Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Vilma Mashaj

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-04-2006, 12:33
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Vilma Mashaj

Nė vitin 2004 ėshtė shpallur shoqėruesja e parė e “Miss Albania 2004”. Mė pas ka marrė pjesė nė “Miss Toka” tė zhvilluar nė Filipine dhe nė “Miss Bota” tė organizuar nė Kinė. Gjithashtu ka prezantuar edhe “Miss dhe Mister Fieri 2005”, por para spektakleve dhe sfilatave ka preferuar gazetarinė. Aktualisht ėshtė studente nė vitin e tretė pėr gazetari, por punon edhe si gazetare tek TV “Klan”.
Keni marrė pjesė nė “Miss Toka” tė organizuar nė Filipine dhe nė “Miss Bota” tė organizuar nė Kinė. Gjatė konkurrimit nė Kinė keni provuar tė hani oriz me shkopinj, siē hanė kinezėt?
E kam provuar dhe ishte shumė vėshtirė pėr mua, por mė vonė u mėsova.
Po gjarpėrinj tė gatuar ju kanė ofruar?
Kam ngrėnė gjėra tė tmerrshme, gjarpėrinj, minj, bretkosa, mish gomari, kali dhe mish qeni, por nė momnetin qė i kemi ngrėnė nuk e dinim, i mėsuam mė pas.
Gjatė ngrėnies nuk ju lininin ndonjė shije tė veēantė?
Jo, nuk kam ndjerė asgjė, madje jam ndjerė shumė e kėnaqur.
Po nė Filipine si ishte ushqimi?
Ishte i ngjashėm me ushqimin tonė, bėnin byrek si ne, supėra tė ndryshme, mė kanė pėlqyer shumė supėrat.
Thonė qė kinezėt nuk janė tė dhėnė shumė pas femrave, si ju kanė pritur meshkujt kinezė gjatė konkurrimit, tė kanė ngacmuar…?
Jemi pritur shumė mirė, sepse kemi qenė Misse dhe vajza tė pėrzgjedhura. Ishim 60 misse nga e gjithė bota dhe gjatė gjithė kohės ishim tė shoqėruar me badigardė dhe policė. Meshkujt kinezė na kėrkonin autografe dhe na pėrshėndesnin.
Po nė Filipine a ishin shumė tė dhėnė pas femrave tė bukura?
Nė kėtė shtet ishin nėn vėzhgimin e autoriteteve mė tė larta tė shtetit filipinas. Madje gjatė njė turneu nė qytete tė ndryshme tė Filipineve, na pritnin dhe na jepnin dhurata kryetarėt e bashkive. Kėshtu na kanė pritur edhe nė Kinė.
Po oferta martese nga politikanėt e kėtyre vendeve keni marrė?
(Qesh). Oh, jo, jo. Por, njė pytje tė tillė ma kanė bėrė nė Kinė. Kur unė fitova ēmimin e komunikimit, mė pyetėn nėse unė mund tė martohesha me njė mashkull nga Kina. Unė ua ktheva qė nuk mund tė martohem me njė kinez, pasi preferoj njė shqiptar.
Ky mendim ekziston edhe tani, kur Kina ėshtė fuqia ekonomike e ardhshme?
Nuk mund ta refuzoj martesėn me njė shqiptar. Jo njė kinez, por as edhe ndonjė djalė tė ndonjė shteti tjetėr tė madh. Nuk do tė zgjidhja pėr bashkėshort para njė shqiptari
Nė fakt e ke pėrcaktuar moshėn e martesės?
Jo. Martesa ėshtė diēka qė nuk dihet kur ndodh, ėshtė diēka natyrale. Mendoj qė pėr momentin, edhe sikur tė kisha njė ofertė pėr martesė nuk do ta pranoja…
Pėrse, nėse ajo mund tė jetė e mirė pėr ju?
Aktualisht kam shumė gjėra pėr tė bėrė, kam njė shkollė pėr tė mbaruar dhe ndoshta edhe njė shkollė tjetėr. Mendoj se tani nuk ėshtė momenti i duhur, por nuk i dihet.
Si shkon jeta juaj sentimentale?
Jeta ime sentimentale nė momentin qė ėshtė private dua tė mbetet e tillė.
Tė pėlqen martesa apo bashkėjetesa?
U pėrkas vajzave qė u pėlqen martesa, kjo mbase edhe pse jam puro tiranse.
Cilat janė evenimentet mė tė rėndėsishme nė jetėn tuaj?
Ėshtė “Miss Albania 2004”, ku nė u futa thjesht pėr tė provuar shijen dhe eksperiencėn e njė spektakli, por fakti qė u vlerėsova si femra numėr dy pėr vitin 2004 mė lanēoi nė njė farė mėnyre dhe mė hapi dyer tė tjera nė konkurset e bukurisė qė zhvillova nė Kinė dhe nė Filipine. Pėr kėtė falenderoj shumė Vera Grabockėn dhe Ardit Gjebrenė qė mė mė bėnė pjesė tė kėtij spektakli, nė tė cilin jam ndier shumė mirė.
Sa romantike dhe materialiet jeni?
Ēdo njeri nė veten e tij ėshtė pak materialist, por mua nuk mė pėlqen tė jem materialiste, por komode, pra, tė kem aq para sa tė pėrballoj jetėsėn time. Nuk vuaj pėr gjėrat qė kanė para. Kjo falė familjes sime dhe punės qė bėj. Bashkėshortin e do nga fusha e artit? Jo, nuk mė pėlqen.
Si ka nisur karriera juaj?
Kam qenė njė fėmijė i shkathėt. Qė kur isha nė kopėsht recitoja majė tavolinės. Kur studjoja nė gjimnazin “Ismail Qemali”, mė tėrhiqinin Shkencat Politike, gazetaria dhe gjuhė-letėrsia. Veē pjesėmarrjes nė “Miss Albania”, “Miss Bota” dhe “Miss Toka”, kam prezantuar edhe “Miss dhe Mister Fieri 2005”. Pėr pak kohė kam punuar edhe si spikere e lajmeve tė mėngjezit tek TV “Arbėria”, mė pas punova si reportere e emisionit “Opinion” dhe tani si gazetare e kulturės nė TV “Klan”.
Do ta ndėrroje TV “Klan” pėr njė ofertė mė tė mirė?
Ndihem shumė mirė nė TV “Klan”, ndaj nuk mendoj ta braktis. Ambienti ėshtė shumė i mirė dhe stafi i shkėlqyer ndaj i falėnderoj tė gjithė.
Si gazetare e bukur qė jeni, kur kėrkon njė intervistė nga artistėt meshkuj, ata dorėzohen menjėherė para bukurisė suaj?
Mendoj se nuk ėshtė bukuria ime ajo qė i detyron tė mė japin intervistė, por mėnyra se si afrohem, si sillem dhe si unė bėj pyetje.
Jeni kurioze tė zbuloni jetėn e tyre private?
Jam, por gjithmonė duke i respektuar.
Si vajzė me linja tė pėrsosura, tregon qė mbani dietė, e vėrtetė kjo qė them?
Mundohem tė jem e kujdesshme, por jo se mba ndonjė dietė tė veēantė. Bėj dhe ushtrime, si dhe shkoj nė palestėr.
Ēfarė tė pėlqejnė mė shumė?
Ēokollatat.
Jeni e kėnaqur me linjat dhe bukurinė tuaj fizike, apo dėshiron tė ndryshosh diēka nga pjesėt e trupit tėnd?
Pėrsa i pėrket linjave jam e kėnaqur, asnjėherė nuk them, sikur tė kisha edhe kėtė, apo edhe atė gjė. Mė pėlqen vetja kėshtu siē jam, ndaj nuk dua tė ndryshoj asgjė…
Emri juaj Vilma simbolizon diēka?
Ma kanė zgjedhur prindėrit, nė kujtim tė njė shkrimtareje gjermane. Vilma nė gjermanisht, do tė thotė diēka e fortė, e hekurt. Ky emėr ka ndikuar ndoshta dhe nė personalitetin tim.
Duke parė se emri yt vjen nga Gjermania, ku gjermanėt nė pėrgjithėsi janė shpirtra tė ftohtė, ju ēfarė natyre jeni?
Unė nuk jam natyrė e ftohtė, por di tė ruaj distancat me njerėzit.
Ndryshon shumė Vilma fėmijė nga Vilma aktuale?
Jo. Fėmijė mė pėlqente shumė tė kėrceja, domethėnė dėshira ime e parė ishte tė bėhesha balerinė, mė pas mėsuese, ndėrsa mė vonė gazetare.
E frekuentoni shumė jetėn e natės?
I frekuentoj Pab-et dhe lokalet e Tiranės, por jo rregullisht.
Sa fėmijė dėshiron tė kesh?
Dėshiroj dy djem.
Duke qenė se nė pėrgjithėsi ekrani ėshtė i mbuluar nga femrat, ėshtė shfaqur ndonjė zhelozi nga koleget e tua, ose anasjelltas?
Jo. Por as nga ana ime, pasi nuk jam natyrė xheloze, madje kėnaqem kur njė njė kolege e imja del bukur nė ekran.
Si tė duket profesioni dhe televizioni qė keni zgjedhur?
Ėshtė njė profesion shumė i bukur, me pėrgjegjėsi, por qė mė jep kėnaqėsi dhe sadisfaksion. Edhe TV “Klan” ku unė punoj ėshtė njė televizion qė mė bėn tė ndihem shumė mirė, pasi mė ka krijuar mundėsitė dhe hapėsirat pėr ta ushtruar sa mė mirė profesionin qė kam zgjedhur.
Si shoqėruesja e parė e “Miss Albania 2004”, sa tė ndimon bukuria nė profesion?
Bukuria ime ėshtė njė plus, por jo gjithēka. Mendoj se ėshtė kėmbėngulja, intelegjenca, vėrtetėsia dhe mėnyra se si e zgjedh lajmin pėr tė qenė njė gazetare e kompletuar.
Kur shefi ju kritikon, e nxjerr inatin nė ēast, apo e ruan pėrbrenda?
Nuk mbaj inate tė tilla. Mendoj se shefat e mi janė profesionistė dhe kanė tė drejtė kur bėjnė vėrejtje. Pėrpiqem ta pėrmirėsoj, por nuk nevrikosem.

Gazeta Sot
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
mashaj, vilma

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 19:38.




Parajsa Shqiptare