Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Violeta Manushi - Nje yll qe nuk do shuhet kurre

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-08-2007, 18:12
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Violeta Manushi - Nje yll qe nuk do shuhet kurre

Violeta Manushi, njė yll qė nuk do shuhet kurrė
Revista SPEKTER

“Kam dėshirė tė vdes nė skenė. Unė u lidha me skenėn. Skena ishte shtėpia ime, rolet ishin fėmijėt e mi, ndėrsa kolektivi familja ime”
Nė vjeshtėn e njė viti mė parė kisha fatin tė ndaj njė darkė qė zgjati rreth 4 orė me artisten e famshme tė skenės dhe ekranit, Violeta Manushin sėbashku me njė grup artistėsh dhe miqsh gazetarė. Nė atė mbrėmje tė gjatė e organizuar enkas pėr filmin e fundit tė Pirro Milkanit, ku Violeta Manueshi e ftuara e nderit tė tavolinės sigurisht qė kishte njė rol, megjithėse jo kryesor, por siē ajo thoshte “nuk kam refuzuar role se nuk janė protagonist. Merrja role kryesore, figurante, apo statist, kur duhej. Gjithmonė mundohesha qė tė sillja diēka tė re nė skenė, nėpėrmjet asaj figure, me fjalė apo pa fjalė. Pra, ēdo gjėje i jepja rėndėsinė e duhur. Pėrpara punės ne nuk vinim asgjė.”
Megjithse e lodhur paksa nga sėmundja qė e kishte pllakosur, pėrsėri me bastunin e saj si mik tė ngushtė ku gjente mbėshtetje, nuk ka munguar kurrė nė festa dhe ftesat qė i janė bėrė.

Njė e tillė ishte edhe ajo e 17 tetorit tė vitit tė shkuar. Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje dhe mė ka tėrhequr gjithmonė qė nė vegjėli ka qenė portreti i njė tė moshuari dhe fjalėt e tyre. Shpesh i bluaja nė mendje pėr njė kohė tė gjatė dhe pėr mė tepėr kur dalin nga goja e njerėzve qė kanė bėrė njė histori nė fusha tė ndryshme e tillė ėshtė dhe e paharrueshmja Manushi ajo thoshte: “Kam dėshirė tė vdes nė skenė. Unė u lidha me skenėn. Skena ishte shtėpia ime, rolet ishin fėmijėt e mi, ndėrsa kolektivi familja ime.” Manushi ka pasur partner nė rolet e saj aktorė nga breza tė ndryshėm, gjė qė tregon elasticitetin profesional. Ajo ka luajtur pėrkrah Viktor Gjokės, Naim Frashėrit, Drita Pelingut, Marie Logorecit, Besa Imamit, Prokop Mimės. Edhe me mė tė rinjtė. Me aktorin e madh Sulejman Pitarka, aktorja e famshme ka luajtur njė numėr tė madh rolesh Ajo thoshte: “Me Sulėn kemi qenė ēift i mirė, se shkonim edhe si trupa. Ai ishte edhe i humorit, edhe i dramės. Njeri me kulturė, qė shkruante. Ishte njė partner shumė i mirė.” Por qė tė dy sigurisht qė janė dhe do tė mbesin me rolet e tyre tė pėrkryer nė memorjen e tė gjithėve.

Nė arsenalin e pasur tė roleve tė saj spikasin role si nga dramaturgjia botėrore dhe ajo shqiptare, por mė pėrzemėr ka pasur dramaturgjinė shqiptare, sepse aty efekti i rolit qė pėrcjell te artdashėsit, ėshtė mė i prekshėm dhe e ndjen sesa reale ke qenė. Por ka ndonjė brez tė rinjsh dhe tė moshuarish qė nuk ka qeshur dhe mahnitur me rolin e saj te “Zonja nga Qyteti”. Me Teta Ollgėn misioni aktoresk nė skenė (sepse atė e ka luajtur si komedi fillimisht nė Teatėr dhe mė pas ėshtė realizuar si film nėn regjin e Pirro Milkanit) ėshtė mėse i kryer. Pasi me kėtė emėr shumė njerėz deri vonė e kanė njohur dhe thirrur. Dhe me tė drejtė ajo thoshte se “ai rol ka qenė ndėrtuar enkas pėr mua”. E kush nuk ėshtė gozhduar pėrpara ekranit kur jepej komedia “Pallati 176” e kush mund tė na sillte njė personazh mė komikė dhe tė dashur se Violeta Manushi nė rolin e teto Ritės. Tė flasėsh pėr njė gjigante tė skenės duhet shumė kohė dhe asnjėherė nuk ka fund. Por ne themi qė shpirti i saj u preht nė paqe, pasi na la lamtumirėn fizikisht, por ajo do mbetet nė memorien e tė gjithėve si zonjė e madhe dhe aktore e paharrueshme.

Ja kush ishte Violeta Manushi.
Violeta Manushi, Artistja e Popullit, e nderuar edhe me titullin "Qytetare nderi e Tiranės" u shua me 26 korrik nė Tiranė, pasi vuante prej kohėsh nga njė sėmundje e rėndė, qė e kishte pllakosur prej kohėsh. Aktorja e mirėnjohur ėshtė shuar nė moshėn 81-vjeēare, duke lėnė pas emrin e aktores sė madhe tė skenės dhe filmit, gruan e shquar tė Kombit, qė jetėn dhe energjitė ia kushtoi skenės dhe popullit qė e duartrokiti pėr 60 vite qė ajo interpretoi nė skenė.

Ikona e skenės Violeta Manushi ėshtė ngjitur pėr herė tė parė nė skenė nė 1946 dhe nė karrierėn e saj artistike numėrohen mbi 100 role nė teatėr dhe 16 role nė kinema. Nė maj 2004 u rikthye me sukses nė skenėn e Teatrit Kombėtar, me tragjikomedinė “Streha e tė harruarve”. Ish-punėtorja e tipografisė, vetėm 20 vjeēe u regjistrua nė shkollėn e parė dramatike, tė hapur pranė Teatrit tė Shtetit (sot TK), mė 1946. U shqua menjėherė pėr vėrtetėsi, spontanitet e natyrshmėri tė rrallė, por edhe disiplinė e vullnet tė hekurt. Nė dramėn “Orėt e Kremlinit” (1957) ajo luajti njėherėsh tre role, duke shėnuar kėshtu njė rekord origjinal, ende nė fuqi edhe sot e kėsaj dite.

Mė pas shkėlqeu nė rolet protagoniste nė komeditė “Gratė gazmore tė Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjės Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombėtare interpretoi me shumė sukses Olimbinė te “Karnavalet e Korēės” (1964), Zyhranė te “Fytyra e dytė” (1968), Nicėn te “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” (1971), Ollgėn te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tėrėsisht nė secilin prej tyre. Ka luajtur edhe nė 16 filma, qė nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogėl” (1989) dhe njė teledramė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” (1976). Pėr rolin e teto Ollgės tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit tė Filmit mė 1977.

Filmografia
Eja! - (1987)
Rrethimi i vogėl - (1986)
Taulanti kėrkon njė motėr - (1984)
Njė shoqe nga fshati - (1980)
Pėrtej mureve tė gurta - (1979)
Zemrat qė nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (1958)

Drita Pelingu
Me lot nė sy dhe me zė tė kėputur njė karakter i veēantė, siē ėshtė profesoresh Drita Pelingu e pėrshkruan humbjen e mikes sė saj si njė dhimbje e pa pėrshkrueshme. Ajo thotė se “ megjithėse prej disa muajsh e vizitoja ēdo ditė nė shtėpi, pasi po rėnkonte peshėn e dhimbjeve. Ajo qė mė ka mbetur nė mendje ėshtė momenti kur i rrėshkitėn lotėt nga sytė, duke na lėnė lamtumirėn e dashura e jonė dhe e gjithė shqiptarėve, zonja nga qyteti, teto Ollga- nė ato momente e kuptova se po ikte nė njė rrugė pa kthim.

Margarita Xhepa
Humbėm njė ikon tė skenės, njė zonjė bujare tė dashur dhe mike tė mirė. Jo vetėm kaq, por ne jemi njė brez qė jemi mėsuar tė lidhur ngushtė me njėri- tjetrin. Tė flasėsh pėr Violeta Manushin nė tė gjitha dimensionet, ke ēfarė tė thuash dhe mbi tė gjitha ishte njė figurė qė ka lėnė gjurmė nė historin e Teatrit Kombėtar.

Rajmonda Bulku
Pėr aktoren Rajmonda Bulku, apo vajzėn e saj Melin (tek "Zonja nga qyteti" ku padiskutim korrėn njė sukses), humbja e aktores sė madhe Violeta Manushi ishte e dyfishtė. "Lidhja ime me tė nuk mbetej vetėm nė skenė. Jam krenare qė e kam pasur nė krah dhe kam mėsuar shumė prej saj. Ndaj edhe sot ndiej njė dhimbje tė madhe pėr kėtė ikje", - thotė Bulku.

Ruzhdi Pulaha ėndrra e mbetur pėrgjysmė
Jo vetėm kolegė nė skenė dhe art prej vitesh, por edhe miq nė jetėn e pėrditshme ku kanė ndarė hallet, gėzimet dhe hidhėrimet, sigurisht qė humbja e njė mikeshe pėr tė ėshtė njė zbrazėti dhe dhimbje. Ku nė shumicėn e rasteve projektet artistike i kanė punuar me dashuri dhe me frymė bashkėpunimi, dhe tashmė mė sė miri mund ta quajmė si ėndėrr e mbetur pėrgjysmė projektin qė kishte kohė qė kishte nisur skenaristi i mirėnjohur Ruzhdi Pulaha, me tė cilin kanė bashkėpunuar nė shumė role tė suksesshme. I tillė ishte dhe “Zonja nga qyteti”. Ai thotė "Ndiej njė dhimbje tė jashtėzakonshme, sepse ka qenė mikesha dhe bashkėpunėtorja ime mė e afėrt nė teatėr dhe kinematografi. Kjo miqėsi ka filluar qė para 33 vjetėsh, kur unė shkrova "Zonjėn nga qyteti", - thotė dramaturgu dhe skenaristi Ruzhdi Pulaha, qė ruan shumė kujtime nga bashkėpunimet me Manushin.

Bashkėpunimi mė i fundit, i njohur pėr publikun ėshtė tragjiko-komedia "Streha e tė harruarve", ndėrkohė qė dramaturgu thotė se prej dy vjetėsh po punonin pėr njė dramė tė re. "Kam shkruar njė tragjikomedi, "Fqinjėt", ku njė rol kryesor ia kushtoja Violeta Manushit. Ishte roli i njė nėne qė rri ulur nė poltron dhe nuk ka mundėsi tė lėvizė, siē ishte dhe gjendja fizike e Violetės. Ajo ishte shumė e dashururar me kėtė rol dhe pėr dy vjet tė tėrė nuk kishte ditė qė tė mos mė telefononte pėr njė detaj qė gjente, pėr njė mendim… E kishte mėsuar tė gjithė tekstin, por pėr arsye fondesh pjesa nuk u ngjit nė skenė", - tregon Pulaha, me pengun qė nuk mundi ta ngjit edhe njė herė nė skenė aktoren 81-vjeēare.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg violeta-manushi-1.jpg (52.8 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg violeta-manushi-2.jpg (43.2 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kurre, manushi, shuhet, violeta, yll

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 14 17-08-2008 12:56
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit Sabahi Teologjia 0 08-05-2007 10:46
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:34.




Parajsa Shqiptare