| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Dy frėngj fillojnė historinė e fotos nė Shqipėri Ben Andoni Gazeta MAPO Kultura materiale e njė populli ėshtė mėnyra mė autentike, sesi pasardhėsit mund tė gjykojnė qytetėrimin e njė vendi. Ndėrsa, shtuar me imazhin, ato veē nostalgjisė tė tregojnė etapat dhe ēka mė shumė ka shkuar e pavėrejtur. Kjo e gjitha nė njė kohė qė propaganda ka qenė gjithmonė kundėr imazhit ndryshe tė vendit... Pėr tė parėn herė, Loļc Chauvin, e dėgjoi mė 1984, Shqipėrinė. Pesė vjet mė vonė, ai do tė udhėtonte njėkohėsisht me Nėnė Terezėn, nė vendin qė ai e kishte imagjinuar krejt tė egėr dhe me ato pak gjėra, qė pėshpėriteshin atėherė nė propagandėn e Luftės sė Ftohtė. Imazhi i vetėm pėr tokėn e malėsorėve dhe njoftimet gjysmake nė vendin e tij ishin plotėsuar me Thikat e Neshat Tozės. Pak ditė mė vonė, shoqėruar me atasheun kulturor tė vendit tė tij, do tė udhėtonte nė Shkodėr, ku do tė njihte atė qė i kishte interesuar dhe dėgjuar. Njė vit mė vonė, nė Francė, nuk kishte mė asnjė dyshim dhe sakaq filloi njė projekt pėr Marubin, Dinastinė e fuqishme tė fotos shqiptare, qė kishte filluar ēuditėrisht me njė garibaldin tė arratisur. Falė kėsaj pune, mė 1995 botoi albumin e parė kushtuar atyre Albanie, visage des Balkans. Suksesin nuk e dyshonte, por tashmė e grishte se ēfarė fshihte mė vendi me aq histori, ku kurbetlinjtė dhe ushtritė e huaja kishin kaluar si nė njė karusel gjigant. Vėrtet, eksperienca kishte qėlluar e pėrkryer dhe nė Qendrėn Pompidu, ku qė atė vit UNESCO ishte bėrė e ndėrgjegjshme pėr vlerat e mėdha qė pėrmbanin kėto foto. Pėr fat, i kėrkohet qė tė vlerėsonte mundėsinė pėr tė parė dhe propozuar mėnyrėn e ruajtjes sė fotove nė Fototekėn e Marubit. Projekti Kėshtu vijuan vite dhe falė mbėshtetjes edhe tė pėrfaqėsueses shqiptare nė UNESCO-s dhe MKRS, u pa e mundshme qė tė fillojė projekti me disa faza. Grupi tashmė i formėsuar mė i plotė, sepse me atė ėshtė edhe miku i tij, profesori i fotos Cristian Raby dhe producentja ekzekutive shqiptare Loreta Mokini. Sipas projektit, tash do tė punohej me kėrkimin e arkivave tė ndryshme fotografikė, qė gjendeshin nė Shqipėri dhe qė kishin dokumentuar etapat e ndryshme nė historinė e shqiptarėve. Pak mė vonė, do tė shihej mundėsia e krijimit tė ekspozitave tė vogla, por edhe ruajtja dhe dixhitalizimi i arkivave. Faza e dytė do tė ishte krijimi i njė libri me historinė e fotografisė shqiptare dhe fill pas saj edhe organizimi i njė ekspozite tė madhe sipas imazheve tė librit. Si ka filluar Qė nga vjeshta e vitit 2006, dy francezėt tash janė nė kėrkim pėr mbarėkryerjen e kėtij projekti, duke takuar zyrtarėt shqiptarė, duke shkuar nėpėr arkiva dhe duke takuar e konkluduar me pinjollėt e familjeve tė fotografėve. Loļc Chauvin dhe Cristian Raby, sė bashku me producenten e njohur shqiptare, Loreta Mokini, kanė prekur arkivat shqiptare, ku vend tė posaēėm kanė pasur Arkivi Kombėtar, Muzeu Kombėtar, Fototeka e Shkodrės dhe koleksionet private. Edhe pse Ministria e Kulturės ka mundėsuar kėtė udhėtim tė jashtėzakonshėm nė celuloidin shqiptar, sėrish ka pengesa. Gjithsesi, nė Fototekėn e Shkodrės, grupi i projektit ka pasur mundėsi qė tė njohė rreth 100.000 negativa tė marra nga fotografėt e tjerė tė qytetit, veē familjes Marubi: tė tillė si Shan Pici, Dedė Jakova dhe arkitekti e piktori Kolė Idromeno, qė kanė lėnė tė gjithė foto tė mrekullueshme, tė ruajtura njė pjesė edhe nė Arkivin e fotos nė Tiranė. Nga ky i fundit, ėshtė mundėsuar dhe prekja e fotografėve tė tjerė qė kanė punuar nė Shqipėri, tė tillė si Bali, Burda, Raci, Ristani, Mak etj. Ndėrsa, pa asnjė dyshim, njė pjesė e mirė e koleksionit ka qenė e rezervuar nė shtėpitė e artistėve tė tillė tė njohur si ajo nė familjen e Gjergji Sotirit, tė birit tė Kristaq Sotirit, qė kishte eksperiencėn e madhe tė SHBA-sė. 15.000 negativa, kryesisht nė negativa xhami, ruhen sot e kėsaj dite jo nė kushte tė papėrshtatshme nė arkivat e familjes dhe veē tyre janė edhe 3000 foto tė nėnshkruara. Pėr fat, sėrish nė pllakat e xhamit janė zbuluar edhe dhjetėra negativa prej Vangjush Mios, punė qė nuk ėshtė shfaqur kurrė, qė pas vdekjes sė tij. Nė Berat, referuar dy francezėve, pasardhėsit e Xhimitikut kanė lejuar qasje tė arkivave, qė janė nė posedimin e tyre. Deri mė tash ekipi i projektit ka mundėsuar 500 kopje dixhitale tė fotografive tė ndryshme... Tematika dhe seleksionimi Me njė tematikė, qė ėshtė e ndryshme, ajo ka pėrfshirė ceremonitė religjioze, ushtarėt shqiptarė dhe luftėtarė tė ndryshėm tė njohur tė kohės, portrete tė shumė njerėzve tė njohur dhe po aq tė panjohur, jetėn e pėrditshme tė shqiptarėve, arumunėt, skena tė ndryshme qė japin ndryshimin politik nga Perandoria Otomane drejt Shqipėrisė Moderne, skena urbane... etj. Ka qenė cilėsia e lartė e punėve qė i ka bindur dy francezėt, qė tash kėrkojnė ngritjen e njė ekspozite me rreth 60 fotografi (me dimensione 30x40) falė cilėsisė historike dhe estetike tė tyre... Plani sot i fotografėve ėshtė qė ato tė mos jenė thjesht ilustrime apo dėshmi, por njė vlerė ndryshe, qė ka tė bėjė me trashėgiminė unike fotografike. Ato do tė klasifikohen sipas temave dhe nuk do tė mbeten vetėm sipas autorėve apo natyrės sė fotografisė. Mė tepėr akoma, autorėt kanė propozuar dhe njė skemė shumė interesante tė dixhitalizimit, me kushte shumė ekonomike. Ata do tė dixhitalizojnė me rezolucione tė mesme, me qėllimin e krijimit tė njė database, nga ku pastaj do tė jetė mundėsia mė e madhe pėr pėrdorimin e tyre. Varėsisht nga nevojat e publikimit, pastaj ato konform tė gjithė rregullave do tė skanohen. E veēanta e kėsaj pune ėshtė se negativat qė pretendohen nga francezėt do tė pastrohen dhe do tė vendosen nė zarfė tė posaēėm, ku do tė krijohet mundėsia edhe tė ruhen me njė pH normal... Kujtesa historike Dhe, ai vlen. Pėr dy artistėt frėngė, fotografia shqiptare ėshtė realisht unike. Kur e thotė kėtė Loļc Chauvin, artisti qė pėrgatiti faqen e parė tė Liberation, dyshimet janė tė tepėrta. Fati i keq i saj ėshtė se deri mė tash, fotoja jonė ka qenė e panjohur, falė kushteve politike. Mė hidhur tė vjen qė kjo trashėgimi shqiptare, as nuk ka prekje fare nė historinė e fotos botėrore. Asnjė referencė nuk vjen pėr kėtė nė almanakėt e ndryshėm, pavarėsisht se nė vend ka pasur talente tė jashtėzakonshėm. Pėrveē dinastisė Marubi, qė ka pasur qasje dhe mund tė futet nė gjigantėt universalė tė fotos, tė tjerė me po kaq pėrkushtim dhe talent i kanė shėrbyer po gjegjėsisht, afirmimit tė identitetit dhe kujtesės. E shprehur nga goja e frėngėve: Identiteti kombėtar shqiptar dhe zhvillimi i fotografisė shqiptare ka ardhur nė njė kohė dhe ato kanė inspiruar njėra-tjetrėn. Rekuiem-Pėr fotografėt shqiptarė Kėtė punė titanike dhe tė pavlerėsuar e kanė bėrė dy lloje tė fotografėve shqiptarė. Njėra, qė ka qenė komerciale dhe qė me foton pėrpiqej tė mbijetonte, por edhe njė pjesė tjetėr, qė kishte lidhje me profesionin, thotė pėr MAPO, Cristian Raby. Brenda tė parės gjeje dhe tė dytėn dhe anasjelltas, sepse fotografėve u duhej tė jetonin me kėtė punė. Ka pasur diferenca kulture mes Marubėve, p.sh. dhe kulturės sė fotos tė Mios dhe Sotirit, njė gjigant tjetėr i fotos..., por qė cilėsisht kanė qenė tė dyja punė cilėsore. Kėshtu, p.sh., janė dy stile shumė tė ndryshme, rrėfen me njė shqipe tė mirė Chauvin. Sotiri ka sjellė nga Amerika njė teknikė pamje dhe vendosje qė janė shumė tė shkurtra, ndėrsa personazhe shumė tė paqme. Ndėrsa njėri ka qėndruar larg personazheve, duke i ngurtėsuar nė mes me njė kompozicion tė thjeshtė, Sotiri koncepton njė foto-imazh, pra mund tė them qė janė teknika krejtėsisht tė ndryshme, kemi njė Sotir qė sjell njė fotografi moderne. Sakaq, nxjerr njė foto tė brezit tė dytė tė Marubėve, por Kel Marubi ka shkuar nė tė pėrditshmen, si kjo e kėtij klubi, qė i ngjan njė clubi-jazz. Ka diēka cilėsore qė tregohet nė kėto foto, veē kostumeve diēka pėrtej fotos. ...diēka ekzotike. Tė gjithė fotografėt qė kemi gjetur, qofshin ata anonimė, qofshin tė tjerėt qė sapo pėrmenda, kanė dėshirėn pėr tė fotografuar gjithēka qė vjen nga njė objekt i bukur, pa njė subjekt tė qartė. Pak e ēuditshme, thonė pastaj, sepse i ēudit sensi pėr tė penetruar brenda komercit dhe pėr foto artistike: Ka foto qė tregojnė ritet e vdekjes, myslimane apo ortodokse, tė cilat janė tė kėrkuara nga vetė familja. Rituali i kėrkesės pėr njė foto tė tillė nė njė moment varrimi e gjej vetėm nė kėto arshiva qė kemi zbuluar nė Shqipėri. Qajnė dhe pozojnė me njė fjalė, njė diversitet, qė francezėt e gjejnė vetėm kėtu. Nė ditėt tona, Loļc Chauvin ėshtė i bindur se do tia dalė mbanė, sepse e kanė merituar qė kjo punė tė vlerėsohet. Nėse do tė kalohet dhe pak burokraci, atėherė njė nga disiplinat mė cilėsore tė artit shqiptar do tė ketė qasje botėrore. Ky ėshtė hapi i parė, tė tjerė do e kenė mė tė lehtė, por edhe tė nevojshme qė tė shkojnė mė tej. Ne nuk pretendojnė se po bėjmė njė punė qė ėshtė shteruese, thotė modest Chauvin, qė duket se ėshtė mjedisuar disi nė mjediset shqiptare.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Ne Shqiperi gjithcka duhet ndryshuar, pervec kengetares Soni | Administratori | Muzika | 0 | 08-05-2007 17:44 |
| Vitore Rusha - Nė Shqipėri kėnga ėshtė biznes | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 13:06 |
| Microsoft: Welcome! Me program nė gjuhėn shqipe | Administratori | Programe dhe programime | 1 | 17-05-2006 14:35 |
| Franz Jozef Shtrausi ne Shqiperi | Administratori | Historia | 0 | 20-04-2006 12:31 |
| Nga Ditari i Bonapartit: Isha nė Shqipėri | Poseidoni | Historia | 0 | 12-02-2006 03:55 |