Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Toni Candeloro - Dashuria ime per Teatrin Shqiptar te Operas dhe Baletit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:07
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Toni Candeloro - Dashuria ime per Teatrin Shqiptar te Operas dhe Baletit

Dashuria ime pėr Teatrin Shqiptar tė Operas dhe Baletit

Koreografi i njohur italian Toni Candeloro tregon pėr premierėn e re nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Ndėrkohė qė zhvilloheshin provat nė sallėn e baletit pėr shfaqjen “Paganini” koreografi i njohur tregonte pėr projektet e reja qė kishte ai sė bashku me drejtorin e kėtij teatri Zhani Ciko.

-Flisni pak pėr rikthimin tuaj nė Shqipėri?
Nuk mund tė flitet mė pėr njė rikthim sepse ėshtė e treta apo e katėrta herė qė unė vij nė Shqipėri. Tani mund tė them se jam njė koreograf, i cili varet edhe nga Teatri i Operas dhe Baletit tė Tiranės.Ky ėshtė njė ndėr takimet e radhės qė tashmė, nė harkun e njė viti jam mėsuar me to. Jam natyrisht shumė i kėnaqur qė ndodhem kėtu, sepse kam patė zhvillimin shumė tė rėndėsishėm tė balerinėve, falė dhe tė kėsaj shkrirjeje qė patėm sepse edhe unė mėsova se ēfarė ndodh nė shkėmbimet dhe nė takimet, ėshtė njė shkėmbim reciprok dhe kėshtu edhe unė herėn e kaluar u largova nga Shqipėria i pasuruar dhe shpresoj qė kėtė herė tė ndodh e njėjta gjė si herėt e shkuara, tė marr tė njėjtėn kėnaqėsi.

-Cili ėshtė ndryshimi qė sjell Toni Candeloro nė skenėn shqiptare?
Po, duhet folur edhe pėr publikun, i cili duhet tė mėsohet me diēka ndryshe. Diēka ndryshe nuk do tė thotė qė tė bėjmė ēmendurira, por diēka ndryshe do tė thotė qė tė nga kjo traditė dhe nga ky repertor tė bėjmė gjėra qė tė jetė, jo e re por ndryshe e cila i jep njė elasticitet baletit qė normalisht bėhet kėtu nė Tiranė. Besoj se meqenėse ėshtė e treta apo e katėrta herė publiku ėshtė mėsuar disi me atė qė bėj unė dhe me atė qė bėjnė balerinėt sė bashku me mua kėtu.

Kėshtu qė tek kjo shfaqje ajo qė shikoj se ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė qė tė mos duket shumė Toni Kandeloro duke kėrcyer, por tė gjithė balerinėt, sepse fati i madh i Teatrit tė Operas dhe Baletit tė Tiranės ėshtė qė ka balerinė fantastikė. Megjithėse duhet tė mėsohen akoma dhe mė shumė qė tė kenė njė elasticitet, mbi tė gjitha njė dėshirė qė tė pėrpiqen qė tė jenė utilitar. Sot shoqėria bėnė njė balet klasik dhe mė pas njė balet neoklasik ose modern, dhe kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė arrish tė japėsh njė plasticitet tė ri, dhe tė aktualizosh teknikėn dhe plasticitetin e trupave, por mbi tė gjitha t’i japėsh publikut atė qė ndodh nė skenat e tjera europiane.

-Sa mendoni se ėshtė i interesuar publiku shqiptar pėr shfaqje tė kėsaj gjinie?
Tė them tė vėrtetėn, unė marr e-mail gjatė gjithė vitit. Vitin e kaluar kishte raste kur unė nuk mund tė dilja dhe kjo vėrteton jo suksesin tim por suksesin e tė gjithėve. Me suksesin mėsohesh por unė mė suksesin e Tiranės nuk jam mėsuar sepse ėshtė njė sukses i vėrtetė, njė sukses i kureshtjes, dhe kėshtu ėshtė njė sukses i vėrtetė nga kėndvėshtrimi human. Mua pikėrisht kjo mė intereson, qė tė kem njė sukses human. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme sepse ėshtė historizuar, sepse ishte zhvillimi i parė italian qė ndodhte nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė, por jo vetėm pėr t’i dhėnė njė datė kėtij aktiviteti por nje vijimėsi, pikėrisht ajo vijimėsi qė ėshtė tani. Unė duhet tė falėnderoj shumė Zhani Cikon i cili nuk ėshtė vetėm njė drejtor, as ajo qė mendoni por ėshtė mė shumė se kaq.

Ėshtė njė njeri i cili rrezikon shumė dhe njė njeri qė hap kufijtė tuaj ligjor dhe hap mbi tė gjitha njė diskutim pėr tė luftuar njė situatė tė vėshtirė kėtu aktualisht por falė vėshtirėsive dalin krijime dhe takime tė rėndėsishme dhe tė reja. Kėshtu qė pėrveē balerinėve, dėshira ime pėr tė qenė kėtu ėshtė qė tė jem pranė Zhani Cikos. Mendoj se ėshtė njė drejtues i vėrtetė dhe njė kryetar i vėrtetė Teatri, dhe gjenden vėrtet pak tė tillė, me njė kulturė tė madhe, dhe njė edukatė artistike tė vėrtetė dhe nuk kisha takuar njė drejtues tė tillė prej vitesh.

-Na tregoni diēka mė shumė pėr shfaqjen?
Shfaqja ėshtė njė pretekst. Mund tė ishte “Paganini” apo “Mozart” apo “Farineli”, janė tė gjithė pretekste pėr tė qenė aktual. Mendoj se sot tė pėrsėrisėsh “Paganinin” ėshtė e pamundur. Nuk mund tė jetė njeri aq idiot qė tė imitoj “Paganinin”, sepse nuk e dimė se si ishte dhe nė fakt nuk duam ta dimė, thjesht duam tė lexojmė dhe tė informohemi por nė skenė nuk ėshtė e rėndėsishme tė vėmė jetėn e Paganinit sepse asnjeri nuk do t’ia dijė pėr kėtė. Ne duhet ta sjellim sot me justifikimin qė rievokimi i kėtij miti tė violinės, duam tė gjejmė kėtė justifikim dhe kėtė rast pėr tė folur pėr njė personazh i cili e ka bėrė muzikėn tė rėndėsishme dhe falė tij tė frymėzohemi.

Nė kėtė rast edhe falė Rakmaninoph sepse Paganini ėshtė i treguar nga njė kompozitor i modernitetit rus. Kėshtu qė ėshtė njė incest dashurie drejt kėtij Paganini, nga vetė Paganini dhe Rakmaninoph, ndoshta koreografia ime, por natyrisht nga suksesi i balerinėve tė Teatrit tė Operas dhe Baletit tė Tiranės, qė nė kėtė periudhė janė momenti mė interesant i karrierės sime sepse po filloj t’i jap formė njė hipoteze, qė shpresoj tė mos mbetet e tillė, dėshirės sime pėr tė bėrė koreografi. Unė nuk e konsideroj veten njė koreograf, por si dikush qė po pėrpiqet tė bėj koreografi, dhe kur ke tė bėsh me kualitete plastike, emotive dhe pasionale, si kėta qė gjenden kėtu unė e konsideroj veten shumė me fat, dhe kėshtu qė ėshtė shumė e lehtė.

-Pas pėrfundimit tė premierės sė “Paganinit” nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė cilat do tė jenė angazhimet tuaja?
Pas shfaqjes kėtu do tė shkoj nė Itali. Kam njė shfaqje nė Genova pėr “Carlo Felice”. Me kėtė rast do tė ketė njė ekspozitė pėr Rakmaninoph qė titullohet “Rusia Urs” pėr piktorėt e mėdhenj tė viteve 900. Do tė zhvillohet kjo shfaqje pėr Diagileph dhe pėr disa nga kompozitorėt rus tė viteve 900, tė cilėt kanė bėrė modernitetin pėrveē koreografive tė mėdha tė Mischell Fockin. Shfaqja qė do tė zhvillohet nė njė nga sallat mė tė mėdha tė Genova, titullohet “Duke pritur Diagileph”, sepse Diagileph ėshtė drejtori i baleteve ruse qė nė vitet ‘900 bėnė njė jehonė nė njė aksident, dhe kjo paqe e arteve, falė muzikės, pikturės, skulpturės dhe balerinėve. Pėr tė parėt herė nė botė dhe nė histori ėshtė kjo shtrirje e madhe arteve, por nuk ėshtė kjo e rėndėsishme. E rėndėsishme ėshtė se pėrfaqėsues janė emrat mė tė spikatur dhe mė tė shquar tė viteve ‘900.

-Kur do tė riktheheni pėrsėri nė Shipėri?
Shumė shpejt. Ėshtė njė projekt tė cilin po e diskutonim me maestron Zhani Ciko, sepse ėshtė ky projekti Puglia-Shqipėri dhe duhet ta konkretizojmė. Unė dhe Zhani Ciko kemi bėrė shumė duke rrezikuar personalisht. Kėshtu qė nuk kemi pritur ligjet, nuk kemi pritur financimet e famshme, por rrezikuam. Ėshtė shumė e rėndėsishme sė pari qė tė zgjidhemi dhe tė kuptohemi nė mėnyrė qė tė japim produkte qė tė mos japin jo vetėm njė rizgjim ekonomik por edhe kulturor. Unė kam shprehur dėshirėn qė tė ftoj Teatrin e Operas dhe Baletit qė tė zhvilloj njė turne jo vetėm nė Itali por edhe nė vende tė tjera.
-Projekti qė keni sė bashku me teatrin e operas pėr ēfarė bėn fjalė?
Projekti ka tė bėj me njė produksion tė ri. Por ėshtė njė projekt pėr produksion tė bashkėpunėtorėve italian dhe shqiptar. Kėtė herė duam qė tė bėjmė njė produksion mė tė madh tė shoqėruar me njė turne. Nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė qė Teatri i Operas dhe Baletit tė Tiranės tė ndėrfutet nė njė qark internacional dhe tė mund tė bėj njė promovim tė vėrtetė, sepse sipas mendimit tim ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė dėgjohen edhe shqiptarėt nė botė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 17-02-2007, 04:46
Minifotoja e anetarit pirro
I/e Sapoardhur
 
Reg: 12-11-06
Postime: 5
Kryesore

kam pasur rastin ta shohe kete Tonin
eshte me mire te rri ne Pulja e te kapi ndonje pension
ne Tirane ka gjetur nje teater qe as ne enderr se kishte pare
nuk e di ku i gjejn keta pesionista dhe te humbur dhe i sjellin
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės Sabahi Historia 1 16-06-2008 12:21
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:18.




Parajsa Shqiptare