| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Gruan e njoha te dera e Teatrit Kombėtar Vasjan Lami ka lindur nė Tiranė dhe ėshtė aktor i shumė roleve nė film dhe nė teatėr. Ndėr rolet e shumta tė tij nė kinematografi mund tė veēojmė rolet nė filmin Gracka, Hijet qė mbeten pas, Kur hapeshin dyert e jetės, Njerėz nėn rymė, Natė e fundit, Dasma e Sakos. Lule tė kuqe, lule tė verdha, Natė pa hėnė etj, Menjėherė pasi mbaron studimet e mesme konkurron pėr aktrim dhe fiton menjėherė. Nė vitin 1982 diplomohet me nota tė shkėlqyera. Qė nga ky vit ai punon nė Teatrin Kombėtar duke realizuar gjatė kėsaj peridhe njė galeri rolesh, jo vetėm nė teatėr, por edhe nė film. Deri tani ai ka arshivuar nė arkivin e tij artistik mbi pesėdhjetė role.Ka interpretuar pėrkrah korifejve tė kinemasė shqiptare, si Sulejman Pitarka, Sandėr Prosi, Pjetėr Gjoka, Ndrek Luca, e shumė aktorėve tė tjerė. Personazhi i tij i parė nė teatėr ėshtė roli i Jakobinit tek drama Shpėrthime pranverore tė Bashkim Hoxhės, ndėrsa roli i tij i parė nė film ėshtė te Qortimet e Vjeshtės. Ėshtė i martuar dhe ka vetėm njė vajzė 17-vjeēare, e cila studion tek shkolla Harry Fultz. Me gruan ėshtė njohur te sporteli i biletave tė Teatrit Kombėtar nė vitin 1982. Shkaku i njohjes me tė, ėshtė bėrė mungesa e biletave, ku Vasjani e ka ndihmuar pėr tė gjetur njė biletė dhe kėshtu nga ai moment ėshtė ndezur edhe shkėndija e dashurisė brenda shpirtit tė njėri-tjetrit. Ata janė shumė tė lumtur nga jeta e tyre bashkėshortore. Pika e dobėt e tyre ėshtė vajza e tyre e vetme, e cila ėshtė 17-vjeē dhe ėshtė shumė e apasionuar pas elektronikės, pikturės dhe teatrit. Ju keni interpretuar shumė role nė kinematografi dhe nė teatėr. Kur e keni luajtur rolin e parė dhe ku e keni luajtur kėtė rol, nė film apo nė teatėr? Rolin tim tė parė unė e kam pasur nė teatėr nė vitin 1982. Interpretova Jakobinin tek drama Vėrshime pranverore tė shkruar nga shkrimtari i mirėnjohur Bashkim Hoxha. Kur interpretova kėtė rol, ishte koha kur unė sapo kisha filluar punė si aktor nė Teatrin Kombėtar, ndėrkohė qė nė kėtė periudhė ne sapo kishim filluar xhirimet pėr dramėn Arturio Ui. Ky ka qenė edhe fillimi im nė teatėr. Jakobini, i cili ėshtė edhe personazhi im i parė si aktor teatri, mė ka dhėnė jo vetėm shumė emocione, por ka shėrbyer edhe si pikėnisje e pikė referimi pėr tė gjitha rolet e mia qė erdhėn mė pas. Personazhi i Jakobinit, qė shėnon edhe rolin tuaj tė parė, ka qenė njė personazh pozitiv, apo negativ? Ka qenė njė personazh negativ, madje shumė negativ, por megjithatė unė jam ndjerė shumė mirė nė kėtė rol pavarėsisht anėve negative tė personazhit tim. Po rruga juaj artistike nė kinema me cilin film ka nisur? Ruga ime artistike nė kinematografi ka nisur me filmin Qortimet e vjeshtės. Nga tė gjithė rolet qė keni interpretuar nė filma ēfarė mund tė veēosh? Unė kam interpretuar mė shumė se njėzet role nė kinematografi, por, ndėr kėta role unė mund tė veēoj filmin Gracka, Hijet qė mbeten pas, Kur hapeshin dyert e jetės, Njerėz nėn rymė, Natė e fundit, Dasma e Sakos, Lule tė kuqe, lule tė verdha, Natė pa hėnė, etj. Nė rrugėn tuaj tė gjatė artistike, ka ndonjė film qė ju ka mėrzitur shumė? Ėshtė filmi Gracka i regjisorit Sajmir Kumbaro dhe qė u realizua nė vitin 1982. Ky film na ka vėnė nė njė siklet tė madh. Ngjarjet e kėtij filmi zhvilloheshin para ēlirimit dhe kishin tė bėnin me spiunazhin. Nė kėtė film tregohet, se si ne ua kishim hedhur amerikanėve dhe e gjithė kjo lojė ishte drejtuar nga Mehmet Shehu. Nė momnetin qė mbaruan xhirimet e filmit dhe duhej qė tė shfaqej filmi nė tė gjitha kinematė shqiqptare, Mehmet Shehu u akuzua nga Partia e Punės si poliagjent. Kėshtu qė ne ishim nė dilemė tė madhe nė do tė shfaqej apo jo nė kinema ky film. Nė moshėn e fėmijėrisė dhe tė rinisė ēfarė natyre keni qenė dhe ēfarė dėshirash kishit. Ėndėrronit tė bėheshit njė aktor i madh, apo kishit ėndrra tė tjera nė kėto dy periudha shumė tė bukura pėr ēdo njeri? Edhe nė moshėn e rinisė edhe gjatė periudhės sė adoloshencės unė kam qenė njė fėmijė shumė i shkathėt. Kam qenė dhe njė fėmijė me shumė humor. Mė pėlqenin shumė aktivitetet qė zhvilloheshin nė shkollėn 8-vjeēare dhe nė gjimnaz dhe unė nuk mund tė qėndroja pėr asnjė moment larg kėtyre aktiviteteve. Pothuajse nė tė gjitha aktivitetet qė organizonte shkolla unė isha pjesėmarrės. Megjithatė spunton e parė pėr tė vazhduar pėr aktor ma ka dhėnė mamaja ime. Tani qė keni hyrė nė kėtė rrugė dhe keni aktruar nė shumė filma dhe drama, mendoni se arti, krahas lodhjes dhe kėnaqėsisė shpirtėrore, tė ndihmon shumė nė jetė dhe nė familje? Unė jam shumė i lumtur qė kam hyrė nė kėtė rrugė, sepse nga arti kam pėrfituar mjaft gjėra me vlerė. Profesioni i artistit ėshtė njė privilegj shumė i madh, sepse ndjen njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme kur takon dikė dhe ai tė thotė, se tė njeh pėrmes ekranit apo skenės. Kėtė kėnaqėsi nuk nuk ta jep asnjė profesion tjetėr. Krahas aktrimit nė skenė dhe nė kinematografi, ju kemi parė edhe nė dublime. Madje ju keni dubluar Antonion tek telenovela Pėr ty, e cila ka qenė njė telenovelė shumė e ndjekur. Pas dublimit tė kėtij personazhi tė adhuruar nga shqiptarėt si tė ėshtė dukur kjo eksperiencė e re? Dublimi i Antonios tek telenovela Pėr ty nuk ėshtė dublimi im i parė qė kam bėrė. Pėrpara se tė dubloja kėtė rol, kam dubluar tek pjesa Rruga me pisha. Regjisori i telenovelės Pėr ty, Sokol Bllaca kishte bashkėpunuar me mua tek Ruga me Pisha, ndaj mė kėrkoi tė dubloja Antonion, pasi sipas tij, unė e njihja mirė gjuhėn e mikrofonit. Antonio qė keni dubluar ėshtė njė personazh qė ka jetuar mes dy dashurive. Po Vasjan Lami midis sa dashurive jeton? Unė jetoj vetėm mes njė dashurie dhe kjo dashuri e vetme ėshtė familja ime. Jeni i lumtur nga kjo dashuri dhe nga familja juaj? Jam shumė i lumtur, ndaj kam kėnaqėsinė ta ruaj kėtė dashuri, sepse kam dhėnė dhe kam marrė maksimumin prej saj. Nė shumė raste, juve ju ka rėnė tė aktroni nė krah tė femrave tė bukura, bashkėshortja ju ka shprehur ndonjėherė xhelozi nė lidhje me kėtė problem? Ansolutisht jo. Bashkėshotja ime ka avantazhin, sepse ndodhet nė shumė pjesė tė ditės pranė meje. Xhelozi do tė kishte nėse do tė kishte mister nė kėtė punė, kėshtu qė ajo nuk ka mister. Tė dy e pijmė kafenė e mėngjezit bashkė. Pėr fat edhe punėn e kemi shumė afėr njėri-tjetrit. Sa vjet keni qė jetoni bashkė? Kemi njėzet vjet qė jetojmė bashkė dhe tashmė ajo ėshtė mėsuar me jetėn qė bėj unė, xheloze mund tė ketė qenė fillmisht. Ajo ėshtė rritur me teatrin dhe ka shumė elementė artistikė brenda saj. Si dhe kur trokiti dashuria juaj bashkėshotore? Me gruan jam njohur tek dyert e Teatrit Kombėtar nė vitin 1982. Ajo ishte shumė e pasionuar pas shfaqjeve qė jepeshin nė teatėr. Atė ditė kur e njoha unė ishin mbaruar tė gjitha biletat e shfaqjes qė dėshironte tė shikonte ajo. Unė e e ndihmova pėr tė gjetur biletė. Kjo ishte dita e parė e njohjes me bashkėshorten time. Pas dy vjetėsh u fejuam dhe pak mė vonė bėmė edhe martesėn. Cila ishte cilėsia qė tė tėrhoqi mė shumė tek ajo, bukuria apo ndonjė cilėsi tjetėr? Fillimisht mua mė tėrhoqi bukuria, ndėrsa mė pas bota shpitėrore e saj. Cili ėshtė misioni juaj nė skenė? Misioni im nė skenė ėshtė tė interpretoj sa mė bukur dhe tė ngjall emocione tė mėdha tek publiku qė ndodhet nė sallė. Po misioni juaj nė familje dhe nė shoqėri? Tė jap maksimumin e pėrkushtimit tim. Cila ėshtė pika juaj e dobėt? Pika ime e dobėt ėshtė vajza ime e vetme. Mė vjen keq qė ajo nuk ka ndonjė motėr apo vėlla, por unė dhe mamja e saj jemi munduar ti qėndrojmė sa mė pranė dhe ti plotėsojmė ēdo dėshirė dhė ėndėrr qė ka. Ajo ėshtė krenaria ime, studion tek Harry Fultz, ėshtė njė vajzė qė mėson shumė dhe ėshtė mjaft sistematike. Ka marrė diēka nga profesioni i babait tė saj aktor? Ka marrė. Ajo ėshtė shumė e apasionuar shumė pas pikturės dhe teatrit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Vasjan Lami - Jasoni, roli im me i mire | informuesi | Kulture | 0 | 06-07-2007 23:25 |
| Lorenc Glozhenin - Muzeu Mesjetar Kombetar Korce dhe perlat e tij | informuesi | Kulture | 0 | 06-07-2007 23:06 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Origjina e Himnit te Flamurit | Administratori | Muzika | 0 | 14-06-2006 20:40 |
| Ikonat nje tjeter stine shkaterruese ne Muzeun Kombetar | Administratori | Kuriozitete | 0 | 17-05-2006 12:59 |