Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Sejfulla Myftari - Kam qene nje femije shume trazovac

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-12-2006, 17:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Sejfulla Myftari - Kam qene nje femije shume trazovac

Kam qenė njė fėmijė shumė trazovaē

Sejfulla Myftari, ose Cekja, siē quhet ndryshe, (pėrshkak tė emrit tė njė roli qė ka mbetur nė kujtesėn e shqiptarėve), aktualisht ėshtė humoristi mė aktiv dhe mė i adhuruar nga shqiptarėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Nuk ka telekomedi dhe ambient artistik nė kėto 15-vitet e fundit, ku flitet pėr humor dhe tė mos jetė i pranishėm gjigandi i humorit nga Berati. Nė kėtė intervistė, Cekja tregon, se ku do ta festojė Vitin e Ri, me ēfarė do tė paraqitet para publikut shqiptar, si u njoh me bashkėshorten, ēastet mė tė vėshtira nė jetėn e tij dhe pėrse i’a mbath me vrap sa herė i afrohet ndonjė femėr pėr t’i kėrkuar autograf, apo pėr tė bėrė fotografi me tė.

Ju shoh me tė mėdhenjtė e skenės sė humorit, Koēo Devole, Muharrem Hoxha, Aleko Prodani dhe me disa humoristė tė tjerė tė shquar. Po pėrgatiteni pėr tė dhėnė sė bashku njė koncert pėr Vitin e Ri?
Po pėrgatitem pėr koncertin e madh tė Vitit tė Ri me Radio-Televizionin Publik Shqiptar, ku do tė marrin pjesė aktorėt mė me zė tė Shqipėrisė, si Koēo Devole, Nebi Malko, Muharrem Hoxha dhe disa humoristė tė tjerė tė shquar. Do tė shfaqet nė ekranin e TVSH-sė nė mbrėmjen e Vitit tė Ri dhe me 1 janar 2006. Nė kėtė koncert tė madh do tė ketė kėngėtarė dhe artistė shumė tė njohur nga tė gjitha trevat shqiptare.
Ndėrkohė, qė unė tė prisja pėr intervistė, njė fanse e ēmendur pas jush bėri njė fotografi me ju. Kjo tregon qė keni mė shumė fanse femra?
(Qesh). Mė pėlqen shumė pyetja qė bėni, pasi fanset e mi mė shumė janė femra, por, kohėt e fundit i kam tmerr femrat. Sa shoh njė femėr qė mė afrohet i’a fus vrapit.

Mos kjo tregon qė femrat ju kanė futur nė sherr me gruan?
Inati im pėr femrat ka nisur disa kohė mė parė. Ka lidhje me njė ngjarje qė mė ka ndodhur nė njė lokal tė bukur nė Berat. Nuk po e them emrin e lokalit, por, nė kėtė lokal, po pija kafe bashkė me 5-6 aktorė tė humorit. Nė njė tavolinė afėr nesh ishte njė femėr me njė person, punė e tyre, por, tė nesėrmen mua mė thėrrasin nė Lushnje si dėshimitar. Policia, pasi kishte arrestuar djalin dhe femrėn e lokalit ku isha unė, kishte pyetur pėr personat nė lokal dhe ajo femra pėr tė shpėtuar kishte pėrmendur emrin tim, me shpresė sė meqė isha artist mund tė shpėtonin edhe ata. Por, ndėrkohė ju deklaroni se sa shihni njė femėr i’a fusni me vrap, nga ana tjetėr, kur femrat ju kėrkojnė fotografi, pranoni me gjithė dėshirė. Kjo tregon qė Cekja nuk ka nxjerrė mėsim nga pėsimet? Nuk vazhdoj tė vė mend, megjithatė vajza qė kėrkoi tė bėnte fotografi me mua ėshtė nga vendlindja ime, nga Berati, kėshtu qė jam i mbrojtur dhe nuk mund tė kem asnjė problem me policinė.

Fakti qė shumė femra tė kėrkojnė fotografi dhe autografe tregon qė keni gjakun e ėmbėl? Kjo, ėshtė mėse e vėrtetė, por mendoj se krahas gjakut tė ėmbėl, jam dhe shumė i komunikueshėm dhe i besueshėm te njerėzit. Di tė sillem me njerėzit. Ndonėse nė ndonjė rast e kanė shfrytėzuar sinqeritetin tim. Njė gjė ka rėndėsi pėr mua, qė njeriu tė jetė i pastėr nė shpirt, tė jetė me zemėr tė gjerė dhe tė ketė familje tė shenjtė.
Ku ishe fėmijė tė rrihnin mėsuesit pėr tė qeshurat qė shkaktonit nė klasė?
Mė rrihnin shumė. Kam qenė mė trazovaēi dhe shakaxhiu i shkollės. Fėmijėrinė e kam kaluar nė Pėrmet dhe mbaj mend qė mėsuesi i biologjisė mė kapte pėr veshi bashkė me fijen e flokut dhe derisa tė kėrciste fija e flokut nuk ma lėshonte veshin.

Si ka nisur rruga juaj drejt humorit?
Krejt rastėsisht. Humorin e kisha pasion qė fėmijė. Fillimisht jam aktivizuar nė Shtėpinė e Pionierit, mė pas nė Shtėpinė Oficerave, pasi babain im ishte oficer. Kur mbarova klasėn e 7-tė, shkova nė Poliēan, ku pėr 3-vjet nė Uzinėn e Poliēanit u aktivizova fuqishėm. Largohem nga Poliēani dhe pėr pėr 3-vjet punova me Estradėn e Ushtarit, me Zef Dedėn, me Koēo Devolen dhe me njė plejadė shumė tė fuqishme aktorėsh. Estrada e Ushtarit pėr mua ka qenė njė universitet i madh. Pasi u largova nga Estrada e Ushtarit kalova nė Berat, ku vazhdoj tė jem edhe sot nė qytetin e mrekullueshėm tė Beratit, qw e kam shumė pėr zemėr, e dua shumė dhe nuk lėviz nga ky qytet. I kam premtuar njė koncert shumė tė madh nė stadium nė prani tė 10-mijė vetave

Keni rėnė shpejt nė gracėn e martesės?
Kam rėnė shumė herėt. U martova shumė shpejt, ime shoqe quhet Drita.
Gruaja, ju ka vėnė ndonjė herė nė siklet tė madh?
Sikletin mė tė madh ma ka krijuar kur mė ka xhiruar me kamerėn e fshehtė, qė sigurisht e keni parė. Kjo shaka e gruas sime, ėshtė shumė e rėndė, nuk e bėn kushdo nė familje filmime tw tilla, por duke ditur mentalitetin e gruas qė ėshtė e mrekullueshme dhe aspak xheloze, ia kam bėrė hallall gjithēka.

Keni interpretuar me femra tė bukura, gruaja ju ka shfaqur xhelozi?
Ndonėse kam interpretuar me femra tė bukura dhe kam bėrė reklama me mise, nė asnjė rrethanė, gruaja nuk ka ushqyer xhelozi pėr mua. Nuk ėshtė fare xheloze, ndaj jam shumė i kėnaqur me familjen dhe me time shoqe.
Fėmijėt tuaj merren me humor?
Goca e madhe ka pasur shenja humori, ka qenė edhe kėngėtare, por martesa e shpejtė e ka larguar nga ky pasion. Kam dy goca, i kam tė martuara, ndėrsa ēunin e vetėm e kam nė gjimnaz.

Cili ėshtė momenti juaj mė i keq?
Momenti im mė i keq, ėshtė kur theva kėmbėn dhe kur mė ndodhi aksidenti ku shtypa njė person.
Cila ėshtė thėnia mė e rėndė qė keni dėgjuar pėr Sejfulla Myftarin?
(Qesh). Kur kam dėgjuar tė thonė: “Cekja dyshohet pėr trafikant”.
Keni realizuar shumė role dhe telekomedi, i mban mend tė gjitha?
Nuk i mbaj mend rolet, por, telekomeditė kapin shifrėn 24.
Tė pėlqen kur tė thėrrasin me emrin tėnd, apo me emrin e personazhit?
Kur mė thėrrasin me emrin tim, por edhe me emrin e personazhit, kjo tregon qė personazhi im ka lėnė gjurmė tek telespektatori. Zakonisht, mė thėrrasin mė shumė me emrin e personazhit. Pėrshembull, “Hyp xhixhi”, Cekja, etj. Shumė njerėz mė njohin si Cekja. Madje, dikur, isha i ftuar si humorist nė Pallatin e Rinisė nė Durrės. Nė afishe ishte shkruarr: I ftuar Sejfulla Myftari, ndėrkohė qė shumė njerėz mė njihnin si Cekja.

Njėri nga kėta pyet: -Cili ėshtė ky Sejfulla Myftari”, pasi nuk e kam parė ndonjėherė tė bėjė humor”. Tjetri qė ishte nė krahė tė tij i tha: -Ėshtė Cekja i Beratit. -Aaa, ulėriu ai. Cekėn e njoh, por kėtė Sejfulla Myftarin nuk e njoh.
Pothuajse nė tė gjitha telekomeditė tw shfaqura nė 15-vitet e fundit spikat emri dhe interpretimi juaj i shkėlqyer, kjo peridhė e gjatė dhe kėto role tė mwdha tė kanė lodhur shumė? Mė kanė lodhur shumė. Nėse tė tjerėt lodhen 50 pėrqind, unė lodhem 150 pėrqind. Nė disa raste, dua tė ēlodhem, por nuk mundem, pasi marr oferta pėr role tė reja. Nuk kam pėrse ta fsheh, por, humori im ėshtė shumė i kėrkuar nga televizionet dhe studiot private.

Pra, mendoni qė humori pėr ju, ėshtė si malli pėr tregtarin, ėshtė biznes?
Padyshim qė edhe arti ėshtė biznes. Duhet t’i marrėsh paratė njė tregtari qė tė xhirosh.
Kam dėgjuar tė thonė, qė Cekja ėshtė humoristi mė i paguar nė Shqipėri dhe ėshtė bėrė njė bos i madh?
Pėrsa i pėrket pagesės, sinqerisht jam shumė mirė, jam i paguar dhe jam krenar pėr kėtė. E thashė pak mė parė, qė askujt nuk i hapet barku pėr Cekėn, apo pėr dikė tjetėr qė tė japi para pėr tė xhiruar. Kėtė nuk e bėn asnjė tregtar, apo biznesmen, nėse kaseta nuk ecėn nė treg. Kur kaseta ime ecėn, atėherė tregtari, pa mbaruar kaseta e parė, mė thotė: -“Aman Ceke, vrapo pėr kasetėn e dytė”. Nėse kasetat me humor qė bėnė Cekja nuk ecėn atėherė tregtari nuk tė jep asnjė kacidhe, pėr xhirime tė tjera. Unė jam shumė mirė, kam njė shtėpi shumė tė mirė nė Berat, njė nė Pogradec, njė nė Sarandė dhe ēdo gjė e kam me punėn dhe me djersėn time.

Sa kaseta xhironi nė vit?
Xhiroj 3-4 katėr kaseta nė vit.
Kur njerėzit tė shohin nė ekran, thonė: -“Lum Cekja, u kėnaq”, nė fakt, mė shumė kėnaqeni, apo lodheni? Njė intelektual, apo njė artist nuk e shikon nė kėtė mėnyrė. Ēdo punė ka vėshtirėsitė e veta. Tė bėsh njė telekomendi do shumė punė dhe mund. Do tė djersitėsh ditėn e natėn, nė shi e nė tė ftohtė. Pra, ėshtė njė punė e lodhshme dhe nuk ėshtė aq e lehtė, siē mund tė kuptohet nga njerėzit. Ka raste qė pėr njė minutė xhirime rrimė 8-orė, ose 3-4 ditė dhe nuk mund tė xhirojmė fare.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Aforizma suzi00 Letersia 4 21-10-2007 15:42
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:06.




Parajsa Shqiptare