| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Sekretet e magjisė sė njė kineasti Admirina Peēi Dhimitėr Anagnostit nuk i pėlqen tė flasė pėr sekretet e filmit. I pėlqen tė dėgjojė, tė ndjekė pak hapa larg rrugėn ku ecėn krijesa e tij. Mė e fundit krijesė artistike e mjeshtrit tė kienmasė. Kanė kaluar 17 vjet qė prej momentit tė fundit, kur ka pėrjetuar kėto ndjesi. Atėkohė ishte i mbėrthyer me emocionet e njė vepre tė guximshme filmike, bazuar nė romanin Gjenerali i ushtrisė sė vdekur tė Ismail Kadaresė. Pas dėshtimit tė francezėve me kėtė vepėr, Anagnosti ndodhej para njė sfide. Realizoi njė film tė mirė. U vlerėsua nga kritika. I ndoqi tė gjithė hapat e kėsaj vepre filmike. Dhe iu kthye laboratorit tė tij. Atje, mes fletėsh e historish nė mendje, u krodh nė njė botė tė re. Njė botė, tė cilėn nuk do ta nxirrte prej vetes pėr 15 vjet, deri nė momentin e fundėm, kur gjithēka duhej pėrcjellė pėrmes kameras. Krijoi njė tablo pėr tė gjithė. Tashmė pėrtej mendjes, pėrtej zemrės sė tij. E ka lėnė tė ecė vetė, si njė fėmijė qė sapo ka prekur sinjalet e para tė kėsaj jete e duhet ti hedhė vetė hapat. Ėshtė njė film qė mė ka prekur, i them. Kam parė spektatorė, qė, mbase nė shfaqjen e dhjetė tė filmit, dilnin tė pėrlotur nga kinemaja, qė qeshnin e tronditeshin me karaktertet, spektatorė qė duartrokisnin gjatė edhe pse nuk ishte nata e premierės.... Anagnosti nuk thotė asgjė. Buzėqesh pak. Ndihet sedra e pėrkėdhelur e artistit. Kjo do tė thotė, sipas tij, se vepra ka komunikuar me njerėzit. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr tė. Ēfarė ėshtė njė film i mirė pėr ju, - i them. Dhe Anagnosti pėrgjigjet shkurt: Njė film i mirė ėshtė njė vlerė e madhe shpirtėrore e kombit, e sjellė me art tė madh nga njė shkrimtar ose kineast. Njė film ėshtė i mirė kur bėhet pjesė e botės shpirtėrore tė tė gjithė njerėzve. Sipas tij, nėse filmi emocionalisht ka njė ndikim tė dukshėm te njerėzit, tė cilėt pėrjetojnė, por edhe mendojnė mbi atė qė kanė parė, kjo ndodh sepse e ndjen se ėshtė lėndė, mentalitet, filozofi qė drejton ende jetėn tonė. Futemi pak mė thellė filozofisė sė Anagnostit dhe filmit tė tij. E pyes pėr frikėrat. Shumė frikėra pushtojnė mendjen dhe shpirtrat e njerėzve. Mbi tė gjitha frikė pėr mbijetesė, frikė mos humbet gjėrat e shtrenjta, frikė mos cėnohesh nė egon tėnde, nė pronėn tėnde, frikė mos paragjykohesh, frikė nga detajet mė tė rėndomta tė kėsaj jete, frikė mos je mė i ashpėr nga ēduhet....tė gjitha i has nė filmin e tij Gjoleka, djali i Abazit. Dhe Anagnosti thotė: Po njeriu ėshtė qenie shpirtėrore, racionale, qė kėrkon tė pėrsoset. Mbi tė tjetrat, kėrkon tė mbijetojė. Nė vazhdimėsinė e jetės, fėmijėt e tij kėrkon ti modelojė sipas mendimit e mentaliteti tė tij. Ėshtė normale, aq mė tepėr, nė njė shoqėri patriarkale, siē ka qenė e vijon tė jetė kjo e jona, thotė Anagnosti, ndėrsa sjell nė mend shumė detaje nga karakteret e filmit tė tij. Sa nota biografike kanė depėrtuar te Gjoleka, djali i Abazit? Rrėfimi i Anagnostit pėr fėmijėrinė, pėr jetėn e tij, zbeh shumė paramendime qė krijohen pasi del nga kinemaja. Nė fillim, kur e pyet se cili ėshtė ai nė film, Gjoleka apo Abazi, Anagnosti ta pret shkurt: Unė jam edhe Gjolekė, edhe Abaz, edhe e shoqja e Abazit, edhe tė gjithė personazhet qė sillen rreth tyre. Ėshtė difekt i vjetėr imi ky, thotė regjisori dhe nuk ndalon te asnjė nga karakteret e filmit tė tij. E pyes pėr fėmijėrinė. Kujtimet e tij janė ndryshe nga gjithė ēpėrcjell filmi. Ėshtė rritur nė njė fmailje tė emancipuar. I ati e shkeli Amerikėn qė kur ishte ende fėmijė. Fliste njė anglishte dhe italishte tė pėrsosur. Ishte njė qytetar i botės. Kishte fituar njė zanat qė i jepte udhė ėndėrrave dhe dėshirave tė tij. Si shofer, kishte bredhur gjithė Ballkanin e mė pėrtej. Ishte njė njeri qė lexonte shumė dhe mė qortonte veprat e mia, skenarėt qė i jepja tė mi lexonte. Shpesh herė mė thoshte: Kjo nuk vlen hidhe poshtė. Ky ėshtė realisht raporti me tim atė. Kemi qenė shumė shokė. E donte shumė Rozėn, dhe mua mė qortonte. Mė thoshte je i ashpėr...ēfarė nuk mė thoshte. Por mė donte shumė. Ishim miq. Duket nuk ka gjurmė nė jetėn e tij nga hija e babait sipas modelit tė Abaz Gjikės. As vetė nuk ėshtė baba i ashpėr. Nė familjen tonė unė isha liberali, Roza konservatorja. Kam patur raport shoqėror me vajzat e mia dhe sot e gjithė ditėn ka mbetur njė raport i tillė, thotė regjisori, ndėrsa tė rrėzon edhe imazhet qė ke ngritur brenda vetes, mbi terrenin, shoqėrinė ku ėshtė rritur ai vetė. Ngjarjet e kėtij filmi ndodhin nė jug tė Shqipėrisė. Vendi ku ėshtė xhiruar filmi nuk lidhet shumė me tė. Filmi mund tė ishte xhiruar nė Kuē, nė Vranisht... Meqė ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh njė fshat ku tė jenė tė ruajtur gjithė detajet, atėherė do tė manovrosh, mbase me njė ansambėl fshatrash ku tė gjesh atė atmosferė me tė gjithė detajet qė ke nė mend, pėr tė realizuar filmin. Unė kam lindur nė Himarė, jo nė Labėri. Himara ėshtė ndryshe. Komunikon me Labėrinė, por ėshtė tjetėr gjė. Himara ka qenė gjithmonė nė breg tė detit dhe ka pasur mė afėr Evropės. Unė vij nga njė familje, pronarė anijesh. Kanė lundruar gjithė Mesdheun deri nė Amerikė, e mė pėrtej. Kanė patur anijet e tyre. Jam rritur me kėtė vizion me tėrė hapėsirat e detrave, tregon Anagnosti. Sa hyj atje, shoh Borshin. Njė horizont pa fund, jetoj e rijetoj me pėrrallat e tregimet e detit, e tė malit. Veē kėsaj familja ku jam rritur unė ėshtė familje me shumė histori detarėsh, legjendash, tragjedish, vrasjesh, vetvrasjesh...e tė tjera drama tė shtėpisė sime. Por tė gjithė kėto nuk lidhen shumė me filmin... Anagnosti e pohon me zė tė sigurt se filmi ėshtė njė mbarsje me histori e legjenda, tė cilat kanė hedhur shkėndija nė botėn e tij artistike. Ai film psikologjis mė thellė, shkon pėrtej ēdo pėrjetimi personal. Ėshtė njė vepėr qė pėrmbledh pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tu emancipuar, pėr tė hyrė me vuajtjet dhe traumat e saj nė rrugėn e zhvillimit perėndimor. Shqipėria ka qenė dhe mbetet mes Lindjes e Perėndimit. Ne jemi muslimanė, ortodoksė, katolikė, jemi evropianė. Jemi populli, qė ende jeton me zakonet dhe ritet e mesjetės. Kemi njė shoqėri qė vende-vende ėshtė edhe parashtetėrore, siē ėshtė Malsia me Kanunin e saj. Jemi njė vend me traditė kulturore shumė tė vjetėr, por me njė zhvillim tė vonė, thotė regjisori i kėtij filmi tė veēantė, ku askujt nuk mund ti shpėtojė njė detaj i rėndėsishėm: historia. Nė krijimtarinė e tij ai nuk merret shumė me ngjarjet. Pėr tė ngjarjet janė sekondare. U jep mbi tė gjitha rėndėsi karaktereve. Historia jonė, sipas tij, ėshtė ngritur mbi karaktere. Falė Zotit kemi njė indentitet tė pėrcaktuar qartė dhe tė fortė tė karaktereve, pėr gjėra qė quhen shqiptare, qoftė nė Malėsinė e Veriut apo atė tė Jugut. Kemi njė identitet shumė tė fuqishėm, edhe pse jemi njė popull i vogėl. Kemi ēfarė ti themi botės. Kemi njė histori dramatike, por krenare. Nė fund tė fundit, kjo specie me njė gjuhė tė pashkruar, vjen nė shekullin e XX me njė identitet kulturor tė spikatur, mendoni cckualitet ka. Ka jetuar mes perandorish tė mėdha,rrebeshesh kryqėzatash... dhe vjen me njė realitet befasues. Kemi njė gjuhė qė studiohet nė tė gjithė katedrat e gjuhėsisė. Por a ėshtė ky ansambėl karakteresh qė komunikojnė pėrsosmėrisht nė veprėn e tij, ēelėsi pėr tė depėrtuar pėrtej kufijve dhe botės sė shqiptarėve? Pėr Anagnostin kjo nuk ėshtė mė e rėndėsishmja. Nuk mė intereson shumė se si do tė konsiderohet filmi nė njė auditor tė huaj. Filmi ėshtė pjesė e strukturės shpirtėrore tė kėtij populli. Nėse do tė ketė pėrkitje dhe do tė gjejnė edhe tė tjerėt komunikim me kėtė vepėr, do tė ishte gjė e mirė.Unė nuk e di.Duhet tė eksperimentoj. Thjesht doja tė bėja njė film pėr popullin tim dhe tė them, tek e fundit: Jam unė. Dhe ėshtė vėrtetė disa hap larg krijesės sė tij artistike. E kundron prej sė largu, dhe nuhat pikat e forta dhe ato mė tė brishtat e tij. Kur e pyes nėse ka bėrė divorc tė vėrtetė mė kėtė vepėr thotė JO. Sipas tij nuk mund tė ketė divorc tė vėrtetė. Nuk ndahesh dot nga vepra. Ajo tani ėshtė tek spektatori. Unė e kam vuajtur, e kam mbajtur shumė kohė brenda meje. Tani e kam nxjerrė nė jetė. Do tė mė vijė mirė si pėr njė fėmijėn timin, kur tė dėgjoj fjalė tė mira pėr tė. Zaten, ėshtė dėshira ime tė dėgjoj fjalė tė mira. Nė heshtjen e mjeshtrit Pse i ka munguar kaq vite kinemasė shqiptare Dhimitėr Anagnosti? Njė heshtje 17 vjeēare nė botėn e filmit, ngjan shumė. Por ai nuk e pranon kėtė. Nuk jam ndarė asnjė ēast nga kinematografia. Kam menduar se ēdo kohė ka qenė nė shėrbim tė saj. Pse e them kėtė? Sepse unė kam bėrė njė ligj pėr kinematografinė kur isha ministėr Kulture, e falė tij u ngrit njė Qendėr Kombėtare e Kinemasė ku aplikojnė shumė regjisorė pėr tė fituar financime pėr filmat e tyre. Nė kėtė qendėr, erdha njė ditė qė aplikova edhe unė. Fitova nga ky kontribut imi. E duan kineastėt apo jo, kjo ėshtė punė e tyre. Kineastėt nuk mund tė mė penalizojnė mua si njė ministėr i dėshtuar. Mund tė mė penalizojė dikush tjetėr, por jo kineastėt. Pėrtej kėtij angazhimi, qė gjithsesi lidhet ngushtė me kinemanė, Anagnosti pohon se as nga krijimtaria nuk ėshtė ndarė. Gjatė kėtyre viteve ai shkroi edhe dramėn Nata e trokitjeve nė xhama, e cila u vu nė skenė dhe u prit mirė nga kritika. Ėshtė angazhuar shumė me fondacionin Fan Noli, njė institucion ku kanė pėrfituar mbėshtetje me dhjetėra e dhjetėra artistė. U ktheva tani, sepse tė gjithė jemi qenie tė vdekshme dhe tė gjithė luftojmė kėtė defekt, nėse mund ta quaj kėshtu. Ne duhet ta sfidojmė vdekjen. Pėr kėtė duhet tė mbetesh nė memorien e familjarėve tė tu, e brezit tėnd, mundėsisht nė memorien e kombit. Koha e shkrimeve Nė botėn e kineastėve, ndėr fjalėt e para qė thonė pėr Anagnostin ėshtė: Ai i shkruan vetė skenaret. Nė tė vėrtetė Dhimitėr Anagnosti ėshtė i lidhur fort me botėn e tė shkruarit. Kam filluar tė shkruaj qė nė gjimnaz, nė atė kohė qė Kadare e quan koha e shkrimeve. Edhe unė shkruaja. Kam dėrguar njė vjershė tė vetme qė u botua nė gazetėn Rinia dhe nuk kam botuar mė kurrė asgjė. Ka qenė njė vjershė ku unė sjell emocionet e votimit tim tė parė. (Qesh kur e kujton atė dhe kohėn kur e ka shkruar). Kam shkruar gjithmonė dhe shpesh mendoja me bindje se e ardhmja ime, profesioni im ėshtė letėrsia. Mbaj mend hartimet e shkollės dhe sfidat qė i bėja mėsuesit tė letėrsisė. E pėrfundoja hartimin brenda 20 minutave dhe dilja nga klasa. Koha e pėrcaktuar ishte dy orė. Dhe mėsuesi me vinte 2, ma konsideronte si njė sfidė. Kėto janė fillesat. Mė tej kur mbarova gjimnazin doja tė studioja letėrsi. Nė tre degėt e pėrcaktuara qė kisha shėnuar nė kėrkesėn time, ishte letėrsi, kinematografi dhe inxhinieri ndėrtimi anijesh. Kėtė tė fundit, meqė familja ime ishte marrė gjithė jetėn me anijet. Pėrfundova nė kinematografi. Dikush me njė laps, qė i ndritė shpirti nėse nuk ėshtė mė gjallė, mendoi qė tė mė shėnonte nė kinematografi dhe nisa tė studioj nė atė fushė, si operator. Ndoshta ai ka qenė shansi mė i madh. Ishte privilegj tė studioje nė shkollėn ruse. Dihet fuqia e saj, e njohur pėr artin e madh, nė muzikė, balet, letėrsi. Rusia ishte metropol i madh kulturor i botės. Me hapa tejet tė mbarė nė botėn e filmit, Anagnosti vendosi gjithsesi tė mos ndahej nga tė shkruarit. Shkruaja skenare, kam shkruar tregime...por nuk kam botuar asgjė. Kam shumė letėrsi tė pabotuar. Mbase do tė botohen ndonjėherė nga fėmijėt ose nipėrit e mi, - thotė Anagnosti, ndėrsa ngulmon se tė shkruarit ėshtė primare pėr tė. Edhe me skenaret ndihet nė kėtė pozitė. Ai realizon njė film pėr tė vėnė nė jetė skenarin e tij, nuk shkruan njė skenar pėr tė realizuar njė film qė ka ndėr mend. Filmi magjik qė theu heshtjen Asgjė tė re nuk ka nė kėtė botė. I njėjtė mbetet diktati, frikėrat qė rrethojnė jetėn tonė. Gėnjeshtrat e vogla janė ato tė gjithhershmet, tė mėdhatė po ato. Humbjet kanė tė njėjtėn shije. Dhuna, egoizmi, krenaria, po ashtu. Nė botė ndryshon veē dukja, ose format si shfaqen gjithė kėto detaje qė bėjnė jetėn tonė mbi tokė. Tharmi, boshti...? Mbetet i njėjtė. E dėgjoj Dhimitėr Anagnostin tek flet pėr kėto koncepte dhe kuptoj mė shumė filmin e tij tė fundit, Gjoleka, djali i Abazit. Kuptoj pse kam qarė ditėn qė kam parė kėtė film, pse mė kanė tronditur njė grusht personazhesh qė vijnė nga vitet 30-tė, pse mė ka mbetur nė mend bariu i vogėl qė dėshpėrohet deri nė dhimbje pėr njė faj naiv, se delet i kanė hyrė nė arėn e gjitonit ndėrsa ai sodiste rrugėn ku kalonte njė kamion (gjė e rrallė nė njė fshat tė thellė tė jugut nė vitet e mbretėrisė). Nga fjalėt e Anagnostit, kuptoj deri nė fund ashpėrsinė e Abaz Gjikės, qė rreh gruan me thupėr nė sytė e fėmijėve, babanė qė ushtron diktat tek i biri pėr ta rritur sipas modelit tė tij, ashtu siē ishte rritur dhe ai prej tė atit, apo i ati prej gjyshit.... Jemi nė Shqipėri, nė caqet e thella tė saj. Mund tė ishim nė ēdo vend tjetėr tė botės, nė ēdo cep tė ashpėr, ku ekzistenca ngrihet mbi bazat e patriarkalizmit. Jemi treēerek shekulli mė vonė, por shijet qė pėrcjell ky film, ngjajnė tė afėrta. Jemi ende njė shoqėri patriarkale, me politikanė qė janė tė gjithė abazė, qė duan ta modelojnė shoqėrinė sipas mentaliteti tė tyre. Ende ne nuk e kuptojmė ēdo tė thotė emancipim, evoluim. Anagnosti kėrkon tė na bindė. Do tė na rrėfejė njė histori gojėdhėnė, ku nuk flet fabula por karakteret. Pėrmes tyre ai e shkund vetėdijen tonė, i zgjon kujtimet e fėmijėrisė sė ēdokujt, me imazhet e baballarėve tė ashpėr, tė fortė e tė heshtur, baballarėve qė nuk i puthin fėmijėt e tyre, qė i rrahin gratė, qė konsiderojnė pronė ēdo gjė qė lidhet me emrin e tyre...pastaj nėnat dhe gjyshet e pėrulura, shtėpitė, ku ēdo gjė mund tė ndodhė, e jashtė ka tjetėr dukje. Po bota, sytė e botės....? I njėjti botėkupti
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit | Sabahi | Teologjia | 0 | 08-05-2007 10:46 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |