| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Zhani Ciko: Njė shfaqje e integritetit dhe e tė rinjve Vetėm pak ditė na ndajnė nga premiera e Carmen-it tė Bize-sė nė Teatrin e Operės dhe Baletit. Nė lidhje me organizimin e njė vepre tė tillė madhore, foli pėr gazetėn tonė nė detaje drejtori i TOB, Zhani Ciko. Gjithashtu, jashtė vėmendjes sė tij nuk mbeten as edhe planet e afėrta dhe kolosale, qė mund ta shndėrrojnė TOB-in nė njė qendėr me dy skena apo me njė amfiteatėr veror. Gjithsesi, kėto janė ende ambicie, pėr ta rikonceptuar godinėn e TOB-it, e cila daton e ndėrtuar qė nė vitin 1960 dhe e ruan fasadėn dhe brendinė e saj njėsoj prej dekadash... Cilat ishin hapat e parė tė kėsaj iniciative, pėr tė sjellė artistė tė huaj nė Shqipėri pėr veprėn Carmen? Teatri ynė mund tė quhet me tė vėrtetė njė shtėpi e hapur pėr artistėt qė jetojnė nė vendin e tyre dhe kanė mundėsinė e performimit nė skenėn e madhe, pėr ata qė janė larguar nga vendi, por vijnė tė japin shfaqje kėtu, si dhe pėr artistėt qė sjellin njė pėrvojė ndėrkombėtare nė kėtė skenė. Shfaqja e Carmen-it ėshtė njė shfaqje qė premtonte si njė produksion tepėr i gjerė dhe integrues. Kjo pėr arsye se nė vetvete, kjo operė e shkėlqyer e repertorit botėror qė nė zanafillėn e saj pėrmban integrimin. Ėshtė njė vepėr e shkruar nga Prosper Merime, novela e tij e famshme Carmen, me njė subjekt spanjoll, tė kėtij personazhi qė lufton pėr afirmimin e lirisė dhe emancipimit femėror. Nga ana tjetėr, edhe kompozitori Zhorzh Bize ėshtė njė nga autorėt qė gjithashtu ka mbajtur nė krijimtarinė e tij jo vetėm peshėn e njė pune dramatike dhe tepėr ekspresive qė ai ka shkruar me brilancė, por edhe tė njė drame shpirtėrore tė tij lidhur po me kėtė vepėr. Carmen i ofron tė dyja, edhe aspektin shkumėzues tė temperamentit njerėzor, dėshirave pėr jetėn, dhe nga ana tjetėr, qė kėtė ajo e fiton me humbjen e jetės sė saj, ndėrsa Don Hozeja e paguan kėtė me lirinė e tij. Ka njė koinēidencė qė na bėri ta risjellim Carmen-in: sivjet mbushen 50 vjet nga premiera e kėsaj pjese, e shfaqur nė Operėn e vjetėr, tek salla e Akademisė sė Arteve. Njė premierė shumė e suksesshme, me regji tė Mihallaq Luarasit dhe drejtuar nga mjeshtri Mustafa Krantja, me protagoniste mexosopranon e vetme tė asaj kohe Jorgjie Velo. Pėr fat tė keq, pati njė fund tragjik nė jetėn e saj: mbasi u largua nga Shqipėria, pas shumė peripecish, u vendos nė Bukuresht me familjen, ku ra viktimė e tėrmetit qė ndodhi 35 vjet mė parė. Sot jemi nė kushte tė tjera tė aspiratave integruese, pėr tė cilat teatri punon intensivisht. Ne po sjellim nje Carmen femėror nė TOB, sepse jo vetėm protagonistja e operės ėshtė femėr, por edhe realizuesit e shfaqjes. Regjisorja Patricia Panton, e mirėnjohur, afrikano- jugore, qė shfaqi kaq bukur operėn Faust kėtu tek ne. Kėsaj radhe, pėr herė tė parė ne nxjerrim nė skenė njė dirigjente femėr, Gloria Isabel Ramos Triano, e cila me njė temperament dhe ndjeshmėri tė jashtėzakonshme sikur i jep flatra muzikės sė Bize-sė. Ka njė ndikim tė madh nė raportin e saj shumė tė ngrohtė me orkestrėn, artistėt dhe me tė vėrtetė po e justifikon dėshirėn time pėr tė pasur njė dirigjente tė veēantė. Kemi edhe njė ēift baleti nga Danza Larriba, tė cilėt sjellin nota autentike tė baletit spanjoll, nė bashkėpunim edhe me koreografen Manjola Hasani. Drejtimi muzikor i zonjės Edit Mihali, e cila sjell eksperiencėn e saj nė vite, nė gjithė komponentėt e tjerė tė shfaqjes. Shfaqja ėshtė njė co-produksion i teatrit tonė me njė skenograf si Alfredo Troissi. Nė sajė tė bashkėpunimit ne kemi mundur tė sigurojmė nė mėnyrė shumė bujare costume tė mrekullueshme nga shtėpia e prodhimit tė kostumeve mė prestigjioze nė Europė, Sartoria Teatrale Arrigo e Milanos, qė prodhon pėr Skalėn, pėr teatrot kryesore tė Italisė etj. Nė kėtė bashkėpunim, ka qenė edhe kontributi i Ambasadės Franceze, Spanjolle dhe Instituti Italian i Kulturės, qė suportojnė nė mėnyra tė pjesshme stafin e huaj qė ka ardhur, tė pėrzgjedhur dhe pėrgatitur nga ne. Po ashtu, kemi aktivizuar edhe artistėt shqiptarė, qė janė nė rolet kryesore, mes tė cilėve vetėm njė francez, i pėrzgjedhur pėr timbrin e veēantė tė zėrit pėr kėtė rol dramatik. Mėnyra sesi po shkojnė provat nė teatėr, premton pėr njė shfaqje dinjitoze. Ajo do tė realizohet e filmuar nga RTSH dhe do jetė njė nga produksionet qė do tė ngjallė ėndje pėr tu shikuar. Cilat kanė qenė vėshtirėsitė e organizimit tė njė opere me katėr akte dhe qė mbi tė gjitha, do tė shfaqet pėr njė javė nė skenėn e TOB-it? Shfaqjet si Carmen, qė ėshtė njė vepėr dramatike, kėrkojnė punė tė madhe dhe paraqesin vėshtirėsi. Ajo kėrkon impenjim tė madh nga kėngėtarėt, tė cilėt kėrkohet tė shfaqin njė disponibilitet maksimal fizik dhe vokal. Kjo vlen edhe pėr koristėt, figurantėt e shumtė qė ka, madje edhe orkestra. Vepra paraqet kapacitetin maksimal krijues tė tyre. Carmen paraqet vėshtirėsi pėrsa i takon ambienteve skenike ku shfaqet, ka njė partiturė regjisoriale tė ngjeshur dhe interpretim tė gjerė tė karaktereve, qė janė pafund. Ti shtojmė kėsaj edhe faktin qė ne i interpretojmė operat nė gjuhėn e tyre origjinale, qė do tė thotė qė kėngėtarėt e korit dhe solistėt ta mbajnė mend tė gjithėn nė frėngjisht. Ne punojmė disa muaj pėrpara pėr shfaqjet si Carmen apo tė tjera, qė nga audicionet e pėrzgjedhjes, provat etj. duke u futur nė rrugėn e produksioneve intensive, teatri ka fituar njė zhdėrvjelltėsi profesionale, ka pėrmirėsuar parametrat, normat e punės, pėr nga ana sasiore dhe kualiteti, qė edhe artistėt tė pėrmirėsojnė nė veten e tyre. Ēdo artist qė vjen dhe bėhet pjesė e shfaqjes, e firmos premierėn dhe kjo ka pas njė CV tė tij ndėrkombėtare, nder tė cilin ai person nuk e lėshon, nėse nuk ėshtė i bindur pėr produktin qė ai pėrfiton. A ėshtė pėrfshirja e artistėve tė rinj nė nivelin e njė shfaqjeje tė tė tilla pėrmasave? Ne kemi njė kastė artistėsh tė rinj, me moshė nėn 30 vjeē, si Vikena Kamenica, Gėzim Myshketa, Erjona Gjyzeli, Dorina Selimaj etj, tė afirmuar tashmė. Artistėt fillojnė qė nga tė rinjtė e Akademisė sė Arteve, njė pjesė e tė cilėve janė pjesė e korit, muzikantė, ndėrsa atyre qė vijnė nga bota e artit figurativ u krijuam mundėsinė qė ata tė njihen me punėn qė bėhet nė skenė pėrpara se tė bėhen skenografė. Njė pjesė prej tyre janė edhe figurantė nė skenė, njė eksperiencė krejt e re pėr ta. Edhe artistė tė Artit Dramatik, nga tė cilėt kemi pėr herė tė parė njė vajzė nė rolin e asistent regjisores sė shfaqjes, krahas Vanessa d'Ayral de Serignac, qė ėshtė pjesė e stafit tė znj. Panton. Gjithsej, janė mbi 50 artistė tė rinj. Kjo ėshtė njė opera qė pėrfshin tė gjitha moshat e pjesėmarrėsve nė tė, qė nga fėmijėt e deri tek mė tė vjetrit, sipas roleve. Si janė mbuluar shpenzimet e Carmen-it, keni patur mbėshtetjen e MTKRS apo sponsorė privatė? Sigurisht, qė ne mundohemi ta ruajmė buxhetin e vyer qė na jep shteti shqiptar, pėr ta ekonomizuar atė pėr kartelonin e gjithė shfaqjeve tona vjetore, qė siē e dini nuk ėshtė i pakėt. Pėrpiqemi tė thithim burime tė tjera qė na ndihmojnė, qė jo gjithnjė janė nė vlerė monetare, por edhe nė bazė materiale. Mbėshtetėsit tanė janė kompani private, agjenci fluturimi e deri tek ambasadat e huaja nė Tiranė, qė na lejojnė tė mos e prekim edhe aq shpenzimet nga fondi shtetėror qė kemi. Ju tregova kėshtu njė nga sekretet e punės sime, qė bėn tė mundur menaxhimin e atij buxheti, qė ėshtė i vetmi qė ne mund tė kemi. Po tė shihni listėn e sponsorėve, do ta kuptoni sa duhet pėr tė organizuar njė shfaqje tė tillė. Sa i pėrket projektit tė tė rinjve, qė u firmos me MTKRS nė muajin Janar tė kėtij viti dhe qė u cilėsua si Fondi i Rinisė, unė kam kėnaqėsinė tju them se ky projekt u rifirmos nga ministri Pango dhe tashmė ky projekt ndodhet nė Teatėr, ku janė bėrė pėrzgjedhjet e artistėve tė rinj qė janė pėrfshirė. Ata janė nga baleti, kori, kemi edhe ndonjė instrumentist, tė cilėt do tė fillojnė tė marrin pagesėn sipas marrėveshjes. Ata janė pėrfshirė nė operėn Carmen dhe kanė marrė edhe pagesėn pėr shfaqjet qė do tė vijnė. Brenda buxhetit vjetor qė merr institucioni i TOB-it, a ka njė zė pėr rikonstruksione tė ambienteve tė provave me ngrohje? Po, lidhur me kėtė prej tre vjetėsh, pėr herė tė parė, janė bėrė disa rikonstruktime tė rėndėsishme nė Teatėr. Kėto pėrfshijnė sistemin e ndriēimit, modernizimin e skenės pjesėrisht dhe pėrmirėsimin e studiove kryesore ku punojnė artistėt, tė baletit korit, solistėve kryesorė, tė cilat janė tė ngrohura me ajėr tė kondicionuar. Jemi treguar tė vėmendshėm pėr tė rikonstruktuar sallėn e madhe, sepse kėrkon normativa ndėrkombėtare dhe ēdo gjė e bėrė me ngut do ishte e pjesshme dhe jo nė nivelin e duhur. Kemi siguruar sivjet nga MTKRS mundėsinė e studimit tė plotė pėr tė ndėrhyrė nė kėtė strukturė. Edhe me ministrin Pango diskutuam pėr njė ndėrhyrje tė fortė. Kemi edhe mbėshtetjen e partnerėve tė huaj dhe qė presim tė zbatohen. A e keni nė ambicien tuaj, si drejtues prej shumė vitesh nė TOB, synimin pėr ta shndėrruar atė nė njė qendėr edhe mė tė madhe, duke qenė institucion kombėtar? Pallati i Kulturės i ofron ambientet edhe pėr njė skenė tė dytė, pse jo? Ne kemi njė prononcim tė kryeministrit, nė lidhje me rikthimin nė shėrbim tė Bibliotekės Kombėtare dhe TOB tė hapėsirave qė nuk ndodhen sot nė pėrdorimin tonė. Ka edhe grupe pune qė po punojnė pėr kėtė, pasi ka edhe probleme tė karakterit juridik, financiar, tė cilat shteti do t;i bindė me mundėsitė qė ka. Kam bindjen se kjo do tė jetė njė gjė shumė e madhe. Nė ambicien time, ekziston njė plan, tė cilin e kam konsultuar edhe me artistė, kolegė, njerėz qė punojnė jashtė nėpėr teatro dhe i njohin kėto struktura. Ėshtė ideja sesi mund tė jetė njė teatėr, qė nuk i pėrgjigjet mė nevojave tė 60- ės, siē ėshtė ky, por si duhet tė jetė teatri shqiptar pėr milleniumin e ri? Idetė janė shumė ambicioze dhe jam i bindur se zbatimi i tyre nuk do tė jetė shumė afatgjatė. Do tė ketė njė riorganizim tė hapėsirave tė zėna tė ish- Pallatit tė Kulturės dhe pse jo, tė kopshtit prapa Teatrit, i cili fare mirė mund tė ishte njė amfiteatėr veror.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |