Timo Flloko: Libri "Pertej fames" Marlon Brando "flet" shqip
Timo Flloko: Libri "Pertej fames" Marlon Brando "flet" shqip
Z. Flloko, perse vendoset te perktheni ne shqip autobiografine e nje prej aktoreve me te medhenj te botes?
Ishin disa arsye qe vendosa ta sjell para lexuesit shqiptar autobiografine e Marlon Brandos. Marlon Brando eshte nje nga figurat me te spikatura te kinemase boterore, i cili e revolucionarizoi konceptin e interpretimit aktorial ne film. eshte nje autobiografi e shkruar vete prej tij ne vitin 1994. Une e lexova kur jetoja ne Nju Jork, librin ma dha nje miku im.eshte nje liber me vlera te jashtezakonshme qytetare e ku shikojme Marlon Brandon, jo vetem si nje aktor te madh, por si njeri, si nje personalitet shoqeror i cili luftoi per te drejtat e njeriut, per te drejtat e zezakeve dhe te indianeve te Amerikes. Ai qendronte ne tribune prane Martin Luter Kingut ne fjalimin e famshem historik, ku tha "I have a dream" (Une kam nje enderr). Ai studioi me Stela Adlerin ne "Studion e Aktoreve" te Nju Jorkut dhe me aktore te tjere. Madje figura e tij Goodfather, tek "Kumbari", ku luan Vito Korleonen konsiderohet nga kritika si arritja me e shquar e kinemase deri me sot.
Mos kjo tregon se ai eshte idhulli juaj?
Sigurisht, une dhe aktoret e brezit tim ate e kemi pasur idhull dhe punuam ne baze te modelit te tij dhe te shume aktoreve te tjere te metodes, si Robert De Niro, Xhek Nikolson, Al Pacino, Robert Dival, etj.
Si te duket ky perkthim?
Kjo autobiografi eshte perkthyer nga anglishtja. Me ka ngrene nje vit kohe dhe shume mund. Libri eshte rreth 500 faqe dhe i ilustruar me fotografi dhe do te publikohet nga Shtepia Botuese "Skanderbeg books", qe ka botuar dhe librin tim me poezi "Robi i Manive". Per botimin ne shqip te autobiografise se Marlon Brandos jane marre te gjitha te drejtat nga "Random House" e Nju Jorkut, e cila e ka botuar vepren ne origjinal. Libri do te dale perpara lexuesit ne fund te ketij muaji. Do ta promovoj me studentet per aktore ne Akademine e Arteve. Mbase edhe me studentet e filmit ne studion "Marubi" te Kujtim cashkut ne Kinostudio. Libri jep nje mesazh shume te thelle, mbi personalitetin e artistit dhe te njeriut, te pashkeputur nga pervojat, nga mbresat e femijesise se larget dhe te hershme, qe luan nje rol vendimtar ne formimin e karakterit njerezor. Shikojme nje Brando rebel ndaj autoritarizmit dhe tuteles.
Ai shkoi ne shkollen ushtarake nga u perzu, sepse nuk mund te mesohej me diktatin ne ushtri. Zgjodhi profesionin qe iu duk me i pershtatshem per ta bere, edhe pse i ati i tij, me te cilin nuk pati kurre marredhenie te mira, ne fillim nuk besonte ne aftesite dhe mundesite e djalit te tij per te bere dicka. Shembulli i Marlon Brandos eshte unikal. Rralle aktore ne Amerike dhe ne bete kane pasur nje angazhim te tille aktiv ne hulline e ngjarjeve sociale te vendeve te tyre, e me gjere. Ai udhetoi ngado neper bote, beri dhe filma per skamjen dhe pabarazite shoqerore, ndihmoi dhe ceshtjen e disa e popujve, si per formimin e shtetit Izraelit ne ato kohe. Ngriti zerin per te drejtat e njeriut dhe kunder varferise se femijeve ngado neper bote. Punoi me UNICEF-in, Kombet e Bashkuara, etj. Ne kete liber jepet me shume figura e aktorit te madh Brando si njeri qe ka ndikuar ne zgjidhjen e disa ceshtjeve sociale dhe te drejtave njerezore?
Jane te dyja. Sic thashe me lart, eshte nje nje liber me vlera civile. Brando flet hapur, pa dorashka edhe per jeten e tij, eshte kritik ndaj pervojave dhe veprimeve te jetes se tij. Duket sikur ben nje katarsis te ndergjegjes se tij nga njera faze e jetes ne tjetren. Nga pikepamja profesionale, libri rrok te gjitha problemet esenciale te krijimtarise artistike te aktorit, ka te beje me analizen e tij dhe pervojat ne xhirimin e shume filmave me regjisore te ndryshem.
Nje nga gjerat me interesante, eshte pikerisht kjo ane. Ndaj aktoret, lexuesit dhe brezi i ri ne vecanti, do te shohin se si formesohet ne process krijues jeta dhe personaliteti i nje aktori te madh. Mos kjo qe thoni tregon qe ka ardhur koha qe edhe aktori Timo Flloko, duke shfrytezuar popullaritetin e tij, te sensibilizoje opinionin per problemet e vendit te tij, ashtu sic beri Marlin Brando ne Amerike dhe me gjere?
cdo aktor dhe cdo artist ne nje menyre, a nje tjeter e ka nje angazhim. Vepra e artistit eshte nje qendrim ndaj realitetit dhe ndaj problemeve. Sigurisht nuk eshte e domosdoshme qe Timo Flloko te marr nje pozicion tjeter, ate politik, mjaft te merrem me art, sepse arti u takon te gjitheve. Arti shpreh nje qendrim shoqeror, cdo artist eshte nje aktivist ne fushen e vet, kurse Brando ishte nje perjashtim, nje gjeni.
Cili eshte mendimi juaj, qe ndonese bota u kushton shume rendesi monografive per njerezit e shquar te artit, ne Shqiperi ndodh e kunderta?
cdo komb i kulturuar, ka fondin e tij biografik per personalitet e veta. Ne kemi shume aktore te shquar, per te cilet eshte shkruar fare pak. Me sa shihet, ne nuk e kemi sot kulturen e te shkruarit te autobiografive, apo te biografive per artistet e medhenj. Na mungojne biografite per kampionet e artit, te cilet nuk jane me si: Mihal Popi, Sander Prosi, Ndrek Luca, Marie Logoreci, Loro Kovaci, Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Prokop Mima, Gjon Karma, Ndrek Shkjezi, Preng Lekunda etj. Ka ndonje biografi, por s'eshte si tradite. Ne Perendim, porsa lind nje yll, biografet vrapojne, shkruhen libra jo nje, por disa rreth tyre. Ne Akademine e Arteve qe drejtohej dikur nga Esat Oktrova dhe Gezim Kame, ishte nje praktike e jashtezakonshme qe bisedat me artiste te shquar incizoheshin ne auditore dhe katalogoheshin, disa jepeshin dhe ne televizion. Kur erdhi Mihal Popi, ai nuk kishte ndonje shkolle, por ishte shkolle vete. Keshtu ka ndodhur me Mihalin, me Pjeter Gjoken, me Kadri Roshin, me Sulejman Pitarken dhe me shume aktore te tjere qe kane ardhur.
Nga ana tjeter, studentet ne punen e diplomes, shkruanin monografi per artistin dhe pedagoget ishim udheheqes artistike te atyre diplomave. Jane bere monografi per shume aktore nga studentet. Hapi i pare serios eshte hedhur. Ka material te mjaftueshem ne Akademine e Artve, ku studiuesit mund te marrin te dhena. Gjithsesi ato jane diploma modeste studentesh, por te mbushur plot me fakte te jetes. Nuk ka aktore te zeshem, te mos jete perfshire. Kjo ishte nje eksperience e mrekullueshme, e cila mund te shfrytezohet nga biografet, qofte dhe nga vete artistet per jeteshkrimin e tyre. Do vije nje dite qe dhe ju do te shkruani autobiografine tuaj?
Nuk e di, por kur lexova autobiografine e Brandos me la mbresa te medha, sa vendosa ta sjell ne shqip.
Ideja juaj eshte edhe nje nxitje per te shkruar biografi per artistet shqiptare?
Besoj qe koha ka ardhur. Sot ne bote behen botime te shumta dhe biografite, vecanerisht autobiografite jane gjerat me te lexueshme. Ato jane nje perzgjedhje e fazave me themelore te jetes se nje artisti, ndaj kane vlera njohese, historike, profesionalale dhe estetike.
Si i kujton tani pedagoget tuaj?
Kemi pasur pedagoge shume te mire. Do te cmoja pedagogen Drita Agolli. Ajo ishte me nje intuite te spikatur profesionale dhe na kultivoi ndjenjen ndaj se bukures ne art dhe dashurine per profesionin. Kujtim Spahivogli ishte nje tjeter pedagog dhe personalitet artistik i jashtezakonshem. Me te punova ne "Teatrin e Rinise", qe u zhbe nga nomenklatura komuniste, por edhe Mihal Luarasi, prej te cilit mesova ne praktiken krijuese po ashtu. Keta pedagoge mua dhe kolegeve te mi, na kane dhene profesionin, keshtu qe i kujtoj me shume respekt, vecanerisht Kujtimin, i cili nuk eshte me. Ata kane sjelle vlera te medha. Keto role qe shikoni nga aktore te brezave te ndryshem, jane fale kontributit te tyre te madh ne mesimdhenie.
Sot pak filma po realizohen ne Shqiperi, si mund te zgjidhet situata?
Kjo ndodh ngaqe mungojne parate. eshte mire qe shteti jep dicka, por duhet te jape me shume per kinemane. Anglia e zgjidh problemin e financimit te filmave nepermjet llotarise. Edhe tek ne duhet gjetur nje menyre per te dhene sa me shume per nje film. Te ndertohen kinemate, sepse jane prishur ato qe ishin. Kemi vetem nje Millenium, qe duhet pergezuar, por eshte mjerisht pak. Kinemaja nuk perben ndonje biznes ne Shqiperi, por nuk duhet humbur tradita e mire te se shkuares, qe nuk mund te kontesohet. Me vjen mire qe edhe ne keto kushte po xhirohen filma cilesore si "Parullat", "Tirana viti zero", apo "Lule te kuqe, lule te zeza", etj, qe jane filma shume te mire. Si e sheh te ardhmen e studenteve qe mbarojne studimet e larta per aktore, apo regjisure, mendoni se ka kushte per t'u bere nje dite yje te kinemase?
Nuk mund te behesh notar i mire pa notuar ne ndonje pishine apo ne det. Sot, mundesite per aktoret e rinj jane te kufizuara. Xhirohen pak filma dhe kur studenti mbaron shkollen, vihet perballe nje konkurence te forte perzgjedhjeje. Ka nje shans me teatrin, por edhe aty projektet jane jo gjithmone te shumte.
Keshtu qe, duhet t'i bjere ylli ndonje aktori te ri qe te dale, ne menyre qe te zgjoje interes tek regjisoret. Brezi im ne ate kohe, ne nje fare menyre, ka pasur mundesi, por dhe pamundesi ne nje plan tjeter. cdo kohe eshte e veshtire, vecse fati do te beje te veten, sic thote edhe Brando: "Une kam qene nje aktor me shume fat, rastisa qe te realizoj role ne rrethana shoqerore te favorshme per te arritur suksesin."
Keni bere shume bashkepunime me agjenci te huaja filmi. Si te jane dukur keto bashkepunime dhe a ndikojne ato ne filma cilesore dhe ne ngritjen e imazhit te kienamografise shqiptare ne bote?
eshte nje ide e jashtezakonshme, sepse do te vije nje moment, nuk dihet se kur do te vije, qe regjisorin shqiptar ta shikojme ne podin e Festivalit te Kanes, te Venecias, apo ne naten e dhenies se cmimit Oskar. Disa filma jane cuar per t'u perzgjedhur dhe jane cmuar dhe ne disa festivale ku kane marre trofe si: "Parrullat", "Tirana viti zero", "Kolonel bunker", "Lule te kuqe, lule te zeza", etj. Filmi ka nevoje per nje teme te mire, problematike te mire qe te realizohet mire. Tashme kushtet jane permiresuar edhe teknikisht. "Syri Magjik" eshte filmi qe kam punuar se fundi pas kthimit nga Amerika me Kujtim cashkun, ai eshte bashkepunim me gjermanet. Filmi eshte xhiruar me parametra teknike te tjere, nepermjet elektronikes dhe pastaj konvertuar ne film.
Arritja e nivelit teknik, sic po e shikojme ne te gjitha filmat e koheve te fundit, eshte me e mire se c'ka qene pas kolapsit, edhe ne Kinostudio. Me vjen keq qe nje film si "Vdekja e Kalit", i cili ka nje rezonance tek shqiptaret dhe te huajt, u be me sakrifice te madhe, por teknikisht pati probleme, ai e humbi pjesemarrjen ne Festivalin e Kanes atehere per nivelin teknik. Filmi me te cilin e xhironim, ishte pothuajse i skaduar, nje orvo qe kishte mbetur stok, nga periudha para '90. Sot xhirohet me celuloid shume te mire, kushtet teknike jane te mira dhe bashkepunimet premtuese. Kete po bejne regjisoret qe duhen pergezuar, qe nga Gjergj Xhuvani, Artan Minarolli, Mevlan Shanaj, Fatmir Koci, i cili do te beje filmin mbi motivet e librit te Kadarese "Viti i Mbrapshte". Jane te gjithe artiste me deshire per te krijuar dhe kjo eshte shume e rendesishme. Ka edhe mosfunksionim; eshte bere nje skenar mbi vepren e Mitrush Kutelit "E madhe gjema e mekatit" dhe Qendra e Filmit nuk i ka dhene ende driten jeshile! Skenari eshte interesant, keshtu vitet ikin, mosha kalon dhe vepra s'behet.
Po te ardhmen e teatrove private, si e shikoni?
Mendoj qe ka ardhur koha e teatrit privat. Por, kjo varet nga mundesia qe kane sipermarresit per te krijuar. Une kam pare para dy vjetesh nje shfaqje shume te bukur te vene nga "Teatri i Alternatives". Por, qe te ekzistojne keto lloj teatrosh, duhet investim. Teatri dhe filmi kerkojne shuma te medha parash. Para 90-tes filmat financoheshin nga shteti, ndersa sot shuma prej 250 mije eurosh qe mund te jape ai, eshte e vogel per te bere nje film, sot gjithcka konvertohet ne vleren e parase.
Ju vete keni ndonje projekt?
Sapo kam mbaruar filmin "Syri Magjik", do te prezantohet me 1 nentor ne kinema "Millenium". Kete here une kam per here te pare nje rol opozitar. Rolet kryesore i kane Bujar Lako e Rajmonda Bulku. Kam projekte te tjere qe presin te fillojne.
Si ju duket ky rol negativ, kur gjithmone keni interpretuar role pozitive?
Filmin nuk e kam pare, dhe pa e pare, nuk mund te them asgje. Roli qe kam me ka pelqyer, kam provuar ne role te tille sigurisht modeste ne disa filma qe kam bere ne Amerike, si "bad guy", pra, te keqij dhe vrasesa.
Librin tuaj me poezi "Robi i Manive", e keni ribotuar tri here, letersia ka qene nje pasion i juaj i femijerise?
Kam shkruar poezi qe ne gjimnaz, e kisha pasion letersine, rralle kam publikuar ne shtyp. Si femije deshiroja te behesha pilot. U mora pak me boks, me basketboll, por te gjitha i lashe pergjysem. E doja edhe letersine. Te gjitha keto endrra u shuan, kur rastesisht konkurova dhe fitova per artin dramatik. Kurre nuk dihet perzgjedhja qe ben njeriu ne jete. Kur vendosa te konkuroj per aktor, babai im, i cili ishte mjek, me tha: "Do te shkosh per aktor, por duhet te dish qe eshte nje profesion, kur konkurrenca eshte me e forte se mes ne mjekeve". Ne te vertete, vellai im, Aleksander Flloko, ishte ai qe me injektoi pasionin per t'u bere aktor. Me te ne inskenonim skecet e Leka Krutes dhe Gaqo Vishit te estrades se Vlores dhe une isha nen hijen e talentit te tij te atehershem. Ai kishte talent e pasion me te madh se une per aktor, por duke qene nje nxenes i shkelqyer, nga ndjenja e nje "turpi" paragjykues ndaj profesionit te aktorit ne ato vite, perfundoi ne shkenca. Kete shpesh e kujtojme me humor: "Une isha i dhene pas peshkimit, ti nuk zure ne jeten tende nje peshk te vetem dhe per paradosk, u bere specialist i larte i peshkimit, une aktor!"
Skam dyshim, se do te ishte bere aktor shume me i mire se une. Ne Hollivud i thone: "Dog eats dog". Me pune arrita te behem dikushi ne kinematografine shiptare.
Duke qene se artistet jane tipa te ndjeshem njohja me bashkeshorten ka ndonje te vecante? Sigurisht qe eshte e vecante. Me Veren, mbi te gjitha kemi ruajtur dashurine. Jemi njohur ne Tirane. Ajo ka qene studente dhe une kam qene professor i saj.
Jeni me fat qe keni per grua nje femer si e mirenjohura Vera Gabocka?
Do ta kisha quajtur veten pa fat, po te mos kisha zgjedhur nje grua si Vera. Si artiste Vera ka nje finese dhe shije te holle profesionale. Ne e frymezojme ne krijimtari njeri-tjetrin, ajo mua si aktor, une ate si regjisore. Linda, vajza jone thote se pa njeri-tjetrin, do te kishim qene qene artiste te paplotesuar, dhe aq me shume une s'do te kisha ardhur ne bote. Linda studion per mjekesi ne Los Anxheles ne Kaliforni, ka 10 vjet qe jeton atje. Ajo ka zgjedhur mjekesine perpara aktrimit.
Babai im ka qene mjek dhe, me sa duket, ka ndodhur procesi vullkanik i nderrimit shtresor por eshte zgjedhja e saj dhe kjo eshte e rendesishme.
Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking for a successful personality to duplicate it.
Bookmarks