| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Suela Konjari: Ndjeva emocion tė papėrshkrueshėm nga ato duartrokitje Gazeta SOT Shfaqja e fundit nė Teatrin Kombėtar, Ne tė gjithė kėndonim Margaritėn ka njohur jo vetėm njė sukses tė madh, por pritet edhe qė tė rivihet sėrish javėn tjetėr nė skenėn e sapo inaguruar tė kėtij teatri. Njė prej aktorėve tė trupės sė kėsaj drame- satirė ėshtė edhe Suela Konjari, aktorja qė ka ditur tė skalisė aq bukur rolet e kėndshme nė jo pak komedi. Nė kėtė intervistė me Suelėn ajo flet pėr rolin, dashurinė e veēantė pėr teatrin, idetė dhe ėndrrat e saj, tė cilat janė po aq befasuese sa edhe shpirti i saj i ndjeshėm prej artisteje.E ndėrsa presim ta njohim edhe nė tė tjera fusha, pėrveē teatrit, Suela gjeti pak kohė para shfaqjes sė djeshme tė na japė kėto mendime tė vyera rreth jetės dhe roli tė saj nė kėtė komedi... Jeni nė ditėn e tretė tė shfaqjes Margarita, qė ka patur shumė sukses. Si e pret njė aktor i kėsaj trupe kėtė fakt? Jam shumė e lumtur, jo vetėm pėr suksesin e Margaritės, por jam krenare pėr faktin qė bėj pjesė nė kėtė shfaqje, pėr faktin e rikthimit tė publikut nė teatėr. Kjo ėshtė fitorja mė e madhe e kėsaj shfaqjeje. Kur u zgjodhėt Brenda trupės sė kėsaj shfaqjeje, si u ndjetė, pėr vetė provokimin qė ka kjo vepėr? Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, Hervini ėshtė nga ata regjisorė qė punon me trupė ku aktorėt janė edhe miq me njėri- tjetrin. Rezultatet janė shumė tė mira, kur punohet mes miqsh. Krijohet njė familje e madhe, qė gjithēka e bėn me dėshirė dhe dashuri, pėr tė patur rezultat. Kur mė propozuan pėr kėtė rol, lexova veprėn dhe mė pėlqeu shumė, sepse nuk ėshtė thjesht njė komedi qė tė bėn tė dėfrehesh, port ė bėn edhe tė mendohesh. Roli mė ka pėlqyer shumė, sepse ėshtė rol i karakterit, unė bėj aty tė gjitha ato gjėra qė nė jetė nu8k i bėj asnjėherė. Nė tė vėrtetė, si ishte tė ishe vajza e njė kandidati pėr bashki, tė futeshe nėn petkun e familjes sė njė politikani? Do thoja tė njė politikani qė bėn njė politikė tė keqe, qė bėn njė politikė thjesht tė fasadės, tė mashtrimit. Si personazh, si vajzė e tij, jam pjesė e perversitetit tė kėtij politikani. Jam munduar qė ti vesh personazhit jo vetėm shėmtinė e saj, por edhe njė perversitet psiqik, njė perversitet psikologjik. Domethėnė ēdo gjė tė keqe qė mund tė ketė njė njeri pervers. Ajo ėhstė egoiste, me vese, histerike... Ėshtė gjithēka e keqem, sepse ėshtė rritur nga njė familje me njė baba politikan. Vepra provokon, po ju a provokoni nė lidhje me fėmijėt e politikanėve? Nuk e kam patur qėllimin tė provokoj fėmijėt e politikanėve, nuk ka lidhje fare me kėtė gjė. Kam patur qėllimin qė sa e dėmshme ėshtė tė tė drejtojnė njerėz me probleme, siē ėshtė babai im nė rol. Vepra ėshtė shumė aktuale, po pėrtej kėsaj kohe, ēfarė mesazhi mbart? Nė tė vėrtetė, veprėn Bashkim Hoxha e ka shkruar nė vitin 1984. meqė kam rastin, dėshiroj ta falenderoj qė mė dha rastin tė luaj nė njė vepėr tė tillė, qė ėshtė kaq profesional, kaq mik i mirė, qė unė tė luaj njė vepėr qė ėshtė vėrtetė dramė shqiptare, sepse pėr mua kjo ėshtė njė tragji- komedi. E falenderoj shumė qė e ka shkruar tė tillė kėtė rol dhe kur e ka ripunuar, e ka bėrė me shumė dashuri rolin tim. E falenderoj nga zemra, sepse nė galerinė e roleve tė mia ka bėrė qė unė ti shtoj edhe njė yll tė vogėl, por qė ndriēon vėrtet. Cilat janė komplimentet mė tė mira qė keni marrė nė kėtė rol dhe a ia arritėt ju si aktore deri nė fund atij? Si aktore, jam e tillė qė ēdo ditė qė kalon nė shfaqje dua tė shtoj edhe diēka mė shumė nga sa kam bėrė deri nė atė moment, nėe krahasim me atė qė bėj. Nė tė vėrtetė, kam marrė shumė komplimenta pėr rolin, nga gazetarėt, nga ju, nga kolegėt e mi, miqtė dhe tė afėrmit e mi, por ata qė dua tė falenderoj mė shumė janė publiku, qė mė duartrokiti aq shumė. Kisha kohė qė nuk i dėgjoja kėto duartrokitje si nga stadiumi, do thoja, ashtu dallgė- dallgė e deri sa shuhen. Po pėrsa i pėrket premierės nė Durrės, si ishte pritja? Publiku i Tiranės ėshtė njė publik me tė cilin jam familjarizuar, ndėrsa nė Durrės tė gjithė pėrqendrimin tim e kisha tė dyfishtė, se doja tė fitoja edhe zemrat e publikut durrsak. Dhe me tė vėrtetė ishte si njė ogur i mirė qė ne shfaqjen e dhamė sė pari nė Durrės. Ne qeshim me njėri- tjetrin kur themi qė kemi hyrė nė Guiness, se e dhamė shfaqjen nė datė 30 dhjetor dhe salla ishte plot, gjė qė skishte ndodhur ndonjėherė. Qa mė tepėr nė Durrės, me njė spektator sqimatar, qė e kėrkon tė bukurėn me elegancė dhe nuk tė toleron, ti jep duartrokitjet vetėm kur e meriton dhe pėr kėtė i jam shumė mirėnjohėse Durrėsit. Do tė doja tė kisha tė tjera bashkėpunime atje, se siē duket edhe era e detit tė bėn mirė. Kthehemi tek karriera artistike deri mė sot, disa nga rolet dhe bashkėpunimet qė keni patur dhe veēoni? Unė tashmė jam nė atė brez tė mesėm tė aktorėve dhe kam goxha personazhe dhe, kam patur fatin qė, si aktore karakteresh tė kem gjithmonė role tė veēanta. Fatin mė tė madh e kam patur se kam luajtur me aktorė tė shkėlqyer pėr partnerė, siē ėshtė Roland Trebicka, Agim Qiriaqi, Fatos Sela, Yllka Mujo, Raimonda Bulku, Luiza Xhuvani. Kam patur shansin e madhe qė kam patur nė krah edhe regjisorė tė mėdhenj, ajkėn e regjisorėve shqiptarė, tė madhin Pirro Mani, i cili ka qenė profesori qė mė ka pėrgatitur pėr shkollė tė lartė bashkė mė bashkėshorten dhe, siē duket ajo fjala e urtė popullore Dielli duket qė nė mėngjes u duk e dhe tek mua, qė siē duket nga pėrgatitja me Pirro Manin unė e pata me diell rrugėn e teatrit. Kam punuar me regjisorin Arben Kumbaro dhe me mikun tim, qė ėshtė e ardhmja e e regjisė shqiptare, Hervin Ēulin dhe mė vjen mirė qė e kam mik dhe regjisor. Kam punuar edhe me Gėzim Kamen, profesorin tim dhe me njė regjisor tė madh rumun Mihail Manulesku, pėr tė cilin akoma kam nostalgji, nga i cili akoma kam shėnime nė bllokun tim dhe nuk do tė harroj asnjėherė sė lexuari shprehjen qė ai mė tha ditėn e par tė provės gjenerale para rolit, kur mė tha: Asnjėherė mos harro se komedia ėshtė matematika e lartė e teatrit dhe pėrpiqem qė nė personazhet qė luaj tė mos pėrpiqem tė bėj tė qeshė publikun, por pėr tė luajtur hallin qė kam. Sa mė mirė ta luash kėtė rol, aq mė qesharak bėhesh nė sytė e tyre. Jam njė aktore qė e dua shumė skenėn, nuk jetoj dot pa teatrin, nuk kam turp tė bėj asnjė lloj pune. Di tė qep shumė mirė, tė bėj rrobaqepėsen, por e dashuroj kaq shumė teatrin, sa pushimet verore mė duken tmerrėsisht tė gjata pa skenėn. Jam e emocionuar edhe tani qė flas, kur them qė kisha pothuajse gjashtė muaj qė nuk isha ngjitur nė skenėn e teatrit dhe jam akoma mė e lumtur qė e shikoj sallėn vetėm me njerėz tė bukur, me njerėz tė mirė, qė dinė tė tė duartrokasin dhe ato unė i marr gjithmonė si dashuri, dashuri dhe dashuri! Regjisori Ēuli tha se ai ka zgjedhur tė punojė me kastė aktorėsh tė lėnė disi mėnjanė nė kėtė kohė. Ka ndonjė problem kėtu, brenda teatrit? Jo, ajo ėshtė thjesht zgjedhje regjisorėsh. Hervini ėshtė nga ata regjisorė qė, e them pa modesti, zgjedh tė punojė vetėm me aktorė tė talentuar dhe shumė punėtorė. Ne jemi tė lumtur qė me veprėn qė kemi nė dorė kemi shumė kėrkesa dhe se teatrit i kemi rikthyer publikun. Vepra do tė rishfaqet dhe kjo ėshtė e treta herė. Qė nga Durrėsi ne kemi pritur tė japim shfaqjen edhe nė Tiranė dhe kemi patur dashamirėsinė e drejtorit tė teatrit Kristaq Skrami, i cili bėri tė mundur qė shfaqja jonė tė inagurojė rikonstruksionin e skenės. E konsiderojmė nder kėtė gjė, pėrveē kėsaj them qė ka ngjitur shumė mirė me publikun, sepse tė bėn tė mendosh dhe dėshirosh dhe ėshtė vepėr qė bėn tė bashkohet loti me buzėqeshjen. E nė fakt, premiera juaj nė Tiranė u dha nė ditėn e Shėn Valentinit... Ishte fantastike qė nata e parė nė Tiranė pėrkoi me festėn e tė dashuruarve! Sepse njė grup artistėsh tė dashuruar me teatrin festuan Shėn Valentini sė bashku me publikun. Cilat janė projektet e sė ardhmes? Nė tė vėrtetė, kemi njė tjetėr vepėr e regjiorit Bashkim Hoxha, i cili duhet thėnė qė ėshtė bėrė pjesė e pandashme e grupit tonė dhe jemi tė lumtur qė ai bėn pjesė nė grupin tonė. Ne na duket vetja si nė kohėn e Molierit dhe do donim tė kishim aty edhe njė ēadėr, ku tė vėmė veprat, aty tė luajmė etj, etj. Pra, kemi njė vepėr tjetėr tė Bashkimit dhe pretendojmė tė bėjmė njė punė tė madhe, se edhe ajo ėshtė njė vepėr e fuqishme, por me njė tjetėr dimension. Ėshtė sėrish njė komedi dhe themi qė do bėjmė n jė gjė shumė tė bukur. Pėrsėri Hervini, Bashkimi dhe ne formojmė njė trekėndėsh barabrinjės, me tre kulme tė fuqishėm, tė qėndrueshėm. Pretendojmė tė fillojmė ta punojmė nė pranverė dhe mė pas do ti kushtojmė rėndėsinė e duhur, qė tė realizojmė njė vepėr tė dashur pėr publikun. Sa ju mbėshtet familja dhe sa kėrkoni ju prej saj? Kam fatin qė nė katėr vetė tė familjes, tre jemi tė fushės sė artit: jam lindur nga njė baba artist, kam njė motėr kėngėtare, mexosoprano nė Opera, Manjolėn, kam njė vajzė qė studion nė shkollėn e baletit. Duke qenė njė familje me artistė, e kuptojmė dhe pėrkrahim shumė mirė njėri- tjetrin. Megjithatė, unė kam edhe njė motėr jashtė kėsaj pjese tė artistėve, qė ėshtė mbėshtetje fantastike. Motra ime ėshtė Nina, motra ime e vogėl, pėr tė cilėn mė bėjnė vėrejtje, qė gjithmonė nė intervista unė nuk e pėrmend atė, por unė flas pėr artin nė intervista qė jap, prandaj nuk e kam pėrmendur. i them qė e dua shumė dhe edhe kur nuk e pėrmend, e kam nė mendjen time. Duket se jeni mė e prirur nga komedia apo jo? Shiko, unė nuk e kam klasifikuar asnjėherė veten nė aktore komedie apo drame. Kudo qė ka role karakteri, nė dramė apo komedi, unė jam shumė e dėshiruar tė luaj. Sigurisht, mė vjen mirė kur rolet bėjnė tė qeshin shumė persona, i bėn ata tė lumtur. Komedia mė pėlqen, por ėshtė edhe njė gjini shumė e vėshtirė. Gjithsesi, duke e dashur shumė teatrin e bėj ēdo gjė me pasion. Kam dėshirė ti bėj tė gjitha gjėrat me dashuri tė madhe. i qėndis rolet e mia deri nė detaje. Teatri do fuqi tė madhe, teatri do vullkane. Sa rol ka kinemaja dhe televizioni nė karrierėn tuaj si aktore? Unė kam bėrė edhe role nė disa filma, por tė them tė drejtėn, dashuria ime pėr artin mi ka errėsuar kaq shumė sytė, saqė bėn qė edhe kur tentoj ta kthej kokėn nga ndonjė film, tė kthehem sėrish tek tetari. Kjo vjen sepse, duke qenė natyrė pasionale, nė teatėr mė pėlqen ta ndiej dashurinė e spektatorit direkt nė fytyrėn time. Ky ėshtė gjithė sekreti i kėsaj dashurie qė kam pėr teatrin. Si jeni nė jetėn e pėrditshme, pėrtej asaj qė njohim nė skenė? Sikur tė kisha njė shkop magjik do bėja ēudira, qė tė mos shihja asnjė fytyrė tė vuajtur, asnjė njeri tė varfėr. Mė klasifikojnė nė natyrat altruiste. Dua patjetėr tė ndihmoj shumė, loti mė buron natyrshėm nga hallet dhe shqetėsimet e tė tjerėve. Do doja patjetėr ta kisha shkopin magjik! Ku mbėshteteni nė realitet, pėr tė gjetur forcėn? Mbėshtetem tek dėshira juaj pėr tė na mbėshtetur dhe pėr tė na kushtuar ato dy orė nė teatėr ne. Shohim qė edhe televizioni ju pikas shpesh, keni ndonjė tendencė drejt tij? Mua mė intrigon shumė televizioni dhe do kisha shumė dėshirė tė drejtoja njė spektakėl me artistė, ku ne tė kėrcenim. Mė intrigon tė bėj diēka nė televizion, por nuk kam njė projekt konkret. Si ishte ideja pėr tė patur njė rol tek Familja Shatrapatra nė televizion? Shansin e madh ma dha Zhaku, e cila mua mė intrigon, qė jo vetėm ėshtė regjisorja ime kėtu, por kemi luajtur bashkė edhe nė njė pjesė shumė interesante franceze, ku unė kam luajtur rolin e shėrbyeses zezake dhe Zhaku ka qenė heroina e veprės. Mė bėri ftesėn dhe kur pashė kukullat mė pėlqyen shumė. Madje, kur shkoj pėr emisionin atje jam dhėnė aq shumė pas kukullės sime, saqė mė duket sikur jam unė ajo dhe i rregulloj baluket. Mos mendoni asnjėherė se kukullat janė pėr tė luajtur fėmijėt, ato janė edhe pėr tė menduar tė rriturit. Emisioni ėshtė i veēantė, se ajo bėn regjinė dhe skenarin vetė dhe, tė them tė drejtėn, ka njė dorė shumė tė bukur. Ajo ka njė gjė shumė tė veēantė nė duar dhe publiku ka ditur ta kapė. Magjinė e radios gjithashtu e keni provuar. A keni menduar ndonjėherė tė jeni pjesė e saj nė tė ardhmen? Tashmė kanė kaluar dy vjet qėkur unė jam larguar nga Radio Eurostar dhe i pėrshėndes tė gjithė miqtė aty,. Tė them edhe njė sekret: nė atė radio unė kam qenė Nafija e barcaletave. Ka qenė njė emision qė mė pėlqente shume dhe telefonatat me njerėzit direkt mė pėlqenin shumė, se i dua shumė njerėzit. Kam bėrė edhe miq nga ato telefonata dhe shumė pak e kanė kuptuar, por kur jemi takuar kanė thėnė se ishte e pabesueshme. Mė vjen mirė qė paskam krijuar njė karakter interesant edhe nė radio. Ishte eksperiencė shumė e veēantė. Cila ėshtė njė hobi qė keni? Mua mė pėlqen shumė poezia. Nė spektaklet qė bėhen me poezi, qė kėtu janė shumė pak dhe ėshtė fatkeqėsi shumė e madhe, do doja tė organizoheshin siē bėhen shfaqjet teatrale. nė poezi jam njė tjetėr Suelė, e brishtė sikurse ėshtė edhe poezia. E dua dhe mė pėlqen shumė poezia. Njė pėrshėndetje pėr fansat tuaj, qė me siguri janė shtuar edhe mė, qė nga shfaqja Margarita? I pėrshėndes dhe u them qė do ua shpėrblej ēdo sekondė duartrokitje qė mė dhurojnė!
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |