Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture

Apolloni, zbulohet sekreti i statujave te ilireve

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-05-2007, 19:48
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Apolloni, zbulohet sekreti i statujave te ilireve

Apolloni i "shemtuar", zbulohet sekreti i statujave tė ilireve
Frederik Stamati
Milosao

Nė vitin 1992 nė kodrat e Gorricės, qė ndodhen nė hapėsirėn midis Trenit dhe Bilishtit, u zbulua rastėsisht njė figurinė e vogėl prej bronzi, e ndarė nė dy pjesė. Ai qė e gjeti e dorėzoi nė Muzeun Arkeologjik tė Tiranės, pa e ditur kurrė se ēfarė kishte gjetur dhe se ēfarė kishte dorėzuar. Tashmė figurina ėshtė ekspozuar nė njė nga vitrinat e errėta tė muzeut. Ajo nuk tė tėrheq vėmendjen pėr asgjė, nuk rrezaton bukuri. Por vetėm tre apo katėr vetė ata qė po e studiojnė, e dinė vlerėn e veēantė tė saj. Kjo figurinė paraqet Apollonin, qė mban nė dorėn e djathtė njė kupė tė vogėl tė anuar pak, si pėr tė derdhur njė lėg, pra ai bėn njė libation.

Nė dorėn e majtė ka kapur diēka, qė tashmė ėshtė e thyer, e qė ne nuk mundemi ta pėrcaktojmė me saktėsi. Duhet tė ketė qenė njė shishe, apo njė hark, kėshtu konceptoheshin tė tilla figurina nė kohėrat e lashta. Njė Apollon gati si ky, por i madh, ėshtė i ekspozuar nė Muzeun arkeologjik tė Pireut, ai datohet i vitit 530 para Krishtit. Pak a shumė i kėsaj periudhe duhet tė jetė edhe Apolloni ynė. Nė vitin 2003, mbas njė tėrmeti tė lehtė, figurina qė ishte ngjitur mė parė nga dikush me vinovil, u rinda pėrsėri nė dy copa. Atėhere edhe erdhi nė laborator pėr t’u restauruar.

Restaurimi
Restaurimi u krye po atė vit nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė tė Institutit tė Kulturės Popullore, pranė Akademisė sė Shkencave.
Thuajse e gjithė figurina ishte mbuluar me baltė dhe me minerale tė shkaktuara nga korrozioni, por qė fatmirėsisht duke qenė jo aktiv, e kishte kursyer sipėrfaqen nga gėrryerjet e thella. Me pastrimin e saj u mor Efrosina Karagjozi, ngadalė, me njė gjilpėrė tė mprehur si daltė, pa e dėmtuar, duke ruajtur gjithēka origjinale, si dhe patinėn fisnike nė jeshile tė thellė, aq shumė e pėlqyer nė muzeume.

Duke e pastruar u vu re se vende-vende kishte mbetur i ngjitur dheu i formės, ku ishte kryer derdhja. Ishte njė fakt i rrallė qė na e dhuroi rasti. Ishte hera e parė qė gjenim dhe forma tė pėrdorur nė ato kohėra tė largėta, nga ku nuk na vinte asnjė informacion! Njė shans pėr njė studim tė veēantė, aq shumė tė pritur pėr historinė e derdhjes sė metaleve! E mblodhėm me kujdes dhe e ruajtėm pėr analiza. Poshtė bazamentit gjetėm mbeturinėn e metaltė tė kanalit tė derdhjes. Edhe kjo pėr herė tė parė!

Mbas pastrimit vumė re se sipėrfaqja e skulpturės nuk ishte pėrfunduar plotėsisht: ajo nuk ishte gdhendur pėr t’u dhėnė formėn pėrfundimtare syve, flokėve, veshėve dhe gjithshkaje tjetėr nė trup dhe as ishte lėmuar plotėsisht, siē veprohej nė ato kohėra. Pra skulptura nuk ishte pėrfunduar, ajo ishte braktisur. Edhe kjo braktisje ishte fat pėr tė dhe fat pėr studimet tona. Pastaj, nė tokė, ajo u thye nė dy pjesė, siē ndodh shpesh nga forcat kolosale tė shkaktuara nga lėvizjet e dherave. Lidhjen e dy pjesėve me tela prej ēeliku inoks e realizoi Agim Haveriqi, laborant duarartė nė Fakultetin e Shkencave Natyrore, i cili edhe e vendosi nė njė bazament plastik tė tejdukshėm si ujė, tė ideuar nga Qazim Kėrtusha, skulptor nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit.

Njė studim i papėrfunduar
Ashklat e vogla, tė dala nga hapja e brimave ku do tė futeshin shufrat lidhėse prej ēeliku inoks, i shfrytėzuam pėr tė studiuar pėrbėrjen kimike. Analizat u kryen nga Prof. Ass. Dr. Niko Civici nė Institutin e Fizikės Bėrthamore me anė tė Spektroskopisė sė Fluoreshencės sė Rrezeve X. Rezultoi qė metali i pėrdorur tė ishte njė aliazh bakėr me pak plumb. Qė atėhere! Qė atėhere e dinin se plumbi ndihmon nė rrjedhshmėrinė e metalit qė derdhet. Pėr ne ky pėrbėn rastin mė tė hershėm tė gjetjes sė njė lege tė tillė.
Dheun e formimit nuk e kemi analizuar akoma. Puna ėshtė se kėto analiza kryhen me difraksion tė rrezeve X. Dikur, pėrpara vitit 1990, nė Shqipėri kishte disa aparatura tepėr tė kushtueshme qė realizonin tė tilla analiza. Sot nuk funksionon asgjė. Kanė kaluar shumė vjet dhe ne akoma e ruajmė dheun nė njė qeskė tė vogėl, duke pritur ndonjė rast, si tė dhėnė nga perėndia, pėr ta analizuar ku tė jetė, diku jashtė shtetit.
Nuk kemi mundur tė analizojmė nga pikpamja e pėrbėrjes fazore edhe njė copė tė vogėl metalike, tė shkėputur nga kanali i derdhjes: nuk funksionon sonda elektronike nė Fakultetin e Shkencave Natyrore. Pastaj, kėto punė tė veēanta, qė pėrfaqėsojnė njė teknologji tė hershme, krejt ndryshe nga e sotmja, nuk mund tė studiohen njėlloj si pėr materialet e epokės tonė. Duhet tė kesh edhe specialistė tė pėrgatitur nė mėnyrė tė veēantė dhe shumė seriozė, e ne nuk i kemi. Gjithshka qė kemi arritur, e jo vetėm pėr kėtė rast, ka qenė rezultat i njė pėrkushtimi shpirtėror i specialistėve tė angazhuar.

Vlera e kėsaj skulpture
Shikojeni me kujdes: me kokė tė madhe si nga encefalia nė atė trup tė deformuar, as prehistorik, me qėndrim tė ngathėt prej vigani. Ky Apollon rrumaduc, vetėm 16 cm i lartė, ėshtė kaq i shėmtuar sa e meriton ta vėrvisėsh nė kazanin e shkrirjes. Por ėshtė kjo shėmti, ky deformim qesharak, qė e bėn rastėsisht tė marrė njė vlerė tė veēantė, realisht tė madhe. Eshtė dokument, dokumenti i parė dhe mė i pakundėrshtueshėm, qė vėrteton prodhimin e skulpturave nė lashtėsi nė trevat ilire. Dhe kjo ėshtė shumė. Eshtė art, ėshtė njė kulturė mitologjike e huazuar dhe e njohur mė sė miri, sepse pėrmbledh tė gjithė elementėt e konceptimit tė Apollonit gjatė libationit, por ėshtė edhe teknologji, madje mjaft e pėrparuar e kohės sė atėhershme.

Nėse do tė plotėsonte kėrkesat estetike tė shekullit, do ta kishin pėrfunduar dhe ndoshta rasti fatlum do ta ēonte nė vitrinat e muzeumeve, ku njėlloj si simotrat e saj do t’i pėrkiste kulturės materiale, apo estetikės. Por kur e panė se s’ishte gjė, e braktisėn, duke e lėnė punėn nė mes.

Kjo braktisje bėri qė tė ruhen elementė teknologjikė, qė ne nuk i kemi gjetur mė parė, dheun e negativit dhe kanalin e derdhjes, si dhe njė sipėrfaqe disi tė ashpėr, ende pa lėmimin pėrfunduar. Kėshtu, gjysmake, nuk mund tė tregėtohej, as mund tė vinte e importuar nga qendrat e tjera tė prodhimit tė skulpturave. Pra, ajo ėshtė derdhur kėtu, prandaj edhe vlera e saj ėshtė e madhe. Kjo shėmtirė, duke qenė e vetme, mori padashur atributet e tė qenit e parė dhe do tė jetė ndoshta pėrgjithmonė pika e referimit pėr studimet e mėvonshme nė kėtė fushė.

Pak fjalė pėr Apollonin
Nė fillim do tė dėshiroja qė tė huazoj njė shprehje tė Maria Mavromatali nė “Greek mythology and religion”: “Apolloni ėshtė zoti qė mė shumė se kush do paraqet vlerat e civilizimit grek”. Ai ishte i biri i letos (ose Latonės), qė e kish me Zeusin. Hera, e shoqja e Zeusit, e zemėruar nga pabesia e tė shoqit, urdhėroi qė Latonės tė mos i gjindej njė vend pėr lindje. Si u end pėr shumė kohė arriti nė ishullin Delos. E tani tė nderuar lexues, ndiqni lidhjen Delos-Asteri, qė i atribohen tė njėjtės nimfė. Delos kishte qenė njė nimfė. Asteria, motra e Latonės refuzoi dashurinė e Zeusit, i cili e shndėrroi nė shkurtė. Ajo u hodh nė det dhe u shndėrrua nė njė ishull, qė u quajt i Otrigjisė (greqisht, shkurtė). Ishulli ishte i lėvizshėm, qoftė edhe nga era. Aty erdhi Latona. Menjėherė nga fundi i detit dolėn katėr kollona qė e mbajtėn ishullin tė qėndrueshėm. Nėntė ditė vuajti nga dhimbjet Latona. Lindi Artemisa, e pastaj Apolloni. Sapo lindėn fėmijėt qielli u mbush me mjelma qė fluturonin. Nimfat kėndonin kėngė lavdėrimi, ndėrsa ishulli u pėrmbyt nė ar dhe mori emrin Delos, qė do tė thotė “vend i dukshėm dhe i njohur ndaj tė gjithėve”. Qė atėherė ishulli mbetet nė qendėr tė ishujve Cikladikė.

Menjėherė mbas lindjes Apolloni u ngjit nė malin Olimp, ku u prit me ceremoni dhe iu dha nektar dhe ambroz, (ushqim pėr perėnditė), qė tė bėhej i pavdekshėm. Apolloni ėshtė perėndia mė e pėrkryer e Olimpit, sa i pashėm, aq edhe i vrazhdė, shkruan Gerold Dommermuth- Gudrich nė “Mitet mė tė famshme tė lashtėsisė”. Hollėsi nga mė kuriozet mund tė lexohen tek autorė tė ndryshėm, tė pėrkthyer edhe nė shqip, si tek “Mite dhe legjenda tė Greqisė sė lashtė” tė N. A. Kun, pėrmbledhurazi tek “Fjalori i mitologjisė” i Todi Dhamas, etj. Le tė pėrmendim shkurt nga dy raste. Njėri ėshtė ai qė e pėrshkruan edhe Ovidi te Metamorfozat”. Eshtė i botuar shqip nė vitin 1978.

Apolloni pa nimfėn Dafne dhe e dashuroi mbasi u godit nga shigjetat e Erosit. Ai e ndiqte dhe Dafna ikte. Kur e arriti nimfa iu lut tė atit ta shndėrronte nė dafinė, (Dafne nė greqisht do tė thotė Dafinė). Ashtu ndodhi menjėherė. Apolloni mori gjethet e saj dhe me to thuri njė kurorė, qė e mbante nė kokė. Qė atėherė kurorat e fitimtarit thuren me gjethe dafine, nga vjen dhe fjala lauroj, apo laureat.

Tjetra paraqet anėn e vrazhdė tė Apollonit. Nioba, e shoqja e Amfionit kishte katėrmbėdhjetė fėmijė, shtatė djem dhe shtatė vajza. Ajo iu mburr Latonės qė kishte vetėm dy. Atėhere Apolloni me tė motrėn Artemisėn, ia vranė me shigjeta njėri pas tjetrit trembėdhjetė fėmijė. Shpėtoi vetėm vajza mė e vogėl, e zbehtė si vdekja, qė u quajt Kloris. Apolloni ishte perėndi e dritės (identifikohej me vetė diellin), e poezisė, e muzikės, e gojtarisė. Kishte shumė atribute. Ai mbronte qytetet dhe kolonitė qė themeloheshin nga grekėt. Nga ky hu e ka marrė emrin dhe qyteti i Apollonisė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
NATO, zbulohet axhenda e samitit te Bukureshtit informuesi Arena Nderkombetare 0 22-03-2008 18:33
Bosnje, zbulohet varreza masive me trupat e masakres se Srebrenices informuesi Arena Nderkombetare 0 23-11-2007 22:01
Zbulohet nje baze prodhimi kartmonedhash false informuesi Shtypi i dites 0 15-11-2007 01:30
Vlore, Zbulohet rrjeti i trafikanteve te droges informuesi Shtypi i dites 0 22-09-2007 23:30
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:29.




Parajsa Shqiptare