| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ēoba, modelja shqiptare nė klipin njujorkez Nuk ka pranuar kurrė tė pozojė nudo pėr njė revistė. Pėr tė bukuria ka njė koncept tė veēantė. Valbona Ēoba thotė se "nuk do tė pozoja kurrė nudo pėr njė agjenci fotografike, mbase pėr njė rol kinematografik. Por ky i fundit duhet tė jetė me tė vėrtetė i rėndėsishėm". Ende e paafirmuar nė botėn e kinemasė, Ēoba vazhdon karrierėn e saj si modele nė Nju-Jork. "Amerikėn e kam parė gjithmonė si njė mundėsi tė mirė pėr shqiptarėt", do tė shprehej ajo. Sė fundmi, ajo ėshtė modelja e disa videoklipeve tė xhiruara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėngėtari italian Daniel Groff ka zgjedhur bukuroshen shqiptare si modelen e tij nė videoklipin e albumit tė fundit, "Come sempre" (Si gjithmonė). Vajza e dashuruar nė videoklip Ambientohet nė Nju-Jork videoklipi i kėngės "Come sempre", singėlli i ri i kėngėtarit Daniel Groff. Njė trup prej 25 vetash kanė realizuar kėtė videoklip me producent shqiptarin Azem Elezaj e modelen Valbona Ēoba nė qendėr. Videoja tregon historinė e njė ēifti, tė cilėt nė fund tė marrėdhėnies sė tyre rishikohen. Tė dy tė pavetė-dijshėm pėr praninė e njėri-tjetrit, Daniel sė bashku me Ēobėn eksplorojnė qytetin, vendin pėrreth, tė ndarė, por ende tė dashuruar. Njė spunto kinematografike e frymėzuar nga filmi "Lost in Traslation" (I humbur nė pėrkthim) i regjisores Sophia Coppola. Dy tė dashuruarit gjenden tė huaj pėrballė frenezisė sė paqes nė Nju-Jork, por nė tė njėjtėn kohė tė rrėmbyer nga bukuria dhe energjia e kėtij vendi. Nė video fokusohet modelja shqiptare Valbona Ēoba, e cila ecėn rrugėve tė qytetit. Ndėrmjet Tiranės e Nju-Jorkut E ndėrsa lidh kontrata me agjencitė mė prestigjioze tė modės, ajo nuk mund tė harrojė Tiranėn, vendin e saj tė lindjes. E veshur me xhinse, me njė bluzė tė thjeshtė dhe e patrukuar, ajo vit pėr vit shėtit nėpėr Tiranė. Pėr njė moment ajo nuk ėshtė vajza qė shohim nėpėr kopertina revistash. Nuk ėshtė as bukuroshja shqiptare qė sfidoi Greqinė teksa korr suksese tė tjera nė Amerikė. Tri vjet mė parė ajo ėshtė shpallur si fotomodelja mė e mirė e muajit qershor nė revistėn "Viplife", por as kjo nuk ėshtė. Kur vjen nė Shqipėri ajo kėrkon tė shijojė njė kafe me miqtė pa rėnė shumė nė sy. Edhe pse hiret, e mbi tė gjitha vendosmėria, e kanė ndihmuar qė t'i bėjė ballė konkurrencės nė njė vend tė huaj, ajo nė Tiranė ėshtė vetėm e thjeshtė. Ka prekur tashmė skenėn e teatrit, ka prekur majat e agjencive mė tė njohura nė Greqi dhe aktualisht punon si modele edhe nė Amerikė. Sfida e saj e fundit duket se ėshtė kinemaja. Ėndėrron Hollivudin, por kjo pėr vetė Ēobėn ėshtė njė sfidė e vėshtirė qė kėrkon shumė punė. "Modelja ėshtė njė profesion i rastėsishėm", do tė shprehej ajo nė njė intervistė, "ajo qė preferoj mė shumė ėshtė aktrimi". Nė rrugėn e modeles Njė nga punėt mė tė suksesshme tė saj ėshtė kalendari "I love America". Nė tė pozojnė 13 modele kopertinash me rroba banjoje. Ēoba nė shumė pak kohė pushtoi njė pjesė tė mirė tė kopertinave greke nė Athinė dhe arriti tė lidhte kontrata me agjenci tė ndryshme modelesh, si "Helena Model", "ACE model" ,"Creative model" etj. Punonte me kontrata tė gjata dhe tė pėrsėritura pėr kompani tė njohura nė botė, si "L'oreal", cigaret "Rex", "Diesel", "Panten" "Rilken", teksa fytyra dhe hiret e saj shfaqeshin radhazi nė katalogėt e njohur "Sloge", "Luna", "Winter", "Vingo", "Lolita", "Vanesa" e shumė tė tjera. "Mis fotozhenia" qė u shndėrrua nė aktore Fillimet e saj kanė qenė nė njė spektakėl bukurie. Nė vitin 1991, nė spektaklin e organizuar nga regjisorja Vera Grabocka, "Miss Albania", Valbona Ēoba u shpall "Miss fotozhenia 1991". Ishte konkursi i parė i bukurisė femėrore nė Shqipėri. Pėrfundon studimet e larta nė Akademinė e Arteve, dega aktrim, pėr t'u larguar mė pas jashtė vendit. Zgjedh Greqinė, sė bashku me nėnėn e saj, ndėrsa kryen dhe shėrbimet e para fotografike pėr disa agjenci modelesh. Pėr disa vjet punon me ngulm pėr tė hyrė nė radhėt e fotomodeleve mė tė njohura nė Athinė. Dhe nė Greqi, gjithēka nis me njė konkurs bukurie, ku Ēoba shpallet "Miss Trupi mė i Bukur '97". Nė pak kohė ajo renditet nė radhėn e dhjetė modeleve mė tė njohura nė Greqi, ku pati mundėsinė e njė karriere tė shkėlqyer me disa nga fotografėt mė nė zė tė Greqisė nė krah. Bėhet pjesėmarrėse nė disa spektakle tė ndryshme televizive organizuar nga kanali mė i njohur nė Greqi ANT 1. Pėr tė vazhduar karrierėn e modeles, zgjedh Nju-Jorkun, e nė pak kohė ia arrin tė dalė nė pozicionin qė dėshiron. E ndėrkohė nuk ėshtė ndarė edhe nga drama, tė cilėn e kishte lėnė nė mes nė Tiranė. "Xhordan" dhe pasioni pėr artin dramatik Nuk mund tė harronte teatrin. "Teatri ėshtė pasioni im", ėshtė shprehur ajo. E diplomuar nė Akademi nė Fakultetin e Artit Dramatik, Ēoba kėrkon tė vėrė nė provė aftėsitė e saj nė teatėr. Regjisori Kiēo Londo do tė ishte i pari qė do t'i ofronte njė mundėsi tė tillė. Tema me tė cilėn ajo ka mbrojtur diplomėn, vjen si njė shfaqje e madhe nė Teatrin Kombėtar. Shfaqja "Xhordan" do tė ishte kali i saj i betejės, njė sukses i dyfishtė nė atė kohė pėr Ēobėn, qė kishte vetėm njė vit e diplomuar. Dramaturgjia angleze duket se e mrekullon Valbonėn. Tragjedia e gruas sė mbyllur nė ēmendinė e njė rol i vėshtirė e mjaft psiko-logjik ėshtė sfida e saj e radhės. Largohet nga Nju-Jorku pėr tė ardhur nė Tiranė, ku e priste njė shfaqje e vėshtirė. Punon pėrsėri me regjisorin Londo dhe rikthejnė nė skenė tragjedinė. Nė rolin e vetėm tė kėsaj drame, pėr dy orė rresht Valbona Ēoba interpreton njė grua tė re, sė cilės duan t'i marrin fėmijėn. Vendos ta mbysė foshnjėn me jastėk dhe pastaj tė vrasė veten pėr t'u larguar qė tė dy pėrfundimisht nga kjo botė. Ndėrsa mbytja e fėmijės funksionon, vetėvrasja jo. "Xhordan" mbyllet nė ēmendinė e mė pas nė burg.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| coba, klipin, modelja, njujorkez, shqiptare, valbona |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Llesh Kola - Emigrantet tane ne Itali, jane nje komunitet vlerash kombetare | Administratori | Emigracioni | 0 | 25-05-2007 21:01 |
| Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare | Administratori | Letersia | 0 | 21-03-2007 23:55 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |
| Kater shqiptare peng ne Afganistan | Administratori | Shtypi i dites | 2 | 14-03-2006 22:19 |