporti tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shkollave Italiane nė vendet e tjera, nė Vlorė dhe nė Durrės nė vitin 1913 kishte tri shkolla shtetėrore italiane, njė pėr djem, njė pėr vajza, si dhe njė shkollė nate, me gjithsej rreth 400 nxėnės nė ēdonjėrin nga kėta qytete. Nė Shkodėr kishte pesė shkolla tė tilla, nga tė cilat dy kopshte fėmijėsh, ku shkonin njė numėr mė i madh fėmijėsh sesa nė Durrės apo nė Vlorė. Nga sa pashė vetė nė Vlorė, mė duket mė e udhės tė mendohet se kėto shifra janė pak si tė fryra. Megjithatė nuk ka asnjė dyshim se shkollat shtetėrore italiane pėrbėjnė njė nga mjetet mė tė mira tė veprimtarisė italiane nė Shqipėri. Dhe nėse Italia do tė arrijė qė tė vejė nė jetė projektin pėr tė ngritur nė Bari, vetėm gjashtė orė larg brigjeve shqiptare, njė shkollė tė mesme pėr nxėnėsit shqiptarė dhe ti tėrhiqte aty kėta tė fundit, atėherė ajo do tė kurorėzonte mė sė miri kėtė veprimtari tė saj pėr shkollimin nė Shqipėri. Ajo vlerė qė ka gjiri i Vlorės nė Detin Adriatik nuk ka dalė ende nė dritė ashtu siē duhet. Gjatė ecurisė sė shekujve politika austriake ka ditur qė tė shtijė nė dorė, pėr veten e saj, tė gjithė portet mė tė pėrshtatshme nė kėtė det: Triesten dhe Fiumen (Riekėn), tė cilat janė qendra tregtare, Polėn (Pulėn), Sebenikun (Shebenikun), tė cilat janė porte ushtarake, si dhe Kataron (Kotorin), grykat e mrekullueshme tė tė cilit do tė kishin njė vlerė tė papėrsėritshme, nėse nuk do tė ishin nėn kėrcėnimin e Malit tė Zi, i cili i mbikėqyr nga lartėsia e Malit tė Lovenit. Ndėrkaq brigjet e afėrta lindore tė Adriatikut nuk janė aspak mė tė mira. Tivari ėshtė njė port deri diku i mirė pėr tregtinė, i mbrojtur nga erėrat e jugut. Ulqini ėshtė vetėm njė gji i vogėl dhe i mbushur me rėrė. Nė Shėngjin erėrat pėrhapin lyshtėrat e Drinit, tė cilat po e mbushin dora-dorės radėn aspak tė mirė. Edhe nė Durrės sot pėr sot anijet qėndrojnė nė det rreth 300 metra larg bregut pėr tė zbritur udhėtarėt e mallrat; por nė kėtė vend nuk ka ndonjė lumė, qė mund tė mbushė bregun, duke prurė lyshtra, prandaj duke bėrė ndonjė thellim dhe punime tė tjera, aty mund tė ndėrtohet njė port mjaft i mirė; megjithatė ai ėshtė i pambrojtur ndaj erėrave tė jugut. Aty mund tė ndėrtohet njė mol, por Durrėsi do tė mbetet gjithnjė njė port i hapur ndaj erėrave dhe qė mund tė mėsyhet lehtė nga deti. Vetė Gjiri i Vlorės ėshtė njė port natyral madhėshtor dhe i gjerė, me ujėra tė thella dhe aty pranė nuk ka ndonjė lumė qė ta mbushė me rėrė. Ky gji shtrihet pėr mė se dhjetė milje1 nga jugu nė veri dhe ėshtė i gjerė mesatarisht pesė milje. Thellėsia e fundit tė detit aty lėviz nga 25 deri nė 50 metra. Pjesa jugore e Gjirit, qė quhet edhe Gjiri i Dukatit, ėshtė e mbrojtur nga tė gjitha erėrat dhe fundi i detit shtrihet nė thellėsinė mbi 20 metra. Ky gji i vogėl rrethohet nga njė fushė e punuar mirė, ku ka edhe drurė e shkurre tė shumta, e cila ujitet nga burimet me ujė tė freskėt tė lumit Izvor. Para radės ndodhet ishulli i Sazanit, rreth 300 metra i lartė dhe 2,5 milje i gjatė, kodrinat e tė cilit shtrihen si njė mburojė natyrore e Gjirit tė Vlorės drejt detit tė hapur. Do tė mjaftonte ndėrtimi i njė moli tė vogėl dhe disa spastrime tė fundit tė detit qė ky gji tė kthehej nė portin mė tė bukur, mė tė sigurt dhe qė mund tė mbrohet mė lehtė, nė tėrė pellgun e Adriatikut. Pikėrisht nė kėtė vend ka qenė njė herė e njė kohė Orikumi (Oricum), Porti i Raguzės (Porto Raguseo), ku vajtėn e mėrguan banorėt kur lumi Vjosė duke derdhur nė det prurjet e tij tė lyshtrave e mbushi me rėrė portin e Apolonisė dhe e largoi vijėn bregore. Edhe sot e kėsaj dite, jo larg Vlorės, mbi njė kodėr tė vogėl mund tė kundrohen disa rrėnoja tė varfra, disa kolona qė kanė mbetur nga ky qytet i lashtė, pranė tė cilit njėherė e njėkohė kalonte vija bregore. Dhe ndėrsa i gjithė ky bregdet, deri nė Tivar, e ka shtyrė detin dhe ka pėrparuar me dhjetra kilometra qė nga koha romake, vetėm Gjiri ka mbetur i njėjtė, radė e thellė dhe e mbrojtur, e cila pret zotėruesin qė do ta shfrytėzojė. Kanali i Otrantos ėshtė dera e Adriatikut dhe ēelėsin e ka Vlora. Njė forcė e pėrshtatshme detare, e strehuar nė portin e saj, do ta ēelte e ta mbyllte Kanalin, i cili ėshtė vetėm 70 kilometra i gjerė. Po a do ta marrė Vlorėn ndonjė fuqi tjetėr e madhe, veē Italisė? Po ta kishte Vlorėn njė fuqi tjetėr, nė rast lufte, Adriatiku do tė ishte i mbyllur pėr Italinė. Skuadrat e flotės detare tė Tarantos do tė qėndronin tė lidhura nė mol dhe i tėrė bregdeti italian, qė nga Otranto nė Venecia do tė ndodhej nėn kėrcėnimin e njė flote tė huaj, tė strukur nė mbrojtjen e saj natyrore vetėm gjashtė orė larg kėtij bregdeti. Ėshtė fare e qartė, pra, se Vlora ka njė vendosje strategjike tė dorės sė parė nė Detin Adriatik. Prandaj Italia nuk mund tė pranojė qė ky port tė bjerė nėn zotėrimin e njė fuqie tjetėr tė madhe, sepse pėrndryshe do tė ishte nėn kėrcėnimin e njė rreziku tė pėrhershėm nė brigjet e saj. Interesat jetėsore e detyrojnė Mbretėrinė e Italisė qė tė bėjė gjithēka qė Vlorėn mos ta marrė Austro-Hungaria. Ndėrkohė dhe me gjithė fjalėt e bukura qė thonė, Italia me Austrinė do tė vazhdojnė tė kuptohen pėr bukuri pėr aq kohė sa do tė bėhet fjalė pėr tė larguar nga Vlora dhe Shqipėria duart e njė fuqie tė tretė. Ato do tė venė nė jetė politikėn e vetėpėrmbajtjes dhe tė sigurisė kundrejt ndonjė ndėrhyrjeje tė ndėrsjelltė. Por ato nuk do tė munden tė merren vesh pėr njė ndarje tė Shqipėrisė, pa hequr dorė njėra ose tjetra nga vijat themelore tė diplomacisė sė saj. Kėshtu kur Austro-Hungaria, gjatė krizės ballkanike, kėrkoi qė tė dėrgonte ushtri pėr pushtimin e Shkodrės, mjaftoi propozimi i Italisė pėr tė dėrguar ushtri nė Vlorė, qė ta ndalonte menjėherė nismėn austriake. Ėshtė e qartė se Italia nuk do tė pranojė vendosjen e austriakėve nė Vlorė, sepse do tė tradhtonte interesat e saj thelbėsore. Nga ana tjetėr Austro-Hungaria nuk do tė pranojė qė kėtė port ta marrė Italia, sepse kjo do tė thotė qė tė dorėzojė para kėsaj tė fundit politikėn dhe forcat e saj detare. Veē asaj, po ta bėnte kėtė gjė, ky veprim do tė pėrbėnte njė gabim tepėr tė madh tė diplomacisė sė Balplacit dhe do tė ishte njė dackė pėr prestigjin e monarkisė austro-hungareze. Qysh nga krijimi i Mbretėrisė sė Italisė, drejtuesit e Konsultės i kishin shumė tė qarta kėto tė vėrteta dhe shqetėsimi i tyre kryesor ishte qė tė mos lejonin Austro-Hungarinė tė shtrinte duart mbi kėto krahina. Ata e kishin tė qartė se Vjena po e pėrgatiste kėtė mbizotėrim tė saj nėpėrmjet njė veprimtarie depėrtimi tė bashkėrenduar mė sė miri. Edhe Aleanca Tripalėshe u nėnshkrua nga Italia me qėllim qė tė ndalonte zgjerimin e Austro-Hungarisė nė Shqipėri si dhe tė merrte masat pėrkatėse ndaj njė sulmi tė mundshėm nė krahinėn e Venecias. Roma kishte nevojė pėr kėtė siguri tė dyfishtė dhe rrjedhimisht kishte nevojė edhe pėr Aleancėn Tripalėshe pėr aq kohė sa ajo nuk do ta ndiente veten mė tė armatosur dhe mė tė fortė se fqinji i saj. Prandaj Italia nuk po shkėputet nga kjo aleancė. Ende nuk ka ardhur ora kur Mbretėria e Italisė do tė besojė se ėshtė e zonja tė zmbrapsė sulmet dhe tė pushtojė vise tė tjera, pasi ka qėndruar pėr aq kohė e ndrydhur dhe ėshtė penguar qė tė arrijė synimet e saj. Politika e sotme e Italisė ndaj ēėshtjes sė Vlorės ėshtė shprehur disa herė fare haptas dhe qartė. Profesor Baldaēi, ka shkruar mė 1912: Formula jonė ėshtė kjo: nė rast se nė Shqipėri do tė ndryshojė regjimi, nė kėtė qytet shqiptar nuk do tė ngrihet flamur tjetėr, por vetėm flamuri shqiptar. Admirali Betolo nė njė intervistė qė dha po nė tė njėjtėn kohė thotė: Pėr sa i pėrket Vlorės, Italia nuk mund tė pranojė kurrė qė njė fuqi tjetėr e madhe tė vijė e tė ngulitet aty drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi. Dhe aq mė tepėr qė ta kthejė kėtė vendosje tė shkėlqyer qė ka qyteti nė njė bazė tė vėrtetė veprimesh luftarake. Dhe nėse njė ditė Vlora do tė kthehet nė njė bazė tė tillė, vetėm Italia ka tė drejtė qė ta ketė atė, sepse, nėse Vlora do tė ishte nė duart e njė fuqie tjetėr detare, atėherė aftėsia vepruese e bazave tona detare tė Tarantos dhe Brindizit do tė pakėsohej sė tepėrmi, duke krijuar njė rrezik tė madh pėr gjendjen tonė strategjike nė Kanalin e Otrantos. Kjo ėshtė politika e jashtme e pėrhershme e Italisė, tė cilėn e ka shprehur nė terma diplomatike, por shumė tė qarta, nė maj 1904, zoti Titoni, nė atė kohė ministėr i Punėve tė Jashtme i Italisė, i cili ka thėnė Shqipėria nė vetvete nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe. E gjithė rėndėsia asaj i vjen nga bregdeti dhe portet, tė cilat do ti siguronin si Austro-Hungarisė ashtu edhe Italisė epėrsinė e padyshimtė nė Detin Adriatik, nė rast se njėra nga kėto dy fuqi do ti zotėronte ato. Mirėpo as Italia nuk mund tė lejojė qė kėtė epėrsi ta ketė Austro-Hungaria dhe as Austro-Hungaria nuk mund tė lejojė qė epėrsinė ta ketė Italia. Kėsisoj nė rast se njėra nga kėto dy fuqi do tė kėrkonte tė pushtojė bregdetin shqiptar, tjetra do ti kundėrvihej dhe do tė kundėrshtonte me tė gjitha forcat e saj. Kjo ėshtė vetė logjika e kėsaj gjendjeje. Dhe kjo gjendje i shfaqet udhėtarit me tėrė vrazhdėsinė e saj, i cili ka shkelur me radhė skelat e viseve dalmate, malazeze dhe shqiptare dhe mė nė fund ėshtė gjendur para kėtij gjiri madhėshtor tė Vlorės, tė cilin natyra e ka modeluar pėr tė strehuar flotat detare. Duket sheshit se ky gji ėshtė gjėja mė me vlerė nė pjesėn shqiptare. Atė me njė fjalė mund ta quajmė si Gjibraltarin e Adriatikut. Biografi Gabriel Louis Jaray (1880-1964) historian dhe gazetar francez, i njohur edhe pėr pėrshkrimet e udhėtimeve. Konsiderohet si njė nga njohėsit mė tė mirė tė ēėshtjeve tė Europės Qendrore, Italisė, Ballkanit, Rusisė, etj. Duke u marrė me ēėshtjen maqedonase, Jaray vajti edhe nė Shkup, ku u njoh pėr herė tė parė me ēėshtjen kombėtare shqiptare. Kjo e nxiti qė nė verėn e vitit 1909 tė ndėrmarrė njė udhėtim nėpėr viset shqiptare duke filluar nga Shkupi. Qė kėtu ai kaloi nėpėr Kosovė (Prishtinė, Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Prizren) pastaj nė Kukės, Lumė, Mirditė etj. Jaray e vijoi udhėtimin e tij nė gusht-shtator 1909 nėpėr viset shqiptare: nga Vlora nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Strugė, Resnje. Disa vjet pas kėtyre udhėtimeve ai botoi pranė Shtėpisė Botuese Hachette (njė nga mė tė njohurat edhe nė Francėn e asaj kohe) dy libra: LAlbanie inconnue (Shqipėria e panjohur) -1913 dhe Au Jeune Royame dAlbanie (Nė mbretėrinė e re tė shqiptarėve) -1914.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Nuland:Maqedonia ne poziten me te keqe ne Grupin e Adriatikut | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 11-11-2007 06:07 |
| Rama kėrcėnon strukturat e PS: Ose Nanon ose mua | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 10-11-2007 13:31 |
| Te rendesishme per ti ditur | Jonisa | Njeriu dhe shendeti | 2 | 20-10-2006 14:28 |